Eksperti bullgar: Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim | Gazeta Tema
 

Eksperti bullgar: Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

(u39u)Beqaj PetkovNë procesin e hartimit të programit elektoral, Partia Socialiste ka kërkuar ndihmë edhe nga bashkëpunëtorë të vendeve të tjera, kryesisht nga ato vende që kanë karakteristika të ngjashme me Shqipërinë. Njëri prej këtyre bashkëpunëtorëve ka qenë edhe profesori bullgar i ekonomisë, Krastyo Petkov, i cili ka qenë në Tiranë, ku ka diskutuar nga afër me anëtarët e grupit të punës për Programin në PS, në lidhje me reformën në sistemin e taksave. Profesori Petkov është studiues i taksës progresive dhe e mbështet vendosjen e saj.

Në një bashkëbisedim të organizuar me gazetarët shqiptarë, Petkov ka deklaruar se përvoja e mjaft vendeve europiane, por edhe botërore, ka treguar se taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim për vendet që e futën këtë sistem dhe se këto vende po fusin tashmë taksimin progresiv.

“Nuk ka realisht asnjë vend që udhëheq dhe është i zhvilluar dhe që ka atë që ne e quajmë ekonomi të mirëfilltë tregu që ka futur sistemin e taksës së sheshtë. Edhe në SHBA në fushatën e mëparshme kur presidentit Obama ju bë një pyetje a do ta fusnit taksën e sheshtë ai ju përgjigj gazetarit: Ju lutem mos më bëni pyetje jo serioze”, është shprehur profesori bullgar.

Duke folur për përvojën bullgare, si një nga vendet që nuk ka pasur arritjet që priteshin nga taksa e sheshtë ai ka theksuar: “Edhe pas 5 vjetësh të futjes së taksës së sheshtë nuk patëm rezultate bindëse, të cilat të tregonin se kishim pasur diçka pozitive nga ky sistem taksimi. Të ardhurat e buxhetit u ulën, në vend që të rriteshin. E në fakt edhe zona gri e ekonomisë, ajo që quajmë ekonomia gri u rrit dhe ne jemi të parët në Bashkimin Europian për përqindjen e kësaj ekonomie që shkon në 35%”.

Profesori Petkov ka thënë se nisur nga kjo situatë e krijuar me atë që mund të konsiderohet si dështim i taksimit të sheshtë edhe institucionet financiare ndërkombëtare janë duke u kërkuar vendeve të Europës lindor rikthimin në taksimin progresiv. “Një tregues përfundimtar që na çon tek kjo që po themi është gjithashtu edhe zhvendosja në pozicion e FMN-së dhe e Bankës Botërore, të cilat duke parë rezultatet pas 2006-2007 thanë ju lutem ktheheni tek sistemi tatimi progresiv. Dhe kjo ndodhi për arsye tërësisht të pastra pragmatike, sepse aplikimi i kësaj takse të sheshtë nuk solli një rritje apo përmirësim në sistemin fiskal apo në buxhet. E në fakt kjo është arsyeja pse në vitin e kaluar FMN-ja ka qenë e angazhuar në negociata mjaft të forta me Rumaninë dhe me Hungarinë, të cilat kërkojnë hua masive dhe kushti kryesor ka qenë ndryshoni sistemin tatimor”, tha Petkov. Duke ju rikthyer realitetit shqiptar, profesori bullgar ka shprehur mendimin se efektet pozitive të taksimit progresiv do të duken shumë shpejt. “Për sa i përket të ardhurave të buxhetit të jeni të sigurt që në momentin që PS do fillojë ta zbatojë këtë skemë atëherë do të kemi rezultate pozitive brenda një kohe të shkurtër. Nuk po flas për rezultate të menjëhershme, por janë rezultate të cilat do të jenë pozitive dhe kjo nga pikëpamje e pastër fiskale”, ka siguruar profesori i ekonomisë.

Petkov në periudhën 2001-2005 ka qenë edhe deputet në parlamentin bullgar.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

15 Pergjigje per Eksperti bullgar: Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim

  1. ALBAN KORABI  --  25 Shkurt, 2013 në 9:51 pm

    Po eksperti yne i ekonomise, cfare thote?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/kanibali.html

    Përgjigjjuni

    • bata  --  26 Shkurt, 2013 në 1:08 pm

      po pse un qe jam shitse kepuces duhet te paguaj te njejten perqendje si kryeministri shum dakork jam me ket qe thot PS!!

      Përgjigjjuni

    • fine opure ultimo  --  26 Shkurt, 2013 në 2:24 pm

      Vecse kjo taksa progresive na rendon pak bijte e Saliut qe perfitojne shuma marramendese a thua se kane shpallur te ligjshem tregtimin e te bardhes!Pjesa me e madhe e popullsise perfiton nga taksa progresive nga taksimi i ndershem!

