Ta mësoni edhe ju se çfarë do të thotë dhimbje lindje (VIDEO) | Gazeta Tema
 

Ta mësoni edhe ju se çfarë do të thotë dhimbje lindje (VIDEO)

Postuar në: Lifestyle |

dhuimbjeDy prezantues të njohur në Holandë, vendosën që të provojnë se çfarë do të thotë dhimbje lindje për femrat.

Prezantuesit Dennis Storm dhe Valerio Zena, u shtrinë në një krevat spitali dhe atyre iu vendosën elektroda që imitojnë kontraktimet që duhet të provojnë femrat përpara se të lindin.

Vuajtjet e tyre janë filmuar dhe janë paraqitur në emisionin e tyre “Derrat e Guinesë”.

Përpara se të vinin elektrodat, ata thanë se do i nënshtroheshin kësaj eksperience pasi kishin dëgjuar se dhimbjet e lindjes janë më të këqijat e mundshme.

Ata e pyetën infermieren nëse do ulërinin nga dhimbjet.

“Po, pa asnjë dyshim,” tha ajo.

Edhe pse ata përpiqeshin të bënin shaka, fytyra i tradhtonte, pasi dhimbjet ishin shumë të forta.

Storm dhe Zena janë prezantues të çuditshëm. Në vitin 2011 ata prenë copa mishi nga njëri- tjetri, i gatuan dhe i hëngrën live në TV.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

4 Pergjigje per Ta mësoni edhe ju se çfarë do të thotë dhimbje lindje (VIDEO)

  1. Tani nga Londra  --  19 Janar, 2013 në 12:33 pm

    keni degjuar per lindje orgazmike qe praktikohet ne nje klinike te londres? mos u qani femra, por shijoheni ;)

    pastaj ajo dihet qe ndjeshmeria ndaj dhinmbjes eshte me e ulet tek femrat prandaj experimenti me siper nuk ka vlere

    kultura e “barazise midis sexeve” ka per qellim me teper tjetersimin se barazine

    Përgjigjjuni

  2. qytetari theshte  --  19 Janar, 2013 në 2:40 pm

    Per te qeshur.Gruaja i kerkoi perendise qe dhimbjet e lindes ti vuante burri dhe burri pranoi.Perendia ra dakort dhe e vuri ne jet.Kur gruaja ish shtatzane, ne momentet e lindjes,i shoqi nuk po ndjente dhimbje.Po papritur filloi te ulurij nga dhimbjet e lindjes burri i komshies.Qe atehere gruaja pranoi ti vuante vet dhimbjet me kenaqesi vec te mos dilte,sekreti, shkaktari i barres.

    Përgjigjjuni

    • Ton  --  19 Janar, 2013 në 3:56 pm

      Behej nje konference doktoresh, per dhimbjen me te madhe.
      Dhe te njeri thoshte, veshi, tjetri dhemballa, njeri zemra e keshtu me radhe!
      Ngrihet nje doktoreshe grua dhe thote: Dhimbjet me te tmerrshme qe provon njeriu jane dhimbjet e lindjes dhe fatkeqesisht ju burrat nuk mund ti provoni qe te arrini ne konkluzion prandaj thoni veshi apo dhemballa.
      Ngrihet nje doktor aty nga fundi i salles: Rri moj shoqe se s’ke provuar ndonjehere shqelme ne koqe! Pastaj fol!

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>