TemA TV/ Rama: Heqje barrës fiskale prej taksës së sheshtë dhe rishikim të çdo koncesioni (VIDEO) | Gazeta Tema
 

TemA TV/ Rama: Heqje barrës fiskale prej taksës së sheshtë dhe rishikim të çdo koncesioni (VIDEO)

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore,Tema TV |

Kryetari i PS, Edi Rama- faqe 4Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka premtuar sot biznesit heqje të barrës së taksës së sheshtë dhe heqje të referencave aktuale në dogana, që sipas tij janë kthyer në mjet abuzimi.

Në një takim me biznesin, kryesocialisti Rama theksoi se pas 23 qershorit kur socialistët do të vijnë në pushtet do të ketë një marrëdhënie të re me sipërmarrjen.

“Një qeveri që e konsideron biznesin si një lopë për ta mjelë shkon tej interesave të vendit. Vetëm një qeveri që e konsideron biznesin partner dhe ka detyrime të përbashkëta dhe reciprocitetit, një qeveri e tillë mund të nxjerrë vendin nga kriza. Deri në fund të vitit 2013 ne do ulemi sërish dhe do diskutojmë mbi një parim që unë dua ta ndaj me ju, se atdheu është sfida jonë i përbashkët”, tha Rama.

“Ne kemi bërë të qartë se nuk e pranojnë sistemin aktual të taksimit. Për ne, taksa e sheshtë kështu siç është konvertuar përbën një parimësi që nuk përputhet me vizionin dhe vlerat tonë, ndërkohë që progresiviteti përbën një vlerë të pazëvendësueshme. Ne do ta ndryshojmë sistemin e taksimit duke e hequr barrën e taksës së sheshtë nga të ardhurat personale. Kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë, do fitojë më shumë. Gjëja e parë në krye të punëve ku ne besojmë se do jemi pas 23 qershorit do të jetë çlirimi i biznesit nga gjithë këto zinxhirë, hallka, mekanizma mbytës që e kanë sjellë ekonominë shqiptare në këtë derexhe. Do të mbështesim sektorët prodhues, që nxisin punësimin, sektorët e eksplorimit të naftës, të bujqësisë etj. Pra që nxisin ciklet e plota të prodhimit”, vijoi Rama.

Rama ka theksuar se pas 23 qershorit, kryesorja që do të bëjë PS-ja kur të vijë në pushtet do të jetë rishikimi i të gjitha koncesioneve

“Do të zhbëjmë çdo koncesion që nuk është në përputhje me ligjin dhe pro, interesave kombëtare. Do të rishikojmë shitjen e HEC-eve për një copë bukë; do t’i heqim të gjitha referencat aktuale në dogana”, tha Rama.

Ai ka theksuar më tej se sipërmarrësit sot ndodhen nën presion si pasojë e taksave dhe e gjobave që i vendosen nga qeveria.

“4.876 subjekte janë gjobitur me gjoba marramendëse, që përbëjnë 350% të të ardhurave të bizneseve. 280 milionë dollarë është gjoba, që i rëndon bizneseve. Përtej gjobës, si fakt financiar, qëndron e gjithë barra e presionit psikologjik mbi bizneset. Vazhdon presioni, pa asnjë ndryshim pas ankesave të hapura publike të biznesit dhe mosreagimi i qeverisë është absolutisht i qëllimshëm në këndvështrimin tonë. Jo më pak se 150 milionë euro është shuma e mbledhur për shkak të vonesave në rimbursimin e TVSH-së, bizneseve. Ky është një shqetësim që shkon në rritje për perspektivën e sipërmarrjes, për çdo biznes që nuk është i lidhur me “oborrin e qeverisë”,” ka shtuar Rama.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

55 Pergjigje per TemA TV/ Rama: Heqje barrës fiskale prej taksës së sheshtë dhe rishikim të çdo koncesioni (VIDEO)

  1. Rilindje  --  19 Mars, 2013 në 12:41 pm

    Taksa e sheshte e rrenoi ekonomine shqiptare. Po keshtu edhe sistemi i referencave. Te blesh nje makine jashte shtetit, do taksohesh ne dogane sipas cmimit qe do qeveria jone, e jo sipas fatures se mallit. Me referencat ne dogana, jane shqepur ne leke taksidaret e Saliut. Taksa e sheshte favorizon te pasurit, dhe thellon hendekun mes te varferve dhe te pasurve. Per fat te keq, Shqiperia numeron me shume te varfer, klase te mesme thuajse s’ka fare. Keshtu qe kjo kategori duhet ndihmuar dhe mbeshtetur.

    Përgjigjjuni

    • Spiro  --  19 Mars, 2013 në 12:47 pm

      U pa qe taksa e sheshte nuk piu uje. Duhen reforma te fuqishme ne ekonomi!Bravo PS!

      Përgjigjjuni

      • Krenar  --  19 Mars, 2013 në 1:09 pm

        Taksimi progresiv…nje ceshtje shume e diskutuar… me teper e keqinterpretuar nga te djathtet ne fakt.Mua me pelqen!!

        Përgjigjjuni

        • Mika  --  19 Mars, 2013 në 1:11 pm

          E vetmja parti me nje program te miredetajuar, ne te gjitha fushat…perfshi dhe ekonomine!! Bravo PS!

          Përgjigjjuni

          • besnik  --  19 Mars, 2013 në 2:25 pm

            Taksa progresive eshte ajo qe i duhet shqiperise ne kete kohe krize dhe papunesie. Shqipetaret me zi po gjejne pune dhe ato lek qe marrin ti cojne per te furnizuar arkat e shtetit qe jane bosh si pasoje e shperdorimeve dhe vjedhjeve pafund te qeveritareve. Reforma ne sistemin fiskal eshte ilaci per ekonomine tone te brishte.

