Kronikë e një krimi që po lajmërohet | Gazeta Tema
 

Kronikë e një krimi që po lajmërohet

Postuar në: Editorial |

Arban Hasani karikatureNga Arban Hasani

Ajo që po ndodh në Shqipëri pas vrasjes së komisar Dritan Lamaj, duket se nuk është thjesht dhe vetëm kronika e një krimi të shëmtuar në radhët e oficerëve të policisë. Kjo pavarësisht se në ditët e para e gjithë ngjarja i ngjante të njëjtit film kriminal, në të cilin viktima është thuajse gjithnjë komisari i vetmuar, i zënë në pritë në errësirë prej banditëve të armatosur. Madje kjo ngjarje nuk mund të ishte kronika makabre e zakonshme, edhe pse policia nxitoi të deklaronte se kishte identifikuar autorët dhe do të bënte të pamundurën për kapjen e tyre. As sepse qysh në orët e para u mësua se komisari ishte në një konflikt të njohur publik, për të cilin kishte denoncuar edhe në prokurori, ndërsa i akuzuari kryesor ishte larguar i qetë nga dogana e Kapshticës duke u pajisur me vulën e postës së policisë, të paktën tre orë pasi kishte ndodhur vrasja. Për ta bërë plotësisht të pazakontë këtë ngjarje, mjaftuan disa foto të drejtuesve kryesorë të policisë së shtetit me të akuzuarin gjatë një dreke, fakt që e përjashtonte nga rastësia jo vetëm çiftelia dhe gotat e rakisë, por edhe deklarimet e miqësisë nga vetë i arrestuari. Në kulmin e këtij implikimi tronditës duket se nis edhe kronika e një krimi të ri që po shpallet: përdorimit të policisë si organizatë politike.

Kryeministri Sali Berisha nuk pati asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje, duke lënë të çuditur si kundërshtarët, ashtu edhe mbështetësit e tij. Njeriu, i cili pas vitit 2005 shpallte se kishte luftuar krimin pavarësisht ngjyrës, si edhe nuk kishte hezituar të shkarkonte drejtues policie edhe kur ata vetëm sa mund të dyshoheshin për mefshtësi dhe jo më për njohje apo dekonspirim në aksione, nuk komentoi as dorëheqjet e kupolës së policisë nga drejtimi i hetimit për vrasjen e Lamajt. Sali Berisha pikërisht me dy ish- ministra të Brendshëm ka bërë edhe betejat kryesore me opozitën, kur si më 2007-ën, ashtu edhe më 2011-ën kandidoi Sokol Olldashin dhe Lulzim Bashën përballë Edi Ramës, pikërisht si yje në ngjitje dhe modele që sipas tij ishin përballur me krimin pa bërë kompromis. Ndërsa ministri i sotëm është një personazh i dorës së dytë, i cili kur duhet të jepte shpjegime mbi ngjarjen shokuese në parlament, pati një performancë aq për të ardhur keq, sa detyroi edhe Jozefina Topallin ta ulte pa takt në vend, për të mos vazhduar së thëni marri me Sida dhe prostituta për deputetët e opozitës. Nga ana tjetër krimi duket se është ulur këmbëkryq në vend dhe numri ditor i të vrarëve, pa përmendur grabitjet, vjedhjet dhe veprat e tjera, i ngjan një buletini lufte. Por pse hesht Berisha tashmë si dhe pse ka emëruar ministër të Brendshëm një personazh kaq folklorik sa Flamur Noka?

Duket se Sali Berisha e ka kapërcyer Rubikonin e tij më 21 janar në raport me policinë dhe luftën ndaj krimit. Vrasjet e katër qytetarëve në bulevard e detyruan kryeministrin të përdorte policinë shumë më tepër se çdo paraardhës i tij kishte bërë në funksion të luftës politike. E njëjta kupolë që është sot dhe u pa në fotot e shumëpërfolura, u angazhua jo vetëm të blinte privatisht gaz lotsjellës nëpër magazinat e Tiranës, por edhe të urdhëronte rrahjen e demonstruesve në orët e fundit të pasdites së 21 janarit. E njëjta kupolë u detyrua jo vetëm të bëjë deklarata politike kundër opozitës, të arrestojë e keqtrajtojë militantë nëpër rajone policie, të mos merrte nën kontroll vendin e krimit nga ku gardistët qëlluan apo të ndalonte ndonjë prej tyre, por as mos t’i bindej institucioneve kushtetuese. Policia e Shtetit nuk pranoi të zbatojë urdhrat e prokurorisë për arrestimet e drejtuesve të Gardës, jo vetëm duke shkelur ligjin me të dyja këmbët, por edhe duke u rreshtuar hapur në kampin politik të kryeministrit. Pamjet e Hysni Burgajt të veshur me uniformë në krah të Sali Berishës, kur sajonte puçin më çadra pistoleta e thika me helm, treguan më së miri se ditët kur policia ishte një forcë në luftë kundër krimit dhe në mbrojtje të jetës së qytetarëve, kishin marrë fund.

Pas 21 janarit këtë lëvizje të re të Berishës duket se e kuptoi jo vetëm kupola, por e gjithë struktura e Policisë së Shtetit. Rritja e frikshme e kriminalitetit i ka rrënjët pikërisht në këtë dekurajim, ku drejtuesit e policisë jo vetëm u vunë nën diktatin e Partisë Demokratike, por patën tashmë si ministra, figurat më pak serioze të maxhorancës, Bujar Nishanin dhe Flamur Nokën. Prej asaj kohe për policinë parësore nuk është lufta me krimin, por polemikat politike me opozitën. Kur Partia Socialiste shpalli programin për rendin, në vend të përgjegjësisë për atë që ka nuk bërë, Ministria e Brendshme përmendte fëmijët e deputetëve të opozitës me precedentë penalë. Në vend që të përgjigjeshin për komisarët e vrarë dhe policët e rënë në krye të detyrës, ata kanë nisur një betejë verbale politike me socialistët a thua se janë parti politike. Në çdo vrasje, krim ordiner, aksident, vjedhje dhe çdo veprimtari të paligjshme, deklaratat e para të Ministrisë së Brendshme fokusojnë opozitën, akuzojnë personazhe të saj paçka se nuk i padisin kurrë dhe ankohen se pakica po i përdor krimet politikisht. Ndërsa për gjithë punonjësit e ministrisë, pjesëmarrja në mitingjet e Partisë Demokratike është e detyrueshme- i fundit më 20 shkurt në qytetin Studenti- dhe karriera e drejtuesve bazohet tek besnikëria politike.

