INTERVISTA/ Marku: Berisha e ushqen konformizmin sepse është autoritar, i forte, personazh acid…

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

markuDeputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, flet për Ilva Tare në “Tonight”

 

Keni pasur probleme nga deklaratat tuaja kritike ndaj PD?

Janë pjesë e ideve dhe qëndrimeve të mia. I kam thënë se i mendoj si të tilla. Një maxhorance në 8 vjet qeverisje krijojnë disa probleme dhe duhet të reflektojë.

Deklaratat janë të nxjerra nga konteksti.

 

E konsideroni etike gjuhën e politikës shqiptare dhe në PD?

Në përgjithësi komunikimi në Shqipëri është i ashpër, agresiv, merret më shumë me individin sesa me alternativat. Është komunikim agresiv dhe jo efikas. Mendoj që në momentin që kemi një komunikim jo adekuat, krijohen modele jo të mira komunikimi dhe çojnë në një shoqëri më agresive. Nëpërmjet ligjërimit vende të ndryshme kanë shkuar në luftë, si Jugosllavia e Milosheviçit.

 

Ka qenë e qëllimshme ashpërsia e ligjërimit agresiv?

Mendoj që e ka problemin tek tradita kulturore dhe politike. Ne nuk jemi shoqëri me një kulture të madhe komunikimi por në kulturën tonë nuk ka ekzistuar fyerja. Fjala vlerësohej shumë dhe kishte pasoja. Mendohej shumë para se të lëshohej fjala. Mendoj se do kemi një fushatë të ashpër dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë të re. Forcat do të përballen midis tyre me mjetet tradicionale.

 

Ne mund të kishim bërë më shumë si media?

Mendoj që media është në të njëjtën kurth komunikimi. Të mos kesh etikë në komunikim do të thotë që të mos jesh i përgjegjshëm. I shoh mediat dhe shoh që ka një lloj mbivendosje të mediave me politikën. Duhet të kenë një distancë që ta mbajë median larg politikës. Media nuk duhet të imitojë politikën si tani. Media është përgjegjëse për të konkretizuar përgjegjësitë e sistemit demokratik. Media bën individualizimin e përgjegjësisë dhe i orienton qytetarëve përgjegjësitë. Nuk ka përgjegjësi kolektive ashtu si unë që nuk jam përgjegjës për çdo gjë që bën maxhoranca. Çdo gjë sipas peshës specifike.

 

Kush është politikani që ligjëron më ashpër?

Mendoj që në përgjithësi janë të gjithë. Është e vështirë ta thuash.

 

Kishit menduar në vitin 1990 që do ishit student dhe më pas politikan si ish i përndjekur?

Nuk kam pasur ambicie të tillë. Ambicia ime ka qene letërsia edhe pse i kam pasur gjithmonë mundësitë për tu aktivizuar politikisht. Letërsia ka qene ambicia ime. Kam qenë i lidhur me politikën për shkak të profesionit por prapë kam mbajtur rolin e analistit. Rastësisht jam takuar me politikën. Kryetarja e kuvendit më ka thënë që kishin menduar që unë të kandidoja për deputet dhe pasi e mendova mora vendimin dhe nuk jam penduar për këtë.

 

Çfarë do të thotë karrierë e shpejtë brenda PD?

Do të thotë të konformosh shpejt. Rruga më e shpejtë është konformizmi, të mos jesh kritik, të mos kesh ndjeshmëri dhe kjo të bën të papërgjegjshëm. Mund të mos jesh kritik por nuk mund të mos reagosh. Kur nuk reagon je njëlloj fajtor.

 

Thoni që KOP-i ka dështuar por ata janë në qeveri dhe në PD?

