INTERVISTA/ Meta: Nuk ka një memo zyrtare me stampën e SHBA | Gazeta Tema
 

INTERVISTA/ Meta: Nuk ka një memo zyrtare me stampën e SHBA

Postuar në: Aktualitet,Politika |

Ilir MetaIntervista e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në “ 5 pyetje nga Babaramo”

Çfarë mendimi keni për vendimin e gjykatës për procesin e 21 janarin?

Mendoj se vetë 21 janari është rezultat i një politizimi ekstrem dhe nuk mendoj se një vlerësim i yni do të ndihmonte në depolitizimin e këtij procesi. Ne mendojmë se kjo çështje duhet të zbardhet plotësisht përmes një procesi të plotë ligjor dhe me sa kuptohet ky whstw vetwm njw ndaj këtij procesi do të ketë hapa të tjerë ligjor ndaj është e parakohshme të shprehemi për këtë çështje .

Thatë politizim. Vendimi i gjykatës ka qenë i politizuar?

 

Nuk është qëllimi për të paragjykuar apo vlerësuar vendimin e gjykatës. Kur flas për proces gjyqësor kemi parasysh tërësinë e tij. Kemi konsumuar një hap, janë disa të tjera më superiore kështu që mendoj se duhet pritur me shumë qetësi por edhe me mirëbesim tek drejtësia

Më bën përshtypje një fakt tek pretenca ku akuzohej ekspertiza se kishte manipuluar provat. Ç’mendim keni për këtë fakt ?

Kam dëgjuar edhe unë më shumë përmes medieve për një pretendim të tillë. Është çështje që duhet të verifikohet dhe natyrisht është e papranueshme që të manipulohen provat aq më tepër në një proces të rëndësishëm si ky që po flasim . 

Është normale që gjykata të hedh poshtë ekspertizën e FBI-së dhe merr për bazë ekspertizën e një eksperti shqiptar ?

Ende nuk e kam lexuar plotësisht vendimin e gjykatës. Janë disa shkallë, do të ketë shkallë të tjera. Prokuroria lexon vendimin e gjykatës rivlerëson vendimin e saj dhe në këtë mënyrë mendoj se do të shkohet drejt një vendim sa më të pjekur në fund fare . 

Ambasadori Arvizu u shpreh për vendimin e gjykatës se jemi të tronditur , zoti Berisha nuk preferoi ta komentoj deklaratën e ambasadorit. Ju e komentoni këtë deklaratë ?

Nuk do doja ta komentoja këtë deklaratë sepse u takon atyre që e kanë bërë ta komentojnë dhe ekziston një koment më i gjerë që ka të bëjë me një qëndrim të ambasadorit, një ditë mbas kësaj deklarate mbas takimit me kryeprokurorin. Mendoj që qëndrimi i tij ka qenë kompleks dhe dihet që Shtetet e Bashkuara janë investuar në këtë proces pas kërkesës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe janë të interesuara që kjo çështje të marrë një zgjidhje sa më të drejt ligjore . 

Kemi dy ministra dhe gjykatën e Tiranës që e konsiderojnë deklaratën e ambasadës amerikane si ndërhyrje në punës e drejtësisë shqiptare, ju si e shikoni këtë qasje të ekzekutivit?

Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë. Ka vlerësime të caktuara nga përfaqësues të caktuar të qeverisë dhe kjo është normale por është e qartë që edhe qëndrimi i qeverisë ka të bëjë me atë që drejtësia nuk duhet të ndikohet nga presione të ndryshme dhe që ky është një proces, për të cilën duhet  thënë fjala e fundit kur ky proces të përfundojë, nuk ka përfunduar. 

Flasim për SHBA për atë që u konsiderua nga opinioni publik si një memo që i tërhiqte vëmendjen autoriteteve shqiptare lidhur me nacionalizmin. Kishim një deklaratë  fillimisht të z. Panariti, që nuk ka një memo zyrtare, ndërsa në një interviste dje e pranoi që ka pasur “pika bisedimi” përse ky qëndrim i dyfishtë i z. Panariti?

Unë mendoj se qëndrimi i z. Panariti ka qenë shumë i qartë. Pra ai është shprehur qartë që nuk ka një memo zyrtare, pra, nuk ka një dokument i cili mban stampën e SHBA. Për mua që kam qenë edhe në detyrën e ministrit të jashtëm dhe për shumë të tjerë besoj se kjo është e qartë, ata që nuk duan ta kuptojnë kanë qëllime të tjera. Ndërkohë që, është e qartë dhe nga kjo që ju thatë por edhe nga ato që ne kemi dëgjuar, dhe nga ambasadori amerikan në Tiranë, z. Arvizu, dhe nga përfaqësues të departamentit të shtetit dhe në prononcimet publike se ata i shqetëson një rritje e dozave nacionaliste në retorikën e politikanëve shqiptarë në përgjithësi dhe kjo rrezikon të zhvendosë vëmendjen dhe përgjegjësitë e politikës shqiptare nga prioritet kryesore që ka vendi, e sidomos nga përmbushja e angazhimeve për integrimin evropian, dhe jo vetëm kaq por rrezikon të zbehë atë rol të shkëlqyer dhe shumë të vlerësuar të Shqipërisë si faktor konstruktiv në politikën rajonale. Ndaj mendoj se këto shqetësime kanë qenë e mbeten të mirëpritura në kuptimin se ka vend dhe hapësirë për të reflektuar, jo vetëm kaq por edhe për të izoluar të gjithë ata të cilët përpiqen  të ndezin dhe një zjarr të panevojshëm, jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon. 

Ju thatë që nuk ka vulën e SHBA, por çfarë ishte në fakt?

Nuk mendoj se është diçka për të cilën ja vlen të zgjatemi më tej, në praktikën diplomatike herë pas herë ka kontakte, diskutime, rekomandime, unë mendoj se kjo është një çështje e tejkaluar. 

Në analizë të fundit këto janë qëndrime personale të ambasadorit Arvizu?

Jo kurrsesi, nuk mund të jenë qëndrime dhe vlerësime personale, sepse në fund të fundit është ambasadori i SHBA, dhe disa shqetësime janë shprehur dhe nga disa zyrtarë të tjerë të departamentit të shtetit. Në dy vitet e fundit  ka përpjekje në Shqipëri për të nxitur një retorikë nacionaliste por jo vetëm kaq por dhe të nxisin konflikte me fqinjët në vend që të drejtojnë vëmendjen në drejtim të çështjeve integrimit për të cilat kemi një lloj stanjacioni. 

