Vota e protestës çon në ngërç Italinë | Gazeta Tema
 

Vota e protestës çon në ngërç Italinë

Postuar në: Aktualitet,Bota,Kryesore |

berluskaZgjedhjet parlamentare në Itali kanë përfunduar në ngërç dhe me shumë gjasa me një parlament të varur (hung parliament).

Pasi janë numëruar votat, Pier Luixhi Bersani i bllokut të qendrës së majtë ka fituar në dhomën e ulët, por nuk arriti të sigurojë shumicën në senat.

Sipas BBC, lajmi për rezultatet ka sjellë një rënie të ndjeshme në tregjet financiare italiane.

Që të qeverisësh është i nevojshëm kontrolli mbi dy dhomat. Një lëvizje proteste, e drejtuar nga komediani Bepe Grilo, ka fituar 25 përqind.

Ndërkohë, blloku i udhëhequr nga kryeministri aktual, Mario Monti, u paraqit dobët, duke u renditur në vendin e katërt me 10 përqind.

Rezultati i zgjedhjeve, që vjen në kohën e një recesioni të thellë dhe masave të ashpra të kursimeve, ishte aq i ngushtë, sa marzhi i fitores, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ishte më pak se 1 përqind në të dy dhomat e parlamentit.

Berluskoni nga ana e tij, pavarësisht se rezultati është barazim, u tregua i hapur për një bashkëpunim me qendrën e majtë, por përjashtoi një bashkëpunim me Montin.

“Italia nuk mund të mbetet pa qeverisur. Na duhet të mendojmë për këtë,” tha ai.

Negociatat për një qeveri të re do të jenë të vështira dhe vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të reja. Analistët spekulojnë edhe për një qeveri tranzicioni.

Por Berluskoni e hedh poshtë mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë që vetë italianët janë në ankth për votën e tyre, në ankth është edhe vetë Europa.

Gjermanët e Bild shkruajnë se italianët mund të çojnë drejt rrënimit euron.

Bursat kanë pësuar një tërmet, që është ndjerë edhe në SHBA e Japoni.

Si do jetë e ardhmja?

Të gjitha titujt e mediave përfundojnë kryesisht me pikëpyetje.

43 Pergjigje per Vota e protestës çon në ngërç Italinë

  1. Kush voton Berishën është bajgë  --  26 Shkurt, 2013 në 11:56 am

    Votoni Blerim Celen e FRD-se se Bamirit te Lizandra Saraçit!

    Modeli shqiptar i zgjidhjes se ngercit politik. :P

    Përgjigjjuni

    • doni  --  26 Shkurt, 2013 në 12:30 pm

      Nuk ka vend sot ne bote me me shume arsye per te protestuar kunder qeverise se tyre sesa shqiptaret. Prandaj ne 23 Qershor shqiptaret duhet ti bashkojne votAT kunder hajdutrise qe na qeverise dhe per nje qeveri te paster me Edi Ramen dhe PS.

      Përgjigjjuni

      • SaliBaba dhe dyzet ministrat  --  26 Shkurt, 2013 në 12:34 pm

        Si ka then nje njeri i madh – dmth une
        Io sonno molto bene per tutti Albanesi e poi anke per italiani forse melio me che il popullo ama Sali piu dell bunga bunga
        Vitorria per la Republica del Viqidollo

        Përgjigjjuni

        • Emanuela  --  26 Shkurt, 2013 në 2:43 pm

          aleanca kuq e zi eshte shpresa jone

          Përgjigjjuni

          • shkodrania  --  26 Shkurt, 2013 në 3:37 pm

            @ emanuela per ca duhet AKZ se nuk po te kuptoj?? per nacionalizem? ne nacionalizmin mund ta tregojm shum mir dhe duke rimekembur vendin ton! por cfar po me jep mua AKZ per mua per veten tim, puN, shkollim, ushqim..? asgje; po edhe sala kur erdhi ne ju ata ato thoshte por ide per te rregulluar vendin skishte; deri sa e qoi vendin te firmat piramidale…; ne e dashur nuk kemi nevoj per nacionalizmi ne kemi nevoj te jetojm mir ne vendin ton! dhe AKZ PO BEN ROLIN E BERISHES KUR ERDHI NE PUSHTET… NUK DUAM NJE BERISHA TE DYT, JOOO! JO ME!!!