Ajo ka qenë intervistë e folur dhe ndoshta nuk e kam saktësuar mirë. KOP ka qenë një ide brilante në politikën shqiptare sepse krijoi një mundësi për të hyrë në politikë disa kategori të shoqërisë civile të shkolluar në perëndim. Realizimi i përfshirjes së KOP në PD nuk ka pasur rezultatin që pritej. Nuk janë një vlerë e brendshme e PD. Një pjesë e mirë e tyre janë konformuar në PD. PD është parti e fortë por është një parti që nuk ndryshon shumë nga parti të tjera. I uniformizon të gjithë në parti dhe nëse unë  jam njëlloj si përfaqësi me Berishën atëherë unë jam 0 në përfaqësi. Trupi i KOP në këtë pikë nuk ka funksionuar mirë. Pjesa më e madhe janë përshtatur me modelin mbizotërues në PD. Një 30-35 vjeçar që vjen në politikë nuk ka pse të ketë frikë se mund të rrezikojë.

 

E ndjeni se po rrezikoni?

Varet se çfarë kupton njeriu me rrezik.

 

Lista për 23 qershorin?

Për mua është më e rëndësishme të kesh personalitet sesa të jesh në listë. Mendoj se ka edhe njerëz të tjerë në PD si unë. Nuk e shoh si rrezik pasjen e personalitetit në parti.

 

A ka rrymë Topalli dhe Basha në PD dhe a ka probleme PD?

Nuk ka rrymë në PD, as Topalli as Basha sepse të ketë një rrymë atëherë ato duhet të artikulohen. Nuk shoh që ka rryma të tilla pasi nuk ka opinione të shfaqura.

 

Nuk ka apo nuk i kanë shfaqur?

Nuk shoh të ketë grupe në PD. Unë do kisha dëshirë të kishte grupe në partitë shqiptare. Të kishte fraksione. Politika është bipolarizuar dhe mendoj që kjo mund të korrigjohet duke demokratizuar partitë. Rrymat janë jetëdhënëse në një parti. Në PS ka gati 8 vjet që nuk shihen më reagime. Me Nanon grupet lulëzonin. Nga pikëpamja e jetës demokratike të partisë, Nano ka qenë një model. Zhurmat që dëgjojmë tani në parti janë zhurmat e fundit e atyre që po mbyten në atë parti. Edhe PS po shkon drejt “uni-t”. As PD nuk është ndryshe por ne e kishim këtë model kurse PS po vjen drejt modelit tonë.

 

Dukeni sikur i keni ulur pak tonet?

Unë ato që kam dashur i kam thënë. Marrëdhënia ime me PD është e tillë. Njeriu duhet të ketë një harmoni të asaj çfarë thotë dhe asaj çfarë bën. Unë e kam njohur politikën shqiptare dhe e dija që kjo ishte politika. Ideja ime ka qenë se pse mos të provoja, nuk ka rëndësi se çfarë është politika, ka rëndësi çfarë bën. Është më mirë të provosh.

 

Funksionon demokracia e brendshme në PD dhe pse ka mungesë debati?

Mendoj se nuk ka demokraci të brendshme në PD. Nuk ka realisht debat. Mendoj që PD ka qenë një parti më me shumë debat dhe ka ardhur duke e pakësuar demokracinë e brendshme

 

Arsyet se pse i dini?

E para se ngatërrohet disiplina politike me konformizmin. Të jesh i aktivizuar me një force politike konsiderohet që duhet të pranosh gjithçka pa asnjë lloj rezistence. Unë do isha më i gatshëm të mbroja disa ide në momentin që diskutohen. Do isha kënaqur sikur një formacion politik të respektonte pakicën. Idetë e shumicës nuk janë gjithmonë më të mirat. Unë them që ky është problemi, disiplina keqkuptohet. E dyta lidhet me karrierën. Demokracia e brendshme e dëmton karrierën. Brenda PD dhe nuk ka sistem konkurrencial të brendshëm.

 

Një vit më parë këtu ka qenë Gazmend Oketa dhe deklaronte këto probleme të grupit parlamentar. U tha se ju ishit dakord me z.Oketa. Mendoni se mbledhjet e PD janë si të Byrosë Politike?