Për të gjitha këto, heshtja e Sali Berishës rreth fotos së kupolës së policisë me të akuzuarin kryesor për vrasjen e Dritan Lamajt duket e kuptueshme. Katër muaj përpara zgjedhjeve do ishte shumë e vështirë për të që ta shkarkonte këtë trupë, e cila prej kohësh është trajnuar jo për të luftuar krimin, por opozitën. Ai tashmë e ka të pamundur t’i zëvendësojë ata, të kërkojë llogari për kriminalitetin në rritje apo t’i presë udhën qoftë edhe implikimit indirekt të tyre me personat e dyshuar. Në prag të zgjedhjeve kjo do t’ia ngatërronte keq llogarinë që duket se ka bërë pas 21 janarit, kur policia ka devijuar qartësisht objektin kryesor të saj. Ndaj vrasja makabre e komisarit ka prodhuar kronikën e këtij krimi të ri, shfaqjen e policisë si organizatë politike.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

34 Pergjigje per Kronikë e një krimi që po lajmërohet

  1. VERONIKA  --  1 Mars, 2013 në 11:00 pm

    Zt.Arban,nga gjithe ky shkrim une kuptova:
    Multi nuk ben seks se ka frik nga sida.
    Zhozi,i tha “ulu” se ajo nuk ka frik nga sida.
    Berisha hesht,se lojtaret i ka futur ne loje,dhe ata nuk mund te dalin me nga kjo loje,derisa ai ti flaki vet,pra mbas 23 qershorit.
    Berisha nuk ka te pamundur asgje,ai eshte hija e shpirtit te tyre,dhe pse ai nuk komenton,nuk flet ,askush guxon te gjykoje asnje…pra ai i ka mire llogarite e tij
    Po dhe komisaret vdiqen,tani ne cfare do bejme….kjo kronika juaj pse na lajmeron???
    Do me ndjeni,por kte pergjigje nuk e gjeta,kam pak veshtiresi me pergjigjet,i dua me te qarta.Neser bej ndonje editorial tjeter,bisedo dhe me ndonje njeriiiii te gjaaaalleeee,jo me Berishen,se ate e di une cfare do bej:nga pushteti nuk luan,as per 4 komisare,dhe as per 4 kokepalar.Si i behet,cfare thone kronikat e tjera…aaaaa te vdekurit do rilindin????Neser pergjigjen,kalojme dhe kohen,sa te vij 23 qershori,dhe ju do perserisni nje tjeter kronike te lajmeruar.

    Përgjigjjuni

    • N Shabani  --  2 Mars, 2013 në 12:06 pm

      E para Saliu hesht se nuk ka me surrat se cfare te thote. E dyta ai nuk i heq dot ata se ata dine aq shume gjera per Sali Berishen sa edhe ai ka frike se mos ata e tradhetojne.E treta dhe qe eshte me e rendesishme atij i duhet kupola e policise per te rrahur militantet e PS-se kur te kundershtojne vjedhjen e zgjedhjeve qe do te behet me 23 qershor. Te gjithe shqiptaret e kane kuptuar vjedhjen e zgjedhjeve vetem Edi Rama nuk e ka kuptuar se po ta kishte kuptuar duhet ta kishte ngritur popullin ne kembe ne protesta qe te dorehiqet qeveria dhe te krijohej nje qeveri teknike dhe zgjedhjet te beheshin te lira pa Saliun. Ai kete nuk e ben se do marre per dore, ne nuk kemi cfare ti bejme me Edi Rames, le ta lerin Saliun ne pushtet ta shkaterroje fare kete popull.

      Përgjigjjuni

      • Dyrrahu  --  2 Mars, 2013 në 9:13 pm

        Jo zoti N. Shabani,

        Nuk pajtohem me ju që të ngritet opozita në këmbë për ta rrëzuar Sali Berishen. Nuk pajtohem sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë në krye të qeverisë një psikopat, i cili rrah, plagosë, burgosë dhe vret pamëshirshëm shqiptarë që mos ta lëshojë pushtetin.
        Nëse ju mendoni që të vriten shqiptarë sikur më 21 janar 2011, unë nuk pajtohem. Mënyra e vetme dhe pa pasoja është që të mblidhen të gjithë opozitarët dhe të bashkohen në një front demokratik dhe parazgjedhorë për ta përplasur me fytyrë për toke krriminelin.
        Sot shtrohet pyetja; a duhet rrëzuar nga pushteti i gjithëpushtetshmi? Nëse duhet hequr qafesh ky monstrum atëhetë nuk ka të majtë e të djathtë, por të gjithë bashkë që të shpëtojë Shqipëria.
        Edhe një arësye është që mos të nguxet egërsira e plagosur, tashmë të gjithë, të mëdhenjë e të vegjël, ambasadorë e ndërkombëtarë kanë kuptuar se cili është Sali Berisha. Nëse opozita tenton të barazohet me të atëherë humbet përkrahja nga jashtë.

        Përgjigjjuni

  2. Anal - istet  --  1 Mars, 2013 në 11:09 pm

    daku ku e blen buken ti ???
    Drijtan Lamaj u perfol ne zgjedhje se po vidhte vota si ushtar i betuar i PD, apo e kam gabim. Arben Frroku na doli se do kandidonte po se me ke nuk e dime.