Në këtë kontekst çfarë nuk duhet të kishte bërë qeveria?

Nuk mendoj se kjo memo ka të bëjë me qeverinë apo thjesht me qeverinë, në rast se dikush preket më pak mendoj se është qeveria sepse ka qenë tërësisht e përmbajtur. Në tërësi politika jonë po të vëmë re por edhe po të bënim një sondim mbi fjalimet e politikanëve sot me atë të para tre viteve, gjejmë më shumë retorikë nacionaliste se sa angazhime për integrimin e vendit. 

Ju besoni se kjo po e quajmë memo, ju la ministrit të Jashtëm për t’ia adresuar Aleancës Kuq e Zi dhe nuk ishte për t’ju adresuar Berishës?

Unë kam përshtypjes se këto shqetësime janë shprehur, forcat politike po ashtu dhe është diçka më e gjerë, nuk ka të bëjë thjesht me qeverinë apo Ministrinë e Jashtme. 

Si e shpjegoni, përse u krijua një situatë e tillë. Shqipëria një gjë që e kishte të garantuar prej 20 vjetësh, në të gjitha vlerësimet, qoftë dhe ato më negativet, një paragraf e kishte, rol stabilizues në rajon. Çfarë ka ndodhur?

Ka ndodhur një përpjekje për të imituar subjekte të caktuara në Kosovë apo diku tjetër, pra nga një realitet tjetër në një realitet tjetër, përpjekje do të thosha jo të natyrshme dhe një shpresë që në këtë mënyrë ndoshta mund të fitohen më shumë vota,  se sa duke diskutuar më shumë për çështje që janë më konkrete për qytetarët tanë dhe mund të tërhiqet më shumë vëmendje mediatike. 

Pra ju mendoni që ky flamuri i patriotizmit siç e quajnë disa dhe flamuri i nacionalizmit siç e quajnë ndërkombëtarët, me 24 qershor do të ulet?

Unë mendoj se patriotizmi më i mirë është që të çojmë përpara integrimin europian të Shqipërisë dhe tu japim një shembull pozitiv gjithë shqiptarëve në rajon, përmes avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë. 

Do t’i kishit bërë deklaratat  që bëri z. Berisha në 28 Nëntor?

Unë nuk mendoj se z. Berisha ka folur në kontekstin e historisë për një hapësirë të tillë ku kanë jetuar shqiptarët në trojet e tyre etnike dhe nuk ka pasur për qëllim për të ngritur pretendime të tjera të cilat mund të keqkuptoheshin. Dhe nuk besoj se ka pasur për qëllim për të ngritur pretendime të tjera të cilat mund të keqkuptoheshin dhe nuk besoj se nga ato që ai ka thënë mund të abuzohet dhe ka thënë gjëra ta pavërteta për sa i takon të kaluarës. Ata që janë shqetësuar mendoj se nuk i kanë kuptuar drejt këto mesazhe ose ndoshta një shqetësim ka ardhur për kontekstin kur mund të jenë thënë këto deklarata, ka qenë një kontekst i jashtëzakonshëm, festiv, emocional, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Prandaj unë besoj se nuk ekziston asnjë shqetësim për politikën që Shqipëria ndjek dhe do të ndjekë në të ardhmen në marrëdhëniet me fqinjët, me Shtetet e Bashkuara apo më Bashkimin Europian. 

Le të flasim për propozimin ose idenë e pasaportës për të gjithë shqiptarët. Ju do ta kishit bërë po të ishit kryeministër?

Mendoj se ajo që na intereson më shumë sot është që shqiptarët e Kosovës të fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në hapësirën Shengen ashtu siç e kanë të gjithë shqiptarët e rajonit, pra të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Preshevës, të Malit të Zi, etj. Ndërsa për çështjen e dhënies së pasaportave, ne jemi një vend që duam të anëtarësohemi në Bashkimin Europian, edhe në këtë drejtim është e rëndësishme që të ecim me përvojat Europiane të rasteve të tilla, në mënyrë që të mos cenojmë disa standarde që kemi arritur, siç është liberalizimi i vizave për shqiptarët. 

Ministri i Jashtëm Panariti është detyruar të ecë në ekuilibër midis atyre çka thoshte zoti Berisha dhe asaj linje që është mbajtur deri tani nga kancelaria shqiptare. A është konsultuar me ju, ministri Panariti për të ruajë ekuilibrin në qëndrimet e tij gjatë kohëve të fundit?

Unë mendoj se ministri i jashtëm z. Panariti ka ruajtura një ekuilibër të arrirë me gjithë performancën e tij si ministër i punëve të jashtme deri në marrjen e kësaj detyre dhe besoj po e realizon shumë mirë dhe gjithmonë me ekuilibër siç i takon një ministri të jashtëm. 

Konsultohet më shpesh me ju apo me Berishën?

Unë mendoj se ai ekuilibrin e ka organik, e ka të brendshëm.  

Ju thoni që nuk ka deklarata nacionaliste nga kryeministri Berisha, por numri dy i PD-së Astrit Patozi është shprehur për një bashkim të shqiptarëve mandatin e ardhshëm. Si e komentoni këtë deklaratë?

Nuk dua të komentoj diçka që edhe vetë nuk e kam dëgjuar drejtpërdrejt. Për ne është e rëndësishme që të gjithë shqiptarët sa më shpejt të bashkohen në Bashkimin Europian dhe sa i takon deklaratave të tjera rezervohem të prononcohem pa i dëgjuar ato vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë.   

Duke iu referuar edhe deklaratës së fundit të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave, si e shpjegoni që sa herë i kemi keq punët me Brukselin dhe Uashingtonin lindin këto nacionalizma?

