Joakim Lëv është një emrat më të përfolur për të qenë zëvendësuesi i Zhoze Murinjo në pankinën e Real Madrid. Por vetë trajneri gjerman bën të qartë se nuk ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë, të cilën e drejton aktualisht.
Sipas tij, objektivi kryesor është një paraqitje sa më e mirë me kombëtaren në Brazil 2014 dhe më pas do të shohë si do të veprojë, duke lënë hapur hipotezën e rinovimit të kontratës ekzistuese.
“Më e mira që mund të shpresoj është të shpallem Kampion Bote me Gjermaninë para se të largohem. Por nuk kam thënë asnjëherë se është e sigurt se do të largohem pas Botërorit. Nuk e kam menduar dhe nuk kam folur me askënd rreth kësaj teme. Më parë duhet të sigurojmë pjesëmarrjen në këtë aktivitet, më pas do të flas me personat përgjegjës rreth kësaj teme”, u shpreh Lëv.
Trajneri gjerman ka komentuar edhe zërat që e shohin atë te Real Madrid, duke konfirmuar se në një të ardhme do të drejtojë një klub, por pa caktuar se kur është kjo e ardhme.
“Zërat rreth meje nuk më shqetësojnë. Të gjitha janë spekulime, Zhoze Murinjo ka një kontratë deri në vitin 2016. Unë kam kontratë deri në vitin 2014. Në një moment në të ardhmen do të drejtoj edhe unë një klub. Por ky moment nuk është tani. Jam shumë krenar që jam trajner i kombëtares që më ka dhënë kaq shumë kënaqësi gjatë të gjithë këtyre viteve”, deklaroi Lëv duke i mbyllur spekulimet për një transferim të mundshëm në pankinën e Real Madrid.
ik more deshtak,mos e mbaj peng kombetaren me te mire ne bote.Te humbase ai ekip yjesh me nje ekip si Italia e sotme qe nuk eshte me ajo e dikurshmja eshte thjesht deshtimi yt!Nuk ke cfare te sjellesh me per Gjermanine po hap krahun,mos i digj keta talente!
“FRROKU ” ,e ka thene shume mire . C’ESHTE KJO LEVA qe do mar kupen e botes me GJERMANINE . SHET ! KOMBI GJERMAN duhet te ngrere nga varri HELMUT SCHOEN dhe te rinoje : SEPP MAYERIN, BERTLI WOGSTIN, ZILOFIN, GUNTER NETCZERIN, JUP HEIKHEL, GRABOWSKIN, OWERATIN , BECKENBAUERIN ,dhe ne fund LEGJENDARIN GERD’HARD MULLER ! MUNDET ? JO. YOU HAD BETTER ,te hapje krahun ,por nuk ka dhe aq faj se ne kombetaren e NAZIONAL MANSCHAFTIT ,MBIZOTEROJNE PEDERASTET DHE polaket ,marokenet ,turqit e ku di une . Persa i perket ITALISE ,GJERMANIA nga ITALIA nuk ka pare dite te bardhe qysh nga 20 qershori i larget i vitit 1970. Kaq per sot.