TemA TV/ Hapet Akademia Politike e PS-së, Rama: Zgjedhjet e 23 qershorit, moment kyç për vendin (VIDEO) | Gazeta Tema
 

TemA TV/ Hapet Akademia Politike e PS-së, Rama: Zgjedhjet e 23 qershorit, moment kyç për vendin (VIDEO)

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika,Tema TV |

rama

Akademia Politike e Partisë Socialiste vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë të rinjve, të interesuar për ta ndjekur atë. Në vitit të saj të tretë, në Akademi do të marrin pjesë 400 studentë nga rreth 1000 të rinj që kishin aplikuar në fazën e parë të përzgjedhjes. Një ceremoni e veçantë është organizuar me këtë rast nga Partia Socialiste, në të cilën merrnin pjesë edhe kryetari i PS, Edi Rama, Drejtori i Fondacionit “Fridrich Ebert” për Shqipërinë, Frank Hantke, si dhe kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.

Në nisje të takimit, të rinjtë e Akademisë politike janë përshëndetur nga Frank Hantke, Drejtori i Fondacionit “Fridrich Ebert” për zyrat e Tiranës. Ky fondacion financon për të tretin vit radhazi Akademinë politike të PS. Pas zotit Hantke, fjalën e ka marrë  kretari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, i cili ka theksuar se është suprizues numri në rritje i të rinjve që duan të jenë studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Programi i Akademisë për këtë vit përmban 7 module dhe të rinjtë kanë një program të ngjeshur në leksione.

Duke marrë fjalën në këtë ceremoni Edi Rama i ka ftuar studentët e kësaj Akademie të bëhen jo thjesht pjesë e fushatës së kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit, por zëdhënës të programit për një Rilindje Shqiptare. Kryetari Rama ka theksuar se për PS është e rëndësishme që të luftohet përditë kundër mitit urban të ngritur enkas për t’i dekurajuar shqiptarët, se që të gjithë janë njësoj dhe asgjë nuk mund të ndryshojë në këtë vend: “Ju jeni shumë të rëndësishëm për ne, për të luftuar përditë kundër një miti urban të ngritur enkas për t’i dekurajuar shqiptarët. Mitin, që të gjithë janë njësoj dhe asgjë nuk mund të ndryshojë, kështu ka qenë kështu është dhe kështu do jetë, se politika është një gjë e ulët dhe të gjithë politikanët janë të përzier në një batak, ku ruajna Zot nëse prekesh apo e prek. Kjo është e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një shoqërie. E keqja më e madhe është t’i dorëzohet një miti të tillë, sepse kapitullon përpara varfërisë së aspiratave.”

Kreu i PS ka theksuar se Shqipëria është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm dhe se zgjedhjet e 23 qershorit kanë një peshë të veçantë për të ardhmen e vendit: “Por është e rëndësishme që së bashku të bëjmë gjënë e duhur deri në 23 qershor ku ky popull do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Një vendim që nuk do të afektojë vetëm 4 vitet e ardhshme, por një dekadë. Shqipëria është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm. Ekonomia e Shqipërisë është në një gjendje shumë të rëndë. Ju e përjetoni në familjet tuaja. Shteti e përjeton në pamundësinë për të mbledhur të ardhura dhe për të shpenzuar për qytetarët dhe për shërbimet që duhet të ofrojë. Shoqëria vetë është në një gjendje shumë të vështirë. Shifrat e kriminalitetit janë shumë të larta. Ato rriten vazhdimisht. Ndërkohë hapësirat për punësim, hapësirat për vetëpunësim nëpërmjet një sipërmarrjeje, hapësirat për karrierë në kuptimin e mirë të fjalës, përmes meritës në rrugën e lirisë së konkurrencës janë të gjitha të zëna. Dhe të gjitha këto janë arsye që deri në 23 qershor edhe nëpërmjet kësaj rruge të Akademisë Politike, secili nga ju të bëjë diçka më shumë se zakonisht. Të bëjë diçka më shumë se zakonisht, duke përdorur pikërisht politikën, mundësinë që të jepet që bashkë me të tjerë të përçosh rreth e rrotull zërin e një ndryshimi që vetë ti e ke të nevojshëm.”