            Përgjigjjuni

          • herta  --  19 Mars, 2013 në 3:27 pm

            A do te te dali koha zoti rama deri ne 23 qershor qe te prezantosh programin tend deri ne fun???Se saliu e ka axhenden” mashtro vidh vrit vidh mashtro mashtro vidh vidh vrit etj etj…”

            Përgjigjjuni

          • eri  --  19 Mars, 2013 në 3:33 pm

            Taksa e sheshte eshte nje barr e madhe per biznesin shqipetar qe po e le te caloj spo e lejon qe te heci e te quhet nje biznes i vogel po po e le nje dyqan.

            Përgjigjjuni

          • eni  --  19 Mars, 2013 në 3:44 pm

            Vetem kto greket e serbet e poshter nuk do ishin dakort me atprogram te PS per ta pare shqiperin sa me te mjere e sa me te pazhvilluar ne menyr qe te tallen e ta shfrytezojn si te duan sic bejne me saliun.

            Përgjigjjuni

          • PERIKLI KOXHAJ  --  19 Mars, 2013 në 8:48 pm

            shum mire shkruajte tafaruci…

            Përgjigjjuni

        • Berti  --  19 Mars, 2013 në 2:29 pm

          Me ane te sitemit te takses se sheshte qe presupozohej qe do te mbusheshin arkat e shtetit per fat te keq ato jane bosh fare. Kjo ka ardhur si pasoje se ata nuk e kuptojne vete sistemin e takses se sheshte. Qe te kete sukses taksa e sheshte duhet te ndermerren nje sere reformash si ne sistemin e sigurimeve shoqerore edhe me ndryshimin e shume normave te tjera te tatimit. Taksa e sheshte nje deshtim.

          Përgjigjjuni

        • lini  --  19 Mars, 2013 në 3:25 pm

          Rishikimi i cdo koncesioni duhet te behet pasi te jete nderprer aktiviteti pasi dihet qe te gjitha do jene te parregullta.

          Përgjigjjuni

    • Ben Chicago  --  19 Mars, 2013 në 12:55 pm

      Taxa Koleka???

      Përgjigjjuni

      • coku  --  19 Mars, 2013 në 1:00 pm

        jam i sigurt se edhe pd istet pas njefare kohe te qeverisjes se socialisteve kur te shohin c do te thiote shtet i vertete qe merret me qeverisje dhe jo me opoziten do ta shajne me shume se ne tani doktor zombin. vetem dalja ne drite ben pune, ateghere do ta kuptojne se doktor zombi na ka vjedhur te gjitheve edhe atyre vete nje gje shume te cmuar qe nuk mund te rikthehet KOHEN!!!

        Përgjigjjuni

      • aida  --  19 Mars, 2013 në 1:48 pm

        @ ben chikago kam nje pytje per ju:

        pse nje shitse kepucesh duhet te paguaj me shum taksa se kryeministri? berisha esht ne sherbim te popullit apo jo? PERSE EDI RAMA THOT QE I GJITH KABINETI I TIJ I ARDHESHEM , TE GJITH DEPUTETET DO TAKSOHET ME SHUM ? Edi Rama thot qe ne emer te barazis midis midis qeveris dhe popullit ne duhet te ulim taksat per t’varfrit dhe do rrisim taksen per te pasurit?po berisha qe na do kaq shum perse nuk ben te njejten gje sic thot edi rama apo sic ka ber presidenti i Frances Hollande e shum kryeministra te tjer dhe shum vende te tjera!! perse berisha nuk e pranon qe te paguajn te pasurit per te varfrit? pse nuk solidarizoheni dhe berisha me shqiptaret?

        te gjith vendet e tjera qe perdorin ket taks paskan marr shembullin e kolekes dhe keta??? sa i afte qe paska qen ky kolek more ben chikago per te ndihmuar shtresen e varfer dhe mesatare eeee :)))

        Përgjigjjuni

      • haidi  --  19 Mars, 2013 në 1:54 pm

        @ ben chikago

        e di si esht taksa e berishes ooo ben chikago ?pagu oooo popull per salen paguj se do dhe ca lek oborri i berishes, po e di pse thot saliu per taksen progresive qe esht takse e kolekes, qe ne fakt kjo taks aplikohet ne te gjitha vendet europian, se nuke lejon argitaaa ajo qe merr 12 million ne muaj se po tja rrisesh taksen goces se berishes ajo se pranon sepse esht pronarja e shqiperis ;dhe i thot babit ne asnje menyr taks prog. se ste flas me goj;dhe berisha nga frika del ne telivizor e rren popullin e shkret taksa progresive taks shkaterruse.ene le te paguj popullin e shkret per te paguar me shum;sepse keshtu esht ne intersat e oborrit berishian

        Përgjigjjuni

      • artur  --  19 Mars, 2013 në 2:04 pm

        taxa plakes tate beno ore ideollog i malikve ..

        Përgjigjjuni

    • M&M  --  19 Mars, 2013 në 1:04 pm

      Taksa progresive eshte nje hap shume i mire drejt normalizimit te ekonomise, nje rishperndarjeje me te mire te parave!

