Kërcimi absurd i Jozefinës! | Gazeta Tema
 

Kërcimi absurd i Jozefinës!

Postuar në: Blogu TemA |

jozefina_topalli_14.2.2013Nga Albana Hodaj

Ja dhe Shën Valentini! Dita e flijimit në emër të dashurisë. Në mbarë botën u zhvillua një kërcim simbolik për të dëshmuar se gratë janë dashuria e kësaj bote dhe që meritojnë më shumë dashuri, liri e të drejta. Kërcimi për të shkallmuar prangat e skllavërisë ndaj gruas ishte një simbolikë domethënëse për ata që kanë zemër, mendje e ndërgjegje për ta kuptuar. Por nuk e kuptoj dot talljen, hipokrizinë dhe absurdin e një çmendurie të tillë si ajo e kryeparlamentares Topalli, që me dhunën e pushtetit, beson se u del në mbrojtje lirive dhe të drejtave të grave. Kërcimi yt Jozefinë në një mbrëmje familjare është mëse i pranueshëm, por të kërcesh mbi dhembjet tona, kjo më ngjan vetëm me kërcimin e gjeneralit përballë plakës Nicë tek romani i Kadaresë, sepse për mua ti nuk je Jozefina në valle, por je gruaja e parë e Kuvendit ku unë ashtu si dhe mijëra gra e vajza, kemi drejtuar sytë e që ti nuk mundesh dot të na përfaqësosh.

Ti për ne je shumë më shumë se një grua, je misioni ynë i pamundur në rrugën e vështirë të politikbërjes dhe vendimmarrjes për të gjitha ne, por ti kërcen në bulevard pa e ditur se është fat i madh për shumë prej nesh edhe të shkelin në bulevard, pasi e shkojnë jetën majë maleve me bagëti e ara që i punojnë ende me lopatë e kazmë… A vjen dot deri në fshatin e nënë Meshtanes ngazëllimi i kërcimit tënd?

Ti për shumë prej nesh duhet të ishe simboli i gruas që heq kufijtë e flamujve të partive dhe bashkë me gratë e tjera në Parlamentin tënd miraton ligje të rrepta ndaj kujtdo që guxon të prekë gjënë më të shtrenjtë që ka një grua, mbi të gjitha bindjet dhe pronësitë e tjera: Jetën, që na e jep Nëna dhe ka të drejtë vetëm Zoti të na e marrë!

A e di që në shtetin që drejton partia jote përditë dëgjojmë për gra që dhunohen në familje nga burra të papunë, nga fëmijë që bredhin rrugëve pa lekë në xhep, gra që nëpër kazanë mbledhin kanoçe për të mbajtur frymën gjallë të fëmijëve që duan lekë për libra e ilaçe?

A e di se përditë në shtetin që ju i legjitimoni me votë punët dhe buxhetin për “shanset e barabarta”, jetojnë mijëra e mijëra gra në mizerje njësoj apo më keq se në kohën e legjendave realiste të Migjenit? A e di se ti e ke pasur mundësinë t’i hapësh sytë Kryeministrit tënd duke i treguar jo me kërcim, mjerimin tonë të përditshëm, por duke i kërkuar të rriste buxhetin për strehimin e grave nën minimumin jetik, kryefamijlare dhe me lëmoshën qesharake të “Drejtësisë dhe shanseve të barabarta”? A e di se ke pasur mundësinë të hartosh e diktosh strategji mbështetëse për punësimin e grave në qytet apo për mbështetje me investime në fshatrat e harruar të rrethit tim ku uji dhe rruga janë ende dëshira e parë dhe e fundit e çdo gruaje? Ato gra nuk e kanë parë kërcimin tënd, as dinë ta kërcejnë atë, por ato dinë shumë mirë përse kërceve ti, sepse ato janë vetë dhimbja, ato janë trupi i zinxhirëve të mjerimit të keqqeverisjes suaj! Ato janë shpirti dhe gjaku që rrjedh nga plagët e një jete që vret me fytyrën e shëmtuar të mjerimit, edhe pse ju thoni se ne jemi prapa Gjermanisë. Harroje se do të besojnë gratë në Shushicë, Grabian apo Alikokë, Kotë apo Gjorm, Dukat apo Tragjas, Novoselë apo Panaja, Selenicë apo Armen. Harroje se stërmundimi i tyre mund të jetë arsye për ta besuar çmendurinë e fshatit Picar si Gjermania… Të paktën i thoni kryeministrit tuaj se në fshat jetojnë vërtet njerëz të vuajtur nga realiteti që ju u keni servirur, por u lutem, mos na kujtoni kaq budallenj, sa të besojmë dokrrat tuaja të superzhvillimit, sepse darkën nuk na e shtron as Kryeministri, as Jozefina, por stresi dhe sakrifica e një dite të tërë!

