Gulit: Futbolli gjerman shkëlqen nga talenti vendas, Anglia do hyjë në krizë | Gazeta Tema
 

Gulit: Futbolli gjerman shkëlqen nga talenti vendas, Anglia do hyjë në krizë

Postuar në: Sport |

mertesakerRud Gulit mendon se po afron një periudhë krizë për futbollin anglez, i cili sipas tij, është i vetmi që nuk po vepron si të tjerët, duke u bazuar më shumë te talenti i lojtarëve vendas. Ish-futbollisti holandez e ka shpjeguar këtë mendim të tijin duke bërë krahasime, sidomos me Gjermaninë ku talenti vendas ka ndihmuar rritjen e jashtëzakonshme të klubeve edhe në arenën ndërkombëtare.

“Liga e Kampioneve po tregon vlerat e kontinentit dhe vendet e tjera nuk po rrinë vendnumëro. Gjermania po paraqitet mirë, shumë mirë. Spanja po paraqitet mirë, shumë mirë. Skuadrat franceze po rishfaqen dhe klubet italiane po synojnë rikthimin në elite. Ndaj Anglia duhet ta përballojë me shumë seriozitet situatën”, shpjegoi ai për “Daily Mail”.

“Barcelona dhe Real Madrid po luajnë futboll të shkëlqyer por mua më pëlqen si po luan Bajern Mynih në këto momente. Klubet gjermane u detyruan të përdornin talentet vendas. Por nëse sheh formacionin titullar të Arsenalit, Mançester Sitit apo Çelsit, sa anglezë ka aty? Nëse sheh formacionet gjermane, ka shumë lojtarë vendas, ashtu si edhe në Spanjë”.

“Kjo tregon se në Gjermani gjërat po bëhen siç duhet dhe sigurisht që fillimisht u detyruan për shkak të problemeve financiare. Atyre iu desh të ndryshonin dhe i paraprinë rregullave që do të vihen në zbatim për të gjitha klubet evropiane. Ndaj Anglia duhet të përshtatet sa më shpejt pasi edhe këtu klubet kanë filluar të shfaqin vështirësi financiare”.

“Pastaj është problemi i cilësisë të lojtarëve të huaj. Kur unë erdha në Angli, këtu kishte shumë pak të huaj si Kantona e Bergkamp, kryesisht lojtar të kësaj cilësie. Por tani ka shumë lojtarë të huaj që fitojnë shumë para dhe nuk janë aq të mirë. E megjithatë, nuk duhet të fajësoni futbollistët e huaj, pasi futbollistët cilësorë anglezë, duke qenë të pakët në numër, kanë rritur çmimin e tyre”, ishte komenti që Gulit bëri për situatën e futbollit në Angli dhe krizën që ai pret të mbërthejë klubet e këtij vendi.

2 Pergjigje per Gulit: Futbolli gjerman shkëlqen nga talenti vendas, Anglia do hyjë në krizë

  1. maks kola  --  4 Mars, 2013 në 6:38 pm

    jam shume dakort me Gullit. Gjermania ka fituar edhe lojtare teknike si kurre ndonjehere me pare, sepse bazohej tek arma fiziko-taktike.
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html

    Përgjigjjuni

  2. Horri i Bulevardit  --  4 Mars, 2013 në 6:47 pm

    Gjermanet e dine se mos aktivizimi i lojtareve vendas qe kane talent, per shkak te blerjeve, do te reflektohet ne kombetare dhe per kete ata gjithmone i japin talenteve te tyre, shancin te luajne, gje qe i jep nje futboll nacional te niveleve te larta dhe per kete jane gjithmone favorite ne shume kompeticione.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>