Mendoj që ka konformizëm. Unë jap opinione edhe kur media nuk është e pranishme në mbledhje. Unë flisja çdo mbledhje pa diskutim  por në këto mbledhje ka një problem në organizim sepse ka një tribunë dhe ka një sallë dhe kjo e bën jo komode komunikimin. Është e vërtetë që ka deputet që ka frikë të flasë, por ky është problem i sistemit ashtu si individit. Unë nuk do them asnjëherë që nuk fola se kam frikë në një sistem demokratik. Pse duhet të ndodhë kjo? Njerëzit nuk e kanë privuar veten nga liria për tu shprehur. Humbja e dashurisë e liderit nuk është arsye për të pasur frikë.

 

Mendojnë shumë si ju në PD?

Po të mendonin do flisnin kështu si unë. Ka edhe deputetë që flasin në PD, janë shprehur dhe nuk mendoj se s’ka asnjë, Unë jam më i dukshëm, por ka pasur të tjerë që janë shprehur.

 

Mos është dhe media bashkëfajtore në këtë mungesë zërash të brendshëm në parti?

Absolutisht po. Kjo që po bej unë mund të duket si trimëri kurse mua më duket e zakonshme. Është keq kur një sjellje e zakonshme quhet trimëri. Unë jam i qetë se mendoj që po bëj diçka krejt normale. Një njeri që flet në një sistem demokratik dhe që ka kualifikimin për të folur nuk ka kuptim që të konsiderohet vlerë kur flet. Ka një lloj demonizimi të formacioneve politike

 

E dini që ka kolegë tuaj që nuk shkojnë në ekrane nga frika?

E di që nuk shkojnë se mendojnë ndryshe dhe është kritik. Përkundrazi, unë mendoj ndryshe dhe mendoj se është më efikase të shkosh te ato media që mendojnë ndryshe.

 

Qëndrimi i mbajtur ndaj heqjes së mandatit të Fidel Yllit?

Sot e dëgjova tamam nga gazetarët çështjen dhe më vjen keq dhe nuk gëzohem sepse nuk e kam konceptin e kundërshtarit dhe armikut. Për aq sa ja njoh vetes të drejtën që jam pjesë të PD aq ja njoh të drejtë kujtdo që të jetë pjesë e kujtdo partie. Kam thënë që më vjen keq, po të jetë vendim politik do ta votoj dhe uroj që kolegu Ylli të mos dalë i pa gjykuar nga gjykata kushtetuese.

 

Mund të jetë edhe një sulm që ka të bëjë me ekuilibrat politikë në qarkun e Beratit?

Ai futet në fushatë edhe po të mos e ketë mandatin e deputetit kështu që nuk e shoh të tillë.

 

Keni deklaruar në një analizë tuajën, një platformë. Çfarë ndodhi me atë?

S’mund të kisha thënë platformë me formimin politik që kam sepse një individ nuk mund të paraqesë një platformë. Saktësisht kam thënë një korpus idesh për rithemelimin e PD. Është një ide politike që e bëjnë shpesh partitë evropiane. Do të thotë që një parti e konsumon veten dhe bën një akt rithemelimi, rishpik vetveten duke ruajtur disa elementë të tipit simbolik ndërkohë duke ndryshuar shumë gjëra dhe duke u paraqitur ndryshe ndaj elektoratit. Ka qenë një keqkuptim nga ana e medias. Nga ajo periudhë unë kam bërë këtë punë

 

Po brenda strukturave të PD?

Që të paraqesësh këto ide, duhet t’i kërkojë dikush. Kur nuk ka interes do të thotë që m’i lini këtu dhe do t’i shikoj më vonë. Unë i kam bërë publikisht. Po të m’i kërkoj dikush unë i kam menjëherë.

 

Çfarë përmban libri i ideve?

Një pjesë e analizave që kanë dalë në media.

 

Kur jepni këto analiza, ju kontakton ndonjë i partisë për t’i debatuar?

Jo, asnjë.

 

Çfarë marrëdhënie personale keni me z. Berisha?

Të njëjtën marrëdhënie prej kohësh. Marrëdhënie korrekte. E njoh prej kohësh. Nuk jam tip që dua të krijoj afrimitet me të tjerët. Mbaj një lloj distance që as mos t’i dëmtoj dhe as të mos më dëmtojnë.

