Një debat mes Ramës dhe Berishës qeros | Gazeta Tema
 

Një debat mes Ramës dhe Berishës qeros

Postuar në: Editorial |

Mero Baze 2Nga Mero Baze

Një javë më parë, gjatë një fjalimi me rastin e zgjedhjes si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, Edi Rama u ndal gjatë rreth faktit që në atë mbrëmje kishte ftuar dhe gazetarë pro-qeveritarë, duke pasur parasysh Fevziun dhe disa kolegë të tjerë tanët, të afishuar pro qeverisë. Rama shpjegoi se ai dhe partia e tij kishin një qëndrim të qartë se nuk do të kenë medie të diferencuara, të bojkotuara apo të persekutuara në emër të qëndrimit politik.

Në kushtet e krijuara, kur Sali Berisha po përpiqet të fusë mediat në llogore pro dhe kundër tij, ky qëndrim politik është një lloj programi më vete, që reflekton konkretisht një standard tejet të ndryshëm në raport me lirinë e medies që opozita po vendos në raport me pushtetin.

Sali Berisha vazhdon të mos shkelë në televizionin më të madh dhe më të shikuar në vend, Top Channel, dhe ka një listë thuajse publike të gazetarëve të njohur, me të cilët nuk pranon të përballet. Këto lista janë të shpërndara në çdo televizion në formën e porosive, jo vetëm për Sali Berishën, por dhe për krerë të PD-së. Fjala vjen, askush prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk pranon të shkojë tek Ilva Tare, nuk pranon të ketë përballë Mustafa Nanon, Andrea Stefanin, dhe as që bëhet fjalë të jenë qoftë dhe në një restorant si ai i Agron Kuliçit në Dajt bashkë me mua rastësisht. Ka pasur prej tyre që kanë lënë dhe drekën dhe janë çuar kur i kam gjetur në restorant.

Kjo diferencë e fortë tashmë e provuar mes opozitës dhe pushtetit është një realitet që mund të preket, ose më mirë të themi është një premtim i realizuar nga opozita pa ardhur ende në pushtet. Ajo është prezente dhe e hapur me çdo medie, përballë një bunkeri të Sali Berishës, që pranon të dalë ose vetëm përballë operatorëve që filmojnë, ose tek gazetarë që kanë të drejtë të lexojnë vetëm pyetje.

Standardi i dytë i vendosur nga ky debat është pamundësia e medias për t’u fshehur pas politikës. Debati ishte i tillë që detyroi gazetarin të shpaloste vetveten, ashtu siç është, i cekët, i përciptë, i pavëmendshëm, i paqartë, shtiracak, gënjeshtar, dhe servil. Dy herë të vetme që Fevziu është përballur me opozitarët e Sali Berishës, Ina Ramën dhe Edi Ramën, me pyetje të ofruara nga Berisha, të dyja herët ka provuar se jo vetëm që nuk kupton çfarë pyet, por nuk kupton as çfarë përgjigjet bashkëbiseduesi. Nuk ishte vetëm detaji i tre ligjeve, që Berisha akoma nuk ka mundur t’ia fusë në kokë Fevziut, e jo më 3 milion shqiptarëve që do t’i çojë në referendum, por gjithë ajo çfarë ai pyeste, ishte si një detyrë shtëpie e bezdisshme që ai kishte detyrë vetëm ta lexonte me zë të lartë.

E gjithë kjo i dha debatit një shije formale si debat mes Ramës dhe Berishës qeros, por me rrethana lehtësuese për Ramën, pasi “Berisha” që kishte përballë, fliste çfarë donte Berisha i vërtetë, dhe jo çfarë dinte Berisha i vërtetë. Kjo mund t’i rëndojë dhe më tej marrëdhëniet vetë gazetarit me Sali Berishën, por do ta lehtësojë atë nga dështimi publik, pasi ka justifikimin se pyeti ato që donte Berisha.

Por kryeleksioni që dha ky debat ka të bëjë me efektin që ka në publik përballja e politikanëve me gazetarët kundërshtarë. Silvio Berluskoni në Itali u ngjit nga 12 përqind, në 30 përqind brenda 40 ditëve, mes të tjerash se shkoi dhe u përball me gazetarin më kritik të tij, Santoron, dhe hyri në çdo studio televizive kundërshtare apo kritike. Edi Rama ka një shans  më shumë, pasi nuk ka gazetar kritik Fevziun, por ka televizion kundërshtar Klanin dhe vështirësia këtu mbaron qyshkurse ai shkon në derë të tyre. Sali Berisha natyrisht e ka shumë të vështirë, gati të pamundur ta bëjë këtë hap, ndaj dhe ka për të qenë deri në fund i pavërtetë, jo vetëm në propagandën banale që bën, por dhe në debatet e sajuara me njerëzit e tij.

Fushata elektorale mes të tjerash është betejë, dhe kur atë e përqendron në media, duhet të pranosh median kundërshtare përballë. Këtë epërsi Edi Rama e ka rifituar që nga momenti kur pranon të dalë kudo dhe përballë gjithkujt, përballë një plaku të çoroditur që dhe kur sajon mitingje me bujqit e vet, i ngjajnë si kundërshtarë kur i ankohen për taksat e tatimet.

Pas Ina Ramës, një vit më parë,  Edi Rama ka kthyer shijen e debatit televiziv në Opinion, duke vendosur përfundimisht rregullat për një kulturë të re politike përballë publikut. Përballja e tij me Blendi Fevziun nuk do t’ia vlente të komentohej sikur të mos të na duhej të flisnim për kontekstin e pranisë në Opinion dhe perceptimin e Berishës që shqiptarët e marrin përmes Fevziut. Dhe mendoni sa keq del Berisha përmes kopjes së vet, në një kohë që boll i keq është në origjinal.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

73 Pergjigje per Një debat mes Ramës dhe Berishës qeros

  1. Thea  --  1 Mars, 2013 në 12:22 am

    Fevziu del mbas debatit nga studio me flokë.

    Përgjigjjuni

    • hazret  --  1 Mars, 2013 në 1:19 am

      Je i madh mero. Fevzo e tregoi edhe kete here qe emisioni i tij nuk shifej me sy. Ben sikur merr vesh nga cdo fushe. Ai ishte aty i udhezuar deri ne detaj nga Sali Berisha…

      Përgjigjjuni

    • Beni  --  1 Mars, 2013 në 3:51 am

      Ne ka nje interviste ku te gjithe ne veshtruam nje perbindesh te ri, nje idiot qe do te jete 1000 here me i keq se Sali Berisha — Ky ishte Edi Rama.

      1. Perseri nuk dha transparence per fitimet e tija (Euro 3000);

      2. Perseri nuk ju pergjigj asnje pyetje per pallatin dhe se si ka arritur xhaxhai i gruas ta ndertoj ate duke qene ne pension?

      3. Perseri nuk ju pergjigj dhe te bente transparence per token e blere me vleren $2 metri katror – - ku po nderton vilen e tij private;

      4. U fshah si ndyresire kur u pyet per Erjonin ne Berat – - dhe nuk ju pergjigj pyetjes;

      5. Hodhi Kac Islamin (me nje levizje dore) nderkohe qe dergoi mesazh puthjesh Ilir Metes – - per te cilin flijoi 4 bij nenash te varfera;

      Ne qofte se ka bere ndonjeher nje interviste te mire Fevziu – - sonte ai e kreu me se mire detyren e tij pre gazetari. Arriti te zhbilancoj Edi Ramen – - i cili me zy te zgurdulluar mundohej te mbrohej me britma, cjerrje, dhe pas-klithma, duke folur kuturu dhe asnjeher duke dhene nje pergjigje per pyetjet e bera.

      O popull i shkrete – - sot ju pate dhe njeher shembelltyren e ndyre te qeveritarit, qe thote ” po Saliu eshte marr me cunin tim 10 vjec – - prandaj dhe ne merremi me femijet e tij”.