Ti duhet të ishe mbrojtësja jonë në luftë me korrupsionin që na kërcënon si bajlozi i detit çdo ditë me paratë nën dorë nëpër spitale. E pra, mos dil me pankarta duke marrë gratë nga puna të bërtasësh kundër kancerit, por hapu sytë ministrave për atë që shohim të gjithë, vetëm ju jo. Gratë e dënuara me vdekje nga tumori, politikat tuaja i heqin zvarrë para vdekjes me torturën e kimioterapive si të jenë bagëti, para se të vdesin, këto gra duhet të shpenzojnë për ilaçe deri qindarkën e fundit, edhe pse vdekjen e kanë të sigurt. Ç’keni bërë ju për këto gra?E keni parë nga afër ku kurohen e si i blejnë ilaçet? Vërtet kërcyen miliarda gra në botë, por as në spitalet e luftës nuk ka të tillë trajtim gruaja si në vendin tim! Ja pse ti nuk duhet të kërceje, por të ishe zëri më i fortë në mbledhjet e partisë së kryetarit tënd ku të mbroje të drejtën e çdonjërës që paguan për skanerin, për kimioterapinë apo që me pensionin qesharak duhet t’i bëjë ballë vdekjes, kur ai s’mjafton as për jetën…

Ja pse ti Jozi nuk duhej të kërceje, por të bashkoje zemrën prej nëne me dhimbjen e grave në Gërdec, që humbën padrejtësisht nga një shtet i papërgjegjshëm bijtë e tyre pa pasur asnjë faj. I vetmi faj i tyre ishte pse ishin të varfër…

Ja pse ti Jozi nuk duhej të kërceje në bulevard, kur në bulevard  ne deshëm të protestonim siç bënë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda dhe ku pikërisht aty në bulevard, u shuan tri jetë të demokracisë që nuk e sollët dot. Shteti ku ti ke kontributin tënd të jetë ky që është sot, vrau në emër të pushtetit duke dënuar përjetë zemrën e fëmijëve, e nënave të tyre, e bashkëshorteve të mbetura pa bir, pa burrë dhe pa baba. Ti heshte para etjes makbethiane për pushtet të një Makbethi të kohëve moderne në pushtetin tuaj arkaik. Më mirë të kishe heshtur, se fole si të ishe sozi e shefit të partisë, duke harruar se si një grua nuk mund të pranojë kurrsesi ta quanin kryeprokuroren e vendit me fjalë që s’dua t’i zë në gojë. Ti, njësoj si ai, guxove ta quaje Kryeprokuroren si një burrë i keq me fjalë që s’i kanë hije një gruaje. Mos vallë kërcimi yt në bulevard ishte festa jote për vendimin e pafajësisë së 21 Janarit? Mos vallë të sillesh si burrë, në vendin ku fare mirë mund të jesh grua, është mënyra jote e të protestuarit çdo ditë në mbrojtje të të drejtave tona?