 

Kur ka ndonjë kritikë nga ana juaj, nuk ka asnjë kontakt nga z.Berisha?

Jo, jo për këto gjëra. Kontakte normale si përherë.

 

Cilat janë pakënaqësitë tuaja aktuale ndaj PD?

Ideja ime ka qenë që një qeverisje i krijon disa probleme dhe mendoj që është shumë e dobishme për një parti ti artikulojë problemet dhe të krijojë besim se do ti zgjidhë këto probleme. Nuk ka arsye që të ngurtësohemi tek disa figura që kanë probleme dhe vazhdojnë të kenë fuqi në PD. Korrupsioni është pjesë e sistemit të drejtësisë por edhe pjesë e sistemit të qeverisjes. Po të duash të largosh një njeri të korruptuar e gjen formën se si, nuk pret nga sistemi gjyqësor.

 

Ju jeni kritikë, por a gjykoni se PD është rrudhur në ato 7-8 emra që janë në qeverisje apo kaq ka PD të aftë?

Problemi nuk janë ata 7-8 emrat. Problemi është se ata janë konsumuar dhe nuk kanë çfarë japin. Një njeri që konsumohet për 8 vjet nuk ka domethënie politike. Mendoj se mund të rigjenerohet qeveria edhe pse tani nuk ka kohë as kuptim.

 

Keni thënë se Berisha nuk është i korruptuar por ushqen konformizmin, i qëndroni këtij mendimi?

Berisha e ushqen konformizmin sepse është autoritar, i forte, personazh acid në kuptimin që i rrafshon personalitetet që ka përreth ose i bën t’i binden, por nuk mendoj që është i korruptuar për shkak të natyrës që ka dhe se kështu e besoj unë. Nuk besoj se ai e do pushtetit për t’u korruptuar.

 

Megjithatë akuzat për korrupsion kanë qenë aktive. Ju duket se ka një konflikt interesi kur ka një klauzolë 3 milionë euro për një firmë që e ka babai në dorë?

Që një investitor, të investojë në Shqipëri nuk ka nevojë të ketë miq sepse jemi ne që kërkojmë investitorë. Është paradoksale nga pikëpamja logjike. Me sa di unë ai personazhi që ka akuzuar është paraqitur për të investuar për një parku energjetik në Durrës dhe ne jemi të interesuar për të.

 

Por a ka konflikt interesi?

Ne korruptohemi në qoftë se investitorët e huaj mezi arrijnë të depërtojnë në territorin shqiptar për të investuar dhe nuk mendoj se është kështu se ne jemi në kërkim të tyre. Në gjithë këtë çështje askush nuk ka shkuar në gjykatë dhe kjo nuk ka sens.

 

Në 2005 PD tundi prangat për të korruptuarit, nuk e ka më në slogan. Çfarë e pengon për ta bërë këtë dhe kishte shanse ta fitonte betejën me korrupsionin?

Korrupsionin nuk mund ta luftosh jashtë sistemit dhe nëqoftëse thua që do ta luftoj atëherë duhet të rithemelosh gjithë sistemin. Unë mund të them se administrata nuk ka vepruar siç duhet me korrupsionin.

 

PD po feston 22 vjetorin e krijimit të degëve. Keni parë ndonjë tezë për ndryshim dhe se si do paraqitet PD në zgjedhje?

Ideja ime është që ne duhet të ndryshonim shumë që ti paraqisnim elektoratit një fytyrë tjetër dhe kjo nuk ka ndodhur. PD so luftojë për të maksimizuar elektoratin që ka dhe nuk mendoj se ka ndryshuar.

 

Çfarë problemi kishte ne mbledhjen e PD në Lezhe?

Nuk ka pasur asnjë problem aty.

 

Ish nënkryetari i PD në Lezhë thotë se i keni bërë ju emërimet aty?

