Duke u matur me Enverin dhe Hasan Zyko Kamberin | Gazeta Tema
 

Duke u matur me Enverin dhe Hasan Zyko Kamberin

Postuar në: Editorial |

 

kulla uahsington

Nga Pëllumb Kulla

Fantazia është dhunti e çmuar. Ajo e transporton të zotin përmbi gardhe dhe kufij. Ajo e bën atë hero, e bën shenjtor, e bën Papë, strateg , kampion bote, multimiliarder…  Fare kollaj, ajo, nga askush e bën mbret e perandor! E shtyn të endet nëpër paralelet dhe meridianet e saj, e bën pak qesharak, por punë e madhe!

Hop! Me fantazinë time, le të ulem edhe unë një herë mbi fronin e një vendi!

Sa mirë të jesh i pari i vendit dhe të jesh në moshë të re, sikurse qe Hoxha menjëherë pas luftës! Moshë, që të të lerë shtrirje në kohë dhe sidomos të të  ofrojë energjinë.

Në ndryshim nga Enver Hoxha, në ditët e sotme unë nuk do të kem fillimisht as mbështetje nga jashtë dhe as kamxhikun, zjarrin dhe hekurin që të tiranizoj, të  rrëmbej, të vras, të shtetëzoj, të shpërblej me shtëpi dhe vila pasanikësh, fshatarët që do të më brohorasin sa herë t’u shfaqem përpara. Me këto përparësi, Tirani e arriti kollaj hijen e rëndë e të  gjithëpushtetshme. Unë nuk gjej dot të tilla hapësira tani. Europa dhe Amerika  nuk janë Jugosllavia dhe Rusia staliniane.

Megjithatë, jam në fushën e fantazisë dhe kam rrugë të reja për suksesin në ambiciet e mia. Edhe unë, si ai, mund të ngjall frikë, mund të qërroj kundërshtarë, mund të mbush vendin me burgje pa ua vënë emrin të tillë, mund të ndjell turma këpucëlëpirësish përpara çizmeve të mia.

Për të tëra këto ekziston një mjet i magjishëm, një element fuqiplotë, që e kanë zbuluar të tjerë: është paraja! E veçon dhe e vlerëson paranë edhe një bektashi i mprehtë me emrin Hasan Zyko Kamberi, tek ca bejte kundër makutërisë së kadinjve, siç i quanin dikur gjyqtarët: “Kadiut t’i rrëfesh paranë/ ters e vërtit sherihanë!” Paraja! E thënë ndryshe dollari, euroja, stërlina e me plot emra të tjerë anembanë rruzullit.

Ambicia ime përmbushet sapo unë ta mbledh dhe ta shumoj paranë marramendërisht. Se si bëhet kjo, në Shqipëri e di përmendsh edhe një çunak çfarëdo: me pranim ryshfetesh në shuma të mëdha, në këmbim të ndereve të mëdha; e bëj me lejime shumëvjeçare të mosdoganimit të mijëra e mijëra mauneve e autocisternave që sjellin mallra: me trafiqe të ndryshme drogash, karburantësh dhe armësh; me privatizime klienteliste; dhënie të favorshme terrenesh, minierash, hidroçentralesh e pikash turistike, nga ato që vetëm pak vjet më parë ishin pasuri të përbashkëta… Mjaftojnë këto për të krijuar  idenë e grumbullimit të kapitalit përrallor që më bën Zot. Paranë e pamatë e përkthej në pushtet të pamatë!

Dhe atëherë ai, Tirani që përmenda, më merr të keqen. I rruat diktatura atij, por nga fuqia nuk mund të barabitet kurrë me mua. Unë bëhem pushtetar i një republike parlamentare, me një kushtetutë që tingëllon më demokratike edhe se ato të vendeve më të përparuara të globit. E bëj kushtetutën në katër kopje dhe e ve nën secilën këmbë të fronit.

Edhe unë mund t’i qërroj kundërshtarët e mi pa gjykata ushtarake edhe pa i burgosur fare. Heq dënimin me vdekje dhe e përdor vdekjen sa herë të dua. Krijoj një varfëri të tillë sa me 2000 euro e varros nën pesë kuintalë dheu cilindo që ma sjell në majë të hundës. Këtë e bëj fare lehtë, veç duke ia dhënë eurot një killeri hallexhi, të cilin më shumë se ai, jam unë i interesuar që të mos e kap. Përdorimi I armëve të turpëron. I parasë të nxjerr faqebardhë.

Mund të paguaj viktimat e mia, dhe familjarët e tyre. Le ta zemë se duhet paguar për një vrasje për të cilën nuk kam nga të përdridhem, ta zemë për plandosjen e ndonjë kalimtari, nën rrotat e veturës time, kur siç jam i dehur, marr timonin vetë. Paguaj mbylljen e gojëve edhe në rastin kur ndonjë badigardi im, i dehur ai këtë radhë,  mitralon nja dhjetë pesëmbëdhjetë qytetarë që festojnë përvjetorin e përmbysjes së diktaturës.

Këto janë vogëlsira e nuk duan kapitale, por ama, me një varfëri të përhapur mirë e mirë, mbi tërë territorin e vendit, shuaj e bëj gropë çdo vatër të idealizmit. Me miliardat e mia blej me qindra mijëra votues që ta hedhin votën e tyre të lirë për mua. Të lirë, natyrisht të lirë, se jemi shtet demokratik, dreqi ta marrë!  Me një dorë parash, qoftë edhe sa për të shtyrë muajin, ata votojnë bash si t’u thuash dhe as e vrasin mendjen se ç’u premtoj unë dhe as u venë veshin përrallave të kundërshtarëve të mi. Me eurot e mia në shifra përrallore, unë blej komisionerët: të mijtë dhe të kundërshtarëve! Blej gazetarë, vendas dhe të huaj. Blej të deleguar, vëzhgues, ambasadorë, ekspertë, hetues japonezë dhe amerikanë, që i ftoj si të paanshëm. Unë blej, mbretër, senatorë, kongresmenë, lordë… Si mund t’u rezistojë dhjetë miliona eurove një i dërguar i Europës, me kushtin e vetëm që I ve unë, që të kthehet andej nga erdhi, dhe të avokatojë në emrin tim! Dhjetë milionët ai nuk i ka parë kurrë me sy kaqë lehtë, teksa për mua ato janë hiçogjë, se kam mijëra miliarda, që për t’i shtënë në dorë nuk më kanë djersitur një bulëzë. Atyre që e kanë dërguar duke më vënë në dyshim parametrat e mi demokratikë, ai do t’u thotë se dyshimet janë pabaza. E për europianin misionar, demokracia e një populli, mësuar pa demokraci, nuk do të lerë pa gjumë as një eurodeputet. Sot paraja e shumtë kthehet në pushtet të shumtë.