E kupton se e gjithë sjellja jote shkon ndesh me kërcimin tënd? Ja pse kërcimi yt nuk më ngjau aspak me nismën anembanë botës. Do ishte shumë më bukur nëse një OJQ do ta kishte ndërmarrë këtë nismë, tek e fundit, pse të mos e bënin ato këtë gjë kur ju keni mjaft për të bërë me ligje e ushtrim të drejtash në Kuvend. Ndoshta dhe unë do t’i bashkohesha kërcimit me shumë shoqe të tjera, por kërcimit tënd dinak, dhunues dhe hipokrit nuk do t’i nënshtrohesha si shumë të tjera që ulnin kokën duke u fshehur nga kamerat, pa guxuar të thoshin se kishin lënë punën e mësimin e ishin detyruar për të “këputur zinxhirët e skllavërisë”. Unë i pashë zinxhirët me të cilët ju i lidhni përditë këto gra, siç po bëni dhe tani që po vijnë zgjedhjet. Por, edhe pse i vure të kërcejnë, mos beso se ato i lumturoi kërcimi me ty. S’ka gjë më të keqe sesa kur një grua e detyron të bëjë diçka, siç ti bërë apo t’i përdorni në fushata siç ju bëni. Gratë nuk flasin, gratë heshtin, sepse varfëria, buka e përditshme, nuk i lë të merren me ju, por heshtja e një gruaje është kriza më e madhe e një shoqërie në themelin e saj si dhe dëshmia më e gjallë e një pushteti që dhunon, që frikëson, që vret dhe që duhet të marrë fund!

Ti, përtej ahengut që nuk buron nga dëshira e grave dhe vajzave për të kërcyer me ty në bulevard, por nga autoriteti i pushtetit që ti ke mbi institucionet që kontrollon dhe drejton partia jote, ti, përtej kësaj fasade me kauzën kundër dhunës, fsheh dhunën që prej 8- vitesh ju ushtroni mbi gratë mësuese, infermiere, mjeke e deri te pastrueset në zyrat tuaja duke i detyruar me kryetarë partish të firmosin për pjesëmarrje të detyruar në mitingjet tuaja, përfshirë këtu edhe kërcime apo tubime në mbrojtje të të drejtave tona. Sa ironike dhe hipokrite më duken të gjitha “protestat” tuaja imituese si politikanet e mëdha kurajoze në Amerikë, Britani, Gjermani apo Kinë, të cilave përpiqeni t’u ngjani.

Një grua më kërkoi para borxh për të blerë 1 bukë. E quajnë Flutura. Ka një djalë të vogël. Nuk i japin raport, edhe pse është e sëmurë. Nuk i bën dot dokumentet, sepse nuk ka lekë as për të nxjerrë certifikatën. Ligji juaj i “shanseve të barabarta” nuk i jep të drejtën për të marrë asistencë sipas pikës I të tij. Jeton me një ndihmë nga pushteti lokal, edhe pse fare modeste. Tani, ndërsa unë shkruaja për kërcimin tënd, më solli ca manushaqe për të më kthyer “borxhin” në mënyrën e saj. E sikur ta dish se si i bën ajo ballë jetës, me siguri as ti nuk do doje të kërceje, por të bërtisje bashkë me mua në rrugë a kudo të mundnim “Jetë mizerje!”.

Ti kërceve ditën kur Antoneta vdiq si skllave, jo e dashurisë, por e nënshtrimit për hir të varfërisë, siç janë vrarë dhe 25 gra të tjera në Shqipëri. Dhe nëse Ti që je kryeligjvënësja e këtij vendi, mendon se arma që ju ka mbetur për të ndaluar vrasjet, dhunën dhe skllavërinë është kërcimi, atëherë s’më mbetet gjë tjetër veçse të qesh, të qesh me të madhe dhe të them “Lërmë të çmendem o Zot”!

Dhe një gjë të fundit Jozefinë. Xhinset të shkonin, në kërcim s’ishe gjë.

26 Pergjigje per Kërcimi absurd i Jozefinës!

  1. fl  --  15 Shkurt, 2013 në 3:31 pm

    I moren dhe nga puna jone grate me urdher. Me turp s’ka. Vetem per ti thene njehere e pergjithmone stop ketyre praktikave partiake ja vlen te votosh kunder Ketyre qe qeverisin sot me 23 Qershor. Pa i hyre fare te tjerave.

    Përgjigjjuni

    • Alb-Germani  --  15 Shkurt, 2013 në 4:05 pm

      Ju shkruani shum bukur moj Albana,por esht harxhim kohe te shkruash per Jozefinen.
      Ajo prej kohesh i ka vendosur vetes njollen e turpit,ajo eshte simboli i nje grua llafazane dhe fallxhore,vulgare dhe psikopate.
      Dyshja e turpit Topalli-Berisha po degjenerojne PD

      Përgjigjjuni

  2. shkodrani1  --  15 Shkurt, 2013 në 3:41 pm

    e lexova dy here edhe mund ta lexoj prap.Nji shkrim brilant.Kjo nuk asht kryeparlamentare,por krye PUTANA e vendit tim.Te lumte z.ALBANA

    Përgjigjjuni

    • lindi  --  15 Shkurt, 2013 në 5:20 pm

      Bravo Albana ! Shkrim brilant ! Edhe une si shkodrani e lexova dy here.
      Dhe u preka shume….