Unë nuk jam shumë aktiv. Kur ke një pakënaqësi, nuk kontrollon as veten, as mendimin, as fjalët. Janë zgjedhur 4 kandidatura nga kryesia dhe unë nuk jam anëtar kryesie. Ish nënkryetari i PD ka pasur pakënaqësi për mënyrën sesi janë zgjedhur kandidatët atje. Unë i thashë se pse nuk e ngrite çështjen në mbledhjen e kryesisë e PD. Dhe ka mundësi që kjo pakënaqësi të jetë një inat personal.

 

Listat, ka një raport nga mbledhja se Berisha ka thënë se listat do t’i zgjedh vetë. E vërtetë është kjo?

Në fakt listat i ka zgjedhur përherë vetë. Kur sistemi ka qenë mazhoritar zgjedhja e listave ka qenë me e kujdesshme sepse duhej zgjedhur kandidati i duhur por Berisha gjithmonë listat i ka bërë vetë.

 

Grupi i ngushtë ndikon tek lista?

Pak.

 

Dihen kandidatët që do jenë në Lezhë?

Nuk dihen.

 

Ju do të jeni në listë për zgjedhjet e ardhshme?

Përderisa jam angazhuar, jam angazhuar seriozisht. Nuk e kam jetike dhe nuk e kam të kushtëzuar qëndrimin tim. Nëse PD do më kandidojë do të marr pjesë.

 

Do ketë një KOP në 2013?

Nuk mendoj që do ketë. Mendoj që do ketë figura të reja se mendoj që një pjesë të figurave janë konsumuar. Nëse roli i politikanëve vazhdon të jetë ky atëherë të rinjtë janë thjesht ca figurantë dhe nuk kanë asnjë lloj vlere.

 

Si ju duket slogani i PD?

Slogani duhet të ketë një ide të re, nuk e ka këtë ide. Duhet të jetë një gjithëpërfshirës. Mesazhi për ndryshimin është në rregull.

 

Mund të flisni ende për ndryshim pas 8 viteve?

Gjithmonë flitet për ndryshimin.

 

Privatizimet?

Albpetrol mendoj që është zgjidhje jo e duhur. Unë jam kundër sektorit shtetëror. Vendet më të privatizuara funksionojnë më mirë. Privatizimi është ide e mirë, por realizimi duhet bërë kujdes të mos spekulohet.

 

Zoti Topi, e mendoni si rrezik për PD?

Jo, nuk mendoj se FRD është rrezik për humbjen. Mendoj se rreziku është vetë PD. Nuk besoj se do të përfaqësohet në parlament.

 

Keni thënë se duhet bërë kujdes për koalicionet parazgjedhore. Mendoni se ka qenë e ndershme marrëveshja me LSI?

Marrëveshja me LSI është e padrejtë për shkak të ideologjive, por nuk përbëjnë një problem partitë në koalicion, por përbën problem mënyra si funksionojnë këto koalicione.

Më mirë ti humbësh zgjedhjet sesa të bashkëpunosh jashtë një logjike politike.

 

Mund të fitojë PD një mandate të tretë?

Nëse paraqitet më seriozisht se ky mandat mendoj se do të fitojë.

 

Zgjedhjet, a do jenë të lira?

Mendoj që do të duhen 10 vjet që të shkohet drejt zgjedhjeve e rregullta pasi kemi një sistem që është i parregullt në shumicën e tij dhe kësaj nuk i shpëtojnë as zgjedhjet. Mendoj që nuk do të ketë manipulim të strukturuar të zgjedhjeve.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

20 Pergjigje per INTERVISTA/ Marku: Berisha e ushqen konformizmin sepse është autoritar, i forte, personazh acid…

  1. ibrahim  --  30 Janar, 2013 në 9:19 pm

    Markun e kish lidh me kunje fidel ylli,i shkreti tregoi vet u be Burr qe eshte i paguare nga Krimi dhe mbron fidel kriminelin.

    Përgjigjjuni

    • fl  --  31 Janar, 2013 në 12:24 am

      derr shpellari, yshh ore kafshe mali

      Përgjigjjuni

      • shkodrani  --  31 Janar, 2013 në 12:08 pm

        Ky trimi tani 4 muaj para se ti mbaroje mandati e gjeti te behej “trim”…. pse nuk i paska shprehur idete sot e 4 vite.