Mendoj se kryeministri Thaçi ka qenë një partner tepër konstruktiv i Shteteve të Bashkuara, i NATO-s dhe i Bashkimit Europian, dhe Kosova po kështu. Ndërkohë që është për të ardhur keq që nuk ka pasur vlerësime të pritura pozitivisht për çështjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Natyrisht ne duhet të kemi parasysh edhe faktin që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në këtë rajon, të cilët nuk e gëzojnë këtë të drejtë. Ndryshe nga ne shqiptarët e Shqipërisë e kanë gëzuar këtë drejtë para 30 vitesh. Kjo do të thotë një frustrim i jashtëzakonshëm. Lidhur me raportin tonë me Bashkimin Europian është e qartë se në vendet ku ne jetojmë, në rajonin tonë, dhe në kontinentin tonë, dy janë alternativat të cilat ndeshen me njëra-tjetrën. Një është alternativa e integrimeve dhe progresit të këtyre proceseve europianizuese. Kurse tjetra është kur tjetra nuk ecën me ritmin e duhur dhe nuk realizon pritshmëritë e qytetarëve apo dhe politikanëve. Dhe me një alternativë tjetër, e cila ka rezultuar tepër problematike dhe me kosto për të gjithë, jo vetëm e nacionalizmit apo edhe alternativave për të krijuar shtete-kombe e kështu me radhë. Dhe është një fakt që procesi i zgjerimit po përjeton një situatë delikate për arsye që jo thjesht që vendet aspirante të përmbushin reformat me ritmin dhe me cilësinë e duhur, natyrisht që edhe ky është një fakt. Por edhe një arsye tjetër është fakti që Bashkimi Europian po përjeton një krizë të madhe financiare ekonomike, institucionale sepse ka përjetuar një zgjerim të jashtëzakonshëm. Në këtë kuptim edhe vullneti i Bashkimit Europian për të ecur më shpejt në drejtim të zgjerimit, është i qartë se nuk është më ai që ishte. Ndaj në momente të caktuara politikanët edhe për shkak të zgjerimit që nuk realizohet një aspiratë e tyre, e popullit të tyre mund të shprehim qëndrime të ndryshme. Por unë besoj se ne duhet të jemi të palëkundur në kontribuimin e vazhdimit të këtyre proceseve pavarësisht se rezultatet nuk janë aq të shpejta sa ne do të dëshironim sikurse është edhe rasti i Shqipërisë. Dhe në këtë rast kryesisht është në përgjegjësinë tonë të mosbashkëpunimit të klasës politike në përmbushjen e disa detyrimeve të cilat janë fare të qarta, sikurse është rasti i dy ligjeve dhe i rregullores. 

Është rasti i z. Berisha në këtë që ju sapo thatë, që kur dështojmë në proceset integruese, kur kemi krizë politike e ekonomike në vend, përpiqemi që përmes nacionalizmit këtë krizë ta eksportojmë diku tjetër?

Nuk besoj se z. Berisha në situatën aktuale ka synuar të realizojë objektiva të tilla, përkundrazi. Madje qeveria është akuzuar shumë si qeveri tradhtare, si qeveri e shitur tek Greqia, tek vendet fqinje. Qeveria ia ka dalë në këtë drejtim për të përmbushur disa detyrime më të mëdha që kanë lidhje me peshën dhe përgjegjësinë që ajo ka përsa i takon stabilitetit e paqes në të gjithë rajonin. Por, edhe diçka tjetër nuk mund të rri pa e shprehur, se në Kushtetutën tonë ka disa angazhime që kanë të bëjnë me bashkimin kombëtar, që kanë të bëjnë me detyrimin për të mbrojtur interesat e gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Dhe qeveria apo politika shqiptare nuk mund të mos shprehet për çështje të ndryshme, probleme apo sfida të ndryshme me të cilat ndeshen qytetarët shqiptarë edhe në Maqedoni, edhe në Preshevë, në të gjithë rajonin tonë. Dhe çdo keqkuptim mendoj se është thjesht një keqkuptim. 

Ju thoni keqkuptim por gjërat kanë filluar të shkojnë larg, kanë filluar atë artikulohen prej 2-3 muajsh publikisht nga përfaqësuesit e DASH. Dhe në këtë kuadër a mendoni se fakti që Kosova është e pavarësuar jo në sintoni me fqinjët e dëmton këtë proces?

Unë nuk besoj kurrsesi se ekziston një raport i tillë sot midis Shqipërisë dhe SHBA-të përveç atij që e njohin të gjithë shqiptarët që është një raport i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe i besimit tek njëri-tjetri. Natyrisht që ka mendime, vlerësime në kohë të caktuar, ka shqetësime të ndryshme të cilat ndahen midis aleatëve dhe për të cilat gjendet mirëkuptimi. Por nuk shikoj asnjë tronditje në shtyllat e këtyre raporteve që për mua mbeten ato që kanë qenë. 

Edhe kur një dokument mbyllet me shprehjen “mos na detyroni t’ju dënojmë publikisht”?

Nuk mendoj se çdo lloj formulimi në çdo lloj dokumenti cenon dhe dëmton marrëdhëniet tona. Ato janë marrëdhënie midis dy aleatëve të provuar përkrah njëri-tjetrit në betejat më të rëndësishme. SHBA-të në të gjitha sfidat që ka pasur Shqipëria, që nga krijimi i shtetit shqiptar, kriza e Kosovës dhe çlirimi i saj e deri me pranimin në NATO por edhe Shqipëria me kontributin e saj si rrallë aleatë të tjerë si në luftën kundër terrorizmit. 

Çfarë po ndodh me çështjen e rezolutës çame?

Kjo është një çështje që i takon Kuvendit për ta shqyrtuar. Ne jemi shprehur pro një iniciative të tillë dhe ne kemi në program zgjidhjen e drejtë të çështjes çame si një çështje fondamentale e të drejtave të njeriut. 

Z. Meta çfarë do t’i propozonit ju Konventës Kombëtare të LSI-së për koalicionin?

Akoma nuk kemi menduar se si do të procedojë konventa. Si rrjedhim dhe unë nuk kam menduar për këtë çështje pasi mendoj se është ende një investim i parakohshëm. 

Ndërkohë që konsiderohet si një fakt i kryer afrimi juaj me PBDNJ-në apo jo?

Kemi raporte shumë të mira me z. Dulen, kemi raporte me të gjithë aktorët e tjerë por jemi ende në një periudhë të parakohshme për të marrë vendime të rëndësishme. 

Ju duket ide interesante krijimi i një poli të tretë?

Mendoj se është e rëndësishme të ketë një alternativë tjetër sa më të qëndrueshme dhe racionale. Kjo sepse polarizimi ekstrem dhe kjo ashpërsi e papranueshme mendoj që sjellin një situatë paraelektorale të tensionuar dhe dëmton standardin e zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë mënyrë mund të ketë edhe pasoja të tjera negative për gjithë proceset, sidomos atë të integrimit, pas zgjedhjeve. Vendi ka nevojë për disa zëra sa më të fuqishëm të arsyeshëm dhe që bazohen në argumente sa më të arsyeshëm. Duhet një alternativë sa më konstruktive dhe sa më e fuqishme. 