            Përgjigjjuni

            • @emanuela  --  26 Shkurt, 2013 në 4:08 pm

              I drejte mendimi i Shkodranes te gjithe e kemi te qarte se per ke duhet te votojme per te rrezuar qeverine e kalbezuar!
              O emanuela nuk ka vend per te bere shaka moj zemer!

              Përgjigjjuni

            • Shefqet Cela  --  26 Shkurt, 2013 në 8:53 pm

              Ju keni te drejte. Ne Itali doli ne skene komediani Grillo i cile po e çon vendin ne kolaps politik nepermjet propagandes populiste. Tani rrezikon daljen nga Europa dhe zona Euro. Kjo do te jete fatkeqesi per te vend dhe pasoja te renda per Europen.
              AKZ ka po thuaj se te njejten taktike, populizmin nacionalist dhe mitingje uluritese pa nje program te qarte ekonomik, njesoj si ai.

              Përgjigjjuni

              • miri  --  26 Shkurt, 2013 në 9:49 pm

                bepe grilo eshte i vetmi qe flet direkt me popullin dhe ja fitoj besimin ne nje kohe te shkurter dhe i vetmi qe nuk reklamohet ne televizion, drejt kolapsit shkon automatikisht vendi kur qeveriset nga njerez qe kane 30 vjete ne politike

                Përgjigjjuni

              • Leone-53  --  27 Shkurt, 2013 në 10:59 am

                Sipas teje z.Shefqet çfare te bente Grillo (me grillinet) te mbante hison atyre qe ndodhnin ketu ne Itali?!..
                A e di ti z.Shefqet qe Grillo ka 5 vjet qe e ka nisur kete “lufte” per ndryshim dhe politika nuk ja ka ven veshin?!..
                Kur eshte fjala per ligje shtrenguese per popullin e thjeshte ky “palo parlament” ketu i ka aprovuar unanimisht pa hezitim por kur ka qene fjala per reforma si p.sh. zvogelimin e numrit te parlamentarve, zvogelimin e rrogave te tyre apo perfitimet e politikanve pas daljes ne pension etj. etj. ata(parlamentaret) nuk “jepeshin” duke dale gjithmone “shurdh”!
                Dhe ndodhi ajo qe duhet te ndodhte: Si parlamenti e senati jane “te dorzuar” para TSUNAMIT POPULL gje qe do te reflektohet edhe ne SHQIPERI me 23 qershor (shiko komentin tim te para 4-5 diteve ne nje artikull ketu tek tema ku Dokle thote qe ne do fitojme te vetem si PS?!..) Ciao!..

                Përgjigjjuni

            • per emanuela e shkodrania  --  27 Shkurt, 2013 në 12:13 am

              Jame dakorte per sa keni thene.
              Por une jame i mendimit,se jo vetem ak,por pd e ps,e frd e te gjithe me rralle.
              PORE RINIA ASNJANESE,KEMI DJEM E VAJZA PLOTE SHEMBULLOR,E NGA FAMILJE TE THJESHTA.
              KETA DUHET TE INGRANOHEN PER ATE SHQIPERI,DHE TE RISHIKOHET KUSHTETUTA,NGA FILLIMI E DERI NE FUND,QE TE PASTROJNE KETO LIGJE NE FAVORE TE KETYRE KERMAVE QE JANE SOT.
              E SHIKONI PRANE SE SI SHKOJNE PUNET PER MREKULLI.

              Përgjigjjuni

          • fl  --  26 Shkurt, 2013 në 3:46 pm

            Ne zgjedhjet e reja B.Grillo do triumfoje, ndaj u druhet zgjedhjeve te reja karagjozi Berluscon.

            Përgjigjjuni

          • gertjan  --  26 Shkurt, 2013 në 4:05 pm

            Oemanuela o ju Kuq e Zi-ja mu ne bythe ishalla po cparti jeni ju parti pa program gjoja edhe patriote!Turp!Igjithe populli e di dhe e ka te qarte se kush eshte opozita dhe pseudo-opozita!

            Përgjigjjuni

            • Bono  --  26 Shkurt, 2013 në 5:30 pm

              Emanuela moj bije elektorati gjithmone shkon ose majtas ose djathtas. Te gjitha partite e qendres qofte dhe AK jane si koqet e njerezve, lekunden majtas apo djathtas ne varesi te kushteve. Shpresoj qe te mos kesh ndonje interes per Aleancen e Koqeve (AK) por ta kesh mendimin e mesiperm nje frymezim te castit.

