Pronarët, kundër caktimit të çmimit të tokës nga qeveria | Gazeta Tema
 

Pronarët, kundër caktimit të çmimit të tokës nga qeveria

Postuar në: Ekonomia |

paraQeveria skicoi një hartë të re të vlerës së tokës, nisur prej konstatimin në terren se harta ekzistuese nuk u përgjigjej çmimeve reale në treg.

Por, shoqatat e pronarëve shprehen të pakënaqura lidhur me metodikën e zgjedhur për të caktuar çmimet e tokës dhe faktin që këtë gjë e bëri vetë Qeveria e Shqipërisë.

Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës për Pronësi me Drejtësi, thotë për REL, se ky zhvillim ka ulur në mënyrë të paarsyeshme vlerën e tokës:

“Çmimet e tregut nuk mund të dalin nga një institucion që është i interesuar për ta ulur çmimin, siç është Qeveria. Grupimi i pronarëve mendonte që një institucion i pavarur apo një metodikë e pavarur nga ekspertë të pavarur, mund të nxirrte çmimet e tregut. Sot shikojmë që ka çmime jashtëzakonisht më të ulëta sesa ato që janë realisht në treg. Plus kësaj, kemi çmime jashtëzakonisht të ulëta në zonat turistike që nuk janë vlerësuar si të tilla”.

Toro ndalet dhe në disa aspekte të tjera negative që ka prodhuar, sipas tij, harta e re e vlerës së tokës.

“Ka prodhuar dhe një fenomen tjetër, unifikimin e çmimeve. Të gjitha tokat bujqësore të rrethit të Vlorës, pavarësisht se ku ndodhen, në vijën e ujit apo në malësi edhe të rrethit të Sarandës, pavarësisht se ku ndodhen, në Sarandë apo Delvinë, në vijën e ujit apo bregdet ku ka infrastrukturë të zhvilluar, kanë çmim të njëjtë. Një unifikim i papranueshëm”, vlerëson Toro.

Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Avenir Peka, pretendon të kundërtën kur thotë se çmimi i tokës, përpara miratimit të hartës së re, nuk ishte realist në raport me tregun.

“Ishte 7 apo 8 herë më i lartë sesa ndodhnin realisht transaksionet në terren. Normalisht që një pronar kërkon të maksimalizojë vlerën e pronës së tij, por kjo nuk do të thotë se qëndron pretendimi i ish-pronarëve. Agjencia ka marrë nga hipoteka rreth 150 mijë kontrata, ka bërë përpunimin e tyre, pra nuk është se është bërë në mënyrë arbitrare çmimi i tokës”, sqaron Peka për REL./b.l

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

4 Pergjigje per Pronarët, kundër caktimit të çmimit të tokës nga qeveria

  1. Argita_B  --  1 Prill, 2013 në 11:30 am

    Mund te jene mare 150 mije kontrata nga hipoteka per te nxjere çmimin mesatar te vleres se tkes ne nje zone te caktuar. Problemi eshte se thuajse te gjitha shitblerjeve e tokes u aplikohet nje çmim zyrtar shume me i ulet se sa ai qe paguhet realisht me qellim uljen e vleres se taksave qe paguhen ne shtet. Pra çmimet e kontratave qe jane mare ne hipoteke, nuk jane çmimet reale te tregut.

    Përgjigjjuni

  2. nga deti kuq e zi  --  1 Prill, 2013 në 11:57 am

    cmime qe vjedhin edhe me keq pronaret ! turp per kete shtet !! cila eshte zgjidhja ??? te pranohet nje perqindje kompesimi 30-40 % per totalin e prones , por kompesimi te jete ne shifra 10 here me te larta se sot . jo te jepen vetem 10 mil euro ne vit por 100 milion euro !

    Përgjigjjuni

    • pa parti fare  --  1 Prill, 2013 në 12:44 pm

      meqe nuk kane leke,le ti bejne pronaret,aksionere tek hidrocentralet dhe ke nafta,,,,apo i kane per vete ato,harrova fare

      Përgjigjjuni

  3. Durim  --  1 Prill, 2013 në 2:45 pm

    Ky eshte diskriminim i pashembullt. Te ulet gati 50% vlera e tokes perkundrejt çmimit te meparshem do te thote te tallesh me pronaret.Pra,me më pak para qeveria kerkon te kompensoje me shume pronare !!!.
    Me kete llogjike, a mundet qe sot te blejme ne treg me me pak para me shume ushqime, mish, qumesht e bulmet?
    Shoqate e pronareve dhe z. Toro kane te drejte plotesisht qe e kundershtojne kete harte vleresimi sipas modelit me te keq.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>