Shpjegimet e Jarmarbërit me rastin e dekorimit nga Nishanliu | Gazeta Tema
 

Shpjegimet e Jarmarbërit me rastin e dekorimit nga Nishanliu

Postuar në: Antena |

Jamarbërit i erdhi papritur ky dekorim. E morën një ditë nga Presidenca në telefon dhe e ftuan për një kafe. Jamarbëri shkoi me bezdi, se nuk e kuptonte ç’punë kishte në Presidencë. Dikur kur ishte “babi” president, (kështu i thërret Jamarbëri Doktorit) vinte me qejf, pasi mbaroje ndonjë punë. Tani nuk e kuptonte çfarë pune mund të kishte njeriu në presidencë.

Kur mbërriti aty, e priti një zonjë që merrej me dekorimet.

-Do të bëjmë një surprizë, tha, por para se të ta themi, na duhet një përshkrim i yti si e mban mend 20 shkurtin e 1991.

-Shkurtin e vitit 1991?

-D.m.th 20 shkurtin e vitit 1991, i tha gruaja. Ditën që u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës.

-Aha, 20 shkurtin. Po, po, më kujtohet. Është hera e fundit që më ka rrahur babi në jetë. Isha në gjimnaz dhe na kish kapë qejfi që po prishej viti mësimor nga grevat dhe protestat dhe po luaja jashtë pa leje. Kur erdhi gjyshja duke bërtitur të futem brenda se ka ndodhur hataja. Kur hyra brenda, gjeta babin e nevrikosur, që ma rrasi me shpullë turinjve.

Të kam thënë mos dil pa leje këto kohë, më tha.

Më dhëmb akoma faqja.

-Ua, po pse, ça kishte babi që ishte mërzitur?

-Babi po shikonte demonstratën në shesh dhe njerëzit që po shkulnin ca pllaka para Muzeut Kombëtar dhe qëllonin qentë e policisë që iu turrën njerëzve. Babi i shante “huliganët”, “forcat e errëta”, ça nuk i thoshte. Kishte shumë merak muzeun se kishte hall mos e prishnin. Nja dy herë mbyllte sytë nga tmerri se mos demonstruesit hynin në muze me forcë.

-Po ty pse të qëlloi?

-Histori e gjatë. Kisha një shok që po luanim jashtë dhe u mor vesh që ra busti i Enver Hoxhës dhe ai tha “iku Dulla”. Unë qesha me të madhe dhe sa hyra brenda më pyeti babi ku ishe mor maskara dhe unë i thashë “iku Dulla”. Kujt i thu Dullë ti, tha dhe me rrasi me lapër turinjve.

Gruaja po e dëgjonte me seriozitet, ndërsa Jamarbëri qeshte.

-Ça ke, i tha, dhe ty të dhimbset Dulla?

-Ua, jo, jo, qyqja, si të më dhimbset Dulla mua. Thjesht dua  të di ndonjë gjë tjetër që ke bërë atë ditë kundër Dullës?

-Ah, jena kënaqë, i tha Jamarbëri. Sapo doli babi se e thirrën diku në Komitet, unë dola prapë me shokun para pallatit dhe qeshnim me të madhe që e kishin hedhur Dullën. Pastaj vendosëm të dalim të dy të shikojmë çfarë kishte ndodhur. Kur shkuam ne në shesh Skënderbej, ishte bosh dhe qetësi e madhe. Dullën e kishin hequr dhe e kishin çuar zvarrë tek studentët. Deri atje nuk shkonim dot se ishte larg. Shkuam aty tek monumenti dhe shkruam me një thëngjill “Iku Dulla”, haha, ça gallate. Pastaj pamë një veturë që po vinte vërdallë vetëm në shesh dhe ia mbathëm me vrap. Një burrë nga brenda veturës na e bëri me dorë mos u shqetësoni. Tani vonë  kujtoj që ishte “babi”, d.m.th Sali Berisha. Po kthehej në shtëpi dhe po shikonte ça kish ndodhur.

-Ah, ja, këtu mbaje, tha guraja. Kjo pjesë na duhet. D.m.th ti ke qenë në shesh, ke takuar dhe Sali Berishën…

-Takuar jo, po na përshëndeti nga brenda xhamit me gishta.

-Shumë mirë. Dhe kini shkruar iku Dulla?

-Po, po, atë e shkruajti ai shoku im se ai kishte marrë thëngjill me vete.

-A, shumë mirë. Tani po ta them dhe unë surprizën e presidentit. Ai ka vendosur t’u dekorojë për rrëzimin e bustit.

