LISTAT ZGJEDHORE/ Humb një në shtatë votues | Gazeta Tema
 

LISTAT ZGJEDHORE/ Humb një në shtatë votues

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

voti166Lëvizjet politike në vend, aleancat parazgjedhore dhe klima e tensionuar politike në vend, ka spostuar vëmendjen nga një prej pikave tradicionalisht të dobëta të proceseve elektorale në Shqipëri, listat zgjedhore. Edhe kësaj here, njëlloj si në 2009-ën dhe si gjithë herët e tjera, listat kanë pasaktësi të shumta. Dashamir Çali, ekspert dhe audit teknicien pranë KQZ-së, dëshmon të vërtetën ende të fshehur mbi listat, që nga votuesit që mund të votojnë dy herë, tek zgjedhësit pa adresë e deri tek zgjedhësit e vdekur që “ftohen” sërish të votojnë për ngjyrën e qeverisjes në qershor

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Në momentin që janë kristalizuar frontet e betejës elektorale të 23 qershorit, pakkush kujtohet për “ushtrinë” e votuesve që do të ndeshen për siglat e njërës apo tjetrës parti. Në krahasim me katër vjet më parë, ka më pak zhurmë për listat zgjedhore, por kjo nuk do të thotë automatikisht se ka më pak probleme. Emra të dubluar, votues që nuk gjenden në lista apo votues pa adresë banimi, qytetarë mbi 100 vjeç që ndodhen në lista, por që me të gjitha gjasat janë të vdekur dhe familje të dubluara në lista, këto janë vetëm disa nga problemet që ende hasen në lista dhe që praktikisht, do të krijojnë një marzh gabimi dhe një mundësi deformimi të vullnetit të qytetarëve në votime.

Një studim i hollësishëm i Dashamir Çalit, auditi teknicien pranë KQZ-së, jep një panoramë të asaj çfarë fshihet në lista. Eshtë një raport me shumë pikëpyetje të cilat i kërkojnë përgjigjet nga autoritetet dhe që dëshmon se çfarë duhet ndryshuar, çfarë duhet saktësuar dhe ndrequr në këto lista. Paraprakisht, një gjë është e sigurt: sido që të vejë puna e standardeve zgjedhore në 23 qershor, sërish në survejimin që do t’i bëhet procesit dhe në raportin e përkatërvjetshëm të OSBE/ODIHR-it, nuk do të mungojë fraza e transferuar nga zgjedhjet në zgjedhje: me gjithë përmirësimet e kryera, probleme serioze u evidentuan në listat zgjedhore.

Dinamika e lëvizjeve

Në total, në 23 qershor thirren në apel për të votuar 3 milion e 279 mijë e 289 qytetarë shqiptarë, të moshës nga 18 vjeç që është brezi i parë i votuesve dhe deri në 128 vjeç që është “votuesi” më i moshuar. Ajo është Zane Topi, e bija e Abazit dhe Refies nga Qarku i Fierit, votuese në komunën Fier Shegan, që ka lindur në 13 janar të vitit të 1885.

Këto janë të dhënat e listës paraprake të datës 3 prill. Në krahasim me listën tjetër paraprake e një muaji më parë janë 2026 votues më pak. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i heqjes nga listat si të vdekur apo të larguar prej tyre për shkak të dublikimeve të 4177 zgjedhësve, por njëkohësisht, janë shtuar dhe 2151 zgjedhës të rinj të cilët nuk ishin evidentuar më parë.

Po në krahasim me këto dy muaj, mars dhe prill, raporti zbulon lëvizje të numrit të votuesve nga njëri qark në tjetrin. Kështu, në Tiranë janë shtuar 748 zgjedhës dhe janë larguar 584 të tillë, me një diferencë prej 164 votuesish, në Shkodër janë shtuar 124 zgjedhës dhe janë larguar 403, në Kukës janë shtuar 26 votues dhe janë larguar 238 votues, në Elbasan janë shtuar 10 votues dhe janë larguar 413 të tillë, me një diferencë nga marsi në prill prej 403 qytetarësh më pak në këtë qark.

