Të huajt dhe tre skenarë për zgjedhjet | Gazeta Tema
 

Të huajt dhe tre skenarë për zgjedhjet

Postuar në: Aktualitet,Opinion |

shenasiNga Shenasi Rama

Vëmendja e jashtëzakonshme që po iu kushtohet këtyre zgjedhjeve nga të huajt është shumë shqetësuese për ata që e duan demokracinë, të drejtën dhe vullnetin e popullit. Të huajt janë tejet të shqetësuar dhe kjo duket nga niveli i personaliteteve që po merren me zgjedhjet. Ardhja e një personaliteti me peshë nga SHBA, si Guvernatori Dean, i cili ka qenë edhe kandidat për president e kryetar i Partisë Demokratike në SHBA tre muaj e ca para zgjedhjeve, nuk është fare shenjë e mirë. Dhe hutimi i tij mbas takimeve me prijatarët e parisë, që e shohin veten fitimtarë, është një shenjë shumë e keqe. Po ashtu deklaratat e personaliteteve europiane, që nga e përhershmja Doris Pack tek Komisioneri Stefan Fyle dhe raportuesi Kukan janë shenja të qarta se jo vetëm SHBA por edhe europianët nuk janë fort të sigurt me lojën dhe me lojtarët në Tiranë.

E përbashkëta është se të gjithë këta ndërmjetës të huaj po e shohin me shumë pasiguri sjelljen e prijatarëve të parisë së Tiranës. Njëri thotë se të gjithë i kanë thënë se do të fitojnë. Tjetri vjen dhe nuk pranon as të takojë njeri, por takon pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të biznesit dhe shkon direkt në Rinas. Në një shtet normal për këtë punë duhej të kishte rënë qeveria. Tjetri nuk vjen fare dhe deklaron që politikanët e Tiranës duhet të merren vesh sepse kanë të përbashkët kauzën e integrimit europian, kur dihet që askush nuk beson më në kauzën e integrimit europian dhe parisë nuk i intereson fare.

Mirëpo problem është se zgjedhjet në Tiranë janë si ajo loja me karrige. Kur të pushojë muzika, njëri nga lojtarët nuk do të ketë vend që të ulet dhe prandaj duhet që të dalë nga loja. Në rastin tonë, interesat jetike të lojtarëve më kryesorë politikë janë të tilla që asnjëri nuk mundet të humbë sepse ashtu del nga loja dhe humbja është fillimi i kalvarit të pasigurisë që në xhunglën shqiptare përkthehet në shumë mënyra. Në një vend ku gjithçka është paraja, mund të përfundosh si Fatos Nano, dhe të fillosh të paguash edhe për djathë të fërguar. Edhe pse midis fatit të Nanos, Charles Taylor dhe të Gadafit, këta pjesëtarë të parisë do të zgjidhnin atë të Nanos, e vërteta është se asnjëri nuk është i sigurt se nuk do të përfundojë në burg si Sanader apo edhe më keq. Në shtetin shqiptar, çka sjell ora, nuk e sjell moti, dhe këta që kanë bërë të 99-at gjatë motit, i druhen asaj orës kur mund të japin llogari.

Mirëpo, në këtë pikë, loja është në duart e të huajve. Ka tre mënyra për të huajt që të zgjidhin nyjën e ngatërruar të zgjedhjeve. Njëra është që të vënë veton si bënë me Fatos Nanon në vitin 2005 e ta nisin atë që nuk gjen karrige në mërgim të praruar. Tjetra është që të mbyllin sytë e të pranojnë vjedhjen e orkestruar të zgjedhjeve e të votave nga dy palët e parisë dhe të shpresojnë se sherri nuk do të derdhet në rrugë dhe që bandat nuk do të lajnë hesapet me kë t’iu dalë përpara. Më së fundi, zgjidhja është që t’i bëjnë të gjithë bashkë në një qeveri, d.m.th t’iu japin nga një karrige të gjithëve dhe ta mbyllin lojën në paqe për katër vjet të tjera. Mirëpo në Tiranë ka aq shumë mëtues e fitues të deklaruar, sa qeveria duhet bërë me 200 ministra. Edhe më keq, shteti nuk ka më para. Shkurt, të tre këto rrugë janë ose të pamundshme, ose të padëshirueshme ose tërësisht diskredituese. Interesat e parisë nuk janë të përputhshme dhe të pajtueshme. Sherri është i pashmangshëm.

