Ja kush janë katër pasardhësit e mundshëm të Murinjos | Gazeta Tema
 

Ja kush janë katër pasardhësit e mundshëm të Murinjos

Postuar në: Sport |

psikoPas vizitës së Hoze Murinjos në fundjavë në Londër dhe deklaratave të dashurisë së tij ndaj Çelsit, drejtuesit e Real Madrid janë duke bërë një listë me pasuesit e mundshëm të portugezit, duke qenë se largimi i tij nga Madridi duket i sigurtë.

Sipas mediave spanjolle, Reali për momentin ka një listë me katër kandidatë të mundshëm për zëvendësimin e Murinjos.

I pari në listë është trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, që vështirë se do të pranonte të largohej për momentin, duke parë edhe faktin që ai refuzoi një kontratë me Çelsin.

I dyti është Karlo Ançeloti, që me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi i PSG në verë.

Dy kandidaturat e tjera janë trajneri i Totenhem, Andres Vijas Boas dhe ai i Juventusit, Antonio Konte.

Ky i fundit në fakt vështirë se do të largohej, duke parë dëshirën e tij, por dhe të drejtuesve të Juventusit, për të qendruar ende në Torino.

Për këtë arsye, nga kjo listë për momentin si zëvendësuesit më të mundshëm të Murinjos shihen Ançeloti dhe Vijas Boas. Por, deri në qershor mund të ndodhin shumë gjëra dhe nuk përjashtohet fakti që Klop dhe Konte të ndërrojnë mendje./b.l

26 Pergjigje per Ja kush janë katër pasardhësit e mundshëm të Murinjos

  1. albani  --  27 Mars, 2013 në 11:56 am

    anceloti do ish trajneri ideal per real-in, te iki ky murinjo

    Përgjigjjuni

    • DASHAMIRESI I FUTBOLLIT  --  27 Mars, 2013 në 6:49 pm

      Ky shkrim eshte njesoj sikur ato gje e gjezat qe tregonin pleqte e mocem,dhe per te dhene nje ndihmese te femijet qe i degjonin,jepnin dhe ndihmesen duke treguar si “pa dashje” pergjigjen e sakte.
      Normal,trajneret me te hajrit sot per sot,keta jane!
      Pse nuk eshte hedhur ideja per Farruk Sejdinin?
      Sepse eshte e sigurte qe Farrukun nuk e merr njeri aty,jo se s’eshte i mire,por sepse nuk eshte ne kete 4-shen e lartpermendur!

      Përgjigjjuni

    • gallata  --  27 Mars, 2013 në 7:02 pm

      Te ike ky Turinjo dakord,si diktator qe eshte gjithnje ne kerkim e provokim te “armiqve” arbitra, gazetare, kundershtare e titullare te institucioneve.

      Përgjigjjuni

  2. TOTILA  --  27 Mars, 2013 në 12:10 pm

    Edhe une kete mendim kam ,qe ANCELOTI ,DUKET SI FIGURE ME E KOMPLETUAR DUKE e krahasuar me tre kamdidaturat e tjera.

    Përgjigjjuni

  3. madrileni shkodran  --  27 Mars, 2013 në 12:37 pm

    shume dakort me parafolsat Anceloti asht ma i pershtatshmi per realin….

    Përgjigjjuni

  4. cibeles madrid  --  27 Mars, 2013 në 12:49 pm

    ne nje ekip duhet te kesh ose nje trajner shume te rept ose nje grup lojtaresh te edukuar.reali grupin e lojtareve se ka te edukuar,historikisht ka pasur lojtar rebel dhe te pa bindur qe kan sjell probleme per cdo trajner.vetem Murinjo i uli me kembe ne tok spanjollet e pa bindur dhe vendosi diktatin e tij.barcelona eshte ndryshe dhe dominohet nga lojtar qe e respektojn trajnerin e tyre kudoqofte ai.po ta ndiqni nga afer futbollin spanjoll do e kuptoni ndryshimin e madhe te dy klubeve.pervec Murinjos asnje tr tjeter si ve dot ne pune grupet e percara etnik te realit ku dhe per te ngren buk ulen sipas kombesive,kjo nuk eshte e tanishme kujtoj qe dhe i madhi Zidan kish probleme me Raulin,Gutin dhe kasias po ashtu dhe Bekam apo dhe Ronalo fenomeni.kush e mban mend Salgadho dhendri i ish presidentit te realit bente ligjin dhe vendoste ai kush do te luante megjithse vet ishte nje lojtar medioker.mos e ngatroni barcen me realin ne kete drejtim,te pakten sot per sot barca ka grup te bashkuar qe i bindet stafit drejtues po mos te ishte murinjo reali do qe ber lesh e li dhe per kete do bindeni n.q.s iken.