Hasan Zykoja shtrihej gjer te kadiu – kadinjtë e mi nuk po i ze me gojë, ëh! – dhe nuk kish faj kolonjari thumbues, dyqind e ca vite më parë, se atëhere nuk kish as Këshill Europe, as OSBE, as Bundestag, as eurodeputetë, as kongresmenë dhe as Podesta!…

Unë u bëj një truurrrullullu, siç u bëhet gjelave të detit në vigjilje të vitit të ri, tërë atyre që kundërshtonin fuqinë time në fillimet e saj, por që ata nuk ia vinin re rritjen. Nuk e kam për gjë t’u drejtohem tërë ministrave e deputetëve që mund të më kenë kthyer krahët, sa kohë nuk isha ky që jam dhe me një truurrrullullu do t’i shoh ata të turren drejt meje, porsi gjelat e detit me pendët e lafshat e skuqura përpjetë, por me sqepat hapur, për kokrrat e misrit që do t’u lëshojnë duart e mia. Truurrrullullunë time e dëgjojnë edhe u përgjigjen edhe gjelat me lafshë të ndritshme historike, sado të kenë kapërcyer oqeane. Dhe sulen e vijnë.

Me paratë e mia të pashterrëshme dhe që nuk më dhembin hiç, unë blej shefa të Opozitës, jo më pastaj dhjetra deputetë që nuk kanë faqeskuqje. Më duhen dhjetë deputetë të saj, blej dhjetë, më duhen njëzet, i ble edhe njëzet! Më nevojiten të arrij në parlamentin tim demokratik një numër votash, për një kapërcim cilësor historik, fjala vjen, për hyrje në një organizëm madhor? Me para e arrij! Është tjetër gjë pastaj, kur nuk dua vetë ta arrij. Se mund të më interesojë më shumë të hiqem sikur dua të hyj në atë organizëm, kur në të vërtetë bash në atë organizëm do të gjeja fundin tim!

Paraja përkthehet në sundim. Dhe ky është më i padukshmi nga sundimet, pa ngritur tela me gjëmba anëembanë kufirit, pa nxjerrë tanke, pa apele të internuarish nëpër kampe dhe fshatra të Tepelenës dhe Myzeqesë. Është më i pazhurmshmi nga sundimet: nga xhepi në xhep, nga çanta në çantë e nga banka në bankë, paraja lëviz pa as më të voglën frushullimë.

Ja, kështu! E kisha me Zyko Kamberin, që e shtriu paranë deri te blerja e kadinjve. Ehe, kohëra të tjera, sot!

E kam edhe me atë tjetrin, pjellën e Stalinit, që me një të lëshuar frerëve të fantazisë, i them: i pifsh lëngun diktaturës tënde, o Enver! /Dita/

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

42 Pergjigje per Duke u matur me Enverin dhe Hasan Zyko Kamberin

  1. Dr John  --  10 Mars, 2013 në 9:36 pm

    Je i madh Pellumb Kulla

    Përgjigjjuni

    • Niku  --  11 Mars, 2013 në 12:27 am

      Jo aq i madh, se edhe Pellumbi ben politike. Ai ka te drejte per Hasan Zyko Kamberin, por kur shkruan …shperblej me vila pasanikesh, fshataret qe me brohorasin… ja ka futur si kau peles se nuk ka qene e vertete.

      Përgjigjjuni

    • N.VJOSA  --  11 Mars, 2013 në 6:19 am

      Nje shkrimi shkelqyer!
      Shqiperia ka nje pasuri te madhe, njerzit e saj te ditur!
      Dhe ata jane dhe kane qene gjithnje mendjet e ndritura te Kombit!
      Pa dyshim, zoti Kulla ju jeni nje nga ata!
      Duke perdorur armen e Fantazise ju zbuloni mjeshterisht Realitetin!
      Nje perde e holle e ndan fantazine tuaj nga Realiteti!
      Ju e krahasoni Berishoviçin tone Primitiv me Enver Heroin dhe Enver Kriminelin!
      Por ka nje ndryshim te madh midis tyre:
      ENVERI NDERTOI PA PUSHIM, SHPESH HERE DUKE U SHTERNGUAR FORT RRIPIN SHQIPTAREVE,….
      BERISHOVIÇI VETEM VODHI DHE SHITI !….
      Vodhi mizorisht!
      Dhe shiti mizorisht!
      Qe diten e pare qe erdhi ne Pushtet, beri thirrje Trustit te Geshtenjave, vidhni, vidhni dhe vetem vidhni, pa skrupull, ku te mundni dhe si te mundni!….
      Fitoni me çdo mjet pushtetin e k o n o m i k !….
      Dhe kusare te pa epur,
      pa brek ne bythe,
      sa te hapesh dhe te mbyllesh syte,
      brenda nates,
      u erren Qen te Zgjebosur,
      Dhe u gdhine Milionere! Thaçet , Bodet, Zamiret Faroballinjt,…..mbine si kerpudhat pas shiut….
      Dhe vet Kryebarbari u be Multimilionere!….(nderkohe qe milionereve te botes se kapitalit u jane dashur breza te tere te vene pasuri!!!….)
      Dhe fantazia me Parane e Hasan Zykos se famshem u be nje REALITET KRIMINAL !….
      egersia e Baces se Krimit tashme buron nga pushteti i Parase se xha Hasanit, por edhe nga blerja e peshkaqeneve te uritur te Botes!
      Dhe hajde çmontoje tani sistemin e kadinjve qe i sherbejne Pushtetit te Barbarit Primitiv dhe Paranojak….
      ZOTI PELLUMB KULLA, DIJA SE JE NJE GJENERAL I HUMORIT….
      POR QENKE DHE NJE GJENERAL I MADH I PUBLICISTIKES!

      Përgjigjjuni

    • sorge  --  11 Mars, 2013 në 1:36 pm

      Pse shkon aq larg e merresh me ENVER HOXHEN,o Pellumb MAVRIA?? Kemi 23 vjet,qe po na i nxin jeten Sali SERBI dhe ti na DERDELLIT per ENVERIN!!!
      Enver Hoxha ka bere per SHQIPERINE aq sa nuk kane berew te gjithe shqiptaret nder shekuj!!!
      Ndersa Sali Serbi,e ka cuar Shqiperine ne RRENIM TOTAL,SHQIPTARET TE PERCARE E ME URREJTJE TE PA FUND NDAJ NJERI TJETRIT,GATI SA TE SHQYEJNE NJERI TJETRIN!!!
      Merru me ARMIKUN ME TE ZI TE TE GJITHA KOHRASVA dhe lereni Enverin atje ku eshte!!!
      Ne se e akuzon Enverin per DIKTATOR,po kete BARBAR,qe i ka cuar KRIMET DHJETRA HERE ME SHUME,CFARE DO THUASH????
      Merru me kete ,qe po na con ne ZHDUKJE TOTALE,O PELLUMB E MOS U MERR ME ENVERIN!!!
      Enveri t’i ruajti MONUMENTET E KULTURES,NDERSA KY SERBI Berisha PO t’i GRABIT E SHET,qe ty dhe ne te tjereve te mos te ngelet AS NAMI E AS NISHANI!!!
      ENVERI PUNOI PER SHQIPERINE,NDERSA KY MALOKU BANDIT PO PUNON PER SERBINE E GREQINE!!!