Së pari, nuk do të ketë largim të Sali Berishës. Ku do të mbytet Sali Berisha? Sali Berisha nuk ka ku shkon. Saliu ka ende frikën e asaj kohe kur iu kundërvu botës dhe të gjithë e lanë në baltë e ngeli me 12 vetë në Presidencë. Aq më tepër që tani është në lojë edhe e ardhmja e familjes së tij. I biri është një lojtar i dobët dhe i kapur, me probleme familjare dhe i pazoti me përballue intrigat e komplikuara të Tiranës. E bija është shumë e zgjuar por ka probleme personaliteti dhe që nga viti 1997 ka qenë dhe është në shënjestër. Dhëndri i tij është i pabesueshëm dhe peshë e lehtë, edhe pse beson se është i zoti, pa qenë aq i zoti.

Logjika e Saliut është që ai mbijeton vetëm me një opozitë bllokuese e shumë të fortë që ai vetë duhet të drejtojë sa të ketë frymë. Prandaj Saliu nuk do të ndalet para asgjëje për të promovuar ato 25 vetët e familjes dhe këta rrotat e makinës që herë janë lart e herë poshtë, por që gjithnjë kanë shtyrë përpara makinën e Saliut e të gjithkujt që i ka përdorur, tipat si Arben Imamin, Eduard Selamin, etj.

Po ashtu, Saliu është mjeshtër i mbajtjes së njerëzve peng.  Saliu është edhe mjeshtër i lojës me hijet në mur, një lojë që të huajt e kanë shumë frikë sepse shkon lehtë në luftë civile. Por, edhe pse e din se nuk e mban dot qeverinë kështu si janë punët, Saliu nuk ka ku shkon. Zgjidhja e vetme që ka është intensifikimi i përplasjes midis shqiptarëve. Përplasja, herët a vonë, do të çojë jo vetëm në mbijetesën e Saliut, por edhe në luftë civile, obstruksionizëm e rebelim kundër shtetit. Edi Rama nuk ka ku shkon. Ai mund të rrijë në Kuvend si deputet, por po nuk fitoi si kryeministër, është jashtë loje dhe shumë i pasigurt për të ardhmen. Ilir Meta është në krye të një partie të punësuarish. Për të shteti është jetik gjithashtu sepse të gjithë anëtarët e partisë ecin me etiketën e cmimit të varur nga mënga.

Së dyti, për t’i mbajtur palët e parisë nën kontroll, të huajt duhet të pranojnë marrëveshjen e qartë midis dy palëve kryesore të parisë dhe njëherësh, edhe diskreditimin e demokracisë e të përfaqësuesve të huaj që e mbështesin atë zgjidhje. Ata duhet që të legjitimojnë, në emër të stabilitetit vjedhjen e hapur të votës dhe diskreditimin e sistemit demokratik, d.m.th., të pranojnë pazarin midis dy palëve kryesore. Kjo do të thotë që formalisht do të ketë koalicione, por partitë e reja e të vogla, që nuk kanë përfaqësues në komisionet zgjedhore janë të destinuara që të mbesin nën mëshirën e dy partive të mëdha.

Komisionerët do të mbushin kutitë, vjedhja do të jetë ashiqare, e hapur fare, dhe në fund arbitri do të jetë Ilir Meta që këtë herë do ti mbrojë votat e veta dhe do të jetë ai që do të vendosë nga shkon balanca e fuqisë. Mirëpo, nuk ka shenja se edhe po pranuan prijatarët e këtyre partive që të bëjnë pazar për nje vend në Kuvendin Popullor, do të pranojë baza e partisë. Ne jemi një vend oriental në të cilin mendësia katundare kërkon që ‘burri që është burrë’ të dalë në fushë të mejdanit e të marrë hakun e vet. Dhe haku është vota e vjedhur. Edhe kjo rrugë çon më përplasje e në rrëmuje që pashmangshmërisht do të çojë në luftë civile, në përplasje e rebelim.

Së treti, të huajt kanë mundësinë që të mbledhin të gjithë palët e parisë, të gjejnë një formulë që e ndan tortën e qeverisjes me përqindje dhe ta mbyllin sherrin. Në këtë mënyrë do të ketë stabilitet. Formulat që do të përdoren janë të lehta për t’u gjetur: të shmangim efektet e krizës (botërore, rajonale, ekonomike), të bëjmë një qeveri të shpëtimit kombëtar, të mbërrijmë objektivat e integrimit, të zhvillimit, etj. Mirëpo kjo zgjidhje, që është edhe më e mundshmja është edhe më e rrezikshmja. Të nesërmen që të bëhet një qeveri e tillë, maska e parisë bie. Shqiptarët do ta kuptojnë që më në fund, ujku e shkundi këmbën e lyer me miell dhe u tregua ai që ishte. Një qeveri e gjerë do të thotë që paria e Tiranës nuk e ka pasur asnjëherë seriozisht. Në të njëjtën kohë, një zgjidhje e tillë do të tregojë se të gjithë kanë qënë kundër popullit. Atëherë do të jetë vetëm çështje kohe që edhe populli të kthehet kundër tyre.

