Skënder Shehu: Fillimisht besova se babai ishte vetëvrarë. Në Suedi studioja me identitet të rremë | Gazeta Tema
 

Skënder Shehu: Fillimisht besova se babai ishte vetëvrarë. Në Suedi studioja me identitet të rremë

Postuar në: Aktualitet,Dossier,Kryesore |

skender-shehu1Skënder Shehu, djali i dytë i Mehmet Shehut ka deklaruar në emisionin “Debat” të Roland Qafokut se fillimisht ka besuar se i ati është vetëvrarë.

Ai e përshkruan kështu babanë e tij: “Në vitet e para edhe unë kam pasur këtë perceptim. Ai ishte i rreptë kryesisht, apo më mirë të them impulsiv, por ama dinte të kërkonte edhe të falur. Por me kalimin e kohës kam kuptuar se nuk ishte vetëm i rreptë. Shpesh kur gjuanim me të, qëllonte që të takonim njerëz me pozita si sekretarë të parë të partisë dhe jam habitur se  biseda mes tyre ishte komunikuese dhe ai ishte i tillë me ta. Në këtë kuadër ai konceptohej si një nga at të linjë së ashpër, por duhet thënë se ai ka bërë edhe disa veprime nga më liberalet si p.sh në fundin e viteve ’60, ai dha urdhër që Blloku në Durrës të hapej për qytetarët. Kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe, por ama konceptin e Bllokut duket se nuk e pranonte ashtu siç ishte. Më pas kjo ndryshoi sepse Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu lajmëroi Enver Hoxhën dhe pas dy ditësh Blloku u mbyll. Gjithashtu kujtoj një teatër, siç ishte “Njolla të murrme”, gjatë të cilit unë kam qenë prezent kur ai e ka parë dhe e ka duartrokitur shumë, madje ka shkuar të takojë edhe aktorët. Unë vetë u befasova nga entuziazmi i tij, por disa ditë më vonë ajo u godit si vepër. Mund të them se edhe televizionet italiane, kur u panë nga të gjithë, ishin vepër e tij”.

Ai pranon akuzën e bërë ndaj të atit për shkrimin e një programi social-demokrat.

“Programin babi e ka shkruar kur ishte në Spanjë. Kishte ndenjur dy muaj në fshat dhe nuk kishte dijeni për krijimin e partisë. Unë programin e kam lexuar në hetuesi. Ai kishte paraqitur atje idetë e tij gjatë kohës që ishte në Spanjë dhe kur u dërgua në Francë në kampin e përqendrimit, më ka thënë që kishte marrë mësime marksizmi nga një gjerman ndaj dhe them se nën ndikimin e këtyre gjërave ai ka shkruar atë program. Sigurisht ai ishte një program më i mirë se sa një program i hartuar në influencën e jugosllavëve,” tregon Skënderi.

Për sa i përket vrasjes apo vetëvrasjes, Skënderi pohon se: “Fillimisht ishte versioni i vetëvrasjes dhe unë në fillim këtë version kam ditur, dhe mamaja ma kishte shpjeguar këtë. Por ndërkohë doli versioni tjetër që mund të jetë vrarë”.

Skënderi tregon se kur ka qenë me studime në Suedi nuk e njihnin si djali i kryeministrit të Shqipërisë.

“Aty isha regjistruar me emrin Arian Bogova. Në të gjitha dokumentet figuroja me këtë identitet”.

Sipas tij kjo kishte të bënte me sigurinë fizike, por pas vdekjes së Mehmet Shehut ai tregon se autoritetet e institutit ku ishte akomoduar shprehën dyshime për gjeneralitetet dhe pas tre vitesh u zbulua lajmi i bujshëm se pas studentit shqiptar fshihej Skënder Shehu, i biri i numrit dy të regjimit të Tiranës, që ndërroi jetë mbrëmjen e 17 dhjetorit 1981.

Kështu që të nesërmen e e vrasjes së të atit, ai rikthehet në Shqipëri me urdhër të Ministrisë së Brendshme dhe internohet së bashku me familjen në Cërrik të Elbasanit, ku u lirua më vitin 1991.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

55 Pergjigje per Skënder Shehu: Fillimisht besova se babai ishte vetëvrarë. Në Suedi studioja me identitet të rremë

  1. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi  --  22 Janar, 2013 në 12:58 pm

    ( PER SKENDERIN )
    Kusaret e Parges i ka deti shoke ;
    I zene rob frengjit,i zbresin ne toke,
    I shpien ne burg,atje te kuptojne
    Se c’jane vargonjt’ e sa rende rendojne .

    Përgjigjjuni

    • antonio  --  22 Janar, 2013 në 4:06 pm

      O Skender!
      Rri rehat atje ku je,se me BABAIN TEND nuk mburresh dot!!!
      Aq me teper me VETEN TENDE,QE KE QENE KURVARI ME I MADH I GJITHE SHQIPERISE!!!
      Babai yt ka qene AGJENT I CIA-s,prandaj gjate 22 vjeteve askush nuk e ka ngacmuar ate,kur dihet,qe ai vete ose me urdherat e tij ka VRARE ME DHJETRA NJEREZ TE PAFAJSHEM,vetem,qe te ngrinte IMAZHIN E VET NE PARTI E POPULL!!!
      TRADHETINE ME TE MADHE NDAJ SHQIPTAREVE,MEHMET SHEHU E BERI KUR U BE MINISTER I MBROJTJES,njekohesisht edhe KRYEMINISTER!!!
      Duke u treguar zbatues i zellshem i porosive te Enver Hoxhes,ai SHPERDOROI SHUMA KOLOSALE PARASH NE LEKE E VALUTE,PER NDERTIMIN E FORTIFIKIMIT GJIGANT,JASHTE MUNDESIVE FINANCIARE TE SHQIPERISE,DUKE E CUAR BUXHETIN E SHTETIT NE MJERIM TE PLOTE!!!
      Kam punuar e drejtuar vete direkt ne qindra objekte te tilla dhe kam vene re se mijra ton cimento te cilesise me te larte si ajo e Krujes 400-she,qindra ton hekur etjpa folur per RERE e ZHAVORR,qe vidheshin neper objekte te panumerta neper fshatra e depo me lageshtire!!!
      CUDITERISHT,as oficeret e SIGURIMIT nuk shqetesoheshin kur u raportohej se po shperdorohej nje sasi kolosale materiale ndertimore!!!
      Enver Hoxha kerko te FORTIFIKOHEJ SHQIPERIA,POR NUK I CAKTOI SASINE E TYRE APO CILESINE!!!
      PER T’U TREGUAR I ZELLSHEM,JASHTE MASE,AI E PERDORI KETE GJOJA PATRIOTIZEM,DUKE E THARE BUXHETIN E SHTETIT!!!
      Kjo solli me vone TALLONAT DHE MUNGESAT E MEDHA NE STREHIM E USHQIM!!
      VETEM NJE QENDER ZJARRI PER 2 USHTARE KUSHTONTE SA PER TE NDERTUAR 2 SHTEPI BANIMI ME NGA 2 DHOMA E 1 GUXHINE SECILA!!!
      PA FOLUR PER TUNELET E MARINES DETARE,AVIACIONIT,DEPOT E MUNICIONIT ,ARTILERISE E TANKEVE,VEND-KOMANDAT etj,qe ishin SHPENZIME GJIGANDE TE PA PARA EDHE SOT NE BOTE!!!
      MEHMET SHEHU KA PUNUAR ME DINAKERI KUNDER SHQIPERISE,ENVER HOXHES,SOCIALIZMIT SI NJE GJARPER I HELMET!!!
      KUR E PA SE U ZBULUA-JA HOQI VETES!!!
      KJO ESHTE E VERTETA E ASGJE TJETER!!!