      Përgjigjjuni

  3. greku  --  15 Shkurt, 2013 në 3:58 pm

    E kuptoni se kush na drejton Jozifina qe ka ardhur ne tirone pas adoleshences, sala qe ka ardhur 16 vjec, fatmir krimineli pas viteve 90, ridvan bode kooperativist ne prrenjas, jemin gjana fshatar nga kuksi, patozi nga gosa e kavajes 22 vjec ne tirone, etj etj,,,Keta jane fhstaret qe pecaktojne jeten tone ketu ne TIRONE>>>>

    Përgjigjjuni

  4. mali  --  15 Shkurt, 2013 në 4:14 pm

    Sa gjate i bini. Eshte thjeshte nje kryekurve.

    Përgjigjjuni

  5. era  --  15 Shkurt, 2013 në 4:22 pm

    Ti shkruan: “E sikur ta dish se si i bën ajo ballë jetës, me siguri as ti nuk do doje të kërceje, por të bërtisje bashkë me mua në rrugë a kudo të mundnim”Jetë mizerje!”.
    E ke gabim
    Ajo kercen pikerisht sepse e di( jo sikur ta dinte) qe Fluturat kane ulur koken dhe nuk ngrihen ta shqyejne baxhellen dhe ta bejne 100 copa.
    Ndoshta se shpejti kjo do te ndodhe.

    Përgjigjjuni

  6. qytetar  --  15 Shkurt, 2013 në 5:13 pm

    Na kish mar malli per spektakle kineze. Zhozi ishte si yll, sikur ti boj me silikon, do ta marin per femer.

    Përgjigjjuni

  7. Vrejtje nga Mahalaleeli!  --  15 Shkurt, 2013 në 5:25 pm

    Me ka bere pershtypje, nuk mund te dallosh nje interviste te saje ne by passe me nje te vertete qe kam pare te emisioni OPINION te Fevziut! Deshiroj qe te jete niveli i kesaje dhe jo i deputeve qe drejton!

    Përgjigjjuni

  8. mireli  --  15 Shkurt, 2013 në 5:57 pm

    E lexova shkrimin me nje fryme. A L B A N A je e MREKULLUESHME. LUM NENA QE TE KA RRITUR.TE DUA SHUME. F A L E M I N D R I T …..

    Përgjigjjuni

  9. VERONIKA  --  15 Shkurt, 2013 në 6:32 pm

    Bravo Albana!
    dhe unè, po pija kafe,kur nè skermon e madh pashè kto falangat *kèrcimtare*,instiktivisht mendova:ky vend po mè çmend.
    Joziiiiii,po jep shenjat e para,ka filluar numèrimi mbrapsht,kèrce,kèrce moj krye.are,kèrce vallen e tè marrès–injorante nè infinit.

    Përgjigjjuni

  10. alban4eva  --  15 Shkurt, 2013 në 6:33 pm

    kryeqenia e “pallamentit” eshte nje femer halabake, rrugace, karagjoze dhe e pafytyre..
    eshte turp dhe peshtiresi qe ne krye te parlamentit shqiptar te qendroje nje moster e tille, nje femer ordinere, nje e pacipe, pise femer, ndyresire.. baxhelle hesapi..!!

    Përgjigjjuni

  11. Sejmen GJOKOLI  --  15 Shkurt, 2013 në 7:43 pm

    Një shkrim aktakuzë për të parën e Parlamentit që në fakt ka treguar se të paktën ay vend është i pa merituar për të.
    E ç’mund të presësh nga një grua që kohë më parë ka kërkuar, bash m’u në studio në TV, për të dhënë ca plumba ballit…
    Vallja në këmbët e saj duhet parë si buzëqeshje se jalla-jalla ti mbushet mendja për plumba.
    Po shkrimi i Albanës është edhe një analizë e thellë sociale për gjithë shoqërinë , për gratë e vajzat ca më tepër.
    Aktakuzë për të parën e Kuvendit, për të parin e Qeverisë, për të parin e Presidencës, për turpin e të gjithëve.
    Tu lumtë Albana !
    Një motiv më shumë për ta peshuar mirë votën e 23 Qershorit !

