Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka komentuar humbjen e të shtunës ndaj Lacios, duke kujtuar se motiv kryesor mes të tjerave është edhe gjykim kundër zikaltërve nga gjyqtarët. Në ndeshjet e fundit, zikaltërit kanë qenë protagonistë të episodeve ku gjyqtarët nuk kanë dhënë vendime në favor të tyre, duke penalizuar disi këtë skuadër që lufton për titull.
“Në këtë periudhën me duket se jemi pak të pafat me gjyqtarët. Për momentin të shohim se çfarë do të ndodhë, tani po vëzhgojmë. Më pas do të marrim vendime rreth kësaj çështje. Sigurisht, nuk jam i lumtur për humbjen me Lacion, por më duket se skuadra luajti mirë. Kjo humbje nuk ka ndryshuar mendimet e mia, sidomos për atë që dha ekipi në pjesën e dytë”.
“Juventusi? Po bën kampionatin e vet dhe ne po bëjmë tonin. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe ku jemi në raport me të tjerët. Këtë javë kishin një kalendar më të lehtë, por me sa më kanë treguar bashkëpunëtorët, janë paraqitur mirë”, ishte komenti i tij mbi rivalët.
Në fund edhe disa fjalë për merkaton zikaltër, pasi klubi pritet të bëjë disa lëvizje në janar. “Paulinjo? Një lojtar shumë i mirë, e ndjekim prej kohësh, por ne duhet të gjejmë një ekuilibër mes vlerës ekonomike të futbollistit dhe mundësive tona ekonomike. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Shnajder. Raiola thotë që Baloteli kushton shumë për futbollin italian? Mund të jetë edhe kështu si thotë ai…”, përfundoi presidenti i Interit.
Eurogoli i Gjergj Kone ne ndeshjen qe Bologna fitoi ne Napoli:
http://www.soccer-blogger.com/2012/12/17/video-panagiotis-kone-goal-napoli-bologna-bicycle-kick-december-2012/comment-page-1/
moratti nje cop legen qylaxhi,falsifikator,hajvan dhe ceshte me teper italian ahahahahahaha fuck off sucker