    Përgjigjjuni

  5. kinezi  --  27 Mars, 2013 në 1:12 pm

    perpara murinjos te gjith keta qe permenen jane pem pa kokra,nuk ka tifoz te vertet te realit qe do largimin e njeshit.te rim shtrember dhe te flasim drejt murinjo sot eshte trajneri me i kerkuar ne tregjet e botes dhe s’do kishte president futbolli ne bote qe do i thoshte jo murinjos fjalet e tjera jane retorik boshe.ti madrileni shkodran vetem tifoz i ralit qe nuk je por perdor emrin qe te beshe tymnaj.

    Përgjigjjuni

    • gysi  --  27 Mars, 2013 në 1:40 pm

      Kinez si tifoz i real-it mund te behesh pak me realist ne 3 vjet mourinjo ka fituar nje kampionat nje kupe (ja po ti llogarisim dy kupa mbreti me gjithe kete qe luan ne finale). 3 bvjet per real madridin kjo eshte asgje. Kete vit kampionatin e ka humbur qe ne fazen e pare si viti me i deshtuar i ti ne kampionat.Championsin veshtire ta fitoi e ka percare ekipin ne dysh nuk ka arritur te formoje grup te konsoliduar, por koha do tregoj gjithcka. N.Q.S e mban mend Del Bousque fitoi champions-in dhe vitin e ardhshem fitoi kampionatin dhe e pushuan nga puna meqe nuk fitoi champions-in. Ai vertet mund te jete i deshiruar nga shume klube por faktet flasin vete. Nuk eshte mourinjo per historine e real-it me ato gjeste e me ate karakter qe ka, klubi madrilen meriton nje tranjer me serioz te jete shembull per te gjithe e sa per rezultatet te fola me larte. Respekte

      Përgjigjjuni

  6. madrileni shkodran  --  27 Mars, 2013 në 1:34 pm

    ti kinez mos fol gjana qe nuk e di ,jam apo nuk jam tifoz i realit shiko komentet ne ket forum dhe masanaj fol ,dhe i ri besnik menimit ma nalt ,ancelo asht ma i kompletum ben me shume per ekipin ,nuk pyt ai a asht portuges a asht spanjoll apo ‘kinez’per te ska ransi kombsia e lojtarit ,,ndryshe nga muo qe djegu nje futbollist klasi te larte si asht kaka,pranaj o kinez lexo me shume ,e fal ma pak thojm na knej ka shkodra..respekte

    Përgjigjjuni

  7. cibeles madrid  --  27 Mars, 2013 në 2:05 pm

    kinez,madrileni shkodran duket qe eshte tif i realit por pa murinjon.sa per ancelotin as ka shanc te vij ne madrid por jan spekullime mediatike murinjo eshte dhe kete vit te reali.hala Madrid