-Rrëzimin e bustit? Po unë ta thashë që nuk isha…

-S’ka problem, e ka kërkuar “Babi”, d.m.th Doktori, se tha duhet t’i kundërpërgjigjemi këtyre plehrave të PS që duan të ulin imazhin tënd.

-Aha, ok, dakord, si të dojë babi. Nejse, të pyes një herë se mos është ai shoku i lagjes akoma në Tiranë, se po e mori vesh ai, tallet.

-S’ka problem, na jep emrin se e rregullojmë ne këtë punë, i tha gruaja dhe i ra supeve.

Jamarbëri doli i hutuar nga Presidenca dhe i hodhi një sy bulevardit përgjatë të cilit ishte hequr zvarrë Dulla.

-Eh, si vjen dita, tha. Mirë që nuk kishte rregullore për bulevardin atëherë se do t’i kishin vrarë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

11 Pergjigje per Shpjegimet e Jarmarbërit me rastin e dekorimit nga Nishanliu

  1. anonim  --  19 Shkurt, 2013 në 7:56 pm

    si gjithmone rrjeshti i fundit eshte perle! Te lumte Mero Baze!

    Përgjigjjuni

    • Brrakaliu qe Giten e .iu  --  19 Shkurt, 2013 në 9:45 pm

      Nje merite ka ky palloshi …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/medaljet-e.html

      Përgjigjjuni

    • Bejdo Dreni  --  20 Shkurt, 2013 në 8:49 am

      Hahahahaha, boll qe eshte martu me Giten dhe e meriton medaljen. Hallam Nishan, ja ke njoh veshtiresine djalit dhe ja ke ngul Sales duke u tall deri ne kufirin e pakalueshem: i ke then se ja edhe dhenderin ta dekorova, tani mbeten mbesat te dekorohen se e hedhin shurren lart!

      Përgjigjjuni

  2. Vlora  --  19 Shkurt, 2013 në 8:07 pm

    E MADHE. BRAVO!

    Përgjigjjuni

  3. Mitfani  --  19 Shkurt, 2013 në 8:10 pm

    Mire qe nuk ishte Saliu President apo Minister i Brendshem atehere…..