Në përfundim, duhet thënë se nuk ka gjasa që njëra palë e parisë të fitojë zgjedhjet e vetme. Saliu e ndjen dobësinë e Edi Ramës që ka aq shumë armiq të fuqishëm në partinë e tij. Edi Rama e din se Sali Berisha i mban bashkë rrotat e PD-së me karotat e pushtetit, sepse si leku, edhe këta i shiten prurësit më të parë.  Vetëm Ilir Meta është më i sigurt se të gjithë. Votat i ka blerë me lekë e me vende pune, dhe i garanton me vende pune. Të huajt duhet ta kuptojnë se këta individë nuk kanë asnjë skrupull por kanë vetëm interesa, qartësisht kriminale dhe mafioze. Dhe, për fat të keq, e ardhmja e shqiptarëve do të vendoset nga interesat e momentit të atyre ditëve, që gjithsesi do të jenë të informuara nga këto interesa jetike të prijatarëve. Loja do të jetë e karrigeve dhe e muzikës, por sa të ndalet muzika, të huajt duhet të shtojnë një karrige të re që asnjëri nga pjesëtarët e parisë të mos humbë, ose të pranojnë që njëri do të ulet në prehrin e dikujt, gjë që në Tiranë ndodh shumë herë e pa pasoja për karrigen e radhës. Por mënyra se si do të zgjidhet ky problem do të tregojë shumëçka për të ardhmen e demokracisë në shtetin shqiptar.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

23 Pergjigje per Të huajt dhe tre skenarë për zgjedhjet

  1. fl  --  26 Mars, 2013 në 8:29 pm

    Me pelqen ai paragrafi me pyetjen “Ku do të mbytet Sali Berisha?”
    E sigurte eshte qe po se hoqen qafe (me cfardo lloj kuptimi qe kjo ka), ferre ne kembe do e kene.

    Përgjigjjuni

    • Gazmir Shtino  --  26 Mars, 2013 në 8:57 pm

      Te huajt i kan ba hesapet pa Flamurin:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/blog-post.html

      Përgjigjjuni

    • antisubjektiv  --  27 Mars, 2013 në 4:06 pm

      Z. Shenasi, nuk na the ndonje gje te re…
      Se ku eshte problemi ate e dime te gjithe (ata qe duan ta kuptojme). Ajo qe presim nga ju mendjendriturit eshte si ta zgjidhim kete problem. Apo te marrim rrugen e mergimit…

      Përgjigjjuni

  2. Tony uk  --  26 Mars, 2013 në 8:40 pm

    Z Shenasi,analiza qe ben nuk eshte shume bindese kur thua qe Saliu e di piken e dobet te Edit.me mire te thuash qe Saliu e ka frike Edin prandaj eshte gati ta coje vendin ne lufte civile,dhe gjasat jane qe do ta beje!!

    Përgjigjjuni

    • reformer  --  27 Mars, 2013 në 9:30 pm

      kemi arritur ne piken logjike ku te gjithe kane pershtypjen (mbase dhe bindjen) se Saliu nuk iken me vota, ose me mire le ta themi keshtu: zgjidhja nuk gjendet brenda nesh.

      atehere vetvetiu syte kthehen nga jashte. por une qe punoj me europiane e di shume mire se ata nuk kane nje zgjidhje. ne fakt ata e kane nje: ti sigurojne Sales nje “humbje te arte”, duke i ofruar atij para dhe mbi te gjithe garanci per jeten, familjen dhe per mbylljen e te gjitha gjygjeve. nuk po zgjatem, por europa nuk mund te beje kete. ajo eshte shume e ngadalshme, shume parimore aty ku s’duhet dhe pergjithsisht e paafte per ta nxjerre djallin jashte loje.

      i vetmi vend nga mund te vije zgjidhja eshte vendi ku jeton aktualisht profesori. ata kane eksperiencen, mjetet dhe aftesine per ta nxjerre djallin nga njera shishe dhe madje per ta futur ne nje shishe tjeter.

      por a ka arsye politika amaerika per tu marre me shqiperine ne kushtet e sotme? kjo do te ishte nje pyetje qe do te kerkonte pergjigje.

      sa per ne qe jetojme ketu dhe qe e shumta shfryhemi neper blogje, qytetare te pafuqishem dhe fatkeqe te qeverisur nga nje qeveri e cmendur, eh…. me mire ta leme fare kete muhabet…

