Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston… | Gazeta Tema
 

Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

Postuar në: Lifestyle |

vdekjaTë gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja i vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu. Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave. Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.   P.K

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

68 Pergjigje per Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

  1. alban4eva  --  5 Prill, 2013 në 2:57 pm

    paskan ngelur pa pune edhe shkencetaret.. krize gjithandej..!!

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  5 Prill, 2013 në 4:27 pm

      Vertetim i teorise se Marksit :
      ..Azgje nuk zhduket, azgje nuk krijohet, por vetem shnderrohet nga nje forme ne nje forme tjeter…..

      Përgjigjjuni

      • kulla bjeshkve  --  5 Prill, 2013 në 4:57 pm

        Po e drejt,,nga Sali shnderohet ne Edi,,,kurse masa Ilir mbetet e pandryshueshme,e perjetshme dhe me forme ne trajta energjie i tipit top mishi.

        Përgjigjjuni

        • mirel  --  5 Prill, 2013 në 5:34 pm

          Ahaha, shume e bukur kjo

          Përgjigjjuni

        • elio  --  5 Prill, 2013 në 8:10 pm

          Po ju djeg eeee. Jo mer ti, Saliu nuk shnderrohet ne Edi se qelbesira nuk ka cte shnderrohet pervecse te shkoje ne Hale…Sa per Meten, jeni mosmirenjohes, ju mbajti ne pushtet per 4 vite..

          Përgjigjjuni

        • ela  --  6 Prill, 2013 në 4:15 am

          e papame i madh je haaaahahahahapo ku te vajti mendja !!!!

          Përgjigjjuni

      • shkodrani  --  5 Prill, 2013 në 4:58 pm

        ligji i kimis thoshte dikur i MADHI prof i kimis SKENDER HAVERI

        Përgjigjjuni

        • raimond  --  6 Prill, 2013 në 1:51 am

          Degjo ore kaur ketu poshte koqeve te mija !

          __Kete postulat kimike ( se ky postulat qe rjedh nga kimia , se ka te beje me ndertimin e trupit )
          e ka thene Marksi si nje deduksion per filozofine e tij MATERIALISTE
          , por ti nuk e ke lexuar Marksin ndonjehere , dhe as qe ke lexuar ndonje liber filozofie ne jeten tende te pjerdhur prej zvarraniku ndaj edhe kundershton

          Natyrisht Marksi kete e ka nxjere nga shkencat e natyres ,tamam sic thote dikush aty me poshte ne Lidhje me Lavuazjerin qe nuk ja kundershtoj aspak mendimin, se duket qe eshte mendim i sakte dhe me llogjike

          __Por Marksi e ka hedhur ne teorine e tij Marksiste kete regull,te marre nga shkencat
          per te kundershtuar Idealistet

          Sepse qe ta dish ti ore koke-gdhe filozofia gjate gjithe kohes se saj ka qene ne lufte midis-Materializmit me Idealizmin qe thoshte se kjo bote nga lindur nga azgjeja ..pra nga ideja
          _Psh Platoni si krijuesi i Idealizmit thoshte se psh :..Lulja ekzisotn sepse une kam ne mendje iden e lules

          _-Dmth idealistet thone se ne fillim ka qene ideja ajo qe ka sjelle materjen ,

          Ndersa Marksi duke u bazuar tek shkencat thote se azgje nuk krijohet nga hici, apo nga ideja
          :….por cdo gje ka qene e tille ekzistuese porse vetem ka ndryshuar formen e saj te shfaqjes ….Dhe sipas Marksit ideja ka lindur nga Materia

          _Pra Marksi vinte te paren Materjen dhe quhej materialist
          Platoni vendoste te paren Idene dhe quhej Idealist

          Dhe natyirhst Marksi e pranon vdekjen , por Materia e njeriut nuk zhduket sipas tij
          –Ndersa Idealistet thone se shpirti jeton –porse keta shpirtin e quajne dickla jo Materiale , eshte dicka si psh Mendimi qe eshte nje abstraksion dhe jeton ne boten e ideve –Ashtu edhe shpirti , sipas idealisteve

          Ndersa Marksi nuk e pranon shpirtin ,porse thote se trupi kur vdes , nuk zhduket , por ato transformohen ne ne dicka tjeter duke hyre ne reaksion kimik me ambjentin rethues .etj etj
          Pra sipas Marksit ne Kete bote cdo gje transformohet nga nje forme ne nje tjeter,

          ______-Dmth kete konkluzion e ka hedhur Marksi ne Filozofi dhe me vone e ka perkrahur edhe Lenini me pyetjen e tij te fameshme :–A mendon njeriu me tru ?
          Dmth se nqs mendon me tru ateher e para ka qene materja , jo ideja ,apo ndergjegja sic thone Idealistet
          Natyrisht Lenini nuk e ka pasur parasysh sojin tend qe mendojne me bythe, se duhej te kishte bere nje perjashtim ne ligjin e tij …

          __Duket q emarksi kete konkluzion e ka mare nga Kimia ,dhe po nga shkenca e kimise,
          Marksi ka hedhur Kokluzionin tjeter monumentalt qe thote :

          ..Ndryshimet sasiore, cojne ne ndryshime cilesore …..-

          Dhe duket qe edhe kete konkluzion Marksi e ka marre nga Shkenca e Kimise,

          Edhe sa per komentet e mija qe i paske ndjekur ti ore gje e lige -, ato jane super te sakta,
          por natyrisht nuk jane per nje koke-gdhe si puna jote qe ka IQ prej imbecile ..dhe te vetmen gje me te cilen mund te mburreni eshte ligesia prej reptili…

          Përgjigjjuni

      • @raimond profesori  --  5 Prill, 2013 në 5:47 pm

        Marksi e ka thene kete teori, e KOQE ?
        N’a del dhe si profesor ketu.
        Gjej faktet pastaj jepi kredine e rreme Marksit apo futja
        ndonje mufke qe e ka thene Ridvan Bode. . .

        Përgjigjjuni

      • @raimond profesori  --  5 Prill, 2013 në 6:00 pm

        Marksi e ka thene kete teori, e KOQE ?
        N’a del dhe si profesor ketu.
        Gjej faktet pastaj jepi kredine e rreme Marksit apo futja
        ndonje mufke qe e ka thene Ridvan Bode. . .

        Dhe ky artikull nuk verteton asgje sepse eshte thjesht
        nje spekullim ne keto stazhe sepse multiversi eshte nje
        nga hipotezat e shumta e dale nga teoria e kuantave.
        Mbaju fakteve jo mufkave.

        Per me shume informacion referrohu ligjeve te
        Isak Njutonit lidhur me enegjine profesor raimondi.

        Ju shikojme qe komentoni neper keto blogje çdo dite dhe ja kepusni kot.
        Jo se informacioni qe merrni neper kafene nuk eshte i pasakte per ate
        boten qe jeton ti por lexoni ndonje liber qe te pakten te flisni me bindje
        te pakten per nje fakt ne jeten tuaj te deshtuar. . .

