Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për nëpunësin civil, opozita braktis seancën: Na grabitët qarkun e Fierit | Gazeta Tema
 

Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për nëpunësin civil, opozita braktis seancën: Na grabitët qarkun e Fierit

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

77173_komisioni ligjeve psKomisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës të gjitha ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil.

Deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja e komisionit me arsyetimin se shqyrtimi i ligjit është në kundërshtim me rregulloren, raporton Ora News.

Opozita në Komisionin e Ligjeve nuk e ka pranuar sërish miratimin e këtij ligji duke e kushtëzuar sërish me qarkun e Fierit.

“Pas tre vitesh në sirtar, ligji nuk ka ardhur në kohën e duhur dhe është shkelur rregullorja. Ne nuk do të jemi pjesë diskutimit për ligjin e nëpunësit civil dhe një ndër shkaqet është edhe qarku i Fierit pasi mazhoranca e ka grabitur këtë qark”, theksoi deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili ka theksuar se ligji për nëpunësin civil nuk ka lidhje me çështjen e qarkut të Fierit, ndërsa ka akuzuar opozitën se është kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Procesi ka qenë transparent dhe e kemi shtyrë, pasi shpresonim që PS do rishqyrtonte qëndrimin por kjo nuk ka ndodhur pasi opozita nuk e do integrimin”, theksoi Rusmali.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

19 Pergjigje per Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për nëpunësin civil, opozita braktis seancën: Na grabitët qarkun e Fierit

  1. zyrtar i vjeter  --  28 Janar, 2013 në 12:09 pm

    O shoku Xhafa, po clidhje ka Fieri me Statusin e Nenpunesit Civil, pse nuk shtrohet problemi i atyre mijera nenpunesve civil te pushuar keto 8 vite ne kundeshtim me ligjin, qe kane fituar gjyqet e nuk kthehen ne pune????

    po faturen finanaciare prej dhjetera milion euro rroga te papaguara, qe nje dite do paguhen, kush do e mbaje??

    keto jane probleme qe lidhem me kete ligj e me perpjekjen e PD-se qe te betonizoje ne admninistrate militantet e vet te tipit Dem Dollapi

    Përgjigjjuni

    • Epirioti II  --  28 Janar, 2013 në 12:57 pm

      Po si more zyrtar i vjeter bashke me Eren ketu me poshte nuk paska lidhje.
      PS po u thote doni ligje tregoni qe ato qe i votojme i zbatoni, dhe fillojeni me Fierin.

      Ky ligji qe ka sjelle Rusmaili, sikurse edhe ligjet e tjera jane vetem nje mekanizem me shume per goditur kundershtarin dhe shperblyer klanet e PD-se.

      PS duhet ta ktheje ne moto, per cdo Ligj qe kerkon qeverie, perpara se ta votoje te coje nje ceshtje ku eshte shkelur ligji me te dyja kembet dhe ta vere kusht zgjidhjen e ceshtjes me miratimin e ligjit.

      Përgjigjjuni

  2. era  --  28 Janar, 2013 në 12:16 pm

    O zoti Xhafa qe ky Rusmajli dhe shefat e tij jane plehra dhe cuba kjo dihet.
    Por mire e ka komentuesi” zyrtar i vjeter”, pse ju mungon rasti i mijra nenpunsve ju per te mos miratuar ligjin ju, por perdorni çeshtjen e Fierit?

