Diplomati gjerman ankohet: Po ma zhvatin pronën në Tiranë

14 Dhjetor 2012, 11:55Politika TEMA

I ka rënë për hise edhe një diplomati gjerman që të merret me çështjet shqiptare të pronave.

Michael Dumke, diplomat, që ka shërbyer gjatë viteve 2001-2004 si atashe ekonomik e tregtar në Tiranë, i ka shkruar një letër presidentit Nishani, që është publikuar edhe në të përditshmen Panorama. Ai shkruan se së bashku me të shoqen Nertila, kanë lënë një apartament në Tiranë.

Me një mik të familjes së gruas kanë nënshkruar një kontratë. Ai do kujdesej për shtëpinë dhe rezervonte të drejtën të ishte blerës i parë në të ardhmen pasi të zgjidheshin disa mosmarrëveshje me pronarët e truallit.

Gjyqi me këta pronarë të truallit zgjati 2-3 vjet, ndërkohë që shtëpia ishte bërë pre e grabitjeve dhe zhvatjeve. Ajo ishte dëmtuar shumë nga personi që i ishte lënë në mirëbesim.

Michael Dumke thotë se ata vendosën t’ia japin shtëpinë me qira dikujt tjetër, por pikërisht këtu nisi një tjetër sagë gjyqesh.

Ai thotë se personi që ia lanë shtëpinë në mirëbesim, i hodhi në gjyq duke kërkuar t’ia shesin pronën dhe të japin dëmshpërblime të majme.

Në Gjykatën e Parë Michael thotë se humbën gjyqin, por fituan në Gjykatën e Apelit.

Në mënyrë të beftë gjyqi shkon në Gjykatën e Lartë, thotë diplomati, i habitur se përse shkoi në këtë gjykatë dhe pse ajo u aktivizua kaq shpejt.

Diplomati dyshon se dikush qëndron pas personit që tenton t’i zhvatë pronën.

Për këtë arsye ai i ka shkruar një letër presidentit.

29 komente në “Diplomati gjerman ankohet: Po ma zhvatin pronën në Tiranë”

  1. tironci says:

    me behet qejfi mik. vetem keshtu do arrish te jesh pjese e kaosit qe kalojm cdo dit.

  2. al says:

    po binden dhe diplomatet e huaj se shqiperia nuk po fiton statusin per ne be.ketu tek ne cdo gje shkon perfekt dhe se drejtesi eshte institucioni me i rregullt per te dhene drejtesi. europianet po e vertetojne vet se sa afer europes jemi ne.

  3. hajduti says:

    Ca me bo une i shkreti, eshte bere shume e veshtire me shqiptaret.

    Ca skane breke ne bythe, e ske ctu vjedhesh, ca jane bere vete hajdute (krize hesapi dhe konkurenca eshte ritur shume edhe te ne), nese deri dje vidhja 5-10 veta ne dite, tani as dy nuk vjedh, ku njeri ska gje ne kulete.

    Ca jane te armatosur prej hallit dhe sta zgjasin, po te gjuajne dhe u rime larg. Thashe ta provoja me te huajt, se jane te bute dhe zgjidhjen e shikojne gjithmone ne rruge ligjore (me shpresen se e kane te drejten ne krahun e ligjit) dhe jo me vetegjygjesi. Eshte me e lehte.

    Ca me bo, kam respekt per te huajt, pasi jane qytetere te ndershem, por kur ske te hash, do mundohesh te mbijetosh e spyt se kujt i bie.

    ?

  4. Neorealizmi says:

    Per ke te bejme tifozeri, per gjermanin qe ka te drejte apo per zoterine “toke e xanun”?

    1. kuq e zi says:

      natyrisht ne per gjemanin kurse gjygjtaret per tjetrin … fituesi dihet.

  5. pronar pa prona says:

    a mo diplomat sa e sa persona ne kete vend kane kete problemin tende dhe nuk kam gjet zgjidhje akoma me keto ceshtje … sa te jete maloku ne pushtet nuk do kete kurre kulturen e prones ky vend dhe nuk ka per te bere hapa perpara ky vend po mos pate kulturen e prones.