      Përgjigjjuni

  2. putin  --  25 Shkurt, 2013 në 10:23 pm

    ky eksperti bullgar na ka thyer zemren …bie ne kundershtim me ato qe thot eksperti yne i madh shoku SALI RAM BERISHA

    Përgjigjjuni

  3. nastradini  --  25 Shkurt, 2013 në 11:45 pm

    PROFESORI BULLGAR KA QENE AGJENT I SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Mjafton te hapesh faqet e internetit qe te mesosh se profesori famoz bullgar Krastyo Petkov me hapjen e dosjeve ne kete vend ish-komunist, satelit i Rusise ka punuar vite me radhe per Sigurimin e Jashtem te Shtetit. Qe me fjale te tjera ka qene agjent i besuar i KGB-se ruse. Me ane te ligjit te lustracionit te gjithe agjenet e sigurimit te Shtetit nuk mund te mbajne ne shtet poste drejtuese dhe profesori i Komunizmit Shkencor i Universitetit Karl Marks ne Sofje u shkakrua urgjent nga te gjitha postet pompozte qe mbante. Eshte e qarte se agjentet e KGB-se nuk jane stervitur qe te marrin vetem rroga dhe shperblime te majme, prandaj tani jane aktivizuar qe te turbullojne ujrat ne kohe krize, per te kthyer Kohen e Qepes dhe te mallengjejne dallkauket socialiste ne mbare Boten. Te krijon habi dhe nastradini cuditet mjaft qe Edi Rama ne perpjekjet e tij te deshtuara te paraqese RISI ne RILINDJEN e tij po RINGJALL Enver Hoxhen ne shembelltyren e tij te viteve 50-te, kur e kishte prishur dashurine me Titon e Jugosllavise dhe i bente elozhe Stalinit dhe Moskes. Ketu lind pyetja pse profesori famoz Petkov nuk e ben kete eksperiment ne vendin e tij, por vjen dhe gjen teren ne Shqypni? Se bullgareve as ne mendje nuk u shkon te ndryshojne sistemin fiskal dhe e kuptojne mire ne ndryshim nga shqyptaret se stanjacioni ekonomik nuk vjen nga formulat magjike fiskale, por nga Kriza ekonomike Boterore. Taksa proporcionale eshte aplikuar ne Bullgari qe nga viti 2005 dhe dha rrezultate te menjehereshme: vitet 2005, 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2010 jane vitet me te sukseseshme ne zhvillimin e vendit me % rekord te Investimeve te huaja. Ne te gjitha vendet e tjera ish-komuniste taksa e SHESHTE ka treguar potencen e saj ne lehtesine e mbledhjes dhe te kalkulimit dhe ne thithjen e investimeve te huaja. Pse Shqypnia e VOGEL sa nje GOGEL te beje eksperimente te rrezikeshme per fatin e Vatanit? Ne dallim nga Shqiperia Bullgaria prodhon me “forcat e veta” shume mallra industriale dhe bujqesore dhe ka nje GDP shume me te larte se vendi yne. Aktualisht ekonomistet ne kete vend po diskutojne ngritjen e nivelit 10 % te takses se SHESHTE per te perballuar krizen ekonomike dhe er ta njesuar me vendet e tjera te rajonit. Keto me rekomandim te FMN-se dhe BB-se. Per cfare ka ardhur atehere agjenti bullgar i Sigurimit te Shtetit, Krastyo Petkov ne Tirane? Me siguri qe jo per syte e bukur te Edi Rames, as per te bindur shqyptaret per dobine e takses famoze PROGRESIVE, as se i vjen keq per varferine dhe mjerimin qe ka pllakosur shqyptaret kur vendi gjendet ne daren e krizes ekonomike dhe i keqmenaxhuar nga banda komuniste ne pushtet. Midis te tjerave flitet vesh me vesh se ne trazirat e popullates ne Bullgari, qe rezuan qeverine kane dore sherbimet e fshehta te KGB-se ruse.

