Ç’po ndodh me ‘hidrocentralin e shekullit’? EVN tërhiqet nga kaskada e Devollit | Gazeta Tema
 

Ç’po ndodh me ‘hidrocentralin e shekullit’? EVN tërhiqet nga kaskada e Devollit

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

evnKryeministri Sali Berisha e ka quajtur këtë projektin e shekullit.

Bëhet fjalë për hidrocentralet në kaskadën e Devollit, një investim mes kompanive austriake EVN dhe norvegjeze Stakraft.

Por krejt papritur, kompania austriake EVN ka deklaruar sot se është tërhequr nga projekti, duke ia shitur 50 përqind të aksioneve të saj kompanisë norvegjeze Statkraft, që tani do jetë pronari i vetëm i hidrocentraleve.

Pjesa që do investonte EVN do ishte 475 milion euro.

Nuk janë dhënë detaje se përse EVN është tërhequr nga projekti, që sipas Berishës do realizohej brenda gjashtë vitesh.

Mediat austriake flasin për vështirësi me kuadrin ligjor sa u përket investimeve.

Shitja e aksioneve do të marrë miratimin e qeverisë dhe më pas të parlamentit shqiptar.

Nuk dihet nëse kanë qenë pritshmëritë e ulëta për çmimet e energjisë, ato që kanë shtyrë EVN-në të tërhiqet nga ky investim gjigand.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

20 Pergjigje per Ç’po ndodh me ‘hidrocentralin e shekullit’? EVN tërhiqet nga kaskada e Devollit

  1. mirI  --  14 Mars, 2013 në 6:53 pm

    pooooooooooooo ja praaaaa kur ligjet jan vetem te shrkaura ne leter e nuk aplikohen e kur burokracia esht e madhe ja pra se c’ndodh sepse kam lexuar shpesh budalliqe jo taks jo ket jaaaa pra se cfar bejn ligjith i lorgojn nje me nje investitoret e huaj

    aaaa me fal se harrova perpara se te vin investitoret nese duan, duhet te kalojn se pari te zyrat e ARGITA BERISHES ;)

    Përgjigjjuni

    • Turp e faqja e zeze!  --  14 Mars, 2013 në 7:45 pm

      TURP!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html

      Përgjigjjuni

      • oliver  --  15 Mars, 2013 në 11:49 am

        Sali Berisha eshte fajtor per prapambetjen e te gjithe shqiptareve.
        PS dhe Edi Rama duhet ta fusin ne burg me te fituar zgjedhjet.

        Përgjigjjuni

      • adelina  --  15 Mars, 2013 në 11:51 am

        Shqiperia ka me shume se kurre nevoje per EDI RAMEN!!!!!!

