TemA TV/ Spahiu me familjet e vjetra tiranase: Kryeqyteti, si Palermo e mafies së viteve ‘70 (VIDEO)

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika,Tema TV |

nikuAleanca Kuq e Zi zhvilloi një takim me dhjetëra familje autoktone tiranase në mbrojtje të vlerave, traditës, historisë, kulturës dhe trashëgimisë së kryeqytetit. Në takim u demonstruan një seri faktesh dhe provash me vlerë historike për qytetin e Tiranës. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ishte i shoqëruar nga familjet më të vjetra Kazazi, Vorpsi, Hyka, Stërmasi, Balla, të cilët ndanë së bashku shqetësimet dhe problematikat e qytetit të Tiranës.

Në fjalën e tij, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, shpalosi një analizë të thellë mbi zhvillimet në Tiranë dhe vizionin e Aleancës Kuq e Zi për kryeqytetin.

“Kjo nuk është më Tirona as e viteve ‘40, as ‘80 dhe as e shekullit të ri. As në kohën e Qazim Mulletit dhe as në kohën e Enverit Tirona jonë nuk ka qenë kurrë më e pasigurt dhe më e rrënuar.

Kur po kthehesha një ditë me disa miq amerikan, të cilët po vinin për herë të parë në Shqipëri, avioni po ulej mbi kryeqytet dhe njëri prej tyre më pyeti mos vallë po ulemi në Bosnjë dhe ka ende bombardime lufte? Jo, i thashë, Jemi duke ulur në Tiranë dhe ne nuk kemi qenë në luftë. Amerikanëve u ngjau kryeqyteti nga lart si i bombarduar nga lufta. Kjo është Tirona dhe Tirana e PD dhe PS, të cilëve u mjaftuan 23 vite për të na e shkatërruar si kurrë më parë.

As në kohën e Duçes dhe Hitlerit Shqipëria nuk njohu një masakër urbane të tillë. Sot ende pjesa më e urbanizuar dhe me arkitekturë civile mbetet bulevardi “Dëshmorët e kombit”, që u ndërtua nga pushtuesit, sepse Tirona e jonë do njihte disa nga pushtuesit më të egër dhe më të rrezikshëm, sic ishin demokratët dhe socialistët. 23 vite do i mjaftonin Sali Berishës dhe Sali Kelmendit, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që ta shndërronin kryeqytetin e Shqipërisë në “Kabulin” e Europës.

Sot pasiguria për jetën dhe pronën ka thyer çdo rekord botëror dhe historik në kryeqytet. Në Tironë jetohet mirë vetëm nëse vendos të jetosh sa më larg saj. Tirona, qyteti ku u linda dhe u rrita 43 vite, është zona më mikpritëse e gjithë Shqipërisë, por tironsit e vjetër ndjehen të neglizhuar dhe përbuzur nga të gjitha regjimet.

Sot edhe Fani i vogël ka bypass dhe unazë, ndërsa Tirona jo. Në Tironë të gjithë duhet të dalin pa çanta, ora, varëse, portofolë sepse në mes të rrugëve mund të grabitesh dhe humbasësh jetën.

Në Tironë nuk mund të hipësh në autobus sepse janë nën kontrollin e xhepistëve. Sot Tirona është shndërruar disa herë me keq se Palermo e mafies së viteve ‘70.

Sot në Tironë po shkallmohet çdo lulishte dhe trami apo treni nuk janë hedhur dot as në letër dhe jo më të përfundojnë. Tirana është qyteti që paguan më shumë taksa, por është më qyteti më i keqmenaxhuar.

Sot në qeverinë e shtetasit Berisha nuk gjen asnjë tironc, ashtu siç nuk gjen edhe asnjë vlonjat sepse ai e urren kryeqytetin e shqiptarëve, ashtu siç dogji qytetin e Ismail Bej Vlorës.

Për demokratët dhe socialistët Tirona është qyteti i fërgesës, ndërsa për ne si Aleancë Kuq e Zi këtu është metropoli i 10 milion shqiptarëve.

