Damir Fazlliç fiton tenderin e energjisë dhe në Kosovë | Gazeta Tema
 

Damir Fazlliç fiton tenderin e energjisë dhe në Kosovë

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Damir FazllicDy kompanitë serbe të energjetikës, “Gen” dhe “Rudnap”, janë shpallur fitues të tenderit për furnizim me energji elektrike, deri në muajin maj të këtij viti, pikërisht deri në kohën kur distribucioni i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kalon në pronësi të kompanisë private turke “Çalik&Limak”.

Rudnap është kompania kryesore e Fazlliç, përmes së cilës ai i shet energji dhe Shqipërisë prej vitit 2007 kur filloi biznesin e energjetikës në vend, paralel me disa biznese të tjera. Edhe kompania tjetër serbe ka gjasa të jetë lidhje e Fazlliçit pasi është një kompani e përbashkët mes serbëve të Beogradit dhe Tiranës.

Gazeta “Zëri” ka raportuar kohë më parë se Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2011, tre kompanive serbe të energjetikës, përmes tenderëve, u ka dhënë më shumë se 56 milion euro për import të energjisë, por edhe për punë të tjera që ato kanë kryer në kompaninë më të madhe publike në vend.

Po ashtu, shuma si kjo, por edhe më të mëdha, kompanitë serbe i kanë marrë nga KEK-u thuajse çdo vit nga mbarimi i luftës e deri më tani. Në listën e prokurimeve të mëdha që e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se më 11 janar të vitit 2011 KEK-u i ka dhënë kontratë kompanisë “GENI do Beograd&Tirana” me seli në Beograd për furnizim me energji emergjente për periudhën janar-dhjetor të vitit 2011. Vlera e kësaj kontrate ka qenë plot 33 milion e 248 mijë e 34 euro.

Edhe në ketë rast bëhet fjalë për kompaninë serbe “RUDNAP Grup AD”, e cila kësaj radhe nga KEK-u përmes kësaj kontratë ka marrë 1 milion e 680 mijë euro.

Rreth katër muaj më vonë, saktësisht më 29 prill 2011, KEK-u e shpërblen edhe më një kontratë kompaninë serbe “GENI do Beograd&Tirana”.

Kësaj here për furnizim me energji eterike të moduluar dhe të pikut për periudhën maj 2011 deri në mars 2012, kjo kompani ka marrë nga KEK-u edhe 16 milionë e 320 mijë e 956 euro. Po ashtu, në këtë datë dhe për të njëjtin qëllim Korporata Energjetike e Kosovës, e cila drejtohet nga Arben Gjukaj, ia ka dhënë edhe një tender kompanisë serbe të energjetikes “EGL”, ku vlera e kontratës është më shumë se 3 milionë e 301 mijë euro.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

21 Pergjigje per Damir Fazlliç fiton tenderin e energjisë dhe në Kosovë

  1. Agim Tare  --  4 Janar, 2013 në 7:46 pm

    o fazllic te (3) Sllobodanka-Liri,Sala dhe ty Fazllic…,Na do tu lidhem me LITAR PREJ ZHUKE-Lushnjare ATY NE KOQET E Skenderbeut, PARA SYVE TUAJA (Shkelzen,Argiten DO TI RJEPIM SI “Pula ne UJE te nxet)…….

    Përgjigjjuni

  2. Horri i Bulevardit  --  4 Janar, 2013 në 8:08 pm

    Bravo Kosova edhe juve ju futi tani ne rrjeten e merimanges te Serbise, Saliu me Thacin, spo them per ate lopen ish police qe e keni presidente se ajo vetem per inagurime eshte dhe smerr vesh se cfar inagurohet.
    Ju marrte te keqen UCK dhe NATO, ata perzun serbin, serbi u fut me kerkesen tuaj ne Kosove.
    Beni politike, mos harroni ne parlament te flisni sa me fort kundra serbeve qe tju kujtojne kosovaret se jeni patriota se ju duhet per zgjedhjet e ardhshme.
    Po te doni thuajini Saliut tone tja u sjelli Fazllicin ne parlament se e ka mik, po te doni merreni edhe ne komitetin e sigurise, se tek ne ka qene dhe sna gjeti gje, vetem se erdhi popi serb dhe filloi te kerkoje varrezat e serbeve qe jane vra ne Shqiperi, do tju bejme edhe serbeve varreza ne veri, ne jug kemi varrezat greke, ne mes po kerkojme varrezat e ushtareve te Haxhi Qamilit dhe nga Shqiperi ta quajme atdheun ton, atdheu i vorraxhive.