        Përgjigjjuni

        • Alb-Germani  --  5 Prill, 2013 në 6:28 pm

          Po ti te duket vetja i zgjuar?
          Perse e shan raimondin??
          Ai ka shpre nje mendim dhe nuk ka fyer njeri.
          Jep argumentet e tua dhe mos u kthe si ato grate llafazane qe vetem te shajne din.

          Përgjigjjuni

          • @Alb-Germuqi  --  5 Prill, 2013 në 7:24 pm

            Po
            Mbaju fakteve

            Përgjigjjuni

          • Tung maloku  --  5 Prill, 2013 në 8:54 pm

            Kur i drejtohesh nje njeriu thuhet:
            “Po ty te duket vetja i zgjuar?”, jo,
            “Po ti te duket vetja i zgjuar?” , kur mundohesh te hiqesh si
            dikush qe nuk je ( me shkolle)

            Përgjigjjuni

            • Alb-Germani  --  5 Prill, 2013 në 9:58 pm

              Leck mich im Arsch

              Përgjigjjuni

              • Jona  --  5 Prill, 2013 në 10:39 pm

                Alb-Germani akoma se paske mesuar gjermanishten he??
                leck mich am Arsch !! bitte kete e di dhe bufi e di kush eshte ??ndryshe ta perkthej edhe kete, mos i thone ndryshe nga malcia

                Përgjigjjuni

                • Alb-Germani  --  6 Prill, 2013 në 9:52 am

                  Jona faleminderit,por perdoren te dyja metodat dhe format am dhe im arsch.
                  Duhet te jesh me eksperimentale me gjuhen moj Jona,Mos e merr si fyerje.
                  http://youtu.be/DePdjF-ijvE
                  Un nuk e ndjej aspak veten inferjor qe jam nga malsia,sic do ta ndjeja veten po ashtu krenar po te isha nga Gjirokastra.
                  Une te dua ti moj Jona, po ti me don ????

                  Përgjigjjuni

      • filan fisteku  --  5 Prill, 2013 në 7:59 pm

        eshte ligji i III i Newton

        Përgjigjjuni

      • Zigur Qarri  --  5 Prill, 2013 në 8:36 pm

        raimondi me fal qe po te korigjoj,por ajo nuk esht shprehje e Marksit por e kimistit francez Lauvazje(Antoine Laurent de Lavoisier)
        qe thoshte se ne nje rreaksion kimik masa nuk humbet,por shnderrohet nga nje forme ne nje form tjeter kimike.Ne eksperimentin per ta provuar kete zbuloi edhe prejardhjen e hidrogjenit.

        Keshtu qe,njeriu si element kimik i nje procesi rastesor kimik qe esht,mund tja quajm vdekjen po nje proces kimik,ku masa shnderrohet ne nje form tjeter por nuk humbet.ADN mbet ne kocka,gje qe mundeson ringjalljen,jo vetvetiu si besojn disa por me ndihmen e nje procesi kimik ne nje laborator kimik.
        Ringjallja e grekerve te vjeter do sillte edhe ringjalljen e majmuneve.http://imgace.com/wp-content/uploads/2012/09/greek-evolution.jpg

        Përgjigjjuni

        • raimond  --  6 Prill, 2013 në 2:41 am

          Shiko ringjallja eshte dicka tjeter –Njeriu nuk mund te ringjallet pas vdekjes trupi tij duke u dekompozuar hyn ne reaksion me ambjentin dhe krijon nje forme tjeter jetese –Porse ka dicka interesante ketu me qelizat ku gjendet memorja jone

          Ne tv amerikan NBC , ne emisionin e mengjezit ,para nja 4 vjetesh dha nje djale te vogel reth 4 vjec i cili ju tha gzetareve se ai ishte ushtari me emrin filan qe kishte luftuar si pilot amerikan ne betejen e Perll Harbor kunder japonzeve –dhe djali i vogel tregoi edhe numrin e matrikulles se pilotit , dhe pastja tregoi edhe biseden qe kishte bere piloti ne avion me kolegun e tij para se te goditeshin nga japonezet dhe te vdisnin

          .Atehere gazetaret vajten ne muze te luftes dhe ne baze te emrit dhe mbiemrit qe dha djali i vogel e gjeten dokumentat e pilotit amerikan, dhe biles edhennumrin e matrikulles qe dha djali i vogel Cdo gje qe tha djali i vogel per pilotin amerikan ishte e sakte –Edhe emrin e kolegut qe dha djali i vogel ishte i sakte
          Kjo i cuditi te gjithe -se dukej sikur djali i vogel kishte hyre ne memorjen e pilotit amerikan qe ishte vrare ne luften e dyte boterore ,60 vjet me pare
          Djali pretendonte se ai ishte vete piloti amerikan

          Nje dite, para ca muajsh ,e thiren prape kete djalin e vogel ne NBC -tv ,ne emisonin e mengjezit
          , ishte bere 8 vjec , dhe e pyeten per pilotin amerikan

          –Djali i vogel nuk mbante mend azgje fare ……

          Tani po te besh nje analize me common sense duket sikur ato qeliza qe mbajne informacionin e kujteses ne trurin e njejriut ,sikur nuk vdesin por ndoshta ,
          ato jane ne hapesire dhe truri i djalit harrit ti kapte ato qeliza dhe ti absorbonte –dhe tu lexonte materialin qe ato kishin……

          Dket sikur ato qeliza jane si puna e nje mikorcipi, apo kasete manjetefoni me informacion ,
          qe po te kapen nga truri i njeriut ato deshifrohen ….Por ndoshta kur i deshiifron ato konsumohen totalisht , ose ndoshta largohen prape nga truri i njeriut ……

          Ne fakt qelizat e njeriut nuk jetojne me shume se 1 apo 2 dite me duket ..dhe ato vdesin dhe lindin te reja -mirpo ndoshta keto lloj qelizash
          qe permbajne informacionin e inteligjence sone …mund te jene te vecanta …dhe krijojne nje fare pavarsie nga trupi pas vdekjes

          __Ndoshta ky proces qe ka ndodhur tek djali i vogel –, duhet te kete dnodhur here pas here qekur eshte krijuar njerezimi —

          Kjo ka bere qe te lindiN teorite fetare per jeten e shpirtit pasi trup vdes,
          sic jane ato teorite e induizmit qe flasin per kalimin e shpirtit ne nje trup tjeter (…kjo teori eshte me e afert me ate qei ndodhi i djalit te vogel ) ,por edhe fete etjera e trajtojne kete teme

          Duhet thene se megjtihate filozofia i ka ardhur me prane kesaj qe i ndodhi djalit
          kur thote perkufizimin e Shpirtit se :”…Shpirti eshte vater e mendimeve dhe e ndjenjave ..”