    Përgjigjjuni

  8. TOTILA  --  27 Mars, 2013 në 2:44 pm

    Une nuk jam admirues i REALIT ,por as armik i tij i “BETUAR ” ,Une jam bere i tille pasi erdhi MURINJO. Kam respekt dua apo nu dua per ato cka REALI ka marre per nje shekull e kusur ,9 KUPA KAMPIONESH dhe mbi 30 LA-LIGA .Por problemi eshte qe MURINJUA vepron me strategji shume te larget dhe shume te holle .AI si megalloman INFERIOR qe eshte ,problemin ai e shikon si PORTUGALI -SPANJE ne te gjitha aspektet ,si HISTORIKE ,KULTURORE ,EKSPANSIONISTE ,POLITIKE ,dhe ne fund SPORTIVE . Ai eshte njeri i vogel dhe erdhi ne SPANJE per te diskredituar GUARDIOLEN ,kombetaren SPANJOLLE dhe te vendoste UNIN E TIJ .Une e admiroj si trajner dhe per EGON E TIJ TE PANDALSHME ,por ne momentet kyce (te cilat nuk perfaqesohen me nje apo 2 ndeshje ))),ai nuk di te karikoje ekipin . PSE ? Ai shkoi ne MADRID dhe me kalimin e viteve i tejkaloi kopetencat dhe pruri shume lojtare dhe me qellimin e vet qe te krijonte nje DOMINANCE MERCENARESH KU MAXHORANCEN T’A BENIN PORTUGEZET .RONALDON e gjeti ,por nuk m’a heq njeri nga mendja qe cdo gje ishte planifikuar dhe ai e divorcoi nga MANCHESTERI dhe e dergoi ne MADRID ku do te vente dhe vet pas nje viti. RONALDUA eshte nje shenues po AQ I LLAHTARESHEM ,sidomos tek REALI po aq sa MESSI ,por ironia eshte se ai me golat e shenuar nuk ka arritur ti jap REALIT TROFE .PSE ? Ne se shohim nje grafike apo diagrame se si jane shperndare golat tek BARCA apo REALI qysh se erdhi MURINJO do te shohim qe shperndarja tek REALI eshte e rregullt ,sepse gjthe ekipi punon per RONALDONM ,kurse tek BARCA kemi nje shperndarje te c’rregullt. MURINJO gaboi taktikisht qe donte te “SUNDONTE ” LOJTARET SPANJOLE te REALIT ,duke u kundervene figura te tilla idiote apo GROTESKE SI P.SH PEPE apo KAENTRAO .Ai injoroi dhe KASIJASIN ,per te bere dhe proven GJENERALE per te pare se si do te reagonte TIFOZERIA ,qe per te qene te sinqerte jane lojtari Nr,12 I REALIT per te gjithe koherat . MURINJO ka nje FORMIM SHKENCOR UNIVERSITAR dhe pas UNIVERSITAR te persosur ,si rralle ndonje tjeter trajner ,pamvaresisht se e ka marre ne PORTUGALI dhe qe as mund te krahasohet me formimet qe mund te merrte ne PERENDIM te EUROPES .Por ai ka te injektuar ne GENE ,POSHTERIMIN qe sipas tij KOMBI SPANJOLL i ka bere kombit PORTUGEZ ne koherat e lashta si per EKSPLORIMIN E DETEVE ,OQEANEVE ,ashtu dhe per ZOTERIMIN E KOLONIVE ,ketu per mendimin tim qendron “EGERSIA” e MURINJOS per te marr hak .Bile MURINJO deri me pak se 4 muajsh kishte mundur te kishte ne grupin e PORTUGEZEVE dhe 2 “KUAJ TROJE SPANJOLLE” ,ALONSON dhe RAMOSIN ,ky i fundit nje idiot dhe shume pak i zgjuar se ALONSO qe eshte lojtar shume i mire por nje SKUTH. Mirepo ne se RAMOSIT ja “NDREQI SAMARIN ” PIQUE ne EUROPIAN (PIQUE u suall shume mire dhe ja fali te gjitha RAMOSI u kishte bere KATALANASVE per 2 vjet qe ishte MURINJO ),ALONSO zgjodhi rrugen e largimit nga REALI . Bile une shkoj dhe shume larg ,por nuk dua qe te HIPOTETIKOJ QE DHE THYERJA E GISHTIT te KASIJASIT ,per mendimin tim ishte e kalkuluar sepse u be nga nje lojtar qe ishte “PJESTAR i BANDES dhe KLANIT ” te MURINJOS dhe pikerisht ne kohen qe KASIJASI kritikohej per “FORMEN ” e tij dhe lihej jashte formacionit .Mjaftonte te shikoje dje ne ndeshjen FRANCE -SPANJE reagimin e te 2 trajnereve si DE-SCHAMP dhe DEL-BOSQUE ,te persosur ,dhe NJEREZORE DERI NE PAFUNDESI .Por dhe ketu ka nje sekret sepse MBIEMRAT E TYRE RESPEKTIVE jo me kot fillojne me GERMAT DE dhe DEL ,pra tregon prejardhjen e tyre fisnike .Eshte nje shprehje nga jugu sic edhe veriu ka shprehje te tijat shume domethenese ,por kjo SHPREHJE E JUGUT i shkon per shtat ASAJ CKA CEKA PER 2 TRAJNERET FRANCE -SPANJE :Ku ka rrjedhur do pikoje ,do te shkoje SOJI ne SOJ. Pikerisht kjo i mungon MURINJOS qe don te ZGJATET atje ku nuk ARRIN DOT .Edhe ANCELOTI eshte shume i afte teknikisht ,SHUME NJERZOR ,POLITIKAN dhe AUTORITAR ,qe do t’ia ngrinte lart PRESTIGJIN MBRETEROREVE dhe ashtu te NEPERKEMBUR .