      Përgjigjjuni

      • Kundershtari  --  11 Mars, 2013 në 9:57 pm

        ZGJOHUNI SE ERDHI DITA PER DJERSEN E VJEDHUR NGA SHPELLARI: Te ndruar komentues e lexoni te gjith artikullin qe ka shkruatur ky gazetare a po jo, qe koentoni si pas oreksit, ky artikul dhot si konkluzion qe nxjerr une (na rrofte ne si shqipetare qe punuam rreth 50 vjet me mish e me djerse dhe vjen nje dite qe me mundin dhe djersen e ketij populli te besh pasanik nje kaçak malesh qe quhet Sali Bersha kjo per ne eshte e pa faleshme), prandaj i bej thirrje te gjith popullit shqipetar te kene kujdes se ky kaçaku i maleve po ben kurthe per blerjen e votes se 23 qershorit me mdjersen tone qe na ka grabit (vjedh) per 23 vjet qe kur u prish sistemi, si plan nuk i keq qe me djresen tone ti japim denimin qe meriton ky shpellar me 23 qershore 2013. Bravo z.Pellumb Kulla per artikullin qe me dy rrjeshtat fundit ja ke dhen perkufizimin e artikullit, i ndruar qofsh gjithmon qe i zgjon shqipetaret per kurthet dhe kompllotet qe thure kaçaku i maleve Sali palla Berisha per blerjen e votes se 23 qershorit se nuk ka rrugdalje tjeter, ky eshte kurthi qe Sali Berisha mud ti shpetoj drejtesise. Me vjen keq kaçaku i maleve kurthet dhe kompllotet tuaja nuk pin me uje, prandaj largohu me te mire.

        Përgjigjjuni

  2. VERONIKA  --  10 Mars, 2013 në 9:55 pm

    Zt.Pellumb,i keni rene pak shkurt.Ose me sakte e keni filluar pak si larg enderren tuaj.
    Enderra juaj duhet te fillonte tek intelektualet,ku njeri jeni dhe ju,ata qe tezen e mbrojtes se diplomes e bene mbi veprat e shokur enver.
    Duhet te dilni tek studentet e dhjetorit,qe po ashtu mbaruan studimet dhe e kishin 10 marksizem leninizmin.
    Duhet te ndalonit me shume,te servilleku,heshtja ,bastardlleku qe ju la me koken ulur dhe ne sherbim te Komitetit qendror.
    Te ju mikroborgjezet,qytetar tiranas,ose me sakte tirane.Ju qe ne fund te fundit e mbajtet ate regjim,ju e duartrokitet,ju shitet mikun,shkrimtarin,poetin,arkitetin,pra shitet shpirtin qe nga tirania mos tu ndiqnin,kedo qe zinte lapsi i sigurimit ju nuk e pershendetnit kurre me.Ju kujtoj PETRO MARKON,me sa pak miq ngeli,sa vuajti,nuk i kam te lexuara vuajtjet e tij.Nejse,nuk eshte kjo qe dua te arrij.Ju inteligjenca e kombit,sot ju thone intelektuale,cfare beret???Po ju ngelet,ju doktora,shkritora,fleterrufevenes,ju qe kritikonit …hem Zylo Kamberin,ja pra jemi ktu sot kritikojme haahahahaha ZYLON,po pra shokun Zyloooo,djalli e mori,te gjithe evolvojne,te gjithe.Vene ndonje zezak kryetar te nje superfuqie,marrin ne parlament porno starin ,marrin nje trans seksual….ne jooooooooo,ne kemi Zylon,dhe zylyftaret,ne kemi Lenka Cukon,ne riprodhojme fotokopje,sepse ne nuk dime ti nxjerrim ne pension kokethinjurit.Kta nuk kuptojne qe vdiq koha e tyre.Kta me nxine jeten duke me dhene fletelavderimi per imerin dhe dacibao per Zylon.Shikojme enderra ..poooo si naaa i hodhiiii perseriii ky Zylojaaaa,kta kane nje jete qe i servilosen,Zylos,kta jane Mentaliteti Zylo,kta me cajne kaptinen perdite me Zylon.
    Kemi 23 vjet qe shajme Enverin,thua ti kishte 7 koka….jo mor Pellumb ,kishte shume sorra qe i sherbenin,korba qe i shkulnin mishin mikut,shokut,qe shiten shpirtin te dilnin nje foto me xhaxhin e lavdishem
    Thua sot na ka faj Saliuuuu,ka ardhur kucedraaaaa me 7 koka…jo mor Pellumb,ka shume sorra qe i perkulen,ka shume intelektuhale qe firmosin
    Po cfare leku,mor katundare,ju asqe dini ti hani ato lek,ju nuk keni kulturen e nevojshme te hani lekun.Ju jetoni ne mes te smogut dhe qeseve prej plastemasi,ju po kuroheni nga tumoret te gjithe,femijet tuaj lozin me kokainen,si peluhuri i sheqerit mbi nje torte
    JU I NENSHTROHENI CILITDO ZYLO,SEPSE ATE KULTURE KENI,ATA JENI!!
    Problemi eshte se as nuk kuptoni te levizni qe aty,jooo po edukoni dhe niperit,sepse bijte po ju thinjen,me emrin e imerit,alise,nanise,salise
    Dhe show vazhdon…Ne ndryshim nga E.Hoxha…keshtu fillon diskutimi i juaj,,,ju keni vetem ate model krahasimi…JU MA SHPIFNI,KRAHASIMET TUAJA MA SHPIFIN,THINJAT TUAJA MA SHPIFIN,JU DUHET TE DILNI NE PENSION,GJITHE BREZI I ZYLOVE DUHET TE DALE NE PENSION,DHE PER 20 VJET,DERISA GJENERATA E RE QE NUK KRAHASOHET ME XHAXHIN TA NDRYSHOJE KTE VEND,JU DUHENI FUTUR NE AZILE,DHE TU HEDHIM CELSIN POSHTE.DUHET TE MBYLLENI BRENDA ME HIJET TUAJA,DHE KIRURGUN TUAJ,QE JU E SOLLET DHE MBAJTET,DHE PARA CDO FUSHATE SHAHENI DHE MBAS PAJTOHENI…MORALI???
    PARTIA JU DON FORT!

    PIJANI LENGUN IMERIT DHE SALIUT. PIJANI JU SHOKU PELLUMB.
    KENI ATE QE MERITONI!!

    Përgjigjjuni

    • tefta  --  11 Mars, 2013 në 1:08 am

      Ki respekt per moshen profesionin e zoterise se nuk eshte ky qe shkaterroi Shqiperine ,,por jane injorantet qe u vune ne qeverisje dhe luftuan te shkolluarit ne cdo sistem se injoranti mbetet injorant(nuk i punon truni SE NUK E DUN LIBRIN E keshtu nuk di fiziken ,matematiken kimine biologjine, shkencat shoqerore dhe ekonomike- politike , historine njerezore e gjeografine dhe etnologjine dhe filozofine njerezore )sido qe te jete demokrat ,socialist ,kristian , islam , ose etj etj , prandaj shkruaj pak dhe sakt moj zonje !