    Përgjigjjuni

    • Horri i Bulevardit  --  26 Shkurt, 2013 në 12:13 am

      Nastradin edhe njehere po te drejtohem pikerisht ty, se thua shume gjera qe jane te drejta, por nuk jep nje zgjidhje per Shqiperine.
      Sepse sipas vendit behet edhe kuvendi, se vertet ai mund te kete qene ish sigurims, per kete skam dyshim, por mua me duhet te besoj nje forme qe me jep shprese dhe kete nuk po e gjej tek mendimet e tua qe me thene te drejten jane mendime qe duhet te merren parasysh, por per modelin shqiptarku arka eshte bosh, ku cdo sipermarrje ne dukje ekonomike, eshte ne fakt nje forme e re piramidale, qe bie ne gjunje me goditjen me te pare qe mund ti japi shefi i partise, ne qofte se ka pare nje ender te keqe.
      Me te vertete me interesojne mendimet e tua per ekonomine se sic te kam thene, sjam ekspert, por ate qe them e them nga pervoja qe vete shoh.
      Perse nuk jep nje mendim se cfare duhet te behet ne nje rast unikal si Shqiperia? perse nuk i shkruan Edi Rames, ose eksperteve te PS-se, qe eshte edhe nje rruge tjeter ndryshe nga ajo qe na prezantoni ju si eksperte.
      Ta them kete se me te vertete besoj ne teorine tende dhe nuk dua te tallem, por duhet te dish se Edi Rama vertet tani ka marre ngjyrat e nje politkani, vertet flet edhe ne disa raste per ekonomine, por ai ato qe thote i ka nga ata qe ai mendon se e njohin ekonomine dhe asnjehere ska pretenduar se ai e di kete me siguri, per kete PS-ja, ka bere grupet e punes per cdo projekt dhe ka caktuar nga nje kryetar sipas profesionit per ta udhehequr.
      Coja nje mendim efektiv, se po te them se nuk do te jete cudi qe ate mendim ta shohim ne ndonje projekt.
      Ta shkruajta gjithe kete se vertet kundershton, por nuk jep nje zgjidhje qe te pakten mua te me beje qe vertet ky projekt ekonomik per kushtet e Shqiperise, eshte me i miri.