    Përgjigjjuni

    • gjergji  --  4 Janar, 2013 në 11:47 pm

      Oh sa kam qesh | Se nuk mund të qaj !

      Përgjigjjuni

  3. NjeQytetarOptimist  --  4 Janar, 2013 në 8:11 pm

    Mos e ka: “ZENI do Beograd&Tirana” ..
    Ju kripsha mendjen, doni pavaresi dhe shkeputje te plote nga serbet dhe e furnizoni me para..Se le qeni mutin…

    Përgjigjjuni

  4. i pavarur  --  4 Janar, 2013 në 8:20 pm

    duroni dhe tre muaj se pastaj vjen caliku i erdoganit ju talebanet e kosoves amerika me evropen ju cliroje por ju qenkeni perfundimisht islamike callmaxhinj.

    Përgjigjjuni

  5. saliu dora vete  --  4 Janar, 2013 në 8:29 pm

    hajde mos u merzisni se ja kerkova si nder thaqit po me tha vetem tre muaj se pastaj vjen vella erdogani

    Përgjigjjuni

  6. Ah, Ali ç`na bere !  --  4 Janar, 2013 në 8:36 pm

    Shqiperia dhe Kosova jane treg i sigurte i Serbise per energjine.
    Ka rezultuar qe me mire te kesh nje shtet ne varesi me linja transmetimi se sa te ndertosh nje TEC.

    Keshtu kuptoheni dhe anullimin e tenderit per interkoneksionin Shqiperi- Kosove.

    Ndaj serbet jane te lumtur qe ne krye te Shqiperise eshte babai i Shkerdhenit.

    Përgjigjjuni

  7. ILIRET  --  4 Janar, 2013 në 8:54 pm

    O po nuk harrohet dashuri e pare. Kosovart e duan shume Serbine.
    Perderisa si qeveritart e Shqiperise dhe ata te Kosoves jane mafioze, me mafiozet do te lidhen…

    Përgjigjjuni

    • mirel  --  4 Janar, 2013 në 9:56 pm

      Mos u hakerro kot mor burre me kosovaret.
      Ata ashtu si puna jone i xhiron Baca jone.
      Ne e kemi lene ne krye dhe ja kemi dhene te drejtat te talli b,,me te gjithe.

      Përgjigjjuni

  8. I larguari  --  4 Janar, 2013 në 9:00 pm

    Berisha eshte nje bastard i qelbur por me te peshtire jane ata qe e quajne Baca ne se ata e qujne veten shqiptare une jame nje harixhi qe po u shkruaj

    Përgjigjjuni

    • hakihakiu  --  5 Janar, 2013 në 2:57 pm

      interesant eshte vet fakti qe sa here qe behet fjale per energjin do te haset emri i Fasllicit miku i Berishes dhe i THacit .A e dini pse.e thjeshte Qe te dy si Berish E THaci jan spijunat e serbit dhe me bajonetat e serbit mbahen ne kembe .Mjer kosova e Shqiperija ne dore te kujt kan rane Por nje gja zduhet me harrue se e fundit vdes shpresa dhe se GAZETA TEMA ASHT BA PER NA NJE DRITARE KU SHOHIM TE VERTETEN DHE VETEM TE VERTETEN .FALEMNERES TEMA

      Përgjigjjuni

  9. Xen Berish Deledashi  --  4 Janar, 2013 në 9:22 pm

    Shikoni tani kur si me magji te lejohet ndertimi i interkonjeksionit nga Shqiperia ne Kosove.