      Përgjigjjuni

    • Belsana  --  19 Mars, 2013 në 1:06 pm

      Si ka mundesi qe eshte kaq vizionar Rama e?? Gjynah qe ka lindur ne Shqiperi…duhej bere kryeminister diku tjeter..prape mire..se ne kemi nevoje per te. :)

      Përgjigjjuni

    • Sinan  --  19 Mars, 2013 në 1:09 pm

      Shyqyr me ne fund dikush qe mendon per popullin!! :)

      Përgjigjjuni

    • Anastasia  --  19 Mars, 2013 në 1:10 pm

      Nisme e guximshme per tu thene para zgjedhjeve…por bindese! Kjo tregon qe e kane shume seriozisht..me ne fund skemi me premtime boshe..por gjera konkrete!!

      Përgjigjjuni

    • Erika  --  19 Mars, 2013 në 1:12 pm

      Go! Go! Go! <3 Edi Rama <3

      Përgjigjjuni

    • Ergi  --  19 Mars, 2013 në 1:14 pm

      Nuk e ndjek fort politiken por ajo qe kam vene re eshte se PS ka nje perqasje shume me serioze se partite e tjera. Me pelqen!

      Përgjigjjuni

    • Petro  --  19 Mars, 2013 në 1:15 pm

      Ku ka Ed Rama!! Ku ka si Ed Rama!! Ku ka si Ed Rama lale!! Ku ka si Ed Rama! :D

      Përgjigjjuni

    • Mia  --  19 Mars, 2013 në 1:16 pm

      Bejne mire qe i japin rendesi ekonomise…qe aty duhet filluar per te pasur nje balance ne cilindo tjeter aspekt. PS e 2013 eshte me ndryshe nga ajo e 2009. :) Per mire sigurisht!

      Përgjigjjuni

    • Marko  --  19 Mars, 2013 në 1:18 pm

      Ndoshta njerezit jane lodhur ta degjojne vazhdimisht kete punen e takses progresive..por PS ben mire qe i meshon…se shqiptaret sa shpejt merziten aq shpejt i harrojne shumicen e gjerave! ;)

      Përgjigjjuni

    • Riku Nuredini  --  19 Mars, 2013 në 1:19 pm

      PS, jeni ne rruge te mbare! :)

      Përgjigjjuni

    • Joni  --  19 Mars, 2013 në 1:22 pm

      Te pakten PS eshte me kembe ne toke.Di cfare thote..jo si pjesa tjeter, shohin endrra me sy hapur! Haha, mu kujtua Ruli-rrul qe fliste tek nje emision per “anijen e tyre” haha! Qesharak!

      Përgjigjjuni

    • Mandi Korce  --  19 Mars, 2013 në 1:25 pm

      Lalke! :) Korca eshte me PS-ne..e di ti!! :D Skemi llafe, kete vit PD-cka morri funde bre!

      Përgjigjjuni

    • Luna  --  19 Mars, 2013 në 1:29 pm

      :) Epo dihet qe ju do fitoni :)…dhe populli do mund te marre fryme lirisht!!

      Përgjigjjuni

    • megi  --  19 Mars, 2013 në 1:59 pm

      zoti rama brravo qe doli me ne fund nje BURR SHTETI si ju per te ndihmuar ket shqiperi qe e ka myt saliu me ushtaret e tij

      duhet nje ndryshum total te politkes fiskale qe aplikon berisha ne shqiperi

      1. taksa progresive duhet te aplikohet e para ne shenj solidariteti midis te varferve dhe te pasurve por edhe sepse duket ulur taksen te te varfrit ai rrit konsumin

      2 per sa i perket biznesit berisha nepermjet politikave te saja te taksimit,gjobave dhe referencave doganore,arbitrarisht ka falimentuar bizneset e mesme dhe ka favorizuar totalisht monopolet

      Përgjigjjuni

    • aishe  --  19 Mars, 2013 në 2:06 pm

      taksa e sheshte do iki me saliun dhe varferia e shqiptareve gjithashtu do iki me saliun! saliu ka mashtru e ka mashtru po shqiptaret e shohin shum mir qe fal politikave fiskale te saliut po rrenohen dita dites keshtu qe saliu ska ca te thot per taksen progresive sepse ne cdo vend te botes qe ka pasur zhvillim ekonomik esht aplikuar taksa progresive! keshtu qe sali me taksen maksiste qe po na thua populli ste beson sepse po e sheh rrenimin qe po i sjell ti me politkat tuaja

      Përgjigjjuni

    • gjyshja.g  --  19 Mars, 2013 në 2:30 pm

      Vendi ndodhet ne gjendje kolapsi!Ekonomia e çdo gje tjeter jane rrenuar!Alternativat e kesaj palo qeverie kane mbaruar e nuk bejne me efekt!Ndaj duhet me patjeter ndryshim ndryshim ndryshim!

      Përgjigjjuni

    • shoku taras  --  19 Mars, 2013 në 2:37 pm

      Situata ka degjeneruar si mos me keq ndaj duhet nje menyre per te dale nga ky qorrsokak qe na ka futur Saliu!Boll më me padrejtesi boll me me pasurim te nje 5%te shoqerise e 95 % te vuajtur..

      Përgjigjjuni

    • PERIKLI KOXHAJ  --  19 Mars, 2013 në 8:45 pm

      shum bukur rilindja nje mendim mese e sakte nuk kam cfar te shoje me teper ..flm.

      Përgjigjjuni

  2. Maria  --  19 Mars, 2013 në 12:43 pm

    :) Me pelqen sh nisma e PS.Taksimi ne menyre progresive eshte ajo cka ka nevoje Shqiperia ne keto momente.

    Përgjigjjuni

  3. coku  --  19 Mars, 2013 në 12:52 pm

    jam i sigurt se edhe pd istet pas njefare kohe te qeverisjes se socialisteve kur te shohin c do te thiote shtet i vertete qe merret me qeverisje dhe jo me opoziten do ta shajne me shume se ne tani doktor zombin. vetem dalja ne drite ben pune, ateghere do ta kuptojne se doktor zombi na ka vjedhur te gjitheve edhe atyre vete nje gje shume te cmuar qe nuk mund te rikthehet KOHEN!