        Përgjigjjuni

    • Ariu  --  14 Mars, 2013 në 10:11 pm

      Fjalën e ka zoti Majko.
      Pandeli Majko – Unë dua më shumë sqarime, lidhur me një fakt të thjeshtë që ka të bëjë me relacionin dhe me atë që na shpjeguat ju. Nuk më duket se kontrata që keni sjellë sot ka të bëjë thjesht me një shtyrje apo rregullim date. Ajo që na keni thënë në relacion është se ne kemi të bëjmë me një histori të çuditshme. Më lejoni ta konsideroj të çuditshme. Në datën 19.12.2008 është miratuar nga Qeveria një kontratë e cila më pas ka kaluar në Qeveri. Në Parlament ka kaluar me kontratën e miratuar në datën 23.02.2009. Tani, zonjë dhe ju përfaqësuesi tjetër i ministrisë, na vini këtu dhe na thoni se, pasi është firmosur kontrata në datën 19.12.2008 dhe është miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti nga shkurti i vitit 2009, ju keni parë se në kontratë ka disa probleme, që kanë të bëjnë me faktin se kontrata e përkthyer në gjuhën shqipe ka diferenca me kontratën në anglisht. Më korrigjoni, nëse unë dua të verifikoj çudinë time për këtë histori të çuditshme: na keni sjellë një ndryshim ku në disa raste ka ndryshim thelbësor. Unë si ligjvënës gjithçka mund ta mirëkuptoj, por të vini këtu e të thoni se ndryshimet në kontratë janë si pasojë e moskonvergimeve mes gjuhës angleze në kontratë të firmosur nga pala e Qeverisë dhe palës kontraktuese, këtu ka një problem shumë të madh. Ju lutem flisni qartë, përse keni sjellë një kontratë të ndërruar në mënyrë thelbësore? Duhet ta kishit paraqitur si është kontrata në anglisht dhe si e keni sjell në shqip. Mos na vini këtu në pozitë të vështirë, pavarësisht se është mëngjes dhe fillim jave, ju lutem, duhet të kishit ardhur të përgatitur. Të na thoni në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur, ku është përgjegjësia dhe ç’është kjo histori që ju na vini sot këtu në emër të dallimit të gjuhës angleze dhe asaj shqipe dhe na sillni një kontratë, e cila duket shumë qartë se nuk ka një paragraf të ndryshuar, nuk ka një datë të ndryshuar, por 39 paragrafë të ndryshuar? A mund ta di kush ka qenë përkthyesi, personi përgjegjës? A mund të na jepni shpjegime për atë që sapo thashë?
      Ilir Rusmali – Fjalën e ka zonja Sadedini.
      Nertila Sadedini – Kontrata ka probleme me hyrjen në fuqi dhe pjesa tjetër është përshtatja e plotë e versionit të kontratës së dërguar për publikim në Fletoren Zyrtare, që përmban disa mospërputhje për sa i përket versionit anglisht me atë në shqip. Kontrata bazë është miratuar në anglisht, por botimi në Fletoren Zyrtare është bërë në gjuhën shqipe. Kjo është iniciativa që kemi marrë si institucion, përshtatja e versionit anglisht me atë shqip. Arrij të them se ky ndryshim nuk sjell asnjë pasojë për Qeverinë, thjesht kemi të bëjmë me një përkthim të gabuar dhe ju mund ta lexoni se është bërë e gjithë përshtatja për rregullimin e një gabimi. Prandaj kemi marrë këtë iniciativë, për të rregulluar hyrjen në fuqi dhe për të bërë përshtatjen me versionin anglisht, për arsyen e vetme se kontrata bazë është nënshkruar në gjuhën angleze, ndërsa botimi në Fletoren Zyrtare është bërë në gjuhën shqipe.
      Ilir Rusmali – Falemnderit, zonja Sadedini!
      Që të jemi të qartë ne, ju jeni duke thënë: “Neni 2 i projektligjit, që ju na keni sjellë këtu, nuk ka asnjë devijim nga versioni anglisht i kontratës, i cili është versioni zyrtar”?
      Nertila Sadedini – Nuk ka asnjë devijim dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike. Është bërë thjesht përshtatja, janë rregulluar gabimet e përkthimit.
      Ilir Rusmali – Fjalën e ka zonja Hysi.
      Vasilika Hysi – Falemnderit, zoti kryetar!
      Një vit e gjysmë nuk keni pasur mundësi ta lexoni këtë kontratë, apo kjo kontratë nuk ka filluar të zbatohet?
      Ju thatë se nuk sjell ndryshime, por po të shikoni, në pjesën më të madhe të projektligjit, ju keni shtesa të tëra paragrafësh. Ju thoni: “Në seksioni kaq, shtohet ky paragraf”. Këto janë harresa, apo janë me të vërtetë shtesa? Kontrata është përkthyer gjysmake, apo janë shtesa të reja?
      Falemnderit!
      Ilir Rusmali – Falemnderit, zonja Hysi!
      Fjalën e ka zonja Sadedini!