      Përgjigjjuni

      • VERONIKA  --  11 Mars, 2013 në 11:13 am

        Ruajeni respektin dhe brohorisni gjithe jeten:Parti~enver jemi gati kurdoher.Te kete ai respekt per veten e tij,mos te na caj kaptinen dite per dite ne gazete,te dali ne pension,te shkruaje rinia qe eshte super e diplomuar,nuk ka skelete ne dollap,dhe ka vizion per te ardhmen,sepse ky vend u perket atyre.Pellumbi i juaj,ka gjithe jeten nga nje pushtet ne tjetrin qe ben jeten e Zyko Kamberit,dhe me ben filozofin e hartimeve kritikuese.Sistemin e krijuan kta si ky kokethinjuri,dhe sot u intereson te na ushqejne me ideologjine e tyre,qe askush mos ti levizi nga pushteti.
        DERI KUR DO VAZHDOJE KRAHASIMI ME PEDERASTIN SADIST??/
        ENDE ME DUHET TE EDUKOJ BREZAT SE SI ISHTE KOHA E KTIJ,ME DUHET TI EDUKOJ TE LEME SALIUN DHE TE ZGJEDHIM ENVERIN???NUK KA NDONJE MODEL KRAHASIMI ME TE RINOVUAR KJO BOTE??ATY KU JETON KY I “PERSEKUTUARI” I ZYKOS,NUK MUND TE NA OFROJE NDONJE TE RE???
        NUK MUND TI ULERIJ KTIJ POPULLI
        NJEREZ ,MOS BENI GABIMIN TONE,LUFTONI,DILNI SEPSE DHE STERNIPI I SKLLEVERVE OBAMA ARRITI U BE PRESIDENTI I SUPERFUQISE BOTERORE?/
        YOU CAN PEOPLE,YOU CAN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
        JO MOJ TEFTA,NE NUK MUNDIM,SEPSE NDERGJEGJESIMI DO NA FLAKE NA PUSHTETI,DO NA NXJERRI PA VLERE ASHTU SI JEMI,DO DALI TEFTA DHE DO ME THOTE::::RESPEKTOJE XHAXHIIIIINNNNN,NDEROE MOJ PIONERE E IMERIT
        LEXO TEFTA LEXO,MOS ME TREGO MUA SA DO SHKRUAJ,SEPSE JEMI NE DEMON KRACI,MUND TI SHKRUAJ CFARE TE DUA DHE JA DAL E “PERSEKUTUAR” SI KY HEROI I JUAJ,HEROI I FLETERRUFEVE,HEROI I SIGURIMIT
        KJO KA QENE EDUKATA E TYRE,DACIBAO PER TE GJITHE!
        tefta,ktu e ofenduara jam une,qe lexoj zhgaravinat e ktij,dhe me duhet dhe te shkruj,te harxhoj kohe me kte ideologun dhe servilin e cdo sistemi,me …ZYKON!

        Përgjigjjuni

        • Kapuci  --  11 Mars, 2013 në 2:50 pm

          Ti Veronika, je nje bir kurve qe te dhjet gazit!

          Përgjigjjuni

          • VERONIKA  --  11 Mars, 2013 në 7:06 pm

            Dhe ti Prezervativi me bere per te qare me injorancen qe ke.Nuk kam pike dyshimi per ate qe te ka riprodhuar,sesi mund te jete.

            Përgjigjjuni

    • fatmiri  --  11 Mars, 2013 në 11:18 am

      Po ti je i çuditshem! Me diplomen e Enverit, thua. Po ku do ta merrte diplomen ne Amerike ne ate kohe? Po ti ku e ke marre qe je bere dhe homofil a je shnderruar nga burre ne grua ne dukje?! Ik ore se te kam lexuar sa here e s’ke pune tjeter vetem si te derdellisesh e te kundershtosh, je i bezdisur, por ruaju ne rruge se nuk te falin, per nje shikim te hedhin nga ura e jo me per keto profka qe keput.

      Përgjigjjuni

      • VERONIKA  --  11 Mars, 2013 në 11:49 am

        Fatmir,o fatekeq i injorances,jo nuk jam shenderruar,po dhe sikur ta beja ngelet e drejta dhe zgjedhja ime.
        Lexo komentin me siper,dhe mos me trego friken mua,se politika e Pellumbit te sorres,ktu te con te internimi dhe kercenimi.
        Skuth i mjere,nuk ju le me njeri te vendosni mbi jete e te tjereve
        RUAJUNI JU,ZAGARE!
        Populli bageti :Ruajuni,Ruajuni se idhullin e xhaxhit nuk mund ta prekim,do e ngreme bustin qe nga mendja kurre se keni hequr,do ju bejme koperativiste te dalluar ne realizimin e preshit ,sepse ju ate keni fis.Ruajuni,se po kthehet internimi,gjithe Shqiperia do behet SPAC,SEPSE JU DUHET TE JENI SKLLEVER NE SHERBIM TE PELLUMBIT,TE SALIUT,TE NANIUT.
        NE BURG KENI LINDUR DHE SKLLEVER DO VDISNI,SEPSE NUK JENI TE AFTE TE RREZONI KULTIN E IMERIT,NGRINI IDHUJ TE NGJASHEM,JU JENI GJENERUES SKLLEVERISH,DHE PJELLAT TUAJA JANE ME KEQ SE JU.
        JU ISHIT KOPERATIVISTE,KTA PO I RRISNI LAVIRE TE TESERES SE PARTISE,GJENERATE LYPESASH DHE SERVILE!!!

        Përgjigjjuni

        • Sallakja  --  11 Mars, 2013 në 3:34 pm

          Ciao, Veronica

          Che grinta ! Come fai ? Sto cazzo di Tema lo vivi propio.
          Siamo in democrazia, libera di scrivere, scrivo quello che
          voglio……………………Attenzione !
          Questa non é la liberta. Non esiste la liberta.
          E una nostra invenzione lo sai ?
          Eco, é come dio, come paradiso, l’inferno,matrimonio,
          amore,felicità, la fede, opure democrazia. Sono tutte le nostre invenzioni
          Li abbiamo creati noi, per stare meglio noi stessi.
          Sono finte credimi.
          Ma la peggior invenzione é propio la LIBERTÀ.
          Attenzione…..é un inganno…….prima o poi fa male.

          Përgjigjjuni

          • VERONIKA  --  11 Mars, 2013 në 6:39 pm

            Ciao amico solo!
            vivo con i pc,lavoro,tante ore.Mi piace TemA.
            Ishte nje fraze ironike,shkruajme se “persekutohemi”,se kta keshtu e kane kuptuar,dalin i bejne nje fleterrufe Saliut dhe pushteti i ri do i shpalli “deshmor”.
            Me la pak shije te hidhur komenti juaj:nqs eshte nje paralajmerim,jeni lodhur kot.Borsellino diceva
            QUELLI CHE HANNO PAURA MUOIONO OGNI GIORNO!,io sono una di quelle che muore una volta sola,e malattia famigliare,non lo posso curare piu.
            E shikoni jeten shume gri,me sakte e shikoni vetem gri.Perfeksioni thone qe arrihet mbas vdekjes,teori qe as une i besoj.
            Ktu nuk ka kuptim nocioni LIRI,per ate luftojme,nuk do kete kurre barazi,njerez te barabarte ka vetem ne varreza,sepse jane te gjithe te vdekur,te heshtur,dhe nuk besojne me ne asgje.
            Amico solo,sei vivo ,cambia le cose,combatti,combatti contro Matrix,io lo faro sempre,perche…non sono vecchia e non lo diventero Mai!
            Mos me paralajmeroni me,nuk me pelqejne ata qe paralajmerojne,jane ogur i keq.Jetoni,anche se fa male,mbas shiut do dali dielli,do dali gjithmone,ndoshta jo per ne ,per ata qe do vijne mbas nesh.
            Ricorda sempre NURIHAN,era forte,comabattiva era una Guerriera!
            Mua me pelqen Erin Bronkovic,e shoh veten shume te ajo,jam tekstualisht si ajo,vetem qe femijet i kam ber me nje burre dhe ate kam ende.Alla prossima!