    Marsi qe pritej me surpriza kete e dime!!!
    Ik o kodosh lere policine rehat se ka qene gure per te vra
    4-5 zogj jo 2

    Përgjigjjuni

    • fl  --  1 Mars, 2013 në 11:25 pm

      U perfol ashtu, tha kshu, me thane ata, i thane atij, ka theni ai, e di une…

      Te pakten kur ka vrasje te bazohemi nje here tek ato fakte qe paraqiten dhe qe “cuditerisht” gjithmone gozhdojne plakun e Partise se Druvarve dhe militantet e tij

      Përgjigjjuni

  3. Anal - istet  --  1 Mars, 2013 në 11:23 pm

    hera pare qe po te lexoj se Meron ke qef tja lexosh ironine.
    Ik e beju DJ daku se vera eshte dera

    Përgjigjjuni

  4. besniku  --  1 Mars, 2013 në 11:35 pm

    Shenim: Ky shkrim eshte marre nga gazeta Dita, shkruar nga Z. Bledar Prifti,date 01 mars, 2013. Eshte pak a shume i njejte me shkrimin e siperm. sali Beriisha ka kohe qe ka pergatitur manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve te 23 qeshorit, 2013 dhe per kete nuk e ndale asnje dhe asgje.

    Kriminaliteti në Shqipëri nuk mund të shihet i veçuar nga politika. Ndërsa Berisha dhe Meta ndanë mes tyre pushtetin për të vjedhur shqiptarët, qeveria e tyre bëri pakt me krimin ku gjithsecili do të ruante sferat e influencës dhe që të dy do të ndihmonin njëri-tjetrin kur do ta kërkonte nevoja. Qeveria do të ndihmonte krimin duke i dhënë hapësira veprimi, kurse krimi do të ndihmonte qeverinë për të marrë dhe mbajtur pushtetin me forcë. Kjo nuk është një praktikë e re për Sali Berishën. Berisha e ka bërë këtë gjë edhe gjatë qeverisjes së tij 1992-1997, ku qeveria Berisha i dha botës së krimit një hapësirë të jashtzakonshme për të vepruar në fushën e prostitucionit, drogës dhe pengmarrjes, dhe si shpërblim, bota e krimit u angazhua ta mbante Berishën në pushtet përmes metodave kriminale.

    Ky fenomen është më se i kuptueshëm nga myzeqarët e Libofshës, të cilët në një ditë të vetme të vitit 1996 panë me sytë e tyre se si pushteti i Berishës kishte mbledhur kundër popullit gjithë botën e krimit.

    Sot Berisha po vazhdon po të njëjtën strategji të lënë përgjysëm në vitin 1997. Strategjia kryesore e Berishës, ashtu si e Berishës të atëhershëm, është përdorimi i botës së krimit për të vjedhur zgjedhjet dhe kërcënuar votuesit dhe opozitën. Kjo lidhje e ndërsjelltë e qeverisë Berisha me botën e krimit u bë edhe më e dukshme me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Flamur Nokës. Emërimi i Nokës nuk ka asnjë lidhje me ruajtjen e rendit. Noka u vendos në krye të ministrisë për të përgatitur terrenin për të vjedhur zgjedhjet e 23 qershorit. Me të ardhur në krye të ministrisë, ministri Noka organizoi shpërnguljen masive të kuksianëve nga Tirana për në Kukës me qëllimin për t’i shtuar Kukësit dhe pushtetit një mandat në tavolinën e Jozefinës. Nga ana tjetër, ardhja e Nokës në krye të ministrisë i dha mesazhin për rizgjim strukturave të botës së krimit.

    Dhe që nga ardhja e “ministrit të Antenës”, përveç qindra qytetarëve të thjeshtë, janë vrarë edhe tre oficerë të lartë policie. Dhe këta oficerë të lartë policie janë vrarë nga njerëz të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin. Dje u zbulua se atentatori i dyshuar i kryekomisarit Dritan Lamaj është mik i afërt i disa funksionarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu të shumëpërfolurin truprojë të Sali Berishës, Agron Kuliçaj.

    Mesazhi është shumë i qartë: Kurrkush, përfshirë këtu edhe oficerët e lartë të policisë, nuk mund të luftojnë krimin apo të prishin bashkëpunimin tradicional qeveri (Berisha)-bota e krimit. Pa botën e krimit sistemet autoritare janë të vdekura, dhe ndaj krimi prodhohet dhe inkurajohet në mënyrë sistematike nga këto soj sistemesh.

    Sali Berishës i duhet ngahera bota e krimit; nëse nuk ekziston, ai e prodhon një të tillë, siç ka bërë rregullisht. Kurrkush nuk mund të dalë kundër krijesës së Berishës pa miratimin e tij dhe truprojave të tij. Nën udhëheqjen e Berishës dhe Nokës krimi sot ka krijuar një grupim të madh kriminelësh që i ngjason një njësie paramilitare që aktivizohet sa herë i nevojitet pushtetit.

    Pavarësisht se krimi dhe qeveria Berisha operojnë të veçuara në dy sfera të ndryshme, ata do të takohen përsëri më 23 qershor,
    si në 1996-n. – Fund

    Shenim tjeter:
    Me shume se kaq eshte e tepert te thuhet. Shqiptaret duhet te pergatiten per nje 1997 tjeter, me te ashper dhe me tragjike.

    Përgjigjjuni

    • E verteta  --  2 Mars, 2013 në 10:24 am

      Ajo Shqiperi,per te cilen ne qajme,ka vdekur mirse erdhet ne Albanistan.Filmi vazhdon.

      Përgjigjjuni

  5. Lirimi  --  1 Mars, 2013 në 11:35 pm

    Situata ne Shqiperi ka degraduar deri ne ate shkalle sa flitet dhe shkruhet kot per gjithçka, gjersa mungon totalisht organizimi shoqeror per te perballuar te keqen e mundshme. P. sh. çfare kuptimi ka ky artikull, gjersa edhe vete artikullshkruesi eshte i bindur (si çdo lexues i artikullit)se Saliu mund te beje çfare te doje me kete popull-turme dhe reagimi shoqeror do te jete perseri zero, si gjithmone. Sa ka vrare e sa ka vjedhur Saliu, sa veprime antishqiptare ka bere – deri ne dhurime deti e territori – dhe ja ku eshte gjithmone kryeminister! Pese me hiç !