Shqiptarëve nga të gjitha trevat do u garantojmë se ky qytet me vlera dhe historia e saj do jenë krenaria e mbarë kombit shqiptar. Tironca të vjetër apo të duan një qytet kuqezi,” theksoi në fjalën përshëndetëse kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Takimin e përshëndetën disa nga familjet autoktone, të cilat shprehën besimin e tyre për vizionin e Aleancës Kuq e Zi për një metropol të zhvilluar në shërbim të qytetarëve dhe jo partive të pushtetit vertikal dhe horizontal.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

40 Pergjigje per TemA TV/ Spahiu me familjet e vjetra tiranase: Kryeqyteti, si Palermo e mafies së viteve ‘70 (VIDEO)

  1. pordh me rigon  --  9 Shkurt, 2013 në 5:36 pm

    shikoni o aman ket mutin e çobanit qe i jep prezenc vetes…vaj halli te ishte i beshem ky…Un nuk e kuptoj, per cdo problem, keta dordolecet tan i referohen palermos, mafies etj
    Ik o kreshnik me at nacionalizmin tat aman…sa te hoqen nga puna u bere nacionalist ti…i harron ti rrushfetet qe merrje? Njerez si puna jote Kreshnik(edhe ka plot) duhen kap e te thajn keneta e mocale.

    Përgjigjjuni

    • WTF  --  9 Shkurt, 2013 në 9:01 pm

      Pse nuk prononcohesh per vendimin e gjykates per 21 Janarin o Pinoku SPATHI, por ben sikur te plas trapi per “tironsit”?

      Përgjigjjuni

      • Doni ALBO  --  9 Shkurt, 2013 në 11:56 pm

        Eshte pronocuar por nuk eshte dashte aspak, sepse ata kane dal per pushtetin e pushtit kryesocialiste me banden kriminale……Nuk tolerohet shkaterrimi total i shtetit shqiptar per pushtetin e disa individeve qe doren ne zemer nuk ndien asgje per shqiperine.

        Përgjigjjuni

    • pilo lala  --  9 Shkurt, 2013 në 11:48 pm

      Pak e veshtire te besohet ky mut cobani.

      Koken ne Tirane, trupin ne Prishtine.
      Cilin te besojme? Serb apo Athine?

      I shan te gjithe, sikur nuk ke qene,
      Ne postet e larta, s’ta degjuam zene.

      Ke nderruar kostumin, ngjyren e kollares,
      Nga nje ane shan Kalin, nga nje ane Gomaren.

      Edhe pse Gjykates Besnikun e bekove vete,
      Hiqesh sikur s’je pare, as ne maternitet.

      Përgjigjjuni

      • Janaq Dhimitraqi (homogjen)  --  10 Shkurt, 2013 në 11:57 am

        “Cilin te besojme? Serb apo Athine?”-pergjigja eshte shume e thjeshte o njeri:Athinen.Athinen ,se pa te shqiptaret nukmund te bejne para ne rrugen e qyteterimit.
        Jane bankat greke ne Shqiperi – qe u vendosen me largpamesine e F.Nanos dhe Partise Socialiste – qe i kane dhene frymemarrje ekonomise se ketij vendi,pavaresisht se akuzohen per mbrojtjen qe me demek keto banka,me veprimtarine e tyre,po u bekan iteresave greke!
        Eshte kisha jone helenike me Kryepiskopin tone,qe i ka dhene Shqiperise nje pamje europiane(pavresisht se akuzohet per veprimtari antishqiptare ne sherbim te ceshtjes voirioepirote!)
        Jane politikanet tane helene,ne mbare spektrin politik shqiptar qe ndikojne fuqishem ne jeten politke shqiptare(sidomos PS) etj etj.
        Ne jemi si ato vellezerit siameze,qe s’bejne pa njeri-tjatrin…

        Përgjigjjuni

  2. emigranti  --  9 Shkurt, 2013 në 5:58 pm

    Forca AK.
    Perpara Kreshnik, je i madh.
    Gjithecka qe thua eshte e vertete.