    Përgjigjjuni

  4. Robert Papa  --  19 Shkurt, 2013 në 11:40 pm

    JAMARBERI DHE ARGITA FTOJNE PER DARKE ANALISTIN BEJDO MALO PAS SHKRIMEVE TE TIJ KUNDER EDI RAMES

    Flamuri kishte kohe qe po thoshte se PD ne janar do te nxirrte nje arme sekrete mediatike qe do ta perdorte per zgjedhjet e qershorit. Aq shume foli Muli per kete gje, sa u bene shume kurioze Fahroja, Fevzoja dhe Cim Fakti.
    -Shiko se mos marresh vesh gje ti,- i tha Fevzoja Starit Rakip,- se ti se c’ ke ca veti qe t’ i zbulojne njerezit sekretet.
    -Ohu, une e kam marre vesh,- tha Stari Rakip,- Doktori kerkon qe Arian Cani te zevendesoje Reis Cicon si spiker i lajmeve te Klanit dhe Reisi te drejtoje Zone e Lire.
    -Tallesh ti apo e ke me tere mend. -I tha Fevzoja,- pse u cmend Doktori?
    -Nuk eshte pune cmendurie, por mencurie te thelle,- i tha Stari Rakip,- nuk e shikon ti qe Reis Cicoja e ben punen e spikerit si Arian Cani dhe ky i fundit ne Zone e Lire imiton ate emisionin qe bente dikur te Klani te dielen Reisi me Hygerten? Doktori qe e paguan Klanin dhe e shikon se po i kushton shtrenjte emisioni i lajmeve te cilin nuk e shikon njeri, kerkon te beje rokaden e Reisit me Canin, se keshtu mendon se audienca e Zones se Lire do t’ i shkoje emisionit te lajmeve, te pakten deri ne zgjedhje.
    -Po Sandri pse nuk me ka thene gje?- Pyeti Fevzoja.
    -Ku i di une punet tuaja,- tha Stari Rakip,-i eshte ulur besimi tek ty.
    Fevzoja ia dha lajmin Cim Faktit, i cili deshi t’ ia shiste Henri Cilit per gazeten.
    Me ne fund arma sekrete u zbulua ne janar, kur Bejdo Malo nisi te shkruaje nje seri artikujsh kunder Edi Rames, gruas se tij, Taulant Balles e te tjereve ne PS, tek gazeta “Metro Polli” e Xhafer Bishtalecit. Bejdoja i cili ka shkruar shtate artikuj ne tete vjetet e fundit, ne dy muaj, janar shkrut, ka bere tete artikuj kunder Edi Rames.
    Pasi Bejdoja beri artikullin e dyte, ate kunder Taulant Balles, ia nisi me lojen e dyfishte, dhe deshi ta rregulloje me kete te fundit.
    -Degjo Pasha,- i tha Bejdoja, te betohem qe nuk desha ta shkruaj, por Argita i dha urdher Arben Imamit qe te me mbyllnin ne arrest ne bodrumet e Ministrise se Mbrojtjes. Me dhane buke e uje per 48 ore dhe nuk durova dot. Agim Docin e kishin vene dezhurn me laptop qe te merrte shkrimin tim. Me ne fund u dorezova, kerkova nje pule fshati me pilaf dhe e bera shkrimin. C’ eshte e verteta e pelqyen, kur me falenderoi Zeni u pendova qe nuk kerkova dhe nje pjate me pasha qofte.
    -Bejdo, shkruaj sa te mundesh, nga une e ke lejen te plote,- i tha Taulant Balla, -se fakti qe Argita dhe Zeni te kane mobilizuar dhe ty kunder meje tregon se sa fort u kane djegur fjalet e mia.
    Pasi beri artikullin e peste, Bejdoja kur mori vesh se Cim Fakti do te bente nje emision per ngjarjet e shkurtit 1991 te Shkolla e Bashkuar e Oficereve, shkoi takoi Cimin dhe i kerkoi te dilte ne emision si analist kompetent dhe deshmitar i ngjarjeve.
    -Po ti c’ lidhje ke, ti atehere ke qene nenkryetar i Shoqates Vullnetaret e Enverit ne Kucove, me sa kam marre vesh une,- i tha Cim Fakti.
    -Tani edhe ti ke qene ne Has,- i tha Bejdoja,- po une te kam pare ne Tirane ne 20 shkurt kur u rrezua monumenti.
    -Keshtu po- i tha Cim Fakti,- po degjo, sot nuk kam kohe, se do te nisem ne Milano. Ai i Guliverit na sponsorizuar rrugen nja 50 vetave nga mediat e djathta qe te shikojme ndeshjen Milan-Barcelona.
    -Ashtu, po mua pse nuk me kane thene? E kam thene une, me mire te kruaje bythen e qenit njeriu se do te gjeje ndonje gje, se te shkruaje pro PD-se.-tha Bejdoja dhe iku te ankohet drejt e tek Shkelzeni.
    Po Shkelzeni kishte ikur ne Amerike keshtu qe Bejdoja iu drejtua Jamarberit.
    -O pasha, a ke pak kohe per mua se me mbyten socialistet,- i tha Bejdoja.
    Jamarberi deshi ta dergonte ne djall po iu kujtua se gruaja i kishte thene qe ne kete kohe fushate duhet te ndersenin sa me shume njerez kunder Edi Rames.
    -Je i mirepritur- i tha Jamarberi,- me ka thene edhe Gita, kur do te darkojme me Bejdon.
    -C’ eshte kjo dite kaq e lumtur per mua, -tha Bejdoja,- prit pak ta shenoj me rreth te kuq ne kalendar qe ta festoj vitin e ardhshem si pervjetor. Shiko, a te marr dhe nje shoqen time e cilavdes qe ta njohe Giten. I rregullojme dhe ndonje pune se eshte hallexheshe.
    -Mire, mire,- i tha Jamarberi dhe e coi ne djall.
    Darka u dha te Restoranti i Ulit.
    -A bejne pule fshati me pilaf dhe pasha qofte ketu?- Pyeti Bejdoja.
    -Edhe po nuk bene zakonisht, do t’ u themi t’ i bejme sot,- tha Gita, -ata bene gjithe kete kulle ne saje tone, dhe nuk po na bekan kaq gje.
    -Tani derisa te vije pula dhe pasha qoftete, po ju prezantoj kete vajzen,- tha Bejdoja,- kjo eshte dashuria e pleqerise sime. E kam edhe peng se ashtu i ka shkuar jeta. Mezi ua hoqa nga kthetrat cakalleve te te shkolla e Ceco Vitrines dhe dua ta kem per pleqeri. Te gjitha ato qe shkruaj per kete i bej. Eshte edhe e cmendur pas Doktorit. E kemi edhe intelektuale, ka bere nje master te Met Kristali. C’ te them une, kristal eshte edhe vete, shikojeni.
    -Do te shikojme cfare mund te bejme,- tha Gita,- bisedoje me Mulin. Tani Bejdo para se ti te futesh koken ne tave, po te them se shkrimet me kane pelqyer. Po pse nuk i ke botuar tek nje gazete me e madhe, te Panofania, ti sikur e ke edhe mik.
    -Mik e kam, por me tha qe te paguaj dixhitalbin per gjithe vitin, vetem qe te botosh mos me kerko, se me thone pastaj se e kam bere gazeten humoristike.
    -Fshatari,- tha Gita, – nuk kupton ai nga gazetaria e mire. Na ka merzitur shume se opinionistet me te forte ne gazete i ka kunder PD-se.
    -Keto jane punet tuaja,- tha Bejdoja.
    Po ketu te Metro Polli te paguajne mire?-Pyeti Jamarberi.
    -Cka,- tha Bejdoja,- Xhafer Bishtaleci nuk ka para, por kemi rene dakord qe te me jape dhjete centimetra katror siperfaqe te kulla te shtepia me gjethe, per cdo artikull qe do te botoj. Keshtu do te marr nje garsoniere qe ta kemi folene tone me kete vajzen.
    -Epo mire,- tha Gita,- ti Bejdo kenaqesh me pak, c’ tu besh ketyre te tjereve qe kerkojne shume.
    -Ata jane te pangopur,- tha Bejdoja,-jane edhe mosmirenjohes. Doktori i beri miliardere ata i kthejne berrylin sapo u vjen rasti. Ja te gjithe ata qe hipen ne carterin e Guliverit do t’ ia kthejne berryllin Doktorit kur te vije rasti. Po mjere Barcelona thuaj, se mbajeni mend nga une, tani qe do te jete Cim Fakti ne Milano per te pare ndeshjen, do te humbe Barcelona 4-0.