          Tamam kjo qe i ndodhi djalit mund te quhet, Shpirti i pilotit hyri tek djali i vogel ,dhe natyrisht shpirti duhet te konsiderohet diku ne Tru, jo ne vend tjeter , se aty jane qendra e mendimeve dhe e ndjenave

          Përgjigjjuni

          • Fred.Dibrani.Hamburg  --  6 Prill, 2013 në 10:12 am

            Respekt Raimond,
            per shpjegimet dhe per kohen qe merrni per ti sqaruar gjerat.Ju jeni nje nder komentuesit me te pregaditur te gazetes Tema,qe me fakte dhe njohuri te sakta dini te argumentoni.

            Përgjigjjuni

            • raimond  --  6 Prill, 2013 në 3:53 pm

              Faleminderit Fred Dibrani !

              Te uroj shendet ! Ehde ti shkruan shkelqyer ketu, e pasuron gazten me komentet e tua.

              Përgjigjjuni

          • Zigur Qarri  --  6 Prill, 2013 në 12:20 pm

            raimond — 6 Prill, 2013 në 2:41 am

            Shiko ringjallja eshte dicka tjeter –Njeriu nuk mund te ringjallet pas vdekjes trupi tij duke u dekompozuar hyn ne reaksion me ambjentin dhe krijon nje forme tjeter jetese

            Ndoshta e perkufizova gabim,Ringjallja tingellon fantazi,perkufizim fetar,sepse me ringjallje nenkuptohet rilindja e nje personi me te gjith atributet qe ka pasur.Truri shperbehet dhe bashk me te ndergjegja dhe indetiteti.Ajo qe doja te thoja un esht se krijimi i personit fizikisht i mundur,
            pra kllonimi i tij.
            Nese kodi gjenetik nuk esht demtuar,nje fosilie mund te ringjallet.Krijimi i nje embrioni nga ADN e nje fosilie (qe esht e mundur teorikisht)mund te mbillet ne mitren e nje gjallese per te sjellur ne jete nje specie te zhdukur.
            Ky eksperiment ndoshta nuk do te realizohet tek njerezit per te ringjallur nje Napoleon,por tek kafshet do te realizohet se shpejti,per te kuptuar qe Jurassic Park nuk esht mbeshtetur vetem ne fantazi,por ne te dhena shkencore qe per nje koh te caktuar nga mungesa teknikes ka qene e pamundur.
            Tung.

            Përgjigjjuni

            • raimond  --  6 Prill, 2013 në 3:50 pm

              Oh per klonimin ke plotesisht te drejte Zigur

              __Ashtu eshte ,Klonimi prodhon njeriun identik me te meparshmin, te pakten teorikisht .

              Klonimi ndodh nga palca e kockes ., eshte ai kekrimi shkencor qe quhet stem cell research

              Keta ketu duan Presidneti ti lejoj shkencetaret ecin ne drejtim te kolnimit, mirpo nuk i lejon kisha

              Nepermjet klonimit do harihet qe te prodhohen organet e ndryshme trupit te njeriut , dhe te mbahen ne gadishmeri, qe nqs ty te demtohet nje organ ,ate orhan e ke te gateshem nga klonimi dhe ta zevendesojne menjehere e pa problem __Por kjo do jete ne te ardhmen

              __Interesant ishte nje lajm ne New York Times per Njeriun e Neandertalit,ku thuhej se :…diku ne Kroaci kishin gjetur nje skelet te njeriut te Neandertalit ( qindra mijera vjet me pare ) dhe e kishin rprodhuar njeriun e Neandertalit i cili nga krahasimi me njeriun e ardhur nga Kaukazi i cilieshte njeriu i sotem europian, dilte se njeriu i Neandertalit ishte me i madh fizikisht se njeriu i bardhe Kaukazian
              Mirpo njeriu i Neandertalit ishte banor autokton i Europes ndersate gjithe njerezit qe jane sot ne Europe jane te ardhur nga Kaukazi dhe ne ato kohera njeriu i bardhe i Kaukazit hariti ta zhduke njeriun autokton te Europes qe pretendohet ishte ky Neandertal

              Mirpo interesantja eshte si ka mundesi se ne aspekt fizik njeriu i Neandertalit ishte me i fuqishem se njeriu i bardhe kaukazian..dhe sipas meje ndoshta duhet te kete ndodhur ndonje bashkejetese tek tuk, Megjithse shkencetaret thone q enuk ka pasur bashkejetese pasi njeriu i Neandertalit u zhduk

              Shkencetaret ne New York Times thoshin se ne mund ta ringjallim njeriun e Neandertalit nepermjet klonimit, por ai do ngelet i vetmuar ne mes te ketyre njerezve kaq te perparuar …….porse kete pastaj e pergenjeshtronin duke thene se kjo ndodh vetem teorikisht se sot per sot nuk jane kushtet teknologjike

              __Por kur kam pare ate skeletin e njeriut te Neandertalit te gjetur ne Kroaci , mu kujtua nje konkluzion i nje gjuhetari italian ,Boldrini i Universiteti te Torinos, te cilin e ka sjelle en Shqip Jakov Mile

              ,Dhe ky profesoir italian Boldrini ka hedhur idene qe :.. gjuha shqipe eshte para indoeuropiane ..”

              Dmth qe gjuha shqipe eshte nje gjuhe qe ka qene folur ne Ballkan peprara se te vinin popullsite e bardha kaukaziane ne Europe …
              Kete konkluzion here pas here e thone edhe gjuhetare te tjere te huaj…
              Natyrisht jane disa elemente te gjuhes shqipe te sotme qe vijne nga ajo kohe super e lashte ……..n

              Ndaj une mendova se nisur nga konkluzioni i profesor Boldrinit dhe nga aspekti fizik i njeriut te pare neandertal ne Kroaci , ka shume mundesi qe te kete pasur ndonje fare bashkejetese midis ketyre dy qenieve t endryshme njerezore

              Se ne fakt nuk pertypet kjo qe thotne shkencetaret se njeriu kaukazian e ka mposhtur dhe zhdukur njeriun e Neandertalit ne Europe …kur ky i fundit kishte nje fizik shume me te fuqishem se njeriu kaukazian , mirpo ne ate kohe te larget ligjin e bente forca fizike , nuk e bente zgjuarsia apo teknika qe nuk ekzistonte fare……
              Nejse i thashe keto per kuriozitet, s ekur degjon dicka te vecante njeriu shikon se sa i SHERBEN ajo kombit tend , vendit tend

              __Por ajo qe thua ti Zigur eshte shume e vertete

              Tung !