    Përgjigjjuni

  3. Cakalli7  --  9 Shkurt, 2013 në 6:04 pm

    po kur ti bashkoc shqiptaret bre birazer sa bathore te tjera so shtoc rrotull tiranes, pse harron tua thuac keto venallinjve

    Përgjigjjuni

  4. Albana  --  9 Shkurt, 2013 në 6:26 pm

    Bravo Spahiu. Shume e vertete tiranasit u perbuzen nga rregjimi i urryer i Enver Hoxhes, por me shume u shkelen me kembe, u grabiten nga qeverite per keto vite te ashtequajtur demokraci. Tirana mikpritese, Tirana qytetare eshte shnderruar ne nje kaos. Te dhemb shpirti kur e sheh, qe u shkaterrua nga keta mafioze nga keto njerez te papergjegjshem, qe nuk kane sensin e qytetarise, njerez qe kane menduar vetem per momentin si te pasurojne xhepat e tyre, por qe per mua kane bere nje tradheti kombetare sepse ato nuk kane shkaterruar vetem Tiranen, por te gjithe Shqiperine. Politika e Sali Berishes me shoke u pa, qe kur nuk i dha pronat ish pronareve sepse ato nuk e njohin pronen ose ndoshta deshen te beheshin vete pronare te Shqiperise. Ketu filloi shkaterrimi i Tiranes dhe betonimi i saj. O burra te vjedhim nje cope toke ne Tirane dhe te ndertojme pa organizim, pa urbanistike per te perfituar. Turp, turp. Kjo eshte nje shuplake kurnder qytetarise tiranase dhe asaj shqipetare.

    Përgjigjjuni

  5. tourkofagos  --  9 Shkurt, 2013 në 6:52 pm

    pune korrakesh,varu kkkkkkk………..

    Përgjigjjuni

  6. niku me dylbi  --  9 Shkurt, 2013 në 6:59 pm

    ore spathi po vlon shqipria dhe ti je ai patrioti qe do futesh ne burg salen e do e rrezoje para 23 qershorit. ku je tani? ku je tani? ku jeni more? tu be deklarata kot sa anej ketej. hhahahahahahahahahhaahhaahahahhaa ose mire kto qe spo i ben edhe pse situata eshte fiks per te vepruar po spo flet as per vendimin e gjykates. si jurist, ish gjyqtar, e ish drejtor i kld te takon, sidomos se ti ke firmos per ardhjen e atij mostre ne TR. hahahahahahahahahahahahahahahahahah sa bukur e ka thene ai me lart, pordha me rigon hahahahahahaahahahahahahahahahah

    Përgjigjjuni

  7. tefta  --  9 Shkurt, 2013 në 7:12 pm

    O SHTEPI TIRONSE
    O JU O MURE ME BALTE
    BALTE NGA KJO TOKE E LASHTE

    Përgjigjjuni

  8. Shemshedini  --  9 Shkurt, 2013 në 7:21 pm

    Per sa kohe duhet te kesh jetuar ne tirane qe te quhesh “familje e vjeter tiranase”?

    Edhe nje kuriozitet, keto familjet e vjetra tiranase kur vene ne mbledhje me kreshnikun i veshin shallvaret?

    Përgjigjjuni

    • tefta  --  9 Shkurt, 2013 në 8:11 pm

      FAMILIET E VJETRA TIRONCE JANE ; PREZA-KALAJA ,MARA,STREMASI,DELIALLISI,VORBSI,ALIMEHMETI,LUGA FUGA FORTUZI KELLEZI LLAGAMI
      TOPI TOPTANI TABAKU; XHAFA TAFAJ KELLICI HETA EMIRI KASA HALLA KUBATI

      PETRELA MULLETI NDROQI ZYMA MANASTERLLIU KRISTIDHI PAPAVRAMI BOGDANI SHIJAKU ETJ ETJ ETJ , DO ME THONE PA BREKUSHE DHE ME MALL E TOKA( KU JANE STREHUAR NJE MILION EMIGRANTE NE TIRANE)ME PLOT THES ME PARE E VESHJE ME PELICE DHE KAPELE ME TYL DHE PENDE !

      Përgjigjjuni

      • Albana  --  9 Shkurt, 2013 në 8:53 pm

        Faleminderit Tefta qe shkruan te verteten per familjet tirance megjithese disa qe shkruajne komente pa baze ose nuk e kane idene ose ashtu i pelqen te shprehen sepse keshtu ia kane transformuar historine e Tiranes dhe te tironsve prinderit e tyre, eshte propaganta qe kane degjuar vite me rrallle nga komunistet dhe tani ne kohen e “demokracise” u sulen nga te gjitha anet per ti marre nje cope kesaj Tirane te begate. Gjysherit dhe stergjysherit e mij jane tirance autoktone dhe eshte e vertete te pakten me gjysherit qe kam jetuar vete ishin njerezit me fisnike, qytetare, te kulturuar dhe visheshin me shume shije ne kulmin e diktatures pasi i kishin shpronesuar nga cdo gje, por perseri ruanin integritetin dhe dinjitetin dhe per kete i jam shume mirenjohese sepse i kam pasur model ne jeten time. Faleminderit.