      Përgjigjjuni

      • nastradini  --  26 Shkurt, 2013 në 2:16 am

        Miku i nastradinit, Horri i bulevardit,
        ne situaten ne te cillen ndodhet Shqypnia do te ishte SAKRILEGJ i rende, neqoftese komentuesit do te tallen me njeri-tjetrin. Ne kemi dale ne TEMA dhe po konsumojne kohen dhe energjine tone jo per te bere llogje dhe te tallemi me njeri-tjetrin, por jam i bindur se shumica e komentuesve ketu, secili sipas mendjes se vet ne plan te pare shkruan me deshiren per te kontribuar sado pak per te miren e Vatanit. Cdo gje tjeter do te ishte anormale dhe amorale. Qe te dalim ne teme: Edi Rama ka qene djali qe fitoi shpejt simpatine e nastradinit ne vitet pas Brojkes dhe zullumeve te Saliut ne 97-n. Por me kalimin e kohes Edi Rama humbi gradualisht HIRET dhe SHKELQIMIN e tij, kryesisht sepse nuk arriti te reformoje PS-ne e ndryshkur qe trashegoi nga Partia e Punes dhe nuk e tregoi veten si politikan te afte dhe te vendosur pakompromis ne dallim nga puna se tij ne Bashkine e Tiranes. Nuk dua te permend per gabimet trashanike e Edi Rames, sepse nastradini i ka perseritur me qindra here. Gerdeci, Presidenti, Kushtetuta, largimi nga Parlamenti, elozhet me Ilir Meten, votimi i ligjit per IMUNITETIN si nenshtrim nonsens ndaj Botes flasin vete. Edi Rama si LIDER opozitar kryesor nuk mund te beje vazhdimisht gabime politike dhe t’i veje ne kandar. Sepse keto gabime e kane bere Saliun te pakapshem dhe e kane bere shume te veshtire heqjen dhe rezimin e tij me vota dhe zgjedhje te ndershme. Deklarata dallkauke e Edi Rames ditet e fundit se SHBA-s nuk do te lejojne manipulimin e votave tregon se sa poshte ka rene kapaciteti intelektual i Opozites dhe i PS-se. Edi Rama dhe ekipi i tij e ka kuptuar qe duhet te hedhe ne publik RISI te reja qe te fitoje ithtare per kauzen e tij per t’u dalluar nga Saliu qe i meshoi pa sukses nacionalizmit dhe deshtoi si edhe Kreshno Spahia. Antikomunizmi i viteve 90-te nuk pin uje me. Cfare RISISH te propozoje atehere Edi Rama per miletin qe te beje per vete jo vetem fansat enveriste te Kohes se Qepes, por edhe masen GRI qe eshte edhe masa me e madhe e votave ne vendin tone? Ketu fillon edhe tatepjeta e Edi Rames si politikan duke shpikur RILINDJEN e tij, ne fillim me ZERIME taksash dhe tatimesh per bizneset e ashtuquajtura te vogla dhe takse PROGRESIVE per bizneset imagjinare te mdha. Por kjo nuk ishte e gjitha. Ne deshiren per te konkuruar Saliun filloi te deklaronte hapje 300 mije vende pune te reja ne kohe krize dhe ra pre e keshillave te Beqjes e Haritos duke deklaruar heqjen totale te sigurimeve shoqerore, te gjitha premtime qe duken si nje RINGJALLJE e regjmit te Enver Hoxhes. Tani ka thirrur edhe nje Agjent te Sigurimit te Shtetit per t’ju spjeguar shqyptareve leverdine e takses PROGRESIVE. Me pak fjale RILINDJA e Edi Rames eshte nje turli zgjedhore qe mund te binde vetem trupeshqit pa ASGJE reale per te perballuar Krizen ekonomike si fajtori kryesor i mjerimit te shyptareve. Cila eshte zgjidhja? pyet me ciltersi ti dhe ke te drejte se zgjidhja e vetme eshte ajo qe nuk e pelqejne votuesit, por eshte e vetmja rruge qe mund te zbuse sado pak mjerimin. Cila eshte zgjidhja atehere? Kjo eshte ceshtja. Mesiguri nuk eshte taksa famoze PROGRESIVE, sic trumbeton PS-ja pe piken e llogjikes. Sepse atje ku nuk ka nuk ka Biznes nuk ka edhe taksa. Mesiguri nuk eshte ZERIMI i taksave per nje pjese te Biznesit dhe ZERIMI i siguracioneve. Sepse kjo te zbraz Arken e Shtetit dhe te zbath breket me pagat e administrates, por edhe pensionet dhe ndihmat sociale. Me siguri nuk jane edhe 300 mije vende pune qe Edi Rama i deklaron pa piken e pergjegjesise, ne nje kohe qe ne Greqi po te hapesh edhe 30 vende te reja pune te bejne hero kombetar. Vende te tilla pune i hapte ne leter vetem Enver Hoxha kur i detyronte shqyptaret te punonin si skllever ne taraca, hekurudha dhe keneta. Kete duan sot shqyptaret? Edi Rama duhet ta kuptoje se Shqypnise i duhen vende pune cilesore, qe prodhojne produkte cilesore dhe keto vende pune nuk i hap Partia me urdher nga larte, por biznesi privat kur e shikon se nga ky biznes do te nxjerre fitim. HOP, HOP, PORSI TOP dhe dolem tek zgjidhja reale e nastradinit: PRODHIMI eshte fjala magjike qe do te shpetoje Shqypnine, PRODHIMI i produkteve cilesore me vulen “Made in Shqiperia”. Kudo ne Bote historia ka treguar qe rruge tjeter per te mposhtur mjerimin nuk ka. Por si te prodhoje sot Shqypnia kur nuk prodhon dot asnje gozhde? Ketu fillon edhe loja. Per te vazhduar ne kete fushe do te duheshin faqe te tera per te bere leksion, por si keshille elementare cdo gje ka lidhje me LEKAT dhe PARATE. Ne situaten e deficitit buxhetor dhe te borxhit aktual te Saliut qe po i le shqyptareve si nje puthje demokratike, Detyra e pare si Detyra e Shtepise numer 1 per zgjidhjen e problemit te kerkuar nga te gjithe shqyptaret eshte te HEQJA urgjentisht e Saliut, sepse Bota e Civilizuar nuk i beson dhe nuk e perkrah me. Pas kesaj Edi Rama me te fituar pushtetin duhet t’u kerkoje vendeve te BE-se ndihme ekonomike, pse jo 2-3 miliarde eur kredi te buta afategjate. Kryesisht per te rimekembur prodhimin vendas me nje kontroll te rrepte nga abuzimet. BE-ja i kane dhene Greqise qindra miliarda eur ndihma, keshtu qe krundet per Shqypnine jane nje palo gje per Kontinentin Evropian. Mjafton qe te dale nje qeveri e besueshme qe t’i kerkoje. Po vazhdoi Saliu ne pushtet shqyptaret nuk do te shohin dite te bardha. Sepse gurin dhe arren e kane pasaniket dhe Kapitali Boteror. Mbasi te injektohet me 2-3 miliarde eur vendi yne mund te filloje hapat e para ne zhvillimin e tij industrial, sic kishte filluar ne vitet para Luftes se Dyte Boterore deri ne vitet 1945, kur i perlau MURTAJA komuniste si nje cunam i vertete. Ky zhvillim duhet te shoqerohet fillimisht me shtrengime rrypash dhe me nje disipline te forte fiskale dhe kontroll te vazhdueshem per shpenzimet, pa eksperimente dhe aventura politikanesh she sigurimsash ne menyre qe te binde Investitoret e Huaj per lehtesira dhe fitime te garantuara ne vendin tone. Po filloi te ece Biznesi shqiptaret do te lene kafet dhe do t’i pervishen punes, por edhe shteti do te mbledhe taksat dhe tatimet per t’i rishperndare me pas atje ku e mendon te nevojshme. Po keshtu deklaronte edhe Saliu ne fillim? Si te garantohemi qe Edi Rama dhe PS-ja nuk do te vjedhe si ai dhe PD-ja e Saliut? Ilaci jane zgjedhjet mazhoritare 100 %. Derisa ne vendin tone te krijohen Institucione te pavarura te Kontrollit: Komisioni i Larte i shtetit, Gjykatat, Prokuroria etj. Sot Opozita nuk e di fare si shpenzohet TVSH-ja dhe taksat e mbledhura ne buxhet, nderkohe qe ne te gjitha vendet e Botes kjo kontrollohet vazhdimisht nga Parlamenti. A ke degjuar ndonjehere opoziten te beje nje debat te tille? Kam asistuar ne Parlamentin e Cekise kur opozita i kerkonte maxhorances llogari per cdo qindarke te shpenzuar nga te ardhurat e mbledhura. Ne Shqypni buxheti i shtetit eshte kthyer si Arka e familjes e Kryeministrit. Qe ta mbyllim se e zgjetem shume: Kjo eshte vetem faqja e pare qe duhet te lexoje Edi Rama, pas saj jane me mijera te tjera, sepse drejtimi i vendit ne Kohe krize dhe kur vendi nuk prodhon ASGJE nuk eshte nje detyre e lehte. Por me mire te fillosh se te besh ne vend numero.