        Ky eshte nje lolo i malokut birish qe gjoja ne kemi dhe i lejojme idete ndryshe.

        Ik or palaco – paske personalitet ti

        Përgjigjjuni

    • Daut Skela, Vlorë  --  31 Janar, 2013 në 1:25 am

      Ky nuk eshte Mark marku nga oroshi i Mirdites!
      Ky eshte nje kondensat gazrash acide, nga zorra e trashe e Berishes.
      Pëëërrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr Pëëërrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr, Marku dv
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html

      Përgjigjjuni

  2. Dyrrahu  --  30 Janar, 2013 në 9:23 pm

    Që do të bjerë qeveria shqiptare nuk ka dyshim.
    Për ta rrëzuar qeverinë Berisha II janë dy mënyra:
    1. Përmes protestave të pandalshme, qofshin ato edhe të përgjakëshme.
    2. Përmes zgjedhjeve të organizuara mirë nga opozita, për t’i fituar dhe për t’i ruajtur votat.
    Për të gjitha keqpërdorimet, për të gjitha vjedhjet dhe për kapjen e shtetit, anë e kand dhe fund e krye, nga Berisha dhe familja e tij duhet të punohet me popullin dhe faktorin ndërkombëtar.
    Opozitës një këshillë:
    Vraponi pandalur në maratonën parazgjedhore, fushatën zgjedhore dhe punën e palodhëshme për t’i mbledhur të gjitha faktet e keqpërdorimeve të familjes Berisha dhe vagonave tjerë në qeveri.
    Të punohet edhe për ta sensibilizuar dhe bindur faktorin ndërkombëtar me fakta duke i bindur se këta njerëz duhet të dënohen për të gjitha shkeljet që i kanë bërë Ligjit, Kushtetutes dhe bugjetit të shtetit.

    Përgjigjjuni

  3. interpoli  --  30 Janar, 2013 në 9:27 pm

    Ku ishe? Asgjekundi. Cfare the?asgje! Me fjale te tjera: as te q…. as te leshon!

    Përgjigjjuni

  4. zekthi  --  30 Janar, 2013 në 9:29 pm

    Z. Marku ! Ju njiheni edhe ne opinionin publik si njeri racional, i ekuilibruar e i ndershen ( te pakten kjo pershtypje eshte krijuar per ata qe ju njohin nepermjet medias dhe opinioneve qe shfaqni ) . Por qe te hash buke me Berishen duhet te jeshe karikatore dopjo e kallashit , te bashkuara me leter natriban si ne 1997 , si ato qe i mbanin ne brez trimat e asaj kohe. Ti nuk e ben dot kete pune dhe berisha nuk te ka per qejf.
    Me per qejf ai ka tipat si Henri Çilin , qe me sa duket do zere vend ne listat per deputet. Me sa thone ai eshte edhe sponsori per oret e pageses se Gites si ” pedagoge “. Qofsha i gabuar. Sidoqofte Ti do te mbetesh nje njeri i nderuar dhe i qete ne ndergjegjen tende se ke bere nje detyre qytetare.

    Përgjigjjuni

  5. Lleshi  --  30 Janar, 2013 në 9:30 pm

    Markut i eshte mbushur mendja se eshte njeri me mend. Ne njeren ane thoshte se ” e larguam njerin nga puna se kishte thashetheme”, ne anen tjeter pretendon te nderoje shtet ligjor.
    Ik ore Mark e ha nje groshe kallmeti:)

    Përgjigjjuni

  6. Dean  --  30 Janar, 2013 në 9:38 pm

    Prap ky maloku??????????

    Përgjigjjuni

  7. Marka jozefin gopi  --  30 Janar, 2013 në 10:11 pm

    Eh ku ka degjeneru ai popell i mjer u bu bu-jaaaaaaaaaa.
    Kto politkan ose ti flasim me mir ne emer kta gomare veshgjat,
    duhet mi hyp ne autobuze e cu ne furrnaltat e elbisanait ,per skrap.
    Vetem keshtu shpeton Shqiperia . Asnji shans tjeter ska per ate popull.