      Nertila Sadedini – Është një iniciativë, e cila është marrë nga ne për ta rregulluar këtë gabim. Ne mbrojmë interesat e shtetit në këtë moment.
      Vasilika Hysi – Nuk është plotësim, korrigjim kontrate, por është një nismë për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar, tani ta marr vesh, a është korrigjim i asaj që është bërë para një vit e gjysmë, apo janë ndryshime për të rregulluar interesat më mirë, se nuk kanë qenë të mbrojtura?
      Ilir Rusmali – Të lutem, zonja Vasilika, nuk flitet pa fikur zonja mikrofonin.
      Nertila Sadedini – Është një përputhshmëri e variantit anglisht me variantin shqip dhe ju garantoj se nuk sjell asnjë pasojë juridike.
      Ilir Rusmali – Falemnderit!
      Fjalën e ka zoti Majko.
      Pandeli Majko – Zonjë, më lejoni t’ju kundërshtoj dhe të përsëris pyetjen e koleges: në nenin 2 e keni filluar me “…miratimin e ndreqjes së mospërputhjeve ndërmjet përkthimit shqip…”.
      (Diskutime pa mikrofon.)
      Kjo që po them është teknikë ligjore. Qëllimi i nenit 2 është rregullimi i mospërputhjeve nga përkthimi në shqip. Duke qenë se ne jemi njohës të gjuhës angleze, pas verifikimit të paragrafëve nuk na del që është rregullim verifikimesh në gjuhën angleze.
      (Flet zoti Rusmali pa mikrofon.)
      Ju lutem, a ka mundësi të vazhdoj?
      Unë dua të pyes: këto janë rregullime ligjore të kontratës, apo janë rregullime të mospërputhjes me gjuhën angleze? E them këtë, sepse mospërputhja e gjuhës ka një mënyrë tjetër të shkruari, ndërsa shtesat në kontratë ose më saktë ndryshimet e saj, ashtu siç i keni sjellë ju, se për mendimin tim ky është ndryshim kontrate dhe jo rregullim i gjuhës angleze në shqip, kanë një tjetër mënyrë. Prandaj, ju pyes edhe një herë: ju po bëni ndryshim kontrate, apo rregullime të mospërputhjeve nga përkthimi shqip i gjuhës angleze të kontratës suaj, të firmosur në shkurt të 2008-s?
      Ilir Rusmali – Të nderuar kolegë,
      Është hera e treta që zonjës i drejtohet e njëjta pyetje, e cila ka dhënë tri herë të njëjtën përgjigje. Për respekt ndaj jush, ajo do ta thotë edhe një herë përgjigjen e saj, por, ju lutem shumë zotërinj, mos më detyroni t’jua heq pyetjen, në qoftë se do ta përsërisni edhe një herë tjetër.
      Nertila Sadedini – Edhe një herë ju garantoj se është një korrigjim i bërë nga varianti anglisht në Fletoren Zyrtare, që është publikuar në shqip.
      Ilir Rusmali – Falemnderit shumë!
      Fjalën e ka zoti Tahiri.
      Saimir Tahiri – Kam një pyetje, përgjigjen e së cilës kam shumë dëshirë ta marr të mirëqenë, për vetë faktin se sot po përputhim draftet. Pyetja ime ka të bëjë me pikën 11 të nenit 2, ku thuhet: “Në seksionin 1 të kontratës së koncesionit, në përkufizimin NBK minimale e nevojshme, shifra 1% zëvendësohet me 10%.”. Në këtë rast, përkthyesi nuk ka përkthyer saktë numrat? Si ta kuptoj këtë? Ose përkthyesi nuk njeh numrat, ose, në të kundërt, këtu ndryshojnë termat e kontratës. Pra, pyetja ime konkrete është: ka qenë injorant përkthyesi? Dhe, që ne të mos ju lejojmë të fyeni inteligjencën e kolegëve të maxhorancës, a mund të na sqaroni se kush e ka përkthyer? Pra, cili është autoriteti që e ka përkthyer? Cili e ka certifikuar? Cili ka marrë guximin ta çojë draftin me gabime në Parlament? E miratoi një Parlament i tërë këtë draft dhe ju pas një viti e ca merrni guximin të vini e ta korrigjoni, pra të korrigjoni termat dhe të përputhni draftet. Në qoftë se është e nevojshme, zoti kryetar, kërkoj që këtij komisioni t’i vihet në dispozicion kopja e parë e kësaj marrëveshjeje e miratuar nga Parlamenti dhe po komisioni të marrë një ekspert të pavarur gjuhe, në mënyrë që ta shohim saktë këtë çështje, për të mos e kaluar këtë marrëveshje kështu e nesër të na vijë përsëri ministria e të na kërkojë ndryshime se nuk e kishte pasur mendjen përkthyesi. Se mirë që përkthyesi ngatërruaka fjalët, por tani na ngatërruaka edhe shifrat dhe kjo është e papranueshme.
      Ilir Rusmali – Falemnderit zoti Tahiri!
      E para, se cili është autoriteti që është marrë me përkthimin, e ka ligji dhe nuk është e nevojshme të bëjmë ne shpjegimin e tij këtu, ndërsa për sa u takon emrave të përveçëm, nuk na intereson, sepse nuk është çështja jonë.