        Përgjigjjuni

      • nastradini  --  26 Shkurt, 2013 në 10:10 am

        ZGJIDHJA E NASTRADINIT.

        -ne planin politik: Edi Rama duhet te perqendroje te gjitha forcat per te rrezoje dhe heqe URGJENTISHT Saliun nga drejtimi i shtetit, sepse ka humbur me kohe besimin e Botes se pasur dhe te kapitalit privat. Njekohesisht Edi duhet te reformoje PS-ne e ndryshkur te Kohes se Qepes. Te largoje Dinosaurit Prehistorike te Partise se Punes dhe kriminelet me vule ne balle, kusare dhe vrastare njesoj si Saliu. Te distancohet nga festimi i datave qe sollen ZINE enveriste ne trojet shqyptare, 8 nentori, 5 maji dhe 29 nentori etj. dhe t’i kerkoje falje popullit per krimet komuniste te Partise se Punes. Te nderroje emerin e gazetes famekeqe te Enverit “Zeri i Popullit” si nje ogur i keq per imazhin e PS-se ne Bote dhe per te bere per vete masen GRI te popullates. Ne menyre qe Bota e pasanikeve kapitaliste dhe e kapitalit privat te mos e shikoje me DYSHIM Partine e tij dhe kjo eshte shume e rendesishme per momentin. Te mos beje kompromise egoiste me Saliun per hesap te llogarive elektorale te PS-se, te cilat renojne themelet e Demokracise dhe te shtetit si nderhyrjet ne Kushtetute dhe zgjedhja e Presidentit. Te mos votoje ASNJE ligj ne Kuvend derisa Presidenti te caktoje zgjedhje te parakoheshme, sepse Parlamenti nuk perfaqeson vullnetin e SOVRANIT. Te kerkoje zgjedhje MAZHORITARE si e vetmja rruge per te likuiduar dallaverat me listat e Partive dhe me deputetet “parashytiste” te Dushkut, nga burron edhe korrupsioni i pushtetit. Dhe jo ne vend te fundit te punoje papushim ne qender dhe rrethe me miletin jo vetem me parrulla dallkuke se zgjedhjet nuk jane loje kalamajsh per dembale. Sepse Saliu nuk mundet kollaj, me frymen e SHBA-s apo te Zotit dhe sepse zgjedhjet fitohen me fjalet e Naim Frasherit: “Pune, pune nate e dite qe te shohim pakez drite!”