    Përgjigjjuni

    • Uarda  --  27 Mars, 2013 në 6:43 pm

      Ti o Totilla je kokrra e gomarit!
      Dhe tani shaj e thuaj cfare te dush se nuk kam ndermend te te pergjigjem…
      Kisha vendosur te mos komentoj me tek TemA, por tipa fshataresh si ti Totilla, te bejne te vjellesh nga veshet… Fshatar.

      Përgjigjjuni

      • Horri i Bulevardit  --  27 Mars, 2013 në 7:06 pm

        Uarda saliut, mos te vije me tek Tema, do te ishte gjeja me e mire qe ke menduar, por une i qendroj atij llafit popullor, se Pula nuk rri dot pa e cukit pak mut, keshtu qe here tjeter shko tek 55-sa e Balliut se aty ke mut me oke.

        Përgjigjjuni

        • Bono  --  28 Mars, 2013 në 4:22 pm

          Totila bej nje analize dhe urgjent shtroju tek spitali nr 5. Nuk je mire menderisht…

          Përgjigjjuni

  9. qerramudhi  --  27 Mars, 2013 në 3:54 pm

    te krahesohet Ançeloti me Morinjon eshte cmenduri . Ançeloti eshte nje nga trajneret me te mire ne bote , nje trajnere qe nuk ka bere kurre polemika apo tja bej une une edhe vetem une . Nje trajnier si Ançeloti do ta çonte Realin atje ku ishte para se te vinte Murinjo . Murinjo eshte thjesht nje shkaterruse ekipesh , nje trajnier qe atje ku ka fituar ka fituar per merite te parave , ose ka fituar ne periudha kur ekipet e tjera kan qene pak ne krize .

    Përgjigjjuni

  10. england  --  27 Mars, 2013 në 4:01 pm

    Nese Mourinjo me te vertete largohet nga Reali!kampionati spanjoll me teper do humbase,se sa do fitoje,futbolli ka nevoje per tipa si Mou,ne futboll per te fituar nuk mjaftojne vetem skemat dhe taktikat,por dhe grinda dhe lufta sportive,kete ka thene Fergusoni kur ai u largua nga Chelsea,qe Anglia nuk ka luksin te largoje trajnere te tille te suksesshem si Mou.Futbolli eshte loje ku pjesa derrmuese e lojtareve jane grindavece,dhe disa te tjere qe une i quaj “rrugace” dhe rasti tipik eshte dhe pertieri i Barces,kur ne ndeshjen me Interin ju vu mbrapa Mourinjos sa nuk ja shkepi pallton,vetem per faktin se Mou po i gezohej kualifikimit duke vrapuar pergjate fushes se blerte.futbolli eshte loja qe terheq me teper shtresen te mesme,ose dhe ne shume raste dhe ate te ulet,cfare dua te them me keto,te jesh trajner i Pepes per shembull,ose dhe i Maskeranos nga ana tjeter,apo i Tevezit,duhet te dish te sillesh me keta njerez(fjala qe bie Tevez ka nja 5 vite ne Angli dhe nuk di te thote nje fjale anglisht)brenda ekipit ka karaktere nga me te ndryshme,per te krijuar nje harmoni brenda skuadres duhet te jesh nje trajner mendoj me karakteristikat e Mourinjos,shikoni emisionin qe i kane kushtuar Mourinjos,dhe do degjoni nga ish trajner te medhenj si Bobby Robson qe e vlerson me nota maksimale,apo dhe Fergusoni gjithashtu,secili ka nje preference te tijen dhe jep opinionin e tij ne kete chat,por pervec kesaj disa te tjere e urrejne Mourinjon a thua se ky i fundit i ka mijra euro borxh!Kam vene re se ata qe bejne tifo per Barcen e bejne nje gje te tille,kjo ndodh per faktin se ka dicka qe nuk shkon me to,per Mou-n,perkundrazi kush pelqen dhe e vlerson Mourinjon nuk merret me trajneret e tjere,fjala qe bie te shajne apo ofendojne Guardiolen,ose dike tjeter,une vete nuk do e beja nje gje te tille.Shpesh here ne komente abuzohet me shifra,apo dhe me transferime lojtaresh!Mourinjo sado qe eshte Portugez perpara se te ofroje ne skuader nje lojtar te kombit te tij,ai eshte profesionist,dhe ben detyren e trajnerit qe ne fushen e lojes te luaje ai qe jep me teper,perndryshe nuk mund te marresh dot rezultate(sa per dijeni Mourinjo ka blere vetem Koentraon ne kohen qe erdhi ai,sepse Pepen dhe Ronaldon i gjeti aty)Perfundimisht dhe vete tifozet e Barces apo dhe ndonje ekipi tjeter nese Mou do ike,do fillojne ti mungoje karakteri i atij trajneri,sepse futbolli eshte i tille qe ka nevoje dhe per grindje ndonjehere,dhe per ulurima,prandaj e thashe pak me siper se ne futboll nuk shkojne te luajne “intelektualet” por ne pergjithesi femijet e rrugeve,sic ndodh ne Brazil,apo Afrike dhe kudo,ne nje koncert me violine,apo piano nuk mund te pipetije miza,ndersa brenda fushes se blerte jane thyer dhe kembe,dhe nofulla,e pra prandaj spanjes i duhet Mourinjo se di te karikoje njerzit,dhe ti jape atyre ate qe meritojne.