      Përgjigjjuni

      • Daja  --  22 Janar, 2013 në 5:32 pm

        Ky Antonio thote ca te verteta. Memhmeti ka qene mesalle me dy faqe. Ketej hiqej trim i madh e besnik i Enverit, nga ana tjeter pergatitej per te marr pushtetin. Nuk jane te gjitha kot ato qe lexojme ne gjyqin e Kadri Hazbiut. Por do hapen nje dite dosjet e UDB-se e atehere te gjithe do mbesin me gisht ne goje. Ka te verteta aty sa te duash. Nuk e linte Mugosh Calamani dhe Fullci pa e aktivizuar ate. U duhej. Se Hoxha ua kishte vene kufijte tek thana.

        Por edhe puna e fortifikimeve qendron. Duhen fortifikimet, cdo shtet i ka por jo deri ne ate cmenduri qe i beri strategu i madh Mehmet dhe nxenesi i tij Moisiu qe sot nuk flet per to. Se ishte zbatues i zellshem per ndertimin e tyre. Enveri kishte besim te plote tek Mehmeti dhe ia la gjithe shtetin ne dore kur e beri KM e Min te Mbrojtes. Dhe Mehmeti i futi kazmen ekonomise. me gjithe ate cimento qe hidhej ne bunkere, do ishte zgjidhur strehimi i shqiptareve per 3 breza.

        Përgjigjjuni

        • Bashkim B  --  6 Dhjetor, 2013 në 4:19 am

          Or Daj!Me ner zotnia jote qeke i klysh thiut do me thon klysh enverist.Gamori mo i modh,kasapi mo i modh,hafija mo i modh i italioneve e serbaxhijve ka qen Enveri mor tarallak.

          Përgjigjjuni

      • Ay qy  --  22 Janar, 2013 në 6:24 pm

        Antonio ti ke punuar e drejtuar atehere ne objekte te tilla? Ti je nje cope injoranti qe s’di as te shkruash mor mashtrues! Apo beje ngarkim-shkarkim cimentoje!? I ke pi ilacet!? Apo perdor te bardhe! :P

        Përgjigjjuni

      • jugu  --  23 Janar, 2013 në 9:54 pm

        pershendeje antoniot e shqiperise nga une qe nga ai regjim kam me shume plage se shumkush tjeter,por ju qe flisni me kaq mllef ndaj femijeve te M.SH.qe ne fund te fundit perjetuan afro cerekun e kohes se gjithe diktatures dhe jane femijet e tij dhe jo ai vete,ju nuk jeni viktima te atij regjimi,ju nuk ini as patriot as te ndershem pervec injorancise dhe papergjegjsmerise qe u karakterizon,habitem me vete kur degjoj monstra te tilla, pasi e kam shume te veshtir ti kuptoj,c’far jane dhe c’duan,ju nuk ini gje tjeter vecse ca nostalgjik te semure me semundje te pasherueshme,ca njeres pervers qe keni ngelur vetem disa mira(te partia e hysni milloshit keni gjetur folen tuaj te fundit para se te shkoni ne sharre)eshte humbje kohe te merresh me ju qe te perbashket me njeriun keni vetem instiktin e jashteqitjes, po ju te dilni para syve por shyqyr zoti keni ngelur shume pak ” nga ajo epopeja e famshme –u mbush dynjaja me karkalec/ ka mall njeriu rruges te ec …etj…etj por nuk vazhdoi dhe ca ai regjim pa do ta kishit pare te semes dhe ju

        Përgjigjjuni

      • eugen  --  28 Mars, 2014 në 1:09 pm

        o legen po ju e vrate mehmetin se po te ishe gjalle ai nane do tja u lironte

        Përgjigjjuni

  2. Shqiptari etnik.  --  22 Janar, 2013 në 1:01 pm

    O djali Mehmetit,historia juaj ka perfunduar nje here e pergjithmone.

    Nuk na mallengjen dhe as nuk na bind me versionet e rishkruara…Ti ngelesh nje ish bllokist dhe demokracia per ju ekzistonte edhe ne diktature.

    Ti studioje ne SUEDI,SE ISHE DJALI I MEHMET SHEHUT,kurse ne te tjeret qe shkelqenim ne te gjithe treguesit ,maksimumi na hapej nje dere per gjeologji,qe ta kalonim jeten ne bore e shi maje maleve.

    Mos na hapni plage me keto intervista se na rrenqethet mishi kur ju kujtojme juve dhe ate kohe qe ju perfaqsonit me pushtetin e prinderve tuaj.

    Përgjigjjuni

    • tefta  --  22 Janar, 2013 në 10:40 pm

      E GEZOFSH SHQIPERINE E SOTME ;TE RRUAT

      Përgjigjjuni

  3. Horri i Bulevardit  --  22 Janar, 2013 në 1:16 pm

    Nje gje duhet te dine shqiptaret e painformuar, se djemte e Mehmet Shehut kane qene nga me liberalet dhe ne shume raste edhe disidente te rregjimit, kete e di gjithe tirana e atyre viteve.
    Mehmet Shehu jo si nje udheheqes i mevonshem, por qe ne kohe te luftes, ka dhene urdhera per ekzekutime dhe per kete duhet ndeshkuar periudha e tij edhe me vone, edhe ne qofte se nuk ka bere e keq se Enveri, perseri ishte nje nga ndertuesit e luftes se klasave.

    Përgjigjjuni

    • Saimir  --  22 Janar, 2013 në 1:40 pm

      H. i Bulevardit: Kjo eshte me se e vertete. Ndersa fyerjet e komentuesve te mesiperm ndaj nje njeriu qe reflekton me sinqeritet me kujtojne pikerisht ate kohe qoftelargu kur distinktivet e kuq shpreheshin po kaq rende. Nuk jane me te mire, ndoshta edhe me te ceket e te mbrapshte pasi nuk sillen e flasin gjithe duf e mllef, shpesh pa e ditur mire se si duken ne syte e e mendjet e te tjereve. Fati i djemve te Shehut e shume te tjereve eshte fati i atyre qe sundojne me padrejtesi. E megjithate ata kane qene djem (e sot burra) me dinjitet. Ata me sa kuptoj nuk po kerkojne rehabilitim apo qe ti mbaje dikush me buke. Thjesht tregojne historine e tyre dhe kaq.

      Përgjigjjuni

      • elio  --  22 Janar, 2013 në 5:23 pm

        Nuk e mora vesh se ku eshte dinjiteti i ketij kopuku…Dinjiteti ndertohet qe ne familje e me pas gjithe jeten…sa per historine e tyre…shume po dalin e ne nuk kemi nevoje. Po te duan te shkruajne libra e te nxjerrin ndonje lek nga Luftar Paja

        Përgjigjjuni

      • sabo  --  22 Janar, 2013 në 7:47 pm

        duke se je njeri me mende dhe human me kulture

        Përgjigjjuni

    • Horri i Bulevardit  --  22 Janar, 2013 në 2:16 pm

      Seshte problemi im se sdi te kuptosh ate qe kam shkruar.