              Përgjigjjuni

    • stela  --  26 Shkurt, 2013 në 12:31 pm

      Italia sa vjen edhe po behet gjithmone e me shume nje vend i prapambetur, tanime edhe politikisht.
      Duhet bere e kunderta e kesaj ne Shqiperi, meqe dhe opozita ka nje lider shume me karizmatik sesa i ngrati Bersani – ketu ten gjitha votat kunder Berishes duhen hedhur per Ramen. Ndryshe nga hengri kucedra!!!

      Përgjigjjuni

      • voto aleanca kuq e zi  --  26 Shkurt, 2013 në 2:54 pm

        Ne shqiperi ka per te fituar Aleanca Kuq e Zi. jane te papare. Kreshnik Spahiu eshte frymezyes dhe motivues per ne.

        Përgjigjjuni

    • ubomalo  --  26 Shkurt, 2013 në 12:32 pm

      Vota e protestes ben sens vetem kur e con vendin ne nje drejtim me te mire. Ky eshte mesim per Shqiperine ton gjithe probleme

      Përgjigjjuni

    • qamili  --  26 Shkurt, 2013 në 12:33 pm

      Edhe B(er)ishes sone po i vjen fundi.
      Besoj se shqiptaret do tregojne me shume qytetari ne 23 qershor sesa pepinot dhe se do te dijne ta largojne njehere e mire nga politika Saliun

      Përgjigjjuni

    • Matrapapupa  --  26 Shkurt, 2013 në 12:35 pm

      Grillo po pse o vlla?
      Ctu desh? Ju eshte bere Berlusconi si Berisha jone – striscia strisha.

      Përgjigjjuni

    • SHQIPTARJA  --  26 Shkurt, 2013 në 12:38 pm

      kur u ben zgjedhjet ne 2009 shum votues donin te shporrinin sali gerdecin ca ja dhan vatat LSI ca te tjerat nuk votuan fare dhe cfar ndoshi LSI shkoi beri kualicion me PD per te mbajt salen akoma ne pushtet ne kembim te shkaterrimit ton, sot italia esht ne udhekryq sepse i dhan votat jo te perqendruara por te shperndara dhe rezultati ITALIA SOT ESHT KAUZ, ne nuk duhet te jemi shembull i italis sepse nuk kemi koh te degjojm akoma sherre e shamata … saliu ate do mjafton te hapesh tv ket pun ben; sot ne duhet te perqendrohemi te nje parti ajo qe na jep shpresa per nje qeverisje te duhur ateher o sal o edi ram sepse nuk kemi me koh te humbim, duhet qe politkant te punojn per ne jo me degjojm saliun qe ben show ne tv dhe qe sben asgje per ne

      Përgjigjjuni

    • duhet te votojm dhe jo me me ideologji por me realizem!!  --  26 Shkurt, 2013 në 1:15 pm

      ky esht shembulli konkret se cfar mund te ndodh ne shqiperi mbas zgjedhjeve , ja se cfar mund te ndodh nese nuk votojm dhe nese jemi ne medyshje, duhet patjeter te votojm dike po jo dike qe flet shum e ska as vizion asgje, duhet te votojm per dike qe na premtton disa pika dhe qe ne e dime se cilat jan keto pika; duhet te mblidhemi te gjith nuk ka me koh per demoralizim sepse ja rezultati si italia dhe ne do jemi ne udhekryq, nuk kemi me koh te humbim duhet te votojm per te miren ton dhe per te ardhmen ton!!

      Përgjigjjuni

    • kujdes!!  --  26 Shkurt, 2013 në 1:56 pm

      kur del dikush qe thot do shpetoj italin si grillo qe sja ka haberin se si, normal qe do perfundonte keshtu… dhe ne kemi nje AKZ ketu qe thot do shpetoj shqiperin duke perdor nacionalizmin por se ca mund te bej per shqiptaret nje zot e di, shqiptar mendoni me mend ne kok mos votoni aty ku ju merre era por per dike qe ka nje vizion per ju, sepse perndryshe do perfundojm si italia…

      Përgjigjjuni

      • miri  --  26 Shkurt, 2013 në 11:08 pm

        te heqesh nga skena politike politikane si berlusconi qe ka 20 vjet ne politike dhe kjo gje shpetim eshte

        Përgjigjjuni

    • argita  --  26 Shkurt, 2013 në 3:52 pm

      Shume keq le te na sherbeje ne si mesim pra per te rrezuar regjimin e kalbur na duhet qe te gjithe votat ti cojme tek PS si partia me e madhe opozitare te mos nenvlersojme sanje vote ndryshe sali manipulatori dredhuesi sdo na hiqet qafe!

