Kristiano Ronaldo mendon se Real Madrid duhet të bëjë një ndeshje të madhe në Kupën e Mbretit përballë Barcelonës dhe nuk duhet të trajtojë mungesat e rëndësishme si një justifikim për këtë sfidë.
“Ajo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar. Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të vështira në botë, ndaj do të jetë një natë e madhe. Luajmë në shtëpi ndaj kemi shanse të mëdha për të bërë një rezultat të mirë. Do të na mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm për skuadrën, lojtarë thelbësorë, por ky nuk është justifikim, duhet të luajmë mirë pasi e dimë se Barcelona është një skuadër fantastike. Shpresoj që të jetë një natë e madhe për ne dhe presim me padurim që të luajmë këtë ndeshje të madhe”, ishin fjalët e futbollistit portugez në faqen e internetit të klubit.
Më pas, Ronaldo ka folur edhe për faktin se ka arritur të shënojë për herë të 19-të tre apo më shumë gola në një ndeshje me fanellën e Real Madrid, një arritje e jashtëzakonshme por këtë lojtar që ka pak vite me këtë ekip.
“Ky është një rezultat i mirë, jam shumë i lumtur për të, por objektivi im është të vazhdoj të bëj këtë gjë dhe të jap më të mirën për klubin. Dua të kaloj rekordin tim, të jem më i mirë se një vit më parë”, ishin fjalët e futbollistit.
O KAPOSH pa BISHT . Mos bej gabimin e radhes ,se edhe po fitove duhet t’a dish se COPA DEL REY ,PERVEC STATISTIKAVE NUK KA VLERE . VLERE ne radhe te pare ka LA -LIGA ,pataj CHAMPIONS LEAGUE ,o BANDILL.
Nata e madhe do të jetë për mua. Ti fli me ëndrat e tua. Po shënone ti 4 herë unë do të shënoj 5 herë, gjithmonë një më shumë se ty.
Messi ka mesuar shqipen!nuk je treguar pak me teper modest,se c’duhet me opinionin tend ne shqip o Mesi?nuk besoj se luan futboll me qellimin e vetem per te bere me teper gola se rivali yt!Se statistikat ne perballjen e dy skuadrave tregon se Ronaldo nuk del pa gol nga fusha e lojes,e njejta gje nuk ka ndodhur me ty Messi…
Dear England! You are from England, perhaps your name shows your origin, so I am answering you in English. You know that my dressmaker is an Albanian man, so he liked and told me to write in Albanian. He wrote my comment in Albanian. Of course, my purpose is to play a beautiful football, which I have in general realised, not to face up with CR7. I think you are wrong saying that CR7 scores in every game, so you as a football fan of CR7 are the same….. Anyway,the Great Night will be mine, and I told if he will score 4, I shall score 5, always 1 more than CR7.
My best regards to you. Please transmit also my comment to CR7.