Rritet çmimi i ushqimeve, bie fuqia blerëse

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia |

ushqime

Që nga fundi i vitit 2011, rritja e çmimeve në treg ka qenë e dobët. Rënia e fuqisë blerëse, për shkak të krizës, e ka mbajtur inflacionin, gjatë kësaj kohe, gjithmonë poshtë kufirit 3 për qind, të vendosur nga Banka e Shqipërisë.

Por, ndonëse treguesi mesatar i inflacionit duket i kontrolluar, në disa zëra të veçantë, tregu po jep sinjale për rritje çmimesh. Institituti i Statistikave njoftoi se, në shkurt, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike u rritën me 4,9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kjo është rritja më e lartë, që nga gushti i vitit 2011. Madje, shifrat tregojnë se, nëse nga ky grup hiqen pijet joalkolike, rritja e çmimeve tek ushqimet bazë ka qenë 5,3 për qind.

Sipas Instat, shtrenjtimi i shportës së ushqimeve i dedikohet rritjes së fortë të çmimeve te frutat, por edhe zarzavatet bazë, të cilat në shkurt kushtonin 20,8 për qind më shumë se një vit më parë.

Në termat e shpenzimeve, ushqimet janë zëri më i rëndësishëm i buxhetit të familjeve shqiptare. Instat thotë se çdo familje në Shqipëri shpenzon për të blerë ushqime mesatarisht 39,3 për qind të buxhetit të saj.

Por, sërish kjo shifër është në nivel mesatar. Për familjet e varfëra, pesha e buxhetit, që shkon për ushqimet bazë, është, sipas Bankës Botërore, deri në dy herë më e lartë.

Kjo do të thotë se, te një familje me të ardhura të ulta, paketa bazë e ushqimeve mund të marrë deri në 80 për qind të të ardhurave dhe shifra rritet, sa më e varfër të jetë familja.

Pikërisht për shkak se struktura e shpenzimeve familjare ndryshon, në varësi të të ardhurave, në shumë vende të botës qeveritë publikojnë më shumë se një tregues për inflacionin.

Nëse Instat do bënte të njëtën gjë, sot inflacioni për familjet e varfëra nuk do të ishte 2,5 për qind, sa shifra zyrtare, por mbi kufirin maksimal 4 për qind.

Dhe, në kushtet e një krize, që ka ulur të ardhurat, shtrenjtimi paralel i jetesës është kombinimi më i keq i mundshëm, i cili godet më fort pikërisht ata, që po paguajnë kostot më të mëdha të kësaj krize, të varfërit./TCH

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per Rritet çmimi i ushqimeve, bie fuqia blerëse

  1. Zigur Qarri  --  10 Mars, 2013 në 4:56 pm

    Nuk ka shkuar akoma ne kocke.
    Perderisa ka mbi 20 vjet qe esht stimuluar importi dhe jo prodhimi vendas
    esht krejt normal.
    Berisha flet per reformimin e bujqesise,por kanalet(komuniste) vaditese i shkatrroi megjithese ka marre mbi 100 milion dollare ndihma per bonifikimet.Sa esht kosto per ti rindertuar????????????????????????????
    Edhe gjermanet duhet ti kishin prishur autostradat sepse i ndertoi
    Hitleri.
    Izraeli me popullsi mbi 7 milion,me mungese te theksuar uji,me siperfaqe toke me te vogel se Shqiperia,ku 60% esht shkretetir,esht nje eksportues
    i rendesishem i prodhimeve bujqesore.

    Përgjigjjuni

  2. TVSH-ja e maskuar  --  10 Mars, 2013 në 5:26 pm

    Me rritjen 100% te çmimeve,TVSH-ja ne vlere monetare ka shkuar 40%,kjo i ntereson buxhetit.
    Ritje e çmimeve do te thote ritje e TVSH-se!!!

    Përgjigjjuni

  3. arsen  --  10 Mars, 2013 në 7:12 pm

    Ku jeni mer ju forumsa te temes?
    Pse nuk flisni per kete HALL TE MADH?

    Përgjigjjuni

    • xhozi  --  10 Mars, 2013 në 8:05 pm

      T’tana nji kto jan shpifje t’Edvin Rams mar, shikjoni mar ku asht Franca, ku asht Xhermania, ku asht Italia; po na jena t’part mar n’rritjen ekonomike, na jena superfuçi mar, ne ia kena kalu edhe Kins mar.
      Rrnoft Salih Brisha!

      Përgjigjjuni

  4. Toni.I.  --  10 Mars, 2013 në 9:05 pm

    Mirè qè fuqia blerse ka rènè por e keqa èshtè qè pèrfundimi i
    krizès nuk dihet,taksat pèr biznesin e vogèl janè 10-tè fishuar
    po tè bosh krahasim me disa vite mè parè,unè kam disa tè afèrm
    qè punojnè-merren me biznesin e vogèl dhe tregoinè nqs vazhdon
    kjo krizè dmth rènje konsumi dhe rritje taksash mud tè kalojmè
    edhe kèt vit pastaj duart lart nè mèshirèn e Zotit ,do jap njè
    shembull qè ndonjè lezus i G.Tema mund tè mè japi tè drejtè
    shumica-tregu i Fruta-Perimeve nè N.Tulla(SHkozet)qè bohet 4-8
    tè mèngjesit(ku furnizohet dyqanet e Q.Durrsit)ka rènè dushèm
    klentela ,para disa vitesh( 6-7)nuk çahej nga njerzit dmth kishte
    shitè-blerje po tè shkoni tani mund tè futeni edhe me Makinè me
    qetsinè mè tè madhe pasi ka pak lèvizje .
    Pse kjo krizè po i merr frymè shumè Qytetarve kuptohet nga
    papunsia e madhe qè mbetet plaga numèr 1 e SHqiptarève dhe sè
    dyti pagat mizerje qè arrijnè tè ushqehen me pjatancè 1 dhe jo tè 2 dhe s’bohet fjalè pèr pjatè tè 3-tè ,mendimi im èshtè qè
    nuk flitet pèr 20-30% qè ushqehen keq por èshtè mbi 50%.

    Përgjigjjuni

  5. qytetari  --  11 Mars, 2013 në 9:52 am

    e shohim cdo dite kur bejme pazarin. cmimet jane rritur ne kulm. nuk blejme dot gjerat e nevojshme. me rrogat qe kemi sa mbajme frymen gjalle. po ata qe jane pa pune?! po ata te moshuar qe kane nje pension qesharak qe su del as per ilace si ja bejne?! kjo qeveri me keto politika po na i merr shpirtin per dite…

    Përgjigjjuni

  6. Vlora RealEstate  --  15 Mars, 2013 në 9:14 pm

    Dhe buka kishte mbet pa u rrit

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>