    Përgjigjjuni

  4. taulanti  --  19 Mars, 2013 në 1:04 pm

    Mos duhet te jete ndryshe titulli i lajmit, se te jep pershtypjen sikur do aplikoje taksen e sheshte PS-ja…

    Përgjigjjuni

  5. opinionisti  --  19 Mars, 2013 në 1:12 pm

    Problemi seshte te aplikimi i takses, por te vullneti per ti sherbyer shtetit. Po i sherbeve shtetit i sherben popullit. Po mbrojte interesat e shtetit ke mbrojtur interesat e populli dhe te shoqerise dhe stabilizon konkurencen e lire.

    Po mbrojte intresat e klaneve, sic ben Sali Berisha, nuk i ke sherbyer shtetit dhe indirekt nuk i ke sherbyer popullit por vetem klanve te caktuara. Pra dogmat elektorale jane kot, nese nuk del dhe thua, do respektoj shtetin.

    Takse e sheshte apo takse progresive, ky eshte nje fenomen qe nder vite do ndryshoje, pasi vete ekonomia ka nevoje per politika fleksibile qe duhet te ndryshojne ne varesi te rrethanave.

    Ketu problemi eshte qe ne tregun e elektroshtepiakeve, te mos i fusi njeri mallrat pa dogane se premton nje rruge tre kilometra, e te tjeret ti paguajne te gjitha detyrimet.

    Ketu problemi eshte qe ne tregune e hidrokarbureve te mos kete pislleqe, po konkurenca te jete e drejte.

    Ketu problemi eshte qe te gjithe duhet te paguajne detyrimet dhe jo sic ndodh me ujin e korentin, ku gjysma e popullates nuk i paguajne dhe qe kandidatet kane frike ta shpalosin kete problem ne fushatat e tyre se smarrin votat e duhura.

    Përgjigjjuni

  6. Fatmir  --  19 Mars, 2013 në 1:38 pm

    Hajde rrocke hajde.Peshku ne det dhe palla qe ka vene tiganin ne zjarr.Pasi ti mbushi mire kutite Sala me vota malokesh,emigrantesh,kosovaresh e njerezish qe votojne nga 4-5 here dhe ta nxjerre prape Ramen me 2-3 deputete me pak tamam si ne 2009,Edi Rama do kete kohe pa fund ti hedhe idete e tij reformatore ne Kurban-in nr.2 me kujtime.

    Përgjigjjuni

  7. rapi  --  19 Mars, 2013 në 1:45 pm

    je i parakohshem o ed po te prifte e mara.

    Përgjigjjuni

  8. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS  --  19 Mars, 2013 në 1:48 pm

    KY MISTER 20% RAMA E KA PER PUSHTET SEPSE NUK E DI ENDE MIRE SE CESHTE TAKSA KOLEKA POR DI VETEM TI SHKRUAJE ATO DUARE SE FJALET CE DON TI THOTE NUK I MBAN MEND.

    Përgjigjjuni

    • keni  --  19 Mars, 2013 në 2:13 pm

      EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS

      shko merr ca leksione nga edi rama se si krijohet nje shtet sepse do te nevojitet dhe ty per te hapur pak dije se si ndertohen themelet te nje shtet europian dhe gjithashtu per ti kthyer indentitin e shqiptarve te harruar prej maskaradave te saliut me shqiptaret!!

      1. taks progresive

      2. meritokraci

      3. edukim profesional

      4. hiqja e hendekut midis te varferve dhe te pasurve ; sepse duke ndihmuar te varfrit ule kriminalitetin

      5. e shum gjera te tjera

      edi te ka ber saliu ME GOMAR SE VETJA E VET, DUHET TE NDRYSHOSH MENTALITET SEPSE E ARDHMJA E E FEMIVE TUAJ ME SALIUN DO JET E GJUNJEZUAR DHE PRE E VARFERIS ;)

      Përgjigjjuni

  9. aiha  --  19 Mars, 2013 në 1:53 pm

    95% e shqiptareve kane te ardhura minimale per te jetuar. Dhe programi per taksen progresive do te lehtesonte 95% te shqiptareve, ata me ne nevoje. Me taksen progresive gjithsecili do taksohet sipas nje sistemi te drejte dhe familjet shtresave te mesme dhe te varfra do kene ne nje fare menyre “te ardhura shtese” ne familje dhe do ndikoje sadopak ne permiresimin e jeteses.

    Përgjigjjuni

  10. alban4eva  --  19 Mars, 2013 në 2:07 pm

    ca dmth “barre fiskale” ??