      Cohuni mor te mjere dhe hidhini ne lume keta politikane (Salen dhe Edin) dhe gjeni nje te ri – - por ketyre kermave mos jua jepni.

      Përgjigjjuni

      • fl  --  1 Mars, 2013 në 9:48 am

        Jo nje avdall tipik i Saliut. Keta kaqola thone: Ne themi qe ti e ke blere me 2$, na e verteto qe se ke blere. Ne genjejme po na e verteto ti qe nuk eshte genjeshter kjo qe themi :)

        Po shkoni o dallkauker kontrolloni defteret dhe botojini pastaj, se ju i keni pushtuar te gjitha institucionet. Ka me pergjigje me te mire se kjo.

        Po kujt i thua, mjafton “m’besnoni ju mueeeee” dhe lopet e PD hane bar.

        Përgjigjjuni

      • hasan  --  1 Mars, 2013 në 10:23 am

        Meqe Benit i paska ardhur keq dhe per Kaç Islamin ,le ti jape na nji lek te vere gojen.Kaçi nuk ka vjedhur dot mesa duket prandaj kaloi kufirin dhe shkoi atje ku permbusheshin objektivat e tij,pra tek ata qe kane sloganin; perPARA!Po kam frike se Berisha ka per tja shkulur dhembet me daret e antikorrupsionit.Hahahaha.Sa mire qe Berisha ka ca njerez si Beni.

        Përgjigjjuni

        • d.ademi  --  1 Mars, 2013 në 10:42 am

          E bukra o Hasan eshte qe Kac xhuxhi ka edhe dashnore ha ha ha!

          Përgjigjjuni

      • Majlinda  --  1 Mars, 2013 në 10:29 am

        Ti Beni je nje idiot, dhe injorant, nderkohe. Nese ti ndihesh krenar me Sali Berishen qe e ka shkaterruar kete kete vend fizikisht dhe moralisht, nese ti mendon qe jemi mire me Sali Berishen qe ka 21 vjet qe na drejton ne rrugen me te keqe te mundeshme, nese ti mendon qe ti nese je i ri, femijet e tu qe rriten jane te kenaqur me kete jete qe behet ne Shqiperi, te pasigurt, dhe te pa mbrojtur nga shteti qe i paguajme taksa, atehere me plote gojen je nje hajvan qe nuk meriton te jetosh as be fshat. Ti nuk kupton, dhe nuk ke si ta kuptosh Edi Ramen, dhe te majten ne pergjithesi. Ty te pelqen qe te drejtojet ky vend nga nje njeri qe do te behet si Enveri qe na drejtoi per 45 vjet, dhe ky po i afrohet atij. Ky komunist ka qene, dhe ne ato gjurme vazhdon. Ti nuk kupton qe ky njeri po vjedh, dhe pasuron nje elite te caktuar, ndersa ti punon si qeni dhe ndoshta nuk ke para te mjaftueshme per nje mireqenie te mire, Nuk ke si te kuptosh, qe Italia nga ndryshimet e shpeshta te qeverive qe ka patur ndervite, eshte bere vendi ne 7-teshen e zhvilluar boterore. Pse? Sepse nuk kane mbajtur mbi krye vetem nje njeri qe ti drejtoj.
        Ti nuk kupton, qe Shqioerise i duhet ky ndryshim, tani, ndryshe me vone do jete shume vone, dhe per ty.

        Përgjigjjuni

      • shpellari  --  1 Mars, 2013 në 10:40 am

        sikur ta kishte blere me 1 euro metri jam i sigurte qe ti Ben nuk do llapshe se do i viheshe kundra idilit tend qe fshihesh bukur duke i share te dy por qellimi jot eshte krejt tjeter!…

        Përgjigjjuni

      • Dyrrahu  --  1 Mars, 2013 në 10:49 am

        “BENI ECËN VETËM”

        O Beni,
        Pse po ecni vetëm?!
        Vetëm të mendoni se Derziu ups Fevziu ishte në nivel gjatë kohës sa intervistonte zotin Rama është një pasqyrë e karakterit tuaj, por kur këtë mendim e paraqitni në komentin tuaj është një marrëzi, që tregon qënjen tuaj gjatë tërë jetës si parazit.
        Pse i lexoi ( shumë të drejtë ka zoti Baze kur thotë se ai vetëm e lexon të shkruarën e berishistëve) Fevziu pyetjet nuk mund të vlerësohet niveli i tij. Ai nivel nuk ka, ai është një paçavure e qeveritarëve dhe asgjë më shumë. Nuk e di moshën tuaj, por mbase mund t’ua jap një këshillë: Mundohuni të jetoni në vlertat tuaja (nëse keni) dhe të qëndroni në këmbët tuaja sepse Sali Berisha nuk lodhet as për ju as për të afërmit tuaj. Ai njeri njeh vetëm pushtetin dhe lekët. Bëhuni i arsyeshëm dhe lexoni pa llupen e Sali Berishes.

        Përgjigjjuni

      • akullthyesi  --  1 Mars, 2013 në 5:12 pm

        po ajo eshte perralle more beni…

        Përgjigjjuni

      • tiranare  --  1 Mars, 2013 në 7:23 pm

        O i mjeri ben!

        1. Perseri nuk dha transparence per fitimet e tija (Euro 3000);

        Nuk e kuptoj se si mund te behet transparenca. Te gjithe pasurine e tij Edi Rama e ka treguar ne organin kopetent. Nqs ka ndonje gje te fshehur, pozita ne dore i ka te tera institucionet. C’fare pret?

        2. Perseri nuk ju pergjigj asnje pyetje per pallatin dhe se si ka arritur xhaxhai i gruas ta ndertoj ate duke qene ne pension?

        Kjo pyetje duhej ti behej xhaxhait te gruas se tij. Mgjth ai ju drejtua hapur Favziut per hetim gazetaresk (se ai zyrtar sigurisht qe ka mare fund).

        3. Perseri nuk ju pergjigj dhe te bente transparence per token e blere me vleren $2 metri katror – – ku po nderton vilen e tij private;

        Kesaj i thone: Une po supozoj, ti ma verteto qe jam gabim? Hetoni, hetoni dhe vetem hetoni. Lerini llafet. Po ka vjedhur cojeni perpara drejtesise dhe pik. Boll me i thash me tha.

        4. U fshah si ndyresire kur u pyet per Erjonin ne Berat – – dhe nuk ju pergjigj pyetjes;

        Ato jane punet e brendeshme te nje partie. Nqs ti ke merak shko behu anetar i asaj partie dhe ngrije zerin.

        5. Hodhi Kac Islamin (me nje levizje dore) nderkohe qe dergoi mesazh puthjesh Ilir Metes – – per te cilin flijoi 4 bij nenash te varfera;

        Futi nje vrap ta kapesh Kacin se eshte ende ne ajer, se po ra ne toke…………………………………..!

        Paragrafet e fundit tregojne me se miri se kush te dhimbset me shume. Shqiperia apo Salia!

        Sa per LSI ishte mese e qarte mosaprovimi per bashkpunim. Nuk e kupton dot. Meru me sport me te lehete se ky eshte shume i rende per ty.