    Përgjigjjuni

    • Shiu--Zyrtari i ri  --  28 Janar, 2013 në 12:52 pm

      Akoma nuk keni kuptuar se demokracia eshte zhvillim kur funksionojne dhe respektohet pakica.Ju thoni o “zyrtar i ri” meqenese PD fiton ne zgjedhje 50,0000001 % te votave dhe PS 49,999999999999 % te votave, mund te shkelni me force kartoni dhe te beni akrobacira me ligjin simbas qejfit!!!!??? Opozite don te thote kundershti dhe kompromis,bashkejetese etj etj dhe jo dhunim dhe manipulim sic ben qeveria.Meqenes qenkeni kaq te “iteresuar per ligjet dhe integrimin” perse nuk zhbllokoni qarkun e Fierit dhe te zbatohen vendimet e gjykatave,perse nuk lejohet asnje komision parlamentar,perse kur doni nuk hapni kutite dhe kur doni i hapni,perse nuk lejoni referendume simbas kushtetutes perse…………..Tani na thoni pas 8 vjetesh ne pushtet cilen komision parlamentar lejuat,ne nje kohe kur ishit ne opozite keni ngrejtur simbas qejfit komisionet.Ka shkuar vapa me gushtin o ju pushtues tokash, pronash dhe institucionesh.O ti °ZYRTARI” I RI SHIKOJE NJE HERE VETEN SE MOS TE KANE DERGUAR ME BANIM NE SHISHTA(KASTRA)VEC TE KUKSIT

      Përgjigjjuni

  3. Genti  --  28 Janar, 2013 në 12:30 pm

    Plotesisht dakord me Zyrtarin e vjeter dhe Eren. Opozita duhet te kundershtoje ligjin per shkaqe qe lidhen me kasaphanen qe eshte bere ne administrate dhe refuzimin e qeverise per te zbatuar ligjin dhe vendimet e gjykatave qe lidhen me kete ceshtje.

    Përgjigjjuni

  4. zyrtar i vjeter  --  28 Janar, 2013 në 1:00 pm

    Qarku i Fierit patjeter duhet mbrojtur e eshte ceshtje me rendesi per shtetin e ligjin, sidomos kur vjen puna ke ligji i gjykates se Larte, i cili ndryshohet vetem per te shtuar gjyqtare ushtare te PD-se.

    Moszbatimi i vendimeve te gjykates me qarkun e fierit apo edhe raste te tjera te ngjashme, si dhe dekretimet politike ne gjyqsor mund te ishin argumenta te shendoshe per mos votimin e tre ligjeve, por jo qarku i Fierit i vetem.

    Ndaj shoket Xhafa & Ruci, pervecse te beni tryeza televizive qe jane te mira e te votoni dekretet mbi baza njohjeje, pyesni me te vertete te tjere para se te vendosni, se e majta ka plot njerez te zote, e eshte mekat ti japesh Saliut argumenta ne fusha ku ai eshte totalisht i disavatazhuar!!!!

    Përgjigjjuni

  5. Dem Seit Arben Dollapi  --  28 Janar, 2013 në 1:06 pm

    Or ti zyrtari i vjeter i leshit,
    mos na e rruj at pall malsore, se ca tkemi bac Saliun do kapim krejt shtetin e pronat, biles e cucat tuaja se tonat jane krejt

    Se Is Boletini e Bajram Curri per kete shtet e kto fusha kane luftuar e skan lene kockat gerxhet e malsise, keshtuqi ju nga tirana e poshte, po sidomos tironsit, krejt roje parkingu e punetore lavazhi do ju marrim se kto dy zanate i qani, i fusni e nje dopio e nje dore tavell e kenaqeni

    Përgjigjjuni

  6. Albania1  --  28 Janar, 2013 në 1:15 pm

    Zotrinj qarkun e fierit nuk j’ua mori Sala me force … por ja dhuruat juve te PS !! ;) Problemi i Fieri eshte ketu e 3 vjet para, prese u kujtuat afer zgjedhjeve ? donit ta perdornit ? Perse nuk jeni ngritur i here per Fierin qe eshte viti i 5 ky pa buxhet nga qeveria ;)

    Përgjigjjuni

    • Epirioti II  --  28 Janar, 2013 në 1:31 pm

      Rreni rreni/
      se dhe 4 muaj jeni/
      pastaj do shkoni si qeni/
      t’shurrosni ato qe boni Xeni.

      Po mos e ndot emrin e Shqiperise me nickname tend, se nuk ta ka per borxh atdheu. Problemi i Fierit lindi ne Tetor 2011. PS e coi ne Gjykate, Gjykata mori vendim, vendimi nuk u zbatua nga Qeveria. 2 muaj pas vendimit te Gjykates PS e vuri kusht zbatimin e ligjit dhe letres se Gjykates si kusht per ligje te reja.