    Përgjigjjuni

  6. Patrioti  --  1 Mars, 2013 në 11:42 pm

    ..ku del “tymi”-ka ra Zjarri!!..e harruat 1997 ju.,(larg qofte!)??!..Po Ujku-Sali qimen e nderron.,por tabiatin s’e harron..!!..

    Përgjigjjuni

  7. Landi  --  1 Mars, 2013 në 11:56 pm

    O Veronika, kujt po i kerko llogari se je e trashe ti? Po ankohesh se s’kupton asgje dhe çfare mund te bej shkruesi ose komentuesit me idiotesine dhe trashesine tende?
    Eshte mire kur pranon vete se je e vonuar,por mos i hy gjerave te thella,degjo nje keshille miqesore filloje leximin me libra dhe revista per femije, se aty eshte niveli jot. Sa e trashe je mer goc

    Përgjigjjuni

    • VERONIKA  --  2 Mars, 2013 në 1:12 pm

      Landi,tu duk sikur po kerkoja llogari????
      Mer ndonje qe te te bej kursin kunder analfabetizmit,ose mua mos me lexo fare.Jo jam aq e holle sa do te mpihej truri,po te me shikoje, me shume sesa tani qe po lexon.

      Përgjigjjuni

      • Qimsi  --  2 Mars, 2013 në 9:27 pm

        na thuj dicka per gjoksin dhe bythet Veronika

        Përgjigjjuni

  8. amalist  --  2 Mars, 2013 në 12:35 am

    More Arvizuin e Amerikes nuk e kam pare keto dite, ku behet ky se pa komentet e tij le qe po na ben merak,por edhe nuk shijojne as vrasjet…

    Përgjigjjuni

  9. R.Felaj  --  2 Mars, 2013 në 1:29 am

    saliu do zbatoje cmendurine para meje,te behet QAMETI dhe shpetoj.

    Përgjigjjuni

  10. Qytetari  --  2 Mars, 2013 në 4:05 am

    Jam shume dakort qe eshte gur per te vrare shume zogj jo nje e dy.
    Se ku fshihet lepuri do dali pas disa muajsh.

    Pyetja ime vlen 1 milion dollare…\\\

    Kush i nxorri fotot nga FB e Drejtorit te Krimeve te Renda????
    Kush guxoi te fusi duart ne FB e “LA CUPOLAS”. Kush e ka kete Access???

    Le te me dali njeri te me pergjigjet.

    Përgjigjjuni

    • VERONIKA  --  2 Mars, 2013 në 1:09 pm

      Qytetari me shkrive se qeshuri…jeni 007 pa shkolle te gjithe.
      Nqs fotove nuk u behet tag,pra ndalohet aksesi ne shperndarjen e tyre,mund te hyj kushdo dhe vajza ime 8 vjece,mund te heqi dhe publikoje foto kudo…hahhahaha,ky oficeri i you pornit,kishte 2500 frendsa,dhe mijra foto free,sepse ata keshtu e kalojne kohen..ne fb dhe neper dreka e darka.
      Lepuri fle aty ku jane te gjithe kriminele,me shume oficerat sesa Frroku!

      Përgjigjjuni

  11. ALBAN DEGA  --  2 Mars, 2013 në 5:25 am

    RRUGACET E NJE KRYEMINISTRI RRUGAC

    – … Ose bem baba te te ngjaj

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E pabesueshme… Tronditese… Krimi, kusaria, vrasja ka kapluar Shqiperine. Tre komisare policie. mbi 55 qytetare te thjeshte, perfshi edhe vajza e gra te pafajshme vriten brenda gjashte muajve te fundit.
    Shkelje flagrante jo vetem te kligjeve bashkekohore, por edhe te rregullave arkaike kanunore qe ndalojne ekzekutimin e femrave.
    Autoret te ndryshem ne emer.
    Regjizori i njejte: qeveria e krimit te organizuar!
    Regjizori i njejte: qeveria “bande ganagsteresh”, si e ka quajtur qysh ne 97-en “The Times” dhe ” The Guardian” e Londres !
    Regjizori i njejte: Qeveria ” kjo mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic e ka vleresuar “The New York Times”.

    Autore te ndryshem… I njejti regjizor !

    Regjizori i njejte: nje kryeminister qe urdheron dhe ndhek nga dritaret e tij te blinduara ekzekutimin e qyeteteareve te vet, qe ka detyre paresore kushtetuese mbrojtjen e jetes se tyre, pikerisht ne ate vend ku nuk pate guxuar te ekszekutonte as fashiznmi dhe as komunizmi!
    Regjizori i njejte : krtyeministri me gojepiste, me gojecthurur, me goje- rrugace i Botes qe e quajti “The Nju Jork Times” nje “leter higjienike” duke ua kaluar edhe Enverit edhe Hitlerit, edhe Fidel Kastros edhe Honekerit !
    Regjizori i njejti: kryegjykatesi me kriminel se vete kriminelet, qe jo vetem u jep pafajesi ekzekutoreve te kapur ne flagrance jo vetem nga kamerat televizive dhe syte e shqiptareve e te nderkom,betareve por edhe nga FBI amerikane , mbreti boteror i hetimit.
    Jo vetem pafajesi por edhe shperblime per burgun tejet te merituar me taksat e atyre fakirave te ekzekutuar me urdherat e tij.