      Përgjigjjuni

      • ed  --  22 Janar, 2013 në 9:10 pm

        O Horro ky rrite ne Suedi me vile ne disposicion me cunin e Gani Kodres
        Gencin e studionte ne moshen 35 vjec e gjimonte gocat e Dinamos ku lujshin
        ana e mbane Europes me taku Silven.Ketij nuk ja kishte fajin njeri, as baba e as nona e as fejesa Enver bytha do ta vriste Mehmetin e do ti gjete sebep tjeter,e per fejesen ai ka shku vete e i ka uruar ne shtepi
        te Shehajt e ka dale dhe fotografi me Silva Tudiun bile profesor
        Qazimit babait te saj i coi fjale te lere dhe cigaren sepse Ver Lapa e
        kishte lone.Nuk me kujtohet emri i asaj Goces tek fusha e zeze qe
        Skenderi ishte i dashurume qe i ngjante bjondes se Abave e qe e transferuan ne Lushnje me familjen qe mos ta takonte e ta kishte afer
        Skender Shehu. Ps mu kujtua Irena bjonde me trup fantastik e i vellai
        kishte mbaruar per mjekesi e gjimnazin e kishte bo te Samiu.

        Përgjigjjuni

  4. tironci  --  22 Janar, 2013 në 1:34 pm

    Ik mer lal se spaske ndrru men as ne pelqni. More ne qafe gocen mo te bukur te torones ene tashi thu se nuk duheshe me u feju me te!!!!!!

    Përgjigjjuni

  5. Petro  --  22 Janar, 2013 në 1:35 pm

    Mos u merrni me historine.Historia i ka damkosur.A e pate c fare brockullash nxirrte nga goja.Ishte me shume nje belbezim qesharak. Na beri te qeshim gjer afer mesnates.Nuk thone keq qe historia perseritet :nje here tragjike , nje here komike.

    Përgjigjjuni

  6. Dukati  --  22 Janar, 2013 në 2:11 pm

    Që djemtë e Mehmet Shehut do jetojnë është objektive, por kur japin inervista duhet të jenë shumë të përgatitur për ç,ka nxjerrin nga goja. Mehmet Shehu ka qënë vrasës deri gjak pirës. Etja për pushtet e bëri agjent aktivë të Jugosllavëve deri sa lëpiu këmbët e Dushan Mugoshës, terrorristit kunender shqipëtarëve deri torturuesi i partizanëve. Ai me urdhërin e Dushanit sulmoi Dukatin civil në mesnatën e 30 nëndorit 1943. duke përdorur dhe artilerin prej 2o murtajash. Dushani e urdhron Mehmetin të goditet pa mëshirë Dukati, dhe ai nuk ja prishë. Bile kur shkruan libra edhe mbas 30 vjetëve nuk tregon shënjë pendim, por thotë se një nga pikat që u thze në Dukat ishte se qrtileria nuk pati efekt se u vendosën gabim. Pra ai nuk pendohet se do ishte shuar Dukati me gjithë fëmijë me gjithë atë artileri, por qa që nuk u vendosën topat me efektivitet. Pasojat e asaj lufte po i vuan dhe sot Dukati mbasi i kanë pushtuar gjzsmën e territoreve jetike. Ja pra se këta kriminelë duhet të kërkojnë falje, dhe jo të dekorojnë kriminelët. Kjo është arsyeja që diktatorët e sotëm po na shtzpin pastër spse nuk është pushkatuar asë një nga populli, sikurse Çaushesku Kadafi etj.

    Përgjigjjuni

  7. ALpini  --  22 Janar, 2013 në 2:19 pm

    Del ne Tv edhe nusja djalit Enverit,besoj e kuptoni qe them per Liljanen dhe thote se Enveri ka qen demokrat dhe liberal,keshtu thote edhe Nexhmija qe Enveri ka qen demokrat.Koha e ketyre plehrave ka shkuar me kohe,ata fshataret e kuq qe na udhehoqen deri ne 90 dinin te ndertonin shtet diktatorial dhe sistemi qe ndertuan i shkaterroj dhe kjo plotesisht e merituar.
    Mehmet Shehu ka mbetur ne mendjen e shqiptarevet si nje kriminel shume gjaksor,poshtersite e Mehmetit disa njerez i shofin si vlera dhe burreri..Ka nga keta kaqola qe thone se Mehmeri ka qen njeri i rrepte,une u them jo,Mehmeti ka qen i eger se nuk jane njelloj e skane asgje te perbashket egersia me rreptesine.
    Se fundi pak rendesi ka qe vrau veten,e vrane te tjeret apo e shtyne te vriste veten,rendesi ka qe vdekja ne ate menyre e tij gezoj pa mase shumicen e shqiptarevet dhe une per vehte u gezova e shpresoja qe te tille vdekje te kish rezervuar fati edhe per Enverin.

    Përgjigjjuni

    • Ben Chicago  --  22 Janar, 2013 në 2:35 pm

      saliu ka patur miqesi me djemte e enverit
      po me te mehmetit?

      Përgjigjjuni

    • shqiperia  --  22 Janar, 2013 në 3:13 pm

      Sa kontradiktore jane keta dy vellezerit . Bashkimi ka dhene disa intervista
      gjithashtu eshte pergjigjur letres se Nexhmije Hoxhes,duke mbrojtur me fanatizem
      Marksistin Mehmeht Shehu .Ai thote qe ai ishte i brumosur me ato mesime deri ne fund
      te jetes se tij dhe hedh poshte fjalet e Nexhmies si nje Liberal politik etc etc.
      Persa i perket internimit ne cerrik , kjo nuk eshte e vertete ,sepse ne ate lokalitet
      ishte e inteenuar prej vitesh ish gruaja e Bashkimit ,Marjeta Velco me dy femijet e saj
      Gjithesesi ai mbetet per shqipetaret nje MARKSIST ,sepse shqiperise nuk i solli ndryshime
      liberale ,perkundrazi ai eshte shkaketari i shkatarrimit te ekonomise tone.
      I vetmi liberalizim i vogel qe erdhi ne shqiperi ishte ai i viteve 70 nga Fadil Pacrami .

      Përgjigjjuni

  8. fatmiri  --  22 Janar, 2013 në 2:25 pm

    Nuk dua te prononcohem, por dua te kundershtoj vetem ate qe thote Claus se indentiteti i rreme nuk i njehe shkollen. Nuk eshte e vertete. Te pakten ne Europe ku jetoj prej shume vitesh, po te duash te nderrosh emrin dhe mbiemrin merr nje avokate dhe nuk shkon me shume se pesembedhjete dite dhe e ndryshon. Emri dhe mbiemri eshte e drejte e personit. Kuptohet , po te kete nevoje shteti (ministria e brendeshme)e ka dhe ate te parin, prandaj mos keputni gjera te paqena. Ne qoftese ju bezdisa kerkoj falje.

    Përgjigjjuni

    • xyz  --  22 Janar, 2013 në 9:26 pm

      O POPULL SHQIPO MOS U MERRNI SHUME ME KETE ISH BLLOKMENIN
      AI MENDON QE KY POPULL SHUMICA KANE HIKUR DHE JANE KANE HARRUAR
      HISTORITE E TIJ. KETO KUR ISHIN NE KOHEN E VET KISHIN KAPUR QELLIN ME DORE.
      KY SKENDERI ISHTE SHUME AVENTURIER . DOSJA W KETIJ ESHTE E MBUSHUR PLOT .
      RRUGACET SI IRENA PAPA E KISHTE TE DASHUR . ETC ETC
      DILNIN NEPER TIRANE NEPER RESTORANTE DUKE GHYER SE KY ISHTE I BIRI I MEHMETIT.
      BASHKIMI NGA ANA THETER E NXIRRTE MAFJETEN ME KANATIERE NE RRUGE QE NE ATE KOHE ISHTE TABU . SIGURIMI I DINTE TE GJITHA SE CFARE KETO BENIN DUKE SHITUR MEND.
      DUKE DALE NEPER EUROPE PER KONTROLL MJEKSOR.
      MARJETA E SHOQJA E BASHKIMIT NGA ANA GJETER DUKE BERE DASHURI ME NJE FRANCEZ RE KONSULLATES . KJO FAMILJE KA SHUME HISTORIRA.