      E dyta, kërkesa për të pasur një kopje anglisht të kontratës, si dhe të asaj bazë dhe të shtojcës, është më se legjitime. Ju mund ta dispononi këtë gjë dhe jam i sigurt se përfaqësuesit e ekzekutivit do të jenë të gatshëm t’ua vënë në dispozicion.
      E treta, për sa i përket kërkesës për të marrë një përkthyes e të organizojmë debate në anglisht me njëri-tjetrin, besoj se nuk ka asnjë kuptim.
      Tani kërkoj shpjegimin e specialistes për pikën 11 të nenit 2.
      Nertila Sadedini – Atëherë, në variantin anglisht ka qenë 10%, ndërkohë që është shkruar gabim te varianti shqip, 1%.
      (Diskutime pa mikrofon.)
      Ilir Rusmali – Fjalën e ka zonja Felaj.
      Ermonela Felaj – Në fakt, ne vazhdojmë t’i referohemi së njëjtës pyetje, sepse është e qartë që nuk kemi të bëjmë thjesht me një projektligj që vjen si rezultat i mospërputhjeve të versioneve në anglisht dhe shqip të ligjit, por me një ndryshim të termave të kontratës. Nuk është vetëm një shifër që është ndërruar, por janë shumë të tilla. Fjala vjen, unë po shoh pikën 24 të nenit 2, ku thuhet: “Në fund të fjalisë së fundit të seksionit përkatës, shuma 10 500 euro bëhet 10 500 000 euro.”. Ky ndryshim, ai që përmendi pak më parë kolegu im dhe shumë të tjera, që ne shohim në përmbajtjen e gjithë projektit, flasin qartë që nuk kemi të bëjmë thjesht me një nevojë që ka ardhur si rrjedhojë e përkthimit të keq. Prandaj do t’ju lutesha edhe juve, si kryetar i komisionit, edhe zonjës që ka ardhur si përfaqësuese e Ministrisë së Ekonomisë, të na jepni përgjigje më të përgjegjshme përpara këtij komisioni, sepse ne nuk mund të mashtrohemi kaq lehtë mbi këtë pjesë. Është e turpshme që justifikohet në këtë mënyrë ky projekt që ka ardhur sot.
      Ilir Rusmali – Zonja Felaj, ju lutem, herën tjetër, kur të jemi në seancë pyetjesh, merreni fjalën për të bërë pyetje dhe jo për të diskutuar. Sigurisht që ju jeni e lirë të keni qëndrimin tuaj të pavarur dhe stoik madje, por pavarësisht debatit që po zhvillohet këtu, kisha menduar se, përpara se ju të mbanit qëndrimin tuaj stoik, do të kërkonit të sqaroheshit. E gjej me shumë vend interesin për pikën 24 të nenit 2 dhe do ta merrja unë nismën për t’i kërkuar informacion zonjës për llogarinë tuaj. Pra, në tekstin origjinal të kontratës, në anglisht, i cili është ligjor, sa është shifra e saktë: 10 000 euro, 10 500 euro apo 10 500 000? Na e sqaroni edhe këtë pikë, ju lutem, sepse, në qoftë se në tekstin origjinal shifra është 10 500 000, gjithë frika dhe stoicizmi i zonjës Felaj bien poshtë në mënyrë automatike.
      Zamir Stefani – Zotërinj deputetë,
      Në kontratën origjinale në gjuhën angleze, në nenin përkatës, thuhet shprehimisht: “Çdo lloj interpretimi për mospërputhje, mosmarrëveshje etj., do të jetë në variantin anglisht.”. Deri në momentin e ratifikimit në Parlament, çdo gjë ka shkuar për bukuri, çka do të thotë se gabimet janë bërë vetëm kur kontrata është përkthyer për t’u botuar në Fletoren Zyrtare. U kontrollua nga koncensionari, i cili, me të drejtë, kërkoi të bëhej një rregullim i gabimeve si rezultat i përkthimit për botimin në Fletoren Zyrtare. Pra, çka është firmosur ndërmjet autoritetit kontraktues, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si përfaqësuese e shtetit shqiptar, dhe koncensionarit është e rregullt, e saktë dhe ligjore, sipas tekstit që ju, të nderuar deputetë, keni përpara. Edhe shifra 10 000 euro, për rregullimin e rrugëve, kuptohet që në pamje të parë që është një lapsus. Është bërë gabim kur është botuar në Fletoren Zyrtare. Në fakt, në kontratë është 10 500 000 euro. Pra, edhe një herë po e them: gabimet janë bërë në momentin kur është përkthyer për t’u botuar në Fletoren Zyrtare dhe raste të tilla nuk janë të pakta. Në shumë raste rregullimet bëhen administrativisht dhe ne po kështu do të vepronim, por ishte këmbëngulja e koncensionarit, dhe me shumë të drejtë, që të botohej saktë në Fletoren Zyrtare, sepse është procedurë ligjore për hyrjen në fuqi. Në parim, në doktrinën legjislative, për hyrjen në fuqi të ligjit, ai ka shumë të drejtë, sepse po hyri në fuqi me ato gabime, ato do të ngelen pa u korrigjuar. Ne jemi të gatshëm t’ua paraqesim draftet e para dhe ato që janë miratuar në Parlament, me firmën e të dyja palëve dhe të noterizuara.
