Nëna e Bleona Matës: Do marr hak ndaj familjes Mata | Gazeta Tema
 

Nëna e Bleona Matës: Do marr hak ndaj familjes Mata

Postuar në: Aktualitet,Kronika |

bleona mata“Zenel Mata le të thotë ç’të dojë. Mua më braktisën dhe po mbron të bijën, që ka gisht në zhdukjen  e Bleonës. Mbi mua hodhën baltë, por një ditë do të marr hak”, ka deklaruar Bukurie Mata nëna e Bleona Matës, vogëlushes që pas pak muajsh mbushen tre vite nga zhdukja e saj.

“Bleonën po e kërkojmë unë dhe familja ime. Prindërit, motra dhe vëllai im, ku unë jetoj, janë të vetmit që më mbështesin në kërkimet e mia. Ish- familja e saj e ka harruar, e ka braktisur. Unë kam vajtur në çdo shkollë, me shpresën se mos e gjej Bleonën. Kam shkuar edhe privatisht jashtë Shqipërisë për të verifikuar çdo informacion që na vjen, qoftë edhe fare të parëndësishëm në dukje. Do ta kërkoj gjithmonë. Sa u përket hetimeve dhe kërkimeve, unë jam interesuar herë pas here po nuk ka asgjë konkrete”.

Nëna e Bleonës hedh akuza të ashpra edhe ndaj Policisë së Kukësit.

“Policia e Kukësit nuk e hetoi zhdukjen e Bleonës. Deri kur dosja kaloi tek Krimet e Rënda, ishte shumë vonë. Bleona ishte zhdukur ndërkohë. Policia nuk insistoi që vajzat që ishin me të (halla dhe kushërirat  e saj) t’u tregonin rrëmbyesin e sime bije, po u mjaftuan me pyetjet formale dhe gënjeshtrat e tyre”, akuzon Bukuria në GSH.

Ajo kërcënon se do të hakmerret ndaj familjes së burrit.

“Nuk është kërcënim. Unë do të hakmerrem ndaj asaj familjeje që mbron rrëmbyesit e Bleonës. Ndaj asaj familje që më përbalti dhe harron Bleonën, që as nuk do t’ia dijë për fatin e një vajze të mitur, që tani mbush plot nëntë vite. Unë jam nënë dhe jetoj me dhimbje zhdukjen e saj. Nuk do të gjej qetësi dhe rehati derisa  Bleona të gjendet. Sot jam me fëmijë të vogël, pasi kam djalin për të rritur, por do të bëj vetëgjyqësi një ditë. Do e shuaj familjen Mata që ka gisht në zhdukjen e Bleonës. Më kanë akuzuar mua? Por a mundet një nënë të zhdukë të bijën e mitur. Nuk e di nëse e beson njeri këtë. Përse do e zhdukja? Unë po e kërkoja gjithandej dhe s’kam për të reshtur kurrë”, deklaron Bukuria.

Ajo jeton me shpresën se do e gjejë të bijën një ditë dhe e ndjen se ajo është gjallë.

11 Pergjigje per Nëna e Bleona Matës: Do marr hak ndaj familjes Mata

  1. G.Rushiti  --  28 Janar, 2013 në 1:59 pm

    Shqiperia s’ka drejtesi.

    Përgjigjjuni

  2. qen chicago  --  28 Janar, 2013 në 3:15 pm

    E ca do vrasesh? Ca maloke si ramy

    Përgjigjjuni

    • xhino  --  28 Janar, 2013 në 4:37 pm

      ramy nuk e ka hak vrasjen Por terheqjen zvare si qen Ajo i takon

      Përgjigjjuni

  3. haku  --  28 Janar, 2013 në 4:25 pm

    Ne rast se ke fakte te forta dhe shteti nuk te mbron, hakmerru. Po mos bej deklarata si familjaret e Gerdecit dhe 21 Janarit. Hakmerru, nese kjo eshte zgjidhja dhe fli e qete.

    Përgjigjjuni

  4. Denisi  --  28 Janar, 2013 në 6:35 pm

    Ne kete vend te mallkuar, vetem hakmarja ka mbetur….Vetegjyqesi = HAKMARRJE…

    Përgjigjjuni

  5. Toni  --  2 Mars, 2013 në 6:39 pm

    On ju 5 vajzat e te pa shpirta moj te poshtura pse e qoni punen déri ne hakmarrje po qelni gojen e tregoni se plaset ni nene te mjer ju mallkoft zoti e ju denoft menoni se ka zote edhe per juve e ju kthen ku ju kop zemra sikur ju ket nene e bote me vujt qe 3 vjet per qiken e vet oh Zote ruaje bleonen e vogel

    Përgjigjjuni

  6. tahire qeriqi  --  3 Prill, 2013 në 11:30 am

    eshte e papershkruar dhembja e nenes ne ket raste askush nuk mund te kuptoj dhembjen e saj pasi nuk e ndjejm, sikur e perjetojm e shifni ne qfar gjendje esht populli shqiptare ne vend se policia te merret me ket pun duhet nena e mjer te dal nga vetevetja dhe te thot se vete do hakmerret hapi syt o populli im se esht turp per ne ket shekull e jemi bere si te ishim para eres se re

    Përgjigjjuni

  7. Benedicte  --  23 Prill, 2013 në 7:09 pm

    Shpresoj se nje dit do gjindet bleona dhe se halla e saj dhe kusheritat e saj do vuajne nga ndergjegja zoti i mallkoft!!

    Përgjigjjuni

  8. Toni  --  1 Maj, 2013 në 11:23 pm

    Turp per shtetin shqiptar, turp per bashkeklmasit emi. Zgjohu o xhaxhi enver e shiko qu bo me shqiperine, edhe femijet po naj shesin, Zot deno ne pafuqine e shtetit kriminel.

    Përgjigjjuni

  9. lypjan  --  14 Tetor, 2014 në 1:22 pm

    qeverija e ka dit krejt po aj qe ka dor ktu esht i fort po se di qka po pret Edi Rama Edi ti me desht e gjen bile edhe per veshi e kap.te lutem kape.

    Përgjigjjuni

  10. Valbona  --  25 Nëntor, 2014 në 6:58 pm

    Shpresoj bleona te gjendet .dhe te vehen para pergjesis vajzat criminele vali nga londra

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>