Anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare shtyn marrëveshjen | Gazeta Tema
 

Anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare shtyn marrëveshjen

Postuar në: Rajoni |

f1_18bruksel1366266867Edhe raundi i nëntë i bisedimeve midis Kosovës e Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ia hedh fajin për dështimin palës serbe, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç akuzon Thaçin se po përpiqet që të imponojë temën e anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Daçiç tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk ka qenë temë e dialogut, por kryeministri i Kosovës, Thaçi, e shtroi këtë si kusht për të negociuar sistemin policor e gjyqësor.

Ndërsa dy kryeministrat në negociata u thanë gazetarëve se zgjidhja mund të gjendet, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, që ndërmjetëson dialogun, tha se ka mbetur vetëm edhe pak kohë.

Mediat e Beogradit raportojnë se kryeministri i Serbisë ishte i gatshëm të pranonte marrëveshjen e Brukselit mbi kompetencat e bashkësisë së komunave serbe, por Hashim Thaçi e kundërshtoi duke e lidhur këtë çështje me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.

Mediat e Beogradit po ashtu citojnë kryeministrin serb të jetë shprehur i gatshëm për të vazhduar dialogun deri sa të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet..

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka sqaruar se pala kosovare ka parashtruar një temë të re, duke e lidhur çështjen e policisë në veri, me të cilën të dy palët do të merrnin detyrimin që të mos e pengojnë njëra- tjetrën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Catherine Ashton, përmes zëdhënëses së saj, Maja Kocijançiç, i ka bërë thirrje Beogradit e Prishtinës të rishqyrtojnë propozimet e ofruara dhe të shohin nëse mund të arrihet marrëveshja.

Ashton ka deklaruar se deri të hënën, kur duhet të raportojë për dialogun në Luksemburg para Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ka mbetur pak kohë.

Ky raund ka zgjatur rreth 14 orë.

Të dy palët kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut është i mundur, por nuk është caktuar ndonjë datë./KD

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

8 Pergjigje per Anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare shtyn marrëveshjen

  1. Dardan  --  18 Prill, 2013 në 11:52 am

    Thaqi esht ujke i vjeter e njefe me mire se dacici e nikoloqe politiken nderkombetare ka krijuar pervoje dhe eksperience te madhe keto 15 vite me diplomacin nderkombetare

    Përgjigjjuni

    • dr alban  --  18 Prill, 2013 në 3:49 pm

      me duket se sot do ta haje derrin e nasit serbia, bravo thaqi thyu hundet serbiqave

      Përgjigjjuni

  2. ilia  --  18 Prill, 2013 në 4:16 pm

    derrin e kujt do haje serbia? derrin e nas rrokut? booooo booooo boooo sa do u dhembi atyre

    Përgjigjjuni

  3. don king  --  18 Prill, 2013 në 6:53 pm

    politiken e njef USA or xhaj se Thaqi ESHTE NJE PORDHACE .

    Përgjigjjuni

    • bazi i canes  --  18 Prill, 2013 në 7:34 pm

      ene un me tye jam or king sepse thaqi osht pordhac ala osht pordhac i amerikanvet prandaj osht tue bo pordh me serbet sepse ka ‘bacen’(ameriken) nga pas…

      Përgjigjjuni

      • berati_KOSOVE_germony  --  18 Prill, 2013 në 9:04 pm

        Perse tema lejoni me ba komente ofenduse edhe qe nuk kan lidhje me temen me falni por edhe komentuesit duhet me pas etik gjat komentimit te ni artikulli kaloni sa ma mire.

        Përgjigjjuni

  4. akrepi  --  19 Prill, 2013 në 1:18 am

    Per kosoven eshte nje moment historik.Nese mareveshja eshte e suksesshme duke sjelle futjen ne OKB te saj atehere Thaci meriton noten 1o.

    Përgjigjjuni

  5. ulliri  --  19 Prill, 2013 në 10:47 pm

    o akrepi po qte duhet okb ore e shef suise deri vone e ka dhje okb, po kende e ke aty ore, ke kenin ke somalin mozambik e etiopi,po ec futja pordh hekuri OKB, kosoven tashi e ke te ndam ne dyshe ky eshte realiteti.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>