Kush kërkon, gjen… madje një copë gjigande ari (VIDEO)

ariNjë kërkues amator në Australi ka gjetur një copë të madhe ari, që peshon 5.5 kilogram.

Duke përdorur një detektor metali, ai gjeti të mërkurën copën në qytetin Ballarat, 60 centimetër nën tokë.

Vlera e copës së arit shkon në 315 mijë dollarë.

Ekspertët vendas të arit thonë se në atë zonë është gjetur vazhdimisht ar, por një zbulim i tillë nuk është bërë më parë.

“Ne kemi 163 vjet që kërkojnë ar në Ballarat dhe nuk kemi bërë një zbulim të tillë. Madje nuk mbahet mend hera e fundit që kemi zbuluar një copë prej 2.8 kilogram”, thotë pronari i një kompanie kërkimi për ar.

Personi që gjeti arin tha për mediat vendase se ka gjetur edhe më parë ar, por natyrisht jo në këto përmasa.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të kërkosh për ar. Është një gallatë e vërtetë,” tha ai.

5 komente në “Kush kërkon, gjen… madje një copë gjigande ari (VIDEO)”

  1. gjeologu thotë:

    ne allbani arin e mblodhen,grumbulluan,vodhen, zogji,enveri,ramizi,nano,meta,tani s’ka me mbaroi.

    1. shqiptari thotë:

      Ka edhe tani more gjeolog, por nuk duket. Pyet njehere Saliun me te nijte.

  2. Zigur Qarri thotë:

    Mrekulli,me mir fat se mirkuptim.Floriri te sheron kur e prek,te shkakton nje gjendje emocionale sikur prek Megan Fox dhe jo nje cope metali pa jete,ndoshta vjen nga magjia se sa nga vlera qe mbart nen vete.

  3. i pavarur thotë:

    o zigur (k )qari dhe budalla dhe me fantazi ……..

  4. vlora thotë:

    5.5 kg ar kostojne 315 mije dollare??

    O shoku gazetar, a e ke haberin c’thua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.