              Përgjigjjuni

    • vlonjati  --  5 Prill, 2013 në 6:38 pm

      çfar na bete more te uruar,edhe kjo na duhej tani, do e degjoj sala dhe do e besoj me gjithe mend, qe nuk do vdesi, hajde ta degjosh tani…… do na ngeli ne kurriz per jete te jeteve

      Përgjigjjuni

    • Tan Lapraksi  --  5 Prill, 2013 në 7:25 pm

      o raimond! O kompetent i shkencave ekzakte! E Marksit eshte ky ligj i fizikes, apo i dikujt tjeter? Hapi librat se paske mungu ate dite:
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/blog-post_19.html

      Përgjigjjuni

    • Maksim Goreja  --  5 Prill, 2013 në 9:24 pm

      Nuk ekziston?!!!!!!!!!!!
      Atehere na thoni ku eshte Mbreti?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/the-king.html

      Përgjigjjuni

  2. moni  --  5 Prill, 2013 në 3:06 pm

    Ne shkrim thuhet:

    Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu.

    – Kesaj pyetje i eshte dhene pergjigje 2,000 vjet me pare. Hap Biblen!

    Përgjigjjuni

    • Dean  --  5 Prill, 2013 në 4:07 pm

      Cila eshte pergjigja e dhene?

      Përgjigjjuni

      • IBRAHIM  --  5 Prill, 2013 në 5:23 pm

        Pergjigjia ishte, eshte dhe do te jete: “La ILaha iL Allah !!!”

        Përgjigjjuni

        • Dean  --  5 Prill, 2013 në 7:31 pm

          INJORANT?!,mesohu te flasesh kur te te pyesin ty.
          Shko ne hale te gamorit bahke me ate ALiun tat,se nuk te pyeti njeri ty.

          Përgjigjjuni

          • Horri i Bulevardit  --  5 Prill, 2013 në 7:53 pm

            Bravo Dean, me pelqeu pergjigja qe i ke dhene Ibrahimit prej salistani.

            Përgjigjjuni

          • IBRAHIM  --  5 Prill, 2013 në 8:31 pm

            O gjë e trashë, ajo qe shkruajta me lart eshte pergjigjia te cilen vete e kerkove dhe qe gjendet ne Bibël dhe ne çdo skripture tjeter! Me sa shoh paske lindur ne hale o goje e fëlliqur! Yt KOKËLOPË!!!

            Përgjigjjuni

  3. shqiptar  --  5 Prill, 2013 në 3:10 pm

    pse shqiperi eshte andej me salen ne krye dhe edi ramen.lere krizen ti.se per shkencetaret ska krize kurre.i kane te gjitha shpenzimet nga shteti me krize apo pa krize edhe lufte te kete.shiko amerikanet pas luftes i moren te gjithe shkencetaret naziste mbas luftes nuk vrane asnje biles i nderuan i cuan te gjithe te zona 51 shiko sa para jane sot ne armatim.
    sa per temen ne fjale nuk e di se sa e vertete eshte.po te ironozosh gjoja krize andej per shkencetret eshte qesharake.

    Përgjigjjuni

  4. alban4eva  --  5 Prill, 2013 në 3:25 pm

    shqiptar, sikur shkencetaret te zgjidhnin disa ceshtje me te rendesishme, si psh, ne fushen e mjekesise, per sherimin e semundjeve te tmerrshme, dhe me pas te merreshin me shpirtin, nuk do te ishte gje e keqe, si thua??
    sepse askush nuk vdiq dhe u kthye ne jete dhe te na thote cfare ka pas vdekjes.. keto jane tema pa interes fare. ka gjera me te rendesishme shkenca per te zgjidhur, se sa te merret me destinacionin e shpirtit pas vdekjes..

    Përgjigjjuni

  5. shvejk  --  5 Prill, 2013 në 3:27 pm

    Kush e ka shkruar apo perkthyer kte artikull o ka qene tape fare ,o nuk e kupton as vete ate qe shkruan. Nje gje eshte e sigurt :kur mbaron se lexuari artikullin je me i pa qarte se se ne fillim te tij.

    Përgjigjjuni

  6. gysi  --  5 Prill, 2013 në 3:33 pm

    Shkencetar me hesapi, ku e hedh e ku e pret. Tna thonin te pakten ku do shkoj ky Saliu jone se mos na kthehet prap tja fusim vrapit me ndonje universum tjeter.

    Përgjigjjuni

  7. anticensurë  --  5 Prill, 2013 në 3:48 pm

    “shkenca është një sisten i dijeniuve,të arritura me veprive metodike dhe rigorozedhe nëpërmjet një aktiviteti të kërkimit të organizuar,me qëllim për të arritur në përshkrimin e përpiktë dhe objektiv,të reaitetit dhe të ligjeve që rregullojnë zhvillimin e këtyre fenomeneve!”
    kjo që thonë këta “shkenctarë”,është thejshtë një fantazi për të mës thënë një teori!që ta quash shkencore diçka duhet ta provosh në tavolinë!në mënyrë eksperimentale!!!
    të tjerat janë në mos teollogji,janë sientollogji!!

    Përgjigjjuni

    • Pelasgian  --  5 Prill, 2013 në 11:57 pm

      ne fakt kjo eshte nje ” Teori ” = Pra dicka e paVERTETUAR ) ende !
      Fizkika Kuantike ka shume FANTAZI :)

      Përgjigjjuni

  8. dritani  --  5 Prill, 2013 në 3:58 pm

    Kemi nje shqiptare te respektuar qe merret me Teorine e Multiversit .

    http://en.wikipedia.org/wiki/Laura_Mersini-Houghton

    Po te kishte mbetur ne Shqiperi nen hyqmen e Kaloresit te Fytyres se Vrerosur, Ministrit Tafaj, kushedi c’fat do kish patur.

    p.s. Une personalisht nuk e kuptoj fare. Ca here bej sikur kuptoj ndonje gje :)

    Përgjigjjuni

    • Dean  --  5 Prill, 2013 në 4:16 pm

      Do ishte bo antare e PePe-se,sikur jan bo Greta Koci dhe Ciljeta Cicolina .
      Ma shum do kish fitue me udheheqesin e maleve shqyptare.

      Përgjigjjuni

      • raimondi  --  6 Prill, 2013 në 2:13 am

        Ajo shqiptarja fizikante me PD-ne eshte , se xhahxai i saj ka qene kryetar i PD-se se Vlores ne vitin 2000-2001

        Dhe ajo eshte nje nga fizikantet me te mira ne bote….

        Përgjigjjuni

        • Dean  --  6 Prill, 2013 në 5:27 am

          Edhe une e kam gjyshin me PD-ne,por kjo s’do te thote qe dhe une vet jam me PeDerastet e PD-se.

          Përgjigjjuni

    • mirel  --  5 Prill, 2013 në 5:35 pm

      eshte nga Vlora

      Përgjigjjuni

      • dritani  --  5 Prill, 2013 në 11:51 pm

        Bravo Mirel!
        Ky është thelbi i perjetësisë.
        Të jesh nga Vlora!

        Përgjigjjuni

        • mirel  --  7 Prill, 2013 në 12:40 am

          Pse jo, te duket cudi ty?