            Përgjigjjuni

    • Piperka  --  11 Mars, 2013 në 1:48 pm

      Te lumte Veronika.Keta tipa si Pellumbi sot bejne rolin e viktimes,ata qe brodhen dhe ben filma me grate andej nga vendi i kaubojve,ata qe shtrinin duart pa kufij ne kohen e Enverit,dhe tere trupin ne kete kohe mjerane qe po jetojme.

      Diku i ka grisur ferra breket Pellumbit dhe ankohet tek fantazia mjerane,tek ajo fantazi qe kerkonte te ndiqte ‘mbretin’ e ri te vitit ’92.

      Edhe pse shkaterroi nje Shqiperi ne ’97 ky tip vazhdonte te ndiqte ‘mbretin’,por ne momentin qe mbreti kerkonte tipa te ‘rinj dhe energjik’ dhe i ktheu prapanicen ushtari besnik,ketij te fundit filloi ti ‘punoje’fantazia.

      Kete tip fantazieri populli e urren,do ta urrej deri sa te marri fund ish idhulli i tij,pra’mbreti’ i miliardave qe blem e shet sipas deshires pa pyetur se demokraci do te thote sundim popullor.Po te pakten mire qe e paska kuptuar dhe ky(Pellumbi) ‘heroi’ i shume diskutanteve te ketij shkrimi,se Saliu eshte mbreti i mashtrimit dhe i degjenerimit politik.

      Përgjigjjuni

    • Berberi  --  11 Mars, 2013 në 6:53 pm

      Nga emri je femer, nga inati je militant mashkull, nga skizofrenia je prap femer e nje Zot e di c’je! Mos derdellit shume se na neverite shqipen. Ti apo ndonje nga bashkmilitantet e tu,Piperka, Kapuci a Dardani na nxirni nje varg, nje shkrim, nje poezi, nje kenge, nje pikture qe ka bere ky Kulla per Enverin… Na sillni nje “ku te t’i kerkoj rrenjet Parti” a “Jemi bijte e Enverit” a “Falme Enver qe nuk te dhashe dot fryme” dhe pastaj le te kete sy e faqe e te na derdellise ky qe thoni se i ka sherbyer Enverit. Jo po ne rast se nuk sillni nje fjale, nje varg a nje kenge, atehere MOS HANI MUT MË!

      Përgjigjjuni

  3. Hasan Zyko Kamberi  --  10 Mars, 2013 në 10:08 pm

    Kadiut kur i rrefen parane
    Ters e vertit sherihane
    Per para shet edhe t’ane
    Ja di kimene parase.

    Përgjigjjuni

  4. Progres ekonomik  --  10 Mars, 2013 në 10:55 pm

    Nje pjese nga fjalimi i nje politikani:
    Diktator(E.HOXHA)i privatizuam te gjitha ato qe ndertove,nuk dolem keq,miljarder nuk jam berre vetem une.
    Tani per tani na duhen “privatizimi”dhe taksa e sheshte.

    Përgjigjjuni

  5. Mark Gjonaj  --  10 Mars, 2013 në 11:00 pm

    Thuaj cfare te duash zotni Pellumbit, por ky eshte realiteti! E ka thene teper koncize: – Edhe une mund t’i qerroj kundershtaret e mije pa gjykata ushtarake edhe pa i burgosur fare, heq denimin me vdekje dhe e perdore vdekjen sa here te dua! Pra thene shkoqur, edhe duke i hequr te tera spaletat e diktatures, po te keme parane, i fuse te tere ne rrjesht si Enveri dhe ne fakt kjo po behet! Ky eshte intelektual i konstatimit dhe e denoncon, po sa kemi te tjere, qe heshtin, marrin beneficet dhe shperdorimet e postit duke thene rrofte komandant Berisha, nje i tille per ne nuk vjene me kurr. Te rrofshin Kushtetutat, kodet penale e civile, ligjet qe Jozefina donte t’i shkepuste nga vazhdushmeria legjislative dhe historike e Kuvendit. Por Pellumb nuk thua, se a do te ndjeke kete rruge dhe opozita qe po vrapon me marre pushtetin?. A ke degjuar deritani se cfare premton nga ato maflleqe te kesaje dhe si do t’i luftoje?. Une them se keta jane vetem kuaj karroce, karroca eshte 23 vjetve, e pershtashme per levizur keta kuaj. Te dyja, por me shume demokratikja e ka pershtat!

    Përgjigjjuni

  6. Dardan  --  10 Mars, 2013 në 11:38 pm

    Te krijohet pershtypja se fantazia e ketij shume me mire punonte tek Dasma e Malos se sa tek krimimii nje shteti ku vete do te ishte jo me shume se nje Belul.
    Sa shume kudesesh o Pllum per te mos shkare ne plaget dhe shkaktaret e tyre sot,Foleja jote, pas cdo gricje i i ben Bishes, gjithmone eshte tek kritika therese per diktatorin E, Hoxha. Nje pyetje te thjeshte: Ciala eshte pasuria e Enver Hoxhes? Pergjigju sot, se dihet mire qe pas shume kohesh do te thoshe se pasuria me e madhe e HOxhes eshte puna e tij titanike per te zgjuar nje popull te shokuar nga kenget e bejtexhinjeve dhe shakaxhinjeve te pacipe.

    Përgjigjjuni

    • bato  --  11 Mars, 2013 në 12:43 am

      O Dardan, shko ne shkolle! Meso te lexosh nje here por per te kuptuar me sa shoh do ta kesh veshtire. Ndiq shkollat, filloren, 9vjecaren, gjimnazin. Edhe Kristalin po munde. Shkolle nate, shkolle dite cfare te jete – ndiqe! He byrazer! Mos humb kohen neper gazeta. Ti nuk kupton qe nuk kupton gje. Shfrytezoje ate kohe per ndonje gje te hajrit. He, vella!Edhe une enverist si ty jam, prandaj me dhimsesh. Rrofte kujtimi i shokut Enver, dhe i vafte prane Nexhmia!

      Përgjigjjuni

      • Dardan  --  11 Mars, 2013 në 2:12 pm

        Eh, more Bato Kordha, je me te vertet purthje! Faleminderit per keshillat se s’kisha provuar ndonjehere ta fshija virtualisht.

        Përgjigjjuni

  7. askushi  --  11 Mars, 2013 në 12:30 am

    Zhvishuni,zhvishuni ‘lakuriq’z ‘Pllumb’,do te benit skifo,por ndoshta edhe mund do t’ju besonim,perndryshe,i pifshit lengun esseve tuaja,qe ndoshta do ti hynin ne pune vetem Rames per te mbuluar ‘lakuriqesine’ e tije!

    Përgjigjjuni

    • pero  --  11 Mars, 2013 në 8:39 am

      LAKURIQSINE E RAMES DUAN TA MBYLLIN TIFOZET E TIJ QE JANE LLUMI I SHQIPERISE

      Përgjigjjuni

    • Vlonjati-Skeles  --  11 Mars, 2013 në 8:55 am

      Nuk tu durua dot Doktor!?
      Te ka djegur shume eseja eeeeee
      Mos u tremb se nuk ka per te hyr gjemb ne kembe nga Shqiptaret, ne Shqiptaret jemi popull i lodhur tej mase.
      Merit kjo e kujt eshte pak rendesi ka.
      Te gjithe bashke ju shushunjat 1 dite do ti lani tek femijet tuaj me format nga me te ndryshmet dhe nga me te pa-fytyrueshmet, ndoshta vetem nga Zoti…..