        Përgjigjjuni

    • Albana  --  9 Shkurt, 2013 në 8:34 pm

      Ti Shemshedin qe as emrin nuk e ve je nje cope idioti nga komenti qe ben. Me shume nuk ia vlen te replikosh me ty sepse ti je i doktrinuar ose brain washed nga politika komuniste o idiot ose mos je nje vete nga ato qe po na mban peng 45+23=68 vjet.

      Përgjigjjuni

  9. njeri  --  9 Shkurt, 2013 në 7:46 pm

    thjesht fakti qe PD dhe LSI te kan inat une do te jape voten

    Përgjigjjuni

  10. Kritiku  --  9 Shkurt, 2013 në 7:51 pm

    Foli edhe “Kollona e peste” e politikes, Kreshnik Spahiu. Ik ore Kreshnik se nuk je ti per te folur per Tiranen dhe jo me te flasesh si “tironas”. Shko andej nga ke ardhur dhe leri njerzit rehat. I mbarove problemet e tjera qe kishe per ti rregulluar, qe po na merresh me gjera te dores se dyte? Ti sikur do te rrezoje Berishen para zgjedhjeve?! Ti sikur do te arrestoje Berishen per krimet qe ai ka bere?! Ti Kreshni Spahiu, perpara se te flasesh per “korrupsionin” e te tjereve, na trego per korrupsionin tend kur ishe ne poziten qe kishe. Na trego, se perse duhet te ishe pikerisht ti ai qe do te behej avokati privat i Berishes, kur kishte dale boterisht se kush ishte ai? Na trego se perse u shperbleve me postin e nenkryetarit te KLD-se? Kush ishin meritat e tua?

    Përgjigjjuni

  11. ke selvia  --  9 Shkurt, 2013 në 8:06 pm

    Ore Shemshedin Tironsve tju rrush posht e nolt ti dhe gjithe ju katunaret e jugut e maloket e veriut u bote njerez ne ket Tiron se kishit pa vetem balte e gura ene sot po do me bo shaka b… jote me ne tironsit pyte i cik baben ene nonen te tregojn kur kon ardh n Tiron kon pas vetem i qese najloni ne dore ha ha ha ha ha ne e bojshin ku ti zete n rruge n kopesht t huj thjesht si puna e kafshes ene ti mer zullap po na bo gam gam gam po na dio me na “tall”i cop trung si puna jote yyyytttt kopil jugu

    Përgjigjjuni

    • Bono  --  10 Shkurt, 2013 në 2:33 am

      fol shqip koqe kandari

      Përgjigjjuni

  12. mosni cuna e goca  --  9 Shkurt, 2013 në 8:33 pm

    Mos bini pre e dasive qi imponojne ata qe paguhen per at pune neper faqet e komentave. Spahiu nuk eshte mret, as pa te meta. Por ne politike vleresohesh per ate qi thu, ene ate qi bo. Nuk ka jugore e tironas, nuk ka maloke kuksi e maloke lunxherie, jemi te gjithe shqiptare. Tirona eshte qendra e Shqiperise por shumica nuk jan tirons. Po ska asigjo tkeqe qi Tironsit tkene krenari per prejardhjen e tyne. Ky ketu po munohet me u konformu, po fushate eshte ca prisni ju tju beje karshillik tironsave te vjeter? Rendesi ka ajo qe thot o cuna goca! E mo vone ajo qi do boje! Shnet.

