Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri | Gazeta Tema
 

Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri

Postuar në: Antena |

Poezi nga Andon Zako Çajupi ft. Bledi Mane

Liri jam bër’si kandari
Nuk jam më ai i pari
Që s’përtoja ditë e natë
Ndizesha si bar i thatë.

Lëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet as aleti
S’jam bandill që çaja retë
Më s’i ngre kryet përpjetë.

Më parë si kalë turfulloja
Armiqtë e partisë kur shikoja
Sa i nuhasja bythëzbuluar
Sulesha si qen i tërbuar.

Qeveris i patrazuar
Por s’ndjehem i lumturuar
Plakur, fishkur, diabetosur
Erdhi fundi, jam i sosur

I pushtova vetë të tëra
SHIK, gjykata, skuta, vërra
Kundërshtarëve si llafazan
U futem dhe nën fustan.

Seç jam bërë si plakë e keqe
Opozitës i ngre leqe
Llapaqen e i përdalë
Si mua nuk ka të parë.

Shpif çdo ditë e s’kam qeder
Llafet i kam me zeher
Konkurroj shokun Enver
Dhe nga goja nxjerr veç vrer

Ah moj Liri e ngratë
Të mbeti burri kaq thatë
Të kujtohet kur u martuam
Viçidolin e tërbuam.

Isha trim dhe djalë i hedhur
Jo usta në të zgjedhur
Komunist me parime
Dhe lëpirës i çdo vrime.

E mban mend kur zbrita unë
As oreks edhe as gjumë
Kokëpalarë mes Tirane
U habit dhe çdo mejhane

Në fillim rrija i leshtë
pak si skuth e pak i mefshtë
U bëra rob i djallëzisë
më pas ia nxiva jetën njerëzisë.

Rroftë e qoftë Parti e Punës
Më nxori ballë tribunës
Rroftë e qoftë shoku Hysni
Më bëri mua njeri.

Porsa komunizmi iku
U lëshova si vërtiku
Në pushtet mbeta sërish
Por jo më porsi kulish.

Mora frenat vetë në dorë
Qeverisa me taborë
Derisa më nënt’e shtatë
M’u lëshuan burrat, gratë…

Më qëruan, më degdisën
Cip’ e nder mua ma grisën
Fatos Nano djal’ flori
Ma dha pushtetin përsëri.

Kam tet’ vjet që veç përçaj
Vjedh e vras e qesh e qaj
Por kët’herë s’ka më dyshim
Shkoj për lesh e s’ka më kthim

Lëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet as mileti
Do më shporin në qershor
Dhe me votë, me gjithë tabor…

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

18 Pergjigje per Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri

  1. Tironsi "ZZ"  --  23 Shkurt, 2013 në 11:05 pm

    HA HAH AH AH HA HA HA HA HA HA HA, I MODH BLEDI ;-)
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html

    Përgjigjjuni

  2. Arben  --  23 Shkurt, 2013 në 11:37 pm

    Shume e bukur na knaqe Bledo.

    Përgjigjjuni

    • Bejdo Dreni  --  24 Shkurt, 2013 në 8:33 am

      Ky asht DOBICI i Bllokut!

      Përgjigjjuni

  3. shkodrani1  --  24 Shkurt, 2013 në 12:18 am

    Tashti e ka rrallen ZHELEFINA…qitni çift e tek me KOL TIVARIN.Bledi ta marrsha ma bani qefin.Nji vjersh se na metet hatri Jozit te zallit te kirit

    Përgjigjjuni

  4. Permetari nga Kelcyra  --  24 Shkurt, 2013 në 12:29 am

    Bledo nuk po na kenaq me keto vargje,ti vertete na duesh ne keto momente,por ama ta dish nuk ke ndonje vlere ne poetike,shpresoj qe te mos jeshe pushke e mbushur,se nuk po shkreh ashtu sic duhet.Po bene ca shkrime e po qellon si kalama o Mane sa me ner na ka shperther ne gazra menerja.aftesite or ti mike tregoi ne krijimtari dhe ne sensin poetik,apo me ndonje vellim poetik,ne favor te njerzimit,koha ka treguar qe po u gricet me politiken,doni te perfitoni,si puna e atije Peqinsit te dhjre Pezes,gem geme,dhe tani po lepine prapanicen e te c’virgjeruarit Rame…….

    Përgjigjjuni

    • frasherlliu  --  24 Shkurt, 2013 në 6:14 pm

      Qe nga emri qe i ke vene emrit tregon se je hajdut bagetish rrezave te Mbrezhdanit ,Katundishtes dhe sahan lepires i ndonje pushtetari lokal si ata te ndaluarit e diteve te fundit ne Kelcyre.Me doren e djathte kruan veshin e majte ,banoret qe banojne ne nje vend banim marin emrin e atij vendi pra quhen kelcyriote dhe banojne ne Kelcyre ,ata qe banojne ne Permet quhen permetare ndersa ata qe kane lindur atje dhe banojne ne vend tjeter quhen po permetare gjithashtu dhe femijet e tyre qe nuk kane lindur ne Permet quhen me orgjinen e lindjes se eterve te tyre.Ne rast se nuk do te shkruaje permetari nga Kelcyra por vetem permetari do te kishe te drejte se do mbaje emrin e zones ose krahines qe i perket.E njoh mire Kelcyren dhe e dua shume ate vend te bukur e te rralle me njerez mikprites e fisnike dhe e di mire qe kelcyriotet hyjne ne shtepi jo nga dritarja por nga dera.Duhet te kuptosh mire shkrimet dhe satiren ,goditjet e forta te humorit te Bledit se eshte njeri i thjeshte si ty dhe me thjeshtesine e karakterin e tematikave qe shkruan godit anen e zeze te pushtetit te pa fytyre qe e kane katandisur vendin ne geto po po dhe Kelcyren njelloj si germadhat e keshtjelles se Ali beut te dikurshem.Ne te tere komentet qe e pasojne shkrimin e Bledit ti je i vetmi qe e ndyn pra flet seprapthi.Mos more i pabese ne rast se nuk e ke per zakon e quajme heren e pere dhe terhiqu e kerko ndiese dhe merre kete keshille nga frasherlliu i aneve me te thella e te largeta te Permetit.