Për kryetarin e PS fitorja në zgjedhjet e qershorit është e padiskutueshme, por ajo duhet të konsiderohet vetëm si fillimi i një rruge për ringritjen e vendit: “Ne duhet të fitojmë së bashku. Në 23 qershor duhet të fitojë secili nga ju. Duhet të ndjehet fitimtar secili nga ju. Duhet të festojë fitoren secili nga ju, jo thjesht si kontributor në një fushatë, por si kontributor në rrugën e një Rilindje Shqiptare, e cila vetëm sa fillon ditën kur mbaron fushata, vetëm sa nis ditën kur përfundon numërimi i votave, vetëm sa hapet përpara nesh si një horizont sfidash dhe mundësish ditën kur mbyllet gjithë ky proces”.

43 Pergjigje per TemA TV/ Hapet Akademia Politike e PS-së, Rama: Zgjedhjet e 23 qershorit, moment kyç për vendin (VIDEO)

  1. Latif Dreqi  --  5 Shkurt, 2013 në 2:55 pm

    Ca jane keto shakara keshtu?!Akademi politike?A thua PS eshte laburistja Anglise..hiqni more dore nga keto idiotizma.Valle bota po pret nga shqiperia te shpike ndonej Karl Marx tjeter..Shkoni ore punoni, parazite, si shushunja pas pushtetit..na e peshtirosni me keto gomarlliqe.

    Përgjigjjuni

    • SERVILI  --  5 Shkurt, 2013 në 4:11 pm

      Dhe tallja e bythes nga PIKTORI i deshtuar vazhdon. Njerezit marrin buke me liste ndersa ky i thote po hap aka(r)demi politike. Hapni syte te gjithe ju qe i shkoni pas ketij deficenti politik, sepse ky qellimisht shmang vemendjen nga ceshtjet kryesore (njesoj si Saliu) dhe merret me kinezerira. Jua kam thene dhe do jua them, misioni i tij eshte te lere PS ne opozite. Kush ka sy te shikoje, kush ka veshe te degjoje

      Përgjigjjuni

      • o kokrra idiotit  --  5 Shkurt, 2013 në 4:45 pm

        Po sali berisha more miope e do injorancen ndaj na ka lene ketu ku jemi. Varferia zhduket me arsim te mire. Nje shoqeri e shendoshe nuk shtypet sic ben saliu me neve..

        Do beje dhe 3 muaj dmth

        Përgjigjjuni

      • nisa  --  5 Shkurt, 2013 në 5:21 pm

        ore Rame te ka zene meraku me te drejte por kudo degjon indinjate e thuhet nga cdokush qe do e mbrojme voten te gjithe se bashku ndaj, qetesohu, sje vetem. Ke nje popull qe po katandiset ne mjerim e qe kete here do e heqi te keqen nga pragu

        Përgjigjjuni

        • gggggg  --  5 Shkurt, 2013 në 5:33 pm

          Ore zgjedhjet ajne zgjidhja e fundit per nje popull qe eshte marre peng. Rama eshte shpetimi i vetem e fale zotit eshet premtues si njeri dhe parti.

          Përgjigjjuni

      • sara  --  5 Shkurt, 2013 në 5:39 pm

        Bravo ed rama bravo.. saliu ka filluar numerimin mbrapsht.

        Përgjigjjuni

    • flogert  --  5 Shkurt, 2013 në 4:41 pm

      Isha vete pjese e AP sensioni i pare dhe po ju them qe eshte nje risi kryeveper. Ju qe flisni e sdini cflisni normalisht qe jeni ca zagare te saliut qe ju ka kalbur neper karrige e i lepihi tere diten. Risia tek ne eshte PS per cdo te ri e kete se them si militant pasi sjam i tille, e them si i ri qe do arsim

      Përgjigjjuni

      • epoke e re  --  5 Shkurt, 2013 në 4:56 pm

        Fatin e babait enver do kesh o shoku SALI rrumpalla. Ne ju deshtem ju por ju na copetuat neve ndaj, kujto 1991 dhe mendo se si do shembesh me dt 23 qershor. eshte populli qe vuan e jo goja jote qe spushon se vrari

        Përgjigjjuni

        • vizioni  --  5 Shkurt, 2013 në 5:01 pm

          me 23 qershor, do kete nje referendum ku hajdutet sdo kene nga te fusin duart e servilet vend ku te fshihen. Kaq per kedo qe mendon se populli eshte dele

          Përgjigjjuni

    • tigri  --  5 Shkurt, 2013 në 4:42 pm

      te vjen ndot tek lexon safot e servilat e vertete qe per 5 pare spec shesin nderin. o te marre, pasi te iki saliu me xhepat plot ju cfare do beni? ju veglat e tij nga do mbani

      Përgjigjjuni

      • syte ne balle  --  5 Shkurt, 2013 në 4:59 pm

        Ore ku e shihni te miren te saliu qe te bindem dhe une e te vi me ju.?
        Lek o
        pune 0
        meritokraci 0
        shprese 0 gjithcka 000000000000000000000000000000

        Përgjigjjuni

    • mali  --  5 Shkurt, 2013 në 5:53 pm

      Nje nga te shumtat risi te Partise Socialiste.Kontribuesit e rinj per informimin mbi te majten Evropiane e Shqiptare dhe ndihmesit e rinj per permbysjen e kesaj qeverie!
      Le te jete 23 qershori dita ne te cilen pushteti diktatorial te marre fund njehere e mire!Te ecim perpara me vendosmeri dhe te leme pas te shkuaren si nje e keqe e harruar!

      Përgjigjjuni

    • sh.mali  --  5 Shkurt, 2013 në 5:56 pm

      Ky eshte nje nga hapat qe po ndiqet nga
      Partia Socialiste dhe vete kreu i saj
      z.Edi Rama me qellim rrezimin e PD nga pushteti!

      Përgjigjjuni

    • gjyshja.g  --  5 Shkurt, 2013 në 5:59 pm

      Rilindje rilindje rilindje!Ide te reja energjike per te dale nga kjo situate e nderë që ka kapluar vendin.

      Përgjigjjuni

    • mali  --  5 Shkurt, 2013 në 6:40 pm

      Pune shume pune,votim masiv me 23 qershor,te mbrojme voten tone,arsyeja:sepse vetem keshtu mund ti japim fund njehere e mire Sali kremafjozit!

      Përgjigjjuni

    • sh.mali  --  5 Shkurt, 2013 në 6:50 pm

      Po gjakun po na e pi saliu o Latif Dreqi.Ai e ka qejf popullin te painformuar e injorant.Kjo qe po ben Ps eshte nje program qe e kane zbatuar vende te tjera qe jane pjese e BE me kohe madje vazhdojne e e praktikojne edhe sot.Ky eshte nje projekt jo vetem i Shqiperise por nje projekt i te majtes Evropiae,financohet jo vetem nga ps por edhe te tjere.Pra te tjeret financojne per ne ne menyre qe ne te krijojme kulturen e vizionin e nje Evropiani.Ndersa ky sali hajduti na i merr çka kemi e na le ne mjerim ne injorance!

      Përgjigjjuni

    • ceni  --  5 Shkurt, 2013 në 8:08 pm

      Tamam traplliqe jane .
      Lerini kto brockulla e terma Impozant mer debola ,o njerez siperfaqsor ,
      lucku lukcu ,e shikoni te mesoni te ragoni tamam si i takon nji opozite te vertet . Ju jeni aq larg detyres per te cilen ky popull ju voton juve ju beson juve ,keni surrat akoma te harxhoni kohen tuaj me te tilla idiotesira .
      Pse ky “term” ju pengoj juve te benit ate qe duhej si opozite ?
      C’karin politikan keni ju ,apo ka ne ate vend ? Nji mut jeni te gjithe dallkaute ,gallatxhij idiote parlamenti .Apo tani po formoni Akademine e llapaqenerise ,se per politik jeni qindra vjet larg .
      Nuk kuptoj kush e keshillon kte Ramen per te tilla karagjoslliqe ,ngelet duke u ber qeshark para botes .Idiotizmi eshte ngjites Z.Rama pra kujdes dhe ju te PS-se .Kujtoni se po impresiononi kte popull me te tilla karagjoslliqe Akademikesh ,apo ju pelqen te fryheni si kaponj deti boooo e pabesushme cdnodh ne ate vend.Ky popull kerkon nga ju te beni opozitee jo bla bla bla me ngjyra.

      Përgjigjjuni

    • PARAK  --  6 Shkurt, 2013 në 8:39 am

      Leksioni numur 1 i cdo Akademie Politike ne nje shoqeri te lire demokratike eshte ky:

      – Pushteti i takon popullit.

      – Populli e ushtron pushtetin nepermjet te zgedhurve te
      te tij ne menyre demokratike, ndermjet kandidaturave te
      te ardhura ne zgjedhje nepermjet kokurences se lire dhe
      te ndershme,bazuar ne kontributin dhe meritat personale.

      Edi Rama, hiq dore nga e drejta, qe ke uzurpuar, per te formuluar listat e kandidateve per deputet, si nje praktike qe eliminon konkurencen e ndershme brenda nje partie, qe mbyt demokracine brenda saj dhe qe eshte baza e klientelizmit, burimi i tehuajzimit te frymes se lirise dhe militantizmit si dhe shkaku i braktisjes se idealit dhe interesave te popullit dhe te kombit ne rastin me te pare qe u jepet, per ti shkembyer ato per interesa meskine dhe perfitime personale apo te grupit.

      Nese nuk e beni kete, Zoti Rama, te jeni te sigurte qe ne Akademine Tuaj Politike, do te diplomoni vetem nje tufe arrivistesh, nje turme servilesh dhe nje bande hajdutesh me kollaro qe vetem do lepijne doren e kujtdo qe do tu ofroje ca pushtet ne forme postesh, ca favore ne trajta koncensionesh dhe licensash monopoliste, ca prona apo ca CASH ne forma tenderash te manipuluara.

      Ne kete rast, Akademia jote Politike do ti ngjaje, sic ngjajne dy pika uji, KOP-it te Berishes, qe ne fakt degjeneroi ne GOP-in e shoqerise civile shqiptare, ne ate GOP ku sot ngjyejne penen e tyre te qelbur ata, “intelektualet” e pjerdhur, per te firmosur peticione kunder teje.

      Zoti Rama, delegoja te drejten e zgjedhjes se kandidateve per deputete konkurences se ndershme brenda partise.

      Jepu njerzve qe e meritojne hapsiren per te konkuruar, per te luftuar dhe per te mbajtur pergjegjesi per frontin e tyre

      Nese nuk e ben kete, sepse nuk do apo sepse nuk di ta besh, hiqu menjane sepse kete rradhe humbja jote personale do te jete shume e madhe dhe ate nuk do ta justifikoje dot, cfardo lloj vjedhje votash te kete realizuar, si zakonisht, Berisha.

      Nese nuk e ben kete, tani per zgjedhjet e 2013-es, do pesosh nje zhgenjim fatal, edhe pse je zgjedhur Zv.President i Internacionales Socialiste, edhe pse ke ne krah fondacionin e nderuar “Fridrich Ebert” ne promovimin e Akademise Politike, edhe pse shume opozitare, brenda dhe jashte partise tende akoma te duartrokasin, nga naiviteti apo nga uniteti apo nga qe nuk shikojne zgjedhje tjeter imediate.

      Dhe, te jesh i bindur Z.Rama, ky eshte kontributi i vetem qe te ka mbetur per ti bere te majtes shqiptare, per te qeruar nga skena e politikes se vendit, esadistin e sotem Berisha.

      Me kete akt, do jesh po aq i nderuar ne histori, sa c’eshte Avni Rustemi qe i qeroi Shqiperise nga rruga e historise se saj, Esat Toptanin famekeq.

      Kete akt, Z.Rama, ja ke borxh te majtes shqiptare e cila, per fat te keq, fare naivisht, kujtoi se te jesh nje administrator i mire i nje qyteti, qofte ai edhe nje kryeqytet, eshte nje garanci se mund te besh dhe liderin progresist te tranzicionit.

      Dhe me kete ender, te besoi lidershipin e saj.

      Kjo qe nje humbje, jo vetem per te majten, por per gjithe Shqiperine.

      Përgjigjjuni

  2. safeti  --  5 Shkurt, 2013 në 3:00 pm

    plehr hajdut ste votojn shqiptaret

    Përgjigjjuni

    • Ben Chicago  --  5 Shkurt, 2013 në 3:08 pm

      Karagjozet komuniste,pasardhesit e Stalinit,Enverit,Dushanit,e socializmit primitiv qe i kthehu shqiptaret ne cavie,kane hapur Akademi ku studiojne veprat e parardhesve te tyre injorant!!!!

      Përgjigjjuni

      • Vlora  --  5 Shkurt, 2013 në 4:12 pm

        o beno po qetesohu o bur u dheut,,,,,qetesoje pak edhe safetin se keni mundesi te hani edhe nja 3-4 muaj.

        pastaj ne te semes do te shkoni, te supa e bajramit do perfundoni..

        Përgjigjjuni

        • moj ermire budalaqja  --  5 Shkurt, 2013 në 4:48 pm

          Moj ermira a je k..e a ben vete ti moj shoqe. Po si mundet nje opozite te gjej vende puno moj? votoje pra o njeri qe te gjesh pune e jo ti lepihesh saliut o shtaze

          Përgjigjjuni

          • vrulli i ri  --  5 Shkurt, 2013 në 4:52 pm

            apapapapapa sa i tmerron salihanet ky rama me eeeeeeeeeeej.. Kaq frike e keni? keni te drejte pasi kete vit nje popull e ka nga pas vetem edi rama dhe ju keni vetem nje gje: deshtim e denim per gjithcka na rropet

            Përgjigjjuni

      • turpi shihet  --  5 Shkurt, 2013 në 4:50 pm

        ore aq kafshe jeni qe shani dhe dike qe nxit nxenie?
        saliu qe vret eshte burre me i mire?
        turp te keni o bashkkombesit e mi

        Përgjigjjuni

    • safo lepin berishen, beni i mban pishen  --  5 Shkurt, 2013 në 4:57 pm

      O njerez te verbuar, o injorante, o servile, o tranguj njerez, po do vetevriteni pas saliut more

      Përgjigjjuni

  3. Korcari  --  5 Shkurt, 2013 në 3:07 pm

    TRASPARENCA.
    1- Ne c’date hapet akademia politike e PS?
    2- C’do Parti do kete akademine e saj politike?
    3- Unifikimi i puneve te politikes kerkon nje dhe vetem nje akademi,kjo eshte sa e thjeshte aq edhe e rendesishme.
    4- Akademia e Politikes se Shqiperise s’eshte nje pune ajde te mbjellim ca peme,ajo kerkon shume seriozitet,akademiste te huaj dhe shqiptare per te hartuar projektin, me tej te miratohet me tej te filloje zbatimi.
    5- C’do kete qellim akademia e PS-ste apo e PD-ke? qe te kene pushtet te perjetshem vetem keta lloj shqiposh?
    6-Shume e nxituar fjalia:Hapet akademia e PS-ste.

    Përgjigjjuni

    • fl  --  5 Shkurt, 2013 në 4:47 pm

      Po kot per tu englendisur eshte. Po se mblidhen dhe flasin, parimisht nuk eshte ndonje gje e keqe. Megjithate meriton 0 Like si lajm :)

      Përgjigjjuni

  4. ermira  --  5 Shkurt, 2013 në 3:08 pm

    po leri mor ti e te gjith ju keto Akademi Politike.ik ore gjeni pune per keta njerez qe i moret ne qafe ,qe shpikni modele per modele.tiu kishit dhene pronen dhe tiu respektonit vlerat cdo profesioni,kaq dhe do kishit vlere .Parti tendersh jeni te dy e gjith palet.

    Përgjigjjuni

  5. laraska  --  5 Shkurt, 2013 në 3:37 pm

    Dil more tako popullin se je shkeputur nga terreni fare. EU po te dergon nje Eulex ne miniature, plera Zogu po kerkon prona qe i ka zene gjyshi vet ilegalisht dhe akoma ska kthyer arin, varfieria po varferi, e shume e shume, e ti flet per akademi? Vazhdo tallu me kete popull o Edi Rama. Paske qene njeriu me i pameshirshemi pas Berishes ne kete vend. Te paska zgjedhur fiks Fatos Nano per kete pune. Paska gjetur personin ideal qe do ja conte planin Nano-Berisha deri ne fund. Berisha nuk iken pa djegur kete vend. Eshte gjendje o ne o ai……ndersa ti na flet per akademi………..bravo

    Përgjigjjuni

  6. Altini USA  --  5 Shkurt, 2013 në 3:46 pm

    Kur jep ment dhe Ben Chicago Shurra,kur nuk ka as per te lidhur ushkurin e brekeve.

    Përgjigjjuni

    • Ben Chicago  --  5 Shkurt, 2013 në 4:34 pm

      Altin USA,Plak komunist ,jo “ment”,por shkruhet “mend”,or analfabet i kuq.Ti kujton se po erdhe ne USA me bashkim familjar,behesh automatikisht i zgjuar.Jo ashtu do ngelesh:I kuq dhe injorant.

      Përgjigjjuni

  7. Sali serbi  --  5 Shkurt, 2013 në 3:58 pm

    Zoti Rama
    Kyç ishin edhe zgjedhjet e pushtetit vendor, kyç kane qene edhe zgjedhjet e tjera por me sa duket ti nuk je kyçi per ti çblokuar ato.Me retorika dhe slogane publicistike nuk perbyset nje pushtet banditesh dhe spiunesh. Duhet aksion politik para zgjedhor qe ta rezoj banden nga pushteti para se te vije dita e zgjedhjeve. Kete nevoje ti nuk e kuptove ndonjehere ose edhe kur ta bene te qarte ti nuk e çove deri ne fund.

    Përgjigjjuni

  8. lini  --  5 Shkurt, 2013 në 4:39 pm

    nje shkoll e vertet per te pregatitur politikan te ardhshem dhe jo per tmbledh injorat e kriminela per tqeverhsur nje popull e ti shporri intelektualet nga vendi qe u takon pasi do qe te vjedh dhe askush mos ta bezdis

    Përgjigjjuni

  9. eri  --  5 Shkurt, 2013 në 5:01 pm

    cfar krimbash bythe qe jeni mor salista,yyy fece e jashqitje qe flisni per punsim e arsim ku e futet zotin tuaj sali berisha ne historin e klases se4 ku beni propagand dhe ne klasat e para luani me naivitetin e femijeve,po as plera nuk jeni,ju qe jeni nje diktatur nazisto-fashiste e kulluar ne veprime dhe i mbuloni me programe te kopjuara.turp tju vij.

    Përgjigjjuni

  10. ben tirona  --  5 Shkurt, 2013 në 5:37 pm

    NJe gje eshte e qarte.EDI RAMA nuk ka vetem nje ambicie per tu bere kryeminister,Kjo eshte sfide e madhe per kete qe kerkon te marre drejtimin e nje vendi qe prej 65 viteve udhehiqet nga handikape si enver hoxha dhe kadavra si SALI QENI,NJE VEND QE ESHTE GATI TE BIE NE HUMNERE.SHQIPERIA ME SALEN…………..RREZIK VDEKJE

    Përgjigjjuni

    • Aida  --  5 Shkurt, 2013 në 6:12 pm

      ky popull po i pa nxene ngeli,akademia politike cdo vit ka nxjerre te rinj shume te pergatitur dhe eshte nje iniciative shme e mire nga ana e PS dhe Edi Rames qe punojne me mendojn per ne rinine.

      Përgjigjjuni

  11. edi  --  5 Shkurt, 2013 në 6:26 pm

    Kjo eshte shkolla e partise qe u mbyll ne 91 po tani e ka emrin akademi.

    Përgjigjjuni

  12. endriiii  --  5 Shkurt, 2013 në 6:29 pm

    ore kta te ps, jane vertet shum ndryshe ne krahasim me pd.. bejne shum aktivitete promovuese.ndersa te pd duhet te jesh ose lepires b…. i saliut ose shok klase me shkelzenin edhe argiten qe te promovohesh… tamam parti politike europiane kjo ps. bravo, ne 23 qershor un per ju do votoj, se bashku me gjith miqte edhe familjen time

    Përgjigjjuni

  13. Din Kruja  --  5 Shkurt, 2013 në 7:08 pm

    Cu be fondacioni “Qemal Stafa”. O Rama te ka ngelur mangut Akademia “Lenin-Stalin”.
    Edhe ne 2005 kur i shitet zgjedhjet dhe ne 2009 kane qene kyc. Rama si trajnes i ekipit te PS-se vetem ben retorika pa vlere, ndersa Sala te ben gola. Me dore apo me kembe, te drejten arbitrat, si ata vendas dhe ata te huaj, ja japin atij, ndersa ti vetem qan dhe ankohesh mbasi humbet ndeshjet. Ti e di o Edvin se Sala i dha fjalen Fyles se nuk do te beje asnje gol me dore si Maradona dhe z. Fyle u kenaq shume. Po mbajte shpresen te hapja e kutijave, ta dish se do te besh ne opozite edhe nje kater vitesh kokerr me kokerr.
    Edhe ne rast se nuk e shet ndeshjen vete, ato qe ke rreth e rrotull kane per ta shitur. Jane plot qe duan te te zene vendin, ku te paret jane Arbenet.
    Edhe ne zgjedhjet e 2009 ti ishe kryetar partie the se ti vodhen votat sepse te blene komisionerit. Edhe kete vit po ti jep kryetar partie dhe thua qe i ke marre masat. Duhej te shpjegosh cfare nuk bere mire ne 2009 per te cilen ti duhej te kishe dhene hesap para elektoratit te majte. Po keshtu duhet te shpjegosh konkretisht se cfare masash ke marre qe ky elekrat te te besoje. Deri tani nga korriku i vitit te kaluar kur i bete ato palo amendime ligjit zgjedhor dhe ne vazhdim ti dhe ekipi yt keni bere vetem marrezira. Lidhur me ndarjen e mandateve fajtor i vetem je vetem ti. Fakti qe vazhdon te ndjekesh fushaten me po ato persona qe jane bashkefajtoret e humbjeve te tjera elektorale, flet per ata qe ti edhe kete rradhe do te deshtosh

    Përgjigjjuni

  14. Tani nga Londra  --  5 Shkurt, 2013 në 9:44 pm

    e trishtueshme. me vjen keq per ‘ta

    Përgjigjjuni

  15. Meleku  --  5 Shkurt, 2013 në 10:39 pm

    PS do te kerkoje nga qeveria rikthimin e pronesise se shkolles se partise Vladimir Iliç Hoxha-Shehu-Kapo, ne Tirane.
    Nexhmija i ka tapite, bashke me profesor Servetin. Flitet se drejtor i kesaj shkolle do te behet Namik Dokle, meqe ai nuk do te jete me kandidat per deputet.
    Shkolla do te marre emrin Nikos Bellojanis.

    Përgjigjjuni

  16. art usa  --  6 Shkurt, 2013 në 2:59 am

    Urime Zoti Rama . eshte nje vleresim nga te gjithe.Per mua eshte dhe kanaqesi personale

    Përgjigjjuni

  17. Aliu nga Selenic  --  6 Shkurt, 2013 në 10:20 pm

    Lexova ket shkrim dhe gjithashu lexova edhe disa komentues te cilet nuk kan haber se perse duhet Akademia.
    Akadenia e PS eshte nje nder arritjet me te medha te kesaje force politike. Te themi te verteten Partia Socialiste eshte nje nder forcat me progresiste e vendit tone. Ajo ka nje brume te madhe politik dhe ideologjik. Nje komentues thoshte.A mos eshte Akademia e nje Partise Laburiste.? Per vemndin ton edhe PS-ja eshte sa Partia Laburiste. Ne redhe te pare kjo akademi i meson te rijte se si duhet te zberthehet apo te behet nje program politik. Filozofia eshte nje tem qe duhet ta kete sejcili, ta dije sejcili me qellim qe ti pergjigjes realiteti.Po si munde ti pergjigjet realitetin nje njeri qe nuk e din se c`eshte ase partia e vet qe e don ose e simpatizon.?
    Eshte e vetmja forc politike qe punon per nje ndricim te te jetes politike dhe shoqerore te vendit. Prandaj stonojn partite e tjera ato nuk kan bagazh politik, ato nuk dijne te flasin, nuk dijen te orjentojne dhe ase te drejtojne mungesa e nje ndriqim,i filozofik ka ber qe vecanrishta Partia dEMOKRATIKE TE KETE NJE KONGLOMERAT NJERZESH TE PA DITUR TE CILEN VETEN E TYRE TE CENURIT PARTIAK E BARAZOJNE VETEM ME MILITANTIZEM DHE ASPAK ME NJOHURI ASE PER TE PAKTE PER KULTUREN E TYRE. nJE NDRICIM I TILL I MUNGON EDHE LIDERVE TE KETYRE FORCAVE POLITIKE.
    pARTIA sOPCIAL e shqiperis me ket program shkollimi te te rijve te saje pa tjeter qe do te arrije rezultate edhe me te medha ne fushen e politikes, te ekonomise ne fushen shoqerore dhe ne te gjitha aspektet e jetes.
    Nuk duhet te ndalet vrulli i te rijve te perfshire ne kete akademi.
    Ky eshte nje cels i politikes shqiptar te kesaje force politike, daj dhe dallimi politik dhe ideologji moral dhe shoqeror i socialisteve dallohet dukshem nga te gjitha forcat e tjra politike jo vetem ne teori pore edhe ne terrenin praktik.
    Sulksase Akademis Socialiste.
    Ato forca politik qe nuk e kan mundesin per te shkolluar antaret e tyre te pakten te mos tregojne idiotizem duke u munduar te perbuzin nje institucion teper ndriques.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>