Tre shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë

18 Janar 2013, 11:29Rajoni TEMA

Tre shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në  Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje “Ulpiana”, tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit. Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ende nuk dihen detajet, por targat janë të gjitha 3Z. Mësohet se nuk ka të lënduar. Ndërsa një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka thënë për KTV-në se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje