INTERVISTA E PLOTE/ Ansar: Argita më kërkoi ryshfet 3 milionë euro. Selami Xhepa po shpif (VIDEO) | Gazeta Tema
 

INTERVISTA E PLOTE/ Ansar: Argita më kërkoi ryshfet 3 milionë euro. Selami Xhepa po shpif (VIDEO)

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika,Tema TV |

Zafar-Ansar-Mveliu (1)Çështja e biznesmenit Zafar Ansar vazhdon të shkaktojë debate të forta në politikën shqiptare me akuza dhe kundërakuza nga të dyja palët, që vijojnë edhe ditët e fundit.

Pas intervistës së biznesmenit pakistanez në Top Channel, reaguan si zonja Argita Berisha Malltezi, e deri Kryeministri Berisha i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së citohet të ketë deklaruar se kërkesat e Ansar, s’mund të realizoheshin nga ana ligjore, pasi ai kërkoi një investim ekskluziv, naftë pa TVSH dhe tokë private në kuadër të nismës ‘Shqipëria 1 Euro’.

Në reagimin e datës 19 janar 2013, Argita Berisha – Malltezi deklaroi se Zafarit çdo tarifë i është ofruar në përputhje me ligjet e vendit dhe që prapë, në kundërshtim me detyrimet, ai nuk ka paguar asnjë qindarkë për shërbimet e ligjshme që ka përfituar. Ndërsa Selami Xhepa, ish-këshilltar i kryeministrit, më 21 janar botoi një shkrim me titull “Historia ime me biznesmenin Ansar”.

Por cili është qëndrimi zotit Ansar pas këtyre deklarimeve. Biznesmeni pakistanez është përgjigjur në një intervistë të dytë për Top Channel, dhënë gazetarit Muhamed Veliu.

 

Zoti Ansar, qëllimi i kësaj interviste është për të sqaruar disa çështje që lindën pas intervistës tuaj të parë më 15 Janar, lidhur me disa deklarime nga kryeministri Berisha, Argita Malltezi dhe ish-këshilltari i kryeministrit Selami Xhepa. Do të doja ta nisja këtë intervistë duke ju drejtuar këtë pyetje. A i keni kërkuar Argita Malltezit që në emrin tuaj të ndërmerrte ndonjë veprim konkret, pasi ajo ka deklaruar se ju nuk e keni paguar për punën që ka bërë? Cili është shpjegimi juaj për këtë?

Gjatë takimit i tregova Argitës se do të më duheshin shërbimet e saj ligjore për t’u marrë me të gjitha kërkesat ligjore. Ajo ra dakord dhe më dërgoi tarifat për shërbimet e saj, që siç e dini përfshinte edhe tarifën e suksesit prej 3%. Unë nuk e kam firmosur marrëveshjen. Argita më ka dërguar një faturë për punën e saj në një copë letër, ku nuk ishte shkruar numri i i regjistrimit të saj, data, kodi i taksave apo TVSH-ja. Kjo lidhej me punën e saj për periudhën 20 gusht-30 shtator. Shuma që më faturohej ishte për 42,5 orë punë pa dhënë asnjë detaj për punën e bërë dhe pa dokumente shoqëruese. I kam kërkuar të më dërgonte të gjitha dokumentet për të vërtetuar punën e bërë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje prej saj prandaj edhe faturën nuk e kam paguar. Mund t’ju vë në dispozicion faturën e dërguar prej saj.

 

A keni ndonjë ide se ku ndodhej toka të cilën Argita ju ofroi për ta blerë?

Më ishte treguar se toka ndodhej në Porto Romano të Durrësit. Unë kurrë s’kam qenë në Durrës dhe nuk e di se ku ndodhet.

Opozita shqiptare thotë se toka që ju ofrua ta blinit është pronë e biznesmenit Damir Fazlliç. A ju tregoi Argita kur e takuat apo në korrespondencën mes postës elektronike, se cili ishte pronari i tokës?

Nuk e di se cili është pronari i tokës dhe nuk më është përmendur asnjë emër.

 

Gjatë mbledhjes të grupit parlamentar të PD-së, kryeministri citohet të ketë deklaruar se kërkesat tuaja në bazë të legjislacionit shqiptar s’mund të realizoheshin pasi keni kërkuar një investim ekskluziv në këtë fushë, naftë pa TVSH dhe tokë private në kuadër të nismës “Shqipëria një Euro”. A i keni drejtuar kryeministrit apo këshilltarëve të tij këto kërkesa?

Kujtesa ime për takimin tonë është krejt ndryshe. Arsyeja përse doja të takoja kryeministrin ishte thjesht për ta informuar rreth propozimit tim që lidhej me ndërtimin e një TEC-i në Shqipëri dhe për të marrë bekimin e tij për ta bërë një gjë të tillë. Kryeministri pati mirësinë të binte dakord dhe më tha të ecja përpara me projektin. Unë nuk i kam kërkuar kryeministrit asgjë ekskluzive apo tokë falas. Ne në ofertën tonë parashikonim se na duhej 45,000 metra katrorë tokë me vlerë 2,2500,00 euro. Oferta që ne i propozuam KESH nuk përfshinte TVSH-në apo ndonjë taksë tjetër për TEC-in 144 mega. Kjo është një praktikë ndërkombëtare që të mos përfshihen taksat sepse ti nuk mund të parashikosh ndryshimin e taksave në të ardhmen.

 

A i keni lexuar komentet e shkruara nga Selami Xhepa, ish-këshilltar i kryeministrit dhe çfarë mund të na thoni për atë që thotë zoti Xhepa?

Me keqardhje dua t’ju them se artikulli i shkruar nga ish-këshilltari kryeministrit Berisha, Selami Xhepa, me titull “Historia ime me biznesmenin Ansar” në gazetën Panorama, është i mbushur me një sërë gjërash. E ndërsa kryeministri pretendon se projekti im u bllokua nga kërkesat e mija ekskluzive, ish-këshilltari i tij, zoti Xhepa, pretendon se “Politika e qeverisë ishte të dekurajonte TEC-et që do të punonin me naftë dhe kjo ishte arsyeja përse projekti u bllokua”. Cili ka të drejtë? Kryeministri apo këshilltari? E refuzoi kryeministri ofertën e projektit për çështje ekskluziviteti apo për çështjen e naftës? Në të tilla kushte nuk kishte arsye përse unë të vazhdoja dhe të dërgohesha në zyrën e vajzës së kryeministrit. Kam një tjetër pyetje. Përse KESH-i nuk e refuzoi ofertën? Zoti Selami Xhepa thotë se unë vij nga një vend ku përmes pagesave korruptive blen gjithçka duke hequr çdo pengesë. Uroj shumë të kisha rënë dakord ndaj kërkesave që mu bënë dhe kështu nuk do të kisha pasur asnjë pengesë. Unë nuk veprova kështu, prandaj edhe projekti nuk gjeti rrugën e zbatimit. Dua t’i them zotit Xhepa se unë nuk e njihja se kush ishte vajza e kryeministrit. Atë ma prezantoi ambasadori Admir Banaj, një njeri i besuar i kryeministrit. Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave, kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje pasi e konsiderova si ryshfet. Projekti im u arkivua jo nga kërkesat ekskluzive, apo çështje të naftës, por sepse nuk pranova kërkesat. Kompanitë e mija operojnë në shumë vende, përfshirë Suedinë ku etika ligjore është më perfektja në botë. Këshilltari kryeministrit, Selami Xhepa, duke iu referuar origjinës time nga Pakistani  thotë se: “me ryshfet unë mund të arrij çdo gjë”. Por zoti Xhepa duhet ta dijë se transparenca dhe ryshfeti trajtohen me shumë seriozitet në Pakistan. Në më pak se një vit Gjykata Supreme e Pakistanit shkarkoi kryeministrin në detyrë për faktin se gënjeu drejtësinë. Ndërsa këtë muaj, kryeministri tjetër në Pakistan u gjet fajtor nga gjykata pas akuzave për korrupsion dhe Gjykata Supreme ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij. Shpresoj që edhe gjykatat shqiptare do të ndjekin Pakistanin si shembull për të luftuar korrupsionin që vjen nga zyrat e nivelit të lartë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