          Përgjigjjuni

  9. bujari  --  5 Prill, 2013 në 4:01 pm

    problemi i madh i njerzeve eshte e padukshja dhe nuk e dini se kan ardhur nga e padukshmja dhe shkojne drejt saj te gjitha gjerat me te shtrenjta jane te padukshme ,ajri ,drita ,graviteti ,geni, zoti.Mekanika kuantike u jep pergjigje shume gjera qe disa nga mjeranet qe kane shkruar komentet nuk e kuptojne por e shijojne ata shjojne: valet e tel.televizorit ,radion ,internetin dhe nuk kuptojne qe jane te padukshme .Onjerze kuptoni pse jeni krijuar dhe ku do te perfundoni qe te kuptoni mire dhe artikullin .Me te shumtit jane te verber ndaj drites

    Përgjigjjuni

  10. shvejk  --  5 Prill, 2013 në 4:07 pm

    Bujar o profet rrofsh per ndricimin qe shperndan falas.

    Përgjigjjuni

  11. Safa ymeri  --  5 Prill, 2013 në 5:24 pm

    Boboooooo!
    Kijamet!
    Medemek Sala nuk paska me dek kurr!?!
    O Burra rrembeni armet….

    Përgjigjjuni

  12. ikandeja  --  5 Prill, 2013 në 6:33 pm

    kujtoja se profetet i perkisnin nje periudhe te larget historike, tani po na dalin profete moderne me doktorature!

    Përgjigjjuni

  13. JC  --  5 Prill, 2013 në 6:34 pm

    Shkrim me i dobet nuk behet.

    Po si nuk e paska ngritur njeri pyetjen se cfare ndodh pas vdekjes?

    Cfare jane keto brrockulla keshtu? Besimtaret e Bibles kane 2000 vjet qe e thone qarte cfare ndodh pas vdekjes.

    Përgjigjjuni

  14. mirel  --  5 Prill, 2013 në 8:24 pm

    Tani dhe per ligjet themelore te fizikes e paska fajin marksizmi.
    Nuk e kuptoj cfaredo lloj budallalleku e pengon shoqerine te eci perpara, po ky i llojit te tille eshte sigurisht i matur me energji negative, qe kundershton ate pozitive.
    Me nje fjale eshte si antimasa e nje lloj universi tjeter qe ne nuk jemi mesuar te rrojme.
    Sa per teroine ne fjale, eshte shume e vertete, dhe cdo lloj shkence sot ne fizkike, kimi, qe quhen dhe shkencat ekzakte jane ngritur mbi kete teori. ose quhet ndryshe “perpetum mobile te llojit te pare dhe te dyte nuk mund te kete”: nuk mund te kete krijim mase dhe endergjie nga asgjeja, ose asgje prodhon asgje”
    Keto i mbaj mend nga shkolla e mesme, ka shume vjet por krijon nje ide te thjeshte ose bazen e llogjikave te metejshme qe cojne ne zbulimet me te komplikuara dhe moderne.
    Sa per teorine e vdekjes, them se bota ecen ende mbi faza spekulimesh.
    E njoh shume mire teorine e Laura Mersinit dhe jam plotesisht dakort, qe ekzistojne shume bote apo universe qe nuk i njohim, jo se ato jane te cutitshme, por jane te pakapshme per ne, ne nuk kemi arritur ti perceptojme qe ti shohim apo ti kuptojme.
    Shikoni boten e kafsheve qe eshte vetem brenda unviversit tone.
    Ne dime shume pak per to.
    Ato flasim me njeri-tjetrin, komunikojne, kendojne qajne , lajmerojne njeri-tjetrin per raste rreziku, bile dhe kane grupe mesimore ku u mesohet te rinjve si te punojne, si te rasti i milingonave, qe mund tju duket e pabesueshme..dhe bile perpiqen te komunikojne me njerezit.
    Ne kete aspekt mendoj qe eshte njeriu ai qe ka aftesi te kufizuar per ti kuptuar kafshet, dhe jo ato njeriun.
    Psh rasti delfinit qe e kishte zene grepi i nje peshkatari ne nje pjese afer flatrave dhe ky i afrohet nje polumbari i sigurt qe polumbari do te dije si tja heqi grepin.
    Ku e kuptoi kafsha kete?
    Ose delfinet ne nje fshat nga amerika latine, qe rrethonin tufat e peshqve qe te bien ne rrjeten e peshkatareve dhe pastaj gezonin kur peshkataret u hidhnin peshk per te ngrene.
    Dhe jo se nuk e kapnin dot vete peshkun, por kane deshire te ndihmojne njeriun dhe gezojne kur krijojne nje mardhenie “shoqerore”.
    Apo elefantet qe mbajne zi per te vdekurit.
    Megjithate, nuk doja te zgjatesha te bota e kafsheve, nuk ishte ky qellimi, por dua te them se njeriu eshte sjelle shume eger ne trajtimin e kafsheve si qenie pa ndjenja dhe koshience.
    Ne nuke dime kete, ndoshta ato na kuptojne me shume.
    Problemi eshte se nuk flasim te njejten gjuhe qe te kuptohemi, ashtu si kemi te njejtin problem me vete qenien njerezore, qe kur jane te ndryshem nuk ua kuptojme gjuhen.
    Ndersa problemi ikoshiences te njerezit qe kane 20 wat energji ne tru, eshte interesant, por besoj qe vertet qe kjo energji nuk zhduket, shkencerisht nuk ka se si, por kjo nuk mund ti lejohet teorise se bibles te spekulloje se kjo pakete energjie vete ne qiell dhe gjen parajsen.
    Per mua ka dy lloj teorish qe mund ta interpretoj, dhe asnjehra nuk ka te beje fare me zotin.
    Nje ka te beje qe shkenca duhet te studioje formen e shnderrimit te kesaj energjie kur njeriu vdes..
    Trupi shperbehet dhe dekompozohet dhe dicka ndodh dhe me energjine e depozituar ne tru, ku rrjetat elektrike nuk funksionojne me per ta transmetuar ne qelizat e mendjes.
    Mos valle kjo energji konsumohet gjate procesit te dekompozimit?
    Nje teori kjo.
    Tjetra nuk mund te pretendoj qe ndodh procesi i riinkarnimit, ose qe kjo energji kthehet ne ndergjegjje apo kujtese dhe ze vend tek trupi i nje foshnjeje te palindur.
    Duket e pamundur qe kjo energji te zoteroje inteligjence pasi truri vdes.
    Per mua ka te beje shume me ndjenjat e personit qe eshte duke nderruar jete( dhe kjo shprehje interesante ne fakt qe me duket se vetem ne shqiptaret e kemi).
    Kur njeriu vdes, ai ka shume keqardhje, per jeten, ai ka keqardhje qe ndahet nga personat qe e duan, dhe besoj kjo energji leviz tek ata persona qe e duan, dhe dhimbja qe pesojne per njeriun e dashur eshte dicka qe ka te beje me nje pjese te kesaj energjie.
    Po per shprehjen ” nuk i doli shpirti sa pa te birin ose te bijen” ose dike qe donte shume.
    Kjo per mua eshte si nje transmetim ndjenjash dhe energjish.
    Kush e di, ndoshta ky 20 wat eshte shpirti.
    Po qe per mua nuk eshte i lidhur me zotin.
    Por me dashurine.
    Dhe nese do mendoja qe ka dicka qe e zoteron jeten ne toke apo universin tone, kjo do te ishte dashuria absolute.
    Kjo per mua eshte esenca e zotit, qe ne e mendojme te trupezuar ne nje person, por qe ne fakt eshte e misheruar te dashuria njerezore.
    Besoj tek mardhenia e njerezve midis dashurise dhe urrejtjes, apo e kafsheve, bazohet dhe mardhenia e materies dhe e energjise qe ne e kuptojme dhe nuk e kuptopjme por po perpiqemi ta marrim vesh.
    Shkenca sot e kam fjalen.
    Psh qe nga grimcat me te vogla, e kemi zbuluar qe disa kane afinitet per nje lloj grimce dhe te tjerat jo.
    Elektron proton, neutron.
    Energjia elektrike, vershimi i grimcave me energji pozitive dhe negative..
    ka shume qe nuk i mbaj mend.
    keto energji diku shkojne diku absorbohen diku shnderrohen ne nje forme diku ne nje tjeter.
    Shkenca ka shume per te bere dhe per te zbuluar.
    Dhe ndoshta ne te ardhmen do kemi nje teori me te kuptueshme se keto qe kemi deri tani.