Kë pjesë të spektrit politik e shikoni si një alternativë konstruktive?

Nuk dua të bëj gjykime të forcave të caktuara politike por ka forca politike që nuk kanë prioritet konfliktin apo protagonizmi përmes konfliktit. 

Z. Dule është shprehur i gatshëm për një pol të tillë. Ju e keni diskutuar?

Kemi shkëmbyer mendime të ndryshme por këto kanë qenë biseda informale. 

Z. Topi është pjesë e këtij projekti?

Ky është një projekt që përjashton dikë. E rëndësishme është që ky projekt duhet të ketë edhe një profil. Nuk është thjesht çështje numrash. Duhet të ketë edhe disa parametra mbi të cilët të ndërtohet ku më kryesoret është për të pasur një politikë sa më konstruktive në shërbim të integrimit evropian të vendit, me një vendosmëri për të sjellë frymë pozitive në politikën shqiptare. 

Si e vlerësoni procesin e integrimit evropian të Shqipërisë deri më tani?

Në rast se flasim për një stanjacion të integrimit evropian duhet të vlerësojmë edhe faktorët që e kanë prodhuar këtë stanjacion.  Pra, nëse kemi një stanjacion në procesin e integrim nuk mund të themi se Partia Socialiste nuk është një shkaktare në një masë tepër të rëndësishme të këtij stanjacioni, qoftë edhe për votimin e dy ligjeve dhe rregullores për ato pretendime që ata kanë. Pra, e rëndësishme është që te ketë një vullnet për të rritur forcën e rëndesës së një politike konstruktive pozitive dhe proeuropiane në Shqipëri me veprime konkrete jo thjesht se pasi të gjithë flasin për integrimin evropian, por kjo retorikë, kjo e folur në radhë të parë duhet të shoqërohet me veprime konkrete, me ligje të standardeve evropiane që miratohen, me një dialog të standardeve evropiane, edhe me një debat të standardeve evropiane dhe me një etikë të standardeve evropiane. Pra, nuk është thjesht një angazhim programor, është një sjellje e tërë. 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se edhe në 2013 koalicioni me LSI-në është i sigurt. Çështja që shtrohet është se ky koalicioni do të jetë para apo pas zgjedhjeve ?

As këtë prononcim të z. Patozi nuk e kam dëgjuar, por unë personalisht me z. Patozi kam një mirëkuptim të shkëlqyer. 

Kjo do të thotë se në korrik do të jeni me qeverinë Berisha?

Kjo do të thotë se për çdo veprim të LSI-së, përgjegjësinë e merr Konventa e LSI-së dhe nuk mund ta marrë as kryetari i saj.  

Konventa voton një propozim që i bën kryetari…

Nuk i dihet, unë votoj disa propozime. 

Ju vetë për cilin propozim do të votoni?

Është shumë herët dhe nuk dua të ndikoj dhe të hap një debat të parakohshëm brenda LSI-së.

Pra, jeni dakord me deklaratën e z. Patozi?

Thashë që me zotin Patozi kemi një mirëkuptim shumë të mirë dhe është vërtet një koleg shumë korrekt. 

Deklarata që bëri është në kuadrin e këtij mirëkuptimi?

Ndoshta edhe në drejtim e në vazhdim të këtij mirëkuptimi. Gjykoj një shprehje pozitive vullneti.  

A është krijimi i polit të tretë në funksion të qeverisjes aktuale për të shtyrë më tej reformat integruese?

Krijimi i një alternative tjetër është në funksion të normalizimit të mëtejshëm të politikës shqiptare dhe evropianizimit të saj në të gjitha aspektet. 

Ju keni deklaruar se nuk do të jeni vetëm “kingmaker”, por edhe më shumë, përtej “kingmakeri” është “king-u” në rastin konkret kryeministri. A mund të na e shpjegoni këtë qëndrim?

Angazhimi i LSI-së nuk është thjesht për të qenë një forcë që përcakton një shumicë, por shumë më tepër, jo thjesht për të marrë “kingun” për tjetër, as ky nuk është objektivi kryesor i LSI-së. Por, që me rritjen e peshës së saj të ndikojë që ne të kemi një politikë tjetër në Parlament, të kemi një politikë tjetër në qeverisje dhe ta përqendrojmë politikën tek problemet që kanë qytetarët tanë. 

Duke iu referuar rastit Haradinaj në Kosovë, që edhe me votat e z. Rugova u bë kryeministër. A mund të ekzistojë një marrëveshje e tillë midis jush dhe Partisë Demokratike?

Jemi para kohe për të folur dhe për të supozuar alternativat e mundshme.  Pas zgjedhjeve do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të shprehen me votë dhe bazuar në këtë votë do të ndërtohet e gjitha arkitektura politike e katër viteve të ardhshme si në Parlament dhe në qeverisje. 

Në një rrethanë të tillë ju kë do të preferonit kryeministër Berishën apo Ramën?

Nuk mendoj se kjo është pyetje që më motivon për tu përgjigjur sepse nuk e shikoj këtë çështje si një zgjedhje personale, apo një raport personal me një individ të caktuar përkundrazi për ne vendi duhet të ecë më shpejt në rrugën e integrimit evropian dhe që LSI-ja ti shërbejë stabilitetit dhe përshpejtimit të këtij procesi të integrimit evropian. Pastaj ka disa skenarë dhe kuptohet që vendimi ynë do të bazohet tek leximi korrekt i votës së qytetarëve. 

Pra, ju do të bashkoni votën me atë parti që do të ketë më shumë mandate?

Natyrisht që gjithnjë është respekti ndaj votës së qytetarëve  për të diskutuar e negociuar me forcën e parë politike sipas renditjes. Kjo është një praktikë demokratike dhe normale. 

Cilat janë kriteret?