    Përgjigjjuni

  11. Edwin New York  --  19 Mars, 2013 në 2:13 pm

    Kam filluar te ndjej vertet nje shqetesim per cfare thuhet rreth sistemit fiskal ne Shqiperi.
    Eshte vertete e paqarte dhe frikeshme. Nuk mendoj se taksa e sheshte ne keto momente eshte me e keqja, ajo qe na paska detyruar te rrisim nivelin e borxhit. Eshte e shume e thjeshte, mireadminstrimi i te ardhurave dhe shpenzimeve, ai eshte celesi i suksesit.Ne flasim qe difekti qenke te taksa e sheshte(mos harrojme se edhe vendet e rajonit, Mali i Zi, Maqedonia etj.etj, e kane nivelin e taksave 10 dhe 9%. Pra flasim per taksa te sheshta).
    Mos harrojme se 1/5 e te gjithe cmimeve te produkteve dhe sherbimeve te ofruara shkojne ne menyre te drejtperdrejte ne formen e TVSH, e cila eshte e ardhur shume e konsiderueshme ne buxhet. Pra imagjinoni qe ne nje volum xhiroje prej USD1,2 miliard, 200 milion shkoj drejtperdrejte te arken e financave te shtetit.
    Deshiroj, t’i kujtoj zotit Rama, se nuk eshte menyra me e mire, te flasesh per rritje taksash, por te gjesh rruge te sjellesh ne Shqiperi shoqeri multinacionale, te konsoliduara dhe qe te investojne ne vend. Ardhja e ketyre shoqerive do te jape efekte pozitive ne te ardhurat e buxhetit. Dua t’i kujtoj zotit Rama, te vrase mendjen dhe te me gjeje emrin e nje shoqerie te tille qe operon ne Shqiperi. Edhe i vetmi emer imadh qe ishte CEZ Group(eshte midis 2000 kompanive me te medha ne bote), u perzu ne mnyre shume qesharake, pasi kostoj e ketij largimi nuk do te jene vetem vlerat e arbitrazhit ne dem te Shqiperise, por expropriation-shtetezimi qe qeveria i beri kesaj shoqerie, ngriti nje shqetesim shume te madh ne qarqet jo vetem politike europiane e me gjere, por te investitoret te cilet mund te shikonin nje mundesi te transferimit te teknologjive te tyre ne nje te ardhme jo te larget ne Shqiperi. Shqiperia dhe qeveria Shqiptare evidentuan se vendi nuk eshte nje demokraci sikunder deshirojne te theksojne zyrtaret e saj. Duhet te theksojne se ishte Cevez ai qe deboi Exxon nga vendi itij, por pranoi qe ne fillim te paguante miliarda us dollare.
    Gjthesesi, une deshiroj qe zoti Rama, te jete i kujdesshem ne ato qe thote. Me mire te thote me pak dhe ti realizoje ato, sesa te premtoje shume dhe te mos beje gje. Une dua ti kujtoj zotit Rama, premtimet qe beri zoti Nano qe do tu kthente shqipetare 100% te parave nga firmat piramidale, kur nuk kishte nevoje ta bente kete, dhe gjithe jetes do ti mbetej kjo damke.
    Urime edhe juve si gazete per mendimin e lire qe pasqyroni.

    Edwini N.Y. Park Avenue 311.

    Përgjigjjuni

  12. RILINDASIT E LESHIT  --  19 Mars, 2013 në 2:40 pm

    ORE KEN KAM MARRE MEND NGA TIRANA I CILI TIRANEN E KA BERE KASAPHANE DHE GENJEU SE do i punesonte 300.000:TANI SI E BERI masakroi TIRANEN DON TA msakrone SHQIPERINE.SA TE KETE BUDALLENJ DERRKUCI RAMA DO GENJEJ.

    Përgjigjjuni

  13. al  --  19 Mars, 2013 në 3:27 pm

    sistemi i takses progresive nuk eshte shpikje e rames ,sic shoh disa qe e kritikojne me te padrejte. kjo takse aplikohet ne shume shtete te botes,dhe qellimi kryesor eshte grumbullim i te ardhurave ne shtet dhe nje rishperndarje sa me normale per te rritur konsumatorin. ketu permenden shoqerite multinacionale dhe i japin titullin e shpetimtarit,kjo nuk eshte e drejte. ne si shtet i vogel duhet ti japim perparesi bisnesit vendas ,duke u ndihmuar me kredi dhe me lehtesirat tatimore qe permenden . kolonat ku duhet perqendruar qeveria e ardheshme; kryesorja punesimi,nepermjet agrobisnesit,turizmit, perpunimit te mineraleve dhe naftes si dhe bujqesise. investimet ne infrastukture qe na morren pjesen me te madhe te te ardhurave dalngadale po mbarojne keshtu qe buxheti do te lirohet per tu financuar ne deget qe permendem. pa nje banke shteterore ose jointvencer me nje bank private dhe shtet nuk do jemi ne gjendje te ndihmojme bisnesin.bisnesi i vogel dhe i mesem gjeneron vende pune dhe te ardhura. privatizimi total i ekonomise dhe taksa e sheshte jane tregues te ekonomisec neoliberale qe falimentoje boten. e vetmi model qe i rezistoi eshte ai miks shtet privat[ sidomos sektoret strategjik duhet ti mbesin shtetit].

    Përgjigjjuni

  14. anklirta  --  19 Mars, 2013 në 3:31 pm

    Bravo Kryetar mendoj se plani qe ju keni ndermend te zbatoni per fushen e biznesit do te jete shume frytedhenes e do minimizoje mundesine e deshtimit te tyre ne te ardhmen.

    Përgjigjjuni

  15. valter  --  19 Mars, 2013 në 4:40 pm

    Po si ka mundesi qe ky ka dy vjet dhe vetem taksen e sheshte permend, pse ky eshte programi ekonomik i rilindjes se leshit. Nuk di gje tjeter ky njeri apo kjo parti. Ky nuk e kupton qe taksa diskutohet atje ku ka ekonomi se ndryshe ku do ti gjej leket, shqiptaret marrin buke me borxhe, ata qe kane leket jane te gjithe klani i pushtetit te ketyre 23 vjeteve. Me mire te thoj troç po eshte burre, une po e mora pushtetin do tjua marr leket me forcen e shtetit hajduteve dhe te korruptuarve pergjat ketyre 23 vjeteve duke filluar qe nga kryeministri i pari. Po se ben dot ket boll u talle me popullin,ik lerja ndonje tjetri ta bej. Po ti se thua dot ket e se ben dot pasi ne klanin e PS ka gjithashtu si puna e atyre ne PD. Pse se beri saliu, biles ai bertiti shume ne ate kohe para se ta merrte pushtetin ne 2005 por fakti se deklaroi se ajo ishte politike, “ishte loja”, dhe se i shtrengoi fort doren kolegut te tij kriminelit nano.

