Vazhdon terrori ndaj ish-të përndjekurve, arrestohen sërish 3 prej tyre | Gazeta Tema
 

Vazhdon terrori ndaj ish-të përndjekurve, arrestohen sërish 3 prej tyre

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |
Agim Kollcaku gjate greves

Agim Kollçaku gjatë grevës

Që prej ndërmarrjes së disa aksioneve për të kërkuar të drejtat e tyre, shteti është duke ushtruar një terror të pashembullt ndaj ish-të përndjekurve.

Ata përgjohen, ndiqen ngado që shkojnë, nuk lejohen që t’u afrohen institucionet shtetërore dhe shpesh herë arrestohen pa motiv, për t’u liruar më vonë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme me tre prej ish- të përndjekurve Arif Beu, Agim Kollçaku dhe Fatmir Lloçi. Ata janë arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij veprimi.

Presioni ndaj ish të përndjekurve është shtuar sidomos pas grevës së tyre një mujore, e cila kulmoi me vdekjen e Lirak Bejkos, që u vetëdogj si pasojë e mosplotësimit të kërkesave të tyre.

 

9 Pergjigje per Vazhdon terrori ndaj ish-të përndjekurve, arrestohen sërish 3 prej tyre

  1. I-lir  --  20 Dhjetor, 2012 në 11:41 am

    Zoti kryeminister te uroj me gjithe shpirt, marsh nga ditet e socialisteve, atyre s’ka me cu dehet jeta, po vuajne tmeresisht fizikisht dhe psikologjikisht, shkurt muhabeti po bejne jete qeni.

    Përgjigjjuni

    • Shtegtari  --  20 Dhjetor, 2012 në 12:15 pm

      I-lir, duhet qe te marre edhe nga ditet e tua se kur e “dashurojme” “udheheqesin” verberisht (si ne rastin tend) keshtu e kemi pasur zakon dhe keshtu na takon te urojme ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni

  2. Shtegtari  --  20 Dhjetor, 2012 në 12:03 pm

    Shefqet, Ramy, Kelmendasi, Ben Chicago, Uarda e co. a mund te na tregoni ndonje ndryshim sado te vogel midis Xhaxhi Enverit dhe nxensit te tij, Xhaxhi Saliut?

    Përgjigjjuni

  3. do-re-mi  --  20 Dhjetor, 2012 në 12:40 pm

    Une nuk i besoj kesi lajmesh ,megjithe respektin qe kam per “Tema “.

    Përgjigjjuni

  4. doda  --  20 Dhjetor, 2012 në 3:44 pm

    Ku e keni Besim Ndregjonin ju te presekutumit apo po i ben fresk Sales.

    Përgjigjjuni

  5. Stef Staku  --  20 Dhjetor, 2012 në 4:41 pm

    ANALIZE : Po Kryeprokurori i ri sikur kishte qene i internuar, gjyshin e pushkatuar etj etj…..
    Po z. Llalla nuk mundet ta ndale terrorin kunder ish – te perndjekurve politike ???
    Me duket se – 1 pike i mori pa hy mire ne loje z. Llalla. Une mendoja se do duhej se paku nja nje muaj per ta pare se nga e mban timonin !!!
    Urime z. Llalla forcojeni luften ndaj ish te perndjekurve !!!

    Përgjigjjuni

  6. Sum Gruda  --  20 Dhjetor, 2012 në 5:09 pm

    Me sa duket dhe eshte e vertete qe qeveria e sotme me vota te vjedhura
    eshte duke e cuar vendin ne nje stalinizem te pa meshireshem. Ka pregaditur nje mori polices dhe agjentesh qe ijshin te indoktrinuar nga
    sigurimi i shtetit stalinist, qe nuk kane fije morali njerzor kur ishte komunizmi jugosllave ne lulzime shqipetaret u arrestoheshin disa dite me pare se te arrinte Tito dhe adzhjutantet e tij ne qytet. Keta oficere jane be si robet ne komande nuk kane nje fije civilizimi dhe morale familjar por kriminel te gjithe. Mos te flasim per ministra apo deputet te P D ata jane cmendur si ne kohen e Goeringut naziste.
    Nuk kane gje te bejne me deputetet e Ahmet Zogollit vrasetar, Hamze Juka i Shkodres qe “lala kros, lala kros vet shruaj dhe vulos dhe kurrekush nuk guxon te thote mos”. Ketu ka vojtur e mjera Shqiperi me
    keta matrahula Berishjane. E vetmja mendyre eshte qe te bashkohemi te gjithe ne Opozite dhe nuk eshte nevoja qe te ruhen votat se do vjellen, Berishes dhe ti jepshin votat e vjellura nuk do ti marrin nga frika e popullit!

    Përgjigjjuni

  7. dallkauku  --  20 Dhjetor, 2012 në 5:21 pm

    te gjithe keta legena si l – lir,, ben chikago me shoke jane ca koqe kandari se bashku me komandantin e tyre ,, bashibozukun sali zogoll berishen minj arash shpellare e bij shpellaresh ,,, dhe ishalla u permbyste bota vetem e vetem per keta legena ,,, poshte sali zhos frangaj zogoll satrap shpellar berisha

    Përgjigjjuni

  8. ARTI  --  20 Dhjetor, 2012 në 5:37 pm

    Te jesh i perndjekur nuk do te thote te mos cash koken per ligjet e te shesesh pordhe,kaluan 20 vjet,muarren aq sa nuk mori tjeter njeri,tani le te punojne si te gjithe,ky eshte kapitalizmi,nuk eshte azil pleqsh.

    Ata nuk jane heroj.ishin njerez te trashe qe nuk zbatuan ligjet e kohes dhe hyne brenda,ashtu si tani,nese nuk do te zbatojne ligjet do te ndalohen,ky eshte shtet ligjor dhe jo rumpalle sic duan ta konsiderojne ata.Nese akoma nuk vene mend probleme do te kene si ne kohen e Sales ashtu dhe te Rames,sepse nuk ja u ka fajin as Sala as Rama por koka e tyre.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>