      Përgjigjjuni

      • Albania1  --  28 Janar, 2013 në 2:20 pm

        Po flet si “epirioti I” me nickname i ” II ” e apo si banues i qytetit te Fierit ?!! SA PER DIENI UNE PO FLAS SI BANUES I QUTETIT TE FIERIT DHE PUNONJES PRAN ADMINISTRATES SE BASHKIS FIER ;)
        Realiteti nuk eshte ai qe ti lexon neper media online ;)

        Përgjigjjuni

  7. adi N.Y  --  28 Janar, 2013 në 1:44 pm

    zoti paste meshire per ju o kavie komuniste, qe akoma flisni shoku dhe shoqja, do zoti ska ma drite per ju more plehna se na keni roberu dhe largu nga memedheu qe ne 44 pas luftes me ate kryekriminelin Hoxha dhe Shehu, mua Berisha ma dha pasaporten Shqiptare, megjithse linda dhe u rrita ne ShBA, gje qe ju nuk e bete ne 97-2005. keni ngele te njejtat kavie, me pare prindrit tuaj tani ju.

    Përgjigjjuni

  8. Korcari  --  28 Janar, 2013 në 1:49 pm

    PS-PD dy parti fallco si opozitare.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Shqiperia me dy parti qe bejne sikur jane opozitare edhe pasojat e ketij fallciteti u vertetuan ne 22 vite me kaosin qe kane krijuar.

    Po te ishte demokracia e tille edhe Amerika krijonte dy parti fallco opozitare,ndaj kjo metode duhet varosur.

    Shqiperia kerkon vertet dy parti opozitare qe mos perkedhelin njera tjetren,por kur mekatojne mekatit ti bien ne koke e ta zhdukin.

    Përgjigjjuni

  9. Stef Staku  --  28 Janar, 2013 në 2:17 pm

    ANALIZE : Rushmali kur thote se kjo nuk ka lidhje me Fierin eshte njelloj sikur te pranoje faktin.
    Ne e vodhem Fierin por kjo nuk ka lidhje me vjedhjen qe beme!!!
    Hajde merre vesh Parlamentin Shqiptare !!!

    Përgjigjjuni

  10. sadiku  --  28 Janar, 2013 në 2:25 pm

    Do te jete e pafalshme per partine socialiste nese e miraton ligjin per statusin civil,kur dihet se cfare administrate ka sot ne pune, statusi civil te vendoset kur cdo person te jene ne vendin e duhur ne profesionin e tij dhe me profisionalizmin e tij dhe jo te jete militant te jape para te jete lidhje far e fisnore me kuadrot e partise te jeshe seksi, te jesh spijun, te jesh servil, te jesh hajdut,te jesh matrapaz, per te hyre ne punen e shtetit.

    Përgjigjjuni

  11. Lenini  --  28 Janar, 2013 në 2:39 pm

    Po pse ore mor i zi,Rusmaili,thua ta haje koqen e ullirit prep PS dhe te degjoje pordhet e Saliut? U be disa here qe saliu ja ka dredhur e perdredhur PS,por sot duket se kane zene mend.PS,po miratoi ato ligje,do te thote qe Edi Rama ka tradhetuar perseri interesat e socialisteve dhe te gjeje vrime ku te futet.Shume e kane duruar,te majtet.shume deme ju ka sjelle dhe sot edhte e verteta: Ato ligje jo vetem qe nuk e futin ne Europe Shqiperine,por e injorojne ne gjithe rajonin,si vend qe Europa e don ta fusi me zor ne BE.