      Përgjigjjuni

      • askushi  --  11 Mars, 2013 në 5:47 pm

        …AMEN!
        Vazhdoni ta kundroni Detin por mos u genjeni nga mirazhi i esseve te
        ‘pllumbit’…kalofshi mire!

        Përgjigjjuni

  8. valter  --  11 Mars, 2013 në 2:33 am

    …nuk kam çkomentoj per fantazine e Kulles pasi ky nuk kupton qe edhe mbas 23 vjetesh, ne momentin qe firmos te dalesh ne oqeanin e madhe domethen te heqesh telin gambion qe enveri i kishte ven (permbysja e “komunizmit” dhe vendosja e “demokraleshit” mbas 1991, sado para te ket Shqiperia nuk besoj se shkon me shume se Libia e Kadafit apo Egjipti i Mubarakut. Z. Kulla kur del ne oqean ke peshkaqenet qe bejne ligjin dhe ata se kane folen ne Shqiperi por ne City of Londer. Ky peshku yte qe ti kujton se me parat do bej si te doje i ka ardhur fundi si puna e atyre peshqeve qe permenda me lart. “VERONIKA” konvergoj 100% me mendimin tend. Kulla dilni ne pension dhe thuaju e merr me vete edhe te gjithe brezit tend se keni 70 vjet qe na keni krijuar ferrin ne kete 28 mij km² qe mendimi i pare qe vjen eshte te ikesh naten dhe mos ta kthesh kurr koken. Ai qe ju thoni se ka parat ashtu siç thot edhe “VERONIKA” eshte atje se ishit ju qe e perkrahet dhe jane po “intelektual” si puna jote qe i bejne freskllek duke zbatuar e lehur tere diten si ata langojte arritjet e “medhaja” te udheheqesit te tyre me perpara enver e sot sali. Na shkaterruat jeten, perveç skamjes e varferise i keni kthyer te gjithe shqiptaret me semundjen e re te shekullit STRES, ska shqiptar pa ilaçe ne xhep. Eshte teper von te besh moralistin, vendin e ka marr torropia dhe ska kthim mbrapa, jemi ne humner, jemi si puna e titanikut, po fundosemi ne oqeanin e qete dhe asnje nuk shpeton, as ata qe ti kujton se me parat e vjedhur do te gezojne pushtetin apo “parajsen” mbi toke. Jemi ne oqean z. Kulla dhe keto esse siç thot nje komentues duhet ti kishit ber ne kohen e duhur, tani eshte teper vone. Diktatoret i rezon varferia e popullit dhe jo pasuria e tyre (kadaf, ben ali, mubarak)por kete ata nuk e kuptojne se i verbon paraja qe thua ti.

    Përgjigjjuni

  9. ALBAN DARDANI  --  11 Mars, 2013 në 3:20 am

    – Ehhh..!! , more zoti Kulla ,…”mori bile…bile lales,/ moje bukur e trishtuar,/ c’me kujtove mon e shkuar….”
    — “…Vreshtat ishin zverdhulluar/ kudo, ishin vjelur Rrusht…. Qe nga malet zbriten dhelprat,/ me te bijat,..lodhur keq…”
    — “..Zonja Mare, ate nate,../Pa nje enderr fort te ngrat, Se ju duk i trimi i verdhe , dhe me kurmen xarre ..xarre …,/ Gur, kah gur, ka nji shqerre mish,/ Krie e llere,..trimash kish”
    — Dhe ne te gjithe kete katraure….
    …”PAL GOLEMI DHE I VDEKUR…,/ I TMERRON ARMIQT ME SY” .
    (kerkoj ndies per ndinje pa saktesi ne keto copza vargjhesh ARBERESHE , fiksuar 50 vite me pare)

    — Ju , me punen dhe shkrimet tuaja, ne vecanti kohet e fundit radhiteni
    tek intelektualet me vlere. Por, edhe komenti i “VERONIKA” ESHTE NJE REALITET, me gjithse i hidhur. Tani treni jone na ka lene shume larg vendit ku duhet te ishim ne keto 23 vite .
    –Shume shqiptare te ndershem e idealiste, qe tere jeten e tyre sakrifikuan me ndergjegje(jo me dhune) duke “Punuar ku kish nevoje atdheu” me moton “Interesi pergjithshem mbi ate persoal”, qe ndryshimin e sistemit nuk e shfrytzuan per vjdhje, grabitje , karjere dhe shkaterrim…etjj..etj…sot,ndodhen te zhgenjyer ,te braktisur , jo vetem prej forcave politike, por edhe prej elites dhe mender elite se sotme i elektuale. Jane pa asnje shpres permiresimi apo te ndreqies se padrejtesive te vjtra e te reja

    –Zyko Kamberi, me sa me kujtohet thot edhe ate se :
    ..”Per para njeriu can detin. / Per para shet Muhametin “…

    –Do deshiroja e uroja , qe te gjithe ne dhe JU, qe kemi car detin dhe oqeanin nga rrethanat e krijuara, nuk do ta shesim e tjetersojme mendjen dhe zemren.

    –Urime e respekte per kontributin qe jepni , ALBAN DARDANI

    Përgjigjjuni

  10. vrioni  --  11 Mars, 2013 në 3:44 am

    si nuk u be nje njeri i sakte por servila mbeten tere jeten nderrohen sistemet keta nderrojne temat e artikujve sa turp SERVILA LYPES ME 100 FYTYRA