      Ilir Rusmali – Falemnderit!
      Jam shumë i kënaqur që ju do ta bëni këtë gjë dhe po të jetë e mundur bëjeni që sot.
      Fjalën e ka zoti Fino.
      Bashkim Fino – Gabimisht, zoti kryetar, ne jemi futur në një kurth që s’duhet ta kalojmë, që edhe ju të mos ndiheni keq me kolegët tanë të krahut të majtë, sepse jeni shumë nervoz sot. Çfarë dua të them me këtë? Në qoftë se, sipas përfaqësuesit, të cilin unë e besoj, ligji ka kaluar korrekt, por thjesht nuk është përkthyer saktë kur është botuar në Fletoren Zyrtare, atëherë çfarë po bëjmë ne sot? Po rikalojmë edhe një herë atë që kemi kaluar para një viti? Kush na jep garanci neve që nesër përkthyesi nuk do ta përkthejë gabim dhe në Fletoren Zyrtare nuk do të botohet sërish me gabime? Pra, për procedurë, dua të them: mos vallë ky ligj që ka kaluar shumë i saktë nga ne, por që nuk është përkthyer mirë, sipas specialistëve, duhet të rikthehet te Fletorja Zyrtare, të përkthehet dhe botohet saktë dhe s’ka pse vjen në Parlament? Sepse, me këtë logjikën e sotme i bie të miratojmë sërish atë që kemi miratuar një herë dhe mund të ndodhë të dalë sërish një përkthyes jo i mirë dhe sërish të na vijë neve këtu pas një viti e gjysmë.
      Ilir Rusmali – Falemnderit!
      Zoti Fino, ju keni shumë të drejtë në frikën tuaj, por edhe vetë jeta nuk ka garanci, jo më një përkthim. Në qoftë se do të kërkonim garanci të tilla, do të ishte e pamundur të ushtronim funksionet tona.
      Fjalën e ka zoti Tahiri.
      (Diskutime pa mikrofon.)
      Saimir Tahiri – Për të vazhduar shqetësimin e kolegut Fino, dua të bëj një pyetje: zotëri, ju thatë se gabimi qëndron në momentin e publikimit. Dua të di: sa për qind e ndreqjeve që ju sillni sot në këtë tekst janë gabim publikimi dhe sa për qind janë si pasojë e përkthimit të gabuar? E bëj pyetjen për të bërë dallimin, pasi edhe ligji “Për publikimet zyrtare” parashikon ndreqjen e gabimeve pa qenë e nevojshme të vijë projektligji në Parlament për ndryshim, miratim apo rivotim. Në rast se është gabim publikimi, pra kur Parlamenti ka kaluar tekstin e saktë, por është bërë gabim në publikim, nuk është e nevojshme ta kalojmë fare tekstin dhe biem dakord me propozimin procedural të zotit Fino. Por, në rast se është gabim përkthimi, të paktën, a mund të bëni një ndarje sa përqind e paragrafëve që keni sjellë në këtë tekst është gabim përkthimi dhe sa përqind është gabim publikimi? Për të qenë i saktë, unë prirem t’ju besoj kur thoni se ka gabim përkthimi edhe në fjalë, edhe në shifra edhe në shuma. Dua të di si është kjo ndarje.
      Falemnderit!
      Ilir Rusmali – Falemnderit, zoti Tahiri!
      Urdhëroni, zoti Stefani!
      Zamir Stefani – Zotërinj të nderuar, për hir të së vërtetës, unë nuk mund të jap me përqindje atë që kërkon deputeti i nderuar, por ndoshta duhet të theksoj një moment. Kur është miratuar ligji në Parlament, kanë qenë të dy variantet, edhe shqip, edhe anglisht. Varianti në anglisht ka qenë shumë i saktë me të gjitha përmbajtjet që janë sot.
      Ilir Rusmali – Zoti Stefani, pyetja është shumë e thjeshtë. Teksti që ka shkuar nga Presidenti i Republikës në Qendrën e Publikimeve Zyrtare është 100% teksti që është botuar në Fletoren Zyrtare apo ai tekst ka pasur ndryshime gjatë faqosjes?
      Zamir Stefani – Ajo që ka shkuar mbas dekretit të Presidentit për t’u botuar në Fletoren Zyrtare është teksti i plotë.
      Ilir Rusmali – Zonja Hysi, urdhëroni!
      Vasilika Hysi – Falemnderit, zoti kryetar!
      Unë kam një pyetje lidhur me nenin 1 të projektligjit që ju sillni. Në nenin 1 thoni: “…miratimin e shtesës së parë të kontratës së koncesionit…”, ndërsa në nenin 2 thoni: “…miratimin e ndreqjes së mospërputhjeve…”. Pra, ju pranoni që me këtë ligj keni edhe shtesë në kontratën koncesionare, keni edhe ndreqje. Do t’ju lutesha të na sqaronit edhe një herë se përse ka shtesa. Janë shtesa të harruara apo janë shtesa të reja? Sepse, kur thoni “…miratimi i shtesës së parë të kontratës…”, duket që është një shtesë e cila nuk ka qenë në kontratën e parë.