    Përgjigjjuni

  5. juristi  --  20 Shkurt, 2013 në 8:20 am

    dekorata i takon sepse ai e beri gjysh sali berishen.

    Përgjigjjuni

  6. zoro  --  20 Shkurt, 2013 në 10:15 am

    mrdalja ka fotografine e gites?

    Përgjigjjuni

  7. zoro  --  20 Shkurt, 2013 në 10:15 am

    medalja ka fotografine e gites?

    Përgjigjjuni

  8. Horri i Bulevardit  --  20 Shkurt, 2013 në 5:16 pm

    Po ku ishe o burrrre i dheut, kishim kaq kohe qe e kerkonim ate trim qe hodhi bustin dhe ti Jamamber si gjithmone modest, nuk doje te tregoje se isha une qe e hodha ate qelbesiren.
    Ja dhe nje merite e jotja i dashur trimi yne, qe nuk doje lavderime, qe me pune doje te tregoje se ti je ai qe ne kemi pritur, LEJ-FENI yne.
    U desh vete presidenca me stafin e saj te kerkojne dhe te gjejne me ne fund trimin tone LEJ-FEN, qe ju hodh bustit si nje dragua dhe me nje grusht te hekurt, e hodhi ne toke, por qe ata frikacaket qe tmerroheshin nga plumbat e gomes, gjeten rastin qe bustin e rrezoi trimi i partise shoku Jamamber Lej Fen dhe ja moren nga dora, per tja hequr meriten ketij trimi syshqiponje.
    E kerkuma kaq kohe Lej Fenin tone, por nuk arriti asnje te ngrihej ne nivelin e tij qysh nga koha kur Ten Sia Pini revizionisti, i vuri kazmen komunizmit fitimtar.
    Po koha si harron trimat e saj as historia jone e lavdishme, qe tani se fundmi do te plotesoje ato faqe bosh, per trimin tone Jamamber Lej-Fen, qe me ne fund te vihet ne vend historia e humbur e trimit tone.
    Rrofsh perjete shoku Jamamber-Lej-Fen, emri jot do te shkruhet tani e mbrapa, ne historine tone, vendi i sekretarit te pare te partise demokratike komuniste, tani e tutje me lejen e shokut Sali, do te jete aty ne krye.

    URIME TRIMI YNE JAMAMBER-LEJ-FEN.

    Nga nje grup fansash te tu.

    Përgjigjjuni

  9. arbeni emigrant  --  21 Shkurt, 2013 në 12:10 pm

    bravo Mero je i madh me shkrimet qe ja u nxjerr fytyren plehrave nga erresira qe jane futur,dekorime dhe stimuj mbante edhe dulla por e shikon mire doktori si mbaroi historia e toj dhe shume te tjereve qe, hiqen sikur punojne per kete shqiperi dhe per kete atdhe,fundi i tyre eshte i aferm,dhe historia do te beje te veten se populli nuk te fal me forcen e tij………

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>