    Përgjigjjuni

    • Suzana (Kosove)  --  5 Prill, 2013 në 9:43 pm

      te lumte mirel…

      Përgjigjjuni

      • al  --  5 Prill, 2013 në 11:38 pm

        po mireli e ka mare nga ndonje liber moj idiote.

        Përgjigjjuni

      • mirel  --  6 Prill, 2013 në 4:10 am

        Falemiderit Suzana, por me vjen keq qe ky al ka perdorur kete gjuhe me ty.
        Nuk ishte fare me vend.

        Përgjigjjuni

      • anticensurë  --  8 Prill, 2013 në 9:54 am

        për çfarë suzana????
        mos vallë për ty mireli është rrobaqepsi dhe ti gruaja e mbretit?
        herë tjetër jep një lavdërim më të sakt!
        tashti për mirelin!
        e ke përshkruar në një formë shumë të bukur të rrjedhëshme dhe ashtu si duket me shumë dëshirë për dashuri!!
        kjo mënyrë të shkruari më pëlqen,të paktën përhap zëmër dhe paqe!
        por universi në tërësi duke qënë në 99.9999999999999…. i tëri inorganik nuk mund të shpjegohet me dashuri e paqe!ti nuk pranon zotin kështu që nuk mund ti japësh ndjenja diçkaje inorganike!me të vërtetë ne njohim botën tonë,jo ato të “tjerat” që mund të egzistojnë!!??kështu duke u bazuar në nöhejn tonë mund të themi atë që e kanë thënë deri më sot shkenctarët”ndryshon por nuk zhduket”!këtu fusim dhe njeriun!ai që nga momenti i krijimit deri në momentin e vdekjes ndryshon!!çdo sekondë e ardhur pas të vjetrës i shkakton një ndryshim trupit të njeriut!!!ajri që thithim,ushqimi që hamë,uji që pijmë,rrezatimi që marrim dhe çdo gjë që përjetojmë nga shqisat tona ndryshojnë njeriun!!!
        qënjet e gjalla duke qënë një “vetformim i molekulave të karbonit”bëjnë që të krijohen specie të ndryshme,duke filluar nga mikrobet deri tek ajo që për ne është specia më inteligjente,njeriu!!i gjithë ky varietet jete ka “energjinë” e saj!ndoshta tek ne është 20 wat tek të tjerët më pak,a më shumë!si shpërbëhet e tërë ajo strukturë molekulare karboni që na formon,që nga mikrobi më i vogël deri tek balena blu,po ashtu ndërpritet dhe ajo rrymë elektrike që qarkullon në tru!!
        përse kjo lloj rryme ose energjie duhet të shkojë në një “dimension tjetër”???përse nuk mund të themi thejshtë “nuk prodhohet” më energji nga gjeneratori organik!njëlloj si një gjenerator inorganik,një makineri për prodhimin e rrymës!!ajo nuk ka energji pa u vënë në punë,prodhon energji pasi vihet në punë dhe prap humbet prodhimin kur nuk merr më energji!!!në këtë rast i bie që energjia e fundit e gjeneratorit duhet të shkojë në një dimension tjetër?!
        qënjet e gjalla janë e njëjta gjë,prodhojnë energji nga energjia që marrin dhe në momentin që ato nuk janë në gjëndje të marrin energji në atë moment pushojnë së prodhuari!!
        njeriu 20 watshin nuk është se e merr 20 w dhe tërë kohën mban atë 20w dhe më pas e këthen në magazinë ashtu si e ka marrë të pa ndryshuar!!!kjo energji ka ndryshuar çdo nano sekondë dhe nuk është i njëjtë fillimi dhe fundi!!!prandaj ajo ashtu si “merret” dhe “jepet”!!
        sa për dashurinë dhe urrejtjen dy ekstremet e ndjenjave,duke mos njohur mënyrën se si mund të zhvillohen tek speciet e tjera,si njohim rracën njerzore unë mendoj se ne,njerëzit,e kemi në shkallën më të lartë!ato jo vetëm burojnë nga shpirti jonë por dhe mund ti përçojmë nëpërmjet fjalës dhe shkrimit!!!të cilat nës nuk ndërpriten mund të trashëgohen në kohë!nëse ndërpriten dhe ato nuk ma merr mëndja se shkojnë në një dimension tjetër!!