      Përgjigjjuni

    • e/  --  15 Mars, 2013 në 11:47 am

      Cfare ligjesh? Cfare shteti?
      Ketu nuk ka mbetur me asgje.
      Eshte vetem nje i rrjedhur qe ka 22 vjet qe ia nxin ktij vendi.
      Ne 23 qershor eshte ja vdekje ja liri per te gjithe shqiptaret!

      Përgjigjjuni

    • halldup Sali  --  15 Mars, 2013 në 11:48 am

      Ku ka turp per keta maskarenj, keta na shiten gjithcka qe te mos e marrim me veten si vend. Me thoni a ka ndonje pushtues qe ka bere me shume pune kunder Shqiperise se Sali berisha???????
      Mbajeni mend dhe ne 23 qershor kete.

      Përgjigjjuni

    • qamili  --  15 Mars, 2013 në 11:49 am

      Nje tjeter “sukses” per grupin e hajduteve qe qeveris Shqiperin

      Përgjigjjuni

    • njereztendershem  --  15 Mars, 2013 në 11:50 am

      Kisha bere ca mungesa keto dite tek TEMA, po po shoh se ketu prape e njejta gje ndodh. Nuk ndryshon Shqiperia pa ikur Sali Berisha. Ne 23 qershor duhet tia tregojme se cfare duam.

      Përgjigjjuni

  2. Horri i Bulevardit  --  14 Mars, 2013 në 7:00 pm

    Qe te mbajme investitoret, qe sic duket jane tmerruar me shume se ne shqiptaret nga Saliu, ne duhet te falimentojme Saliun, vetem kjo eshte zgjidhja dhe falimentimi i Saliut, nuk behet duke pritur 23-qershorin qe mos ardhte kurre keshtu si po na gjen, por duke i dhene Saliut trisken e burgut, ku te kete te drejte vetem 400-gram buke te zeze, se dihet qe ai nuk punon dot keshtu qe si takon me shume gramature.
    Ky ka qene racioni ditor i atyre qe nuk punonin ne burgjet komuniste dhe ata qe punonin kishin te drejte deri ne 600-gram dhe ndonje makaron ta zjenin.
    Saliu duhet denuar me metodat komuniste ne burg, se vete ai i ka proklamuar si metoda te Diktatures se Proletariatit, si diktature e popullit dhe ne jemi populli qe duhet ta denojme.
    Dhe mos harroni se nje fjale e urte popullore thote se Minjte e ndjejne te paret permbytjen dhe biznesmenet jane si minjte qe e shohin para qeverive te tyre greminen, prandaj krisin e ikin pa ju shkaktuar demi qe e dine se skane fuqi te demshperblehen nga nje vend qe ndodhet ne kaos.

    Përgjigjjuni

  3. Petro  --  14 Mars, 2013 në 7:01 pm

    paska per te nxjerre saliu edhe nje qarkore tjeter si ajo per cezin

    Përgjigjjuni

  4. NjeQytetarOptimist  --  14 Mars, 2013 në 7:02 pm

    KUADRI LIGJOR eshte kryefjala..

    Kur e ndryshon kuadrin ligjor me nje firme furiore sipas oreksit pushtetor, tregon qe shteti qe mbron ligjet qofte dhe ato KUSHTETUESE, perfundojne brenda javes (si buka me djath) te ndryshuara…Thjesht e thene: “Une po terhiqem sepse shteti nuk ben dot ate qe pikerisht duhet te bej – te mbroj ligjet qe une te bazoj investimin tek to..

    Përgjigjjuni

  5. Vjosa VL.  --  14 Mars, 2013 në 7:18 pm

    Togefjaleshat “Nje ngjarje historike”,”Nje ngjarje e madhe
    historike”,”Superfuqi energjitike”,”Projekti i shekullit”,”Ngjarje qe populli shqiptar e ka enderruar ne shekuj” “Kriptokomuniste” ,”Bllokqenerit e rinj”,” Ju jap fjalen e nderit”,” Taksa Koleka” si dhe e shpallja e shume zonave si : KAVAJA ZONE E LIRE. ELBASANI ZONE E LIRE,LEZHA,SHKODRA .PESHKOPIA SARANDA ZONA TE LIRA , qe nuk u muar vesh se cishin keto zona te lira, Arsimi prioriteti i qeveriese time.po keshtu shendetesia,bujqesia prioritete mbi prioritetet,jeta e qytetarit mbi te gjitha………… nje vrime ne uje. PRIORITET KA QENE :Dhendrri toka ne bregdet,cupa rroga te majme nga universitetet e studio ligjore,brojtja e ministrave te korruptuar, mbulimi i shpenzimeve pa kriter,flakja mijera eurove te zogu i zi dhe sheshi skenderbej vetem per inat te RAMES………TE TJERAT I DINI VET.

