TemA TV/ Zyrtarët e PS takojnë ekspertët e naftës dhe premtojnë: Do mbrojmë pasuritë e shqiptarëve (VIDEO)

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore,Tema TV |

(u39u)21  shkurt Ruci frDitën kur u shpall zyrtarisht dështimi i qeverisë me privatizimin e “Albpetrol”, drejtues të lartë të Partisë Socialiste kanë zhvilluar një takim pune me specialistët më të mirë të sektorit të naftës në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar në qytetin e Fierit merrnin pjesë Kryetari i Asamblesë Socialiste, Gramoz Ruçi, anëtarët e grupit të punës për programin në PS, Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj, si dhe deputetët e zonës, Armando Subashi e Ervin Koçi.

Specialistët në këtë takim theksuan domosdoshmërinë e një strukture publike, e cila duhet t’i dalë për zot interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve sa u takon pasurive kombëtare në tërësi dhe naftës në veçanti. Kjo strukturë publike sipas specialistëve është e domosdoshme për të garantuar zbatimin korrekt të marrëveshjeve koncesionare të shfrytëzimit të fushave të naftës në Shqipëri, në kushtet kur Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka dështuar në misionin e saj, për të mirëadministruar të dhënat 50-vjeçare mbi pasurinë naftëmbajtëse, si dhe për të garantuar administrimin publik në rast të dështimeve të mundshme të marrëveshje koncesionare ekzistuese. “Është e domosdoshme dhe fillon nga kontrolli. Kontrolli i koncesionit, duke filluar nga termat e kontratës deri tek sasia që shitet. Pra a janë një lloj termat e Kontratës me ato që lidhen në Kazakistan, Ukrainë apo diku tjetër. Një kontroll dhe përgjegjësi e detajuar për të nxjerrë vlerën reale të Albpetrolit”, ka thënë Engjëll Përrenjasi, doktor profesor i fushës, pjesëmarrës në takim, duke iu referuar tentativës së dështuar të qeverisë për privatizimin e Albpetrol.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Dhimitër Gjini inxhinier, ekspert i fushës, ka theksuar: “Unë e gjykoj që “Albpetroli” që është sot nuk duhet të privatizohet në asnjë mënyrë. Sepse Albpetroli duhet të ketë një detyrë shumë të rëndësishme: Të ruajë mbi dhe nën tokën e shtetit shqiptar”.

Në takim u theksua me forcë nevoja e mbylljes së ciklit të prodhimit dhe rafinimit të naftës në Shqipëri. Aktualisht, nxjerrja e naftës ka arritur në 1 milion ton në vit, por e gjitha kjo sasi nafte eksportohet bruto. Ndërkohë që nevojat e brendshme të tregut prej 650 mijë tonë në vit realizohen vetëm nga importi. Humbjet e ekonomisë kombëtare vetëm në naftë janë mbi 200 milionë USD, ndërkohë që evazioni në tregun e karburanteve është rreth 150 milionë euro. “Në këndvështrimin tonë roli i shtetit në monitorimin e këtij sektori është zero. Ka shkaktuar dëm ekonomik serioz, por në fakt ka shkaktuar edhe dëm në rikonceptim të vetë sektorit. Sigurisht, që Albpetroli në këtë derexhe do të jetë përderisa është komplet jashtë kontrollit të administratorëve profesionistë. Duhet rikonceptuar jo vetëm “Albpetroli”, por i gjithë sektori. Nuk ndodh asgjëkundi që të kesh një cikël nga prodhimi dhe rafinimi, që ta kesh në vend, t’i kesh asetet dhe të mos funksionojë si vlerë e shtuar e vendit”, është shprehur deputeti socialist, njëherësh Sekretar për Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj.

Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja në fjalën e tij e ka vënë theksin te mënyra e pandershme se si ndahen përfitimet nga renta e koncesionit, prej të cilës bashkitë dhe komunat përkatëse nuk përfitojnë asgjë. “Edhe pse në letër është e shkruar në ligj, praktikisht bashkitë dhe komunat nuk e marrin pjesën e tyre të rentës. Nëse bashkitë dhe komunat do ta merrnin pjesën e tyre të rentës, ndoshta në Patos nafta do të ishte po 1800 lekë, por Patosi do të kishte shkolla, çerdhe, ambulanca shumë më të mira se e gjithë Shqipëria. Privatizimin e Albpetrolit e kemi kundërshtuar në Parlament dhe kur e kemi bërë atëherë, nuk kemi pse të mos vazhdojmë të qëndrojmë në këtë drejtim. Sigurisht, që gjithë sektori gjykojmë që ka rezerva të mëdha ekonomike, duke nisur nga rivënia në punë e përpunimit të naftës në Shqipëri”, ka thënë Beqja.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi ka shprehur angazhimin e palëkundur të PS, që me ardhjen në pushtet të ndryshojë tërësisht mënyrën e sjelljes së shtetit me pasuritë e shqiptarëve dhe interesat kombëtare të vendit. “Ne u premtojmë se nuk do sillemi me pasuritë e shqiptarëve si me mall të huaj. Ne me politikat tona qeverisëse si në programin tonë elektoral politik dhe atë qeverisës do të vëmë në plan të parë sidomos për pasuritë nëntokësore, interesat kombëtare, interesat e komunitetit dhe interesat e punonjësve të djeshëm dhe të sotëm në sektorin e naftës. Ne nuk jemi kundër koncesioneve, ne nuk jemi kundër privatizimeve, si filozofi, si politikë qeverisëse, por gjithmonë koncesionet apo privatizimet do të jenë në mbështetje dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve shqiptare”, ka garantuar Gramoz Ruçi, duke shprehur në këtë mënyrë qëndrimin e bërë publik tashmë të PS-së për një çështje kaq të ndjeshme siç është menaxhimi i pasurive kombëtare të vendit.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

23 Pergjigje per TemA TV/ Zyrtarët e PS takojnë ekspertët e naftës dhe premtojnë: Do mbrojmë pasuritë e shqiptarëve (VIDEO)

  1. ehhh  --  21 Shkurt, 2013 në 6:39 pm

    pse paska naft ne shqiperi?? shyqyr qe erdhen keta te PS qe paska naft ne shqiperi e duhet mbrojtur sepse esht interes kombetar jo interes vetem i oborrit te saliut

    Përgjigjjuni

    • daku  --  21 Shkurt, 2013 në 7:22 pm

      Rama jua ka thene qarte qe paligjshmeria do kthehet mbrapsh dhe shitja sdo lejohet per pasurite kombtare e publike..

      Përgjigjjuni

      • a je  --  21 Shkurt, 2013 në 7:24 pm

        Te mbrohen pasurite si jo. PS eshte e qarte qe sot se sdo lejohen abuzime.. kto qe ben saliu jane krime

        Përgjigjjuni

        • sulaaa  --  21 Shkurt, 2013 në 7:27 pm

          ja pse saliu do te shesi gjithcka per ti perdorur per te vijuar te vjedhi vendin.. si mund te shesesh pasurite e popullit more i marre. i lumte PS qe neser do qeverisi e qe sot po ju thote investitoreve qe te bejne kujdes nga manipulimet e saliut.

          Përgjigjjuni

          • mbrojtje  --  21 Shkurt, 2013 në 7:31 pm

            e qarte. thjeshte po ben ate qe i takon qeverise se 24 qershorit. Abuzimet e renda na kane kushtuar shume ne jeten e popullit e jane shpresvrasese per te ardhmen. Matrapazlleqet e saliut me klienet e tij smund te mbajne peng vendin duke e shitur ate

            Përgjigjjuni

            • gati  --  21 Shkurt, 2013 në 7:44 pm

              Pergatitje dinjtoze epr nje fitore tejet dinjitoze. Bravo PS, i dhate shprese vendit serish

              Përgjigjjuni

          • Roni.  --  22 Shkurt, 2013 në 1:57 am

            Premtim qe kishim kohe pa e degjuar, eshte bukur kur degjon dike qe po u del tu beje balle ketyre hajduteve.

            Stop shqiperia nuk eshte per tu shitur.

            Përgjigjjuni

      • leo  --  21 Shkurt, 2013 në 7:36 pm

        o doktorr nk le gje pa shkatrruar ne kte vend.Me ne fund ky vend do shkoj ne dore te sigurt qe di si ta qeveris kte vend drejt integrimit!?!

        Përgjigjjuni

    • paolo  --  21 Shkurt, 2013 në 7:29 pm

      se mos vetem nafte,ne Shqiperi ka shume pasuri te tjera qe po i shperdoron dita dites doktorri.brovo PS per programin qe ka per te mbrojtur pasurit kombetare….rilindje!!