        Përgjigjjuni

      • lexuesi  --  1 Mars, 2013 në 10:00 pm

        Se shpejti banu te takon te dalesh si zedhense se Laura e monda nuk kane “surrat” me te dalin dhe te perserisin kete tekst prej nje muaji

        Përgjigjjuni

    • ALB  --  1 Mars, 2013 në 3:09 pm

      Mero ju jeni nje vezhgues i mire, saqe nu te shpeton dot asnje detaj e kjo eshte me teper gjenetike sesa e mesuar ne libra. <analizat tuaja jane per ne nje guide qe besoj do te shkojme ne destinacion pa u tronditur. Jeni nje shemdull rezistence fatkeqesi per Sali Berishen dhe fat per popullin shqiptar. Eshte nje moment fatal per shqiperine dhe kontributi juaj jo vetem per kete periudhe te zeze te kapur nga krimi, por edhe kur ishit ne krah te PD ka qene i madh, i veçante i pavarur sipas shkalles se njohes suaj mbi rracen njerezore, nders tani shoh me kenaqesi se ju i keni hyre ne lekure çdo aktori politik dhe jeni ne ghjendje te nxirrni perfundime te shpejta e te sakta.
      Thjeshte in gamba

      Përgjigjjuni

  2. spektator  --  1 Mars, 2013 në 12:25 am

    bejtja dhe sandri ishin mbrapa kurrizit te edi rames , dhe benin suflerin per te ndihmuar FEVZI injorantin. ha ha ha ha .,,,,,,,,,,,

    Përgjigjjuni

  3. Teknokrati  --  1 Mars, 2013 në 12:33 am

    Ne leximin e titullit te editorialit mendova se kesaj here fantazia e Bazes do te na çonte ne nje perballje hipotetike midis Rames dhe Saliut burgaxhi(me koke te qethur tulle)…..

    Përgjigjjuni

    • fkpartizoni  --  1 Mars, 2013 në 4:51 am

      hahaha, shume e forte kjo…

      Përgjigjjuni

    • emilio  --  1 Mars, 2013 në 7:05 am

      haha, kete gje mendova edhe une. Shpresojme te ndodhe nje dite.

      Përgjigjjuni

  4. MEMEDHETARI  --  1 Mars, 2013 në 12:49 am

    Mero,jam duke e pare ,Fevziu po tregohet nje idiot i vertete,nje maskara i peshtyre,nje provokator i poshter…
    Bravo i qofte Edi Rames,durim te madh ka,po e ben lolo lolon e Saliut…

    Përgjigjjuni

  5. xhelal  --  1 Mars, 2013 në 1:11 am

    jo vetëm që nuk kupton çfarë pyet, por nuk kupton as çfarë përgjigjet bashkëbiseduesi.
    Mero ke te drejte pyetjet i ben si autamatik dhe nuk mer vesh fare se cfare i thote i ftuari.

    Përgjigjjuni

  6. radikalisti  --  1 Mars, 2013 në 1:13 am

    Le nam o kok barake. Ai as emrin nuk ta permend ndonjehere ka shume mundesi ta ka harruar fare, ti rri duke u marre me ate. Je bere si Shaban Qosja qe nuk rrinte dot pa u grricur.

    Përgjigjjuni

  7. Genti  --  1 Mars, 2013 në 1:17 am

    E bukur ishte me SMS tek Fevzo: Rama tha ai qe te dergon SMS per Pashkon eshte hajvan dhe Fevzo u detyrua te thote qe eshte Genc Ruli. Pastaj Laura Vorpsi nje here dergoi SMS qe medemek nuk kishte pranuar fare te takohej me Ramen ne aeroportin e Milanos, pastaj dergoi nje SMS tjeter ku pranoi se ishte takuar per hir te respektit per tironset (Linda Ramen)

    Përgjigjjuni

  8. Drini  --  1 Mars, 2013 në 1:26 am

    Lere se u dhje Fevzo fare, shume here e pranoi qe eshte klloun i malokut sali. Eshte interesant sjellja e Fevzo ligavecit mbas 23 qershorit, se mos del si Erla Mehilli e thote, duhet te hash mut, qe te besh ksrrier ne klanin e malokut tjeter te peshtire frangaj.

    Përgjigjjuni

  9. england  --  1 Mars, 2013 në 1:30 am

    Je i sakte Mero,keta Fev-zinjte,dhe ky radi-kar-isti sikur kane dale nga bytha e Sali plakushit,jane te gjithe njesoj,veprojne njesoj,dhe natyrshem lepihen tek e njejta bythe e fishkur…

    Përgjigjjuni

    • radikalisti  --  1 Mars, 2013 në 2:36 am

      Mir une paskam dale nga bytha e plakushit, po ti o england pi..i mos ke dal nga ka..i i Edushit atje te plazhi i nudistave.

      Përgjigjjuni

  10. Blerina  --  1 Mars, 2013 në 1:34 am

    nje korrigjim Mero, se nuk eshte hera e pare qe Edi ka dale ne opinion, por eshte e dyta here pas 2009.

    Përgjigjjuni

  11. Ai  --  1 Mars, 2013 në 2:35 am

    Ore Rama ishte ne Opinion edhe vjet. Nuk eshte as hera e pare e as e dyta.

    Përgjigjjuni

  12. SKENDER BEU I VJETER  --  1 Mars, 2013 në 3:04 am

    EDI TREGOI QE ESHTE NJERI I DURUAR DHE ME HORIZONT.TREGONTE SINQERITET NE BISEDE DHE NJEKOHESISHT ME GJITHE PROVOKIMET E NEVERITESHME TE FEVZI KOLLODOKUT TE SALIUT,JO VETEM E HODHI NOKAUT FEVZOQEROZIN POR HODHINOKAUT GJITHE TELEVIZIONIN KLAN QE KISHTE MONTUAR JO NJE BISEDE TE HAPUR POR NJE PROVOKIM NE SHKALLEN ME TE LARTE PER TE POSHTERUAR ATE QE VETE KISHIN FTUAR.I LUMTE RAMES QE JA U LA JO VETM TURPIN POR EDHE DOCIN EBERISHES NE DERE.SA PER FEVZINE DITEZINE KOT QE I THOTE VEHTES GAZETAR DHE HISTORIAN GAZETE SE NUK ESHTE AS PER ROJE NEVOJTOREJE PUBLIKE ME PROCKAT QE BENTE POR ME ME SHUME DREJTIMIN SI KALAMA PROVOKATORKUR EDHE BENTE PYETJEN EDHE KUR MERTE PERGJIGJEN HIDHEJ DEGE ME DEGE ME PYETJE PA EDUKATE.KE FIRMOSUR,KE FIRMOSUR,KE FIRMOSUR,KE FIRMOSUR,KE FIRMOSUR ,KE FIRMOSUR,KE FIRMOSUR.E KE THENE ,EKE THENE, E KE THENE ,E KE THENE,…TAMAM IDIOT GAZETAR QE KERKONTE VETEM TE NGRIHEJ KAMERAMANI DHE TJA NGJISHTE ME KAMER KOKES DHE GRUSHT TURINJEVE.ATA QOFSHIN SI PUNOJNE ME DEBILE TE KETILLE.

    Përgjigjjuni

  13. Kol Tivari  --  1 Mars, 2013 në 3:23 am

    O Halet e Shqiperise
    Dhe ti maloku hunde gjate
    Deputete zvarranike,qe pare ne xhepa s’na late
    Do kendoj une poshtersit
    Qe keni ju dhe i bani
    Te mbledhur nga gjolet,shpellat,malesite
    Eunuke te nje palo Sulltani

    Kur ndigjon zanin e Sales
    Sec e mbledh Jozi kopene
    Tane te dale nga gryke e hales
    Si cakejt qe shkyejn prene

    Moj parti,moj nana e jozit
    Nane Halimash,Mulash, Gjokesh
    Nana e Astrit Patozit
    Nana e nje grusht malokesh

    Paske ken nane Prostitute
    Qe ke pjedh tan keta kopila
    Trecereket i ke hajdute
    Pjesa tjeter jane debila

    Tirane o qytet i denuar
    Prite,prite Flamur Noken
    Ka ardh trap i pa latuar
    Ku shkel ai e qelb dhe token

    Ne vend t’keq e ka rradaken
    Keshtu ja don demokracia
    Mbrapa bythet ka patllaken
    Kurse mendet i len te shpia

    Tham se mendet n’shpi i len
    Se e shof si torollak
    Mbrapa shefit nget si qen
    Kryet sa i qyp e mend aspak

    Kur me shihni sy pergjakun
    Mos mendoni se jam plakun
    Jam i gjalle e jam ne jete
    Du me marre nje mandat trete

    E ka lane mendja sakatin
    Sali Shpella e kompani
    Kane me marr bder tre ma t’gjatin
    Nje pale pranga i ruejm n’kuti

    Por ky popull prap asht gjall
    Dhe pse shtype vra e pergjake
    Diktatures i del perball
    Me e shembe ne zjarr e flake

    Përgjigjjuni

  14. NjeQytetarOptimist  --  1 Mars, 2013 në 4:28 am

    Nje debat i Edi Rames me Sali Kermen do beje publikun te kuptoje mentalitetin e kalbur qe ka sunduar plot 22 vjet..Edi Rama eshte individi politik me I kompletuar. Asgje, s’ka per ta ndaluar kete person ti s’jelli prosperitet ketij vendi kaq te vuajtur dhe puntor..Koha do ta vertetoj..