    Përgjigjjuni

    • Horri i Bulevardit  --  14 Mars, 2013 në 7:33 pm

      Shume bukur i ke numeruar zonat e lira dhe ketu te vjen per te qeshur dhe te qash, se ky kryeminister dhe ai minister finance, as e kane idene se cdo te thote zone e lire, se nga nje ane thone zone e lire dhe nga ana tjeter ja mbledhin taksat, kur dihet qe ato qe shpallen zona te lira, jane te taksuar vetem nga pushteti lokal dhe spaguajne taksa tek pushteti qendror.
      Ne kete lloj forme u ndertua Las-Vegasi, ku edhe sot mbasi eshte ndertuar dhe bere nje metropol, si paguan taksa qeverise federale, por vetem asaj lokale.
      Keta kane degjuar se po ti thuash se do ju bejme zone e lire, do behet mrekullia, por harrojne se duhet te heqin dore nga taksat qe e mbyten cdo biznes dhe familje.

      Përgjigjjuni

  6. mergimtari fv  --  14 Mars, 2013 në 8:02 pm

    Shqiperia nje – superfuqi e vogel energjitike ne Ballkan – shprehja me idiote qe mund te ekzistoje per njeriun normal nga trute , shpellari e thote kete per kafshet qe nuk kuptojne nga lagja e siperme . Vend ku nuk paguhet ajo qe konsumohet nga mentaliteti vandal katunaro-malok .

    Përgjigjjuni

  7. SALI QIME DERRI  --  14 Mars, 2013 në 8:51 pm

    Sa kohe te votoni SALI QIME DERRIN KESHTU DO TE JETE GJITHCKA TERRRRRS.

    Përgjigjjuni

  8. kel ukaj  --  14 Mars, 2013 në 10:53 pm

    Kisha nje mik Italian qe donte te investonte ne vendet e lindjes. Ne 2005 isha ne shqiperi me kete investitor Italian. Morem takim ne nje Prefekture te Shqiperise. Pasi biseduam gjere e gjate, une thirra inxhinjerin e urbanistikes te pinim kafe. Pyetja e pare e Italianit ne Prefekture ishte: Ku eshte zona industriale e qytetit, dhe cila eshte infrastruktura, rruge korrent, uje, rrjeti i ujrave te zeza etj etj. Kur po pinim kafe inxhinjeri ma tha cope duhet te paguani per te marre lejen e ndertimit. Mund te ndertoni ku te doni, mjafton te keni token, me pas duhet te paguani. I thashe mikut tim Italian aty ne tavoline. Ma va vanculo! bertet miku im. Cfare mendojne keta te pabuk se ka budallenj qe te falin para se jane te bukur. Une e qetesova mikun tim, pasi e kisha sqaruar ne Itali qe jane gjera qe nuk ja vlen pasi atje ka mafje e kriminalitet.
    E kuptoni perse eshte larguar firma Austriake! Sepse duan miliona euro. E kercenojne, se nuk paguan do ti pezullojne punimet etj etj. Asnje firme serioze nuk investon ne shqiperi.
    Nuk eshte shkence e madhe per te ditur se: Nje shtepi ne Itali (veri) kushton te pakten 4-5 here me Tiranen. Atehere perse nje shqiptar preferon te bleje nje shtepi ne Itali se 4 ne Tirane!

    Përgjigjjuni

  9. ALBAN DARDANI  --  15 Mars, 2013 në 1:39 am

    – Dikur…,nga vitet 80 , ne revisten e asaj kohe “SHKENCA DHE JETA”, kam lexuar nje studim ku behej fjale per HIDROCENTRALET NE KASKADEN E DEVOLLIT.
    –Ishte verte dicka madheshtore. Ata vargezonin njeri pas tjetrit, deri sa DEVOLLI dilte plotesisht nga kanionet e sistemet kodrinore.
    — Nuk behej fjale vetem per leverdine(perfitimet ) energjitike. Leverdija shikohej ne shume plane. –Te gjitha zonat e krahinat nga gjarperon DEVOLLI do mernin jete. – Do te shumfishoheshin burimet ujore te nendheshme, dote shumefishohej sistemi kanalizim -vadites, do rriteshin prodhimet bujqesore, blegtorale, ne vecanti frutikultura, Dote zhvillohej ne shkalle te gjere kultivimi dhe ritja e peshkut etj…etj..