      Përgjigjjuni

  3. fidaho  --  26 Mars, 2013 në 8:48 pm

    I sakte dhe plotesisht i qarte.Po vjen ora qe shqiptaret te kuptojne se,interesat e tyre nuk mund te mbrohen nga “Elita e zgjebosur”politike e Tiranes qe ka 20-vjet qe mashtron diten per diell,nuk mund te kete demokraci, me zgjebarake si : Berisha,Rama,Gjinushi,Milo,Mediu,Dule,Meta,Spahiu,te cilet vetem fjalen demokraci nuk e kuptojne dot.Secili ka krijuar nga nje cete (partine e tij) dhe me ate kercenon dhe shantazhon shqiptaret,duke i vjedhur voten dhe permes saj duke i sunduar me keq sesa do ti sundonte Serbi apo Greku.Mire te na i bejne vete u vemi prapa sikur te jene mesia.
    Del Berisha dhe tall B… duke thene se do te na coje ne parajse dhe legenat qe i mbushin sallat edhe pse e dine qe thote pallavra i bejne hosana.
    Del Rama dhe tall K…. duke thene do rilindni,dhe legenat e uritur per nje vend pune ne shtet shqyejne syte edhe pse e dine qe ai tall K…. me ato qe u thote.
    Del Gjinushi ne Fier dhe thote E.Xh deputet se ka para dhe ti rrjepim ca se eshte Rr…K… .
    Me keta legena qe na peshtirin emrin shqipetar do behemi ne! S’ka shans.

    Përgjigjjuni

  4. Gjoni  --  26 Mars, 2013 në 8:48 pm

    Zgjedhjet i merr s.berisha , skenari qe u perdor me bashkine e tiranes tani do te perdoret ne mase te gjere ne te gjithe shqiperine,do behet zhurme ,5-6 muaj dhe qdo gje mbyllet.

    Përgjigjjuni

  5. Gjeraku  --  26 Mars, 2013 në 9:01 pm

    Ti je djale I zgjuar dhe I ndershem,por ne kete analizen tende sikur teorizon shume.Jemi shume te lodhur.Ka ardhur puna ku s’mban:O Saliu o populli.Saliu po nuk ju bind votes popullore qe e ka patur perhere kunder duhet ta largojme me kobure.Edhe plakushja Evrope do jete e kenaqur edhe Amerika .Ndersa kur flet per Ilir plehun e ul fare pazarin…..

    Përgjigjjuni

  6. Dyrrahu  --  26 Mars, 2013 në 9:06 pm

    Zoti Shenasi Rama,
    Me keqardhje e them, por ju aq e keni turbulluar opinionin shqitar me këtë paraqitje sa nuk i keni lënë gjymtyrë të ngjitur.
    Nuk mendoj se do bëhet siç mendoni ju, e ju mendoni që shqiptarët të humbin besimin e të ardhmes së tyre. Kjo gjë nuk ju bën.
    Sali Berisha ka për të humbur me një rezultat shumë dëshprues për të. Pas asaj humbjeje pasojnë veprimet tjera.
    Zoti Rama punën e parë që duhet ta bëj është formimi dhe forcimi i institucionit të përgjegjësisë për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmën e të gjithë atyre që kanë qenë, janë dhe do të gjinden në institucione. Këtu ka për të gjetur vendin e tij Berisha dhe këtu ka për të dhënë llogaritë për çdo veprim të paligjshëm që ka bërë ai, familjarët e tij dhe i gjithë oborri “mbretëror”, të cilin e ka instaluar në institucionet e Shqipërisë së tejvuajtur.

    Përgjigjjuni

  7. saliheqenefi  --  26 Mars, 2013 në 9:16 pm

    po ku jane kto shqiptare kjo eshte dilema,neqofte s’ka pse duhen te jene patjeter,eshte per te qare dhe qeshur,fundi fundit i meritojme kta pisa politike

    Përgjigjjuni

  8. LEA  --  26 Mars, 2013 në 9:30 pm

    . E bija është shumë e zgjuar … ku e ke pare o shinasi zgjuarsine e se bijes se Salplehut? si ta quaj kompleks inferioriteti apo… ajo eshte hajdute po keshtu rri mire