 

Zoti Ansar, e përshkruat kërkesën e zonjës Berisha për tarifën e suksesit prej 3% si ryshfet. Ju zhvilloni biznesin tuaj në disa vende të botës. A jeni vënë ndonjëherë përballë kësaj lloj kërkese nga kompanitë ligjore që keni bashkëpunuar?

Kur ju shkoni në një kompani ligjore, ato ju faturojnë për shërbimet ligjore që ofrojnë. Por kjo kërkesë ishte diçka e re për mua. Nuk e di se për çfarë ishte ky 3 përqindësh. S’kam asnjë ide. Unë bashkëpunoj me zyra ligjore çdo ditë. Vajza ime punon në një prej kompanive më të mëdha ligjore në botë, e quajtur Little Chance. Ajo më tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar diçka të tillë.

 

Pas intervistës tuaj të parë në 15 janar 2013 ka lindur një pyetje: cili është motivimi juaj të flisni tani për një çështje e cila ka ndodhur në vitin 2007?

Gjatë gjithë kësaj kohe kam dashur mos të përfshihem në politikën e brendshme të Shqipërisë pasi nuk kam asnjë interes sot dhe as që kam për të pasur në të ardhmen. Me keqardhje dua t’ju them se nuk kisha zgjidhje tjetër por t’i përgjigjesha artikullit shpifës të zotit Xhepa.

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

26 Pergjigje per INTERVISTA E PLOTE/ Ansar: Argita më kërkoi ryshfet 3 milionë euro. Selami Xhepa po shpif (VIDEO)

  1. Pilo Lala  --  25 Janar, 2013 në 9:28 pm

    Kjo eshte lidhja e forte Berisha-Fazllic-Argita-Beograd.
    E dini ju qe Argita ka pashaporte Serbe?

    Përgjigjjuni

    • Genard  --  26 Janar, 2013 në 10:12 am

      Nuk eshte me u marre me nje biznesmen te paguar nga PS qe te beje llap-llap kunder PD meqe po afrojne zgjedhjet. Shume skenar i lodhur i “mendjendriturve” te PS qe ekzekutohet akoma me shemtuar nga servilet e Top Channel.

      Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  26 Janar, 2013 në 11:13 am

      Hahahaahahaaa, genjen korraku ,genjen…Po ku ka korrak qe thote te verteten??

      Përgjigjjuni

  2. Kritiku  --  25 Janar, 2013 në 9:33 pm

    Para dy vjetesh vetem sepse u shfaq afera 700 mije dollaresh dhe njerezit u ngriten te zemeruar dhe demostruan. Po tani qe vete Kryeministri me gjithe familje qe eshte e vertetuar per korrupsion te thelle, perse nuk ngrihen njerezit? Cfare presin keta qe te ndodhe qe te dalin ne rruge dhe ta marrin zvarre Sali Berishen?
    Popull frikacak, ngrihu dhe zgjidh hallet e tua me arme ne dore.
    Kaq urrejtje qe ka mbledhur ne popull familja e Berishen nuk besoj se do te kete shembull ne tere jeten e shqiptareve.

    Përgjigjjuni

    • Mark  --  25 Janar, 2013 në 10:04 pm

      Jo.Sepse sipas Edi Rames revoltat popullore jane zjarrevenie Shqiperise.