    Përgjigjjuni

  12. tefta  --  15 Shkurt, 2013 në 8:53 pm

    AJO NUK KUPTON ASGJE NE SHQIPERI SE AJO FLET NJE GJUHE KATUNI TE PAGDHENDUR ( POR KURSESI SHKODRANCEN QE ESHTE SHUME E BUKUR DHE ME KOMPLIMENTA NE CDO FJALI DHE ME SHUME FIGURA LETRARE DHE PERSONIFIKIME DHE METAFORA ) SE NUK KA MESUAR KURRE TE RECITOJE E TE KENDOJE DHE TE MESOJE PERMENDESH DHE RRJEDHSHEM NDONJE TEKST NE GJUHEN SHQIPE DHE SKA BO ASNJI ORE RETORIKE PRIVATISHT MEQENESE UDHEHEQ KUVENDIN E SHTETIT TUNG!

    Përgjigjjuni

    • anonim  --  15 Shkurt, 2013 në 11:08 pm

      PALACO DHE KARAGJOZE .

      Përgjigjjuni

      • Jonid  --  16 Shkurt, 2013 në 2:45 pm

        Ti anonim je nje frikacak a servil.
        Je sahanlepires ose ndoshta Xhozi vet

        Përgjigjjuni

  13. Drita Bashaj  --  16 Shkurt, 2013 në 12:07 am

    Te lumta Albana! Po kujt ja thua. Ajo i ka ngrene te gjitha principet me buke misri qe ne femini. E vetmja zgjidhje eshte te qerrohet nga skena publike. Po kete le t’ja leme Shkodres qe e ka zgjedhue. Ne se shkodranet mendojne se kjo felliqesire e papare i oerfaqeson denjesisht, atehere s’na mbetet gje tjeter vec vjellim sa here ajo hap gojen dhe te presim sa t’u dale gjumi shkodraneve!

    Përgjigjjuni

  14. Arbri  --  16 Shkurt, 2013 në 12:31 pm

    Bravo Albana.Nje shkrim i perkryer

    Përgjigjjuni

  15. Jonid  --  16 Shkurt, 2013 në 2:43 pm

    Xhozi eshte ajo hajdutja qe therret “Kapeni hajdutin!”

    Përgjigjjuni

  16. Jonid  --  16 Shkurt, 2013 në 2:52 pm

    Bijte e Shqiperise kudo qe ini!
    Popull shqiptar!

    Mos harroni Shqiperine,
    Por per vete ju mendoni
    Se vec po larguat Salin
    Shqiperine e clironi

    Doni qe femijet tuaj
    Te shijojne kete vend
    Mos nguroni te largoni
    nga pushteti keta qent

    S’ka me vjedhje me te madhe
    Mashtrimi nuk ka kufi
    me regjimin qe instaluan
    Ilir Meta me Sali

    Shihni, shihni se cfar ndodh
    Me naften dhe hidrocentral
    Mos harroni ju kujtoj
    Ne fillim cekun e bardhe

    Na kan ngop me lugen bosh
    Ju kujtoj se gjith salinjt
    I kane njelloje premtimet
    “Do kini luge te florinjte”

    Na gegjyen keta mashtrues
    Edhe lugen tone na e moren
    Shqiperine e pezevalur
    tash ne trege na e nxoren

    Duan gjoja ta bejne te madhe
    Qe te ruajne ate pasuri
    Te terheqin vec vemendjen
    Te genjehem une dhe ti

    Shqiperine duan qe ta mjelin
    Si lope e nxjerr ne pazar
    Te fitojne sa me shume
    Keta hajdute dhe tradhetare

    Behuni bashk o shqiptar
    Per Shqiperine s’ka me shume zi
    Kur ne krye ka hajdut
    Si Iliri me Sali

    Ka ardhe koha qe te themi
    Shqiperia ka shqiptare
    Jo kuaj te lidhur prej hunde
    Qe i terheq gjithkush zevarr

    Ngrehuni bjeruni zuzareve
    Me vote ne cdo kuti
    Mos lejoni qe tua vjedhin
    Ca Ilir e ca Sali