    Përgjigjjuni

  9. Landi- Sverige  --  26 Mars, 2013 në 9:42 pm

    Ju, Shinasi Rama, perpiqeni ne cdo shkrim tuaj te vendosni ne te njejtin pozicion pushtetin diktatorial te Sali Berishes me opoziten e Edi Rames duke i cilesuar “paria e Tiranes”!! Kete loje ka me se nje vit qe e luan edhe kryetari i “patrioteve” te AK-se dhe ish nenkryetari i drejtesise se pushtetit diktatorial Spahiu. Por, ku e bazoni ju qe kjo “pari” do te ndaj pushtetin midis tyre me nje marveshje te perbashket?! Ajo qe ndoshta mund te ndodhe, sidomos pas nje vjedhje masive te votave nga pozita per te balancuar humbjen e padiskutueshme te saj, tipa si Ilir Meta ne zgjedhjet e kaluara, do te shes-blinin interesat e tyre duke kaluar ne krahet e Saliut. Por ju “harroni” se ne skenen politike jane futur “lojtare” te rinj si Topi e Spahiu, te cilet ju cuditerisht nuk i fusni ne te ashtequajturen “pari” dhe qe ideologjikisht jane shume me afer partise berishiane, do e kene fare te lehte per nje kompromis te castit te fundit me Saliun per “vazhdimesine e stabilitetit politik dhe demokratizimit te vendit”.
    Opozita e Edi Rames eshte forca me e madhe, me e perkrahura nga populli per momentin qe pretendon fitoren e zgjedhjeve dhe rrezimin e kesaj diktature mbi 20 vjecare. Kush kerkon rrezimin e Saliut nga pushteti le ti bashkohet opozites! Ne te kundert vetem se vini shkopinj ne rrotat e opozites per fitoren e saj duke i shtuar jeten diktatures, korupsionit dhe mafies ne pushtet. Ne keto momente nuk mund te luani rolin e komiko-politikanit italian Pepe Grillo, sepse fare thjeshte, nje komik si Grillo ne profesion, me sarkazmen e tij ndaj sistemit pelqehet tek italianet, ndersa nje profesor si puna juaj nuk mund te largoje nga vetvetja ligjeratat filozofike ne katedrat universitetare per tu ktheher ne nje komik banal te sistemit feudo-anadollak berishian. Megjithate fusha e lojes politike aty eshte. Mund te vishni ngjyren e faneles qe preferoni dhe te dilni ne fushen e lojes!

    Përgjigjjuni

    • A  --  26 Mars, 2013 në 11:10 pm

      Landi, me pelqen ne ato qe thua sepse ketu akoma s’eshte kuptuar qe fjalet jane te shumta por zgjidhja apo zgjedhja erdhi, behen s’behen fjale, do te krijohet qeveria ose nga PD ose nga PS pavaresisht se kush do t’i lepihet me pas nga mbrapa.
      Keto te folurat qe “te gjithe jane njesoj”, jane nga keto filozofite moderne, fjale boshe e te lustruara por qe s’japin zgjidhje, njerezve s’u jepet asnje drejtim e priren te mos votojne.
      Duhet dalluar e mira nga e keqja, keto dy do te formojne qeveri PS apo PD, por do te ishte gjynah te zgjidhej Saliu, fundja dhe per ata te largetit fare me kushtet jetesore, thjesht per stanjacionin qe eshte krijuar dhe vihet re ne fytyrat e lodhura e pa gjalleri te njerezve.

      Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  27 Mars, 2013 në 12:50 pm

      landi
      sh.rama ka të drejtë kur thotë “paria e tiranës”,pavarsisht se nuk mund të barazojmë asnjëherë ramën me saliun!por në fund të fundit kemi me të vërtetë një “pari të tiranës”që i ndan gjërat mes vetes!!!mos harro asnjëherë ato “lëshime” që i ka bërë edi saliut!kjo ka qënë për të ndarë të mirat “materiale” që sjell pushteti dhe opozita!!tek pushteti rrjedh kurse tek opozita pikon!!!këtë duhet ta dish mirë!po të qe se rama nuk bënte pjesë në këtë “pari” ai do ta kishte rrëzuar me kohë saliun!
      ndryshe nga ajo që thotë sh.rama “do të ketë luftë civile”(në disa raste),në shqipëri nuk do të ketë luftë civile!mund të ketë një rrevoltë të dytë dhe më të egër se ’97,por asnjëherë luftë civile!shkaku është se nuk ka dy ose më shumë palë me IDEALE të ndryshme!!!rrevolta spopntane mund të sjellë shumë më shumë dëme,por pastron më shumë!kurse lufta civile,sjell kompromise!!!sot për sot me sali berishën i vetmi kompromis është mungesa e tij!këtë gjë rama nuk e pranon!
      forca më e madhe opozitare në përbërjen e saj(parlamentare dhe në sferën lokale)është e përbërë nga njerëz të pasur deri në milionerë!njerëz kanë shumë për të humbur,përpara se të rreshtohen në krye të të uriturve!!!!
      kështu e kuptoj unë “parinë e tiranës”që kërkon RROTACION dhe jo NDRYSHIM!
      rrotacioni dhe mund të ndodhë në ndonjë farë mënyre,por nuk ka për të prurë shumë për shqiptarët dhe shtetin shqiptar!do të jetë diçka shumë e ngadaltë dhe me kompromise për mos dënimin e krimeve të ndodhura më parë!
      ndryshimi duhet të kishte filluar me kohë,ose më mirë të mos ishte ndërprerë që në majin e 2010ës!ndryshim do të thotë ndërgjegjësim i popullit!po kalojnë 3 vjet që ky ndërgjegjësim është parë si tabu për të dy partitë!ato mesa duket e panë të palevedisëshme ndërgjegjësimin e tij!!që të dyve”parisë së tiranës”nuk i intereson një gjë e tillë!ju prish interesat e tyre të fitimit!!!!
      sa per spahi dhe top,që të dy për mua janë akoma pjesë e lojës berishjane!që të dy kanë dalë nga “falanfa”berishjane(maqedonase),për të krijuar pas zgjedhjeve legjonet berishajne(rromake)!
      nqs kjo që shkruajta më lart nuk është e vërtetë(lidhja e fshehtë me berishën),atëherë mund të them me zëmër të thyer se që të dy janë INJORANTË TË TRASHË NË POLITKBËRJE!!!

      Përgjigjjuni

  10. BARDI  --  26 Mars, 2013 në 9:46 pm

    Z.SHINASI.POPULLI SHQIPTAR GJITHMON KA VUAJTUR NGA POMPOZITETI ME TE CILIN ESHTE E LIDHUR NGJARJA.ENVER HOXHA NUK ISHTE BUDALLA QE MBASE NJE FJALIMI APO EVENIMENTI TE RENDESISHEM ,DEGONTE EKIPET PER TE VEREFIKUAR.DUA TE DALE TEK AJO QE THONI JU QE PO INTERESOHENPE PER VOTIMET DHE JEPNI NJERZITME FUNKSJONET E TYRE ETJ ETJ.
    UNE DO TA QUAJA SE PO VLERSOHEN KETO ZGJEDHJE QE DO JENE NDARJA E SHAPIT NGA SHEQERI,DMTH DO TE BEHET KY VEND DE MOKRATIK ME STANDARTE DEMOKRACIJE APO KY VEND DO TE KUJTOJE KOHEN E ENVER HOXHES DHE TE THOTE SIC PO THOTE QE SHUME GJERA ISHIN SHUME ME MIRE SE CJANE TANI DUKE I HARRUAR SHUME GJERA TE TJERA NEGATIVE.NUK DUA TE ZGJATEM NE KETE GJE.POR PO QE SE KETO NJEREZ QE VIJNE NUK DO KENE DHE NJA 10 TE TJERE ME VETE DHE TE NDALEN,KETA TE FUNDIT ,CILAT JANE PRETENDIMET TUAJA PER KETO ZGJEDHJE .DHE PA HUMBUR KOHE TI VEREFIKOJ E KTO GJERA DHE TE JAPIN MENDIMIN E TYRE QE KA SHKELJE APO JANE PRETENDIME KOTI.VETEM KESHTU DO NDALOHEJ MANIPULIMI VJEDHJE TE VOTAVE DHE AJO QE I TREMBEMI TE GJITHE LUFTES CIVILE QE NUK E KA PER GJE QE PER PUSHTET TE COJE VENDIN NE KASPHANE. AHERE DO THONIM QE INTERESI I TE HUAJVE ESHTE I LARTE ,POR ME KERNACKAT E NDONJE PERFAQSUESI QE KA BESIM TE PLOTE QE DO SHKOJE CDO GJE NE RREGULL,KUR GJITHE KOHEN ESHTE KETU DHE SBENE AS DHE NJE VERIFIKIM SEPSE ESHTE GOJE KYCUR NGA QE HA SHUME QOFTE DHE PI BIRRE.
    BARDI

    Përgjigjjuni

  11. Xhozi Plehra  --  26 Mars, 2013 në 9:51 pm

    Z. Shenasi

    artikull i bukur, por mendoj se nja dy gjera nuk i di mire (ose ben sikur nuk i di).

    “Shqiptarët do ta kuptojnë që më në fund, ujku e shkundi këmbën e lyer me miell dhe u tregua ai që ishte”
    - Shqiptaret e kane kuptuar kete gje me kohe, por thjesht ju vjen natyrshem si te pa-moral qe jane, nderkohe qe kerkojne te zhvasin dicka, ne fund shumica perfundojne te zhvatur vete – si shumica e delenxhinjve te kesaj bote.