    Përgjigjjuni

    • niku me dylbi  --  9 Shkurt, 2013 në 9:43 pm

      per pjesen qe jemi te gjithe shqiptare jam shume dakort. sa per pjesen e niku ja ke fut keq o shoku. kreshnik spahiu ka propozu dy gjyqtaret qe dhane vendimin e 21 janarit, nderkohe qe po ata dy gjyqtar kane qene refuzuar 2 here, JO 1 POR DY HERE, me pare per arsye korrupsion. tani pytja qe lind eshte: pse ky ka propozuar ata dy plera kur e dinte se ishin refuzuar dy here, dhe kur e dinte pse ishin refuzuar. pse nuk e del e pronocnohet mbi kete. se po i harrojne per nje monent, vetem per nje moment xhaken, 96 e pislliqet e tjera. njerezit jane te acaruar, pse sben me thirrje ta rrezojne berishen para 23 qershorit? apo ka frike se mos rrezohet me verte i prish pune hahahahahahahhahahahahaahhahahaahhaahahahah rendesi ka cfare ka bere, sepse ka pas 20 vjet me be shume gjera per kte vend, ka pas vende te rendesishme. te gjitha mundesite i ka pas per te bere che asgje ska bere. AKZ ESHTE LSI 2003. Ka ardh fundi sales dhe minjt po levizin (spahiu, topi, meta, bashkurti, dule…………..lista eshte e gjate)

      Përgjigjjuni

  13. tomori i beratit.  --  9 Shkurt, 2013 në 8:37 pm

    Jam dakord me Kreshnik Spahiun por ka nje diferenc te pa llogariteshme te sali kelmendit e albert brojkes qe e kthyen Tiranen ne SHURTOREN ME TE MADHE NE BOT si’ç e shkruante nje revist austriake ne 1996 dhe Edi Rames qe e beri Tiranen Qytet.

    Përgjigjjuni

    • pilo lala  --  9 Shkurt, 2013 në 11:55 pm

      E vertata udheton pa pashaporte.
      Genjeu per 23 vjet Berisha, por kurre populli nuk e besoi.
      Po nuk i hape barkun popullit, asnjehere nuk te do.
      Edi Rama ishte Kryetar Bashkie dhe rregulloi Tiranen.
      Spahiu ishte Nenkryetar i KLD, dhe emeroi gjithe gjyqtaret e Gerdecit, Bodecit, Malltezit. Ja rezultati i djeshem i Gjyqtarit te Topit, Spahiut e Berishes.
      Ky eshte kulmi, per te emeruar e emeron Topi, vendimet i merr ne favor te Berishes. E kuptoni sa kot keni qene dhe jeni ju Topi dhe Spahiu?

      Përgjigjjuni

  14. niku me dylbi  --  9 Shkurt, 2013 në 8:42 pm

    Përgjigjjuni

  15. zum zum  --  9 Shkurt, 2013 në 8:49 pm

    ca te komentosh per kete muzhagedin kosove ,ky eshte bytha e sali berishes , nje fytyre , nje politike ,sharlataner ,koraker ,islamister , rofte edi ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

    Përgjigjjuni

  16. Korcari  --  9 Shkurt, 2013 në 9:10 pm

    Boll e fundoset Korcen me ca pedon ale.

    Keshtu shkateruan edhe Korcen,tani pallate politikanesh ngrihen ne qytet fshehur pa ditur kush eshte pronari.Familjet me tradita te Korces i sikterisen neper bote qe ta pushtojne qytetin hyrja byrja ta renojne edukaten dhe kulturen e familjeve fisnike.Po keshtu ja renuan shkollat,mesuesit me tradita,gjimnazin R.Qirinxhi, ish liceun Frances.Pse mos kete Korca nje Universitet te modelit Frances ne vazhdim te tradites Parizi vogel?
    Pedagoget te jene franceze me program si te Frances derisa te kristalizohenm pedagoget Korcare.
    Biznesmenet te jene Korcare Ortodokse dhe jo kocovaret e ardhur te pushtojne qytetin.Korca kerkon projekt te ri me unaze te re per zhvuillim te qytetit.Teatro te re,pallat te ri kulture,boll me ato qymezet e kohes se zogjit.Kur do filloje zbatimi i projektit te arkitekt Kerenxhiut?

