A e përmban Rilindja LSI-në? | Gazeta Tema
 

A e përmban Rilindja LSI-në?

Postuar në: Opinion |

rama-metaNga Fiqiri Xibri

 

Kolektiviteti

I shpeshcituar në momente dhe rrethana të ndryshme, por në kontekste të njëjta, citati i famshëm i pastorit gjerman Martin Niimëller në kohën e nazizmit jo vetëm që nuk e ka humbur asnjëherë aktualitetin, por në realitetin e sotëm shqiptar përbën një nga ato të vërtetat e mëdha farmak të hidhura. Po e risjell edhe një herë citatin e famshëm:

 

Kur nazistët i morën komunistët,

unë heshta.

Epo unë nuk isha komunist.

Kur ata i burgosën socialdemokratët,

unë heshta.

Epo unë nuk isha socialdemokrat.

Kur ata i morën sindikalistët,

unë heshta.

Epo unë nuk isha sindikalist.

Kur ata më morën mua,

nuk kish më askënd,

që mund të protestonte.

 

Në kushtet kur me inaktivitetin, indiferencën, mungesën e kërkesës dhe mungesën e shpirtit qytetar, të robëruar nga një pragmatizëm alogjik dhe të zbrazëtuar në shpirt vizionar, të ngujuar në kufirin e epërm mes dëshpërimit prej instalimit të diktatit terrorizues të antivlerës dhe lindjes së shpresës për zgjim, ky citat do duhej të ishte një kambanë njëqindtonëshe alarmi, që të gjëmonte pa u ndalur që nga maja e Dajtit për të shqyer dyert e çdo shurdhërie plakjesh të parakohshme.

Sot nuk është vështirë të vërehet se të shumtit prej nesh nuk ndjejnë kurrfarë joshje për integrimin e vlerave të individualizmit  me vlerat sipërore të kolektivizmit modern shoqëror, si garant të mirëfunksionimit të mekanizmave dhe ligjësive të demokracisë. Psikoza e vetmitarit na e ka degraduar konceptin e kolektivitetit.

Kahu i ndryshimit

“E para ishte fjala” thuhet në bibël. Por para fjalës sigurisht që ka qenë mendimi, meditimi, projekti.

Programi ambicioz i Partisë Socialiste i njësuar mbi kolonën virtuale RILINDJE e ka kaluar tashmë fazën meditative burimore dhe gjendet në ballafaqim frontal me shoqërinë shqiptare, mu në mes të rrëmetit për tu implementuar si promotor i një shoqërie që po fillon të sheshojë hendekun mes ëndrrës dhe punës në turravrapin e nevojës shumëplanëshe për ndryshim radikal drejt një demokracie të prekshme në produktin e saj.

Nuk është përpjekja e parë për rilindje, nuk është përpjekja e parë për ndryshim. Nuk kanë munguar iniciativat nga segmente të ndryshme të shoqërisë, qoftë ato me kah nga lart poshtë dhe ndonëse më të pakta, as ato me kah nga poshtë lart.

Por pavarësisht kahut, herë shpejt e herë më ngadalë, herë me shuarje të detyruar e herë me vetëshuarje, herë heshtazi e herë zhurmshëm, këto iniciativa janë përmbyllur me rezultate minimale.

Arsyet janë gjithfarë, por kryesorja ka qenë mungesa e kolektivitetit si solidaritet, si partneritet bashkëveprues dhe si kërkesë llogarie. Qoftë lart, qoftë poshtë, qoftë ndërpalësh. Pasoja ka qenë në çdo rast thellimi i krizave të ndryshme të shoqërisë, që nga kriza shtetformimi dhe funksionimi të ligjësive të demokracisë e deri tek krizat ekonomike dhe sociale, morale dhe të besimit.

Programi për një Rilindje Shqiptare ka shumë cilësi, shumë realizëm dhe shumë vizion. Vërtet mirë për vetë PS dhe për popullin që do të qeveriset me këtë program. Por sa është vëmendja reale që i kushtohet këtij programi nga shumica dërrmuese e një populli të tejngopur, tejlodhur e tejzhgënjyer nga premtimet, demagogjitë dhe pallavriteti? Popull që për pasojë pafuqinë e tij për të mos ju dorëzuar të keqes e kompenson duke u mbyllur në guaskën e vet, ku është më e vështirë të helmohet nga ambienti, por po aq e vështirë ta nxjerrësh  jashtë duke e intriguar për një ambient të pastër.

Fushata e PS për një Rilindje Shqiptare duket se e ka gjetur një qasje reale për këtë. Në këmbim të vëmendjes së tyre është duke u ofruar njerëzve komunikimin direkt.