    “Të huajt duhet ta kuptojnë se këta individë nuk kanë asnjë skrupull por kanë vetëm interesa, qartësisht kriminale dhe mafioze.”
    - Te huajt e dine shume mire kete dhe te tjera, ata na njohin shume me mire nga sa e njohim ne veten. Po Europa ka thjesht moton “sipas kokes festen” (turqisht e themi na shqipot dmth…).

    Cdo popull meriton qeverine qe ka.
    Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

    Përgjigjjuni

  12. VERONIKA  --  26 Mars, 2013 në 9:56 pm

    Profesor,thoni shume gjera,pra i riperseris,per vete jo per Ju.
    Dakort qe Berisha nuk e le pushtetin.
    I.Meta nuk ka vota,nuk ka vota Profesor.Nuk ka parti te punesuarish.Njerezit kane paguar te drejtorat dhe prefektet qe ai ka vene.Ai ben interesantin,por eshte shume keq.
    Jetoj ne nje qark te madh,nuk ka vota.Ka lidhje te forta me kokat e krimit,por po haen midis tyre si qen.Kane krijuar klanet brenda tyre,ku jane laguar ne mase,jo me nje e dy.Aleanca me PD,eshte e padiskutuar nga ana e kokelopes.Nuk ka ku te shkoje dhe ai.
    Ngelet vetem skenari qe afro amerikani ta detyroje Ilirin te bej koalicion me PS,sepse ata mund ta detyrojne.Ju e dini me mire qe e ulin me nje shenje,sidoqofte ai lavire eshte,perdridhet vete.
    Por si thoni ju ne jemi burra *mejdani*,dhe une ne kte rast pranoj trasformimin,nuk e dua ate plehre ktej.
    Poli i trete eshte hi syve ,ku do krijohet thjesht per mashtrim sepse me pas do coj vota te kush te jete i zoti ti blej.Dhe dihet aftesia e Berishes ne kte drejtim,dhe jo vetem aftesia.Ai ka perandorine ekonomike.Para lekut ka pak burrrrra *mejdani*.
    Pra na ngeli piktori.Na ngeli qe i duhet nje vote plebeshitare,pra hamendesoj 80 perqind te votojne Piktorin dhe aleancat e tij.
    Por per te arriturr kte duhet nje popull i zgjuar…ne se kemi,duhet nje pune grupi e mireorganizuar…ne se kemi…duhet qe mos te shitemi,per njeher te vetme duhet te kuptojme se nuk eshte halli i vendit tim te punes,i tapise tuaj,i surratit te deputetit qe nuk na pelqen…por ne nuk kuptojme,na duhen te gjithe emigrantet ketu..bileta vajtje ardhje e prere…autobuza te prenotuar qysh tani…po ne.. nuk e di kete,por baza e ime ne Itali po me thote qe ka heshtje…e pra ne qershor me sot dhe neser te shpetojme piktorin askush nuk do e bej.
    Pala tjeter po punon,me imtesi po e sit terrenin…po ju bej pak per te qeshur.Kur kemi vizita qeveritaresh ktej afer nesh,del polici i Nulit dhe te thote qe nuk mund te shkosh aty…bie fjala ne BERAT,i pari te pershendet,patrulla tjeter te kontrollon imtesisht,i treti te kthen nga rruga fare.Po jo se cfare do u bejme,asqe e di se ku jane dhe kush jane,por dua te them qe ata jane mire te kujdesshem,pra dine cdo gje…por a di pala tjeter sa dine ata???A kane kaq mundesi??JO!
    Pra ta zeme dhe se e morem voten ne maksimum…ai nuk mund te iki,nuk mund te leri pushtetin.Pra dhe sikur intriga,pa intriga,vota pa vota,pole pa pole….AI NUK PRANON HUMBJE.
    KJO SI DO ZGJIDHET?????SHerri eshte i pashmangshem dhe per mua,dhe me thene te drejten o Profesor na ka ardhur ne maje te hundes,ju shkruajta dhe me pare qe ktu do hapur sezoni i gjuetise.Zoti te me fale per papergjeshmerine qe kam si qytetare,si nene e tre femijeve,si nje njeri qe parim dhe diplome kam drejtesine dhe minimumin social per te gjithe,por nuk ka rrugezgjidhje tjeter.Nuk kemi cfare te humbasim.Na i kane hequr te gjitha:pune,edukate,liri,shkollim,drita,rruge,uje,shetitjen,lojen e femijeve kemi pedofilin ngjitur,punon ne bashki me nje dosje penale qe do i kish zili dhe Leckter,te gjiiiiithaaaaaa i kane marre.
    Pra Profesor,i vdekuri nuk ka pse te kete frike se do vdesi.
    Nuk shoh rrugezgjidhje nga sherri,por te pakten nuk do shoh perseri te njejtat fytyra te poleve te ndyra ne kurrizin tim dhe te femijeve te mi.
    Ndoshta jemi naiv ti besojme ksaj zgjidhjeje????????????
    Fjala ngelet te Ju,jeni Profesori!