      JENI TE VEGJEL JU NUK I DINI PODDHET E KETYRE .KURSE FEMIJET E TJERE TE BLLOKMENEVE
      ISHIN SHUME ME TE MIRE SE SA KETO.
      NE QOFTESE SKENDERI THOTE QE MEHMETI KA QENE LIBERAL AI KA QENE VETEM PER FEMIJET E TIJ.KURSE PER POPULLIN I KA VRARE PA GJYGJ
      HISTORITE DHE KRIMET E MEHMETIT DUHET NJE RROMAN TI SHKRUAJME.

      KY SKENDERI BEN GABIM QE DEL DHE FLET ME NOSTALGJI PER TE ATIN.

      KOMUNIZMI KA MARRE KOKS NJERZISH TE ZGJUAR DHE NGRITEN GJITHE BUDSLLENJTE.
      ATIJ DUHET TI VIJ TURP ME ATE BABA KRIMINEL QE KISHTE
      NJE SERVIL ENVERI

      Përgjigjjuni

  9. IDJOTI bathores  --  22 Janar, 2013 në 2:25 pm

    ‘Skender Shehu’ etalon i se mires,si student,si intelektual,per modestine e thjeshtesine.Kush çapaòul salisjan apo enverjan duan te hedghin balte mbi te e aqe me teper per ata qe ne vitet’70 kane qene shurdhjesa apo spermatoxoid na rrofshin B….

    Përgjigjjuni

  10. berti  --  22 Janar, 2013 në 2:27 pm

    C`faje kane bere femijet e Mehmet Shehut ?

    Përgjigjjuni

  11. brace  --  22 Janar, 2013 në 3:12 pm

    Plotesishte e vertete,dulla e bytharet e tije ishin,torturuesit,e vrasesit e shqiptarve.Gazeta Tema zduhet te pranoje,te shkruaj per ata koministe kriminele qe vrane e bugosen popullin e pa mbrojtur,ne 45 vitet e pushtetit te dhunshem te tyre.ata ishin terroriste te gjithe,duke filluar te komandanti i tyre dulla,mehmeti e te gjithe bllokemente,si ata.Ne akoma kemi pasojat e atyre,pjedha e tyre eshte fare e ndyre,dhe duhen akoma vite te marrin funde njerzit e tyre,qe edhe sote,bijte e bijat e tyrte mbajne pushtetin,me dhune e me vota te vjedhura.

    Përgjigjjuni

  12. Fllad  --  22 Janar, 2013 në 3:34 pm

    Ti claus ben komente qe mua me pelqejne . Sot po ja fut kot.

    Fakti qe ai ben universitet me emer tjeter nuk ka pasur pr qellim te mashtroje as suedezet dhe as ndokend tjeter. Qellimi ka qene te arsimohej dhe te formohej me nivele te larta. Te jesh diktator nuk do te thote qe te kenaqesh me kurs 3 mujor plepash. Si dihet mire arsimi ka qene ne shkalle shume te larte dhe programet mesimore te krahasueshme me boten.

    Dhe se fundi lidhur me komentet dhe jo me shkrimin, shqiperia diktatoriale dhe e izoluar e asaj kohe ka qene shtet shume me dinjitoz se sa kjo e sotmja me tradhetare dhe hajdute te dhjere shpellash.

    Përgjigjjuni

    • Claus  --  22 Janar, 2013 në 4:32 pm

      Pergjigje per dy kunderreplikat ndaj meje:

      “Fllad”, ndoshta nuk ke kuptuar thelbin e problemit. Une nuk kam thene te studjonte tek plepat a te pishat, une kam vene ne dukje nderrimin e identitetit qe per mua ka qene plotesisht i panevojshem per ate.
      Ai thote qe te gjitha dokumentat i kam patur me identitet tjeter. Pyetja ime eshte: Perse duhen nderruar emra dhe mbiemra? Aq me shume ne Suedi ku nuk do njeri tia dije se biri i kujt je. Dhe nese do tia dije mund te deklarosh shume mire qe mbiemrin Shehu e mbajne shume veta ashtu sic mbajne mbiemrin Müller ne Gjermani, ku pothuaj cereku i Gjermanise mban ate mbiemer.
      Kjo nuk ka te beje fare me dinjitetin e shtetit enverian.
      Sa per “fatmirin” ne forme alla shqiptarce mund te nderrosh emer, mbiemer, gjatesi dhe ngjyre sysh, por te nderrosh emer dhe mbiemer duhet te kesh arsye teper te forta, pra duhet te kesh me pare nje emer dhe mbiemer per te vendosur identitetin e ri. Ne Shqiperi ato nuk i ka bere se nuk ka patur nevoje, bile as avoketer nuk ka patur.
      Ne Suedi duhet te kishte nje emer dhe mbiemer per te bere keto procedure, pra me emer Skender Shehu ka dale, nese e marr te mireqene.
      Pra i nderuar, aq e thjeshte nuk eshte. Me metodat “alla shqiptarce” nuk diskutohet. Nje germe te ndryshon ne pashaporte sot dhe nuk je ai qe je, pale per te tjerat.
      Prandaj them qe ai genjen edhe sot. Le te nxjerre nje deshmi nga universiteti per kete fakt. Rroma per toma mos te flasim.
      Perendimi dhe sidomos Suedia ka ligje ketu e treqind vjet qe zor se mund te gjesh boshlleqe juridike.
      Hajde ti sot me emer te ndryshuar per tu marre ne pune dhe shefi i ardhshme fytyren tende e gjen me emer tjeter ne Facebook. A nuk ngjall dyshime? Mos thoni Jo!
      Pra se c`behet me emra dhe mbiemra eshte puna e gjithe secilit, probleme do te hapen dhe te medha bile. Po flas ne kushtet e Perendimit.
      Ne kushtet e atij “shteti” qe quhet Shqiperi nuk po futem se aty as logjika dhe as ligji nuk funksionon.

      Përgjigjjuni

      • vlora  --  22 Janar, 2013 në 5:16 pm

        Po ashtu i ka thene partia more Claus. Pse Skenderi e vendoste ate pune, se me cfare emri do te shkonte ne suedi.

        Disa nga ju nuk e kane fare diene se si funksiononte ai shtet.

        Përgjigjjuni

      • analist  --  22 Janar, 2013 në 5:34 pm

        o zoteri,ja ke futur krejt kot.
        pse qenka zor te dergoje ne suedi nje person me deftese mature me emer te rreme? ky dokument nxirrej ne shqiperi dhe vlen per kudo.
        kurse mehmetit dhe skenderit nuk i rruhej per diplomen suedeze qe do te jepej per nje person te rreme,por per dijet qe do te fitonte skenderi atje ne universitet!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni

        • Claus  --  22 Janar, 2013 në 6:32 pm

          Po dakort mor analist dakort, se Mehmetit dhe Skenderit nuk i rruhej per diplomen e tij ne Suedi, po ja pra si erdhen punet, Mehmeti u vra a u vetevra dhe “papritur” pas 9 vjetesh na u hapen rruget per ne Perendim dhe po ashtu “papritur” na u gjend ne Barcelone.
          Kerkon pune, urdhero diplomen! (me identitet te rreme?)
          Kerkon nenshtetesi spanjolle sic e ka kerkuar, te lutem dokumentat nga Shqiperia me certifikate familjare, lindjeje, firme ministri dhe Presidenti etj,etj.
          Dhe te gjitha keto i ka bere.
          A nuk do te ketu apo aty identiteti rreme?
          E pra, kush mi sqaron keto?