      Përgjigjjuni

    • fine opure ultimo  --  26 Shkurt, 2013 në 3:56 pm

      Te zeme mend e mos te shperndajme votat tona opozitare sa andej kendej por ti cojme e gjitha ne kuti me shenimin me shenjen PS!Vetem keshtu mund te sjellim ne qeveri nje opozite te vertete te paperfshire me hajduter e partiçka te tjera,perjashto aleatet tradicionale!

      Përgjigjjuni

    • gjyshja  --  26 Shkurt, 2013 në 4:02 pm

      Tek ne kam bindjen se kjo gje nuk do ndodhe,e kemi te gjithe te qarte se e vetmja alternative per ne eshte PS pasi ajo eshte opozita me e madhe dhe e vertete ne vend!Keshtu e kemi super te lehte te rrezojme saliun!

      Përgjigjjuni

    • fshatari  --  26 Shkurt, 2013 në 4:11 pm

      Ketu tek ne te gjithe e kemi te qarte se ke te votojme per te rrezuar Sali mafjozin te votojme PS qe te mos i perafrohemi rastit te Italise!

      Përgjigjjuni

    • Pilo Lala  --  26 Shkurt, 2013 në 8:52 pm

      Berluskoni dhe Berisha e rrenuan shtetin e tyre.

      Përgjigjjuni

  2. taulanti  --  26 Shkurt, 2013 në 12:28 pm

    Nuk ka njeri qe voton me Berlushen tone
    Po keto zgjedhje po tregojne pse cdo vote ne Shqiperi duhet te shkoje per PS dhe per te majten – qe te mos ndodhe kjo lloj zallamahie

    Përgjigjjuni

  3. Akz- e vetmja shprese  --  26 Shkurt, 2013 në 1:39 pm

    Kete here shqiptaret sduhet te gabojne,te gjidh votat duhet te shkojne per aleancen kuq e zi,boll u lodhem me ps-pd 22 vjet,e vetmja parti qe mund te ncjerr shqiperine nga duart mafjoze te pd-ps!! fitore AKZ;-)

    Përgjigjjuni

    • Andreas  --  26 Shkurt, 2013 në 1:43 pm

      …harrove “RROFTE KQZ-ja!!!!” URRA….URRA….URRA…..

      Përgjigjjuni

  4. Stef Staku  --  26 Shkurt, 2013 në 2:12 pm

    ANALIZE : Me vjen keq qe spektri politik i majte nuk i ben jehone fare humbjes se thelle te Berluskes.
    Ne keto zgjedhje perveç Bepe Grillos ka dale i fituar edhe 1 000 000 Shqiptare qe banojne punojne e qe jetesen e tyre e kane te lidhur me ngjarjet politike Italiane.
    Ka humbur Berluska e njekohesisht edhe mafia nderkombetare e ndertuar dhe e mbeshtetur nga Berluska e Lega Nord kane humbur. Pa asnje diskutim qe politika e Jashteme Italiane ndryshon kursin me 180°.
    Nuk e di nese ndokush qe i lexon keto rreshta arrin te vihet ne kontakt me drejtues te PS dhe te AK per te komentuar voten Italiane dhe efektet e ndryshimeve ne Itali per Shqiperine.
    AK dhe z. Kreshnik Spahiu mund te marrin rolin e Bepe Grillos dhe te partise se 5 Yjeve qe ne thelb te saj shikon mireqenjen e popullit Italian pamvarsisht politikave te tjera e nderkombetare.
    Efektet tjera te menjehershme do jene ndryshimi i Ambasadorit te Italise ne Itali dhe Ndryshimin e Ambasadorit te BE ne Tirane Mikut Tim z. Etore Sekui. Thjesht pasi ato kane punu per llo9gari te familjes Berluskoni.

    Përgjigjjuni

  5. Tribuni i Vegjelise  --  26 Shkurt, 2013 në 3:20 pm

    Votoni Reksin !

    Përgjigjjuni

  6. tironci  --  26 Shkurt, 2013 në 4:10 pm

    Kom lexu Ed Romen dje ne oren tre te mosdites “Era po fry majtas ne Itali”. Masanej nodhi gjoja mo e cuditshme. E mojta italijone ka hum ne menyre spektakole! Berluskoni osht ngrit prej vorrit ene ka fitu zgjedhjet!!!!
    Kom thone disa hereo Edo shko mer lal e mushja menjen popllit me te votu se nuk ke gjo ne terezi!!!!!!