        Përgjigjjuni

    • Bono  --  8 Prill, 2013 në 12:21 pm

      Per ty Mirel po te jap ca informacion qe do te vleje per te bere me pas referate per shkence. Jane te trajtuara me nje perpikmeri ne librin e Alija Izetbegovic. Fizikani zviceran Charles Eugene Guye u përpoq të bëjë llogarinë e probabilitetit për formimin e një molekule të proteinës-rastësisht. Dihet se molekula e proteinës përbëhet nga katër elemente të ndryshme më së paku. Për thjeshtim, Guye u nis duke llogaritur se molekula përbëhet nga dy elemente me supozim se molekula përbëhet nga 2000 atome me peshë atomike 10 dhe me disimetri prej 0,9. Me këto supozime të thjeshtuara, gjasa që proteina të jetë formuar rastësisht sipas llogaritjes së Ch. E. Guyeit ishte 2,02 x 10-321. Nëse këtë rezultat e kundrojmë në kufijtë e kohës dhe të madhësisë së planetit tonë, del se gjasa për t’u formuar vetëm një molekulë e Guyeit kërkon kohën prej 10234 biliona vjetësh bashkë me supozimin prej 500 vibracionesh në sekondë. Përjashtohet, prandaj, mundësia se jeta është formuar nga loja e rastësisë natyrore për vetëm këto dy miliardë vjet, aq sa llogaritet të jetë e vjetër Toka jonë.
      Llogaritjen e përsëriti Manfred Eigen i Institutit për kimi biofizike Max Plank në Götingen, RF Gjermane, fitues i Çmimit Nobël për kimi, më 1968. Ai dëshmoi se për t’u gjeneruar një molekulë proteine me lojën e rastit, planeti ynë dhe të gjithë ujërat e tij nuk mjaftojnë fare. Madje sikur edhe i tërë universi të ishte i mbushur me substanca kimike, që do të kombinoheshin pandërprerë, dhjetë miliardë vjet, sa ka lindja e gjithësisë, do të ishin ende të pamjaftueshëm për t’u formuar ndonjë tip i caktuar i proteinës. I ballafaquar me këtë fat, Eigeni formuloi hipotezën e evolucionit para jetës, përkatësisht “jeta para jetës”, siç e emëruan këtë teori, sepse acidit nukleik praktikisht ia pranoi ca aftësi jetësore. Sidoqoftë, përnjëherësh në materie gjendet një princip i rendit, i zgjedhjes, i përshtatjes, përkundër kaosit dhe entropisë, princip që s’ka sesi të hyjë në përkufizimin e materies.

      Përgjigjjuni

  15. atila  --  5 Prill, 2013 në 10:31 pm

    Kur te vdesim do shkojme atje ku kemi qene para se te lindnim…..

    Përgjigjjuni

  16. Ajshtajni nga mezhgorani  --  6 Prill, 2013 në 2:10 am

    O mirel!
    Bibla thot se nga asgjeja lindi gjithckaja.
    Edhe teorija kuantike kete pohon.
    Ne fillim ishte asgje.Por edhe asgjeja esht dicka.Quhet fluksi kuantik.ku ne pakoh e pahapsir krijihen e zhduken njekohsisht grimca elementare qe kane karakterin e mundesis.Esht si ne nji konto bankare kur balance esht negative dhe ti je ne pozitat e marries borxh tek banka derisa te behet pagesa e rradhes ne konton tende dhe te dalesh mbi uj.Edhe ato grimcat elementare qe krijohen ne asgje marrin borxh energjin nga e ardhmja.dhe keshtu filloi big bengu.

    Përgjigjjuni

    • o mezhgorani  --  6 Prill, 2013 në 4:09 am

      Une teorine kuantike e kam studiuar mire dhe me sa mbaj mend kuantet nuk prodhoheshin nga asgjeja, vete thua se keto grimca kane karakterin dhe mundesine per te akumuluar energji, dhe ky “karakter” apo mundesi qe thua ti, eshte dicka materiale apo energji absorbuese.
      Por te vazhdoj me tutje tani, do te thote tja fus kot, se nuk e mbaj mend plotesisht, me sa duket kam nevoje ti rikthehem perseri qe te qartesohem me mire per kete qe thua dhe per pergjigjen.
      Megjithate ne lidhje me ate qe thua ti, nuk besoj se Bing Bang ndodhi nga Bibla, ishte shume me para, dhe bibla as e parashikon dhe as e justifikon dot.
      Dhe ato teorite e bankes me vlera negative nuk i kuptoj dot ne menyren si i thua.
      Di qe ca perfitojne nga interesi, ca perfitojne nga investimet.
      Te tjerat pastaj ndoshin kur pritet paraja me teper nga vlera monetare, dhe ky quhet inlfacion.
      Me teper nuk kam shume njohuri, por qe ky eshte thelbi i bankave.
      Ato ekzistojne se xhirojne ne investime parate e klienteve dhe qe prej ketej del interesi.
      Si i ben ti ato pagesat kur je me vlera negative, une kete as nuk e kam pare e as nuk e kam provuar.
      Ndoshta ti je me expert ne kete fushe.

      Përgjigjjuni

  17. PARAK  --  6 Prill, 2013 në 6:17 am

    Mirel,te pergezoj per vullnetin, por sidomos per guximin, per te trajtuar disa tema qe jane ne qender te nje debati te perjetshem ndermjet filozofeve dhe shkencetareve qe kane qene apo qe jane ne pararoje te mendimit filozofik dhe shkencor te kohes kur kane jetuar.

    Vecanerisht, me befason nderthurja e prezantimit te ndonje teorie apo hipoteze shkencore me shprehjen e opinionit tend per keto teori apo ate hipoteze shkencore.

    Nuk dua te hyj ne debat apo te bej disa korigjime te parashtrimeve te tua, bazuar ne formimin tim shume modest ne filozofi apo shkencat egzakte apo ne kerkimin tim ne internet, por do te desha shume miqesisht te te sugjeroja qe duhet bere shume kujdes kur angazhohesh ne tema te tilla.

    Ti Mirel, mund te shpreheshe se ke lexuar mbi teorite kozmogonike te fizikanes se shquar shqiptare Mirela Mersini ose dhe se mund te kesh ndjekur ndonje leksion apo debat te saj ndermjet kolegesh, ne internet, ku ajo parashtron hipotezat e veta te shume universeve dhe kendveshtrimin e saj mbi Big Bengun, por me duket mungese e madhe modestie nga ana jote te shprehesh se i njeh shume mire teorite e Mirela Mersinit, vecse nese je koleg i saj ne fushen ku Mirela eshte angazhuar.

    Dhe nese vertet do te ishe koleg i saj i fushes, sinqerisht, niveli i komentit tend te mesiperm do te ishte shume zhgenjyes per shumkush.

    Përgjigjjuni

    • mirel  --  6 Prill, 2013 në 6:02 pm

      Eshte Laura Mersini.
      Dhe ke te drejte qe niveli i komentit tim nuk eshte ai i nje profesionisti.
      Kete e di, por besoj qe jam ne rruge te drejte te gjykimit.
      E drejta e mendimit eshte e lire, dhe perfundimi im eshte personal, per mua thashe qee njoj teorine e Laura Mersinit nuk ka ndonje cudi ketu, e kam me internet, pa internet.
      Vertet nuk kam leksione per kete, por nuk eshte e fshehte apo jo.
      E kam te drejten e mendimit per gjithcka dhe te gjykimit.
      Fizika eshte nje nga shkencat me te bukura, qe po te kisha mundesine do ja kushtoja tere jeten.
      Pastaj ki parasysh qe ka njerez gjeni ne shkence, fakte, numra, ne kete fushe apo ne ate fushe, por evolucionin e bejne ata qe kane vizionet me te gjera te konceptimit, ata qe i kerkojne hapesirat dhe nuk i limitojne fantazite dhe ndertojne perceptime mbi faktet.
      Kjo eshte nje nder sukseset e LAures.
      Ajo i jep liri konceptit dhe e interpreton mbi llogarite matematike dhe koncepteve fizike.
      Dikur kam qene shume mire me fiziken.
      Jeta pastaj ka bere te vetem dhe tani lexoj per kuriozitet.