          Përgjigjjuni

      • Shqiperia  --  22 Janar, 2013 në 6:16 pm

        Per Clausin nr 2 .Nfa clausi kam lexuar komente te sakta dhe me nivel.
        Ky Clausi qe po komenton ketu eshte e kunderta e tij , qe kometonte dikur !!!!!!!

        ZOTNI DUHET TE NDRONI EMRIN

        PS SA PER EMER DHE MBIEMER KAM TE DREJTE NE EUROPE
        TA NDROJ PA PROBLEM DHE EMRI I DIKURSHEM QENDRON PER VERIFIKIM
        NUK KA ASNJE PROBLEM .
        AI CLAUSI TJETER NUKB DO TI KISHTE BERE KETO GABIME . OK

        Përgjigjjuni

  13. l  --  22 Janar, 2013 në 4:07 pm

    Kelyshi Sali me qente e tij, e beri SHqiperin si shpellat e Tropojes..Lavdi herojve te heshtur qe punuan per SHqiperin.

    Përgjigjjuni

  14. dauti  --  22 Janar, 2013 në 4:11 pm

    ne varesi te sistemit ku jetojne udheheqesit shfaqin cilesi te mira e te keqia.dhe mehmeti patjeter qe ka reflektuar cilesi te tilla.kjo varet nga shume faktore por me kryesori eshte mbajtja e pushtetit.por shtetare te kalibrit te mehmet shehut lindin rralle.a nuk ben sala sote gjithshka per te mbajtur pushtetin .imagjinoheni c,do bente ai ne diktature nderkohe qe nuk mund te quhet burre shteti.sote eshte era qe fryn duke perbaltur c,do gje te se kaluares.por nuk di te kete bere me pak vete napleoni i cili prap mbetet napoleon.respekte per ata qe ka persekutuar per bindjet politike sistemi i kaluar por ne fakt sote kunder atij sistemi ulerasin me shume ishkomunistet me vese te cilet degraduan ate sistem dhe po degjenerojne sistemin demokratik dhe po shkaterrojne gjithe sistemin e vlerave njerezore…

    Përgjigjjuni

  15. Shkembi  --  22 Janar, 2013 në 4:23 pm

    Amerikanet intelektual e kane ne maje te gjuhes shprehjen: “I don’t have time to hate”.Kurse ne, ne pegjithesi, na pelqen shume vetja,dhe te tjetri shikojme vetem kundershtar.Pse vetem gabime ka bere M.Shehu? Kam bindjen se po te ishte vrar gjate luftes do te ishte Hero i Popullit. Ne lufte me kundershtarin o do te vrasi o do vritesh.Po edhe gabime do behen.
    Nje poet i madh rus thote: “Kush prtendon se gjithe jeten kam qene i kulluar sipas meje eshte gje e trashe”
    Persa u perket femijve te tija le ti gjykojne ata qe i kan njofur nga afer.. Nje i afermi im qe ka qene shok me Skenderin me fliste me shume respekt per te,e jo perse ishte student i shkelqyer,por me virtute te larta ne shoqeri.

    Përgjigjjuni

  16. Tani  --  22 Janar, 2013 në 4:36 pm

    Sa per saktesi skenderi nuk ka ardhur kurre ne cerrik po gruaja e tij marjeta o ajo po

    Përgjigjjuni

    • ALpini  --  22 Janar, 2013 në 5:59 pm

      Tani sa per saktesi doja te shtoja se je komplet i pasakte,nuk te hyn fare ne pune por mesoje se Skenderi u fejua me Silva Turdiun dhe kjo fejese u be sebepi qe Mehmeti shkoj ne te s’emes,ndersa Marjeta Velço ishte goce Durrsi dhe kish kohe qe ishte fejuar me Bashkimin.Sa per dijeni Bashkimi ndodhet ne Spanje dhe Marjeta ne France.

      Përgjigjjuni

  17. Lleshi  --  22 Janar, 2013 në 4:57 pm

    Ata qe e fyejn Skender Shehun, as qe e njohin se kush eshte dhe çfare personaliteti ka. Thjeshte llomotisin ” nga maja e thanes”. Kjo i ngjane asaj qe tha Salman Ruzhdie :” Romanin tim e kane sulmuar ata qe nuk e kane lexuar fare”?)
    Skenderi eshte modeli i burrit serioz, korrekt e me personalitet. Nuk mund te gjykohet djali nga bëmat e babait, te cilat ai nuk i mohon.

    Përgjigjjuni

  18. Albania1  --  22 Janar, 2013 në 5:08 pm

    Gjytyrym, Babai jote ka ndenj 3 dite i varur ne ure, eshte varrosur dhe eshte zvarrosur 4 here. Ka vrar e ka prer me shum se 10 000 mij shqiptare. Ka vrare shokun e tij me te ngushte qe e ka mbajt mbi supe kur u plagos ne luften e Zharrzes ( nje komun e Fierit ) Ka vrare mbesen e vete dhe gocen e xhaxhait tende ;) Vrau Babain qe e rriti ne teqen qe ishte shtepia e tije. Vrau qindera fshatar neper fshatrat e Vlores, Kreu ne masaker ne myzeqen e Lushnjes, pushkatoj roberit e luftes.Burgosi e interoj pjesen me te madhe te intelektualeve te shqiperis Emri Mehmet Shehu nuk egziston me per Shqiptaret.
    Bababi jote vdiq se duhet te vdiste si qen plerash, pavarsisht se e vran apo u vete vra.Shqiptaret peshtyn kur kujtojn Mehmut Shehun ;)

    Përgjigjjuni

  19. MIREL  --  22 Janar, 2013 në 5:26 pm

    ANTONIO,PRETENDON SE PASKE PUNUAR NE FORTIFIKIME,SE Mshehu ka qene agjent,etj…SE SKENDERI KA QENE KURVAR E TE TJERA PERVERSITETE QE VETEM TI I DITKE MIRE.NUK DUA TE MBROJE DJEMTE E M.SHEHUT POR PO TE THEM SE ATA,BASHKIMI DHE SKENDERI KANE QENE DJEM TE MIRE,TE THJESHTE.NE burg ishin shembull i shoqerise se paster,kokeulur e shume dashamires me te gjithe bashkevuajtesit.BASHKIM SHEHU si askush tjeter vlereson ne menyre reale te jatin e tij,duke kritikuar gabimet e tij.ANTONIO LEXO LIBRAT E BASHKIM SHEHT DHE MOS FOL KODRA PAS BREGUT.PASKE PUNUAR NE ATE KOHE,TE PAKTEN MOS DIL TRIM PAS BETEJE.SHIKO SOT QEVERITARET TANE TE MAJTE E TE DJATHTE JANE PASANIKE,ME PASURI PERRALLORE KURSE DJALI I M.SHEHUT ENDET RRUGEVE TE TIRANES SE NUK KA SHTEPI PER TE FUTUR KOKEN. ANTONIO SIKUR YT ATE TE ISHTE KRYEMINISTER SI DO TE REAGOJE ZOTROTE. NEJSE TE JAPE TE DREJTE PER AKUZEN QE I BEN SKENDERIT SE PASKA QENE KURVAR.NDOSHTA TE KA RESPEKTUAR MOTREN OSE TE TE TEM.PER KETE SKAM C THEM E NUK I VE DUARTE NE ZJARR.