    Përgjigjjuni

  15. Horri i Bulevardit  --  1 Mars, 2013 në 7:07 am

    KLAN-i i Frangajt dhe i Fevzoz, kerkon te mbijetoje.

    Aleksander Frangaj si pronar i KLAN-it, gjate kesaj kohe ka mesuar shume si ta dredhi dhe te dale pa u lagur.
    Mbas drurit qe e solli Frangajn ne terezi, nga ana e SHIK-ut te ish Gazidedes, Sndrit filloi ti punoje truri si nje sahat perfekt, pa gabime dhe ja doli, qe me investimet e familjes Berisha, te behet pronar i ketij televizioni, kjo per shkak se familja e kishte te veshtire ta regjistronte ne emrin e saj dhe gjeten te urtuarin tashme Sander Frangaj dhe mire beri, se edhe une qe po shkruaj tani, do ta kisha shfrytezuar nje moment te tille te arte.
    Mbasi i dhane Sali Berishes dhe familjes se tij, te gjithe hapesiren e nevojshme, per te diskretituar opoziten dhe opozitaret, per te diskretituar persona te vecante dhe per te afirmuar arritjet e kesaj qeverie, ku KLAN-i i Frangajt dhe Fevzos, arriti te fitoje shuma maramendese dhe rroga, qe do ti kishin zili dhe politikanet europiane, dke mos paguar taksat dhe duke mare te gjitha parate e qeverise, qe ishin destinuar per mediat dhe shtypin e shkruar, tani KLAN-i, fale aftesive te fituara ne kohe nga pronari i saj ne leter Frangaj, pergatiti qe ne 2005, largimin me takt nga Sali Berisha thjesht me nje batute te hedhur tashme, ne treg ku mbas nje thirrjeje te Saliut ne tel tek Frangaj, ky i pergjigjet se:
    Tani po mendojem rrezimin tend.

    Kjo thenie u hodh tani ne treg, a ka ndodhur me te vertete, kete e dine vetem Frangaj dhe Fevziu, por une shof ketu me kete thenie, se Klan-i, mbas zbythjes se Berishes, kerkon ti mbijetoi furtunes, se qeverise se ardhshme te opozites se sotme, qe me shume se nje here ka deklaruar se do ti shohe edhe njehere shume afera financiare te pista, qe jane bere nen qeverine Berisha dhe KLAN-i, kuptohet nga te gjithe se do te jete nje nga te paret qe do te hyje nen filtrin e tatim-taksave.

    Per kete KLAN-i, ishte pergatitur deri ne detaje, per ti dhene E

    Përgjigjjuni

  16. Horri i Bulevardit  --  1 Mars, 2013 në 7:29 am

    KLAN-i FILLOI TA DREDHE

    Emisioni Opinion kete rradhe ishte pergatitur deri ne detaje, per ti treguar Edi Rames, se ne KLAN-i, do te jemi me ju neser kur te vini ne pushtet.
    Kjo dihej se KLAN, mbasi ropi dhe voli te gjitha parate e qeverise te destinuara per median dhe shtypin e lire, mbasi nuk ka paguar tek tatim-taksat, detyrimet e veta, tani kerkojne te ruajne po ato fitime dhe rroga qe do ti kishte zili dhe nje politikan i larte i BE-se.
    Me beri pershtypje, se auditorit i ishte dhene porosia qe edhe pyetjet te ishin pyetje, ne nje linje me idene e Edi Ramen dhe projektin e rilindjes se PS-se, ku studentet me pyetjet e tyre thua se kishin ardhur nga zona e PS-se.
    KLAN-i ka filluar ta dredhe, por do te shohim se si do tja dale KLAN-i me pronaret e vertete, qe eshte familja Berisha, qe per arsye qe dihen, ja lane kete televizion Aleksander Frangajt, ne ruatje.
    Dalja ne drite e shakase qe paska thene Frangaj me Fevziun ne vitin 2005, kur fitoi Berisha pushtetin, se:
    NE TE NDIHMUAM POR TANI PO FLASIM SI TE RREZOJME NGA PUSHTETI,
    eshte nje thenie, me nje qellim, se tani KLAN-i, kur po shef se opozita dhe Edi Rama, kane te gjitha shanset, per te fituar zgjedhjet, do te jete ne krah te pushtetit te rradhes, keshtu qe financat tona do te jene te paprekura si me pare.
    Mos ndoshta do te shofim edhe gazeten 55-se te Fahriut te famshem tashme, te jape sinjale, se po e le ne balte kalin e Saliut?
    Them se po se kur Fahriu e drodhi njehere nga PPSH-ja u hodh si me katapulte ne PD-ne e Saliut, pse mos ta provoje edhe njehere, se qendrimi ne nje pozicion me Saliun, do ti jape opozites se sotme dhe qeverise se neserme, nje moment qe te shofi se si Fahriu me 100-gazeta prodhim ne dite, arriti, ti mbushe konton vajzes se vet qysh ne shkolle ne Itali, pa punuar asnje dite me 10-miljone euro, pa folur per miljonat e Fahriut qe tashme dihen qe kane kaluar ne disa dhjetra miljona.

    Dhe titulli eshte shume i qelluar, Foli Berisha pa floke, Blendi tani ka rene ne hall, se po mundohet ti dergoje Rames, sinjale pozitive, por qe smund ta afirmoje ne studion e KLAN-it, se ne keto 8-vjet, ka patur vetem nje performance, ate te Saliut dhe arritjeve te tij, tani do ti duhet kohe te azhornohet me Edi Ramen dhe projektin e tij.

    Përgjigjjuni

  17. e verteta  --  1 Mars, 2013 në 8:15 am

    fEFZIU NJE FIGURE E PESHTIRE E TREGOI VETEN DHE PARA IDHULLIT TE TIJ SALI BERISHA SE SESHTE VETEM SE NJE IDIOT I NOTERIZUAR

    Përgjigjjuni

  18. rexhep  --  1 Mars, 2013 në 8:20 am

    Te pergezoj Mero per objektivitetin e pakontestuar ne pasqyrimin e anatomis se nji monstrumi qfare eshte Berisha.
    Fuqija e objeksineve te juaja eshte uragan qe rrenon keto kalbesira.Vazhdoni pa u lodhur ne ket pune te larte patriotike.Ne ju qendron guximi dhe trimerija,fuqija e dijes dhe pergaditja e persosur e nji doajeni te gazetaris.