Unë mendoj se nuk është kjo sfida më e rëndësishme as për LSI-në as për mua. Për ne është e rëndësishme që vendi të ketë një maxhorancë më solide në katër vitet e ardhshme dhe reformat të ecin më shpejt sesa deri më tani. Dhe mbi të gjitha jo vetëm të kontribuojmë që të jemi një faktor shumë i fuqishëm në një maxhorancë të nesërme por edhe të ndikojmë për një klimë sa më bashkëpunuese midis maxhorancës dhe opozitës në të ardhmen. Pastaj, nëse do të vijohet gjithmonë me skema bllokimi, vendi xhiron në vend dhe në fund të fundit kjo është një kosto për të gjithë shqiptarët. 

Ju mendoni një qeveri me bazë të gjerë?

 Nuk është thjesht problemi i qeverisjes. Problemi kryesor është i klimës së bashkëpunimit ku palët marrin përgjegjësitë e tyre në ato role që do të caktojë vota e qytetarëve shqiptarë. Dhe duhet ti shërbejnë një qëllimi të përbashkët dhe qëllimi i përbashkët është integrimi më i shpejtë i vendit në Bashkimin Europian dhe jo thjesht të përdoren mandatet për të bllokuar proceset e reformat. 

Si mund të realizohet shmangia e bllokimit?

Unë mendoj se është një proces i tërë, nuk ka një formulë magjike dhe vetë vota e qytetarëve besoj se do të sjellë një reflektim. 

Pra, ju mendoni se bllokimi do të shoqërohet me ndëshkim në 2013-ën?

Mendoj se vota do të sjellë një reflektim. 

Gjatë këtyre viteve të ekzistencës së LSI-së ka pasur rrjedhje nga PS drejt LSI-së. Tani që po kristalizohen listat a ka deputetë të PS-së që kanë filluar  të trokasin në dyert e LSI-së?

Nuk kemi ndonjë rast të tillë dhe nuk dëshirojmë të nxisim procese të tilla në drejtim të asnjë force politike. Ne kemi programin tonë, kemi politikat tona. Kush dëshiron është i mirëpritur. Nuk besojmë se diversioni është diçka që ia vlen t’i kushtojmë energji dhe vëmendje. 

A mendoni se ndoshta një koalicion më i natyrshëm do të ishte në korrik për shkak të strukturës ideologjike të partisë më socialistët?

Baza e gjithë ideologjisë sonë është integrimi evropian i Shqipërisë, pavarësisht nga historia personale e imja apo e shumë të tjerëve. 

Socialistët kanë hedhur disa teza si ajo e taksës së sheshtë që thonë se ia kopjoi Berisha, që hoqi taksimin për pagat nën 30 mijë lekë. Ju si e shikoni këtë?

Në fakt kjo ka qenë pjesë e programit tonë të 2009-ës, heqja e taksës për të ardhurat personale për pagat deri në 30 mijë lekë të reja, pjesë e planit për veprim, në interes të shtresave të shoqërisë  që ka pagat më të ulëta, një ndihmë dhe një kontribut për ta. Kjo është shumë pozitive dhe duhet përshëndetur nga të gjithë. Nuk e kam ndjekur me shumë vëmendje programin e socialistëve por kohët e fundit jam shqetësuar shumë për programin e tyre të shëndetësisë. Është një program tejet populist. Kanë bërë thirrje për të rrëzuar skemën e sigurimeve shëndetësore e  cila natyrisht që nuk ka ecur siç pritej por natyrisht që financonte një pjesë të mirë të reformave dhe të shërbimit shëndetësor në vend. Dalja me parulla se nuk duhet të paguajë asnjëri për të marrë këtë shërbim mund të na çonte në një krizë të pashembullt financiare. Duhen dhënë alternativa bindëse dhe nuk ka nevojë që për hir të përfitimeve të ngushta partiake apo elektorale, në një kohë kur të gjitha vendet janë të kujdesshme në marrjen e reformave të tilla që kanë kosto të caktuar financiare, të luhet me qytetarët në këtë mënyrë. 

Si e mendoni situatën aktuale ekonomike të vendit dhe çfarë zgjidhjesh do të sugjeronit?

Mendoj që kjo është një situatë e cila kërkon më shumë shkathtësi, fleksibilitet, elasticitet. Kërkon në radhë të parë një shlyerje të të gjithë detyrimeve që ka qeveria për punë publike që janë bërë nga kompanitë private. Është detyrë e qeverisë që të gjejë këtë zgjidhje dhe unë mendoj se kjo do të realizohet së shpejti. Mbi të gjitha mendoj që parësore është përqendrimi i vëmendjes tek investimet që krijojnë vende pune në një kohë sa më të shkurtër. Këtu kam parasysh biznesin fason, nxitjen e “call center-ve etj.” Rruga më e mirë për t’ju kundërvënë varfërisë është punësimi dhe nuk janë thjesht ndihmat ekonomike apo sociale. Këtu duhet një energji më e madhe, duhet një vendimmarrje më e shpejtë ashtu sikurse duhet të ecet edhe në disa aspekte të tjera të nxitjes së investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Duhet të pranojmë që kjo nuk është e thjeshtë sepse edhe kompanitë e huaja janë në një situatë të vështirë financiare. 

Si mund të gjenden burimet për të shlyer borxhin?

Një pjesë e mirë e tyre lidhet edhe me buxhetin e planifikuar për këtë vit. Përpara se të bëjmë disa investime të shlyejmë detyrimet.

Si kanë ecur proceset e privatizimeve?

Privatizimet kanë qenë shumë transparente. Çdo investim në fushën e shërbimeve duhet vlerësuar me shumë kujdes. 

Si po e organizoni fushatën elektorale?

Ne si LSI kemi një organizim specifik. Përveç kryesisë kemi sekretarët politikë për çdo qark të cilët koordinojnë punën në qarkun përkatës. Kjo është një punë që vazhdon me ritmin e duhur.

Ju ku do të kandidoni?

Akoma nuk jam i bindur për këtë çështje por besoj se në një nga qarqet kryesore. Kjo mbetet për tu vlerësuar edhe nga sondazhet. Kjo është një vendimmarrje që do të merret në kohën e duhur.