Zgjedhës të dyfishtë

Listat ende i japin mundësinë jo vetëm teorike një votuesi që të votojë dy herë në dy qendra të ndryshme votimi. Duke krahasuar të dhënat e tyre, ngjashmërinë e emrave, mbiemrave, atësisë, mëmësisë dhe ditëlindjeve, del që ka një numër ende të lartë të këtyre qytetarëve, të cilët ndodhen ose në lista brenda të njëjtës qendër votimi, ose në qendra votimi të të njëjtit qark, ose në qendra votimi të qarqeve të ndryshme. Për shembull, Pllumb Gjeloshaj dhe Zoje Gjeloshaj, janë njëkohësisht edhe në listat zgjedhore të komunës Lekbibaj në Tropojë, edhe në listat e komunës Paskuqan në Tiranë; Erion Sheko, një zgjedhës me të gjitha rubrikat identifikuese vetjake identike, mund të votojë dy herë, edhe në shkollën 9 vjeçare, Rilindja në Vlorë, edhe në pallatin e kulturës të të njëjtit qytet; Ekremonda Mançe, mund të ushtrojë dy herë të drejtën e hedhjes së votës së saj në Berat dhe po njëlloj edhe Raimonda, e bija e Thanasaqit dhe Maqes, mund të bëjë të njëjtën gjë për shkak të përdorimit të të dy mbiemrave të saj, Tafilaj dhe Doni. Zonja Raimonda mund të votojë edhe në Berat, edhe në Vlorë.

Një qendër votimi, një zgjedhës

Ky është vërtet një “luks” i çuditshëm. Ndryshe nga sa parasheh Kodi Zgjedhor, janë ende 311 qendra votimi të cilat nuk kanë plotësuar kriterin numerik të zgjedhësve. Gjithsej, numri i qytetarëve që ftohen të votojnë në këto qendra shkon deri në 11 245 votues. Që për këtë shkak, ende nuk dihet se ku do të votojnë.

Kështu, nga këto evidentohen:

Qendra votimi me 1 deri në 10 zgjedhës janë 279 të tilla,

Qendra votimi me më pak se 200 zgjedhës janë 22 qendra,

Qendra votimi me më shumë se 1000 zgjedhës janë 4 të tilla,

Qendra votimi me më shumë se 700 zgjedhës, vetëm për Tiranën, janë 6 qendra të tilla.

Vetëm në bashkinë Berat, janë 4 qendra votimi me nga vetëm një zgjedhës, e po kështu edhe në komunën e Gjerbësit, në Roshnik, Tërpan, bashkinë Klos, komunën Fushë Bulqizë, komunën e Gurrës, Kalasë së Dodës e Kastriot, ekzistojnë qendra votimi me nga vetëm një votues.

Zgjedhës pa adresë

Gati një e shtata e votuesve shqiptarë që gjenden në listat e votimit, vazhdojnë të jenë ende të paidentifikuar me një adresë të saktë banimi. Dihet se ekzistojnë, por nuk dihet se ku banojnë. Në mbi 3 milion e 270 mijë votues, 403 387 të tillë, nuk kanë një adresë të saktë. Për shembull, vetëm në bashkinë Kuçovë, janë mbi 1600 zgjedhës pa adresë banimi, në bashkinë Poliçan, ky numër shkon në mbi 900 të tillë. Në Bashkinë Bulqizë këtë fat e kanë 1368 votues dhe në komunën Ostren, ky numër shkon “dëshpërimisht” deri në 3228 votues.

Megjithatë, numri i kësaj kategorie zgjedhësish ka ardhur duke u reduktuar nga pastrimi në pastrim që i është bërë listës zgjedhore duke filluar nga janari i këtij viti. Në janar, kjo kategori votuesish shkonte në 542 681 vetë dhe dy muaj më pas, u reduktua deri në 476 520 të tillë.