    Përgjigjjuni

  19. ben tirona  --  1 Mars, 2013 në 9:34 am

    FEVZIU,ky gazetar i peshtire,diletant,i ceket,mbreme tregoi mese qarte nivelin e tij me te ulet te nje drejtuesi televiziv.Duket mese qarte qe ky genocit qe pushteti perdor kunder opozites,rendit,prokurorise,policise,drejtesise,eshte ne klithmat e te dhenit shpirt.SALI KADAVRA mbreme shvarosi edhe nje here tjeter viktimat e policise te 97tes kohes qe shqiperia e kaloi ne menyren me tragjike provokuar nga psikopatizmi i qelberires sali berisha,duke harruar rastin me te fresket te kryekomisarit te vrare,duke mos preferuar te flase per nje krim,ky zagar qe merret deri me foto lakuriqe,apo me nje gazetar si MARIN MEMA qe e sfidoi kete qelbesire me shkrimin e tij.Klani vrastar i kesaj qeverie dhe i tv clan tregoi edhe nje here aksesin dhe mbeshtetjen qe keto shuramane i japin krimit.Ku eshte pare qe nje i akuzuar per vrasjen e nje kryekomisari te gjeje akses ne nje tv per te bere edhe avokatin,edhe prokurorin e tij.Z,BAZE me pelqeu krahasimi juaj qe i bete berishes qeros,kurse une do thoja qe feziu eshte kullufi i berishes bashke me padronin e tij.

    Përgjigjjuni

  20. vlora 1  --  1 Mars, 2013 në 9:54 am

    Si cdo gje joprofesionale qe behet ne Shqiperi edhe Blendi Fevziu nuk ben perjashtim.
    Nuk kam pare ndonjehere nje portret me idiot se Fevziu.
    Nuk di te pyes,nuk di te degjoje
    Fytyren e bente si nevojtore publike kur mundohej te hynte ne debat.
    Besoj se edhe ne jeten private eshte po kaq i peshtire sa duket ne ekran…sepse eshte servil dhe mbi te gjitha i mungon personaliteti
    Dhe te mendosh qe paguhet plot 30 milion leke ne muaj nga Sander Bytha

    Përgjigjjuni

  21. anticensurë  --  1 Mars, 2013 në 9:54 am

    shkrim i shkëlqyer!nuk e mora vesh pas atij të djeshmit ku bëhej thirrje për të rrëzuar berishën,por meqë e ka shkruar mero duhet të jetë i shkëlqyeshëm!një faqe e re në psikanalizën e meros!

    Përgjigjjuni

  22. VERONIKA  --  1 Mars, 2013 në 9:58 am

    MERO BAZJA,dëgjo,ty mund dhe të mahnisi performanca e eleganccccccësssss
    së E.Ramës,eddddukkkkkkata e tij me mediat,llafollogjirat ,kollaria,por ktu jemi para një mafie që nuk luftohet me edddddddddddukkkkkkat,as me llafe,dhe rastet e fjalëve po shtohen shumë
    Unë jam një njeri normal,por kurr dhe për asnjë motiv,do ulesha para atij katundarit pa atësi,vegël e një pushteti që Vret.
    Nuk ka zgjuarësi në kthimin e përgjigjeve,atij të pashkollit,shpifësit.
    Do ishte fyerje për intelektin tim,të harxhoja kohën time me të.
    Dhe nuk ka spiegime mbi Frrokun,sepse nuk është Edi i akuzuari,as në foto nuk ka dalur ai,pra kërkohet llogari ,jo jepet përgjigje.
    Kjo politik ,kto llafollogjira do e nxjerrin të pafajshëm Frrokun,vetëm qe Kulishi mos të preket,mos të preket deri në 23 qershor,vetëm që muti,ashtu Muli,të jetë aty deri në 23 qershor.Mos harro që ai ngelet ende një i dyshuar,dhe jo i akuzuar,mbas ktyre fotove ,skenari për Frrokun bëhet i qartë.
    ATA NUK MUND TE PREKEN!!!
    Dhe mua mbas ktyre bredhjeve nga një studio në tjetrën ,më vjen vetëm një fjalë në mendje:BASHKEPUNTOR,OPOZITAR VELLEZER.
    EDUKATA E KTIJ MUA MA SHPIF,DHE JO VETEM KAQ,PASIVITETI I TIJ PO NA VRET!!!!

    Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  1 Mars, 2013 në 10:24 am

      “PASIVITETI I TIJ PO NA VRET!!!!”
      ky do të ishte titulli më i përshtatshëm për të quajtur artikullin e sotëm mero!
      dje ja bëre fora,pavarsisht se shkele disa parime,ose re në grackën e berishës,duke quajtur fajtor frrokun që ditën e parë!
      nika përshëndetje
      shprehja e ditës do ta quaja!!!!

      Përgjigjjuni

  23. Albino Prudentino  --  1 Mars, 2013 në 11:40 am

    Majlinda,
    c`na bere?
    Ti e kishe porositur Fevziun te mbronte kunatin e vet nga nje pergojosje per lidhjet qe kishim ne te Sacra Coronas ne Shqiperi me burrin e motes tende?
    Te kisha thene qe duhet te na evitosh komentet per publik se kjo nuk na sherben. Nuk na duhet reklama e Klanit sepse ne nuk jemi si ata qe bejme ham ham kot. Nese ne kemi ndonje hall e zgjidhim duke i derguar atij qe na e shkakton hallin sinjale te tjera per te qep gojen ose ka dhe ndryshe…

    Fillimisht i vrasim qenin ose macen atij qe kruhet me ne per t`i lene te kuptoje qe mund te shkojme dhe me shume.

    Te kujtohet sa dem na beri burri jot brinjar kur kercenoi ate deputeten e PS-se ne publik? Gabim Majlinda, gabim. Me the qe nuk e le te flinte ne krevat per 6 muaj rrjesht si ndeshkim dhe une te besova se ashtu me tha im bir. I kishte thene motra jote qe mua me duket vajze e sinqerte.

    Mos e ler me Fevziun te beje ate qe beri dje. Shko takoje sot e i thuaj te kujdeset per qenin e gruas se e kupton vete ai, vecse mos bej sic ke bere here te tjera qe shkon nje rruge e shume pune, sepse pastaj filmimet mund te bien ne duar te gabuar e mund te shantazhohesh e te flasesh per punet qe kemi bere se bashku me Ervisin.

    Xhanem pse ju motrat Bregu i keni burrat brinjare kenu akoma nuk e kam kuptuar?

    Kaq per sot se nuk kam kohe. Ti gjithsesi vazhdo ta demaskosh Edi Ramen se ai nuk eshte nga krahu yne.

    Mos harro devocionin tone. Ne jemi te gatshem “te pastrojme” rruge tende nga te gjtiha ato gjera e njerez qe te pengojne. Kete dime te bejme me mire e ketu i bejme investimet me te medha. :)
    Para se te iki mos harro t`i besh te fala Yllit, jo Ndroqit, por Pangos. Me ben te qesh historia e tij qe e morren ne qafe per i cope p…

    Tanti saluti,
    Per Sacra Corona Unita

    Albino Prudentino( akoma jo capo dei capi )

    Përgjigjjuni

  24. 1234  --  1 Mars, 2013 në 12:47 pm

    po ti qe ke qene Berisha qeros dhe nga Tepelena apo harrove?