    Përgjigjjuni

  12. EDI RAMA LARGOHU OR KOKEDERR  --  28 Janar, 2013 në 3:47 pm

    ORE KOKEDERR MIRATIMI I TRE LIGJEVE ESHTE PER TE MIRREN E SHQIPERIS PO E ZEME SE PS DO FITOJ TANI 4 VITE PD TA BLLOKOJ KETE LIGJE OR QELBESIRA KOMUNISTE QESHTJA E VENDIT NUK BEN TE KUSHTEZOHET ME FIERRIN

    Përgjigjjuni

  13. juristi  --  28 Janar, 2013 në 4:51 pm

    Ky Rusmajli, eshte nje liliput çapaçul me delir madheshtie, bythelepires i klasit te pare.

    Përgjigjjuni

  14. raga  --  28 Janar, 2013 në 6:01 pm

    Z.Adi!Keni te drejte per kavjet komuniste.I pari eshte shoku Sali,25 vjet
    sekretar Partie ne mes te Tiranes.Pastaj vijne ky i ligjeve Rusmajli,i ati sekretar i pare i partise ne nje rreth,Genc Ruli i biri i Barjamit,kryetar dege puneve te brendeshme ne nje rreth,Genc Pollo i biri i Stefanaqit qe dhe ne studimet akademike e fillonte ne baze te Vendimeve te Pleniumit X….,Olldashi,nipi i Dashnor Mamaqit antar i K.Q.te Partise,Lulin me te vjerin e dini vete,pertoj te shkruaj por po te vazhdojme me deputetet e P.D-se kavjet skane te sosur,mjafton te kujtoj Rajmonda Bulkun nuse ne shtepine e prok.te pergj.Josif Pashko,pastaj vijne sterspiunet me pseudonimet qe tashme i di gjith populli.

    Përgjigjjuni

  15. Din Kruja  --  28 Janar, 2013 në 7:33 pm

    Jeni shume te sakte “Zyrtari i vjeter”, “Era”,”Genti”. Kreu i PS ben lufte politike vetem per karriget e veta dhe jo per interesat e te gjithe elektoratit te majte. Per keta pseudo-socialiste dhe majtiste pjese e “karrigomanise” eshte edhe ceshtja Fieri. Jane me mijra socialiste te thjeshte te hequr nga administrata shteterore e te hedhur ne rruge pa asnje meshire, me vendime gjyqi te formes se prere te pa zbatuara dhe kreu i PS-se nuk eshte ndjere. Vetem bertasin per Fierin. Pse? Se pjestaret e familjeve e kreut te PS-se nuk i ka larguar njeri nga puna,perkundrazi vazhdojne te punesohen ne vende pune te zgjedhura. Ka nje solidaritet te habitshem midis deputeteve te dy kraheve. Mos u besoni transmetimeve direkte te punimeve te Kuvendit, ku duken sikur shqyhen me njeri tjetrin, pasi neper klube e neper zyra i keni duke u puthur dhe jargavitur, ku bejne pazaret e tyre te pista. Kur Edi Rama ishte kryetar bashkije personat me te privilegjuar me leje ndertimi ishin ata qe e sulmonin me shume te majten si Fevziu, Sander Mafishja, etj, si dhe biznesmenet me fanatike ne krah te PD-se, ose me sakte nga financuesit me potenciale te saj. Per llogari te tyre shkaterroi edhe disa lulishte, parqe publike dhe terrene sportive ne Tirane. Prandaj asnje nuk duhet ti besoje ketij perversi, aventurieri, antishqiptari dhe megallomani i pa kufi. Zgjedhjet e qershorit do te jene si nje ndeshje futbolli e shitur. Pjese e shitjes eshte ligji elektoral qe Rama beri me ushtaret e tij.Po te kishte bere sistemin proporcional kombetar, nuk kishte nevoje te bertiste ne menyre hipokrite si tani lidhur me ndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore. Pjese e shitjes se ndeshjes eshte lenia e portes pa portier. Humbja ne qershor e se majtes do te sjelle nje zhvillim pozitiv, formatimin e krahut pseudosocialist te spektrit politik. Pa tjeter qe te rinj intelektuale me moral te shendoshe dhe atdhedashes do te jene ne gjendje te krijojne nje parti te re me te vertete socialiste dhe me fryme europiane.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>