Berisha, njeriu dhe natyra

Postuar në: Opinion |

besnik_baraj

Nga Besnik Baraj

Kushdo që ka ndjekur parlamentin shqiptar, me siguri ka dalë mjaft i zhgënjyer nga mënyra e komunikimit në atë sallë. Për shumë vite do mbahet mend fraza e egër, primitive e Berishës “ Ta bëj fytyrën si këpuca”, apo shtesa e Topallit “ Kapeni për zhelesh e qiteni jashtë”.  Të krijohet përshtypja se nuk je në parlamentin shqiptar, por në një nga kazinotë e shumta që kanë mbirë si kërpudha në Tiranë. Psikologët, mjekët psikiatër me siguri kanë argumentet e tyre për këtë mënyrë sjellje. Por ka dhe një këndvështrim tjetër. Një nobelist gjerman thotë se ka një korrelacion të ngushtë midis agresivitetit të njeriut dhe qëndrimit që mban ai ndaj natyrës. Albert Schweitzer thotë se, kur njeriu nuk respekton natyrën, qeniet e thjeshta të saj, qofshin bimë apo kafshë, atëherë ai shfaqet shumë agresiv ndaj qenies të ngjashme me vetveten, njeriun. Po ti hedhim një sy politikës së Berishës në këto 8 vjet qeverisje, do të vëmë re se ka një agresivitet të jashtëzakonshëm ndaj natyrës. Janë tejshkatërruar shtretërit e lumenjve, është maksimizuar betonimi i bregdetit, pyjet janë prerë si asnjëherë, ku vazhdon eksporti i drurëve dhe qymyrit të drurit. Shpendët po zhduken, për shkak të gjuetisë mjaft agresive. Po vihet dorë mbi monumentet e natyrës, kanione apo parqe kombëtare, për të bërë gjoja hidrocentrale dhe ferma me mullinj për prodhim energjie. Jemi unikal ne Evropë në dëmtimin e natyrës.

Në  programin e qeverisjes së Berishës në 2005, prioritetet e tij qëndronin mjaft mirë në letër. Po le të shohim disa momente për të kuptuar fiktivitetin e tyre, faktin se ky njeri prej 22 vjetësh shet gënjeshtrën tek shqiptarët.

Premtoi se do të mirëmenaxhonte mbetjet urbane, por ai ligjëroi importin e plehrave dhe nuk arriti të verë në funksionim qoftë edhe një landfill të vetëm. Ai me miratimin e këtij ligji ka hequr mundësinë e dhënies  prioritet riciklimit të mbetjeve të vendit. Premtoi  mbrojtjen dhe zhvillimin e parqeve kombëtare, kur një nga perlat e natyrës Shqiptare, Lura, ka pësuar një degradim të mëtejshëm dhe nga zjarret u dëmtuan dhe shumë të tjerë, përfshirë dhe parkun e Dajtit, pak km nga zyra e tij. Premtoi se do ruheshin lumenjtë. Në këto 8 vjet lumenjtë kanë parë masakrën më të rëndë në historinë e tranzicionit. Shihni Erzenin, ku klientët e Berishës vazhdojnë të jenë të zhytur në shfrytëzimin e tij! Foli për rehabilitim të pyjeve, por  barbaria është thelluar. Mediat denoncojnë me pamje të qarta nga Qarku Korçës etj, masakrën në  pyje. Eksporti i lëndës drusore dhe qymyrit të drurit lulëzon. Është ironike të kujtohet se Jakomoni në 1939 e ndaloi këtë eksport edhe pse kishte shumë më tepër pyje atëherë.  Premtoi se do ndalohesh shfrytëzimi i terreneve me erozion të lartë, kur në fakt i tërë territori Shqiptar ka erozionin më të lartë në Evropë, 20 deri 40 ton / ha në vit. Do mjaftonin  vetëm 20 ton në vit për të humbur një tokë pjellorinë, pas 20 vjetësh, me 50%. Foli për përgjysmim të ndotjeve të ajrit në zonat urbane, në një kohë që s’ka marrë asnjë masë për shtimin e rrugëve pedonale, përmirësimin e cilësisë së karburantit, shtimit të zonave të gjelbra apo përmirësimin e transportit publik. Përkundrazi makinat janë shtuar dhe natyrshëm ndotja me benzen, toluen,  oksidet e azotit apo squfurit është rritur. Kjo vihet re në qytetet e mëdha urbane. Ca me keq me planin e ri për Tiranën, ku masakra ndaj parqeve është evidente dhe ato rrugë pedonale të planifikuara tashmë janë hequr si të tilla nga Lulzim Basha. Foli për trajtim të ujërave të zeza në të gjithë zonën bregdetare, kur sot,  jo pas 4 vjetësh nga 2005, por pas 8 vitesh, nuk kemi as edhe një qytet që të bëjë trajtim kimik dhe biokimik të ujërave të zeza. Foli për trajtimin me prioritet të vatrave të nxehta, që janë burim kontaminimi e rrezik për jetën e njerëzve, kur në fakt nga 39 vatra janë trajtuar vetëm 4 dhe të gjitha me donacione ndërkombëtare, një pjesë të nisura para se ai të vinte në pushtet. Mund të vazhdoja më tej me objektivat e tij në 4 vjeçarin e parë, por nuk e vlen, tashmë atë e njohin të gjithë shqiptarët. Berisha i ngjan një prestixhatori që luan prej 23 vjetësh në skenat e historisë shqiptare, duke sjellë jo vetëm zhgënjim por shpesh edhe dramë dhe tragjedira.  Jemi të vonuar në largimin e tij. Duket, nobelistit i  famshëm, ka të drejtë në gjykimin e tij se ka lidhje me profilin e Berishës si gjenerator konfliktesh dhe agresiviteti ndaj shqiptarëve dhe qëndrimit që ka mbajtur ndaj natyrës në politikat e tij.

ligji jakomonit

Është detyrim i PS që të realizojë shpresën e shqiptarëve dhe të vendosë zhvillimin e vendit në shtratin normal, si nga pikëpamja e nivelit të demokracisë, por edhe të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm, përfshirë dhe atë të mjedisit. Në vizionin tonë mjedisi është ekonomi, shëndet, drejtësi,  turizëm dhe punësim. Synojmë që shfrytëzimin e burimeve natyrore t’a kryejmë në mënyrë të qëndrueshme, duke u trashëguar  brezave burime natyrore të shëndetshme e të shfrytëzueshme. Ne kemi mjaft intelektualë në ekipet tona, ekspertë me formim të shëndoshë në këtë fushë, garanci për të realizuar një program realisht bashkëkohor. Komponentja mjedisore do jetë realisht përcaktuese në planet ekonomike e zhvillimore të territorit. Do të ndalohet importi i plehrave, duke i dhënë prioritet riciklimit të atyre të prodhuar në vend. Do të ndalohet eksporti i lëndës drusore dhe qymyrit të drurit. Ne do fuqizojmë kapacitetet dhe infrastrukturën e monitorimit dhe profesionalizmi do jetë kriteri për ndërtimin e administratës.

Me frymën e re do të krijojmë një harmoni për të mbrojtur e zhvilluar burimet natyrore dhe njeriun, e për pasojë shfaqjet agresive e të dhunshme të tipit “ta bëj fytyrën si këpuca”, apo “kape për zhelesh e qite jashtë” do i përkasin historisë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

19 Pergjigje per Berisha, njeriu dhe natyra

  1. Saranda  --  24 Shkurt, 2013 në 8:11 pm

    E sa do degjojme akoma nga Berisha me kto mend qe keni ju!?

    Përgjigjjuni

    • Hysen Shoshori  --  24 Shkurt, 2013 në 10:03 pm

      Zoti Bare, një pyetje/vërejtje kisha.
      E si mund ti vësh në të njëjtë fjali:
      Natyrën, njeriun dhe Berishën?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/kanibali.html

      Përgjigjjuni

      • mergim tari  --  24 Shkurt, 2013 në 10:37 pm

        Pershendetje Hysen,

        Sapo lexova pyetjen tende dhe ke shume te drejte.
        Nuk ka nevoje te pyesesh z. Bare. Per pyetjen tende
        te sakte e paskam dhene une pergjigjen pak me pare.

        Megjithate pyete edhe z. Bare, por neve atje na shkon mendja per BIRISHEN, tek ajo fotografia jote.

        Përgjigjjuni

        • Hysen Shoshori  --  24 Shkurt, 2013 në 11:54 pm

          Përshendetje mërgim tari!
          E lexova me vemendje komentin tend.
          Gjithe te mirat!

          Përgjigjjuni

    • reformer  --  26 Shkurt, 2013 në 1:00 am

      besnik duhet te harxhosh me shume kohe per tu shpjeguar njerzve se cfare rrjedh nga landfilled e pa izoluar (ne asnje vend te Europes nuk lejohen keshtu si tek ne). Te gjitha helmet perfundojme ne ujin qe pijme dhe ne ushqimin qe hame.

      kur njerzit te kuptojne se po hane dhe nuk dine se cfare po hane, dhe po pijne dhe nuk dine se cfare pijne mbase do te kuptojne dicka me shume se sa e rendesishme eshte politika….

      Përgjigjjuni

  2. mergim tari  --  24 Shkurt, 2013 në 8:28 pm

    BERISHA, NJERIU DHE NATYRA.

    Ky eshte titull i perkryer.

    I nderuar z. Bare,

    Per ju kam degjuar qe jeni deputet fjalepak por puneshume, shkencetar i shkencave natyrore, dhe me kete titull, duket se Ju keni bere zberthimin me te plote shkencor, te nenkuptuar te asaj se cfare eshte BERISHA.

    Une verej qe ne titullin e shkrimit se ju e keni perjashtuar Sali Berishen nga grupi i Frymoreve te Ndergjegjeshem (pra llojit njerezor). Gjithashtu e keni perjashtuar edhe nga llojet natyrore, dhe duket se ua lini lexuesve te percaktojne se cfare specie eshte ai.

    Edhe ne Z. Bare e kemi te veshtire te percaktojme llojin e kesaj MONSTRE te PERCUNDUAR qe jeton mbi toke. Gjithsesi keshilla ime te cilen e kam shkruar edhe me pare eshte:

    Sali Berisha eshte nje specie e rrezikshme per shoqerine. Per kete duhet te qerrohet sa me pare nga jetet tona. Qe nje gje e tille te behet e mundur justifikohet cdo veprim; madje edhe te berit aleance
    me Djallin. Ne fund te fundit midis Djallit dhe Sali Berishes duhet zgjedhur e keqja me e vogel; DJALLI.

    P.S. Sipas ekuacionit natyror i bie qe Sali Berisha = Djall + dicka tjeter mizore

    Përgjigjjuni

    • Shefqet Cela  --  24 Shkurt, 2013 në 10:59 pm

      Koment i shkelqyer. Megjithate, une nxier nje konkluzion me shume, ne nje drejtim tjeter:
      SHKRIMI VE PERBALLE QEVERISJEN FASHISTE DHE SALIISTE.
      Kush eshte me barbar karshi natyres?

      Përgjigjjuni

  3. fl  --  24 Shkurt, 2013 në 8:34 pm

    Shpellaret e PD kane nje alergji te theksuar nga natyra sidomos pemet. Ndoshta u kujton vendlindjen ndaj e urrejne.

    Përgjigjjuni

  4. Krime me jetegjatesi te pakthyeshme  --  24 Shkurt, 2013 në 8:51 pm

    Jep doreheqjen o plere e keqe

    Përgjigjjuni

  5. mergim tari  --  24 Shkurt, 2013 në 9:07 pm

    BERISHA, NJERIU DHE NATYRA.

    Ky eshte titull i perkryer.

    I nderuar z. Bare,

    Per ju kam degjuar qe jeni deputet fjalepak por puneshume, shkencetar i shkencave natyrore, dhe me kete titull, duket se Ju keni bere zberthimin me te plote shkencor, te nenkuptuar te asaj se cfare eshte BERISHA.

    Une verej qe ne titullin e shkrimit se ju e keni perjashtuar Sali Berishen nga grupi i Frymoreve te Ndergjegjeshem (pra llojit njerezor). Gjithashtu e keni perjashtuar edhe nga llojet natyrore, dhe duket se ua lini lexuesve te percaktojne se cfare specie eshte ai.

    Edhe ne Z. Bare e kemi te veshtire te percaktojme llojin e kesaj MONSTRE te PERCUNDUAR qe jeton mbi toke. Gjithsesi keshilla ime te cilen e kam shkruar edhe me pare eshte:

    Sali Berisha eshte nje specie e rrezikshme per shoqerine. Per kete duhet te qerrohet sa me pare nga jetet tona. Qe nje gje e tille te behet e mundur justifikohet cdo veprim; madje edhe te berit aleance me Djallin. Ne fund te fundit midis Djallit dhe Sali Berishes duhet zgjedhur e keqja me e vogel; DJALLI.

    Përgjigjjuni

  6. alban4eva  --  24 Shkurt, 2013 në 9:29 pm

    njeriu, natyra, dhe kafsha.. (Saleh)..

    Përgjigjjuni

  7. tafa  --  24 Shkurt, 2013 në 9:38 pm

    vlersim tejet primitiv dhe paragjykues per Berishen

    Përgjigjjuni

    • mergim tari  --  24 Shkurt, 2013 në 10:32 pm

      Tafe, Ndal se do te te qelloj. E gejn dot se te cili film eshte.

      E ke gabim Tafe. Nuk ka vleresim primitiv per BIRISHEN. Ne shkrim
      thuhen te verteta. Nese ato e nxjerrin Berishen si qenie PRIMITIVE,
      per kete nuk e ka fajin asnjeri pervec atij vete.

      Pastaj, boll per koke tende se na e bere Berishen per Gjynah.

      Do te vije dita qe ai te behet tamam per gjynah, kur te rrije ne
      rresht pas hekurave per te marre racionin ditor me pilaf e fasule.
      Do vije dita se mallkimi e ze vrasesin qe le femije jetime dhe
      shuan familje te tera.

      Përgjigjjuni

  8. Aliu nga Selenic  --  24 Shkurt, 2013 në 10:25 pm

    I DHASH BERISHES 17 MILON DOLLARE DHE MIRE BERA.!

    Nje shkrim qe te zhyte ne mendime te thella. Njeriu dhe Natyra. A ndikoi njeriu ne transformimin e natyres. Pra njeriu me punen e vet jo vetem qe transformoi vete si njeri pore transformoi edhe natyren.
    Me pare kur kaloje ne pyjet e pukes te kishte enda te kalosh ne ato ane. (mora si shembull puken se puka sice thojne vendasit ka cen e c`veshur nga pyjet, pore eshte veshur me pyje gjate rregjimit komuniste.) Pra puka e veshur me pyje pore kishte edhe pyje natyrale. Pyjet natyrale te tejpjekura u shfrytzuan nga shteti komuniste pore kemi paree vete neve qe aqe sa rrenje pisha jane prere aqe dhe me shume jan mbjellur me dore.Kishte ndermarrje te posacme per mbjelljen e tyre. Keshty ne ter shqiperin natyra ishte e stolisur me pyje, me pem frutore ne te gjithas fermet e shqiperise. Te kishte enda te shofesh natyren shqiptare.Pra njeriu ne shqiperi transformoi natyre dhe veten e tije.
    Pore demokracia ra ne duart te kaspeve te tille qe shkatrruan cdo gje e kryesishte natyren se natyrishte pemet rriten me shume vones ndaj dora gjakatare ndjehet shume gjate gjurmet e saj ngelen per shumne kohe.
    Qarqet anrishqiptare gjeten njeriun e duhur ato e instruktuan e trajnuan dhe arriten deri atje sa te vejne ne veprim me emrin e demokraciose , ne emrin e perparimit , ne emrin e luftes kunder komunizmit cdo gje do te behej ne emer te dikujt dhe kunder dikujte e kujte vetem kunder pasuris se popullit shqiptare.
    Njeriu qe transformoi vetem tani edhe ky quhet transformim pore transformin i vdekjes se gjithckaje deri dhe gjallesat pyjore ato u dogjen u pren dhe te gjitha keto i cuqajn zhvillim bile nje kalemgji i Sali Berishes thoshte qe nuk kemi humbur gje me djegjen e pyjeve se ne kete thengjill do ta bejm qymyre dhe sipas ketij kalemgjiu do te fitojme shime trefishin e lendes drusore. Pra mjeti justifikon qellimin, ja ku jemi thot Jozofin kemi perparuar shum dhe lokja e parlametit po ta kritikosh te kap per zhele e te nxjerr jshte. Saliu ta ben fytyuren sholl kepuce dhe keshtu e ter shqiperia u ben keshtu me keq se nje vend i pushtuar. Te gjithve u kujtohet se si u poergjegj Sllobodan Milloshevici kur opozite ne Beugrad i the .Ti i dhe 17 miljon dollare Sali Berishe ja se c`ke ber dhe Millosh u pergjegj. Si thoni juve bera keq qe i dhash Sali Berishe 17 milion dollare. Uredhero shkon dhe shikoni se c`beri Sali Berisha ne Shqiperi ti kurre me lufte se kishe ber dot ate qe beri Berisha me ato dollar qe une i dhashe. Ja pra se sa argument bindes eshte ku qarqet antishqiptare sabotuan dhe gjeten njeriu qe vete pa hargjuar zsgja ta i relizon planet e tyre.
    Shqiperia sote eshte tamam si lisi i rrezuar per dhe. Dikur atyre lisabv u kendonte kenge rrapsodi i veriu ai thoshte. Edhe vet lisat e gjate,/ kane ber roje dite e nate. E sopta ata lisa te gjat i priti i njejti fate njelloi si masivet me frutikulture, njelloi si vreshtat, njelloi si fabrikat, njelloi si uzunat e kombinatet, njelloi si gjithcka qe kishim ndertuarr 50 vjet.

    Përgjigjjuni

  9. anisa  --  25 Shkurt, 2013 në 12:08 am

    Mergim tar, je i papare!. Ke qene mbrojtes i mjedisit dhe vazhdon me sensibilite per te. Me kujtohen vite me pare shkrimet e tua shume theres ne ate zyren e vogel afer Min Drejt sot.

    Përgjigjjuni

  10. beso  --  25 Shkurt, 2013 në 5:23 pm

    1. Në atdheun tim…
    I.
    Në atdheun tim sundojnë satrapët,
    ndër më të prapit ata më të prapët,
    që lozin bixhoz me toka e dete
    e shesin për ne të blejnë për vete.

    Në atdheun tim s’kanë din dhe iman
    satrapët, që zhvatin e s’ngopen të hanë,
    n’a shtyjnë e bërtasin si tufa delesh,
    n’a”nxijnë si kpuca”.., n’a”shklyjnë për zhelesh”…

    Despotët, satrapët, të prapët e atdheut,
    që nxijnë e shëmtojnë të”Bukrën e Dheut”,
    që mbushin ekranet me dhëmbët rruazë
    e ndyjnë pazaresh – të parët xhambazë,

    atdheun tim po e vdesin urie,
    po e djegin me diell, po e mbytin me hije,
    po e shtypin, rrëzojnë, po e shkelin me këmbë;
    çfarë dora nuk mundet, po e shqyejnë me dhëmbë.

    II.
    Sundojnë satrapët, bajlozët e zinj,
    që famën ua ndezshim një ditë për qirinj,
    sundojnë porsi mbretër, si zotër barbarë,
    ata që të vrasin dhe s’lënë pa të qarë.

    ………….vijon……………..

    Përgjigjjuni

  11. Fllad  --  25 Shkurt, 2013 në 8:13 pm

    Z Besnik, ato qe shkruan qendrojne, por nuk rri dot pa te thene qe masakrat krysisht ndaj natyres kane fillura edhe me pare se keto 8 vite.
    Horri Xhuveli minister shkateroi pyjet dhe shtreterit e lumenjve si nje vandal serb.
    (ti zevendes minister nuk kishe kurajo ti demaskoje publikisht se Nano-kurva kish planet e tij dhe ju u perlulet dhe u thyet).Te mirekuptoj se ishit brenda forces politike.
    Dhe pijaneci Nano e kishte mbytur zerin e shoqerise civile, ambjentalistet ishin ata qe merrnin projekete-ashtu si dhe sot- dhe e kane gojen te zene me mut, dhe mjere natyra dhe Shqiperia.
    Ne keto 8 vite Xhuvelin e zevendesoi Fatka i Gerdecit.Qofte i fundit. Por dhe te duash nuk ka mbetur me dru ne dynja.

    Përgjigjjuni

  12. besnik  --  25 Shkurt, 2013 në 8:42 pm

    Fllad te falenderoj per komentin. Une mendoj se edhe nese dikush qe ne te kaluaren e vet ka nje njolle te erret,dhe nje dite behet i dobishem per shoqerine me mendimet e veta, duhet mbeshtetur. Ne fakt kam qene 10 muaj zv minister. Eshte e vertet.Pasi fola ne Bruksel se nuk duhet bere TEC-i i Vlores, se nuk eshte pyetur komuniteti atje, me hoqen nga ajo ministri. Gjithashtu ne top-chanel pas 6 muajsh ne ate ministri, kam denoncuar politikat e Xhuvelit lidhur me keqperdorimin e administrates dhe mos vleresimin e atyre eksperteve qe ishin te zote ne ate ministri. Eshte ne arkivat e ketij tv. Sidoqofte Fllad (paske emer te bukur)ju falenderoj.

    Përgjigjjuni

  13. valbona cocoli  --  25 Shkurt, 2013 në 9:38 pm

    Bravo Besi!
    Si gjithmone nje shkrim i detajuar dhe i goditur. I mbeshtetur ne fakte
    Une kam besimin se Besniku eshte nje Djale i zoti dhe do te ece perpara
    ne planin e politikes Shqiptare. Ai eshte nje profesor i nderuar i shkences dhe nje familiar i persorur.Pershendetje Besi nga nje kolege dhe adhuruseja jote e Fakultetit te Shkencave Natyrore

    Pershendetje Tema per keto artikuj shume te vlefshme, e urime nga Kanadaja

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>