    Përgjigjjuni

  25. arjanita  --  1 Mars, 2013 në 12:51 pm

    Mero hallall po ke harru dicka.Standartet vendosen ne
    nje vend me standarte jo tek Ku klus klani.Standertet
    nuk mund t’i kerkosh tek derrat o kolegu im inxhinier.
    Saliu nuk ka vra vetem njerez dhe standarte Mero.
    Ka vra idealet tona te lirise.Qe mos te vrase edhe te
    ardhmen e femive tane debati me emisaret e tij ker
    kon ngjyra tjera jo qytetari dhe edukate si ajo e Edit!
    Mero nga anet tuaja thone “derri do plumb”

    Përgjigjjuni

  26. naimi  --  1 Mars, 2013 në 1:04 pm

    Nqs do berisha eshte tradhetari me i madh shqipfoles i te gjitha kohrave,blendi bregasi do te ngelet njeriu me i peshtirosur ne te gjitha kohrat.
    Fotografia me babain e tij ne vitet 80′ tregon se i perkasin atyre famileve “te prekura” qe viheshin ne dispozicjon te sigurimit.Ky eshte nje kopje pa floke e double spiunit artan hoxha qe sala desh na i beri president.
    Keto vemjeve zvarranike ne ate sistem jo vetem qe nuk kane turp fare por e quajne sakrifice dhe tregojne histori djadhi si dhendri qeros i berishes jamkoqe malltezi.
    Keto qerose jane te urryer por te parrezikshem.
    Jane ca qerose te tjere te berishes qe duhen marre ne konsiderate.
    I pari i tyre eshte tullaci rajerson qe na beri peshqesh kete kryemonster.Qerosi i dyte eshte arvizu qe e shpetoi nga 21 janari
    biles duke u implikuar ne kete masaker.Kokzbathuri i fundit ishte filip rikeri qe o tall hapur fare me barcaleten e nacjonslizmit.
    Pra ne krah te berishes nuk eshte vetem nje qeros por nje tufe.
    Sidoqofte ngjarja me makabre e diteve te fundit ishte “trazimi” qe i beri berishes ngjarjve te 97′ qe meritonte nje artikull nga zoti mero.
    Eshte diabolike kur quan rebelim komunist 97 ne nje kohe qe dy gjeneralet kryesore Imami dhe Ceka jane ne llogoren e berishes biles ate te asfalise greke sic e quajti berisha atehere eshte minister mbrojtje !!!.

    Përgjigjjuni

    • John  --  1 Mars, 2013 në 3:30 pm

      keni harruar qerosin me te rrezikshem frank wisner jr qe eshte aktualisht bossi i shqiptareve.ky ben pastrimin dhe dizinfektimin e gjakut te bulevardit te vjedheve te votave,te gerdecit.Zoti gery kokalari disa here e ka akuzuar kete antishqiptar duke i cuar letra dhe kongresit amerikan dhe hillari klintonit.Keto njerez jo vetem qe shkaterruan shqiperine duke lene berish kriminelin ne krye te shqiptareve por keto po shkaterrojne dhe vete ameriken qe per para te pista po armiqsojne popujt me demokracine amerikane sic beri ne egjypt dhe libi.

      Përgjigjjuni

  27. eugeni  --  1 Mars, 2013 në 1:08 pm

    Po afrohen zgjedhjet e 23 qershorit dhe parada e maskaradeve politikan eshte ne kulmin e saj .. Dhe nje here mbreme ne darke pame nje show te lodhshme per opinionin publik qe priste te degjonte gjithshka te re per programin e P.S. Zoti Rama me nje gjendje te mire fizike por jo psikologjike mundohej ti shmangeshe pyetjeve te bera nga zedhensi i partise demokratike .. BLENDI FEVZIU.Intervista u hap aq shume ne fusha te tjera jo politike sa ne fund nuk mund te dalloje a ishte valle nje emision opinion politik apo nje emision mbasditeje me theshetheme te ndryshme , ku mungonte vetem gatimi spesial nga chef-i .. U mundua zoti Rama te bente nje thirrje politike per kualicion me partite e tjera ,,por prape diku mesazhi tij nuk shkonte tek te adresuarit , dhe cuditerisht te vetmet sms ku arrinin ne destinationin e duhur ishin ato te blendid , dhe keshtu mes pyetjeve me spec te fevziut RAMA mundohej te jepte pergjigje te shkurtra dhe domethenese vetem per veten e tij ..dhe njehere u beme desmimtare te nje interviste jo progresive , por nje interviste ku te dy palet ishin te mbushura me fovi se mos tejkalonin kulmin e mllefit dhe te uurejtjes per njeri- tjetrin ..Ne fund do doja te thoja ,
    Me 23 qershor votojme NE dhe ka ardhur koha qe ti japim nje mesim te mire atyre qe duan te marin ne doren e tyre fatin e te ardhmes se SHqiperise kushdo qofshin ata dhe te djathte apo te majte ..
    LE TE JETE VOTA JONE ME NDERGJEGJSHMERI UNIKE E CILA DO TI JAPE NJE GODITJE TE FORTE NDERGJEGJIES POLITIKE DHE MORALE TE ATYRE QE DUAN TE NA QEVERISIN ,, QOFSHIN TE MAJTE APO TE DJATHTE APO DIKU PRANE TYRE …
    ME RRESPEKT EUGENI!

    Përgjigjjuni

    • NjeQytetarOptimist  --  1 Mars, 2013 në 7:45 pm

      Ku eshte thelbi i debatit tend ??? Voto por mos voto ?? Ne qoftese se votojm ti ndergjegjesojm ata qe ne votojme ??? Si ?? C’fare goditjete do tu japesh kur ti i voton ne rradhe te pare ?? Arsyetim pa llogjike…

      Përgjigjjuni

    • progresisti  --  5 Mars, 2013 në 6:38 pm

      te mos dallosh nje provokator cinik dhe te paedukate qe pati fatin te marre ne interviste liderin e opozites icili jovetem qe nuk tregoi asnje moment lodhje psikologjike por me qetesi dhe durim te madh arriti t a kaloje me sukses dhe ta sfidoje provokatorin eshte me e pakta miopi nga ana juajper te mos thene se keni nje gjykim siperfaqsor dhe produkt i ketij realiteti.
      Perparimtareve u kane zene rugen budallenjte qe i perdor Sali Berisha direkt apo nepermjet ketyre gazetaruceve, qe per te te erresuar gjykimin ty marrin miliona ne kembim.

      Përgjigjjuni

  28. piro  --  1 Mars, 2013 në 1:48 pm

    Keq me vjen Eugen por me menyren se si i shikon gjerat pas 23 qershorit do te jesh te pjesa e minorances.

    Përgjigjjuni

  29. Parrucjani  --  1 Mars, 2013 në 2:17 pm

    E turpshme gazetari me i perdorur i gazetarise poste komuniste baze ,te thote se kur hyka ai ne lokal dilkan jashte , ministra , funksionare te PD , trim i madhe ky provincial , apo ka forcen e argumentit si gazetare , mbasi i eshte lepire ketyre te PD per 15 vite , dhe ato e shperfillen si nji leter higjenike , tesh eshte duke ju lepire po ne menyre te neveritshme Rames , packa se kur i lepihej PD nuk ka lane gja pa thene per Ramen , ne botimin e proces verbaleve te nji gjygji qe rama pretendonte per nje incis familjare , apo botimin e disa fotove nudo ne nji palazhe publike te rames dhe shume shume maskaralleqe te tjera , e sot i lepihen njeri tjetrit , turpe ky eshte njeriu i ri i komunizmit , i pakarakater , hipokrite , ateiste , hajne.

    Përgjigjjuni

  30. dario  --  1 Mars, 2013 në 2:45 pm

    Nuk njoh gazetar te kohes se komunizmit te kete qene me i zellshem se sa Blendi Fevziu sot ne demokraci, ai ka humbur çdo etike profesionale dhe gazetareske,ku edhe zellensja e PD qe ja shkruajne dhe ja japin ta lexojne tekstin,Nga ketu duhet nisur hetimet per tv klanin se ku e ka gjithe ate interes ne sherbim te pushtetit.Si i beri te gjitha ato investime per tete vjet kur ka ardhur partia demokratike nuk ka patur rroga tu paguaje punonjesve,dhe tani vetem studiot qe ai ka bere kushtojne miljona,a ka kontroll shteti ne keto biznese, kur shteti yne kontrollon nje kioske qe del per te fituar buken e gojes,pse opozita nuk e kerkon nje gje te tille ku u moren te gjithe ata para,ka biznese te tjera pronari i ketij televizori,kam mendimin se e gjithe zanafilla e kupoles se PD e ka krijesen tek ky stan e modernizuar.