E lindur në mënyrën më të natyrshme nga lart, nëpërmjet një ushtrie emisarësh Rilindja po shpërndahet poshtë e më poshtë duke synuar të arrijë deri tek ata që kurrë nuk kanë pasur mundësinë të thonë diçka jashtë vullnetit të votës së tyre, të hedhur ose jo në kuti, të numëruar drejt ose të vjedhur.

Brenda dhe jashtë militantizmit konservator, këtej dhe përtej opinioneve dhe indiferencës politike, nga PS testohen me vëmendje pritshmëritë e njerëzve në situatën aktuale dhe nxiten ata për pjesëmarrje, për ti dhënë jetë kërkesave të tyre nëpërmjet vetorganizimit sipas interesave dhe influencave kolektive.

Të rilindim së bashku

Rilindje është fjalë e madhe. Madje aq e madhe saqë kur e dëgjon nga politika, i tejlodhuri qytetar më herët e merr si demagogji sesa si vullnet politik. Si e tillë nuk mund të funksionojë me sukses në një fushatë zgjedhore tejet të ngarkuar me probleme turlilloj. Këtë e dinë program-politikbërësit e PS të paktën po aq mirë sa edhe ne të tjerët.

Prandaj ata kanë zgjedhur rrugën më të gjatë e më të lodhshme, por më të shpejtë dhe më të sigurt për ndryshimin.

Pa neglizhuar në asnjë segment gatishmërinë dhe kontributin e militantëve dhe simpatizantëve permanentë në gjithë gjatësinë e frontit opozitar, në një përzgjatje komplementare me “Politikën e Re” është shpallur fronti gjithëpërfshirës antiregjim.

Janë ftuar përfaqësitë e grupeve të ndryshme të interesit dhe komuniteteve, që të implementojnë problemet dhe kërkesat që i shqetësojnë në programin  e “Rilindjes Shqiptare” duke u mundësuar kështu atyre grupeve, që duke marrë mbi vete bashkëpërgjegjësi për fitoren, të jenë nesër pjesë e zgjidhjeve.

Një front antiregjim, në të cilin të gjithë ndjehen të barabartë jo për nga numri i pjesëtarëve të komunitetit, por nga vullneti për të imponuar të drejtën dhe për të promovuar moralin.

Si çdo front i përbashkuar, edhe fronti antiregjim ka nevojë që në themelin e vet të ketë elementët kryesorë të përbashkët, ndaj të vilave nuk mund të ketë kompromise, as të pjesshme e as të njëanshme.

Këto elementë janë të thjeshtueshëm në dy, e drejta dhe morali në marrëdhënie me qytetarin dhe respekti reciprok brenda frontit.

Rilindje të pjesshme nuk mund të ketë. Na duhet rilindje gjithëpërfshirëse, ku gjithsecili ta gjejë veten në raporte të drejta me të tjerët dhe gjithçka të funksionojë si pjesë e domosdoshme e të tërës.

Çdo lloj rilindje tjetër ose do ishte që në krye të herës demagogji, ose do shndërrohej shpejt  në të tillë. Kjo nuk përjashton rotacionin politik, por as nuk garanton stabilitetin politik.

Nga të hyjë këtu LSI-ja?!

Herë pas here, të ndikuar nga mediat, nga militantë mastiçierë të mbetur këtej apo andej pushtetit, nga nostalgjikë marrëdhëniesh të shkuara ose nga të tjerë inspirues, tek PS shfaqen zëra që në emër të garantimit të numrit të votave për rotacionin politik, kalërojnë pragmatizmin ekstrem dhe  intrigojnë mundësinë e një koalicioni të PS me LSI.

Të shumtit e këtyre zërave janë njerëz të respektuar dhe me kontribute të spikatura tek PS, por që mesa duket kultivojnë kontakte më të shpeshta me militantët dhe më të kufizuara me simpatizantët apo edhe më të pakta me masën e rëndësishme të atyre votuesve, që nuk elektrizohen nga thesi i miellit apo veza sot, por nga pritshmëritë e tyre për funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë apo nga pula nesër.

Që me emrin që ka, “fronti antiregjim” e ka përjashtuar kategorikisht LSI-në nga radhët e veta, pasi kjo thjesht është pjesë jetëdhënëse e regjimit të banditizmit dhe të vrasësve.

Do të shkonte dëm gjithë ai mund prej vitesh, që shumë figura të nderuara të PS kanë dhënë e po japin për ta shndërruar PS në një parti moderne evropiane, në një parti të aftë për tu frymëzuar qytetarëve shpresën dhe besimin tek mundësitë e shtetformimit, demokracisë, barazisë ekonomiko-politike dhe vullnetit social.