        - ne planin ekonomik: Te heqe dore nga propaganda populiste per hapje 300 mije vende te reja pune ne kohe krize ekonomike, sepse me keto llogje po humbet besimin ne popull dhe “con uje ne mullirin” e PD-se. Duhet te mos deklaroje RILINDJE pompoze me ZERIME famoze, sepse nje gje e tille nuk mund te ndodhe realisht me shkop magjik, por Edi Rama te paralajmeroje pragmatisht miletin qe na presin dite te zymta me shtrengime rrypash dhe disipline fiskale, ndofta rritje te taksave dhe tatimeve, sepse vendi yne i ka ne nivelet me te ulta ne rajon. Paralelisht duhet urgjentisht pasi te marre pushtetin t’i kerkoje Institucioneve prestigjoze financiare kredi te buta, pse jo 2-3 miliarde eur per te perballuar krizen dhe per te rimekembur PRODHIMIN. Sepse kjo eshte formula magjike qe do te ndezi driten ne tynelin ekonomik shqyptar. Biznesi dhe prodhimi kjo eshte formula magjike dhe shkopi magjik qe ka shpikur deri me sot Bota per mirqenie dhe prosperitetin e popujve. Vetem biznesi mund te krijoje vende cilesore pune, jo geto komuniste sklleverish me pune te detyruar dhe prandaj Edi Rama duhet t’i meshoje te krijoje kushte per biznes ne vendin tone, se me pas punet rregullohen vete. Eshte e qarte se kjo detyre nuk eshte e lehte, prandaj edhe i shmangen te gjithe politikanet dhe i meshojne populizmit badiava. Per te krijuar biznes duhen LEKA dhe PARA dhe keto nuk i disponon Shqypnia e drobitur. Per kete duhet ndihme nga jashte, nga BE-ja qe i dha Greqise qindra milione eur, por edhe nga SHBA-s matane oqeanit, qe e kane mbeshteur dhe ndihmuar vendin tone historikisht. Ka nje llaf: “Foshnja qe qan me shume pi qumesht e para” Prandaj keshilla e nastradinit per Edi Ramen pasi te marre pushtetin eshte:

        LE TE “QAJE” EDI RAMA SA ME SHUME TE BE-ja DHE SHBA-s.

        Besoj qe kam plotesuar deshiren tuaj.
        Nga nastradini.

        Përgjigjjuni

        • Horri i Bulevardit  --  26 Shkurt, 2013 në 1:23 pm

          Ne fakt keto qe shkruan jane te drejta dhe nuk te heq asnje presje ne qofte se realizohet kjo metode qe thua ti nastradin.
          Por sic e thua edhe vete dhe jam shume dakort, qe duhet prodhim Made in Albania, qe te kesh te drejten te kerkosh edhe nja tre miljarde euro, por kete prodhim ne se kemi, se shqiptaret si puen te lehte qe ti vijne parate e nje investimi ne nji muaj mbrapsh dhe ne muajin dyte te merrinin fitimet, na hapen kafe, klube, restorante dhe supermarkete gjigande, te tipit TEG dhe Casa Italia e shume te tjera dhe nuk menduan se nje linje prodhimi do te ishte me e leverdishme, panvaresisht se ta sjell fitimin mbas 5-vjetesh.
          Dhe duke menduar se kete prodhim tonin ne nuk e kemi, kam pershtypjen se BE-ja, edhe po te nderrohet qeveria dhe te vi Edi Rama ne krye, ste jep keto para borxh, se vertet une e besoj Edi Ramen, por per europen edhe Edi Rama, mund te jete nje tjeter Sali, qe nderton piramida dhe shkaterron ekonomine.
          Dhe ata nuk duan te rrezikojne pa e pare se cfare mendje do te kete ky kryeminister i ri.
          Keshtu me gjithe se dhe nje zgjidhje afatgjate, por per momentin, zgjidhja jote nuk funksionon, se ska kohe, jo se eshte e keqe, por ajo zgjidhje, eshte per nje kohe me te gjate dhe mendoj se mbas disa koheve kur ekonomia dhe financat te stabilizohen, ku dhe ai qe te jep borxhin, te kete nje fare sigurie, atehere jam shume dakort se kjo zgjidhja jote eshte zgjidhja me e mire dhe e qendrueshme.

          Ne rrafshin politik:

          E kam thene disa here dhe jam plotesisht ne nje mendje me ty qe PS-ja, duhet te largohet perfundimisht nga personat qe bejne lidhjen direkte te ish PPSH dhe PS-se se sotme, por edhe ketu Edi Rama, smundet te beje me shume se ce ka hapin, se ai krahu komunist eshte akoma shume i forte dhe nje levizje e gabuar e Rames, e nxjerr ate jashte rradheve te partise, gje qe komunistet se kane per gje te perjashtojne nje disident dhe cfare fitoi, asgje edhe ne na hiqet nje shanc reformimi i kesaj force politike.
          Por Edi Rama kete qe thua ti edhe une, po e ben me pak zhurme, ku ka filluar te fuse elemnte te rinj qofte si kandidat per deputete dhe ne kryesi.
          Mos harro se krahu i Nanos eshte akoma shume i forte.