      Përgjigjjuni

  18. Arsenal  --  6 Prill, 2013 në 10:00 am

    nga fillimi i komenteve kam lexuar qe te gjithe shkruajn *si nuk e paska ngritur njeri pyetjen se cfare ndodh pas vdekjes?*disa e kthejn pergjigje per kete pyetje por prap pyetja shtrohet.une nuk dua tja di se cdo behet deri sa te jem gjalle.njeriu mendon per te nesermen pa jetuar te tashmen dhe kur vjen e nesermja mendon per diten qe kaloi ose prap per ate qe do vije.ne biblen thuhet dhe kjo *Qe luani dhe demi do flene bashke*dua te shtoj qe demi do fle shume pake.

    Përgjigjjuni

  19. MALUA  --  6 Prill, 2013 në 12:27 pm

    do te benit mire qe ti linit atje ku jane idealistet dhe materialistet,qe nga plutoni, lavuazjer,marks ,hegel,einstein ,kuantin e ku di une .po.trupi yne pas vdekjes dekompozohet ,cka do te thote bashkevepron me ambjentin rrethues ,kuptohet qe ndodhin procese biokimike .dashur padashur trupi yne hyn ne nje rreth vicioz ,ne nje qakullim te mbyllur ashtu ne kuptimin me vulgar sic do te qarkullonte uji ne natyre. kaq.ti lene disa komentues sofizmat patetike qe duan te shkarkojne gjithe arsenalin e tyre euridit .po, asgje nuk humbet ,por transformohet nga nje forem ne tjetren .kete postulat nuk e hedhin kurre poshte as dhe heretiket me te cmendur moderne . jeta pas vdekjes eshte iluzive .a mundemi ne qe te nxjerrim nga vendi i varrimit mbetjet e te dashurve tane ? po .por a mundemi ne qe te bisedojme me ata ?jo . atehere si duhet te pergjigjemi .le ti leme te vdekurit atje ku jane dhe sa jemi gjalle ne se duam le te mbajme kujtimin e tyre .

    Përgjigjjuni

  20. njeriu  --  6 Prill, 2013 në 1:14 pm

    rajmondi ti po na filozofon pak si shume dhe mbi te gjitha po ja fut kot si qenka shpirti ne tru na bere per te qeshur ti e din se shpirti eshte vetem ne doren e ZOTIT TE MADH qe na krijoi dhe ai na dha jeten dhe ai na e merr dhe shpirtin ama ne nuk do vdesim kjo eshte e vertet por shpiti del nga trupi deri ne diten e ringjalljes dhe pastaj shpirti shkon tek trupi qe ka qen dhe nuk eshte e sakte ajo teori qe shpirti kalon nga nje trup ne tjetrin ti kur linde qe tu dha shpirti nga ZOTI yt mos tu kujtu ndonje gje si atij djalit piloti he mo mos ja fut kot tasshi se po te ishte ashtu secili nga ne do dinte diqka nga ai qe e pati shpirtin tone para nesh kjo nuk vlen dhe nuk ka logjike secilit ZOTI ja ka dhan jeten e tij trupin e tij dhe shpirtin e tij

    Përgjigjjuni

  21. njeriu  --  6 Prill, 2013 në 1:23 pm

    vetem zoti e din ku eshte shpirtin dhe askush nuk posedon ate qe zoti posedon keshtu qe mos u lodhni kot se zoti e din me se miri dhe ashtu si thote dhe zoti qe njeriu nuk vdes po do te ringjallet ne boten tjeter dhe do te denohet per te keqijat dhe do shperblehet per te mirat ti kur shkon neshkolle nese nuk meson qortohesh nga mesuesi dhe merr 4 enese meson te lavderon e te ven10 asgje nuk behet rastesisht po zoti ka kriju qdo gje lum ata qe besojne zotin e te shijon te mirat e botes tjeter dhe mjere ata qe nuk besojn e te ndeshkon nga zoti ne boten tjeter

    Përgjigjjuni

  22. Muslija  --  7 Prill, 2013 në 6:10 pm

    Jeta pas vdekjes ne realitet eshte jete e vertete. Ai qe eshte i goditur me shkurtpamesi – nuk e sheh ate, ndersa ai qe eshte i goditur me mendjedobesi – nuk beson ne te. Ai qe zoteron shikim me te cilin sheh dhe mendje me te cilin kupton, ai e sheh se jeta e njeriut eshte e ndare ne etapa. Keshtu, nje dite ai eshte i mbeshtjellur rreth vetvetes, i mbledhur ne barkun e nenes se vet, pra jeton ne barkun e saj. Sikur ateher te ishte ne gjendje qe te mendoje, ai do te mendonte se kjo eshte jeta e vetme ashtu qe do te qendronte forte ne te, duke mos e leshuar, pervec se me dhune. Ndersa sikur te ishte ne gjendje te fliste, ai daljen prej atij vendi do ta konsideronte vdekje dhe futje neper thellesi, edhe pse ajo ne te vertete eshte lindje dhe kalim ne nje bote me te gjere. Po ashtu, vdekja eshte lindje dhe kalim ne nje bote edhe me te gjere – ne boten e berzahut, ne boten pasvarrit qe eshte ndermjet kesaj jete kalimtare dhe materiale dhe botes tjeter te perhershme.

    Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  8 Prill, 2013 në 10:31 am

      o mysli,
      këto thënje të tuat”Jeta pas vdekjes ne realitet eshte jete e vertete. Ai qe eshte i goditur me shkurtpamesi – nuk e sheh ate, ndersa ai qe eshte i goditur me mendjedobesi – nuk beson ne te.”
      unë po ju shtoj timen!!!
      ai që ka frikë nga mbyllja e natyrshme e ciklit të jetës,vdekja vetgënjehet me “jetë të lumtur”atje ku nuk egziston!
      të dy mund të bëjmë një kompromis të thjeshtë!
      unë po pranoj përfundimin e ciklit natyror të jetës nën dhe,kurse ti je to dhe jetën time të lumtur atje ku ajo nuk egziston,në hapsirë!!!

      Përgjigjjuni

  23. fatos lamce  --  15 Shtator, 2014 në 8:40 pm

    Po qe se jeten do ta konsideronim materje atehere teorija asgje nuke zhduket dhe asgje nuke krijohet por transformhet nga nje lloje ne nje lloje tjeter do te besohej.per ndryshe jeta eshte nje dimesjon tjeter hyjnor qe mund te krijohet dhe zhduket.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>