Pranimi i një mutacioni regresiv me LSI-në do asgjësonte frontin antiregjim në përbërje dhe në moral. Fronti antiregjim është me gjasë pengesa e fundit e mbetur, që i mundëson klimës së rënduar të zhgënjimeve të thella e të njëpasnjëshme ti mbajë njerëzit në pasivitet. Me gjasë që nga zhgënjimi pasiv do kalohej në dëshpërim agresiv,.. një 97 e re ose një anarki segmentare.

Si forcë e majtë LSI e ka mbyllur (e)misionin qëkurse përkundër betimit për ta nxjerrë në pension Salën, në 2009 u bë çprangosësi i tij si babai dhe kryeministri i tragjedisë së Gërdecit. Ndërsa si forcë e pretenduar integruese kreu (vetë)vrasje më 21 janar 2011.

Rreziku nga konformizmi

Kjo punë me zërat pro koalicionit PS-LSI të kujton atë mjegull të ngjashme që qe krijuar me zëra të ngjashëm pro rifaktorizimit të Nanos në kurriz të moralit në PS. Situatë e harruar tashmë. Por si atëherë me Nanon, edhe tani me LSI-në bie në sy një lloj konformizmi figurash me peshë, që për hir të ruajtjes së raporteve me asnjëanësinë ndaj personave, nuk barrikadojnë debatet artificiale që shkaktojnë polarizime përçarëse brenda radhëve dhe pakënaqësi e çorientim tek simpatizantët dhe qytetarët.

Citim nga Rama

Me maturinë në masën e reagimit dhe durimin në gjetjen e kohës për reagim Rama ka provuar se ndryshe nga 4 vjet më parë kur deklaronte pa ndrojë se nuk është politikan, por qytetar, tashmë është një politikan i pjekur që në thelb ka mbetur po aq qytetar në mision sa edhe ishte si promovues i “Politikës së Re”.

Rama citohet të ketë thënë në një nga mbledhjet e afërta në PS:

“…Jeni më të shumtë ju prurjet e reja në PS, sesa pjesa me përvojë. Ju jeni sjellë këtu për të ndryshuar ato gjëra që nuk kanë funksionuar mirë, jo për tu bërë ju vetë bartës të mendësive që duhen ndryshuar”.

Saadiu

Vërtet heshtja për të urtët, është nder virtyt i rrallë, po kur lipset thënë fjala, çoje zërin pa përtuar ! Veç dy gjëra ka në botë, që ta bëjnë mendjen dhallë, s’flet sa ngritur rri kuvendi, flet kur bota ka pushuar.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per A e përmban Rilindja LSI-në?

  1. Ilir Meta  --  17 Janar, 2013 në 7:33 pm

    Po cke mo flori qe shan LSI-ne. Mua me lutet Edi perdite per te me marre ne koalicion, kurse ju qani. Edi ha ngjala juve ju mpihen dhembet

    Përgjigjjuni

    • sorge  --  17 Janar, 2013 në 8:39 pm

      O Ilir Meta!
      Edi Rama hengri ngjalen ne goje si ushqim,por ti,duke VJEDHUR me Berishen e ke ngrene NGJALEN NGA SUMA PER TERE JETEN!!!

      Përgjigjjuni

      • Thana  --  17 Janar, 2013 në 10:06 pm

        MORE, E KAM GABIM, APO SORGE KA QENE SPIUN?

        Përgjigjjuni

  2. Alb  --  17 Janar, 2013 në 7:43 pm

    Shume e bukur. Atehere Mero Baze te falenderojme qe na ke lejuar te flasim sa here dhe si kemi dashur pa na çensuruar asnje germe sa here kuvendi ka qene ngritur…sepse ke qene e vetmja dritare ku kemi nxjerre ke koken dhe kemi thene mendimet toana ne kete vend