Të vdekur në lista

Kjo ka qenë pjesë më qesharake dhe më e hidhur e listave zgjedhore të zgjedhësve të vitit 2009. Në ato lista ndodheshin dhe qindra qytetarë që kishin kaluar me shumë vite moshën prej një shekulli. Kishte votues deri në 156 vjeç. Zbulimi i një fakti të tillë katër vjet më parë, shkaktoi shumë ironi jo vetëm në median vendase, por dhe atë ndërkombëtare dhe ishte një tregues domethënës i deformimeve serioze të listave zgjedhore.

Ky fenomen është evidentuar dhe në listat e zgjedhjeve të këtij viti, por gjithsesi më i reduktuar dhe më pak qesharak. Sipas listave të Ministrisë së Brendshme, në Shqipëri jetojnë dhe janë ftuar të votojnë 1189 zgjedhës me moshë mbi 100 vjeç. Në krahasim me listën e shpallur në muajin mars, në prill janë pakësuar 36 zgjedhës të tillë.

Për momentin është e pamundur të parashikohet nëse do të ketë mundësi që një pjesë e këtyre parregullsive të ndreqen deri në përpilimin e listës zyrtare; e sigurt është vetëm që në raportin e radhës së OSBE/ODIHR-it, do të shkruhet patjetër edhe kësaj here fraza: me gjithë përmirësimet e kryera, probleme serioze u evidentuan në listat zgjedhore.

27 Pergjigje per LISTAT ZGJEDHORE/ Humb një në shtatë votues

  1. Rilindje  --  30 Prill, 2013 në 10:02 am

    Ka filluar numerimi mbrapsht per Sali Berishen. Cdo tentative e tij per manipulim zgjedhjesh do te deshtoje. Vote masive kunder tij. Rilindje #

    Përgjigjjuni

    • coku  --  30 Prill, 2013 në 10:25 am

      ne kete katrahure qe eshte bere ne shqiperi eshte mire qe kush do te mare pjese ne votime te rregjistrohet vete paraprakisht duke dhene te sakte gjeneralitetet dhe adresen dhe pastaj te plotesohen listat. nuk besoj se ka menyre tjeter qe te rregulloje mishmashin me listat dhe adresat. keshtu shmangen ne maximum abuzimet.

      Përgjigjjuni

      • dublimet nuk do ta ndryshojne dot rezultatin plebishitar  --  30 Prill, 2013 në 8:16 pm

        Keto jane problematika qe ekzistojne dhe kane per te ekzistuar gjithmone. Por populli opozitar eshte kaq i revoltuar ndaj kesaj keq qeverisje saqe dublimet ne lista nuk do ta shmangin dot fitoren e se majtes me 23 qershor.

        Përgjigjjuni

      • listat jane po ato, vota e zgjedhesve ka ndryshuar  --  30 Prill, 2013 në 8:21 pm

        Problemet me listat jane te pashmangshme qe ne momentin qe kjo qeveri nuk ka vullnetin per te ndryshuar dhe per te sjelle ndonje te mire. Manipulimet jane mundesia e vetme qe qeveritare te padeshiruar te qeverisin akoma. Gjithsesi, shqiptaret, 6 ne 7 te mbetur, do te votojne thellesisht majtas, dhe vetem qeveria e re e 23 qershorit do te ndryshoje dhe do te zgjidhe njehere e mire te gjitha problemet me listat dhe kaosin e krijuar ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni

    • Jani Jani  --  30 Prill, 2013 në 4:27 pm

      Ripjellje pas shkrirjes

      Përgjigjjuni

      • Romina  --  30 Prill, 2013 në 8:24 pm

        Sikur te gjitha problemet qe ka infrastruktura jone zgjedhore te kishin mbetur vetem tek listat…
        Por Partia Socialiste ka menduar edhe per kete, ka zhvilluar censusin kombetar per te evidentuar te gjithe zgjedhesit dhe qendrat e votimit per te denoncuar ne kohe problematikat qe t’i jape fund njehere e mire problemeve me listat.