31 Pergjigje per INTERVISTA/ Meta: Nuk ka një memo zyrtare me stampën e SHBA

  1. Pelasgian  --  20 Shkurt, 2013 në 12:02 am

    Koklopa eshte edhe me i ndyre se sali bisha

    Përgjigjjuni

    • elsena  --  20 Shkurt, 2013 në 12:13 am

      Kketa jan fytyrat me te ndyra dhe me mostruooze te politikes shqiptare jane mbledhur tek organizata kriminale LSI Conection.
      Besoj se fytyra te tilla monstra si Ilir Meta dhe Monika Kokemadhja,Spartak Braho, Petrit Vasili, Ylli Manjani,Nasip Naco Luan Rama,Besian Pesha, Pellumb Pipero, Nora Malaj, Petrit Sulaj ,Lumtor Shreli,Dritan Ylli ,Elez Gjoza,Drini Kryemadhi,
      etj qe nuk dua ta ndyej doren, nuk mund te gjesh askund.
      Te gjithe vijne nga familje komuniste te lidhur me diktaturen (bij dhe bija oficeresh, policesh, sigurimsash)dhe jane nje prerje persa u perket veseve dhe tipareve: vjedhes,sharlatane,medioker,provinciale,ordinere, te pabese,mashtrues. kush e thote te verteten dhe kush genjen,PAME PARA DISA DITESH PANARITIN QE THA NUK EKZISTON KJO MEMO, PASTAJ DOLI VASILI E THOT SE DUHET VLERESUAR,TANI DEL KY TJETRI E THOT SKA OOOO CFAR JAN KETA MORE oooooooooooo cfar jane keta more,a jane ne nje parti,ne nje qeveri,,cfar mshefin,keshtu po tallen me shikuesit dhe lexuesit.

      Përgjigjjuni

      • albaniac  --  20 Shkurt, 2013 në 3:42 am

        …koklopa eshte vene ne peshore once again…
        i duhet te balancoje patjeter se me A.rrapon e burgosur ne anen tjeter te pellgut i dela bytha lakuriq…
        letra nuk ishte vetem per malokun dhe “shkjaun” perfshi artistin e merituar me frazen kyc “ti varim shoke ti varim…” per fshatarin skuth bode, dhe per belive it or not….ministrin e jashtem te albanistanit panariti qe ska as idene me te vogel se me cfare buxheti politik do te parashikoje projektin e TAP apo konkurentin nga ana e tjeter…
        Meqe ra llafi mubaraku doli “clean” per pastrim parash ne albanistan…a thua te jete koincidence qe po i lakohet prape emri i egjiptianit me lidhje ne albanistan ku maloku berish u mor ne hetim te lire….? po albanian airline ka dale “clean”…?ndoshta hibridi i washingtonit mund te beje ndonje koment me detyrim e percaktim…
        keta lexohen si kustumet e 80 lekshave dikur….

        Përgjigjjuni

    • Dardan  --  20 Shkurt, 2013 në 3:24 am

      Une qyshe ne fillime kame dyshuar ne ket Memo gjuha e perdorur aty nuk esht gjuhe Amerikane e aqe me pake diplomatike ket memo e kane formualuar lobet pan Ortodokse ne Shqiperi te shqetesuara me ngritjen e vetedijes Kombetare ne Shqiper

      Përgjigjjuni

  2. voica  --  20 Shkurt, 2013 në 12:05 am

    Shume te sakta pyetjet e para. Ne fakt vetem ato, pyetjet e para lexova, se m’a urryen pergjigjet.
    M’a urryen aq shume sa nuk ua them dot me fjale.
    Mallkuar karrikja e k/ministrit o Ed Rama po bere koalicion me kete vemje.
    Per 21 Janarin qe pyetje pyetje e pare se KY ishte sebepi i pare i asaj dite. Fuck o Ilir Meta, FUCK YOU!

    Përgjigjjuni

  3. hajdut me INTEGRITET  --  20 Shkurt, 2013 në 12:07 am

    Po MEMON qe te ka derguar populli e lexon ti o ILIR META??

    Përgjigjjuni

  4. arberia  --  20 Shkurt, 2013 në 12:08 am

    Bukur,gazetare ordinere qe intervistojne te ngjashmit me ta.

    Përgjigjjuni

  5. apolonia  --  20 Shkurt, 2013 në 12:08 am

    do jete me stampen e monikes, ndaj nuk te hyn ne sy ty, o legen.

    Përgjigjjuni

  6. Sume Gruda  --  20 Shkurt, 2013 në 12:13 am

    Intervista ne fjale nuk munda ta lexoja, eshte absolutisht nje genjeshter dhe manupulim i fakteve qe thuhej me larte.
    Ilir Meta shifet si genjeshtar i flaket dhe nje polaco i kalibrit te rendomte.
    Nuk po merrem me gjate se u doli boja me te vertete Saliut dhe Ilir Metes duke mbeluar dhe manipuluar krimet me gjykates te komanduar dhe Ndoc Cardaku.

    Përgjigjjuni

  7. Bertoja  --  20 Shkurt, 2013 në 12:33 am

    Rreziku jonë që me paratë që i ke zhvatur këtij populli do t’i blesh vota po këtij populli,do të marrësh nja 2 ose 3 deputetë e do të kërkosh të bëhesh Kryeministër.
    O kokrra e legenit ke fytyrë e flet për 21 janarin?!
    Blloku jot solli 21 janarin,një demonstratë popullore por që Kolegu yt,Antishqiptari-Kryeministër e ktheu në një ditë zie për familjarët e viktimave.