    Përgjigjjuni

    • Zigur Qarri  --  10 Shkurt, 2013 në 12:58 am

      Biznesmenet te jene Korcare Ortodokse dhe jo kocovaret e ardhur te pushtojne qytetin.Korcari

      Korçari,nese ti mendon keshtu,si do te mendonte nje amerikan per emigrantet e rracave te ndryshme qe vijn nga kultura krejt te huaja dhe me besim fetar ndryshe nga ai i amerikaneve!?
      Keto qe thua ti jan komplekse te nje provincjali.Zhvillimi ka logjiken e vet dhe nuk behet me deshire e me urdher.
      Je i zoti,beje bukpjekesin,nese nuk je e bejn te tjeret.Kultura e mbyllur sjell vetem injoranc.Si do tja besh ti kur te dynden nje dit turqit,pakistanezet,afrikanet apo arabet ne Korçe?
      Tregoje veten me zotesi ne pune,perndryshe do vijn te tjeret,keshtu esht kudo,edhe ne ate Francen qe ti aq shum adhuron,ku te duket vetja se je ne Afrike dhe jo ne Europe.
      Ato qe thua ti jan shenja zilie.Jabanxhiu ben gjithmon punen qe nuk deshiron ta beje vendasi,ku esht e keqja ketu?
      Bota i lut investitoret,ben gjithshka qe ti terheqi,kurse ti kerkon ti largosh.Kjo nuk esht kulture franceze,por zimbabveze.

      Përgjigjjuni

    • tefta  --  10 Shkurt, 2013 në 3:25 pm

      TE MBESHTES EDHE TY KJO ESHTE NJE BATERD QE KA NDODHUR NE SHQIPERI KUVINE VETEM REFUGJATE NE SHQIPERI PA ARESIM E CIVILIZATION E BOJNE SI TE DON

      Përgjigjjuni

  17. Mangalem  --  9 Shkurt, 2013 në 9:22 pm

    Nese Spahiu nuk dallon dot barbarinë e Saliut me shurrtoret dhe ringritjen e Tiranës nga Edi Rama(natyrisht mund te bente me shumë)le te lexojë shtypin italian qe porosit italianët të shtojnë ndertimet urbanistike si Edi Rama ne Tiranë!I rekomandoj “Corriere della Sera”,La Stampa”,La repubblica”.Tani cfare po behet?Premtime boshe,ndonje rruge pas dy vjetesh premtime dhe perralla te Bashës…Natyrisht e dime qe nuk ka me para,por ato qe jane nuk miradministrohen se duhen per zgjedhje,vota,vjedhje!…Keq ketu Spahiu!…Mbase reflekton se Tirana nga shurrtore,po rikthehet vërtetë ne WC.Te lexoje serish “Le Monde”El Pais cthote per genjeshtrat e Berishes,Bashes mbi Tiranen!

    Përgjigjjuni

  18. Komiteti organizator  --  9 Shkurt, 2013 në 9:32 pm

    Te nderuar redaktor te gazetes TEMA.

    I nderuar zoti Mero Baze.

    Ne nje grup demokratesh, qe sjemi perfaqesues te asnje lloj partije dhe organizate, kemi prej disa ditesh qe i bejme thirrje popullit te fillojme PRANVEREN SHQIPTARE, me thirrjen: TA ZHDUKIM QELBESIREN.

    Protesta jone eshte per te rrezuar komunistin e fundit ne pushtet, qe ka risjelle diktaturen ne Shqiperi.
    Pushteti u tremb dhe coi ne kembe organizatat e dikurshme te rinise se diktatures, ku me emrat e rreme MJAFT dhe me intelektuale te pushtetit, bene protesten e rradhes, per ti dhene oksigjen qeverise se Sali Berishes.
    Ne nuk do te dorezohemi, por do ti bejme thirrje popullit shqiptar, qe te zgjohet nga gjumi letargjik, ku e ka vene pushteti diktatorial, memendesine se nuk kemi cfare te bejme, jemi te mbaruar, prandaj te presim zgjedhje qe dihet qe do te vidhen, ose ne te kundert, do te risjellin nje kaos te tipit 97, se ne jemi te ndergjegjshem se diktatoret nuk e leshojne pushtetin e tyre pa gjak dhe ne jemi gati te perballemi me kete pushtet.
    Sot kemi hedhur ne faqet e kesaj gazete te nderuar, arsyet e deshtimit dhe si duhet te veprojne populli qe kerkon ndryshimin.
    Per kete ju themi, mos na censuroni, botojini deklaratat tona, se ato jane deklarata, qe do sjellin ndryshimin per te gjithe ne.

    Ju falenderojme qe hapni faqen tuaj te gazetes, per qellimet e nje populli qe sot do te degjoje thirrjen:

    TA ZHDUKIM QELBESIREN.