    Përgjigjjuni

  16. nastradini  --  19 Mars, 2013 në 6:21 pm

    TAKSA PROGRESIVE QE NDJEK BIZNESIN IMAGJINAR.

    Mania e Edi Rames per te zbuluar “BICIKLETEN” me “zerimet” e tij fiskale dhe me taksen e tij progresive ne ndjekje te biznesit shqyptar po merr permasa te frikeshme per nje LIDER qe do te drejtoje vendin ne kohe krize ekonomike boterore. Sepse mjafton vetem per te hedhur sy ne sallen plot me biznesmene qe kishte thirrur per te reklamuar RILINDJEN e tij, qe te bindesh sa nonsens eshte i gjithe diskutimi i programit famoz te PS-se. Me qesharak ishte Biznesi i ndertimit i perfaqesuar nga Maks Muca qe eshte strukur me kohe ne brimat e miut dhe nastradini nuk e di si Edi Rama do ta nxjerre ne drite per te paguar taksen progresive te tij, nje nje kohe qe nuk paguan prej kohe ASGJE, bile nuk paguan as TVSH ne shtet. Nga ana tjeter te bie ne sy Biznesi i fasoneve qe mund te quhet REZILI i prodhimit shqyptar, sepse perfaqeson vetem nje LAVATRICE qe prodhon vetem varferi dhe shrytezim mesjetar te krahut te punes dhe nuk fut ASGJE ne arken e shtetit, as tatime dhe as TVSH. Po qershia mbi torten socialiste te Edi Rames, ishte kur fjalen e morri kush thoni ju more te paditur? Luan Bregasi, sigurimsi i Enver Hoxhes, tani BOSI i Biznes Albania qe Sali Berisha e mban afer per vite me radhe, por edhe Fatos Pijaneci e kishte shok te gotes. Po pse “vezen e kuqe” ka bere Luan Bregasi qe ta kete mire edhe me Enverin edhe me Saliun, tani edhe me Edin? “Po more keshtu eshte ai Luan Bregasi si Kashei i Pavdekshem” qe martoi gocen me nipin e Enver Hoxhes ku thoni ju more te paditur entuziaste te Edi Rames? Ju a thote nastradini o dallkauke dhe debile enveriste ne TEMA, ne vilen famoze 31 qe ishte vila e sadistit Enver Hoxha dhe Luan Bregasi, Biznesmeni famoz i Sigurimit te Shtetit me kete martese kerkon te RINGJALLE Enver Hoxhen dhe per t’i thene mjeraneve: “Ne jemi akoma ketu. Ne ishim BOSI me pare dhe jemi edhe tani BOSI juaj dhe ju nuk na beni dot asgje!” Per kete RINGJALLJE i eshte bashkuar edhe RILINDJES se Edi Rames, sepse e di qe Saliut i kane rene patkonjte dhe sigurimsat dine te orientohen mire ne situata te nderlikuara. Dhe po ky Luan Bregasi deklaroi menjehere: “Taksa Progresive e Edi Rames do te shpetoje shqypnine!” A nuk e degjuat ne TV o milet i paditur? Por nastradini thote qe kur taksa progresive ben kaq shume cudira dhe mbush frigoriferet e miletit si me magji, pse heziton atehere Saliu me Boden? Po vendet ish-komuniste perreth Shqypnise qe nga Lituania, Letonia, Estonia, Ukraina, Rusia, Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi e shume shtete te tjera, bile ne SHBA-s ka shtete me te varfera qe aplikojne taksen e sheshte apo proporcionale. Po pse kaq budallenj jane keto shtete qe nuk e kane zbuluar akoma “SEZAMIN” shpetimtar te Edi Rames? Me e bukura qe per t’u bere akoma me bindes Edi Rama thirri nje agjent te vjeter te kamufluar si profesor te KGB-se ruse per t’i thene miletit dallkauk sa e nevoshme ishte taksa progresive per shqyptaret. Ky agjent sic erdhi ashtu edhe iku, sepse ASKUSH nuk e pyeti kete profesor pse ne vendin e tij aplikohet prej vitesh me sukses taksa e sheshte dhe se ASKUJT ne kete vend nuk i ka shkuar ne mendje te preke sistemin fiskal ne kohe krize?
    Prandaj Edi Rama nese do te behet LIDER i vertete per te gjithe shqyptaret qe duan NDRYSHIMIN duhet te leje menjeane llogjet dhe brockullat pa dogane per ZERIME komuniste qe flet papushim ne TV dhe te paralajmeroje miletin se e presin dite te veshtira me terapi SHOCK-u me masa shtrenguese pa meshire ne mbledhjen e taksave, sepse vetem atehere do te kete shansin te kerkoje nga Bota ndihma dhe kredi shpetimtare. Ne fjalimin e tij te gjate dhe kontradiktor Edi Rame e preku kete teme, per te cilen nastradini i shqetesuar i ka bere disa here apel. Le te dale Edi Rama nga mania dallkauke ku e kane futur keshilltaret e tij te Kohes se Qepes dhe te shiqoje si po veprojne LIDERAT ne vendet perreth qe te mesoje nga te tjeret. Greqia, Qipro ka edhe shume shtete te tjera ku LIDERAT po vepojne me zgjuarsi per te perballuar krizen. Ndryshe do ta kete davane te humbur me Luan Bregasit e Biznesit Imagjinar qe ka mbledhur rreth vetes.