        Përgjigjjuni

      • As 1 ne 6 votuesit e mbetur s'do votojne me per PD.  --  30 Prill, 2013 në 8:28 pm

        Pavaresisht problematikave te shumta me listat, te cilat kane ekzistuar, rrezimi i kesaj qeverie eshte i pashmgangshem me 23 qershor, sepse ka shkaktuar vuajtje e mjerim nder shqiptare, e shkaterroi Shqiperine dhe u pasurua vete. Nuk ka me as te djathte qe te doje ta votoje. Rilindje me 23 qershor per Shqiperine!

        Përgjigjjuni

  2. ARSI  --  30 Prill, 2013 në 12:32 pm

    Lemsh jane listat si gjithmone, por gjithsesi PS do ta fitoje kete gare, dhe jhere e mire do te zhdukim Sali Berishen nga pushteti…….

    Përgjigjjuni

  3. ANJA  --  30 Prill, 2013 në 12:34 pm

    Cfare te ben ky pushtet, kane filluar migrimn njerzit e shkrete s’kane nga t’ia mbajen do shkojne nga tu thone, por serish humbes do te jete Berisha cfardo manovre qe te beje…….

    Përgjigjjuni

  4. Leonard  --  30 Prill, 2013 në 12:36 pm

    po mire nje pyetje kam une, a ndodh ndonje gje e mire ne shqiperi apo per gazetat opozitare cdo gje eshte negative??? eshte e tmerrshme te lexosh gazetat shqiptare pasi ka kaq shume urrejtje, shpifje, fyerje e ligesi… gjithe ky negativitet hidhet mbi popullin i cili se meriton. na e keni zymtuar jeten me interesat tuaja partiake duke krijuar situata alarmi, pasigurie e lufte.

    Përgjigjjuni

    • JC  --  30 Prill, 2013 në 6:48 pm

      Patjeter qe ndodhin gjera te mira. Ja ta them une nje prej tyre: ungjilli i Krishtit predikohet per shpetimin e cdo njeriu qe ka zemer te besoje dhe veshe te degjoje. Si te duket ty kjo?

      Përgjigjjuni

  5. Arbenita  --  30 Prill, 2013 në 12:40 pm

    Ende nuk u pastruan keto lista nga mbi 100 vjecaret,, dublime sa te duash, ngaterrime pa hesape….dhe te gjitha keto para zgjedhjeve dalin….

    Përgjigjjuni

  6. arjanita  --  30 Prill, 2013 në 1:54 pm

    Sa kosovare te paguar do votojne?
    Sa bandite votash kane akses per te votuar nga 2-3 here.
    Sa votues te majte jane fshire nga listat?
    Sa pislleqe te tjera ka menduar Bisha per te tjetersuar voten
    e shqiptareve?
    Eshte deryre e opozites ndalimi i kasaphanes zgjedho
    re qe po pergatit Bisha.Edhe e jona per te denoncuar.

    Përgjigjjuni

  7. Nena e Zeqos ne maje te thanes  --  30 Prill, 2013 në 2:27 pm

    Listat i ka bere Ponia dhe kete radhe Ristani , si leshte e p.. te Jozefines kur ishte vajze. Gjeja fillin po deshe.
    Por edhe keshtu qe i kane bere per lesh do te vene.