    Përgjigjjuni

  11. Best  --  27 Mars, 2013 në 4:34 pm

    Totila
    i ke rene pikes ne analizen tende shoku
    Fiks ashtu eshte, kete kam kuptuar dhe une
    Se Murinjo eshte shume ambicioz dhe egoist dhe inatcor ne kulm
    Ne spanje vajti per te thyer hegjemonine Spanjolle por nuk ia arriti
    E kisha parashikuar qe Franca do hante dajak, megjithse gjyqtari mbajti nga Franca, po mire qe nuk ndikoi ne fund ne rezultat se do ishte skandal si Cakerri

    Sa per komentin tend England, te them se Reali nuk varet nga Murinjo
    Sa pa ardhur Murinjo Reali kishte fituar 9 champions dhe 30 kampionate apo jo
    Sa erdhi Murinjo mori nje dru te papare
    Pelegrini e nxorri ne sezonin e pare me 96 pike realin rekord i paarritshem apo me 99 se se mbaj mend mire
    Kurse Murinjo sic e thote njeri nga komentuesit me siper, erdhi dhe ne 3 vite ka marre nje kampionat dhe 1 kupe
    E kupton England apo jo secdo te thote per nje trajner qe ka 3 vjet qe paguhet me shume nga te gjithe dhe se lojtaret me te mire dhe nuk fiton asgje
    Perez e mori per La Decima jo per llafollogji
    e pa qe se cau dot Barcen, sepse nuk mund ta cash dhe per te pakten 3 vitet e ardhshme dhe po iken me bisht nder shale
    te perdore ndonje inter apo porto sa per dy ndeshje direkte kuptohet

    Barca kete vit England do mbahet mend se do fitoje pa trajner dhe me Remuntada
    e kam shprehur muaj me pare dhe po e shpreh perseri
    edhe pse Ibra u fal ne kundershtim me te gjitha rregullat e UEFA qe i thehu vete kjo e fundit si precedent i rralle
    Porperseri Barca eshte Barca dhe u pa mbreme me Francen

    Reali ndac ta mbaje ndac ta largoje Murinjon se merr veten edhe per 5 vite
    fiksoheni kete
    ka 4 vite qe thuhet u mbyll cikli Barces por asgje spo ndodh