  6. Pronari i tokes (sipas shumeve ISH) says:

    jam nje nga pasardhesit direkt te prones se tokes.
    Quhem Junik ISMSILATI LIBOHOVA. ajo prone ka qene e gjyshit tim Agjah LIBOHOVA.
    1) gjyqi me pronaret e tokes nuk ka mbaruar pro eshte ne Gj. te Larte.
    2) ky diplomat se bashku me te shoqen e tije, kane nderuar ne ate prone duke shfytezuar pronen me vendim te “Komitetit Ekzekutiv te kohes se Ramizit” (cudi se ne vitin 90 ky nuk qe diplomat)
    3) dosja jone per te kerkuar bllokimin e punimeve dhe kthimin e prones eshte nder te parat e bashkise pluraliste te Tiranes (nr.50), e meghithate ato vazhduan ndertuan (me ndihmen e zoterijve S.Kelmendi e A.Meksi) e po e shfrytezojne akoma sot.

    SI KENI KURAJO DHE ANKOHENI PER NJE PADREJTESI???

    1. po ai ka ndertuar me leje c,faj ka per ish pronarin ??? po ata qe legalizohen nuk jan ne tok te ish pronareve ??

    2. Tan_Tironci says:

      Z. Libohova. Ku e gjete ti pronen ? Sa here e ka shit gjyshi Yt, sa here e ke shitur Ti??
      Tila dhe Michael, ta kane blere si frengu pulen, Apo jo!!? Ata kishin aq para, sa ta blinin ne nje vend tjeter. Ty , te interesonin parate, i morret, dhe pas 20 vjeteve, kerkoni tjua merrni perseri, gjasme Prona ( qe esht shit 20 here).

      Si ke kurajo Ti dhe fol per padrejtesi!!!?

      P.S. Mos beni si Viktima, kur vete Ju keni viktimizuar njerezit dhe jepni rryshfete neper gjyqtare.

      1. Z.Libohova (pergjigje shpifesit_tironc) says:

        prona eshte stetezuar nga Enveri, dhe shfytezuar ne’90 me vendim te kom.ekzek. te tiranes nga Ramizi.
        ne nuk kemi mare as nje dylekeshe per ate prone as atehere e as tani. ndoshta ketyre miqve te tu “Tila & Michael” i kane kushtuar ryshvetet.
        sa per dijeni gjyqi vazhdon.
        “Tila & Michael” na propozuan pagese por nuk pranuam.
        e perseris edhe njehere qe ASNJEHERE ASNJE LEK kemi mare nga ajo prone. vetem kemi harxhuar per avokat.

  7. Xhozi Plehra says:

    Shume mire po ta bekan or Z. Kopil Diplomat !!!

    Vuaji edhe ti ne kurriz hallet e shqiptareve dhe mos nis andej nga Gjermania raporte te tipit: “jane bere hapa perpara po kane mbetur nja dy gjera te vogla…., sa tju anetaresojme ne Europe…., edhe nja 2 ligje….,
    … edhe VARI KARIN !!! ”

    Shkruaj te verteten: Shqiperia eshte vend i hajduteve, nen thundren e bandave dhe gangove te tropojes – zones me te prapambetur dhe barbare te gjithe trojeve Shqiperise.