    Përgjigjjuni

  31. tafuti  --  1 Mars, 2013 në 2:53 pm

    nese e keni kaq inate Saliun mos e votoni,skeni pse shani ne internet e beni si trima sepse dukeni vertete viktima shpirtvegjel frikacake.
    edi rama kurre nuk ka pasur ide as vizion dhe asnje pyetjeje nuk i eshte pergjigjur,eshte turp qe ai te vije ne pushtet.
    i mire apo i keq sala prape do te fitoje.

    Përgjigjjuni

    • Horri i Bulevardit  --  1 Mars, 2013 në 3:02 pm

      Me kete emer te therret Berisha?, besoj se vjen ne qejf kur te therret.

      Përgjigjjuni

  32. media e lire  --  1 Mars, 2013 në 3:09 pm

    saliu s’ka bythe, as tru, as nder, te dale ne debat te hapur me Edi Ramen.

    Përgjigjjuni

  33. arjanita  --  1 Mars, 2013 në 3:57 pm

    Pergjigje “parrucjanit”
    Ta vuna pseudonimin ne thojza se ti nuk je parrucjan
    s’ke vlera prej atyne qe shkrun per me majtte ate emen.
    O karabush!Po t’i ishte lpi Meroja pushteteve sot kishin
    me e pase zili edhe pushtat qe sundojne vendin.Meroja
    doli ne rruge per ideal.Mbeti ne rruge prej idealeve.Uroj
    me shpirt mos t’dale huq ai dhe ne te tjeret,uroj t’i hapen
    syte ketij popullii i t’i diftoje vendin horrave e kopukeve
    qe sot mban mbi shpine

    Përgjigjjuni

    • SAHIT SALI DOLLAPI  --  1 Mars, 2013 në 5:12 pm

      e NDERURA ARANITA
      KE NDONJE DYSHIM QE KY PARRUCJANI NUK ESHTE KELMENDASI ?
      LEXO ARTIKULLIN E DJESHEM QE NJE KOMENTUES I KA NXIRE SURRATIN..
      ME KETE RASTI FALENDEROJ DHE NJE HERE KOLE TIVARIN DHE PER “BEJTEN” E SOTME.

      Ku parrucjani duket qe eshte kelmendasi i famshem per idiotizmin e tij kozmik
      Nuk besoj se ka pergjigje me te mire se vargjet e nje komentuesi te talentuar si Kole Tivari.Falenderojme kete poet atdhetar qe ju ka bere nje nje radioskopi parrucjaneve,kelmedasave talebaneve dhe menkareve te sali bishes.

      Hymni i Kol Tivarit per te larguar bastardin berishe nje dite e me pare

      Cohuni o njerez,u dynden barbaret
      U dynd mesjeta,vampiret,shpellaret
      Njerez cyryke te litarit e hurit
      Fosile shpellash,nga epoke e gurit

      Majmune,monstra,gjitare zvarranike
      Pa ndere,pa cipe,pa tru e logjike
      Me lodra,daulle,klithma folklorike
      Urra mbas Zombit,lart ne karrike

      E pate kermillin me rrobe te zeze
      Per pese minuta lexoi ne tryeze
      Verdikt lirie,per dy te pa nderet
      Shkruar nga monstra dy vjet ma heret

      Per klithmat e buces ju kish marr malli
      A s’cirrej si buce histerike Topalli?
      E pash nje dite e qesha me zor
      Diku n’autostrade si ne semafor
      Mes eres se ftohte e mes picirit
      Kish dal Zhelefina e Zallit te Kirit
      Sikur nuk ngopet atje n’parlament
      E kishte shtri doren e lypte klient
      Ndoshta prej qefit,apo prej mallit
      Kerkonte qejf,per dy ore mbas gardhit

      Përgjigjjuni

  34. baca i gjetajve  --  1 Mars, 2013 në 5:01 pm

    per para per paaraaa

    Përgjigjjuni

  35. sadiku  --  1 Mars, 2013 në 5:03 pm

    O Blendi ,ke 15 vjet qe drejton kete emision dhe ke mbete IDIOT dhe zhurmaxhi i emisionit. Ke shoke si MESILA PALMEN, Enri qilin. Artan Hxhen
    e te tjere.
    TI O BEN QENKE NJI KOQE GOMARI,NJI FSHATAR PREJ LUFI TE PUKES QE NUK MERRKE VESH NGA JETA. SA SHKOLLE KE ?

    Përgjigjjuni

  36. ToniTR  --  1 Mars, 2013 në 5:03 pm

    E c’mund te prisje tjeter nga ministri i propagandes se regjimit…Blendit ka kohe qe nuk i ngrihen qimet e kokes perpjete, tani kete ndjesi e provon vetem kur e pergezon Doktori per sherbimet e kryera!

    Përgjigjjuni

  37. Mali  --  1 Mars, 2013 në 5:24 pm

    Edi ishte aq konfuz mbreme, i paorjentuar dhe fliste si ne “jerm”. Ato pak pika qe debatoi ishin komplet “out” asaj qe kerkon zhvillimi i nje vendi. Ai do hiqte sigurimet shendetsore, kur ne rruge nuk te lejohet te dalesh pa sigurim te makines. Por me sa duket, popullit keshtu i intereson dhe i merr te mireqena te gjitha genjeshtrat e fushates se tij.. Ai foli me pasion, njelloj si Grillo, (qe tani qe eshte ne parlament e duhet te jete edhe ne qeveri – fshihet, se nuk di se c’te beje me votat qe i dhane), por nuk tha asgje konkrete, se si do ti arrinte te gjitha ato qe tha. Ne debat televiziv me Saliun kam shume deshire ta shoh, se si Saliu do ta beje kaps ne cdo paragraf. Hajde Rame, kryeminister..lum si ne!

    Përgjigjjuni

    • Aleks  --  1 Mars, 2013 në 6:15 pm

      per komentuesin Mali
      Nuk mund te krahesohet nje qytetar dhjete brezash si edi rama me nje berishe qe vjen nga nje familje analfabete mesjetare.
      Por ketu ka nje problem thelbesor:
      Diten qe kryqelbesira berisha nxorri te pafajshem gardistet kriminele ne 8 shkurt opozita ne bllok duhet te kishte dale nga parlamenti dhe te kerkonte doreheqjen qe te nesermen te qeverise.Jam nga ato shqiptare qe u futen ne ambasada ne 90′ por jemi zhgenjyer totalisht nga shumica e shqiptareve qe iu eshte shplare truri.Pak shpresoj qe do te cohet ai popull per te rrezuar kriminelin berishe para votimeve.Kjo sepse ka nje opozite tradhetare dhe ambasadore hipokrite deri ne neveri.

      Përgjigjjuni

  38. mali  --  1 Mars, 2013 në 5:48 pm

    Beni mor koqe i thare,
    A te ka shkuar ndonjehere mendja te pyesesh ku i kane gjetur parate qe kane ndertuar vilat 3 dhe 4 kateshe gjithe shpellaret e veriut ( nuk perjashtohen edhe disa horra nga gjithe Shqiperia)qe kane zaptuar tokat e tiransve dhe durrsakeve ??!!
    Po te jete se qenka kaq e veshtire sa thua ti te ndertohet nje shtepi 4 kateshe atehere -jepi pergjigje pyetjes.

    Puna me e mire qe mund te besh eshte te shkosh ti futesh nje llape bythes se salit tend dhe fli rehat.

    Përgjigjjuni

    • @malin  --  1 Mars, 2013 në 9:37 pm

      Sa per vila e pallate, ka me shume ne partine e Edit dhe vete Edi ka vila e pallate, more qyqar!.Shpellaret e veriut, si Doshi, Kola, e Frroku i ke ne partine e Edit, deputete te Edit, more i shkrete! Kujton se Edi do mendoje per ty kur te jete kryeminister?!. Sa shume i hani qoftet more te shkundur nga trute!