    PRANVERA SHQIPTARE, i ben thirrje popullit, cohuni mos rrini, zgjohuni dhe merrni ne dore fatet tuaja, se ska diktator qe tju munde, QELBESIRA do te shkoje ne FERR.

    Përgjigjjuni

  19. *_Realist_*  --  9 Shkurt, 2013 në 9:37 pm

    ik o Kreshnik pi ndonje dhalle,se te ben mire.
    Futi dhe nje boze per shpelarje,e talluni me ate popull leshterik.
    Pi boze,se BOZE jeni te gjithe si GLASE politike majtas e djathtas.
    Miq Amerikane,haaahhha po ca thu mer jahuuu,nga avioni e pane vertet eeee?

    po le ti fusnin nje google earth dhe cdo gje ishte ok,o Kreshooo……..ik o pird*u

    Përgjigjjuni

  20. etika  --  9 Shkurt, 2013 në 11:03 pm

    Oh,shiheni se c’poza na merr ky aventurjer qe e ka mendjen jo vetem te bei “politike” qe i ka hyre me te vetmin qellim qe te hakmirret ndaj atyre qe ia hoqen karriken,por ka mend edhe te zbukurohet duke u perlyer me xhel.Vini re si i ka perveshur buzet per tu dukur bukurosh…

    Përgjigjjuni

  21. alban4eva  --  9 Shkurt, 2013 në 11:24 pm

    Niku, deri diku jam dakord me ty, por kur thua qe Edi Rama eshte pjese e shkaterrimit te Tiranes, kjo nk eshte dhe qa e vertete, sepse ne nje fare menyre Rama ia ndryshoi fytyren Tiranes, sepse ishte shnderruar ne shurrtore..
    nk e ve ne dyshim se Rama ka dhene disa leje ndertimi jo ne perputhje me ligjin, kete e dime te gjithe, por te thuash se edhe Rama, ashtu si Salehu me shoke e ka shkaterruar Tiranen, me duket pak e egzagjeruar..

    Përgjigjjuni

  22. arbet  --  9 Shkurt, 2013 në 11:29 pm

    Te lumte Kreshnik,se Tironcit jane te bute dhe jane mesuar te jene te lumtur me ato qe kane.Mbas ardhjes ne pushtet te Sali serbit na erdhi dhe kalaveria e lehrave qe kane pushtuar tironen.AK jemi me ju.

    Përgjigjjuni

  23. enea  --  9 Shkurt, 2013 në 11:40 pm

    Pas Berishes, Bashes, Metes, fytyra e Kreshnikut eshte vertete e shpifur. Ky personalitet hipokrit, deri tani nuk tha asgje per vendimin e gjykates.
    Shpresoj ta nxjerrin te paligjeshme kete parti ekstremiste.
    Kresnikooooooooooooooo, pergjigju per korrupsionin qe i bere udhe kur ishe ne KLD

    Përgjigjjuni

  24. Skela  --  10 Shkurt, 2013 në 12:59 am

    Spahiu ose ushtari i kompanise se jenicereve te Sali Berishes. Ky eshte plotoni i Saliut per te bere mish mash zgjedhjet. Vini re sa jo konseguent eshte ne ato qe thote.
    Vini re qe edhe pse eshte jurist nuk tha asnje gje per vendimin e gjykates per 21 Janarin.
    Vini re si e le te hapur bashkepunimin me PD para apo pas zgjedhjeve ne intervisten me Bugajskin.
    Vini re sa bute e thote shprehjen do shmangim Saliun (Jo PD.ne) ne nje kohe qe duhet te thoshte qe objektivi nr 1 i AK duhet te jete rrezimi i Sali Berishes.
    Gjynah perse te mashtrohet dhe te perdhoset ky popull keshtu.Vini re se si flet si kodra pas bregut per bashkimin e shqiperise me kosoven qe seshte tjeter vecse nje politike zhurmuse per te terhequr vemendjen nga katrahura kriminale e qeverise se Saliut.
    Vjen ky Kreshnik kari ne Vlore dhe u tregon vlonjateve qe jemi ne niperit e Ismail Qemalit duke mbajtur fjalim idiot dhe pa kuptim duke mare poza idioti per tu dukur karizmatik.
    Kreshnik ta them une qe jo karizmatik nuk dukesh por je nje kar me xhunga. Ti ske personalitet sepse je nje ushtar prej plumbi i Saliut. Ti ske si te jesh i mencur kur misioni partise tende eshte misioni Saliut.
    Ti vete ske mision sepse ske tru. Ti je thjesht nje ushtar KAR. Vini re qe ky akoma sot nuk deklaron qe rrogen e merr nga Saliu dhe financimin per partine e tij e ka drejt nga Saliu dora vete.