    Qe me taksat tona rrojne
    Dhe na vjedhin dhe na shajne
    Na mashtrojne, na poshterojne
    Femijet tane deformojne

    Politika LSI
    Ndryshon Iliri statut
    Femije nga 16 vjec
    Ne parti na i fut

    I pelqen vetja vet
    Sepse dite pune nuk ka
    Na mashtroi ai sa desh
    Pse te mos mashtroj dhe ata

    O ti toke me shqipetare
    Cohu tundu si vullkane
    Thirr ne ndihme patriotizmin
    Rilindasit tane ku jane?!

    Zgjohuni trima ku po flini!
    Po ju pasardhesit deshmor
    Ku e kini faren tuaj
    Nderin ua ka marr nje horr

    Vetes i themi mashtrues
    Vet themi katundare
    Vet themi qe jemi trima
    Pranojme se jemi te marr

    Sepse marrja eshte ne krye
    Atje ku po na drejton
    Na pi gjakun na vjedh djersen
    Karakterin deformon

    Mbush me pistoleta zyrat
    Mbush xhepat me para
    Mbush me mashtrime boten
    Dinjitet e mendje s’ka

    Na turperon ne sy te botes
    rrekemi se jemi mire
    Na shton cdo dite borxhet
    vijme verdalle si fakire

    Emigrantet s’kane para
    Po harrojne Shqiperine
    Varferia shtruar kembekryq
    Ne vazhdojme te mbajme Salin

    Mos mor mos o shqipetare
    Mos e lini memen tuaj
    Kthehuni rrezoni tiranin
    Ky vend nuk ka pse t’vuaj

    Përgjigjjuni

    • tefta  --  16 Shkurt, 2013 në 3:58 pm

      te faleminderit jonid

      Përgjigjjuni

  17. Ramon  --  16 Shkurt, 2013 në 5:24 pm

    Te falenderoj per artikullin tamam me nje karakte nga VLORA DHE ME DUKET SE JE NGA HODAJT E SKELES : te me falin te tjeret se une jam shum i dashuruar me VLOREN.Albana te uroj LART E ME LART ne profesjonin tend me sinqeritet ,pofesjonalizem dhe koken larte dhe se pushtetin e kane bastardet e shoqeris SHqiptare

    Përgjigjjuni

  18. Baro Corrogjafi  --  16 Shkurt, 2013 në 6:53 pm

    Nje grua bastarde,nje grua qe te ngjall neveri, nje grua shkodrane qe e ka korite edhe vendlindjen e saj,nje grua qe i pelqen vehtja dhe i duket se vetem ajo eshte gjithçka,me nje hipokrizi te papare tek femra shqiptare, organizon dhe perdor nxenesit e shkollave dhe punonjeset e administratave ,per aktivitete qe mund t’i organizonin fare mire organizata te gruas shqiptare .

    Përgjigjjuni

  19. TONI PALAS  --  16 Shkurt, 2013 në 7:54 pm

    Ma mer mendja se ti moj shtrig e SALEMIT di te kercesh, por ne maj te hajdarit e di mir ti kunen ne LEXH.

    Përgjigjjuni

  20. mirel  --  16 Shkurt, 2013 në 8:11 pm

    Albana mos u cmend moj goce, se po u cmendet kush do ta heqi qafe Josefinen, apo e kishe alegori?
    Dhe ne fund, xhinset i shkonin dhe kercimin e kishte yll per moshen, bile hera e pare qe mu duk simpatike.
    Ke ndonje argument tjeter se nuk ja vlen me.
    Dhe kujdes mbaj mendjen moj vajze dhe hidhi guret si duhet qe te vrasesh zogun.
    Jozefina qe te bjere nga kali do njerez qe dine te mendojne dhe te veprojne, jo qarramane neper artikuj bosh.

    Përgjigjjuni

  21. miri  --  17 Shkurt, 2013 në 5:21 am

    Hahahaaaaaaaa po me kujton 1majin ku parakalonte kllasa jone punetore ,kurse tani jane sahan lepirset e sales dhe xhozit por ske cfare te besh kur ne krye kemi bodallenj dhe kurva medet per kte popull te vuajtur brez pas brezi

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>