      Përgjigjjuni

  39. arjanita  --  1 Mars, 2013 në 6:30 pm

    Mali kur te doli gjumi ku ishe?
    Nuk jam socialist te siguroj se edhe zogun e mices e
    kam te zi.Po robi me kame ne toke e me mend ne kry
    e di qe burri i Sllobodankes nuk ban as muhabet e jo ma
    debat.Ai din vetem me bertite e me shpif mbasi per
    debat i ka te gjitha argumentet kunder.Mali!Po nuk e
    dite ta them une Sala eshte specie shoqerisht e rrezik
    shme.Sa me vone ta kuptoni kete aq me keq per ju

    Përgjigjjuni

  40. selman gjikolli  --  1 Mars, 2013 në 7:23 pm

    Ti MAjlinda mos u be xheloze per Laura Vorpsin

    Përgjigjjuni

  41. selman gjikolli  --  1 Mars, 2013 në 7:25 pm

    Fevziu eshte nga gazetaret me te mire ti Mero mos u xhelozo.

    Përgjigjjuni

  42. selman gjikolli  --  1 Mars, 2013 në 7:28 pm

    ha ha ha Mero je xheloz per Fevzon.

    Përgjigjjuni

  43. Nderim per ARBEN DUKEN  --  1 Mars, 2013 në 7:28 pm

    Tani mushkën bëjnë me barrë,
    E s’u luan hiç sheqeri,
    Del Fevziu e bën libër,
    “Paska qenë homo Enveri” (!)
    Enverist unë kurrë s’kam qenë,
    As kur qe Enveri gjallë,
    Po aspak nuk është e thënë,
    Të besoj tani çdo prrallë!
    Unë jam fare i paanshëm,
    rob i fjalës dhe i nderit,
    O Fevzi, s’bëhesh shkrimtar
    Se i hedh qymyr Enverit!
    Ti shumë homo ke në mend,
    Se rrethuar je me djem,
    Dhe ta thuash për çdokënd,
    Nuk e paske hiç problem!
    Ti nuk turpëron Enverin,
    Se i ngjite ligësinë,
    Por ti Librit i nxin nderin,
    Poshtëron gjithë historinë!
    Po të pyes me lezet,
    Përgjigju me fjalë të nderit,
    Mendon ti, kish’lindur burrë
    t’i ngrihej para Enverit?!
    S’e duroj unë dot pisllëkun,
    dhe pisllëk është gjithë ky rast,
    Por s’më shkon në mend të them,
    “O Fevzi je pederast!”
    Kurse ti del reciton,
    edhe hiç s’të dridhet syri,
    se e di që s’të pickon,
    as Sokoli, as Iliri!
    Asnjëherë o Fevzi djali,
    S’të kam dashur e s’të dua,
    Po s’rrëzohet Enver mali,
    Nga ato pordhët e tua!
    Rri aty tek “Opinioni”
    rri aty ku pate fatin,
    se Enveri, o Fevzi,
    sa ç’je ti, kishte Hallatin!

    Përgjigjjuni

  44. ELTONI USA  --  1 Mars, 2013 në 7:36 pm

    O Mero si i tha Fevziu rames qe nuk i di dashurite mes meshkujsh rama i ka provuar te gjitha i kujton te gjithe si vetja.Rama ne vend qe te mirej me programin u mor me SALI BERISHEN DHE LAURA VORBSIN.Ty merote ka premtuar ndonje kanal televiziv rama kur te vije ne pushtet .MOS ETHENTE ZOTI.BESOJ TE ME BOTOHET KOMENTI .

    Përgjigjjuni

  45. gjon  --  1 Mars, 2013 në 8:10 pm

    O FEVZO KE QENE NJE KARIKATURE E VERTETE PARA EDI RAMES.DOJE TE BUZEQESHESHE POR NE FAKT ZGERDHIHESHE AQ KEC SA TE PUSHTONTE NJE DESHPERIM I MADHE QE SPO JA DILJE DOT POR BEJE CIU CIU……….DO TE SHOHIM PAS 23 QERSHORIT BURRERINE TENDE.

    Përgjigjjuni

  46. I.Troplini  --  1 Mars, 2013 në 8:23 pm

    Na ishte njehere nje gazetar i pavarur.!!! “Te magjeps” ky realiteti bardh e zi i Mero Bazes.Sa me teper i afrohemi qershorit, aq me teper i afrohet ai Laura Vorpsit, per nga menyra e “bindjes” se cila pale do fitoje apo ka fituar pa e filluar garen fare.
    Te japesh si politikan nje pamje me shpredhenese se ajo e Sali Berishes ne moment, nuk te nevojitet shume. Figura e ketij kryeministri dhe e “qeverise” se tij eshte aq e rrenuar saqe si opozitar nuk mund te besh asgje gabim per tu perfaqesuar si shpresedhenes. Te njejten gje ka bere edhe Saliu kur ishte ne opozite, me ato duart e pastra qe na dolen me te zeza se te atyre qe mbajne kovat e ziftit te nxehte.
    Nuk dua te shpreh dyshime per asgje dhe askend, mirepo shqiptaret jane djegur shume here nga qumeshti i nxehte saqe iu duhet nganjihere ti fryjne edhe kosit para se ta pertypin. Opozita e sotme nuk ka bere asgje per te besuar vertete se kur te vije ne pushtet, do dije te punoje per popullin dhe jo per xhepat e Namik Dokleve apo komunistave te tjere ne radhet e tyre.

    Përgjigjjuni

  47. dash  --  1 Mars, 2013 në 8:58 pm

    Troplin ke pjeserisht te drejte.
    Baze nga dy te keqija ka zgjedhur te keqen me te vogel.Ajo qe ju jap te drejte 100% eshte se kompania e rucit,dokles,finos etj jane bere po aq te urryer sa berisha sepse e kane falur mbi tre here ate perbindesh.
    Shoh shume komentues qe kundershtojne meron ne ledhatimin qe i ben rames.Ka dhe te tjere qe i rekomandojne te kerkohet doreheqja e berishes para votimeve sepse eshte tradhetar dhe vrases.
    Sidoqofte ne nje vend jo sovran gjysem te pushtuar nga ambasadoret eshte veshtire te vendosi populli.
    Mendoj qe baze ne kete artikull ka nxjerre zbuluar nje felliqsire si
    Uriah Heep po aq i zi sa i zoti tij qe i lepin menderen dhe kalon ne orgazem.

    Uriah Heep is a fictional character created by Charles Dickens in his novel David Copperfield.
    The character is notable for his cloying humility, obsequiousness, and insincerity, making frequent references to his own “‘humbleness”. His name has become synonymous with being a yes man.Is just monster.

    Përgjigjjuni

  48. ALBAN DEGA  --  1 Mars, 2013 në 9:09 pm

    NJE INTERVISTE BRILLANTE E
    E LIDERIT TE OPOZITES
    Edi Rama rrenon Sali Berishen e Klanit dhe mjeranin Blendi Llastiken dhe krejt politiken e tij te rrenuar.
    Cdo shqiptar pati rastin te shohin nivelin e vertete te analstit… kronikanit te oborrit qeveritar.
    Mjerim i vertete perballe nje lideri qe nuk ofendoi as shau si bosi i Fevziut.
    Fakte, shembuj te gjalle, analiza dermuese, ironi therese, hajgare per nje regjimi hajgare e tragjedi e Shqiperise.

    Përgjigjjuni

  49. lexuesi  --  1 Mars, 2013 në 10:03 pm

    Fevzo eshte bere per te ardhur keq

    Përgjigjjuni

  50. vitico  --  1 Mars, 2013 në 10:06 pm

    Ti Ben qenke nje idiot sa nuk e ke shokun,sepse ti shkojsh akoma prapa bythe Sales e lakejve te tij si Fevziu, bashke me ty e ndonje IDIOT si ty, do te thote qe te jeshe rritur neper shpella.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>