    Përgjigjjuni

    • tironcia  --  26 Shkurt, 2013 në 5:01 pm

      a e di ca ka bo berluskoni me ble votat shperndante flet parrulla qe do ulte taksen e shpis nderkoh sipas ligjit italian esht antiligjor, e majta ka fitu te dhoma e deputetve dhe dje ne dark andej nga ora 1 e nates ishte ne avantazh sot ndryshoj gjithcka dhe nuk esht berluskoni jooo se ne krahasim me zgjedhjet e mepardhme berluskoni ka hum shum shum votus italian…!! keshtu ska me te djatht ne itali ka marr fund :) sa i perket grillos problemi esht qe sja ka haberin si me qeveris nje shtet e jo me italia qe esht ne kriz; esht razit i AKZ perdori nacionalizmin por nderkoh sna thot asgje per ne si te rregullojm hallet tona qe jan jetesore o tironc!!! e kemi dhurat nga sala ne hallet jetesore te shqiptarve ;)

      Përgjigjjuni

  7. Shpirag  --  26 Shkurt, 2013 në 4:19 pm

    Bravo Sef Staku!Duhet te mendojme te krijojme 5 yjet ne Shqiperi!Pas 23 qershorit kjo eshte evidente!Tani duhet votuar PS te zhduket Berisha,Meta,ndryshe vota shqiptare nuk vlen dhe sjell Italine atje…

    Përgjigjjuni

  8. saliheqenefi  --  26 Shkurt, 2013 në 4:28 pm

    ke do qe do te votoni ,po shqiptare do mbesim pse beheni merak ne e kemi treguar veten ktu e 70 vjet, Zoti sdo bej cudira per ne ???????//.Me nivelin qe kemi shume mire jemi

    Përgjigjjuni

  9. Fred  --  26 Shkurt, 2013 në 4:54 pm

    Ky votim tregon qarte se ne cfare lloj zvetenimi dhe konfuzioni gjendet Italia,sidomos ringritja e Berluskonit tregon sa e perbotshme dhe gjithperfshirese eshte sentenca e lavdishme e popullit tone qe thote :Q…nenen te te thote Baba

    Përgjigjjuni

  10. kelmendasi  --  26 Shkurt, 2013 në 6:55 pm

    A nuk doli fitues miku i Rames ai Breshkani qe pati shkue edhe zv presidenti i 36te i internacionales socialiste ta mbeshtese.Mos ja ka mbeshtete nga mbrapa dhe doli huq.
    Po Berlusken qe e quajtet te humbur si po e kini se po e nxjerr kunjin me Breshkanin ,Montin dhe Ramen?

    Përgjigjjuni

  11. Nabukodonosor  --  26 Shkurt, 2013 në 8:00 pm

    Nje ne 5 italiane ka votuar nje komedian!!!!!!

    Përgjigjjuni

  12. Treviso  --  26 Shkurt, 2013 në 8:03 pm

    O Kelmendas, nuk e di se kur do qytetrohesh? Me sa shikoj une, je i pa shprese. Ai miku i mikut tat ka marre votat e Lega Nord qe arriti ate rezultat.Simpatizantet e Bersanit kan votuar Movimentin 5 Stele qe arriti te marri me shume dhe te dali e para pa kualicion. Po te perseriten zgjedhjet, qeveria formohet prej Movimentit 5 Stele.Perseritjen e zgjedhjeve nuk e deshirojne si eDjathta ashtu dhe e Majta se edine shume mire rezultatin. Ky perfundim i zgjedhjeve anon ne favor te klases puntore. Keto zgjedhje eleminuan shume politikane me karjere jashte loje.
    Kjo loje qe po behet ne Itali, pritet te behet dhe ne Shqiperi qe te pastrohen halet qe po qelbin popullin duke e filluar nga ti, o Kelmendas.

    Përgjigjjuni

  13. PrapambetjetOsmane  --  26 Shkurt, 2013 në 10:51 pm

    Per fat te keq Italianet i dhane shume vota karagjozit Berluskoni dhe popullistit(peme pa kokrra) Grilo. Ndoshta e kuptojne sa nuk eshte vone. Koha do ta tregoje.

    Përgjigjjuni

    • miri  --  26 Shkurt, 2013 në 11:31 pm

      pse ke do votonin prap montin?

      Përgjigjjuni

  14. gazetari  --  26 Shkurt, 2013 në 11:03 pm

    Vetem cim peka shpeton Italine,me trute e tij teper te afta.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>