      Përgjigjjuni

  3. Pilo Lala  --  25 Janar, 2013 në 9:38 pm

    Kjo qe ka bere Argita eshte thjesht nje pastrim parash. Fazllici dhe Argita e kane blere token ne Porto-Romano, kerkuan ta shesin, keshtu pastrojne parate, dhe rryshfetet nuk jepen nen dore, por me fature te rregullt nga Biznesmeni Pakistanez.
    Kjo histori per me teper tregon qe Argita, partnere me Fazllicin, kerkon tja hedhe mbas kraheve, ortakut. Ajo do i shese pronen, do ndaje fitimin me Fazllicin, dhe nga mbrapa kraheve do marri edhe 3 Miljon pa dijenine e Fazllicit.
    Keto monstra nuk ngopen me gjak, por mashtrojne edhe babane e vet.

    Përgjigjjuni

  4. Eri  --  25 Janar, 2013 në 9:39 pm

    Eh mor profesor Selamiu, kaq keq t’i ka zene arrat me pinca Saliu sa te biesh ne kete derexhe??
    Po pse mo profesor ku shkoi integriteti yt profesional qe te arrish t’i sherbesh kaq perultazi nje bande hajdutesh?
    Pse e hedh poshte nje kariere te tere petagogjike te ndertuar me mund, per t’i sherbyer nje satrapi te tille si Berisha qe i ka ditet e numeruara?
    Ndjej keqardhje per ty qe lejon veten te trajtohesh ne kete menyre.

    Përgjigjjuni

  5. Arben  --  25 Janar, 2013 në 9:44 pm

    Selamiu i vogel qeka be dreq. Po ik ore spurdhjak se as hije mbi tok s ben ti, 1m i gjat dhe 30 kg peshon. O mijush i vogel po kush po degjon cfar flet ti o truthar prej Bulqize. Pse s flet per Bulqizen vendin tend ti ore spurdho, per minatoret qe vdesin cdi dite, per korrupsionin e qeveris tende hajdute. Sa lir qe shitesh o bythmut.

    Përgjigjjuni

  6. besa  --  25 Janar, 2013 në 9:44 pm

    kjo dihet boterisht se edhe mbese serbe e shartuar me mushke po fare e keqe paskan kene dalt e mos mbifte ma mbi toke vetem ne toke e fazlliçit mbift AJO ASHT SI POSAQI GREKE

    Përgjigjjuni

    • N.VJOSA  --  25 Janar, 2013 në 10:28 pm

      MESO, O SALI BARBARI….

      Fort ja ngjeshe o Ansar,
      Cjapit tone te purthosur,
      Cjapi yne eshte i pa pare
      Rryshfetxhi i persosur!….

      Argita eshte Qeveria
      3 Milion ngritur “dollia”…
      S’mbetet pas Shkerdhen Hajnia
      Kryehajne Mama Dhia…

      Ne skene del dhe Selamija,
      Me ato rrenat e tija
      Genjeu ç’i tha Salia
      Por plasi Rryshfeteria…

      Ju plasi Rryshfeteria,
      Plasi Bomba nga Zafari,
      S’ të eci Sali Barbari,
      Gisht ne B…te fut Ansari!…

      Gisht ne B… Pakistanezi
      Mbaje o Sali Kendezi
      Ne Pakistan nuk te ndezi
      Në dorë tu dogj Biznesi…

      Ta ngjeshi Zafar Ansari
      Ta ngjeshi o Sal Gomari
      Por s’meson kurr Bajraktari
      Ti s’ke nder o Sal Kusari!…

      Të tha “mëso o Zog Gomari”
      Pakistani ka ca Huqe,
      Kryeministrit korruptuar
      Ne dore i vë “B y z y l y q e “….

      Përgjigjjuni

  7. aleksandri i madh  --  25 Janar, 2013 në 9:44 pm

    Ne qofte se e keni lexuar me vemendje intervisten ai thote se ne jemi me keq se Pakistani dhe na fton edhe ne qe te dergojme ne burg Vucidolovicin. Ai ka shume te drejte. Po kujt i thua o pakistanas? ne jemi me keq se Pakistani sepse ne jemi Albanistan ne mes te Europes.

