Mediat turke thonë se biznesmeni Omer Satin është vrarë për shkak të një borxhi ndaj një biznesmeni në Hungari.
Mësohet se në qendër të konfliktit ka qenë një borxh prej 700 mijë eurosh, që Satin e kishte marrë nga biznesmeni turk, që kishte në poronësi një restorant në Hungari.
Satin e kishte marrë borxhin për të mundësuar nxjerrjen e një kredie për biznesmenin turk, raporton gazeta Hurriyet. Por ai i ka shpenzuar paratë dhe nuk ka mundësuar nxjerrjen e kredisë.
Në këtë mënyrë duket se ka rënë pista e konflikteve me ortakët në Shqipëri.
Satin është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, që ka marrë 70 mijë euro për ta ekzekutuar.
Policia në Stamboll ka arrestuar biznesmenin që ka bërë pagesën si dhe vrasësin me pagesë.
ja fusni kot me duket,garant do ket paguar policin turke ky joni dhe ja ka fut ati hungarezit.
Paska qene budalla ai biznesmeni qe ka paguar per ta vrare ne Turqi ku e zbuluan per 48 ore….. Ta hiqte qafe ketu tek ne….I kishte vene kapak.