Serxho Ramos, tifoz i Barçës kur luan ndaj “të huajve” | Gazeta Tema
 
PD dorëzohet! Pollo i shkruan Kukan: "Do ti drejtohemi parlamentit"

Serxho Ramos, tifoz i Barçës kur luan ndaj “të huajve”

Postuar në: Sport |

ramosSerxho Ramos ka treguar përsëri se nuk është dakord me idenë se çdo lojtar i Real Madrid duhet të urrejë detyrimisht Barcelonën. Futbollisti ka pranuar se është një tifoz i futbollit spanjoll dhe për këtë arsye, ai është një tifoz i skuadrave të vendit të tij kur luajnë në Kupat e Evropës.

“Nuk e kam problem të pranoj se kur luan një ekip spanjoll kundër një skuadre të huaj, unë jam gjithmonë tifoz i ekipit “të shtëpisë”, pavarësisht faktit nëse është Barcelona apo një skuadër tjetër”, ishte deklarata e mbrojtësit spanjoll që shpesh ka pasur probleme me trajnerin Murinjo rreth kësaj teme.

Më pas, ai ka shpjeguar edhe dy penalltitë që e bënë të famshëm në vitin 2012, ajo e humbura ndaj Bajern Mynih në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, dhe ajo e stilit “Panenka” ndaj Portugalisë në gjysmëfinalet e Euro 2012.
“Lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare humbin penallti, po nuk flitet kaq shumë sa në rastin tim. Mua më ka pëlqyer gjithmonë të marr përsipër përgjegjësi në këto lloj momentesh. Ajo penallti e gabuar ndaj Bajernit më ka mbetur peng, pasi prej saj vuajtën shumë mamaja dhe motra ime. Por që atë ditë u thashë atyre se penalltinë e radhës do ta realizoja si Panenka. Ndaj Portugalisë ishte e thjeshtë ta gjuaja ashtu, pasi askush në botë nuk e priste një gjë të tillë”, shpjegoi mbrojtësi spanjoll. /lajmeshqip

4 Pergjigje per Serxho Ramos, tifoz i Barçës kur luan ndaj “të huajve”

  1. Toni Tr e Re  --  22 Shkurt, 2013 në 6:58 pm

    Ngele duke dhon deklarata o Ramos. Po te bie breket me duket, behu gazetar/komentues me mire.
    Lerja futbollin atyre qe dine ta luajne vertete:
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html

    Përgjigjjuni

  2. i verteti  --  22 Shkurt, 2013 në 8:00 pm

    SERXHO RRAMOS MBROJTESI ME I MIR NE BOT SOT.

    Përgjigjjuni

  3. Guxhua  --  22 Shkurt, 2013 në 9:14 pm

    Serxhio duhet te bashkohet me bashkepatriotet e tij dhe te luaje me Barcen pasi Reali eshte ekip Portuges.

    Përgjigjjuni

  4. TOTILA  --  23 Shkurt, 2013 në 2:48 am

    “GUXHO’,Ai gati e ka thene qe do te veje tek BARCELONA ,sepse dhe me budallai ne bote E kupton qe REALI me ose pa MURINJON ,per 2-3 vitet e ardhshme do te jete ne keto UJERA qe eshte sivjet. Murinjua KESHTU BERI DHE KUR LA PORTON , CHELSEAN ,INTERIN dhe tani REALIN. Ai NDYRESIRE le mbrapa TOKEN E DJEGUR dhe URREJTJA QE KRIJOJNE MBARE SPORTDASHESIT NE BOTE karshi ekipeve qe ky KLLOUN CIRKU TRAJNON,nuk pushon dhe ndricon si BISHT KOMETE .

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>