    Plumbat prej verteti dhe plumbat e fjaleve

    I vret per se gjalli… I rivret edhe per se vdekuri jo vetem viktimat e terrorit te tij por edhe cilindo qe guxon te thote te verteten acik.
    A nuk veproi keshtu me 2 prillin !, me 28 majin ! Me katrahuren kombetare 97! Me grushtin tipik fashiste te shtetit te 14 shtatorit 1998! Gerdecin? Me Otranton? me 21 Janarin!? …. Me cdo krim serioz e te rende kunder shqiptareve dhe Shqiperise ne keto 21 vjet demokraci!?
    I vret me plumba prej verteti! I rivret edhe me plumbat e shpifjeve, sharjeve, sajimeve nga me te poshtrat!
    Shpifja, sharja, sajimi eshte gjuha e rrugacit, thote sovrani.
    Nese kjo filozofi popullore eshte e sate dhe e vertete atehere me gjeni nje kryeminister me rrugac se ky i Shqiperise!

    Kur “koka e vogel” komandon kokat e medha

    Jo vetem kryeministri por edhe ministrat dhe krejt banda e tij e ganstereve si puna e ketij sarhoshit prej Kukesi Flamur Noka qe si duket e ka me punetore koken e vogel se ate te madhen! A nuk tha keshtu per kuksianet ky koke vogel pa koke te madhe!
    Ne vend te jepte llogari per dallaveret tipike mafioze te kupoles blu te policise se politizuar deri ne shollen e kepuces me vrases te kolegut dhe vartesit te tyre, ministri i Brendshem Flamur Noka e shperdoroi dhe llangosi foltoren e Kuvendit dhe syte e shqiptareve njesoj si bosi i tij Berisha me sharje e me shpifje, me sajime dhe me trukime fantazmagorike te mendjes se tyre te komanduar nga koka e vogel kunder opozites.
    E njejta gjuhe! I njejti zhargon! I njejti stil. E njejta taktike! E njejta strategji…
    Thelbi i saj : genje e genje se dicka do te mbetet. Sa shume rrugace e uniforma te murrme paska lene mbrapa Jozef Gebelsi!
    Jo vetem ai, por krejt klani i Berishes imitojne si majmunet ose papagajt bosin e vet. Ose shkurt bem baba te te ngjaj !

    Nje rekord boteror i krimit

    Cfare mund te presish tjeter nga nje bande gangsteresh, nga nje cete rrugacesh!?
    E harxhet si gjithnje i paguajne shqiptaret. Kur qeveritaret dhe kryeministri gjuajne e ekzekutojne perdite e ne cdo rast me gjuhen e plumbave te fjaleve atehere krimi dhe ordiner dhe i organizuar terheqin pa ngurim kembezat e kallasheve dhe pistoletave me zhurmues…
    Eshte kjo aresyeja qe ne asnje vend ish- komunist apo demokratik te Evropes nuk ka kaq shume viktima te kesaj strategjie e politike kriminale per fryme te popullsise ne keto 22 vjetet e fundit.
    Kjo eshte edhe aresyeja pse imazhi i shqiptareve neper Bote, sidomos ne Evrope dhe ketu ne SHBA, eshte nga me te zinjte se i cdo bashkesie tjeter !

    Cfare mund te presish tjeter nga kjo qevezi !?

    Cfare mund te presish me shume nga nje qeveri e kryeminister sa kriminale aq edhe rrugacer qe me nje gjakftohtesi tipike kriminale jo vetem urdherojne ekzekutimin e qytetareve me plumba prej verteti per ti rivrare edhe me plumbat e fjaleve, shpifjeve, mashtrimeve dhe sharjeve.
    E sharja sic thote siovrani eshte gjuha e rrugacit ! Kushdo qofte ai… Qofte qytetar i thjeshte apo politikan, qofte dovlet apo deputet, qofte minister apo kryeminister…
    Kur komisaret e kryekomisaret bejne orgji e krushqi, darka e gosti me kriminelet e vrasesit, kur foltorja e altarit te demokracise – Kuvendit te Shqiperise kthehet ne skene sharjesh e rrugacerie, shpifjesh e mashtrimesh flagrante… rruget e Shqiperise kthehen ne skena terrori dhe larje hesapesh nga krimi ordiner dhe i organizuar !

    Përgjigjjuni

    • Asim Xhenani  --  2 Mars, 2013 në 1:35 pm

      Ka tre aresye pse drakula berishe ka mbijetuar ne ate vend ne nje kohe qe duhej te ishte ose ne varr me krimbat ose prapa hekurave per gjithe jeten.
      Keto tre aresye jane:
      1-veprimtaria antishqiptare e qarqeve dipllomatike dhe sherbimeve te huaja qe na kane lene ne dere kete dobic te cia-udb te viteve 90′
      2-veprimtaria kriminale e opozites qe eshte treguar tejet frikacake pr te mbrojtur ate vend nga nje perbindesh.
      3-Heshtja kriminale e mediave te shqiperi per ti treguar rrugen ketij populli ne clirimin nga kali i trojes prej tropoje.Eshte e pamoraleshme qe asnje media antiqeveritare nuk kerkon me vendosmeri largimin e qeverise mafjoze te berishes por vetem belbezojne dhe fotografojne krimet e perditeshme te berishes.
      Ka dhe nga ata gazetare qe jane akoma me te pamoralshem qe nje here masterbohen me berishen pastaj i drejtojne tyten e pushkes.
      Nje nga keto egzemplare eshte dhe ky halban dega.Per kenaqsi te lexuesve te gazetes Tema mund te lexoni ca rrjeshta te tij per dashurine me berishen qe te vjen me vjelle kur i lexon:

      PERSE VOTOJ DR.PROF SALI BERISHEN
      16 QERSHOR 2009
      HAMDI DEGA (NOA)
      Sot pas 19 vjetesh demokraci ne Shqipëri deklaroj votën time hapur per Sali Berishën .
      Pse!? Se pari Sali Berisha është lideri politik me atdhetar ne Shqipëri. Ai e filloi karrierën e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnjë mbështetje, qe për pak e lanë pa shkolle për shkak te kleçkave ne biografi, arriti te përfundoje shkëlqyer Universitetin, arriti te emërohej pedagog e mjek njëkohësisht e deri-deri edhe te specializohej ne Paris. Arriti te mësojë gjuhe te huaja dhe te shkëlqejë ne kardiologji. Arriti te beje realitet
      enderra qe duke shin te parealizueshme edhe ne ëndërr
      Pasioni me te cilin ai ndiqte zhvillimet ne Kosovë, përkushtimi ndaj çështjes se Kosovës qe kur ishte mjek i thjeshte eshte shembullor. Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Milloshevicit per serbizimin dhe kolonizimin perfundimtar te Kosovës. Ai koment pati nje jehone te madhe nderkombetare dhe koha vertetoi largepamesine e tij.
      Ne kulmin e katrahures 97 kur Shqipëria ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimeve foshnjarake te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Caushet, sic me kane treguar dëshmitare okulare, Sali Berisha rroku automatikun dhe nuk e braktisi Shqipërine…

      Përgjigjjuni

      • ALBAN DEGA  --  2 Mars, 2013 në 4:19 pm

        MESO TE LEXOSH PARA SE TE SHKRUASH ORE ASIM XHENAZJA !

        Ti shkruan pa ditur te lexosh… Lexon pa kuptuar se cfare shkruhet…Eshte nje shenje e inkoherences mendore.
        Ke nevoje per konsulte me psikiatrin. Psikologet nuk kane zgjidhje per ty ne kete gjendje mjerimi mendor !
        Meso te lexosh para se te shkruash ore Asim Xhenazja! E kam fjalen per xhenaze mendore jo fizike !

        Përgjigjjuni

      • Askushi  --  2 Mars, 2013 në 5:46 pm

        Pershendetje Z Asim!
        Shume konciz e me vend komenti juaj.
        Nje individ a qytetar i civilizuar, ka te drejte te mbroje a luftoje per nje ide a kauze qe mendon se eshte e mire a prosperuse,por ne mementin qe kupton padobine , demin dhe zhgenjimin qe ka sjell kjo kauze,me e pakta qe duhet te beje eshte qe te pranoi falimentimin dhe te heshte!
        Por egzemplari ne fjale eshte shqiptar,dhe nje pjese jo e vogel e tyre nuk e njohin falimentimin dhe ndjesen(kur “bejne” me nder nje m..t,ne vend qe ta lene ne harrese(qe te thahet e qelbe me pak),mundohen ta lajne me shurre(duke krijuar nje perberje me te peshtire se m..i taze),duke u shnderruar ne hiena qe qendrojne gjithnje pas “Luanit”per tu ushqyer me mbetjet qe le ai, dhe kur shohin se “Luani” po ngordh apo ka ngordhur ,ushqehen edhe me “kermen” e tije ,ne pritje te “Luanit” te radhes.
        Hienat ne kete vend kane hyre e hyne kudo,sidomos ne politike ne te gjitha krahet, e kudo qe reflektohet ajo,drejtesi,media dhe te gjitha strukturat e tjera shteterore e shoqerore.
        Dhe hienat s’falimentojne kurre,sepse edhe kerrma s’mbaron kurre!
        Edhe nje here pershenetje Z Asim dhe kalofshi mire!

        Përgjigjjuni

  12. Georges  --  2 Mars, 2013 në 10:03 am

    Zj, Veronika nuk besoj te jesh ish gruja e Berluskonit por as mantenuta e Sali Berishes, je thjesht nje kot nasi koti qe mundohesh te behesh personazh duke na tregu qe bole thari Sali Berisha i ka bolet naaaaaa! Je as me shume e as me pak si ajo putanela e plakur maj karr-ikes se kryetares parlamentit zhozi apo jozi apo xhozi por ajo ka avantazh ndaj teje ajo e di sa te fishkura i ka bolet Saliu se ia ka pare, me te vertete ia ka pare! 23 Qershori eshte humbja juaj e madhe aq e madhe sa do te keni orgazem (se te madhen do ta ndjeni brenda si nje goxha “banane”) pa fund duke fillu nga ty e deri tek Jozi, patozi, e Saliu!!hahahah Ciao baby!!

    Përgjigjjuni

    • VERONIKA  --  2 Mars, 2013 në 1:16 pm

      Jorgoooo,po ti na dole mor bir ariu???Te eshte ber mendja mantenuta dhe bole…kaq eksperience te hidhur paske?????Nuk te replikoj dot,se nuk jam kaq e squt ne kte eksperiencen tende,po dhe ti kurohu,ha ca me pak banane se do ndihesh me mire.Ciao bubi!

      Përgjigjjuni

    • Askushi  --  2 Mars, 2013 në 2:09 pm

      Per Georges dhe Landin(me siper).
      Me vjen sinqerisht keq per permbajtjen e komenteve tuaja lidhur me komentin e Veronikes. Ndoshta eshte hera e pare qe lexoni nje koment te Veronikes(uroj te jete keshtu).
      Eshte e vertete qe komentet e Veronikes kan plot gabime ortografike rastesore dhe shpesh te mbingarkuara emocionalisht dhe nga perdorimi vend e pa vend te shenjave te pikesimit,duke u bere keshtu pak te lodhshem e te veshtire,por me pak durim, mund te arrishe thelbin e tyre,qe thote dicka,qe te ben te reflektosh(jo si nje pjese e mire e komentusve te ketij forumi,qe jane shabllone,bardhe e zi,o me Salen o me Ramen, qe s’thone asgje e jo ne pak raste denigrojne njeri tjetrin).
      Dhe konkretisht, ne komentin ne fjale,Veronika,si shumkush tjeter e ka te qarte te keqen qe ka kaplluar kete vend(nje e keqe qe s’do koment),dhe ravijezon me dhembje ,se nese vazhdohet keshtu me kronika(kronike e nje vrasje te paralajmeruar…,kronike e nje krimi qe po lajmerohet…,kronike zjedhjesh te grabitura qe para 23 Qershorit…),atehere s’na mbetet vecse te “ngushullohemi” me editorialin e 24 Qershorit:”Kronike e nje ‘fitoreje’te paralajmeruar”.
      Veronika me te drejten e Zotit ben pytjen:-”Cila eshte zjidhja, qe kjo qe pershkruajne kronikat te mos ndodhe”?!
      Kete pytje ja drejton opozites (jo kupoles se pushtetit),por pergjigjen e pretenduar, sipas te gjitha gjasave,nuk do ta kete.