    I nderuari Mero, vulgariteti nuk eshte vertet etika ime por nuk munda te gjej fjale me te pershtatshme per kete shpifesire qe ka pranuar kete rol te ndyre ne zgjedhjet e ardhshme. Te lutem botoje keshty sic eshte.

    Përgjigjjuni

  25. Ed  --  10 Shkurt, 2013 në 1:52 am

    O Kreshnik. Cdo o qyqar qe perzien tironsit. Leri ore te shohin Tirana TV dhe te bejme qejf. Kur flasin per tironsit mua me kujtohet Skender Sallaku me ate shikimin per idioti. Leri ore te hane qofte e te pine raki ne shtepi te prejudice qerpici dhe te mbajne ne goje komshiun. Hiqi ore syzet se po te verbojne e budallallepsin. Dhe leri traplleqet me miq amerikane, e vertete eshte qe Tirana ka ndryshuar per mire, nga shurtore e Brojkes, Rama e beri qytet. Mund ta kishte bere me te mire, por jane keta tironsit qe u shiten token busnesmeneve nga malet dhe u be baterdia. Tomatoes e katundareve te tirones, Rama I kthey ne beton, dhe me kete rast ata tironsit e tu u bene qytetare. Boll an cave t… Dhe ti me ndarje veri jug dhe tironca me jugore, kujdes, sepse ke marre persiper staturen e bashkuesit dhe patriotit te kombit, dhe ke bere shume traplleqe, te pakten te zgjuarit e kuptojne qe karrierist I semure.

    Përgjigjjuni

  26. kola i vogel prej Merturi  --  10 Shkurt, 2013 në 3:20 am

    Tirancit e vjeter????
    Te gjitha familjet qi mbahen per tirance te vjeter si :Preza,Ndroci,Petrela,Shehu,Kalaja Fuga Fortuzi,Bekteshi,Topi, Toptani, Tabaku,Kellici,Emiri,Heta,Mulleti,Kubati,Zyma,Turdiu,Tafaj,Imami, etj nuk jane dhe nuk kane asnji gen shqiptar. Ato jane te ardhun prej Turkie ose prej vendeve te asaj perandorie.

    Përgjigjjuni

  27. Una jom Qozim Spahia!  --  10 Shkurt, 2013 në 7:55 am

    ç kulish i sales,mer jahooo.Kyna veç turqisht kupton;klyshi i salos! hahaha.All…çàr asht ky turkoarab!

    Përgjigjjuni

  28. qytetar  --  10 Shkurt, 2013 në 11:49 am

    Jabanxhi mbushur plot jagjja
    Dhe tirana ësht mush plot
    Tuj kalu rrugës dëgjoj
    Thonë tironcit qëkan kot
    Pys nga jan
    Nga shkojn
    Nga vin
    Prej malit janë të gjith
    Tronc veten jan tuj qujt
    Për tre muj ku jan tuj bujt
    Paskan ardhur në kryeqytet
    Për me sjell kulturën e vet
    Bëjnë çdo gjë si katundi
    Nga zakonet der te zhguni
    Tuj shku rrugës me tim gjyshe
    Më thotë këtë çun po e njoh
    Ka pas ardh me baban e vet
    Vite para në qytet
    Më kujtohet gjyshja ime
    Kur në mesdit trokiste porta
    Un e pys kush është në derë
    Nji katunar është me ner
    Ngarku gomarin me dru
    Në samar çunin lëshu
    Që sot qënka me kollare
    Paska ndërru ene vetur
    Ka shit tokat e të shkretit
    Që dikur i shiste drur
    Krrusun gjyshja nigjon marrina
    Shpirtin plag tuj vujt dekada
    Se mbi shpin të saj ka mbajt
    Valë valë këto maskarada

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>