    Përgjigjjuni

  11. martini  --  11 Mars, 2013 në 4:22 am

    Edhe pse Pellumbi jeton ne Amerike si azilant politik prapeseprape tregohet i vemendshem dhe e ruan veten duke e futur kete artikull ne kuadrin e nje fantazie.Sepse me aq kritika dhe akuza te forta qe i ben bejrishes,washingtonit dhe brukselit fare thjeshte mund ta therrasin per ndonje karton te verdhe pse jo dhe te kuq.Akuza direkte dhe ofenduse per Podesten nuk mund te kalohet lehte dhe mund ta pesoje si Taulantet dhe Tahiret e PS te cilet ngelen duke paguar per Nafijen(Argiten) qe e tund mire dybekun.
    Edhe pse shan dhe akuzon Bejrishen se eshte dhe me i keq se Enver Hoxha realisht nuk eshte i besueshem sepse Pellumbi ka qene kellef njeperdorimsh i perdorur nga burrokratet e Enverit edhe pse diheshin njollat e tij por dhe nga muzhiket e Berishes qe e bene shef dipllomacie ne OKB qe tregon se ne te dy regjimet eshte pjese e fajit.
    E ka mire nje komentues se thote qe Pellumbi ka mbrojtur tema per veprat e Enverit ashtu si dhe Eduart Selami me temen:Mendimi estetik i shokut enver ne veprat e tij.Jane keto tipa qe edhe pse i kane sherbyer dy regjimeve i akuzojne dhe shajne me teper se te burgosurit e Spacit.
    Ajo qe ka frike te shprehe hapur Pellumbi eshte se nuk mund te krahasehet Enveri me Saliun sepse ky tropojani ka qene vetem nje shurrembajtes i gjirokastritit qe e mbanin ne vend te qenit dhe i hidhnin ndonje kocke si zagar.Biles Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni e cuan personalisht te studentet ne 1990.Vetem operacjoni tranvestit qe i beri tropojano-serbo-amerikani Elez Beiber ky u kthye nga nje komunist fanatik ne nje demonkrat qe vu ne lojen e udb dhe cia-s qe ka ngelur dhe dopio gjashte ne doren e arvizuse sot.
    Qe nga shembja e bustit te bronxit ne shkurt ne 1991 e deri tani figura e Hoxhe Enverit ka njohur nje rritje vlersimi maksimale.Por ketu ka nje ndryshim se antienveristet kontrollojne mjetet e propogandes qe nxijne figuren e tij qe jane miliarderet e sotem.Kurse pjesa tjeter rreth 75% e popullsise te shtreses se mesmet,e varfer dhe shume te varfer nuk e hedhin poshte figuren e Hoxhes sidomos ne lidhje me reformen agrare dhe atdhetarizmin e tij.
    Ne nje artikull interesant te gazetes Tema qe fliste per nje plan te Hoxhes pe te marre Kosoven ne rast konflikti ne Jugosllavi pas vdekjes se Titos rreth 70% e komentusve ishin ne favor te Enverit 20% ishin asnjanjes dhe vetem 10% ishin kunder.
    Kushdo shqiptar le te krahasoje pasurine e Sokol & Ilir Hoxhes me ate te Argita & Shkelzen Bejrishes dhe pinjolleve te shpifur te rrahmet zogut.Faktet flasin vete.
    Do thote dikush qe enveri vrau dhe futi njerez ne burg.Eshte e vertete por une i ftoj qe te llogarisin per 50 vjet nje kryqzate multinacjonale qe nga udb,asfalia greke,cia ,kgb me mijra akte diversioni,sabotazhi,terrori duke shrytezuar mijra zogiste,fashiste balliste neper kampet e beogradit,athines,romes e me gjere.
    Eshte per te ardhur keq qe dy shtresat me te goditura nga sistemi i Hoxhes qe jane ish pronaret e tokave dhe te perndjekurit politike ose jane bashkuar me tradhetite e berishes ose jane vene ne rradhe me gaveta duke marre lemoshat dhe therrimet qe i jep Sali Beu.
    Asnje person nga keto dy shtresa nuk denoncoi shitjen e detit,varrezat e grekerve,21 JANARI,GERDECI dhe shume tradheti te bejrishes.Dhe e meritojne ate qe i quante Enveri si reaksinare se te tille paskan qene.
    Ne kete kategori futet dhe Pellumbi jone qe nuk ka ngritur zerin qofte dhe nje here te vetme kunder dhjetra masakrave te bejrishes.Edhe nje ceshtje qe e kishte ne dore ate, si ajo e thyerjes se embargos kur ishte ambassador ne OKB u tergua frikacak dhe bashkpuntor i bindur.
    Njerez si Enverhoxha i lindin nje here ne qindra vite njerzimit.Dhe te pakten ne shqiptaret duhet te heshtim sidomos tani qe ai vend eshte i shitur dhe i tradhetuar barbarisht pamvaresisht nga karnavalet e nje qivjetorit apo te parodive me votime te lira ne 2013.Jemi bere shteti me i urryer ne ballkan,europe dhe ne bote.Jemi bere njerez kerma ,vampire dhe hieja qe po hame njeri jetrin te gjalle dhe akoma merremi me Enverin.Nuk ka qene ai diktator por kemi qene ne nje popull i eger dhe i pabese qe pasi ju servilosem dhe i lepime menderen 50 vjet po ushqehemi akoma me fantazmen e tij per cerek shekulli.Turp & Neveri

    Përgjigjjuni

    • N.V.  --  11 Mars, 2013 në 11:01 am

      I nderuar martini.
      Me pelqeu shume komenti yt.
      Por kam dhe ndonje rezerve, kur merresh me personin e Kulles.
      Njerzit nuk jane te dhene njehere e pergjithnje!
      Ata evolojne, ndryshojne, permiresojne botkuptimin e tyre, ashtu siç ndryshon çdo gje ne boten ku jetojme.
      Prandaj duhet te pershendesim çdo qendrim qe kritikon injorancen, primitivitetin, kusarine, krimin, zvetnimin e moralit njerzor.
      Edhe E. hoxha beri shume per Shqiperine, ndoshta si asnje shqiptar tjeter!
      Por beri edhe faje dhe gabime plot!
      Denoi ashper spiunet, armiqt e betuar te Shqiperise, kriminelet, hajdutet, kedo qe i kundervihej regjimit te tij, por denoi edhe te tjere, per nje fjale goje!…
      Deri ne 1973-shin ai e transformoi rrenjesisht Shqiperine, por me pas beri gabime te renda.
      E izoloi Vendin!
      Vrau deri dhe bashkpuntoret e tij me te ngushte!
      Denoi dhe beri te pakenaqur deri dhe gjysmen e antareve te Partise se vet!!!!
      Por i krahasuar me Sali Barbarin, ai mund ta krahasohet vetem aq sa mund te krahasohet Elefanti me Mizen!
      Ne kete kuptim, Baca i Krimit dhe Hajduterise, ja rrit shume vlerat Enver Heroit dhe Enver Kriminelit.
      Në të tjerat, komenti yt, per mendimin tim , nuk i heq dot asnje presje, siç i thone fjales!
      Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat,
      mergimtari larget pertej Atllantikut,
      por me zemer e mendje prane Shqiperise sone te dashur,
      NËNËS dhe PERENDISE SONE TE PAZVENDESUESHME!…

      Përgjigjjuni

  12. maloku verior  --  11 Mars, 2013 në 7:27 am

    Paraja ,te jep zemer ,te marton e te jep femer ………………………….Edhe sheh Islami qe jep fete-fane , per para shet t’ane . Keshtu zoti Kulla pak me shkurt dhe me drejteperdrejte , se menyra se si flet ti me figuracione letrare , ata qe vuajne nga mungesa e parave ne xhepat e tyre do te kuptonin me kollaj . Paraja ,kjo zagare qe bredh dere me dere e shtepi me shtepi sot eshte kethyer ne qene i terbuar qe me kafshimin qe u ka bere shqiptarve po i terbon dhe po u merr e dhe shpiritin per pese pare . Shume e rrezikshme eshte bere sot kur vendi ka rene ne duar te pushtetarve karrjeriste ,hilecare e krimininele , si keta te sotmit me Saliun , Ilirin pse jo dhe ndonje opozitar i zhveshur nga pushteti ,nuk lejne gje te lige pa i sjelle vendit tone . Thirrja e Pashko Vasos ; Qonju shqiptare prej gjumit comnju e te gjithe nje bese e shterngonji ,mos shikoni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria . O zoti Pellumbi ne kisha e xhamia jane kethyer sot si pozita dhe opozita . Keta tregtare qe sot shesin dhe blejne postet me leke , u ardhte mbi krye ndo nje ENVER OSE AKOMA ME TEPER NDONJE HITLER..

