Pranë bukës i pangrënë: Kjo është fytyra e Shqipërisë së Sali Berishës (VIDEO) | Gazeta Tema
 

Pranë bukës i pangrënë: Kjo është fytyra e Shqipërisë së Sali Berishës (VIDEO)

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

“Herë kemi, herë s’kemi. Dhe ushqimet nuk janë edhe aq të mira. Unë nuk mund të ha groshë përditë. I lutem shtetit, i bëj një thirrje të na ndihmojë, të vërë dorën në zemër sepse ne jemi kaq të varfër sa nuk kemi nga të shkojmë. Herë me bukë, herë pa bukë”.

Familja e kësaj vajze 9-vjeçare me tre vëllezërit dhe dy prindërit është në ekstremin e varfërisë. Ata jetojnë në qytetin e Bulqizës, vetëm 50 metra larg stoqeve të kromit ku shumëkush fiton miliona euro, por asgjë nuk shërben nga këto para që dalin nga nëntoka për të ushqyer dhe rritur këta fëmijë.

Kryefamiljari punon në një nga stoqet që shfrytezohen nga firmat private, por të ardhurat janë të pakta, aq sa nuk paguan dot prej vitesh faturat e energjisë dhe për këtë arsye prej një viti në këtë shtëpi nuk ka më drita.

“Jeta është e vështirë. Edhe drita nuk kemi më. Janë hequr dritat që në shkurt të 2012 sepse nuk kam lekë t’i paguaj. Për ushqime, marrim borxh, ndonjëherë ngelim pa ushqim fare”, thotë kryefamiljari Adem Spahiu.

Të dy prindërit kanë probleme shëndetësore, ndërsa nëna e këtyre fëmijëve thotë se edhe mielli që gatuan bukën është marrë hua.

“Kushtet janë të vështira edhe miellin e groshët i marrin hua”, thotë ajo.

Lista e borxheve të kësaj familje është bërë e gjatë megjithatë pronarët e dyqaneve ushqimore vazhdojnë t’i ndihmojnë.

Si kjo familje në Bulqizë ka shumë. Ata janë jashtëzakonisht të varfër dhe për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga miniera.

Bulqiza është një minierë ari për ata që shfrytëzojnë kromin por askush, as pushteti lokal dhe as ai qendror nuk kanë organizuar ndonjë sistem që këto pasuri që dalin nga nëntoka t’i shërbejnë edhe jetesës së këtyre njerëzve që jetojnë këtu./TCH

 

18 Pergjigje per Pranë bukës i pangrënë: Kjo është fytyra e Shqipërisë së Sali Berishës (VIDEO)

  1. fl  --  9 Dhjetor, 2012 në 3:11 pm

    Ja se e lufton Bujar Nishani korrupsionin. Se kur ishte M.Brendshem ishte tutor i ketyre bizneseve ne bulqize

    Përgjigjjuni

    • niku  --  9 Dhjetor, 2012 në 5:59 pm

      po normale qe eshte kjo fytyra e shqipris…kush ka miliarda kush nuk ka buk te haje..po nuk u zhduken plerat e komunizmit nuk behet..mbeshtes aleancen kuq e zi..ne qofse fut krimininelin sali berish ne burg..do te mbahet mend ne historin shqiptare..forca kuq e zi.se keta te ps po flene gjume..

      Përgjigjjuni

    • salah  --  9 Dhjetor, 2012 në 10:46 pm

      Bujar Nishani: Capo de Police Mafia Tropoje – Kukes – Bulqize

      Sokol Nishani: Capo de Procure Durres

      Odeta Nishani: Chefi MTKRS, false statistic

      Përgjigjjuni

  2. Albanian Forever  --  9 Dhjetor, 2012 në 3:20 pm

    E gjithe Shqiperia eshte ne skamje.
    http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/12/papa-mbeshtetje-per-dekretin-e.html

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  9 Dhjetor, 2012 në 3:30 pm

      te na roje “familja” NEOBLLOKMENE.

      Përgjigjjuni

  3. Treviso  --  9 Dhjetor, 2012 në 3:52 pm

    Kjo qeveri me nje kryeminister kriminel po e çon ne humnere kete popull
    shum te vuajtur. Te punojne burre e grua ne minjeren e kromit dhe jetojne me buke hua?! Jame i mendimit qe te gjejne nje solucion tjeter per te jetuar se kromi eshte pasuria e te gjithe shqiptarve dhe jo e qeveritarve mafjose.Kjo pune nuk behet vetem, por me vullnetin e te gjithe puntoreve qe punojne ne minjere duke mos njohur administraten mafjoze qe drejton punimet. Rroga e punojsve te minjeres se kromit duhet te jete me e madhe se rroga e kryeministrit te vendit. Keto familje qe punojne ne minjere dhe jetojne me buke hua, po i pregatitet thesi me mjelle ne shkembim te votes.Domethane shesin voten per nje thes mjelli qe mundet te kalojne nje muaj dhe pjesen tjeter ta kalojne me mjelle borxh. Familjet qe jetojne me mjelle hua, çfar mundet te humbin me shume?

    Përgjigjjuni

  4. borxhet TONA  --  9 Dhjetor, 2012 në 4:29 pm

    eshte e qarte qe sali berisha me borxhet qe ka marre e ka çuar shqiperine me keq se greku. PRANDAJ pasuria e saliut dhe e ilir intergrusit qe e çuan shqiprine ne kete gjendje te konfiskohet..KUSH gabon duhet te paguaj.. SALIU DHE ILIR META po sillen si ne mall pa zote.. ATO leke qe saliu merr borxh ne emer te popullit shqiptare, do ti paguajme te gjithe demokrate e socialist e ballist.