      Përgjigjjuni

  5. Mit'hat shkopi i gomes..  --  24 Shkurt, 2013 në 12:36 am

    pushka top more Mane
    Le e ritur ne ato stane
    Permetar ,den baba dene
    Ulerin e lef si qene
    Ke zgjedh rrugen e gabuar
    Do te behesh deputet
    O gomar i kaleruar

    Përgjigjjuni

  6. tomori i beratit  --  24 Shkurt, 2013 në 12:45 am

    Je NJESH o Bled Trimi.

    Përgjigjjuni

  7. sali_shpella1  --  24 Shkurt, 2013 në 2:14 am

    sikur te kishim ca me shume si Bledi Mane.

    Përgjigjjuni

  8. DARDHARI  --  24 Shkurt, 2013 në 2:17 am

    Portreti i sakte per nje njeri te shpelare dhe pa karakter. te lumte i ke thene te gjitha.

    Përgjigjjuni

    • tan troku  --  24 Shkurt, 2013 në 10:19 am

      e pa pame

      Përgjigjjuni

  9. tan troku  --  24 Shkurt, 2013 në 10:19 am

    e pa pame

    Përgjigjjuni

  10. petrit  --  24 Shkurt, 2013 në 12:00 pm

    Mithat shkopi i gomes,
    o i biri i vrromes.
    cke me bledin o iruar,
    je si krunde e pa gatuar.
    Drite e syve te ka ikur,
    o kelysh i goditur.

    Përgjigjjuni

  11. ion  --  24 Shkurt, 2013 në 1:41 pm

    Edhe Noli nuk do ta shkruante me bukur

    Përgjigjjuni

  12. Vlora  --  24 Shkurt, 2013 në 6:26 pm

    bravooooooooooo bledi.

    do tja kendoje liria diten e lamtumires.

    Përgjigjjuni

  13. selvi  --  25 Shkurt, 2013 në 11:06 am

    Gjithmone me pelqejne shkrimet e Bledit, eshte i mprehte.

    Përgjigjjuni

  14. leonardi angli  --  25 Shkurt, 2013 në 10:08 pm

    E ke qi are Sali shpellarin duke e krahasu me gomarin, veshet si ai i ka me surrat e me sevda, kafshe me ate fytyre, me nje zemer te menxyre, sic ja beri ktij mileti do e gjej edhe per veti.

    Përgjigjjuni

  15. Aliu nga Selenic  --  4 Mars, 2013 në 8:52 pm

    Jashtezakonish poem e arrier.Bledi Mane po godet kuqedren plak mu ne koke.Ket kuqeder qe e ka i ka lidhur duar e kembe ter shqiperis dhe shqiptarve. Kete kuqeder qe nga goja nxjerr zcufer e gazera helmues per tere shqiptare kudo ku jane. Per kete kuqeder qe perpiu me mijra djem te rije me mijra vajza te rejja qe perpiu ter ekonomin e vendit qe permbysi gjithcka. Kjo kuqeder seshte gje tjeter veces e nje krijese e peshtire e cila edhe ne kushte tejet te renda perpelitet dhe nuk ngordhe.
    Tani duhet pa tjere dragoj per ta mbytyr kete kuqeder dhe nje nder keta dragoi eshte Arben Duka pastaj vjen Bledi Mane dhe keshtu me radhe vazhdojne dragoit te godasin pa meshire kete kuqeder plak qe me siguri kufoma e saje per shume pas ngordhje do te bjere ere kerme qe do te mbahet gjat mende nga te medhej dhe te vejgjel ne shqiperi.
    Un nuk e dije se si jane miqesuar disa me kete kuqeder. se si jetojne keta ne prehesin e kesaj kuqedre e cila ushqehet me gjakun bijeve tane tashe e 20 vjet.Ajo ushqehet fillimishte me gjakun e herojve te Shkodres dhe herlive te demokracis te Arben Brocit me shoke, Pastaj ushqehet me gjakut e 97 me mijra kufoma ne toke dhe ne dete ku i perpiu pa meshire, pastaj me gjakun e vitit 1997, pore kjo kuqeder nuk ka te ngopur ajo vazhdoi te ushqehet me mishin e nejriut te pjekur ne gerdec, dhe do te ndalet me relaksimin e saje ku para syve te saj perpihen 4 veta mu ne sheshin deshmoret e kombnit.
    Keshtu jane shume te merzitur dragojt ndaj dhe duhet te godasin me flake e me zjarre deri ne eleminimin perfundimtar te kesaj kuqedre Plak.
    Une Manejn e cilesoi me nje Dragua.!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>