          Përgjigjjuni

    • @ nastradin  --  26 Shkurt, 2013 në 12:23 pm

      @ nastradin; Bullgaria esht ne BE megjith ato teorema qe po na tregon, keshtu qe e lejm temen e komunizmit e flasim per gjera reale. të varfërit s’duhet të taksohen si të pasurit. Të pasurit e shfrytëzojnë botën ku jetojmë më shumë se të varfërit. Ata shfrytëzojnë më shumë ajrin, tokën, kapacitetet njerëzore, ndaj duhet të paguajnë më shumë. Të varfërit, ata që s’kanë, duhet të mbrohen nga shoqëria. Sa më shumë të varfër të ketë një shoqëri, aq më keq është për të. kjo taks progresive esht e nevojshme ne shqieperi sepse po shton jasht mase hendekun mes te varferve dhe te pasurve, te varfit shtohen, konsumimi ulet (sepse nga te varfrit varet konsumi jo nga te pasurit ata konsumin gjthm te njejt e kan), konumi rritet leket shtohen ne arken e shtetit, plus qe sa me shum te varfer aq me shum krimi rritet ;)nastradin te lutem mos flit budalliqe se je shum i lodheshem, je ber dhe ti keq se sala ;)

      Përgjigjjuni

      • nastradini  --  26 Shkurt, 2013 në 1:09 pm

        NJE REPLIKE PA TE KEQ PER IMITUESEIT.

        Degjo or mik qe imiton nastradinin, duhet te jemi serioze ne TEMA dhe jo te hedhim llogje kavaje pa dogane. C’pune ka Saliu dhe politika dallkauke ketu? Kur ne po diskutojme nje problem krejt ekonomik dhe mjaft serioz per ekonomine dhe fatin e Vatanit? Po pse Agjentet e Sigurimit te Shtetit bullgar te KGB-se ruse duhet te na mesojne ne, shqyptareve dhe Edi Ramen si duhet te tatojme pasaniket barkderra albaneze? Bullgaria eshte ne BE dhe ne ndryshim nga Shqiperia prodhon mallra industriale dhe bujqesore dhe ka nje GDP shume me te larte se vendi yne. Por keto fakte deshmojne akoma me forte tezen e nastradinit, se antaresia evropiane nuk i zgjidh problemet ekonomike me shkop magjik, sidomos ne kohe krize boterore. Bullgaria aktualisht po kalon krizen me te madhe politike pas vitit 1996 kur komunistet falimentuan ekonomine dhe sistemin bankar. Prandaj edhe shqyptaret nuk ka perse te degjojne “leksionet” komuniste te Agjenteve te Sigurimit te demaskuar me kohe ne kete vend. Dhe qe aktualisht shoqeria civile bullgare i ka flakur me perbuzje nga skena politike. Qe te kthehemi ne Shqypni. Pyetja me aktuale eshte: Ku i ke pare dhe ku i ke zbuluar ti more hokatar ne kete forum te nderuar PASANIKET shqyptare, qe fitojne kaq shume sa te mbajne ne kurriz mjeranet e papune? Sepse nastradini i ka kerkuar edhe ne brimen e miut, por nuk po i gjen? Si do ta dallojme Biznesin e Madh nga Biznesi i Vogel? Kur ne Shqypnine tone fatkeqe nuk ka Biznes fare dhe KERKUSH nuk paguan taksa ne shtet dhe gjithe diskutimi spostohet tek pagat e administrates si nje parodi qesharake socialiste? Ku ta gjejme Biznesin barkderr dhe Pasanik shqyptar? Kjo eshte Ceshtja, kjo eshte Pyetja, “THIS IS A QUESTION”? pyeste veten papushim Hamleti ne Danimarke per te mesuar kush i vrau babane. Prandaj edhe nastradini pyet kush e ka vrare BABANE e Biznesit ne Shqypni, te tjerat jane llogje pa vlere.

        Pershendetje nga Tajvani.

        Përgjigjjuni

        • @ nastradin  --  26 Shkurt, 2013 në 1:47 pm

          nastradin ty te duket vetja shum i zgjut por po ja fut kot, ti nuk lexon komentet e tjerve thjesht do te shkraush per te kaluar kohen e te besh romane duket kujtuar qe te tjeret ti lexojn, un kesaj rralle ti lexoj dhe do te pergjigjempor heres tjeter sti lexoj se pervecse shkruan romane nuk ben nje analiz te sakt por thjesht merresh me llafe kush ka qen ai apo ky dhe nuk ben nje analiz te sakt per situaten ne shqiperi. po ta shpjegoj ne menyr qe hers tjeter te mos ja fusesh kot po te shkuash plot ;)

          ekonomia GDP ka tre elemente kryersore = konsum (k)+investim(I)+ sh.publke (shpenzime ose ulje taksash)

          sot shqiperia esht ne koh krize, nuk esht i vetmi element ne ekonomi rritje pensionesh ose shprenzime te koti, jo konsumi dhe investimi esht me irendesishem, sot konsumii, investimet bien dhe ne te njejten koh pres shpenzime te koti qeveria sot pagun dhe interesa te larat sepse nuk kan kredibilitet si qeveri;