      Përgjigjjuni

    • troc  --  21 Shkurt, 2013 në 7:31 pm

      Bravo PS per programin qe ke per te mbrojtur pasurit kombetare >>>PS<<<

      Përgjigjjuni

  2. kel ukaj  --  21 Shkurt, 2013 në 6:55 pm

    Te dashur socialiste e josocialiste, inxhinjere e joinxhinjere. Nje gje eshte e thjeshte çdo ndermarrje duhet te jete rentabel se nuk eshte e tille duhet te shpallet falimentimi sipas ligjit. “Te gjithe llojet e pronave gezojne mbrojtje te barabarte para ligjit” Se ndermarrja e petrolit ishte me fitim dhe shteti e shoqeria vilte te ardhura, ata qe e kane privatizuar duhet te shkojne para ligjit. Jane 22 vite e nuk duhet te ekzistoje termi “privatizim” duhet te ekzistojne terma te tjere si “falimentim” “administrator” dhe “shitje”. Se puntoret nuk punojne, se ekipi inxhinjero-teknik nuk drejtojne mire, se te gjithe vjedhin, ndermarrja falimenton, shteti nuk ka te drejte te jape nje kacidhe, pasi taksapaguesit nuk e kane miratuar nje gje te tille. Prandaj me duket se socialistet po premtojne gjera te cilat nuk realizohen, pasi jane njerzit qe punojne aty qe nuk duan punen. I njoh mire demelat e horrat e NS qe duan te shine “lame” pa punuar.

    Përgjigjjuni

    • nuriu  --  21 Shkurt, 2013 në 7:23 pm

      Bravi PS, te kudogjendur per rimekembje.. ,e pelqen e do ju votoj

      Përgjigjjuni

      • gisi  --  21 Shkurt, 2013 në 7:35 pm

        E verteta eshte se cdo gje gjer me sot eshte bere keq, ose shume keq. Kemi plot pasuri qe nga bulqiza e kromit gjer te nafta por qe po rripen nga nje grusht klientesh qe me tej bejne fushaten e PD. Kjo s durohet me, pasi per keto pasuri e kete vend kemi luftuar/

        Përgjigjjuni

  3. @ KEL UKAJ  --  21 Shkurt, 2013 në 7:24 pm

    PO TI MENDOSH ASHTU SIQ THUA TI O KEL UKAJ ATEHER SHQIPERIA ESHT VEND I MARRUN FUND, SHQIEPRIA KA SHUM KAPACITET PO SHTETI NUK I VE NE PERDORIM KETO KAPACITETE, PER KET PUN DUHET DIKUSH QE MOS TE VEJ ME NJEREZ SE JAN ME TESERA PARTIE POR NJEREZ QE JAN TE AFT, DHE SHQIPERIA KA SHUM NJEREZ TE AFT, PO SALA NUK I DO SEPSE DO TE MBULOJ PISLLIKUN E TIJ ME NJEREZ PARAZIT, DEMBELA DHE TE PASHKOLL, POR A DO ISHTE MIR QE NE TE PRANOJM AKOMA KET DHE TE MBYLLIM SYT JO, NE SI SHQIPTAR PER KRENARIN TON DUHET TI JAPIM PERGJIGJE SALES DHE TE GJITH TE PAAFTEVE ME VOT, NE MENYR QE DHE TE PAAFTIT TE BEHEN TE AFT, NE MENYR QE SHQIPERIS TI RIVI IDENITETI I VET !!!!

    Përgjigjjuni

  4. kasimati  --  21 Shkurt, 2013 në 7:55 pm

    Nuk e di cfare lidhje kane me naften:

    Arben Ahmetaj ( ka mbaruar per anglisht.Po nuk besuat pyesni Vangjel Dulen ka ne qene shoke klase),
    Gramoz Ruci (me nje arsim gjysmak per biokimi ne Shkoder 2 vjecar), apo
    Ilir BEqja ( informaticien)

    Sic duket po i bejne naftes naften….