    Përgjigjjuni

    • wwww  --  19 Mars, 2013 në 7:09 pm

      O NASTRADIN KE TE DREJT QE I SHTRON TE GJITHA MASHTRIMET
      E RAMES ,AI I NJEH MIRE CFARE KATEGORIE JANE TIFOZAT E TIJ .
      PROBLEMI QENDRON QE RAMA FLET SA PER TE KALUAR KOHEN .
      AI E DIN SHUME MIRE QE NUK KA ASNJE SHANC TE BEHET KRYEMINISTER.
      AI NUK KUSHTE SHANC PER TE MBAJTUR BASHKINE E JO ME LART

      Përgjigjjuni

  17. al  --  19 Mars, 2013 në 7:48 pm

    nastradin vetem shane nuk le njeri pa marre per goje, por ndonje mendim ekonomik nuk na dhe . ku eshte dallimi ne ekonomi i takses se sheshte qe ti e mbron me te madhe dhe takses progresive. me dukesh nje megaloman qe vet flet por nuk sqaron asnje pervec vetes.si ka mundesi qe ne kemi disa vite qe kur erdhi pd ne pushtet qe aplikojme taksen e sheshte dhe konkluzioni eshte ,ekonomia eshte ne recension nga viti ne vit si dhe borxhi publik dhe ai i jashtem eshte ne kufij kritik. kur sot eshte prishur balanca prodhim -treg -konsumator si mendon ti mund te rregullohet qe te rriten konsumatoret qe nuk kane para as per te blere buke. prandaj ato emra qe permend ti nuk i rreh popullit te degjoje por ai pret nje dite shprese qe ta drejtojne njerez te zote, nga cdo krah te vijne . mbi te gjitha eshte shqypnia qe thua ti pastaj jane partite.