    Përgjigjjuni

  8. VERONIKA  --  20 Shkurt, 2013 në 12:41 am

    TemA,ju jeni tè nderuar,unè èshtè e vetmja gazetè qè lexoj,kafen nè mèngjes e pi afèr me kre.arin e PD,ja pèrplas gazetèn para fytyrès,pra ju dua shumè,por njè çarçaf tè nxirè me broçkullat e ktij derrit tè dhjamur
    joooooo nuk mund ta lexoj…nuk jam idiote.
    Duke u bazuar vetèm nga titulli,qè ju jeni tè nderuar se kèshtu kuptojmè dhe mè saktè politikèn e ktij lavires,pra kjo MEMO,ekzistoka,por nuk paska vulèn e SHBA-sè?????Ky mè qudit,mè qudit qè nga fillimet e tij si pjella e njè zabiti,qè u bè shofer ,pastaj kryeministr, qè i kujtoheshin gjithmonè indumentat personale qè ai burri me tè cilin èshtè martuar,i harronte nèpèr makinat e shèrbimit..pra
    KJO MEMO MOR ILIR,VULEN E KUJT KA????FOLI ESSSSSPERTIT TEND TE PASHKOLLE ,TA NXJERRI FALSO,NUK DINE TE SHKRUJNE AMERIKANET..
    KE PYETUR TI MOR NJERI(?)SE MOS KE NDONJE LIDHJE FAREFISNORE NGA ANA E MAMASE ME SULO GRADECIN???
    Vetèm ai i manipulonte gjèrat kèshtu si ti
    Ndonjèri nga ju komentues tè nderuar,kur tè lexojè tè na thotè
    CFARE THA TETO LILI PER VIDION E GIMIT??A MBAROI MARREVESHJA ME SUKSES
    SEPSE VIDJOJA NUK PATI SUKSES,DOLI ESSSSPERTI DHE E GJETI KABIM
    THA NDONJE GJE PER CANTEN E ATIJ ISH-ZAGARIT PREKUROR SPARTAK BRAHOS
    hèhèhè teto Lili ma ke sjell ne FR,xhaxhi Spartakun,nuk mund tè ma thjeshtèsoje kaq punèn-unè ju kam alergji dhe kèshtu kot,por kur mè sjell dhe atè qè i ka duart deri te bèrryli me gjak….bèhet personale
    CFARE THA TETO LILI PER FUSTANIN E ATIJ BURRIT,DHE GJERDANIN QE VAR NE QAFEN E DHJAMUR PA PIKE FEMINILITETI??????
    CFARE THA TETO LILI QE INTRIGIMI I NGELI NE DERE????
    CFARE THA PER ALMIR RRAPON????PO PER BEN QIMEN????
    Po e mbyll me kaq,zt Sk.rap,se pyetjet i bèn Babaramo,po unè jam pyetèsor mè vete,jam *kurioze* e madhe,votèn nuk ma blen dot-nuk èshtè nè shitje e ardhmja,nuk jemi si ty.
    ASKUJT NUK I DUHESH,ASKUJT,TI JE PERSONAZHI ME NEGATIV,NE KTE VEND!
    DO TE TREGOJME VENDIN NE 23 QERSHOR–KAZANIN E PLEHRAVE…ATO TE PARICIKLUESHMET!!!!!!!!

    Babaramo ,uroj dhe shpresoj qè tè jetè ky qè tè paguan pèr ta nxjerr ne tv,shpresoj qè tè ketè qenè e majmur pagesa,se pèr ta patur kaq afèr kètè,duhet tè kesh stomak tè fortè.

    Përgjigjjuni

  9. C.Zace  --  20 Shkurt, 2013 në 1:28 am

    c’mereni me kete neperke te fjales qe e perdreth si ti vije o pas bythe.
    Ktij katundari i tha Amerika c’duhet te beje brenda shkurtit ndryshe ja nxjerin zullumet ne shesh.

    Përgjigjjuni

  10. zamira  --  20 Shkurt, 2013 në 1:52 am

    ;;O kokrra e hajdutit . A ke blere dhome gjumi o koke lope. O vrases qe i ke duart me gjak Te vrafshin ata qe te te dhembin me shume ndyresire.

    Përgjigjjuni

  11. Agroni, Detroit, Michiga,USA.  --  20 Shkurt, 2013 në 1:53 am

    Nuk e dij perse me duken akoma primitive shqiptaret e Shqiperise.
    Sali Berisha-kryeminister me dhembe te shemtume.
    Ilir Meta…ububu…kurre nuk do ta harroj ate pamje e televizor…duke pi dahon me barkun e kercyer perpara dhe koka me tule.
    Nga pamja det sikur eshte nje nga njerezit me ordinere per nivelin e dinjitetit personal.
    ATA QE JANE OBEZE DHE DUHAN-PIRES , per mua jane shtresa e fundit e shoqerise per nga personaliteti individual.
    Kur e degjoj dhe e shikoj Ilir Meten neper intervista, nisur nga pasuria e fjalorit dhe nga levizjet e trupit tij ( body-language ) te len pershtypje se ai nuk i lan duart as para dhe as mbrapa kur bon shurren dhe kur han buke. Keshtu me duket mua…dhe me duket se nuk e kam gabim. Per ndryshe nuk kishte per ta mbajtur gjithe ate tule ne kaptine.

    Përgjigjjuni

  12. Valbona  --  20 Shkurt, 2013 në 2:02 am

    - KA memo ?
    – S’ka memo!
    -KA memo ?
    -S’ka memo!
    Perfundimisht u zgjidh nga kryetari i LSI-SE’ Memo ka po eshte pa vulen e SH B A . Si shpjegohet qe edhe letra e HILLARIT per Ramen ishte pa sigel, kurse e Nishanit ishte me 3 sigla.Tani na del e memua pa sigel. A thua zoti Meta se dhe kjo ishte e manipuluar?

    Përgjigjjuni

  13. MALUA  --  20 Shkurt, 2013 në 2:19 am

    O ZOT ! M’i pruri zorret tek GOJA . Si s’ka fund POSHTERSIA .

    Përgjigjjuni

  14. e ardhmja  --  20 Shkurt, 2013 në 8:53 am

    Me ze diareja kur shoh kete klase politike qe vetem genjen,mashtron vjedh grabit vret e pret nga te gjitha anet.Ky trapushi Meta thote qe ska MEMO me firmen e SHBA-ve,pasi ambasaden nuk e quan te shba-ve.Keta jane kuje me dreke, Mjere ky popull sylesh e vesh palare/

    Përgjigjjuni

  15. besa  --  20 Shkurt, 2013 në 9:25 am

    keta njerez jane mosbesues njeri nga lsi thot ka memo tjetri thot nuk ka mos jane gja te shkalluar vasili thot po kok lopa thot jo normale levizja e shkerdhyer per degjenerim asht “AKCIE” ne aksion ne qoftese dikush don te shkerdheje te shkoje te lsi posaqi aty ka me shumice e pakice i bani sala milionera

    Përgjigjjuni

  16. labi  --  20 Shkurt, 2013 në 10:10 am

    KA VETEM MEMON E MONIKES ME GRUPIN GJAKUT TE P….T 0 NEGATIV QE MBAN BERISHEN.

    Përgjigjjuni

  17. brace  --  20 Shkurt, 2013 në 10:31 am

    Ti je nana e te gjitha te zezave,more i degjeneruar,koke lope hajdute i flliqur ,do ta paguajne femite tuaj,e te plakut,mose mendoni se kalohet Oqeani me note.ty ashte pake me ta Q. gomari gruan,ti je paterica e kriminelit,vrastare diktatorit te fundit ne ne SHqipri e rajon.Politizimet nuke mbarojne pa u larguar ti hajdut e ortaku jote i SHPK me interesat tuaja 20% me 80%,flliqsira ju e soji e sorollapi juaj.