    Përgjigjjuni

  5. ari  --  21 Shkurt, 2013 në 8:35 pm

    nuk mendoj se edhe PS do bej dicka

    Përgjigjjuni

  6. korcari  --  21 Shkurt, 2013 në 8:50 pm

    Ta dinte populli shqiptar,sa pasuri nentokesore&mbitokesore ka shqiperia nuk do te emigronte gjysma e popullit.Kjo pasuri do mjaftonte jo vetem per 3.500.000 qe jemi,por do te ishim 1 nga vendet me te zhvilluar ne ballkan.Disa shifra qe te mesojne shqiptaret cfare kane nen toke edhe mbi toke;nafte,krom,qymyr,zift,gjerat qe bota i paguan shtrenjte,edhe ne i kemi me bollek edhe na i ka shitur nje plak matuf qe te shporet nje ore e me pare,qe te shikojme nje dite te bardhe,edhe ne shqiptaret.Jemi vendi i 2 ne evrope sipas popullsise,per uje te pishem[edhe ne skemi uje te pime],jemi vendi 1 ne evrope per nga malet,edhe alpet me te bukura ne evrope,edhe hajdutet nuk kane lene dru me kembe.Kemi gjysmen e teritorit qe laget nga deti edhe ne nuk kemi turizem.Kush i ka keto te gjitha sebashku ne evrope?edhe ne shqiptaret jemi kombi me i varfer ne evrope!

    Përgjigjjuni

  7. mallakastrioti  --  22 Shkurt, 2013 në 12:28 am

    Po pse me Armando Subashin do zgjidhen hallet e naftetareve te Fierit. Po ish kryetari gjykates Ballshit e Fierit, super i djathti e miku i gjith banditeve te PDse do na jape e mbroje votat, apo ka mesuar nga Boricet e te ffortet qe vidhnin votat ne 96 sesi behet kjo pune. Po ke Hotel Rumegu ku behet konfereca e prone e subashit kane bere planet kunder pS ka 20 vite, kur masakorohej Petro Koci e merej peng nga shoket e subashit, apo u harruan keto meqe kane bere leke keta e do i bejm e deputet
    O Edi rama ku i gjen keta njerez, po shiko mos fut e Kajollin apo ndoj te fort nga Ndermenasi deputet e per te fituar kemi e sivjet.
    Fol o Gramoz se ti e njeh mire keta njerez mos e mbyll me turp edhe ti

    Përgjigjjuni

  8. kaso  --  22 Shkurt, 2013 në 12:58 am

    O kasimat, beqja e Ahmetaj skane lidhje me Naften, po Subashi i Koci po se jane cunat e Kocos, e ai milionat e pare me albetrolin e beri e pret diten qe te laje borxhet. Sa per Rucin, po te kete leke shkon ai, sidomos tani qe sdo behet Prifti deputet…e PS e shkret e ata qe mbajn shpres nga keta

    Përgjigjjuni

  9. dino  --  22 Shkurt, 2013 në 5:55 am

    O Karimati,politikanet bisedojne me specialistat,dhe naftetaret,dhe nuk kane vajtur per te bere fushate per vota si puna e Saliut!Politikanet shtrojne strategjite dhe politikat ekonomike mbeshtetur ne idete e specialistave perkates!Ne se politikanet jane patriot dhe specialistat te afte ekonomia ben mrekullira ne favor te popullit!Nuk e di a kape ndonje gje per te ardhmen tende!

    Përgjigjjuni

  10. Beso  --  22 Shkurt, 2013 në 10:21 am

    Kjo qe ndodh me Shqiptaret eshte marrezi!!
    Naften e kane ne toke dhe e marrin tipa si Rezart Taci me shoke dhe natyrisht e ndajne me saliun. Eshte tmerr, me naften ne det(qe del me shume me teper shpenzime se nafta ne toke) po lulezon Norvegjia. Ne e kemi ne toke naften dhe populli jone merr buke me lista.
    Pradoxi me i madh i Shqipetareve.

    Përgjigjjuni

  11. lala bute  --  22 Shkurt, 2013 në 10:54 am

    mallakastrioti grindet kot me deputet tane, cke me cunat e fierit ata pershesh po hane, i ke degjuar ndojhere ye flasin ne parlamet, shyqyr pirro lutaj flet nje here ne 6 muaj.
    Sa per mando subashin ai ndryshe nga tjeret e ka vjedh leket e veta ne gjykate, e ne politik ka hyre per te bere emer

    Përgjigjjuni

  12. Leone-53  --  22 Shkurt, 2013 në 12:46 pm

    Si ne kohen e PS-se (97-2005) dhe tani ne kohen “qe qeverise” PD-ja jane me qindra e qindra vete qe marin leket e nuk dine ku e kane vendin e punes ne zonen e naftes!
    Pra qe te dyja si PS-ja e PD-ja (me shume PD-ja) jane shkaktar te asaj çka ka ndodhur e çpo ndoth ne nafte (Alpetrol).

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>