      Përgjigjjuni

  13. sif  --  2 Mars, 2013 në 1:00 pm

    Berisha eshte me shume aktiv kur hesht. Bile kur bën “humor”. Si ju duk Berisha kur i dha pergjigje gazetarit diten qe ishte ne konference shtypi me Thaçin? Humor pleqsh te rrjedhur.

    Përgjigjjuni

  14. DETARI@ ; Vdekje e te paguarve te Beogradit !  --  2 Mars, 2013 në 12:55 pm

    Une do te thoshja se opozita qe ka pergjegjesi per zbardhjen e veprimeve te Burdelloshtetit shqiptare,perderisa nuk dele as ne protesta sepse nji qeveri si kjo ,nuk do te kurseje plumbat mbi protestuesit ,kur nuk arrin te marri pergjigje te pergjegjeshme prej kesaj bande te dalur sheshit ,duhet te nderpresi cdo lloj komunikimi me keta kerrma te shitur kembe e koke dhe te betuar per shkaterrimin e Shqiperise,te bejne nji deklarate komunitetit europian per gjendjen e dale jashte kontrollit prej 8 vjetesh te bandes se quajtur PD ,dhe te vendose nji Lidhje Speciale deri ne 23 qershor ! Ashtu si ne shtete qe behen grusht shteti ,po ashtu te quhet edhe ne kete raste ,por jo grusht shteti ,por GRUSHT KUNDRA DEMOKRACISE !Te dali jashte ligjit partia e sotme (e quajtur demokratike)deri ne formimin e nji partie te mirefillte Demokratike !Nuk ka sherim apo zgjdhje tjeter !Ne cdo pike njeri shkon drejt ,ne rastin konkret PS ja,kurse tjetri nuk kursen te shkaterroje cdo gje qe ndertohet me vullnetin e saj ,si psh;prishja e arkitektures urbane tek Zogu i zi etj ! Uroj me shpirt gjykimin e ketyre shkaterrimtareve e hajduteve vandale ,kthimin mbrapsh te parave te vjedhura ,dhe burg te perjetshem te gjithe atyre qe kane shtrydhur e shkaterruar kete komb te shumevuajtur !AAaa,per pak harrova,,,keshilloj te gjithe servilet e PDse ,qe te shkeputen nji ore e me pare nga kjo parti ,ose bande antishqiptare ,dhe te mos japin asnji vote atyre ,sepse do te jene bashkefajtore ne te gjithe jeten e tyre !

    Përgjigjjuni

  15. Ngjarja vazhdon  --  2 Mars, 2013 në 1:49 pm

    Eshte shume e rendesishme te dihet emri i personit qe u gjend “rastesisht” ne vendin e ngjarjes.Ai eshte shtrire barkas,kur ka degjuar te shtenat,dhe deshmon se ka pare ngjarjen.Me duket profesionist ne veprime.Kush mund t’ja kete besuar detyren!
    Rastesi apo kontroll per aksionin.

    Përgjigjjuni

  16. misionari  --  2 Mars, 2013 në 2:10 pm

    Vrasja e Lamajt nga Frroku, per mendimin tim subjektiv,eshte nje ngjarje e pergatitur nga Sali Berisha me metoden e tij te thyerjeve te kokave me perplasje kanunore, qe po e perdor me sukses tash e 22 vjet.
    Lamaj i sherbeu PD -se duke vjedhur votat me 2009 dhe, i fryre nga deliri i madheshtise, filloi te mos pyeste me as per normat me elementare te Kushtetutes se Shtetit, duke rrahur njerez ne komisariat, nder ta edhe Frrokun. Kontributi i Frrokut ne PD e detyruan Kupolen e Policise se Berishes ta largonin Lamajn nga Komisariati. Por Lamaj nuk ndejti urte, te mbante familjen me buken e Berishes; por, u be i pakenaqur dhe filloi te bashkepunonte me PS-ne dhe titullare te tjere te Opozites Antiberishe. Nderkohe kreret e PS (Tahiri) takohet e ha darke me Frrokun, sepse edhe PS i duhen parate e tij per te marre pushtetin. Por Kupola e Policise se ciftelise se Berishes i kujtojne Frrokut Kanunin e Maleve dhe e nxisin se cfare po bente per te lare turpin e rrahjes nga ish-Komisari?!Keshtu, me nje gur, si gjithmone, u vrane dy zogj shtegtare te PD. Kush guxon me…???

    Përgjigjjuni

  17. berti  --  2 Mars, 2013 në 3:54 pm

    Nuk kam problem fare per keto kronikat paralajmeruese te analistit Hasani.Ky eshte paralajmerimi i 30-te dhe nuk ngacmon nervat e asnje shqiptari.Ajo qe me shqetson me shume eshte se tre ambasdoret e akredituar ne shqiperi nuk po dalin me ne ekranet e televizionit.Jemi mesuar aq shume me to sa na duket vetja jetime.Kishte lezet kur shkonin tek e tek,dyshe apo treshe here si luftanije,here si destrojer,here si aeroplane spiune pa pilot.Sinqerisht na ka marre malli per to dhe i lutemi shume ketyre ambasadoreve:
    JU LUTEM NXIRRNI PAK KOKEN NEPER TV-ra SE NUK MUND TE RRIME PA NA TALLUR DHE PA NA POSHTRUAR PAK.
    APO MOS E QUANI TE MBYLLUR 21 JANARIN DHE THATE QE U TRONDITET SHUME DHE JU RA DAMLLAJA.JU LUTEMI MOS NA LINI VETEM SE U MESUAM 23 VJET QE PO TALLNI KOQET DHE NE NUK NA RRIHET PA ATO.
    PO TE JETE SE DO LARGOHENI MOS HARRONI TE MERRNI ME VETE DHE ZAGARIN TUAJ SALI QENBERISHA….PLEASE………