    Përgjigjjuni

  12. england  --  27 Mars, 2013 në 5:30 pm

    Djali qe mos dukesh inferior ne komentet qe ben mundohu ti dalesh per zot asaj qe shkruan!Te kam thene dhe nje here tjeter lere Totilen ne “hallet” e tija,jo cdo koment ta nisesh ose duke komplimentuar ate,ose duke i ju servilosur.E dyta qe desha te thoja eshte se permbaju atyre qe une kam thene,nese do te merresh me komentin tim,dhe mos i deformo fjalite,ku pe ne komentin tim te shprehem se,Reali varet nga Mourinjo?Ti thua se:Sa per komentin tend England, te them se Reali nuk varet nga Murinjo!!!me te tilla deformime qe ben,po me dukesh se nuk arrin te kuptosh asgje nga ato qe shkruaj une,dhe nese eshte keshtu mos u merr me komentet e mia.Dicka tjeter kur permend se sa ka ardhur Mourinjo ka marre vetem nje kampionat,dhe nje kupe!keto jane trofete e vetem dy viteve te para,se ky vit i trete pervec kupes se mbretit,ne loje eshte akoma dhe Championsi,pastaj cfare deshe ti te marre cdo vit Champions?Po trajneret e tjere cfare trofeshe do ngrene pastaj nese keto trofe i merr vetem nje njeri i vetem?E rendesishme per Mourinjon eshte fakti se ka gjithe keto vite,dhe ne asnje vit te vetem nuk ka dale pa ngritur trofe,kudo qe ka qene,cdo vit nga 1,2 deri 3 trofe brenda vitit,nese ke ndonje kundershtim per kete mund ta ngreshe zerin.Dhe e fundit qe packa se e lashe per ne fund,ka rendesine e vet sikur dhe te parat,ti djali thua se:e pa qe se cau dot Barcen, sepse nuk mund ta cash dhe per te pakten 3 vitet e ardhshme dhe po iken me bisht nder shale!kjo eshte shume e ekzagjiruar,se te thuash kete do te thote se nuk i ke ndjekur ndeshjet Real-Barca,kur jo shume larg ne kohe Reali e shpartalloi brenda 5 ditesh dy here,kjo tregon se ose je nje tifoz i verber,ose thyen televizorin kur fitojne kundershtaret e Barces,dhe per ty ndeshja nuk quhet.Dhe nje keshille e kisha per ty mundohu ti ndashe fjalet nga njera tjetra,se nuk merret vesh se cfare ke shkrojtur,ke filluar ta besh shume shpesh kete,prandaj dhe po ta ve ne dukje,ate birren e pive dje?

    Përgjigjjuni

  13. baca i gjetajve  --  27 Mars, 2013 në 5:30 pm

    sa per kandidaturat e trajnereve te REALIT jam i mendimit se kushdo qe te vije sdo kete shume mundesi me kete ekip qe ka barca,shikoni dhe vete ekipet e moshave te spanjes kampione te europes keto vitet e fundit kane ne shumice te tyre lojtare te barces,ndersa reali ble turq e portugeze te cilet nuk jane dhe me te shquarit ne ate qe quhet futboll,KAZORLA,ISCO,MONREAL ose MATA fare me mire mund te ishin me te dobishem se KOENTRAO apo ALTINTOP e BENZEMA etj,ndaj si do te shkoje puna REALI eshte i destinuar te deshtoje pervec faktit qe do fitoje nje kampionat ne disa vjet me lejen e BARCES sic ndodhi vjet.Une do sygjeroja nje trainer me rroge te vogel per mos demtuar ekonomine e ekipit ose ndonje holandez apo gjerman tip KOEMAN ose HEIKENS dhe te presim te leje sportin MESSI cunat dmth durim ………

    Përgjigjjuni

  14. doktor rrumpalla  --  27 Mars, 2013 në 5:43 pm

    per trainer me mire mos jete italian ,se ata nuk bejne per jashte italie megjithe suportin e madh financiar qe kane keto vite rezultati i tyre eshte nje kampion azie i zakeroni4 me japonine dhe ndonje kampionat ne rusi,shiko zenit,gjermani(bajern trapatoni)france (anceloti psg )dhe angli(celsi)ndersa kapelo i famshem eshte rasti i vetem qe pasi i fali barca nje titull ne 2007 e perzune si deshtak,dhe ai qe fitoi champions leaguen ishte italian nga zvicra dmth ska lidhje me italine natyrale,kjo tregon se ata skane mentalitet fituesi gje qe se injektojne dot dhe tek skadrat ku shkojne,dhe kur deshtoi SAKI skemi cthemi per te tjeret,per mua shkolla te verteta trajneresh jane holanda,ish jugosllavia dhe gjermania,dhe mbase tani po hyn dhe spanja

