Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave është anuluar dje fondi i veçantë për pagesat për arritje të rezultateve të larta në punë nga punonjësit e administratës.
Në vendim thuhet se për vitin 2012, fondi i veçantë nuk do të përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për shpërblime të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore, për dhënie ndihmash të menjëhershme në raste fatkeqësish dhe në raste të tjera, si dhe për veprimtari social-kulturore.
Deri në fund të vitit të shkuar shpërblimi për rezultate të mira të punës gjatë vitit për çdo punonjës jepej i diferencuar nga drejtuesi i njësisë së qeverisjes së përgjithshme dhe shkon deri në 75% të rrogës.
Siç shkruhet edhe në gazetën Shekulli, edhe nëse ndodh ndonjë fatkeqësi apo sëmundje e rëndë, njerëzit duhet të ndihmojnë njëri- tjetrin sepse shteti ka hequr dorë nga kjo përgjegjësi.
kjo eshte thjesht nje arsye me teper perse ka nevoje per ndryshim. kane falimentuar dhe po na zhysin ne nje krize si ajo greke. por nqs greqia eshte pjes e be dhe mund te marre para prej saj tek ne falimentimi i shtetit do te thote rikthim ne 97. xhanem saliu per vete esht ne rregull se 1.3 miliard dollare i ka ne xhep bashk me giten dhe xenin.
teti, Mos e shaj saliserbin! “1.3 miliard dollare i paç ti”- thote mostra, se ai ka 100 fish.
ndoshta mbas ketij perbindesho do te duhet ti vije rradha dhe te tjereve te perlyer.
Fondi i vecante shperndahet sipas tarafit dhe jo sipas meritave dhe arritjeve ne pune … eshte si puna e 100 excellent-eve qe u dekoruan per arritjet e tyre jashte vendit dhe qe nje Zot e di se cfare kritere perdoren per ti perzgjedhur, por asnje kriter merite, kjo ishte me se e qarte (me ndonje perjashtim rastesor) … paskan bere me ne fund nje gje te zgjuar, por jo se iu dhimbsen parate, por qenkan keq fare…
Teti, situaten financiare qe po kalon bota eshte shume e veshtire qe te ndihmoje vendin tone. Situata e 97 qe kaloi vendi jone nuk mundet te krahasohet me kete situate qe po rreshket vendi. Borçi ne 97 nuk ishte aq sa eshte sot. Shqiperia ka marre aq shume borxhe sa mundet te deshtoje si shtet nga momenti ne moment. Porxhi i shtetit eshte i dalur jasht kontrollit.Shteti greg perfundoje ne ate gjendje duke mos paguar taksat,duke mos bllokuar valuten qe te dilte jasht.Europae kishte sinjalizuar qeverine grege siç ka sinjalizuar qeverine tone, por nuk don ta ndigjoje.Qeveria grege ishte e favorizuar se Europa ishte e detyruar ta ndihmonte se prishte ekujlibrin e monedhes Euro. Shteti shqiptar nuk i ka keto favore prej Europe. Ekonomia shqiptare po ndigjet nga te gjithe ekspertet e botes per revançin qe ka marre duke qene e paralajmeruar nga te gjithe keto eksperte te ekonomise mondjale.
Uroj qe te mos arrije ky moment.
Shqiptaret duhet te ngrene koken larte dhe te shohin nga qielli se mos ndodhe ndonje “MREKULLI” mos kujtohet PERENDIA dhe i meshiron ose te hedh ndonje grusht para ose te mare Saliun me vete.
E mira eshte qe shqiptaret te luten cdo darke qe te ndodhe e dyta nga qe nuk kane forca te ngrihen.