    Përgjigjjuni

  8. VERONIKA  --  30 Janar, 2013 në 10:15 pm

    Arrita deri aty,ku e pyeste pèr listèn,dhe ky pèrgjigjet:qè do tè ketè personalitet dhe jo tè jetè nè listè.
    Tani,Marku,unè e hapa ktè intervistè,thjesht pèr I.Taren-kuriozitet ndaj pyetjeve,pra juve nuk ju lexoj asnjèher,por dje lexova pèrsèri titullin ku ju nuk donit t’ia jepnit,por do ja jepnit..diçka e tillè votèn kundèr F.Yllit…tani e dimè tè gjithè qè politika èshtè Kurvè–kèshtu qè ti i bie tè jesh Ppppppersonalitet sigurisht.
    Ik mor qyqar,dil nè pension,se ty dhe zoti ta ka bèrè fytyrèn si pikèpyetje,ka qenè nè mèdyshje ta bèj apo jo dhe ke dalè ashtu ,mè keq nuk bèhet.Po ik,mor kusur i bukès,ngele pèrditè nè gazetè,duke dhènè mend.duket sa mend kini–ja shiko vendin ku e katandisèt!PLEHRA!!

    Përgjigjjuni

  9. lea  --  30 Janar, 2013 në 10:15 pm

    malok i pabese, acid

    Përgjigjjuni

  10. ERA  --  30 Janar, 2013 në 10:23 pm

    as mish as peshk , as acid as helm .malok pis. vlla i malokut t’ madh

    Përgjigjjuni

  11. tam  --  30 Janar, 2013 në 10:38 pm

    Berisha “…është autoritar, i forte, personazh acid..” Jo, ai eshte klinisht psikopat dhe imbecil qe i shkone pershat shume shqiptareve tarallak.

    Përgjigjjuni

    • tefta  --  31 Janar, 2013 në 3:20 am

      ky acidi i saliut ju djegte ju te gjiacid qe ka djegur gjithe shqitheve qe jeni pa karakter dhe taban se thoni “DHE ME HA DHE ME DJEG”

      Përgjigjjuni

  12. fiku  --  31 Janar, 2013 në 12:51 am

    @dyrrahun

    Pse perdor nje nickname durrsaku kur je per vete Tepelena ose Laberia. Ne durrsaket nuk jemi per revolucione dhe perleshje o lab i qelbur.

    Përgjigjjuni

    • vlora 1  --  31 Janar, 2013 në 10:08 am

      O fiku po pse e prish gojen mor i uruar…une femrat durrsake i kam qejf sepse jane si kotele te bindura.
      Per revolucionin bejme muhabet ndonje dit tjeter Fik.Respekte

      Përgjigjjuni

  13. Anna  --  31 Janar, 2013 në 5:48 am

    Waw

    Përgjigjjuni

  14. saliheqenefi  --  31 Janar, 2013 në 10:02 am

    as dy milion shqiptare ti mbledhesh nuk jane ,sa gazra ka ne stomaqet e tyre ,po behen 100 e ca vjet dhe nuk eshte qe eshte mundesia per nje shoqeri normale dhe gjitheperfshirese paska qene e drejte shprehja; e kemi djallin ne bark .

    Përgjigjjuni

  15. banija01  --  31 Janar, 2013 në 10:06 am

    fiku…

    Ju durrsaket si do ta largoni Saliun me te urte e te bete.

    Do ti thoni: Sali ,hajt tani ik se shume ndenje ne ate karie ,me gjithe te keqiat qe i bere Shqiperise.
    Xhan te kemi po tani duhet te largohesh.

    Ta kapim nga dora dhe ta drejtojme nga dera e zyres duke e ledhatuar.

    JO , JO o fik !

    Ne nga jugu themi : Derri do plumb !
    Dhe thenia e te madhit Rexhep Qosja : Pyka vetem me pyke del.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>