    Përgjigjjuni

  13. Stef Staku  --  26 Mars, 2013 në 10:03 pm

    ANALIZE : Pa asnje diskutim qe analiza e bere nga prof. Shenasi Rama eshte e nje niveli te larte. Merita kryesore qe ben diferencen eshte nje analize ” trimoshe ” guximtare qe flet per influencen e perfshirjen e faktorit nderkombetare ne prapaskena.
    Me pelqeu dhe analiza e pjestarve te familjes se krim Berishes, objektive dhe bindese.
    Ajo qe me len nje hije se ka diçka ndoshta edhe te qellimeshme eshte se nuk flitet fare per AK.
    Deri ne fushaten e fundit per pothuaj 20 vite nuk flitej fare per kombin shqiptare dhe ecej sipas perrallave te nje mije e nje neteve te treguara nga BE. Eshte pikrisht AK ajo qe zgjoi popullin dhe e bindi se kombi shqiptare egziston e se po te organizohet nuk ka nevoje qe ti tregoje perralla e genjeshtra e shtegun per te hyre ne Europe e gjen edhe vete.
    Cdo gjelle ka nevoje per krype.
    Cdo rryme polike ka nevoje per AK.

    Përgjigjjuni

  14. vz gjirokastriti  --  26 Mars, 2013 në 10:05 pm

    per fidaho.
    Po ti thuash nje cobanit,cila eshte me e mira per bagetite,ai do te te thote,sa me shume ti ndroshe kulloten aq me te shendosha jane ato.
    Ketij populli bageti o miku tim ,nuk i ndrohet as nje lloi kullote,por
    vetem rjepsa per ta mjelur e therur dhe nuk kupton qe nuk kupton akoma
    Kjo lloi bagetije qe mblidhet neper salla te degjoje keta qelbesira eshte nje specije e vecante ne kete bote.

    Përgjigjjuni

  15. Jack  --  27 Mars, 2013 në 1:42 am

    Kam lexuar gjithe artikujt e ketij zotrie. Ne fillim me interes se thonin “eshte prefesor ne USA”. Me fal, por ne shkrimet e tua ka vetem mllef kunder te gjitheve, nuk ka filozofi, nuk ka ide per te ecur perpara. Ti i fut te gjithe ne nje kallep. E kuptoj qe nuk e do Saliun, por nuk kuptoj pse barazon Edin me Saliun. Saliu eshte tipik “katundari” qe quan ti. Une do shtoja se gjithe PD-ja eshte katundare dhe islame. Por, ç’far ke me Edin mor aman? Edi eshte qytetar, i krishtere, me ide brilante.Ai e ka treguar kete me vepra ne 10-15 vitet e fundit. Mbani mend si e beri ministrine e kultures? Po Tiranen? Jepini Edit shancin te ndryshoje historine e Shqiperise dhe shqiptareve. Do mbeteni ne histori si njeri qe perkrah zhvillimin. Nje prefesor i nderuar, ne se je i tille nuk mund te mbytet ne nje filxhan çaji. Nje prefesor duhet te frymezoje me idete e tij. Me fal edhe njehere, por po ta them nuk mund te lexoje dot.

    Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  27 Mars, 2013 në 2:21 pm

      “me ide brilante”??????????????
      ku i sheh aot mor jack????
      ka mundësi të përmëndësh ndonjë??????
      deri më sot nuk kam bëgjuar asnjë përveç gjuhë përdredhje!!!!

      Përgjigjjuni

  16. Ben Chicago  --  27 Mars, 2013 në 9:48 am

    nuk vihet ne ballance ai qe urdheroi vrasjet e 21 janarit me ate qe i coi ne bulevard
    tani per momentin armiku i shqiptareve eshte saliu,cdo fjale kunder tij eshte ne te mire te demokracise dhe kunder diktatorit

    Përgjigjjuni

  17. Gjoni nga Gjermania  --  27 Mars, 2013 në 8:04 pm

    Amerika perseri do i vjedhi votat me Berishen http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>