    Përgjigjjuni

  15. TOTILA  --  27 Mars, 2013 në 6:03 pm

    ” THE BEST “, ne se ne na perputhen mendimet per cka shkruajme ,dhe ne fakt po ndodh ashtu sepse duhet te gjykosh ne baze te numrave ,kjo nuk don te thote qe dhe “ENGLANDI ” nuk ka te drejte sipas kendveshtrimit te tij ,por une nuk do te ishja dakord per “HYMNIZIMIN ” e disave dhe per “INJORIMIN ” ,po te disa te tjereve dhe ne kete rast nuk e kam fjalen thjesht per MURINJON .Ai pamvaresisht se iken apo vendos te rrije dhe ne se fiton CHAMPIONSIN apo ne se e humbet kjo nuk ka me rendesi dhe nuk perben me lajm .E kam STERTHENE aq shume here sa jam bere “monoton ” .CHAMPIONSIN e fiton ai ekip qe e interpreton shkelqyeshem KATENACION e fameshme ITALIANE ne njerin nga 2 takimet e radhes .Ketu nuk behet fjale per llogarite e “HAPURA ” ,apo per llogarite qe duhen mbyllur ,sepse asgje nu eshte e sigurte per CHAMPIONSIN . Ekam fjalen per PEHLIVALLEQET qe po bene U.E.F.A.dhe F.I.F.A bashke duke falur denime .Ne kete rast nuk e kam fjalen thjesht per IBRAHIMOVICIN ,se ai duhet te luante qe BARCA te mat fuqine e saj reale .POR MUA ME SHUME ME SHQETESON SHPERNDARJA “GJEOGRAFIKE ” e CHAMPIONSIT per t’a bere dhe me real ” TEORINE e GLOBALIZMIT”. Nuk me tremb ideja se mund te humb BARCELONA se sa ideja se duhet te fitoje ai qe eshte PARAVENDOSUR ,dhe se EUROT ((origjina e te cilave eshte mjaft e dyshimte dhe asnjehere nuk i derdh ekipi qe fiton )) te prishin .KOMPANITE E basteve kane perkujdesjen MAKSIMALE ,per mendimin tim te U.E.F.A.dhe F.I.F.A-s. Sa per MURINJON une i kam dhene mendimet e mia tek shkrimi i pare ,dhe sipas meje atyre une nuk u heq asnje presje ,por ja le kohes qe do te vije t’i vertetoje ne se jane te drejta apo jo .

    Përgjigjjuni

  16. Best  --  27 Mars, 2013 në 6:08 pm

    England
    Cdo gje qe kam thene ka dale dhe do dale perseri
    fjalet ngjitur i shkruaj qe ti te tregosh vemendje kur ti lexosh
    Futbolli nuk eshte vetem Murinjo o daku
    qe me thuaj ku thashe se s’fiton Reali pa Murinjon
    Po me ato qe ke thene ca ke dash me thene???
    Realin Murinjo e degjeneroi dhe fiksoje mire kete qe te them
    e Degjeneroi si nje prostitute bordellosh, por do e kuptosh pasi ai te ike
    Sa me pak Murinjo ne Futboll, aq me e mire e ardhmja e futbollit
    Sa me shpejt teknologjia ne futboll, aq me pak murinjo do ket ky sport
    Ti thuaj ne dy vjet murinjo nje kupe e nje kampionat
    dakort me ty
    Ne dy vjet Barcelona 7 tituj
    ku te rendesishmit superkupeevrope
    kupae botes ne klube
    kampionat
    champions qe ia hoqi realit tend nga goja
    mu ne Madrid
    Nuk thashe gje per dy ndeshjet e fundit qe fitoi reali, megjithese kam rezerva sic dhe e kane pare te gjithe
    Por po te them se ne 2011 reali i mori kupen barces, dmth ia lkane katalanasit ta genjenin, dhe e pane championsin dhe kampionatin me dylbi
    Apo s’eshte keshtu???
    Edhe kete vit i lame Kupen
    qe te shohe me Dylbi Championsin

    Përgjigjjuni

  17. england  --  27 Mars, 2013 në 6:50 pm

    E vetmja gje qe po me vjen keq pas disa diskutimesh,por dhe replikash me ty,eshte koha qe kam harxhuar duke te mesuar dicka rreth futbollit!por pas ketij komentit te fundit qe ke bere,perfundimisht do ja kursej kohen vetes duke u marre me ty,nuk ja vlen,qenke shume pa nivel,une mendoja se je vetem nje adoleshent,dhe duke respektuar adoleshentet te drejtohesha me DJALI,por ti me ato qe shkruan me dukesh si nje nxenes filloreje pa ide,dhe pa haber fare ne sportin e bukur te futbollit.Do mundohem te injoroj cdo ngacmim tendin,me mire shahem,dhe replikoj me Totilen qe pavaresisht se jemi ne ide,dhe koncepte shume te ndryshem,por te pakten ai di te hedhe dy rreshta te sakte ne letren e bardhe,dhe sidomos kur nuk urren jep vlersime korrekte.