    Përgjigjjuni

  8. besi  --  30 Prill, 2013 në 3:42 pm

    nderkombetaret duhet te hapin syte e veshet e te shikojne masakren zgjedhore qe po mundohet te beje qeveria dhe te perdorin cdo mjet demokratik per ti ndaluar qe ne shqiperi te zhvillohen zjgedhje te lira

    Përgjigjjuni

  9. igli  --  30 Prill, 2013 në 3:42 pm

    e filloi me vjedhjen e kqz e tani po e kalon deri tek listat e zgjedhejve e te tjera veprime hajdutelliqe per te vjedhur ndonej vote,por opozita shqipatre tani me shume se kurre e ka te mbrojtur voten e saj

    Përgjigjjuni

  10. aqif  --  30 Prill, 2013 në 3:42 pm

    ky kryeminister po mundohet gjithfaresh vetem per te vjedhru shqipatret por kjo politike hajdutesh ne zjgedhej nuk do te lejohet te behen nga opozita sepse do kontrolloje imtesisht cdo liste zgjedhore

    Përgjigjjuni

  11. adi  --  30 Prill, 2013 në 3:43 pm

    te ghjithe shqipatret duhet te shikoje sesi qeveria po mundohet ti vjedhe zgjedhejt me menyrat nga me te ndryshme,tani paska filluar me listat fantazme me historite e vjetra e te turpshme per shqiperine

    Përgjigjjuni

  12. ARSI  --  30 Prill, 2013 në 3:50 pm

    Cfaredo manipulimi te beje Berisha me listat, me KQZ-n asgje nuk e ndal rrezimin e tij nga pushteti partiak qe ai krejoi…….

    Përgjigjjuni

  13. ANJA  --  30 Prill, 2013 në 4:43 pm

    Listat tregojne qarte se sa shume po mendon Berisha si e si ti manipulo zgjedhjet, por shqiptaret do ti tregojne ati se cdo praktike e ndjekur do ti deshtoi……

    Përgjigjjuni

  14. ergi  --  30 Prill, 2013 në 5:03 pm

    politike e shemtuar

    Përgjigjjuni

  15. Ana  --  30 Prill, 2013 në 5:17 pm

    Saliu e di qe nuk i fiton dot zgjedhjet pa manipulime prandaj mundohet te beje sa me shume mashtrime qe te jete e mundur dhe duke qene se eshte ne krye te qeverise ka me sh mundesi te manipuloje keto lista

    Përgjigjjuni

  16. Bruna  --  30 Prill, 2013 në 5:18 pm

    Si ka mundesi qe ky njeri nuk di te ndalet? Nuk e kupton qe duhet ta le shqiperine te zhvillohet dhe te largohet menjehere nga ai post ku eshte. Edhe deklarata e Withersit ishte fare e qarte Largohu qe te kemi demokraci

    Përgjigjjuni

  17. Mali  --  30 Prill, 2013 në 5:24 pm

    Pyes KQZ dhe zyren e pergjitheshme te gjendjes civile:Sa banore ka Shqiperia ?Sipas statistikave votuesit e nje vendi perbejne jo me shume se70 perqind te popullsis te nje vendi.

    Përgjigjjuni

  18. Xeni  --  30 Prill, 2013 në 7:55 pm

    Neper lista gjen njerez qe nuk egzistojne fare ne ato qendra banimi,i kane bere listat per turp ,se kusptoj sesi do te mund te rregullohet kjo gjendje ,se keshtu eshte vertet skandaloze

    Përgjigjjuni

  19. Nardi  --  30 Prill, 2013 në 8:02 pm

    Berisha din vetem te vjedhe sic beri dhe heren tjeter qe i fryu listat e zgjedhes me njerez inegzistent por qe mbijn vetem diten e zgjedhjeve ,KY eshte nje manipulator i rrezikshem

    Përgjigjjuni

  20. Joni  --  30 Prill, 2013 në 8:06 pm

    Vetem duke manipuluar listat mund te vjedhe Saliu se i con njerezit te votojne nga 4 apo 5 here ,dhe keto vetem zgjedhje te ndershme nuk quhen ,Por ai kurre nuk ka fituar ndonjeher me ndershmeri por gjithmon i ka vjedhur ,dhe po perpiqet me cdo kusht qe te beje te njejten gje edhe kete here

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>