    Përgjigjjuni

  5. al  --  9 Dhjetor, 2012 në 4:48 pm

    paradoksi shqiptar kur mbi toke jeton varferia dhe shkel mbi pasurine perrallore.akoma sot vargjet e migjenit jane aktuale;kafshate qe skaperdihet eshte or vella mjerimi. pamjet e atyre malesoreve te topojanit ne kukes ato te minatorit ne bulqize jane nje kronike qe therret per drejtesi ,dhe jo mashtrim ne cdo fjalim. edhe ato qe si shume te tjere i ka dhene zoti te drejten per te jetuar, por jo deri ne zvarritje per te mbajtur jeten te mos iki.nuk jane vetem keto njerez te mire qe vuajne por kjo jete mizore i ka nxjerr jasht loje te ndershmi dhe ja ka dhene flamurin e mireqenies hipokritit ,servili forces etjer.

    Përgjigjjuni

  6. alban4eva  --  9 Dhjetor, 2012 në 6:52 pm

    gjeja e pare qe duhet te beje kushdo qe te vije ne pushtet, duhet te denoje pergjegjesit e kesaj situate, duhen denuar ata qe kane vrare, vjedhur, grabitur me cdo kusht.
    ndryshe nuk mund te hecet perpara.. Saleh kurva duhet denuar, jo thjesht duhet mundur me vota ne zgjedhje, por duhet denuar, duhet futur ne burg, pike…!!! Saleh kafsha, ne burg, me gjithe zagaret e tjere..!!!

    Përgjigjjuni

  7. kokezi pa buks  --  9 Dhjetor, 2012 në 7:05 pm

    si keto familje qe skane te hane jane shume shume,e keqja eshte se me 1 thes me miell voten do ja japi prape ba miresve ajdute

    Përgjigjjuni

  8. Flora  --  9 Dhjetor, 2012 në 7:08 pm

    O Sali o faqe zi pse e len popullin me vuajt ti…Friksohuni ALLAHUT Tte plotfuqishem se ne diten e kjametit keni me dhen llogari te varfurir plot shperblime dhe plot ushqime dot ju shkelqej fytyra plot nuri e drit,te pa beset dote digjen ne zjarrin e xhehenemit.

    Përgjigjjuni

  9. sokol  --  9 Dhjetor, 2012 në 7:52 pm

    Jam i sigurte se do e votoni saliun qe tu paguaje borxhet te dyqani me liste;keshtu jeni ju prandaj nuk eshte per tu qa shume hallin

    Përgjigjjuni

  10. Horri i Bulevardit  --  9 Dhjetor, 2012 në 7:58 pm

    Taktika e Berishes kjo, leri pa buke per kater vjet dhe kur te vijne zgjedhjet, jepi nje thes miell dhe 5 litra vaj dhe vota shkon per Saliun, se nji thes miell eshte mall qe keta te shkrete, as ne ender nuk kane mundesi ta shohin.
    Dhe kur mendon se sa miljarda dollare krom jane nxjerre ne ate qytet fantazme me njerez te plakur para kohe.

    Përgjigjjuni

  11. HERONI  --  10 Dhjetor, 2012 në 2:46 am

    PA PYETINI PER KE KANE VOTUAR?? DHE PER KE DO VOTOJNE???

    Përgjigjjuni

    • Horri i Bulevardit  --  10 Dhjetor, 2012 në 11:47 am

      Votuan per thesin e miellit dhe do votojne perseri Saliun se do tu jape prap thesin e rradhes, nji thes miell, pese litra vaj, tre pako makarona dhe voten perseri keta do ja japin Saliut, vetem ne qofte se Rama do tju premtoje dy thase miell, ndoshta do ta ndryshojne voten, se keta bulqizaket shiten per nji thes miell me shume, skane mbete me burra qe te mernin gjak ne vetull.

      Përgjigjjuni

  12. sherifi  --  10 Dhjetor, 2012 në 5:05 am

    Opo qenkan te pangpur keta pushtetaret e sotem.
    Dikur para viteve te demokracise ne nje qytet te rendesishem kishte probleme strehimi dhe punesimi, kur vjen momenti i votimeve shkon nje “i madh” i asaj kohe dhe midis takimeve me popullin takoi dhe nje grup veteranesh te luftes,
    nje nga veteranet me emer i drejtohet “te madhit” mos na i levizni kte qe kemi i tha se ky te pakten per keto 4 vite i rregulloi te gjith njerezit e tij me shtepi dhe me pune dhe shpresoim se tani do e kemi radhen ne, se po erdhi nje i ri do filloi nga e para dhe ne kushedi kur na vjen radha.
    mirepo keta te sotmit qenkan te pangopur.

    Përgjigjjuni

  13. Genard  --  10 Dhjetor, 2012 në 9:56 am

    Po pse vetem e Sali Berishes eshte Shqiperia?? Kjo Shqiperi mjerane, pabukse, injorante eshte produkt i Osmanllinjve te Kreshnik Spahiut, i komunisteve te Edi Rames, i hajduteve si Tos Nano dhe Cac Angjeli dhe sigurisht Berisha ka pjesen e vet!

    Përgjigjjuni

  14. qemali  --  14 Janar, 2013 në 2:43 pm

    Jozefina e shikon qe po i rreshqet toka nen kembe dhe nuk di se cfar forma te perdore

    per ti vene keta te gjore si mish per te shpetuar karriken e saj dhe te Saliut.

    Po sikur ti shkruajne peticion asaj dhe Saliut, per mijra te zeza qe po heq populli

    dhe per vrasjet e dirigjuara prej tyre, cfar qendrimi do mbaje kjo kriminele?

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>