    Përgjigjjuni

  10. alban4eva  --  4 Janar, 2013 në 10:24 pm

    ku jane kosovaret te bertasin per idhullin e tyre Saleh Berishovicin??!!!
    ja, me ne fund Salehu u siguroi kosovareve energji elektrike nepermjet.. serbit..!!!
    ashtu sic tha edhe nje shkrues me lart, “qeni nk rri dot ma mut”…

    Përgjigjjuni

  11. Sum Gruda  --  4 Janar, 2013 në 10:46 pm

    Spo besoj leximit qe kam perpara ne ekrane, pasi pava fytyren
    e Fazelicit dhe artikullin e hillur qe s’po mujta ta lexoja ne teresi
    dukej si te ishem ne “anderr” dhe perseri nuk besoja ishte anderr diten dhe sy hapur. Ne kemi luftuar Jugosllavine me shqipetar qe kurre nuk kemi mendue se do jemi ne ket vende ne Kosove e Shqiperi pa nevoje,
    qe te jemi keshtu me na dhane buke e uje dhe “drita” serbia.
    Ai do ishte duhur me dijte gjithe bota se jemi ngushte dhe u detyruem
    qe te behet tregeti me cdo kenin. Fazlliqit nuk duhej me ja dhane leket e femijve tone! Kam pase respekte per Kosovaret por kjo eshte tradheti qe nuk mun te falet. Doktori i Shqiperise pas kesaje qe nuk eshte e para por e fundit per ate pushtet me Arbenorin dhe Meksin qe nafta dhe vajguri rrenkonte si lume per ta shpetue serbine dhe shtype kosovaret.

    Përgjigjjuni

  12. kushtrimi  --  5 Janar, 2013 në 12:50 am

    Nuk eshte asgje e re kjo. Kosova furnizohet nga Serbia me energji para,gjate dhe pas lufte vazhdimisht sepse nuk ka tjeter rrjet furnizimi perveq asaj serbe. Deshen ta shkepusin duke u lidhur me Shqiperi por ja qe bllokoi Sala projektin. Se kush fiton parate ne Serbi Fazlliq apo tjeter ska rendesi por eshte tragjile duke pasur parasysh qe ato para ti mund ti merrte Shqiperia. Qeveria ne Kosove nuk ka shume alternativa ne kete pune.

    Përgjigjjuni

  13. tefta  --  5 Janar, 2013 në 2:22 am

    e gezofshi pushtimin e ri serb

    Përgjigjjuni

  14. Shqiptar  --  5 Janar, 2013 në 9:50 am

    Po ky berisha qeka 1koker legeni tradhetari pisi Por duhet qe Te gjithe shqiptaret Te been sa me shume propagande qe ky pis mos Te fitoj me dhe partia qe Te vij ne pushtet ta kontrolloj cfare poshtersish dhe tradhetish ka bere dhe tia sekuestrojne pasurine e tij familiareve Te tij dhe Te gjitheve atyre qe Kane perfituar nga ky dhe ta kalbin ne burg per gjithe jeten aq sa I ka ngelur Te jetoje qe Te mesojne edhe Te tjeret

    Përgjigjjuni

  15. tironsirefugjat  --  6 Janar, 2013 në 12:40 am

    Kushtrim djal Kosove si esht e mundur me fol keshtu ti !!!!!!!10 vjet clirim nga masakrat jan shum shum pak ! Cfar do te thon ato varet e Jashareve qe sot akoma nderohen e un kam shkrujt ne ate liber per ate histori te dhimbshme trimash!Haresa esht pjes e tradhtis sado interes me pas nga ai qe te shtypi e plaget tuaja nuk jan mbyll mir akoma !Kam pas rastin me fol me ju e me ndigju shum histori te dhimbshme ! Politikanet jan gjithmon pjes e lojrave deri ne tradhti por kurr njerzit e thjesht qe nuk besoj se ne cdo familje kosovare te mos ket nje histori per te tregue qoft edhe per komshiun e tij Nuk i shtrihet dora armikut edhe per buk e jo ma per energjin kur ke alternativa dhe mundesi qoft edhe me me shum kosto !Populli vlla shqiptar ju hapi ruget dhe shtepit kur e kishit nevoj e nuk besoj se nuk do e bej edhe tani pavaresisht nga deshira e politikaneve Nuk i bihet shkurt e me turp perzgjedhjes kur ke mbi kuriz mjaft kujtime qe nuk haroen prandaj mos fol si tregtar e politikan por si nje patriot qe na keni falur krenarin dhe shembullin e dashuris per ate flamur qe kaq shum sakrifikuat…. Nuk dua te vazhdoj me sepse kam besim qe populli vlla i Kosoves nuk e ha kollaj sapunin per djath……

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>