    —Ato zona do te ktheheshin te begata , te lulzuara dhe , ne pika piktoreske e clodhese , argetuse dhe turistike etjj..etj…

    –Nuk isha nga keto zona (dhe si kam vizituar ndo nje here), por lexoja dhe enderroja se ishte dicka vertet e bukur. Nga njera ane mendoja si optimist sepse deri atehere ishin ndertuar vepra edhe me te veshtira , por kur shikonim realitetin gjerave ge kishin filluar te shkonin per posht …mbetej si enderr e Bukur.

    — Sic duket, edhe zoti SALI,me siguri ate studim te asaj reviste do e ket lexuar, sepse (me sa di)ishte e vetmja reviste shtencore e asaj kohe .Atje shkruanin intelektuale e specialist nga shume fusha. Mbas shume vitesh i ka dale ne enderr….
    — POR ATO VEPRA E ATO PUNE BEHESHIN ATEHERE DHE VETEM ATEHERE.
    –KANE KALUAR MBI 20 VJET DHE SKEMI DHEGJUAR NDONJE VEPER ENERGJITIKE.
    Imagjinoni, shqiperin e porsa dale nga lufta, analfabete 90 %,pa asnje lloj industrije ..dhe brenda 20 vjeteve ndertoi mbi 3 hidrocentale, qindra kilometra rruge e hekurudha te hapura me vare e tokmak druri, qindra hektare toke te perfituara nga bonifikimet .etjj…etj…

    _ Tani,ato vepra ku ishte shkrire djersa e gjith popullit Qytet e fshat, Juge e Veri,Komunist e I Persekutuar u vodhen , u dogjen, u grabiten u shiten e po shiten per 5 lek

    –“Hani derra, pini derra. Te pa brek u gjeti dreka. Milioner u beri darka(nata..)”
    –Talluni, se mjaft nga ai lloj mileti, dhe “elite intelektuale” gjithnje do e kini me vete, te rreshtuar ne peticionet pro qeveritare…

    –Me keq ardhje… ALBAN DARDANI

    Përgjigjjuni

  10. Leon  --  15 Mars, 2013 në 9:51 am

    Une punoj si ING. ne nje firm ne austri edhe keshtu qe kemi shume pune me EVN. Gjat ne vizite ne nje takim veta se si ndihen ne Shqiperi pas hjekjes se licenses CEZit. Edhe ai me tha se jan shum te shqetsuar se po nuk pate raporte te mira(po nuk pagove mbas dore) me qeverin nuk ke as nje shanc mbijetese ne Shqiperi. Isht bised privat duke pir nje kaffe.

    Përgjigjjuni

  11. al  --  15 Mars, 2013 në 10:20 am

    sistemi hidroenergjetik shqiptar u projektua nga ajka e shkencetareve shqiptar me ne krye prof.petrit radovicken. ne grup me aq sa mbaj mend une kane qene ,farudin hoxha,ismail ahmeti, emin mysliu dhe te tjere. u ndertua kaskada e drinit ku ne total jep 1 milio kw ore energji. hidrocentrale te vegjel u ndertuan kudo me mjetet financiare te kohes. sot pervec hidrocentralit ashta[ qe me te vertete eshte veper e shkelqyer ,hidrocentrale te permasave te medha nuk ka. u nis kalivaci ,ndaloi dhe disa te tjere po ashtu . banja u nis qe ne vitet 80 -te dhe do ishte shume me efikasitet qe ato para qe qeverite tona paguan per tecin e vlores [ qe akoma nuk eshte vene ne pune ] te perdoreshin per kete hidrocentral. nga studimet e fundi tregohet se energjia qe fitohet nga uji eshte me kosto me te ulet nga te gjitha dhe me efekte shume te mira ekologjike. une per modelin ekonomik qe ndiqet sot ne shqiperi kam shprehur mendimet e mija. me sa kam lexuar sidomos kohet e fundit tregon qe ky model eshte katastrofal se nuk sjell punesim sic shprehen disa por ul te ardhurat ne buxhet dhe per rrjedhoje nuk ka shperndarje te parase qe te rrise numrin e konsumatoreve, ndersa per ate politike te pd per hidrocentralet jam shume dakort qe asnje pike uje te mos derdhet ne det kot. por problemi eshte se si jane bere kontratat ,sa do te perfitoje shteti yne,pasi uji eshte pasuri publike. sa per privatizimin total te ekonomise do te shihni shume shpejt pasojat katastrofale te tije. nuk ka mbetur gje pa u shit ,dhe pastaj?ekonomia e zhvilluar bazohet tek prodhimi dhe jo tek privatizimet.prodhimi tek ne eshte minimal pra ky eshte modeli qe te hajme sot ,kismet neser. cdo shtet ka nje plan zhvillimi ekonomik prespektiv ,per ti lane brezave nje baze4 te shendoshe zhvillimi. megjithate populli e din si do veproj.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>