Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, beson se paraqitja e jashtëzakonshme e Lionel Mesit është rezultat i ekipit, që po punon si një trup i vetëm.
Argjentinasi ka thyer rekordin e Gerd Mylerit për golat e shënuar brenda një viti kalendarik, duke shënuar 90 gola vitin e shkuar, pesë më shumë seç kishte shënuar Myler në vitin 1972.
Mirëpo Iniesta insiston se kjo ka qenë e mundur vetëm pwr shkakutw angazhimit kolektiv.
“Mendoj se një ekip i madh bëhet kur çdo person luan me potencialin e tij të plotë. Barça është më e mirë me Leon në të dhe Leo luan më mirë me Barçën. Futbolli nuk është sport individual, është sport ekipor. Unë luaj më mirë kur Leo është në fushë dhe ai është lojtar më i mirë kur luan përkrah nesh dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Fakti që ne po ndihemi se kemi për të kryer një rol, po i bën gjërat më të lehta për ne”, ka thënë Iniesta për “FIFA.com”.
Në janar Mesi fitoi për herë të katërt me radhë “Topin e Artë” të FIFA-s, por ai kishte deklaruar më herët se Iniesta duhej ta fitonte kwtw çmim. Ky i fundit thotë se çmimi i është dhënë lojtarit të duhur.
“Është shumë mirë që Leo thotë ashtu, veçanërisht pasi është bashkëlojtar imi, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë dhe që luan përkrah meje. Është shumë mirë që këto fjalë vijnë nga ai. Edhe pse ne të dy ishim konkurrentë për këtë çmim, nuk e kam konsideruar atë si rival për asnjë moment. Kam qenë i lumtur që Leo e ka fituar për herë të katërt ‘Topin e Artw'”, ka thënë Iniesta.
Barcelona aktualisht kryeson në La Liga me 59 pikë, nëntë më tepër se Atletiko Madrid, që zë vendin e dytë. Mesi këtë edicion në La Liga ka shënuar 34 gola në 22 ndeshje, ndërsa është plot 13 gola para Kristiano Ronaldos të Real Madridit, që zë vendin e dytë.
Barcelona ka arritur maksimumin e nje futbolli teknik dhe total, ku te gjithe lojtaret ne fushe, jane si nje fole bletesh, qe bejne punen e tyre me perpikmeri.