    Përgjigjjuni

  18. gysi  --  27 Mars, 2013 në 7:01 pm

    Dashamires te futbollit mundohuni te shkruani pak me shkurt te pakten te kemi vullnetin te lexojme cfare shkruani…

    Përgjigjjuni

  19. TOTILA  --  27 Mars, 2013 në 7:22 pm

    “UARDA ” ,une “makinen” time e kam me kambio speciale ,dhe nje marsh e kam per rastin me ekstrem .Ne se jam “FSHATAR ” ,sipas teje ,atehere e lame si thua ti .Por MOJ-MOR UARDA-I nuk eshter faji im qe shkrimet e mija ty dhe disa te tjere te godasin mu ne “ZEMER “,sepse ti moj UARDA je mbrapa ne kohe .Une te sugjeroj te lexosh librin “KESHTU DO TE ..NDODHE ” ne vend te DOKUMENTARIT HISTORIK “KESHTU ka NDODHUR . “THE BEST ” ,desha qe per disa dite te beja nje ‘ARME-PUSHIM ” me shkrimet e mija ,thjesht per aresye EMOCIONALE TE MOMENTIT (cdo gje shkon perfekt ne cerdhen time familjare ),por shkrimet e tua me pelqejne nga kendveshtrimi se si e trajton problemin .Por nuk dua qe ta “absolutizoj ” problemin duke u marre vetem me MURINJON .AI eshte sic une e kam parathene thjesht nje i “vogel” ,pa prestigj ,por inatcor qe do te fitoje me cdo kusht ,dhe te gjitha sulmet qe ben i ka me STRATEGJI AFATGJATE .Eshte aq eksentrik sa momentalisht “KUNDERSHTARTET ” i paralizon ,por me mbas kthehet ose e kthejne me kembe ne toke . KONTE ,me qe ra fjala ka karakterin e MURINJOS ,dhe punon me “berthame ITALIANE ” ,POR ka avantazhin qe nuk vuan sic vuan MURINJO ng “KOMPLEKSI i INFERIORITETIT “.Ne se ai do te vinte tek REALI UNE nuk do te habitesha ,dhe do te ishja prape aktiv ne shkrimet e mija ,por une REALIN e shikoj tani si nje MAKINE TE SHKATERRUAR ,pa rrugedalje .

    Përgjigjjuni

  20. Best  --  27 Mars, 2013 në 8:24 pm

    Totila, kete mendim them dhe une
    Kur shkruaj ketu, vec per temen Murinjo shkruaj
    Jo se e urrej ate si njeri
    Urrej modelin dhe fenomenin, ky prototip duhet zhduk nga futbolli nje here e mire
    Nese prototipa si Murinjo i zhduku ne 80-90 i madhi Maradona, besoj se me kupton ne ide, tashme duhet ta zhdukin edhe per nja 50 vite te pakten tipa si Messi dhe me beso nese Barca merr Championsin kete vit do shpetojme nje here e mire ne futboll nga Murinjo per nje kohe te gjate
    Jam shume i bindur per kete gje
    Nuk e them si tifoz, por nuk dua te shkaterrohet futbolli i bukur
    Nese me pelqen futbolli, me pelqen sepseeshte spektakolar dhe i bukur
    Te llafollogjia ia kam lene Murinjos
    Englando mos e merr personale shoku, fol me kembe ne toke
    Une jap argument, nese ke e mirepres
    Une te respektoj si tifoz i Realit, por kjo s’do te thote se ti ke te drejte
    Ke per ta paresi do ia perendoje karrieren Murinjos teknologjia
    po ke kellqe hajde diskuto per kete teme
    besoj se edhe ti kete mendim ke si une
    po uroj te vendoset sa me pare teknologjia, sepse do shohim spektakel ne fushe dhe vetem ne fushe, jo ne llafollogji
    Poshte llafollogjia dhe demagogjia ne futboll

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>