    Përgjigjjuni

    • @al  --  19 Mars, 2013 në 8:42 pm

      NASTRADINI ESHT SI LUBONJA GRINDAVEC FLeT SHUM PO S’KUPTOHET PER ASGJE… NASTRADIN MOOO

      Përgjigjjuni

    • nastradini  --  19 Mars, 2013 në 9:56 pm

      O al oponenti dhe Miku i nastradinit po nastradini nuk eshte as BOSI dhe as LIDERI qe e kane zgjedhur shqyptaret per te dhene leksione badiava, pa LEKA ne TEMA per miletin e paditur. Kete detyre e ka politika shqyptare, pershembell Sali Berisha qe eshte zgjedhur dy here nga populli entuziast, por qe tani duket mjaft i zgerlaqur per zgjedhjen e gabuar qe ka bere. Prandaj c’ne nastradini duhet te spjegoje papushim dhe te shpalose pa dallim teorite e tij te SHPETIMIT qe nga viti 1991 kur kete nuk ja ka kerkuar ASKUSH deri me sot? Shkrimet e nastradinit jane thjesht nje reaksion ndaj politikes dallkauke te diletanteve te ekonomise shqyptare, shumica hafije dhe spiune te regjimit te Enver Hoxhes qe kane budallepsur se fundmi edhe Edi Artistin si mos me keq dhe i kane hedhur trute e gomarit per te mbrojtur nje kauze tragji-komike si ajo e sistemeve fiskale. Po ja qe populli e do dhe prandaj nastradini nuk mund te heshte dhe kerkon ta fuse ne shinat e civilizuara edhe Edi Opozitarin e Pafat. Per kete gje kontribuon edhe kultura e pranueshme dhe toleranca qe duket ne repliken tende kete radhe. Le te fillojme pse nastradini nuk mund te quhet megaloman, megjithese njeh dhe flet rrjedhshem disa gjuhe te huaja, luan ne piano dhe violine dhe lexon me kenaqesi Adam Smithin, Babain e kapitalizmit Modern kur e pi kafen tek Tajvani cdo megjes. Thjesht nastradini nuk i ben dem kujt ne kete Bote. Megaloman mund te quhej Enver Hoxha qe nuk kishte mbaruar asnje shkolle por qe e transformoi Shqypnine si ciflikun e vet personal pa patur asnje tapi. Megaloman mund te quhet edhe Sali Berisha qe ka dipllome per doktor, por kerkon te behet BOSI i shqyptareve me vrasje, vjedhje dhe mashtrime njesoj si Enver Hoxha. Por megaloman mund te quhet edhe Edi Artisti qe nuk ja thote fort nga ekonomia, por do te hiqet si KOKE E MADHE e shkences ekonomike Boterore dhe deklaron si gjeli maje plehur se ka zbuluar formulen magjike qe do t’i beje shqyptaret te lumturuar ne Kohe Krize Boterore. Edi Megalomani deklaroi se do te hape 300 mije vende te reja pune, Sali Megalomani pas tij sot deklaroi se do te hape 250 mije vende te reaj pune per te mos qene ne nje fjlae me te. A ka kush i beson ketyre gjepurave more al-Miku i nastradinit? Qe te dalim tek programi i nastradinit dhe zgjidhja e tij. Nuk je i pari qe akuzon nastradinin ne TEMA qe vetem llap dhe s’thote asgje. Per nje komentues qe quhej Horr Bulevardi me duket nastradini shkruajti edhe nje pergjigje-oferte shume te gjate, si carcaf dopio apo si dacibao kineze ne qender te Pekinit per Edi Ramen dhe programin RILINDES te tij me RINGJALLLJE te “zerimeve” enveriste te Kohes se Qepes dhe taksen famoze progresive te biznesit imagjinar shqyptar. Ne kete pergjigje-oferte te nastradinit kishte shume pika dhe kryesorja ishte qe Edi Rama nese do te behet LIDER i respektueshem per shqyptaret duhet te flake populizmin mashtrues dhe t’u tregoje te VERTETEN e hidhur te ekonomise, te tregoje brimen e zeze ku e ka futur Saliu dhe banda e tij. Per kete arsye detyra imediate eshte pasi te marre pushtetin eshte mbledhja maksimale e taksave dhe tatimeve, pse jo edhe rritja ne % e tyre, sepse Shqypnia ka nivelin me te ulet ne rajon dhe Evrope. Por edhe sepse niveli i mbledhjes aktual eshte ne shifren e frikeshme 20 % te taksave totale dhe askush nuk perqendrohet ne kete fakt tragjik. Ne vend te kesaj i meshojne teorive shkencore per sistemet fiskale kur vendi yne nuk ka prodhim, nuk k abiznes, rrjedhimisht nuk ka taksa dhe tatime dhe TVSH. Vetem llogaria rrjedhese e TVSH-se eshte pakesuar me 50 % kete vit, qe eshte treguesi me serioz i renimit te ekonomise dhe askush nuk i bie kembanave dhe sirenave te alarit. Pse KESHTU? Sepse Opozita eshte ASHTU! Shqypnia ne kete derexhe qe po e le Saliu me Boden nuk del dot vete nga daret e Krizes pa ndihme financiare si nje injeksion jeteprures per ekonomine. E ka thne me pare nastradini fillimisht 2-3 miliarde eur per stabilizimin e bilanceve dhe rimekembejen e prodhimit fitimprures. Pare ne Bote ka boll, por ASKUSH nuk do qe te humbase LEKAT qe investon sic ndodhi me CEZ-in. Mjafton qe Edi Rama te mos flase brockulla per ZERIME komuniste dhe te trembe investitoret e huaj si dallkauku komunist Holland ne France se nuk do te gjendet institucion ne Bote qe ta ndihmoje. Sepse Shqypnia nuk eshte Franca dhe Edi Rama nuk ka se ku t’i gjurmoje dhe zbuloje Depardjote e tij miliardere. Shiko se cfare po ndodh me Qipron, qe eshte mjaft larg Shqypnise pernga standarti i jeteses. BE-ja i thote: Ne do te japim 10 miliarde eur borxh, por qipriotet duhet t’i paguajne nga depozitat e tyre qe deri tani u sillnin vetem fitime pa asnje detyrim per shtetin. Edi Rama nga ana tjeter duhet te kontrolloje shpenzimet ne buxhet dhe te jape llogari rregullisht ne parlament se cfare behet me taksat dhe tatimet e brumbulluara, sepse Saliu e ka kthyer buxhetin e shtetit dhe banken e Fullanit si Arken e Kursimit te Familjes se tij. Pasi te marre pushtetin Edi Rama duhet te nderprese cdo investim me fonde publike qe nuk sjell te ardhura ne shtet dhe t’i riorientoje ato ne fusha qe ne plan afatshkurter i sjellin fitime shtetit dhe rimekembin ekonomine. Parrullat patriotike me vlera demagogjike si “Rruga e Kombit” apo “Rruga e Arberit” duhet te hiqen nga lekskologjia e drejtimit ekonomik te Edi Rames dhe te zevendesohen nga pragmatizmi kapitalist. Por para se te bje te gjitha keto gjera te bukra qe thote nastradini Edi Rama duhet te heqe dore dhe te harroje datat komuniste qe sollen ZINE ne trojet shqyptare: 8 nentori, 29 nentori, 5 maji, 24 maji, 11 janari etj. Edi Rama duhet gjithashtu te reformoje Partine e tij te Ndryshkur plot me Dinozaure Prehistorike te Partise se Punes, te heqe emerin famkeqe te gazetes te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit” dhe te kerkoje zyrtarisht falje per krimet e komunizmit si LIDER i Partise qe ka trasheguar zyrtarisht dhe historikisht Partine e Punes.
      Vetem po te kete plotesuar keto kushte Edi Rama do te behet i besueshem per Boten qe na shikon me dylbi dhe na monitoron vazhdimisht. Ndryshe pasaniket barkderra te BE-se dhe SHBA-s do te thone: “Mire e kane Saliun keta dallkauke se nukmeritojne me teper!” Dhe atehere Edi Rama le te gjeje nje vend tjeter ku te aplikoje taksen e tij progresive si ILACI CUDIBERES per te shpetuar shtetet nga Kriza ekonomike dhe per te lumturuar miletin.

      Përgjigjjuni

      • WWW  --  20 Mars, 2013 në 9:56 am

        O popull mos besoni tek peemtimet e eames pwr kete takse
        nuk wshte e lehte te funksionoj kjo takse tani pwr tani ndoshta mbas shume viteve
        Ne radhe te pare duhet qe te behet sistemi me online te jene te gjitha llojet
        e trgetimit te medha apo te vogla te lidhur me qendren fiskale ku
        nepwrmjet kompjuteri te dalin te dhenat sa ai ka fituar , poe shqipetare nuk i regjistrojne te gjitha regjistron aq sa ai don me qellim qe te paguaj me pak.
        p.sh nje dyqan akullore prodhon 100 kg dhe ai i shet ato ,poe regjistron 50 kg
        pjesen tjeter thote e shita te nesermen ise thore e hodha per arsye shendetesore.
        SHQIPETARE NUK BEHEN KURRE TE NDERGJEGJESHEM QE BONOJNE AQ SA SHESIN.

        Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>