    Te uroj mos ta marresh pronen dhe te vuash sa me shume, keshtu te pakten do i besh raportet tamam

  8. Gramosh says:

    Po ctu desh more dushman? hopaaaaaa

  9. sherifi says:

    He more tutkun,cfar e dije ti se ishte fush me lule ketu ne shqiperi?
    ketu eshte “hani derra,pini derra,eshte kohe e maskarenjeve”

  10. Pronari i tokes (sipas shumeve ISH) says:

    1) gjyqi me pronaret vazhdon akoma.
    2) kerkesa per te mos ndertuar eshte bere nga pronaret ne ’91, por “Diplomati” (qe atehere nuk e dime se c’ishte) edhe pse disa here vajten permbarimi, vazhdoi punimet derisa e mbaroi, pasi kishte mbeshtetje te Meksit(kryemunister) e Kelmendit(Kryetar bashkie).
    PRA, ndertime nuk eshte bere me leje LIGJORE por me Mashtrime SHTETERORE.
    ndoshta sot dikush qe ka mbeshtetjen e Meksit e Kelmendit (te kohes se sotme 2012) po i ben “diplomatit” ate qe ai i beri per 21 vjet pronareve.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Zoti ish pronar, ti ke te drejten tende, vazhdo rregullat te marresh pronen, gjarmani te shkoje ta gjeje tek Meksi e Kelmendi pronen se ne kohen e tyre jane bere zhvatjet masive te pronave te ish pronareve, ne fakt ata qe zbatuan planin se ka toke sa te duash, prandaj ecni dhe zini nga nje trull, duhet te cohen para gjyqit.
      Se te kerkosh nje pozite te lakmueshme, vertet mer dhe fiton shume, ke bodigarde, e shume te tjera, por ke dhe detyrimin qe te besh punen, jo te mirat i marr dhe ato te keqijat qe kam bere, ose i kam neglizhuar, ska gajle, iki nga posti dhe mbyllet cdo afere korruptive.
      Per kete duhet lavderuar Enveri, se kur te vinte ne nje post te rendesishem, ta bente me dije se duhet te besh punen dhe jo te shikosh vetem fitimin tend, po se bere, te fus plumbin dhe te zhburreroj.
      Kurse tek ne bej pislleqe sa te duash, sje me ne ate post dhe lan duart nga problemi, por pislleku qe bere eshte aty, dhe qendron si nje gangrene.

    2. Tan_Tironci says:

      …Toka eshte blere qe ne vitin 91-92, eshte Hipotekuar si edhe 1/3 e asajt qe Ju kerkuat nuk mund tu jepej me, pasi ishte e shitur.
      Ti e di qe mbas 5-6 vitesh, kur ishte Dhenderi i familjes Ismailati (minister Drejtesie koka) e keni humbur si Gjyq, apo Jo?
      Ti, ( ti sje asigjo , biles, i meter katror te perket) dhe familja jote, keni te drejten e kompesimit nga Shteti. Pra, qepeni llapen.

      1. boll mashtrove o tironc???? says:

        shtepi jashte shtetit nqs ti ke blere vertete, e di shume mire qe po nuk i pati ne regull documentat ai qe e shet nuk e blen dot.

        Perpara the qe e pronaret e kishin shitur e kishin mare leke, tani thua qe te marrin kompesim. qe ketu meret vesh se MASHTRON.

        historine e MASHTRIMIT te shtetit dhe spiuneve te tij me ate prone 1100m2 ne bllok(ky “Dilomati&Tila” kane mare 1/3) e te tjere miq te Meksit e Kelmendit ndane e ditke shume mire.

        e vetmja mundesi eshte qe te jesh nje nga ata dhe ti.

  11. ilir says:

    NJE TJETER DHURATE NGA RAMIZ S,ALIA

  12. engjelli says:

    O gjerman more gjerman
    Gjete vendin per derman
    Po me degjove mua
    Lere Nishanin e shkrete
    Keto pune zgjidhi vete
    Gjej sekser e jepu leke
    Te t’a bejne te vertete
    Me ate tapine e shkrete
    Ti paske qe ne 2001 “pronar” dhe arrite tek presidenti ,po ne te shkretet qe me letra jemi pronare qysh kur nuk mbahet mend edhe nga pleqte (1917) dosja ka 5 vjet qe po ze myk ne zyrat e Berishes qe na administron dhe presim si ariu per gorrica.Lere Libohovitin ne hallin e tij ,shko ne gjermani dhe çel dosjen
    atje dhe me siguri do ta fitosh nga Strasburgu Pastaj hajde se do t’a jape Saliu .