    Përgjigjjuni

  8. ramy  --  25 Janar, 2013 në 10:48 pm

    Keta pakistanezet I njof une, per tre miljon e bejne veten

    Përgjigjjuni

    • Ramy  --  25 Janar, 2013 në 11:04 pm

      Ik ore karaxhozzz, Pakistanezet, Indianet dhe Grekerit vetem gjuha i ndanê, nje pjellê janê

      Përgjigjjuni

  9. tironci  --  25 Janar, 2013 në 11:45 pm

    Ky burri flet per kte histori qe ka ndodh 6 vjet mo pare. Osht muhabet koti!!!!!

    Përgjigjjuni

  10. SKENDER BEU I VJETER  --  25 Janar, 2013 në 11:51 pm

    O PILO PO NUK NA THE GJE O MIK QE ARGJITA KA PASPORTE SERBE,SEPSE TE TILLE PASPORTE KA E GJITHE FAMILJA BILE PER ME TEPER KA DHE VETE BERISHA QE E MBAN TE FSHEHUR DHE DO E PERDORE PO HUMBI ZGJEDHJET .VETEM SERBIA DHE RUSIA MUNDET TI JAPIN STREHIM POLITIK KETIJ KRIMINEL ME GJITHE FAMILJEN,POR MOS HAROJNE SE SHQIPOT DO TA GJEJNE DHE NE VRIME TE MIUT TE FUTET.

    Përgjigjjuni

  11. JC  --  26 Janar, 2013 në 12:18 am

    Shqiperia te marri shembull nga Pakistani! Hapu dhe te futemi!

    Përgjigjjuni

  12. rezi  --  26 Janar, 2013 në 12:55 am

    Para dy javësh gjykata e lartë e Pakistanit ka akuzuar Kryeministrin e vëndit për korrupsion, për kohën kur ky ka punuar si ministër i energjitikës. Dhe është hedhur në gjyq. Pakistanezi ka të drejtë kur thotë se ligji vepron në vëndin prej nga ai ka prejardhjen, se duke qënë rezident në Suedi sigurisht që ai vepron sipas ligjeve suedeze.
    Bën vaki të ndodhë edhe në Shqipëri kjo??? Aq shumë është krimbur drejtësia, sa vështirë se dilet nga bataku ku e futi shtetin Sali Berisha. Merrni rastin e sotëm: si është e mundur të mos paraqiten në gjyq të gjithë (gjyqtar, avokat, prokuror), sepse shteti është organiizatori.

    Përgjigjjuni

  13. Ajet Delaj  --  26 Janar, 2013 në 1:17 am

    CDO GJE KEPUTET PER SE HOLLI E ZOLLUMI PER SE TRASHI

    Ne mungese te institucioneve te shtetit detyrohemi ne te hamendesojme pasi kjo afere duhet sqaruar ne rruge ligjore megjithate do doja te beja ca pyetje publike.
    1- E shte e drejta e Kryeministrit per te pritur investiture serios por Kryeministri duhet te prononcohet publikisht se per ku e ka adresuar z Ansar?
    2- Kush e ka shoqeruar investitorin Suedes ne zyren ligjore te “Zonjes 3 miljon”?
    3- Si e spjegon “Zonjes 3 miljon” perqingjen 1.5% -3% te shumes se investuar si fee for success of investments?
    4- I ka kund ne bote ndonje avokat qe te garanton suksesin e nje procesi cfardo qofte ai dhe per kete kerkon success fee pervec se ne Albanistan ku goca shet firmen e babes Kryeminister e intitucionet e shtetit heshtin.
    5- A ka ndonje institucion i shtetit shqiptar nje pergjigje te protokolluar per oferten e investitorit Suedes?
    6- Kryeministri ka shpallur inisiativen e tije Shqiperia 1 euro. A i eshte afruar investitorit ndonje truall tjeter dhe ku pervec tokes se Fasllicit.
    7- Perse nuk thirret Kryprokurori ne Parlament per te dhene versionin zyrtar te ketij skandali.
    8- Perse opozita nuk kerkon interpelance me Kryeministrin ne Parlament duke kerkuar publikisht dorheqjen e tije.
    9- Perse prokuroria nuk ju jep shansin Z Xhepa, Ruli por edhe te tjerve se bashku me kryeshefen e tyre “Zonjen 3 miljon” qe te deklarojne ne organin e akuzes versionin e tyre por dalin e brockollisin ne media.
    A eshte mbushur kupa e poshtersise se ketij kryeministri se bashku me qeverine e tije dhe deri kure shqiptaret do mbajne ne shpine keto rriqna ?