    Përgjigjjuni

  18. xhepisti  --  20 Shkurt, 2013 në 10:33 am

    ska turp ky iliri ? del dhe flet per MEMO , integrim ? guximi i ilirit per te bere politik kalon çdo kufi te budallait , injorantit, dhe i pa fytyre.Kam me respekt per hajdutet e pulave, femrave qe kurverojne per buken e gojes, Sesa per kete palaço te politikes shqiptare.Valle e sheh veten ne pasqyre ky lloje specie, qe sa here del e flet, na beri puçren ne stomak, po na helmon melçine, dhe na shkokton diarre per dite te tera.MERO te pakten ti duhet te keshe meshire per ne, Te lutem ne gjunje mos na fol me per ilir meten.

    Përgjigjjuni

  19. KASOLLE  --  20 Shkurt, 2013 në 10:37 am

    MEMO me stamp dhe te VULOSUR ke per te marr nga Shqiptaret me 23Qershor.Ateher do shohesh ti hajdut se cdo te thot memo.Ajo do te jet memo alla shqipetarce.Do te jet memo e nje populli qe po e shkelni dita dites me te dyja kembet.Mos haroni or PLEHRA se dhe durimi ka nje kufi.

    Përgjigjjuni

  20. Teta  --  20 Shkurt, 2013 në 11:37 am

    O Tema po pse ore harxhoni kohen dhe fuqite me nje interviste te tille.Kjo vetem interviste nuk ishte pasi nuk kishte asnje pergjigje konkrete.Ne te gjitha pergjigjet thuhej: “eshte ceshtje tashme e kaluar dhe se dot ja leme kohes, kjo nuk ishte per qeverine etj…blla blla blla”.Kur do te vije dita qe kjo monster e lepire te zhduket nga memorja jone.

    Përgjigjjuni

  21. mali  --  20 Shkurt, 2013 në 11:46 am

    Kokepaçja qe gjen ngushellim te Cani. Po edhe Can perversi e injoroi kur i tha per koalicionet qe ti kokepace njehere thua qe vendos konventa?!!- kjo parti e madhe nderkombetare!! ha ha ha dhe njehere qe vendos une.
    Ju jeni zagare dhe lapangjoza te pafytyre.
    Haram e paste dhe mallkuar qofte kush jep vote per ju plehra.

    Përgjigjjuni

  22. Kush voton Berishën është bajgë  --  20 Shkurt, 2013 në 12:13 pm

    Me vjen mire qe Ilir Meta tall tajaren me SHBA-ne. ;)

    Përgjigjjuni

  23. anonim  --  20 Shkurt, 2013 në 1:15 pm

    vendi i cudirave shqiperia ja ky hajduti duhet te ishte ne burg psh dhe si me magji eshte neper intervista dhe i thote shba se si plas t… per asgje.Edhe miletit atij te parit fare i thote se ben cfare i don bytha e vet e madhe.Vend cudirash kur zihen se me cin do beje hajduti koalicion per me qeveris ndershmerisht. Shqiperia s’do behet kurre.

    Përgjigjjuni

  24. Mishi i kalit  --  20 Shkurt, 2013 në 1:25 pm

    Copë mishi me dy sy !

    Përgjigjjuni

  25. kuq e zi  --  20 Shkurt, 2013 në 1:46 pm

    Kjo eshte memoja e perjetshme per shqiperin nga Amerika . http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Përgjigjjuni

  26. Sallakja  --  20 Shkurt, 2013 në 1:54 pm

    Ky fytyre kukumjacka, eshte llumi i Shqiperise.
    Njerzit si ky duhen futur ne burg pa bere asgje.

    Përgjigjjuni

  27. sadiku  --  20 Shkurt, 2013 në 2:21 pm

    O GAZETAR< O HAJVAN! pyet ILIR METEN qe eshte me KRIMINEL se BERISHA,PRENDI e cdo kush tjeter.
    AI vodhi FLORIRIN e shtetit,AI vodhi para televizionit e pa gjithe bota me figure dhe me ZE dhe SALA me keta gjyqtar e nxori te pafajshem ashtu siq i la te pafajshem kriminelet e 21 Janarir. E C'PERGJIGJE KERKON NGA KY NJERI I DEGJENERUAR QE DEL NEPER MBLEDHJE SI MODERATOR NE POLITIKE POR ASNJI FJALE PER NDONJI PROGRAM QEVERISJE NUK KA DHENE,POR KRKON VETEM KOALICION NE CDO QEVERI VETEM PER TE VJEDHUR.
    KUJTOHUNI DHE SHIKONI SE SA KANE VJEDHUR ME QEVERINE E BERISHES MINISTRAT E TIJE.
    Ky njeri duhet te jene ne burg.Ajo parti qe e merr ne koalicion DO TE HUMBE SHUME VOTA.

    Përgjigjjuni

  28. POSHTE  --  20 Shkurt, 2013 në 5:02 pm

    CMUND TE THUASH ME SHUME PER FAMILIEN E DERAVE;KY PERSON KATROR I KA TE GJITHA TE KEQIAT E PLAKUT DHEMB KRIMBUR TE VETAT TE MONIT DHE TE SKUADRES TE BURAVE 150 cm ME DUART LART:KUSH E VOTON KETE FYTYRE ANTIPATIKE HAJDUTE ESHTE ME I KEQ SE KY , eshte NJERIU ME I KORUPTUAR : SALINE DHE BY, LEPIRSAT E TIJ LULIN DHE LESEINE E KOKEMADHES DHE E HAJDUTIT KOK LOPE . VOTEN KETYRE, JA U JAPIN NJEREZIT PA GJAK SHQIPETARI , NJEREZIT E KORUPTUAR DHE PA DINJITET,ME VJEN KEQ QE SHUME NGA MEDIAT TONA JANE TE VARURA NGA POLITIKA .NJEREZ KRIMINELE SI KRYEMINISTRRRRI ;DHE QEVERIA QE DREJTON SI LSI ME KOKLOPEN NUK DUHET TE JEPNIN INTERVISTA PO TE JEPNIN LLOGARI PARA POPULLIT PER CFAR KANE BERE DHE VAZHDOJNE TE BEJNE:

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>