I ekzekutuari në Shkodër ishte rival i Mir Koçisë | Gazeta Tema
 

I ekzekutuari në Shkodër ishte rival i Mir Koçisë

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

policia-makineTë dielën në orët e para të mëngjesit u ekzekutua në tregun e Zdrales në Shkodër, Kujtim Vajushi, 46 vjeç. Ai u qëllua nga dy persona me motor dhe skafandra, të cilët u larguan me shpejtësi.

Vajushi gjeti vdekjen në vend, ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen.

Mësohet se Vajushi, që kishte një lokal në pronësi, kishte pasur rivalitet me Mir Koçinë, një ‘i fortë’ i Shkodrës, që u ekzekutua para pak kohësh në prag të shtëpisë së tij.

Siç raporton Shqip, Vajushi e Koçia janë përplasur me armë në sheshin kryesor të qytetit në vitin 2002. Gjatë kësaj përplasje mendohet se Vajushi është plagosur, kurse një vajzë 13- vjeçare gjeti vdekjen, pasi rastësisht po kalonte aty pranë.

Policia thotë se Vajushi ka bërë pesë vite burg për vrasjen e vajzës, por familja e dëmtuar e ka mbyllur këtë ngjarje.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

2 Pergjigje per I ekzekutuari në Shkodër ishte rival i Mir Koçisë

  1. edhe sala  --  21 Janar, 2013 në 2:21 pm

    Edhe sala e kishte konkurent azemi. E car doni te thoni ju me kete?

    Përgjigjjuni

  2. gjalle jo, vdekur po  --  21 Janar, 2013 në 3:53 pm

    Interesantja eshte gjetke. Viktima kerkohej nga INTERPOLI ne te gjithe boten, e kishte shpalle Tirana. Po ja qe bota nuk po e gjente qe nuk po e gjente. Po si ta gjente ai ate ne mes te shkodres, ku ka kishte vetem dy biznese dhe qarkullonte vetem diten per diell dhe jo naten pa hene.
    Policise se Sali Berishes e Interpol Tireanes i ra bretku duke e kerkuar. Por ne fund erdhi suksesi. Sukses i pa pare ndonjehere ne asnje vend te botes, Policia e gjetei TE VDEKUR.
    Ja pra qe polici mben betimin se o GJALLE A VDEK KA ME TE GJETE.
    Ne na mbesin ne dore te kerkuarit gjithmone te vdekur.
    Gjeni nje vend tjeter si ky i yni po deshet.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>