    Përgjigjjuni

  14. Ganiu  --  26 Janar, 2013 në 3:08 am

    Me ate pergjigjen qe i ka dhene pyetjes se fundit, qe po i pergjigjet shpifjeve te Selami Xhepes, duket qarte qe ky lloj arrixhiu genjen kur thote qe ska asnje interes te perzihet me politiken e brendshme shqipetare. Ky mashtrues ordiner, mbi perceptimet e te cilit ngrihet ter kjo tymnaje e madhe, mohon faktin qe nuk paska pare ndonjehere ne asnje vend qe nje studio avokatie te kerkoje succes fee, nderkohe qe ekzistencen e kesaj te fundit e pranuan edhe deputete te ps edhe pse nuk ishin dakort me vleren e saj. Qe ky ka interes ti rikthehet ketsaj ceshtje nuk e luan topi, sepse nuk besoj se ju hap barku per shqiperine dhe shqiptaret. Ky laparak ose ka mare leke ose i eshte premtuar ndonje gje pas marjes se pushtetit nga ps. Gjithesesi specialistat jane hedhur ne sulm me cdo menyre te mundshme.

    Përgjigjjuni

  15. loku  --  26 Janar, 2013 në 6:55 am

    Sa i zgjuar ky trapi do te vije e te behet bos pa paguar asnje gje ik o koqe andej nga te shkojne se i njohim mire ne tipa si puna juaj.

    Përgjigjjuni

  16. Horri i Bulevardit  --  26 Janar, 2013 në 7:30 am

    E degjova biznesmenin pakistanez dhe aty pashe mesazhin qe ky biznesmen pakistanez, dha per shqiptaret.
    Pakistani e ndeshkoi nje ish kryeminister dhe ka vene nen akuze po nje tjeter kryeminister, qe eshte kandidat potencial per tu burgosur, qe me fjale te tjera, donte te na thooshte ne shqiptareve, se ky kryeminister qe keni ju, duhet te cohet para drejtesise.

    Përgjigjjuni

  17. Genard  --  26 Janar, 2013 në 10:12 am

    Nuk eshte me u marre me nje biznesmen te paguar nga PS qe te beje llap-llap kunder PD meqe po afrojne zgjedhjet. Shume skenar i lodhur i “mendjendriturve” te PS qe ekzekutohet akoma me shemtuar nga servilet e Top Channel…

    Përgjigjjuni

    • N.VJOSA  --  26 Janar, 2013 në 11:30 am

      Genard,
      Psikologjia jote eshte psikologji tipike hajdutesh!
      Per te fshehur krimin!
      Jo ore Geno Sali Hajduti,
      Nuk jane budallej bota qe hajdutet i denojne me gjithe forcen e ligjit!
      Qoft ai Hajdut ordiner, Minister apo Kryeminister!
      Shoqeria operon mbi hajdutet, qe te mbetet e paster!
      Hajdute si Saliu duhet ti denonte vet Partia e tij!
      Dhe jo te perpiqet te mbuloje krimin!
      Se krimi ne mos sot, neser do zbulohet!
      Shikoje Sali Kriminelin si mbrohet!
      Ne nje kohe qe e akuzojnë, kthehet edhe Saliu dhe akuzon!….
      NJELLOJ SIÇ GRINDEN SHITSET E ZARZAVATEVE…
      pse me akuzon ti mua, te akuzoj edhe une tyja….
      Keshtu dhe Argita Kusarja!….
      Bile ajo kalon me tej dhe flet ne emer te Partise Demokratike!….
      Nje e Vertete e pakundershtueshme:
      SA ME PARE TE LARGOHET BACA I KRIMIT NGA PUSHTETI , AQ ME MIRE PER SHQIPERINE, PER PARTINE DEMOKRATIKE, POR EDHE VET PER BACEN E KRIMIT….
      Sepse zullumet po vijne çdo dite duke u
      t r a s h u r !….