    Përgjigjjuni

  18. ahmet prenci  --  2 Mars, 2013 në 5:29 pm

    e ke gabim Arban, policia e shtetit prej vitit 92 e ne vijim ka qene e ngelet organizata me e madhe kriminale ne kete vend, e vitet e fundit esht bere me e ashper dhe pa skrupuj. Ndersa prokuroria esht katandis ne nje shtojc qe funsionon si zyre juridike konfirmuese e vullnetit policor, ne vend qe te jete filter e kontroll i saj.
    Mjafton te shohesh ish shefat e komandatet e furgoneve te poliicese te kthyer ne bizenesmen te medhenj e politikane per te kuptuar se cfare roli luan policia ne shqiperi. Kuptohet qe ka edhe individ ne polici qe e ben punen me perkushtim e mundohet qe te jetoje me ndoj baksish te vogel, ndersa pjesa dermuese jane hajduta e gjobvenesa profesionist.

    Përgjigjjuni

  19. kel ukaj  --  2 Mars, 2013 në 6:35 pm

    Se qe me i mire ky polici! Koken ti hane njeri tjetrit. “Shqiperi te kam dhjere nuk je bere e as do te behesh shtet ndojhere”

    Përgjigjjuni

  20. adriatik  --  2 Mars, 2013 në 6:59 pm

    PEr sa kohe ne drejtim do jene filosilamike dhe mbeturina osmane vetem makabritete do degjojme.

    Përgjigjjuni

  21. krenari  --  2 Mars, 2013 në 7:15 pm

    Disa kohe me pare doli je barsalete per Tosin dhe Salen per aryen se Tosi u martua per here te dyte dhe Sala kishte dyshime nese Iosi do ja dilte mbane me nusen e re.
    Sala e pyet Tosin: Si ja ben me Xhoin se eshte goxha e re dhe ti 50+?
    Tosi i pergjigjet: Shova ne Greqi dhe e bera operim dhe ndjehem si djal i ri.
    E mori vesh Liria dhe e nis Salen ne Greqi qe te behej operim. Pasi kthehet nga Greqia,pert Sala per ndryshim por asgje. Pas ca kohesh shkon tek Tosi dhe ja thote hallin.
    Tosi i thote: Uli mbathjet
    Sala i ule
    Tosi: Mos, te paskan vene timin!
    Dhe prej asaj kohe jane bere shoke.
    PS, Kjo barsalete eshte treguar nga nje deputete e PS-se

    Përgjigjjuni

  22. A.Xhenani  --  2 Mars, 2013 në 7:40 pm

    Pjese nga shkrimi i H.Deges ne gazeten 55 ne qershor 2010

    Asnje politikan shqiptar sa Sali Berisha nuk ka mesuar e nxjerre me shume mesime nga nena e demokracise
    SHBA-se… Gati te gjithe keshilltaretme te afert te Presidentit te sotem Barak Obama jane nga Ilinoisi, shoke e miq besnike te tij. Mbi 80
    perqind e qarqeve drejtuese te superfuqise dhe “Mekës se
    demokracise” boterore gjate tetejeteve te fundit ishin nga vendlindjae Bushit, Teksasi… Berishës nuk i duhen sahanlepires nga ata qe
    hane te Berisha e lehin tek Nanoja apo Rama, nga ata qe hane tek
    Lulashi e lehin tek Marashi, sic thone lekbibasit tane…. Jo ! Ajo eshte pabesi e jo trimeri politike! E kamdeklaruar qysh ne qershor te vitit 1992 publikisht se persa kohe pranoj karriken, rrogen e Berishes do ti qendroj besnik bukes se femijeve te mi, kontrates dhe fjalesse dhene…. Edhe sikur roje garazhite pranoja te ishja! Ka rregulla neBradozhnice , themi ne tropojanët.Themi, por jo gjithnje veprojme
    ashtu…. Berisha eshte vigjilent dhenuk i ka shume qejf vithe- dredhjetpolitike.
    Deri tani koha i ka dhene te drejte… Vec duhet te ruhet shumenga berrylat shume te gjate dhegjuhet helmuese te shqiptarevekunder shqiptareve e sidomos tetropojaneve kunder tropojaneve , cka
    mbetet semundja me e keqe ekesaj treve dhe e Ballkanit ne
    pergjithesi. Duam te jemi te gjithebajraktare pa qene as te paret e
    katundit!
    I pakonkurrueshëm ….

    Sali Berisha ka krijuar nje figure te
    konsoliduar dhe stabile politike
    brenda e jashte vendit. Asnje lider
    politik shqiptar nuk ka staturen e tij
    sot. Askush as brenda stanit te tij
    dhe aq me pak ne opozite nuk mund
    te konkuroje me te. Ai me te vertete e
    ka nxjerr ne pension politik jo vetem
    liderin historik te se majtes Fatos
    Nanon, por edhe krejt opoziten e
    lideret e saj. Ai sot per sot eshte i
    pakonkurueshem dhe nxjerr ne
    nokaut cilindo kundershtar te tij
    brenda ose jashte PD-se dhe
    koalicionit te saj.
    Me zgjuarsine e tij natyrore dhe
    taktikat e tij te mencura, me arritjet
    brenda vendit, por edhe ne arenen
    nderkombetare Sali Berisha gati e
    ka kthyer opoziten politike ne nje
    freskozite per qeverine e tij. Asnje
    lider tjeter politik ne koalicionin e
    udhehequr prej tij e aq me pak ne
    opozite nuk ka reputacionin e
    autoritetin e tij.

    )VIJON)

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>