    Përgjigjjuni

  20. romiveka  --  22 Janar, 2013 në 5:48 pm

    Sa mire beni qe komentoni per M.SHehun,i pari Antoni,Clausi,Dukati dhe te tjere.
    O Antonjo,sa per M.SHehun duhet te flase babaj jot,sepse ti ase ushtrin e detyruar nuk ke bere si shume nga ne qe kemi bere nga 4 vjet.DHe lere pastaj te diskutoshe per shperdorimet ne fushen e mbrojtjes dhe fizibilitetit te sistemit te vendit ton.
    Claus perpara se te tregosh sesa te ndergjegjshm jan njerzit kur shprehen per ralitetin dhe jeten e tyre,ju ne radhe te pare duhet ta shkruani
    emrin tuaj ne shqip.
    Kurse Dukati ju keni shume gjera per te thene sepse enxoret brigaten e I.SULMUSE 27 te plagosur dhe 3 te vdekur,Sa ballista kishte ne Dukate ate dite kure brigata e I.do te kalonte ne Cipin,brigada eI çlironte vendin kurse ballistat e Dukatit benin prita.M.SHehu ne Dukat ka bere nje gabim,duhet ta bente si rapi ne Lushnje,e kuptove O iDUKAT sepse nuk shahet mbreti kur vdes.LAVDI PER JETE PARTIZANVE TE BRIGATES Iss

    Përgjigjjuni

  21. bylis  --  22 Janar, 2013 në 6:28 pm

    Mehmet Shehu ka qene nje nga burrat me te medhenj e me trima qe ka pas Shqiperia.

    Përgjigjjuni

    • LORA  --  22 Janar, 2013 në 7:10 pm

      Dua te shtoj ,bylis,se do te ishte bekim nese Shqiperise do t’i vijne prape shtetare brilante si Mehmet Shehu.

      Përgjigjjuni

  22. LORA  --  22 Janar, 2013 në 7:17 pm

    Dua te shtoj ,bylis,se do te ishte bekim nese Shqiperise do t’i vijne prape shtetare brilante si Mehmet Shehu.

    Përgjigjjuni

  23. shpatar  --  22 Janar, 2013 në 7:22 pm

    Shume po e vrisni mendjen per histori te shkuara.Para 3 muajsh u fole shume per I.Qemalin ,Zogun,Fanolin,Konicen,Beun e Kelcyres ,motrat Qirjazi e tani per udheheqsit komunist. Sigurishte keto tema kane rendesi te vecante ne aspektin historik por pak konkluzjone nxjerrim nga ato qe kane ndodhur.Vetem S.Balla eshte shprehur qarte kur ka folur per figurat shqiptare ne Amerike e Evrope: Shqiptaret kane punuar per Shqiperine duke ngrene kokat e njetitjetrit ose duke spiunuar njeritjetrin.
    Crendesi kane tregimet apo mbreslenjet per figurat e larta kur historia dhe shoqeria nuk di te pozicjonohet ndaje te keqes apo te vlersoje te miren per tu emancipuar.Ne sot ne konceptin qeverises jemi me keq se ne kohen e Plakut I.Qemali, Princ Vidit,Nolit,Zogut e Enverit.Keta edhe mund te justifikoneh kur Shqiperia konsiderohej ne inekzistence e ne nje prapambetje te tejeskajshme.Si tja veme vulen sot qe si asnjehere Shqiperia ka nje ndihme e perkujdesje te vecante nga faktori nderkombetare.
    As me pak e as me shume sillemi si qene te terbuar ndaje njeritjetrit.Njera pale mburret, me shifra parabolike,per arritje qe nuk jane pare ndonjehere ,bile ua kalojme dhe vendeve qe udheheqin boten ,pala opozitare ne ekstremin tjeter duke mohuar cdo arritje e suksese te Qeverise Berisha .Topat me ngjyra blu e te kuq kalojne rrjeten dhe vetem njeri bene pike.Nje arbiter thote: Blut jane kampjone.Te tjeret nuk pranojne rezultatin .Keto historira nuk sjellin asgje vecse degradimin gradual te kombit.Largojne shoqerine nga ritmet e zhvillimit e te mirqenjes .Vyshkin kulturen e i marrin frymen brezave qe enderrojne per nje shoqeti progresive.
    Analizat per figurat e larta e drejtuese deri me sote jane bere nga politika e jo nga studjues jashte saje .Kjo ka sjelle qe te mos kete nje konkluzjon.Per pasoje diskutohet ne pafundesi per figurat nga ku duhet dale ne konkluzjone vepruese e te shprehura ne legjislacjonin e e shteti.Themi qe Mehmeti ishte ,agjent ,kriminel ,komuniste, i ka bere keq vendit dhe ne fakte sot ndeshemi po me te njejtat karakteristika. Akuzat per korrupsjone jane marramendse,vrasjet jane bere dicka normale ,drejtesia noton si nje foshnje qe kerkone te shpetoje nga fundosja.Te percare sa ska ku te shkoje.Dalim me terori avetureske te kombit te bashkuar.Por sesi duhet te bashkohemi e leme ne doren e te tjerve me retorika pro Evropjane.Kur zgedhijne dhembet gjitonet kalojme ne ide me idjote qe jane te pa realizushme.
    Kombin e duan dhe e respektojne te gjithe ata qe quhen qytetare te tije .Por nuk mjafton ta duash por te dish si te punosh per te.Klasa e sotme politike kombin ,ka treguar realiteti, e duan per karrike.E do kombin familja Berisha qe sot radhitet nder familjet me te pasura ne Evropen moderrrne!!!!Pa i marr me radhe ,antaret e kabinetit e disa te opozites,kane pasuri marramendse qe nuk justifikojne kapacitetin e tyre dhe Shqiperine reale.U vini koke ketyre ndodhive e liheni te qete atje ku tretet Mehmet Shehu e shoket e tije .

    Përgjigjjuni

  24. Plaku  --  22 Janar, 2013 në 8:00 pm

    KUR japim mendime per udheheqesit e nje kohe te me paresheme me ate te sotmen,duhet te kemi parasysh shume faketore te jashtem dhe te brnshem.ne kohen e Enver Hoxhes,krahas te mirave qe beri,te cilat ishin te shumta,beriedhe gabime,prandaj duhet te jemi realist ne gjykim e problemeve.Smund te hedhesh balt mbi zhvilimin qe beri Enveri ne arsi8mimin e gjithe popullit neprmjet hapjes se shkollave,zhvillimin e bujqesise,te forcave te armatosura,te industrise.e shume gjra te tjera.Populli thote qe e sotmja e qesh te djeshemen.Ekeqia qendron se keta te sotemit,jo vetem qe i mohojne dhe ato te mira qe kane bere te paret ti mohojne plotesisht,me lafe thone qe kemi bere ate e kete,ndesa ma vepera bejne te kunderten,sic ben Saliu sot.Murret me tardhurat qe kane sjelle emigrantet,me ndihmat qe ka dhene evropa,me shitjen e te gjithe pasurise kombetare ,tj,Nketo 20

    Përgjigjjuni

  25. Mesazh per leshin -lleshin!  --  22 Janar, 2013 në 8:23 pm

    Ti zoti lesh, me fal Llesh je kokrra e komunistit. Mbaje me shnet kete skenderin se “vell” me Edi Ramen eshte.

    Përgjigjjuni

  26. nastradini  --  22 Janar, 2013 në 8:26 pm

    PSE SKENDERI NUK DUHET TE MBROJE BABANE E TIJ?