    Përgjigjjuni

  3. laraska  --  17 Janar, 2013 në 8:50 pm

    LSI ishte zari i Nanos ne zgjedhjet e 2005 me i dhene pushtetin Sales se ndryshe Berisha smerrte kurre vote. Perfshire votat e vjedhura, votat mangut te PS qe i vajtet LSI, dhe prape PD nuk kishte mjaftueshem vota per te krijuar qeverine. LSI pra Meta, e coi deri ne fund urdherin qe i kishte dhene Nano. LSI-ja ti harroj votat dhe ata e dine shume mire, jo kot kane filluar burre e grua te lypin me pafytyresne me te madhe votat e nostalgjike te komunisteve se nuk dine ku te perplasen. Maksimumi qe LSI mund te bej eshte futja ne nje koalicion ose PD ose PS dhe ne kete rast i merr votat se njerezit votojne partite e tyre jo LSI. Ilir Meta dhe Monika do mbeten ne historine moderne shqiptare si njerezit me te ulet, shembellimi i pafytyresise, imoralitetit, njerezve qe nuk kane as parime, as ideale, asgje. NJerez pa indentitet ashtu si partia e tyre. Te genjejne, enderrojne e ta zbukurojne historine sa te duam por META MBETET ZARI NANOS. Nqs Berisha do mbetet ne histori si nje diktator me te gjitha cilesite negative qe te qenit i tille perfshine, Meta do mbetet thjesht si nje njeri pa personalitet dhe me veset me te ulta te nje qenie njerezore. Te pakten diktatoret kane disa njerez qe bejne gabimin dhe i mbeshtesin, por keta si Meta skane asgje, perkundrazi jane gjeja qe diktatoret perdorin per te arritur qellimet e tyre. Meta je nje ZERO e madhe.

    Përgjigjjuni

  4. IL  --  17 Janar, 2013 në 11:41 pm

    Fatkeqsia e madhe e ketij vendi o Fiqo se ne vazhdojm tju tundim peshqirin politikaneve te tipit Meta, dhe po ju kujtoj ate thenjen e Nanos kur e pyeten per Meten. C,eshte nje rrote qe mban dy rrota dhe ky rrota sot bene pazarin e politikes me disa matrapaze qe i lepien sa ne nje karike dhe tjetren kurse bastjon qe i shiti te drejtat e sdudimi kur ishte kryeminister jane bere bura per pushtet dhe e kane ngren lugen e corbes. Martesa politik e Metes me Berishen eshte ugur i keq per demokracin dhe verteton se ne shqipri nuk ka politik por banda hajdutesh per te vjedhur nepermjet pushtetit dhe fatkeqsishte kete semundje e kane mare dhe te rinjte qe me ekstremizma dhe deklarim po demtojn imazhin e demokracise qe enderuam keto 22 vjete. Eshte e vertet qe shoqeria ka humbur shpresen dhe besimin se jeton ne nje presjon mediatik,fizik dhe moral. Sindikatat kane vdekur, OJQF jane privatizuar. Nje shoqeri e mbire pa nerve po humb identitetin kur shef keto parti fantazma politik qe bejne pazar dhe marapazlliqe me pronen ,ligjin, me drejtesin me lirin duke kthyer pushtetin dhe shtetin ne prone private. Ky eshte pushteti i atyre qe nuk kane asgje te perbashket me interesat kombetare por i sherbejne skenarve per te cilat jemi sot pasoje e enderes tone te 91. Greva e te perdjekurve eshte uguri keq per kete vende dhimjet dhe vdekjet e tyre nuk tronditen ndjenjat njerzore te qytetareve ashtu si egersia anti njerzore kryeqeveritarit qe cdo kundeshtar i shpall armiqte e tij.Dhe ky ralitet eshte i dhimshem dhe i pa shprese se ujku qimen e nderon po zakonin se haron dhe kultura e vjedhjes eshte identiteet i partise ne pushtet dhe hajduti di ti zgjedhi hajdutin dhe hajduti nuk thote kure qe vodha dhe ky eshte pushteti qe betohet nga mengjezi ne darke. Dhe kjo eshte si batuta e nje filmi italian qe kur policia kapi hajdutet ju thiri; ju kapem me presh ne duar ; ata u pergjigjen po ne nuk kemi presh ne duar. Dhe preshin e dime mire kush e ha ……..

    Përgjigjjuni

  5. Askushi  --  18 Janar, 2013 në 1:42 pm

    Pershendetje Fiqo! Kam lexur 2-3 shkrime, tuajat! Te goditura!
    Pyetja juaj e drejte, eshte sfida e realitetit te sotem politik shqiptar; eshte pergjigjja nese do te kete me te vertete rilindje apo jo! Rilindjen e kryen vetem IDEALIZMI,qe ndoshta, do te vinte ne dyshim, drite-hijet e Edi Rames apo lidershipin socislist, e jo me perfshirja e Lsi-ise ne te.
    Tashme ,LSI-ija dhe Fatos Nano, jane si ajo zjyra e karbonit ,te perdorur ne griljaten e Berishes.
    Italianet ,kane nje proverbe per karbonin ,kur e ze me dore; se non Bruce: Tinnge!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>