          konsumi dhe investimi esht gati 2/3 e rritjes ekonomike (GDP), per te rritur keto elemente ti duhet te besh nje ndryshim te politkave fiskale sepse politkat fiskale te berishes po cojn ekonomi shqiptare ne rrenim

          taksa progresive duhet perdorur sepse te varferit konsumajn me shum se te pasurit (te pasurit skan ca te konsumajn por vetem kursejn dhe neset ti kursen nuk rritet konsumi), nese rritet konsumi rriten leket ne ark sepse konsumi ka nje TVSH apo jo? dhe po ben te njejten gje me investimet 0 takse per biznesin e vogel ne menyr qe te rrisin prodhimin dhe prej aty investimet; dhe politka te tjera qe edi rama thot jan per keto 2 elemente konsum dhe investim keto jan motorri i ekonomis; nuk esht puna komuniste ose jo komuniste puna esht qe ekonomia shqiptare te rimarri veten sepse esht ne humner dhe nuk behet vetem me shpenzime publike behet dhe me reforma per te ndezur motorrin e konusmit dhe investimeve!!!! dhe te lutem mos bej filizofin se si nastradin qe i ke ven emrin vetes ashtu duhete jesh ;)

          Përgjigjjuni

  4. fadi  --  25 Shkurt, 2013 në 11:45 pm

    Eshte i njohur fakti se kjo taks eshte nje shpikje e organizmave nderkombetar e rrekomanduar per vendet e lindjes, gjoja per te krijuar shtresen e kapitalisteve,por ne fakte ajo ka deshtuer ne cdo vend qe eshte zbatuar.Vendet e europes perendimore zbatojne taksen progresive, bile disa vende si Italia e kan te detyruar me kushtetut taksen progresive.Pse nuk e aplikojne kete takse.
    - Ajo barren e saj e shperndan tek shtresa e varver dhe e mesme
    - Perqendron kapitelin ne pak duar, duke nxitur monopolin
    - Eshte e pa drejte sepse ai qe ka pasuri me shume i sherbejne me shume sherbimet publike,si infastruktura rrugore,energjitike, organizmat shtetrore dhe organet e sigurise shtetrore per pronen e pasurin.
    Ne keto kushte ata duhet te paguajne mateper per ato qe perdorojne ma teper.Ne rastin tone kur u vendos taksa e sheshte shtresa e kapitalisteve ishte krijuar,kjo takse u vu kote se nuk i sherbej qellimit.Le ti referohemi konkretishte.
    - Ajo nuk rriti te ardhurat eshtetit
    - Ajo varferoj me shume te varferit dhe shume te mesem i beri te varfer
    - Ajo koncentroj kapitalin duke krijuar monopole me shume se asnjeher tjeter.ose ne 5% te popullsis ndodhet me 50% e pasurise kombetare.
    - Ajo krijoj mundesin te rrjedhin kapitale nga vendi i jon ku sic jan publikuar nga instutucione nderkombetare ja rreth 1 200 000 000 ero plus po kaq dem i eshte shkaktuar vendit tone.
    - Ka ulur punesimin pasi zotruesit e pasurise nuk bene investime por tranferim kapitalesh nga vendi i jon cka perkthehet varverim dhe ulje punesimi.
    - Mbolli shume padrejtesi per shkak se leket e mbledhur nga te varferit u shpenzuan per te ngritur infastruktur per te passurit, dhe nese vazhdohet keshtu mund te coj ne nje konradite shoqerore me pasoja shume te renda. Prandaj taksa progresive duhet te vendoset me cdo kushte.Mbrojtesit e takses sheshte jo se nuk e dine kete fakte por e kan veshtir ta pranojne sepse jan delirant.E me gjith kokforcin e tyre ne praktik filluan te bejne tolerime, sic jan heqja e takses se sheshte per rrogat nder 30 000 leke, dhe heqja e disa taksave te tjera.por kjo nuk eshte zgjidhje bile as arrnim pasi ajo mban padrejtesi te tjera, sic jan; sa do te taksohen ata qe marrin 30 001 leke , dhe te fuqishmit nuk preken pra heqja e takses shkon ne dem te te mesmeve dhe dem te shtetit te mbytur ne borxhe.

    Përgjigjjuni

  5. Albana  --  26 Shkurt, 2013 në 12:22 am

    Pse me eksperte bullgare u bekerkan planet?

    E ndriten keta ekspertet ne Bullgari qe mbeten te na japin ne mend.

    Përgjigjjuni

  6. beni  --  26 Shkurt, 2013 në 1:12 am

    O te marre nuk keni mesuar nga historia e luges se floririt qe premtoi Hoxha injoranteve qe e mbeshteten dhe pastaj i herngi nje nga nje .
    Mos u merzisni se keshtu do tja bej dhe ju Rama.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>