    Sepse nese Mehmeti do te kishte nxjerre PATLLAKEN ne Byrone Politike dhe do t’ja kishte numeruar ne lule te ballit ANTIKRISHTIT Enver Hoxha sot Skenderi mbase do te kish te drejten paksa te krenohej me rezerva per babane e tij. Historia ka treguar mjaft raste te ngjashme te TRIMAVE sypatrembur sic ishte likuidimi ne Byrone Politike te BRSS-se te sadistit Berje nga gjenerali legjendar i Moskes dhe Berlinit Zhukov. Qe solli me pas ndryshimin e kursit politik te ketij vendi me vendosjen e Hrushcovit ne krye te Rusise Bolshevike. Po te kishte ndjekur shembellin e Zhukovit Mehmeti Shqiperia e sotme do te kishte pamje tjeter dhe shqiptaret nuk do te dukeshin si nje fis afrike ZULU ne mes te Evropes. Pas vitit 1968 kur Enveri beri shurren ne breke nga pushtimi i Cekosllovakise nga Traktati i Varshaves, CIA i dergoi nje mesazh Mehmetit me agjentet e saj ne Tirane per ndryshimin e kursit stalinist te Shqiperise qe drejtohej prej HOMOS aventurier Enver Hoxha si nje ciflik feudal. Ne kete mesazh perseritej oferta e bere ne Mukje nga anglezet ne vitin 1943 per bashkimin e trojeve shqiptare kundrejt orientimit properendimor te politikes. Ne kete pike Skenderi ka te drejte kur flet per botkuptimin e babait te tij, ndryshe nuk ka si te spjegohet pse amerikanet pikerisht kishin zgjedhur Mehmetin si besnikun dhe mbeshtetesin e tyre ne Shqiperi, gje e cila ka mbetur edhe sot e kesaj dite si nje ENIGME dhe eshte varrosur ne dosjet e CIA-s. Por Mehmeti ne vend qe ta tregonte veten si nje BURRE SHTETI dhe te shpetonte Vatanin kur Kremlini e kishte harruar totalisht Shqiperine, preferoi t’i “hapte barkun” Enver Hoxhes per oferten amerikane duke vulosur me doren e vet denimin e tij me vdekje dhe te miqve te tij gjenerale qe kerkonin prek kohe ndryshimin. Sepse Enveri nuk e i zuri bese deri ne fund te jetes dhe pasi likuidoi me te te gjithe gjeneralet e ushtrise, e vrau me nje plumb pas koke edhe fshatarin nga Mallakstra Mehmet Shehu duke e poshteruar me pare me AUTOKRITIKA debile ne syte e Botes. Te vjen cudi kur lexon disa komentues qe sot e shajne Mehmetin si agjent te CIA-s dhe e komentojne kete si nje gje te keqe. Ne nje kohe qe Shqiperia sot eshte antare e NATOS dhe SHIK-u udhehiqet nga CIA ne te gjitha veprimet e tij. Nga vjen kjo lajthitje totale e shqiptareve? Qe patriotizmin dhe ndershmerine per Vatanin e masin me HALLATIN e Enverit? Ne nje shkrim me pare ne TEMA nastradini shkruajti se Mehmeti do te ishte me i dobishem per Shqypnine dhe shqyptaret po te kishte pranuar oferten e CIA-s dhe te ishte bere spiun i tyre. Mbase sot do te kishte edhe nje permendore ne Corrush te Mallakastres. Mbase edhe ballistet e vrare gjate luftes ne jug te vendit do t’ja kishin falur krimet e tij. Mbase intelektualet e pushkatuar per bomben e sajuar ne ambasaden sovjetike do t’ja kishin falur Mehmet Gjakatarit krimet monstruoze qe sajonte per t’i bere qefin Partise se Punes, mbase verioret do t’ja kishin falur vrasjet masive pa kriter per Bardhok Biben. Shqiptaret dhe Shqiperia do ta kishte falur Mehmet Shehun ne rast se ky barbar nga natyra do te tregohej BURRE dhe do te kishte nderruar kursin stalinist te Partise se Punes dhe do te kishte hequr qafe me nje plumb ne balle Enver Sadistin. Por Mehmeti preferoi dhe u be bashkepuntor FEBEL i Enverit ne te gjitha vrasjet dhe likuidimet e tij dhe kjo nuk mund te justifikohet me asgje pervecse me emerin FRIKACAK dhe BURRACAK. Si ka mundesi qe dy djemte e Mehmetit nuk shkojne sot tek Nexhmija per ta pyetur dhe per te mesuar se kush i vrau babane e tyre? Pse i hoqen Cenon, qe hante goten e rakise me dhembe naten e vrasjes? Le te pyesin kush i vrau Vladimirin, vellane e madh te tyre dhe nenen e tyre? Po le te shkojne te gjejne Sulo Gradecin se eshte gjalle akoma per te mesuar hollesite e vrasjes se babait te tyre, se i ka treguar fije per pe tek Inteligjencat e huaja. Ne vend te bejne kete gje ata dalin ne media dhe qahen si kalamaj te perkedhelur buzaqumesht ne pleqeri me mallengjime social-demokratike ne kohe demokracie. Prandaj edhe mileti nuk e pranon kete pozite justifikuese dhe thote se:

    PSE SKENDERI NUK DUHET TE MBROJE BABANE E TIJ?

    Përgjigjjuni

    • Daja  --  22 Janar, 2013 në 9:30 pm

      E mer daj, taman si Nastradin ke shkruajtur. E meriton kete pseudonim.

      Përgjigjjuni

  27. Pilo Lala  --  22 Janar, 2013 në 8:51 pm

    Stambolli digjet- kurva krihet.
    Shqiperia po shkaterrohet komplet me urdher te Serbise, ky del na flet per babane
    Sa me shume ta ngacmosh mutin me shkop, aq me shume vjen ere.
    Ndryshimi midis femijeve te Enverit dhe juve te Mehmetit eshte se femijet e Enverit ishin te edukuar, ndersa ju ishit rrugace. Te tjerat i kishit njesoj.

    Përgjigjjuni

  28. Zgërbonja Përballë  --  22 Janar, 2013 në 8:54 pm

    Lexova me vemendje shkrimin,komentet!Disa i meshiroj per urrejtjen e vonë,të tjerë ja vlen ti emancipojmë,disa kanë kuptuar esencen e veprimeve dhe jetes së M.Shehut!Natyrisht duhet dokumentacion më i plotë arkivor.Megjithate nje e vertetë ka dalë nga “sinoptika mbi poliagjentin Mehmet Shehu”që e lexoi i “kapuri rob”nga Banda e Veriut,agjenturë e Beogradit në Tiranë,Enver Hoxha.Banda e Veriut qe i pergjonte telefonat Shehut,kryesuar nga Alia,Elezi,&..Berisha,pergatiti “Sinoptikën..”qe kryetari i SHIK Fatos Klosi tashmë e di mirë si u krijua,kush e krijoi dhe gjithe perrallat e eleminimit që Banda e Veriut,krijoi për të diskredituar Mehmet Shehun.Fatos Klosi nese ka një pikë atdhetarie shqiptare,nese do Kombin dhe sidomos Kosoven dhe Camerinë duhet t’u thotë shqiptareve kush ishte plani”Shperthimi”,kush e krijoi,kush e dergoi në Beograd nga sekretarjati i ish KQPPSH…Kush ishte “kembpaleshi i Veriut(i paburri i veriut)dhe pse e quajti të tillë”politikanin”liberal,Mehmet Shehu.Perse Hrushovi ne kujtimet e tij,nuk e quan M.Shehun agjent të KGB,kur hapur nxjerr Koci Xoxe dhe Liri Belishoven,kjo agjente e KGB…Përse libri”KGB”,agjentë sekrete në Europë,nxjerr Koci Xoxe agjent të UDB,Tito agjent anglez,dhe mungojne Hoxha,Shehu?Perse Hrushovi nuk pranoi”kembëpaleshin” e Veriut,ne mbledhjen per ngritjen e Murit të Berlinit?Cfare dinte Hrushovi nga KGB(dekumentat e KGB,pas vitit 1960 nuk jane hapur,ato të UDB po ashtu…Figure enigmatike Alia pruri “Banden e Veriut”ne pushtet dhe kjo bande edhe sot ka ndare jugun nga Veriu,por jo Kosoven nga Jugu dhe 28 Nentori i dhe grusht ne fytyre banditit post Alia në pushtet!…Duhet zbuluar kush jane JAGOT ne letren që u gjet,duke vertetuar shkencerisht letrën e cila nuk dihet ku ndodhet fshehur nga “kembpaleshi”dhe banda e Veriut qe krijoi”Tablon sinoptike!…”Fatos Klosi di me shume,sikurse di qe Mehmet Shehu ishte besnik i Enver Hoxhes,i kapur rob nga Banda e Veriut(UDB)edhe me krushqi sidomos pas infarktit të miocardit(1973)duke u lene te shkruaj libra,vepra,lexuar raporte tê ndertuar nga Alia,njeriu i politikës,luftes se ashper te klasave,interrnimeve,burgosjeve,dhe më hapur Tufezave.Njeriu qe me politike largoi Kinen dhe pengoi sabotoi Gjermaninë sepse Kina atehere vend i 59 ne zhvillim industralizoi Shqiperine,pruri edhe MIG 23,(Le Mond 1976)dhe kombinate ushtarake;përse?Per clirimin e Kosoves.Banda e Veriut,spiunoi tek UDB Isuf Gervallen,Bardh Gervallen,Haxhi Zeken qe UDB ne vitin 1982 i vrau ne Gjermani duke marrë Beogradi,urrejtjen e Hoxhes,shkrimet e Kadare,(lexo Borba 1981-84)dhe protestat gjermane.Shehu ishte eleminuar sikurse Kapo,Kina,Dume-Ngjela,Balluku,Pacrami-Lubonja,etj…gjë qe flet per influencen e maskuar të Bandes se Veriut e cila jo vetem nuk kujtoi asnjehere Gervallen,Zekën,etj…por si dihet as Berisha kurre nuk i perkujtojë..Pyesni Berishen Përse!Pyeteni perse Berisha burgosi njeriun e M.Shehut,Adem JASHARI(e coi tre here tek E.Hoxha,Pyesni per kete kosovarin petagog sot ne Univers.per drejtesi Hysamedin Ferraj)dhe si Jashari conte Hoxhes ne Tribunë Bozhuret e Kosoves dhe si stadiumet e Beogradit therrisnin EeeeeeeHooooooo….!Idjotet dhe antishqiptaret mohojne keto realitete!Shehu ka bere gabime ne lufte dhe 27 vjet si kryeminister,diku ka vrare me ligje lufte shume drejtesisht,diku ka tejkaluar ndjeshëm ligjin e luftes!Mbetet dhe mesiguri edhe pas hapjes se dokumentave sekrete nga Tirana-Beogradi-CIA,vazhdimesia e KGB por dhe perendimit…dhe mesiguri ai do te shfaqet nje shqiptar atdhetar.Pavarsisht se edhe sot ne Enciklopedine e shekullit te Ri,te Italisë eshte i vetmi shqiptar ku shkruhet se”ishte i vetmi njeri që besohej se do kthente Shqipërinë drejt perëndimit!…”Ka bere detyren kunder nazifashizmit dhe tradhëtareve te vendit,me pak tejkalim dhe ka drejtuar vendin duke e ditur se Curcilli dhe Stalini 9 tetor 1944 e vendosen Shqiperinë nën Jugosllavinë,dhe nen vartesinë e sllavëve qe ajo u shpetoi si thote kundershtari i komunisteve prosllavë,Xhelal Staravecka ne librin”Ne gjyqin e Historise”,duke treguar kush ishte Koci Xoxe,Enver Hoxha,Mehmet Shehu(shfaq rezerva per të) dhe pa ditur kush ishte Alia,Berisha…që vazhduan dhe vazhdojnë strategjinë e Dushan Mugoshës edhe sot!…Kur të hapet dosja Berisha,ju garantoj se gjysma e Veriut do qelbet nga era e TRADETIVE….Berisha nuk hap dot dosjen e tij!Une timen te isha ne vend te tij,menjeherë,ballas,burrerisht,perpara shqiptareve!….Mehmet Shehu,atdhetari i madh qe ende ndrin në drejtimin e Shqiperise!Gabimet e tij,nuk ja ulin kurrsesi vlerat dhe historia do flas mesiguri shume mirë!Edhe me vetvrasje,nese vertetohet ai ishte”Me mire nje dite LUAN se njeqind vjet lepur,si Alia,Berisha &Banda e Veriut!Gjithshka do zbardhet!

    Përgjigjjuni

    • LORA  --  22 Janar, 2013 në 9:44 pm

      Ju falnderoj thellesisht,Zgerbonja perballe.
      Dua te saktesoj se Xhelal Staravecka,ne librin e tij te botuar se fundi me titull”Para gjyqit te historise”, na tregon se e donte me shpirt Mehmetin si vellane e tij Samine,per trimerine zotesine dhe atdhetarine.Verejtjet e vogla qe ben per te,zoti Staravecka,kane te bejne
      me ate indoktrinim komunist te Shehut sa ai nuk e shihte rrezikun qe po i kanosej Shqiperise nga pansllavizmi jugosllav i Dushan Mugoshes me kompani.Kjo eshte e vetmja verejtje e Xhelalit ,ne librin e tij,per shokun e tij te shtrenjete te luftes,Mehmet Shehun.

      Përgjigjjuni

  29. tiktak  --  22 Janar, 2013 në 9:03 pm

    amon mer se kon bo qef i kta derra ene kaptinat e njoni tjetrin kon ngron. po qefi paguhet ka thon nastradini

    Përgjigjjuni

  30. kuq e zi  --  22 Janar, 2013 në 9:04 pm

    Zoti Skender shikoje kete vodeo si qendron e verteta dhe kush mund ta ka vrare baban http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Përgjigjjuni

  31. Bashkim B  --  13 Maj, 2013 në 5:34 am

    Natyrisht krimet e Mehmet Shehut nuk mund te mohohen dhe ne kondita te tjera ai duhej denuar per krime kunder njerezimit ndofta direkt mbas shefit te tij Enver Hoxhes nje tradhtar,kriminel dhe antishqiptar i terbuar.Por ketu eshte fjala qe letrat higjenike te kermes Enver nuk kane te drejte te shpifin per femijet e tij.Vladimiri ka qene nje djale i ri krejt normal dhe kurre nuk dukej te ish djale kryeministri.Kjo gjate gjithe jetes se tij deri sa dora kriminale e familjes Hoxha e vrau.Skenderi ka qene nje djale “garip” i Tiranes dhe shumica e shokeve te tij ishin djem te thjeshte.Bashkim disi liberal per kohen por larg shoqerive te gjera dhe i mbeshtjellur prane nje grupi intelektualesh te Kinostudios.
    Kelyshet e djeshem e te sotem te Beogradit kerkojne te hedhin balte mbi kedo per te fshehur te verteten e madhe se Enveri ishte nje kriminel patologjik dhe spiuni me i ndyre i historise shqiptare.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>