      Përgjigjjuni

  18. "Biznesmen"  --  26 Janar, 2013 në 11:16 am

    Biznesmen i zoti por i doli boja dhe ketij Ansarit. Filloi te beje politiken e dites ne Shqiperi. Ky biznesmen ose me mire xhambaz pakistanez duhet te tregoje sa po fiton nga kjo politike qe po ben. Por dhe ato qe e nxisin jane shume driteshkurter; Nuk kuptojne qe kjo reklame jep nje efekt te kundert.

    Përgjigjjuni

  19. I larguari  --  26 Janar, 2013 në 3:32 pm

    Lexojeni ketu: “contingent fee (in the United States) or conditional fee (in England and Wales) is any fee for services provided where the fee is payable only if there is a favourable result” dhe dergojani linkun e me poshtem atik pakistanezit qe nuk e ditka qe kjo egziston.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Contingent_fee

    Argita eshte hajdute por vjedh brenda ligjit, keshtuqe nuk keni se c’fare t’i beni ju o popull frikacak!

    Përgjigjjuni

  20. radikalisti  --  26 Janar, 2013 në 4:43 pm

    Eshte me se e vertete shprehja, “Politika eshte kurve”, por ne rastin konkret Edi Rama me ushtaret e tij(keshtu i konsideron ai disa anetare te PS-se)po ben rolin e kryekurves. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2006,kohe kur PS-ja ishte ne opozite.Normalisht lindin dy pyetje. E para: -A nuk do ishte me e besueshme dhe me e ndershme nga ana e saj qe ky korrupsion kaq i madh te behesh publik dhe te ndeshkohesh ne ate kohe.(hekuri rrihet sa eshte i nxehte thote populli).
    Dhe e dyta:-Perse duhet paraqitur kaq e besuesheme deklarata e ketij biznesmeni Pakistanez. Kush na garanton se ky eshte nje njeri i besueshem. Ky eshte problem i madh qe kemi ne shqiptaret. Ne historikisht deklaratat e te huajve qe bejne ne adresen tone, ne rastin me te mire i kemi besuar verberisht, dhe ne rastin me te keq i kemi kthyer ne citate. Ne rastin konkret opozita shqiptare na servir si me te besueshem pakistanezin se sa ekonomistin tone te nderuar Selami Xhepa. Dhe me e keqja eshte se na u dashka te besojme pakistanezin(i cili mund te jete nje mashtrues klasik dhe i paguar, asnjeri nuk na garanton per kete)kur thote se z.Selami Xhepa shpif. Jo ore ti pakistanez, une dhe shume te tjere si une mendojme se ti shpif. Leri ato intervista nga ekrani, dhe hajde ketu ballafaqohu me personin qe ti akuzon. Kjo eshte politika e deshperuar e Edi Rames(por jo e gjithe socialisteve) shpif-shpif se diçka do mbetet.Meqenese ra fjala, ku shkuan gjithe ato akuza qe hodhi deputeti Taulant Balla ne adrese te Ministrise se Mbrojtjes, per shitjen e “paligjshme” nga Ministri i mbrojtjes z.Arben Imami te disa aseteve te kesaj Ministrie. Akuza ne ere qe gjithsesi mund te infektojne ndonje mendje te lekundur.Ky eshte dhe qellimi i shpifjeve Por kjo eshte njera ane e medaljes, ana tjeter eshte se keto shpifje mund ti kthehen ne vota kundra ne 23 Qershor.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>