    Përgjigjjuni

  13. Fllad  --  11 Mars, 2013 në 11:42 am

    VERONIKA Ke te drjete ne komentin tend por jo ne kontekstin e shkrimit te Kulles. Fabula e Pellumbit eshte e thjeshte: Ti popull qe urreve regjimin e Hoxhes dhe u ngrite i teri qe ta heqesh zvare dhe ta rezosh ate, tani ke nje regjim shume here me te keq, shume here me te dhjere,i kamufluar i pa iziluar nga te huajt(perkundrazi i mbeshtetur prej tyre dhe i paguar nga parate e popullit)….. etj etj.
    Sot nuk kemi nevoje te bejme ate qe ka bere Enveri dhe te merremi me biografi( e bejme neser). SOT duhet te qerojme kriminelin serb te shpellave dhe kushdo qe kontribon ne kete gje aferim i qofte!!!

    Përgjigjjuni

  14. klodi  --  11 Mars, 2013 në 1:08 pm

    Te me falin ata qe preken por gjithcka lidhet perseri me batuta te dala jashte kohe dhe askush nuk merret me problemin real qe kemi ne si shoqeri. Te gjithe bejne intelektualin dhe po bere kete eshte shume mire te pakten per problemet personale. Mos harroni kurre(ju lutem), se koha nga pikepamja filozofike ka vetem nje drejtim. Nuk fal asnjerin prej nesh. Pra, le te merremi me te ardhmen dhe jo me zykot apo hoxhet dhe prifterinjte. Pergjegjesia jone eshte koha ne kuptimin filozofik te saj. Faleminderit per kohen e harxhuar kot duke lexuar kete koment. Tani le te rendim pas kohes.

    Përgjigjjuni

  15. ngjala ngjela  --  11 Mars, 2013 në 1:39 pm

    Shkrim i dobet dhe medioker. Nuk me bejne fare te qesh shkrimet e Kulles, humori i tij eshte socrealist, e mbyti popullin me banalitete ne kohe te diktatures, tani vazhdon e shet mediokritete. Njehere i sherbeu doktorit me perulje prej servili, tani e shan me sarkazem. A ka nje moral sot?

    Përgjigjjuni

  16. linha  --  11 Mars, 2013 në 2:50 pm

    ME PENEN TUAJ TE HOLL KENI MBETUR PO AI ZOTNI PELLUMB I ATIJ HUMORI TE HOLLE TE DIKURSHEM, KENI SHKRUAR ATE QE DUKSHEM SHIHET, JETOHET,POR DASHJE PA DASHJE PRANOHET PA REAGUAR, NGA NE POPULLI I THJESHTE.POR O ZOTI PELLUMB DILNA ME SHPESH ME KETO SHKRIME DUKE I PERGATITUR EDHE ME SARKAZMEN TUAJ PER HUMORIN.PERZEMERSISHT TE PERSHENDES, NJE QYTETARE.

    Përgjigjjuni

  17. zyko kamberi  --  11 Mars, 2013 në 3:17 pm

    interesant shkrimi,por interesant dhe shkrusi…

    Përgjigjjuni

  18. dane hajduti.  --  11 Mars, 2013 në 3:38 pm

    ore pullumb,njesoj si ata nga ku te vjen edhe emri,glase ata dhe fjale per tu gjendur ti. Po mire thone qe kur plaket njeriu i shkret,pirdhet nga trut.Zotrote e mat hijen me djellin e mengjezit.Po dhe aty ne amerike fikacak dhe byth lepire ngele o i uruari perendise.Ketij populli i eshte ulur ne zverk kucedra me emrin sali dhe po tall allatet,ti na tregon pe ralla me te vdekurit.Po qe dili kucedres perballe ,dhe shkruaj per kete krimiel,vrases dhe diktator,por ti e di shume mire se ai quhet sali,dhe ti tredh koqet mu si e kuajve.Frikacak.

    Përgjigjjuni

    • kukumjacka  --  11 Mars, 2013 në 4:36 pm

      Dane, hajduti, per te vjedhur nuk ke te dyte. Habitem qe ke marre inat Berishen kur tere e dime qe eshte koha e hajduteve. E juaja dmth! Kur nuk kupton ca shkruhet e ca thuhet pse e merr fjalen ne kuvend? Futu ne ndonje autobus sa eshte akoma dimer e ne dimer ka xhepa me shume se ne vere. Aty ti mund te besh kerdine. Mos i bjere ne qafe Berishes, mjaft po i bie ky Kulla qe shkruan dhe nuk skuqet qe lexohet nga ca mendje pyka si ty. Lexoje edhe nje here po munde… Le qe kot e ke! Shko ne autobuz! Xhepat!

      Përgjigjjuni

  19. fox  --  11 Mars, 2013 në 4:00 pm

    Lexova artikullin e zotit Kulla dhe e pergezoj per mjeshtrine artistike me te cilen i tregon opinionit se Berisha eshte disa here me i keq se Enveri.
    Shikoj gjithashtu qe ka nje numer te vogel komentuesish.Dhe ato te pakte qe kane shkruar shprehin nje lloj disaprovimi.Perse ndodh kjo ?
    Vetem te semuret psiqike dhe tre ambasdoret arvizu,volfarth,sekui nuk e kuptojne qe ai vend po shkon ne progersion gjeometrik drejt gremines ne menyre te pa kthyeshme.
    Shohim se shume shqiptaro-amerikane midis te cileve dhe zoti Pellumb i drejtojne shkrimet e tyre ne drejtim te gabuar.Qofte Shinasi Rama,Gery Kokalari,Mimoza Dervishi qofte dhe disa komentues te temes si Dega apo Delaj etj etj duhet te marrin mundimin dhe ti drejtohen direkt Zotit Obama dhe ti kerkojne ndihme per clirimin e shqiperise nga nje perbindesh per te cilin vete shteti amerikan ka pjesen e tij te fajit.
    Skandali me ambassaden tone ne washington,hedhja e njerzve nga ballkonet si arkitekti Jano,varja neper trare si Klosi ,djegia per se gjalli e te perndjekurve politike,vrasja e disa komisareve te policise,shkrumbimi i nje punonjesi te shikut,vrasja e nje deputeti,egzekutimi i nje komunari,vrasja mafjoze me bombe celular e nje gjyqtari ,21 janari,gerdeci te japin pershtypjen se shqiperia po perjeton per dy dekada 11 shtatorin 2001 dhe duket si nje kulle qe po shembet.
    Behu njehere trim zoti Kulla mblidh disa shoke dhe shkruaj nje peticjon zotit President.Shkruani vetem nje fjali:
    Perse z. Obama po e lini Shqiperine te shkaterrohet .SOS.

    Përgjigjjuni

  20. ben jax  --  11 Mars, 2013 në 4:20 pm

    Veronika me shqiperin me ngjane.
    Me respekt Beni.

    Përgjigjjuni

  21. valter  --  11 Mars, 2013 në 6:47 pm

    Jam dakort me komentin e “fox”. Nese ai vend ndryshon pa derdhur gjak menyra e vetme eshte ti drejtohen presidentit Obama dhe per djeni lobit juif ne amerik (fakti qe i kemi strehuar ne luten e dyte boterore me aq sa kishim mundesi, duhet qe edhe ata te na perkrahin sot duke na hequr hitlerin shqiptar).

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>