  13. LEDI says:

    MOS U LODH ME presientin, NE GJYQIN E ARDHSHEM MER PER GJYKATES agim bendon “SIMBOLIN E DREJTESISE” DHE TE GARANTOJ QE DO TE FITOSH JO NJE POR 10 SHTEPI SI AJO, PA QENE FARE TI PRONARI

  14. nardone says:

    mjaft na c,ate bythen me gjithe gjermonin te drejte ka pronari dhe ju plehra sa qejf keni me u qa me te hujt.ai nuk ka pas te drejte me ble prone ne ato vite ne shqiperi.keshtu zoti pronar ketij zvarraniku qe e ka blere ate prone me te lire tregoji vendin qe i takon.

    1. Tan_Tironci says:

      Shut the f*ck Up…Ne qe blejme shtepi ne Amerike sipas teje duhet tna e marrin amerikanet kur tju teket suma?
      Mire qe je Injorant, e fjala jote nuk ka peshe, po na ca edhe K*rin, kujto se Ligjin e bo Maliqi.
      Ka edhe Strazburg o Trap.

  15. fshatari says:

    O gjerman !a ishte dashuri ndermjet teje dhe shqiptares apo gje tjeter?

  16. navy says:

    mashtrue Diplomat Mafia: Nertila – Michael Dumke! proni correct: Gernot Bronecker

  17. doda says:

    Koncepti prone nuk eshte akoma i qarte te shqiptaret dhe prandaj ata do te vuajne akoma nen ligjet e xhungles. Kur koncepti prone te sanksionohet ndoshta vendi do te jete ne gjendje te eci ndryshe ose ne vend numero ose prapa numero. Po te lexosh hisotrine e Shqiperise do te shohesh psene e kesaj tragjedie.

  18. Ivani i madh says:

    o gjerman po sin nuk e degjove nje here ate kengen korcare IKE MOJ GJERMANKE SE DO GJESH BELANE.dhe puna jote e ble po me ke e ku e blese ketu nuk gjeni drejtesi ju qe pak a shume keni ne dore e jo ta gjejme ne . Sa per dieni me ardhjen e demokracise te gjitha hipotekat u kontrolluan dhe dosiet e pagimit e te kombesimit te shtepive e tokave ne monizem u zhduken.Nje rast ketej nga ne edhe pse diheshe i sigurte nr i dosjes nuk ta ipnin po te thoshin shko Tirane aty ste afronin tek dera e jo te shekoje dosjen. PRA ME KETO PUNE JANE BERE MASKARALLEQE SA SKA KU TE VEJ ke ta ishet vjedhin pak te tjeret pas tyre shuma te medha se ishet barazimin ne xhep e kane si fitojne a humbin se i kane mare nje here..

  19. asllani says:

    Persa i perket kesaj letre pacavureje qe paska shkruajtur ky diplomati, qe nuk e njoh kush eshte, mos i besoni. Ajo prone per te cilen behet fjale nuk eshte e ketij zoterie, por eshte e burrit te pare te kasaj zonjes, qe quhet Gerhard, po gjerman dhe jeton ne Zvicer. Zoti Gerhard, e ka e blere truallin pas viteve ´90 dhe e ka ndertuar vete kete shtepi, por qe pas ndarjes me gruan e tij Nertila, ia mori me pa te drejte duke korruptuar gjykatat ne Shqiperi ish-gruaja e tij, dmth zonja aktuale Dumke. Tani zonjes dhe zoterise Dumke mos ti vij keq qe qenkan te korruptuara gjykatat ne Shqiperi, se ashtu sic ia mori burrit te pare zonja Nertila duke korruptuar gjykatat, ashtu ia marrin edhe asaj tani, ndersa ky zoteria gjoja diplomat Dumke, nuk e kuptoj cdo me pronen e ish-burrit te pare te gruas te tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje