FOTO REPORTAZH/ Një masakër nën sytë e të gjithëve

2 Maj 2013, 19:02Sociale TEMA
FOTO REPORTAZH/ Një masakër nën sytë e të gjithëve

Nga Bledar Lumani

Dom Gjoni është një fshat i Mirditës që ndodhet vetëm pak kilometra larg “Rrugës së Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit. Ka qenë një fshat relativisht i madh, me rreth dy mijë banorë. Tashmë është mpakur në disa dhjetra-qindra banorë.

Është një fshat 100% katolik, me njerëz miqësor dhe të afrueshëm. Pak a shumë si gjithë fshatrat shqiptarë. Në qendër të tij, ashtu si thuajse gjithë fshatrat me një farë madhësie, ka një lokal, që është ngjitur me një dyqan ku mund të gjesh nga çorapet, tek çokollatat, coca-cola, orizi e vaji. Nuk mund të mungonte sigurisht edhe një bilardo, karakteristike për fshatrat, ku pjesa mashkullore kalon pasditet dhe darkat.

Kishte edhe gjurmë moderniteti në fakt, duke qenë se në lokalin e vetëm të fshatit, që ishte shndërruar edhe në lloto, kishte dhe internet. Veçse ndodhej vetëm një kompjuter dhe djelmoshat domgjonas ngjeshnin kokat me njëri-tjetrin për të parë me kërshëri personin që lundronte jo pa vështirësi në internet.

Përballë lokalit ndodhet një shkollë 9-vjeçare, ndërkohë që ndryshe nga shumë fshatra të tjerë, varrezat e Dom Gjonit ndodhen pikërisht në qendër të fshatit, mu pranë shkollës.

Panorama e qendrës së fshatit plotësohet me një kishë. Nuk kishte shumë kohë që ishte ndërtuar, diku tek 2-3 vite. Dhe, kishte një arsye në fakt, që ishte ndërtuar kaq vonë.

Vite më parë, disa prej djemve të fshatit, kush e di përse, kishin gjuajtur me gurë priftin e fshatit, duke bërë që ky i fundit t’i mallkonte, ndërsa fshati të mbetej pa prift dhe kishë. Por, edhe tani që e kanë kishën, nuk është se u shërben shumë. Ajo ri mbyllur shumicën e kohës, ndërkohë që prifti i caktuar në të vjen në fshat dy apo tre herë në muaj, në mos më rrallë.

Çuditërisht, në fshat shihje shumë pak bagëti. Edhe në arra nuk është se kishte shumë të mbjella. Në bisedën e bërë në lokalin e vetëm të fshatit, mësova se pjesa më e madhe e domgjonasve, përveçse kishin nga një shtëpi të rregulluar në fshat, kishin edhe një apo dy shtëpi në Tiranë. Më vonë do e kuptoja arsyen.

Dom Gjoni shtrihet poshtë malit të Munellës, motivit të vizitës sonë. Së bashku me disa miq, kishim vendosur të ngjiteshim sipër në mal. Munella është diku tek 2400 metra i lartë dhe në majën e tij mund të gjesh borë gjithë verën.

Natën e kaluam në fshat, në çadra. Edhe pse fillim maji, nata ishte ende e ftohtë, ndërsa për të fjetur ishte paksa e vështirë. Jo më shumë nga i ftohti, por nga muzika e dasmës së një vajze shumë të re, 18 vjeç, që bëhej atë natë.

Vite më pare, sipas disa prej banorëve vendas që na bënë shoqëri, do ishte absurde të mendohej që të festohej martesa e një vajze. Në veri, martesa e një vajze shihej si një ngjarje e hidhur, pasi po largohej nga shtëpia një pjesëtar i familjes. Për këtë arsye nuk festohej. Por, kohët kanë ndryshuar. Tashmë jo që festohet, por në dasmën “tonë” kërcehej që nga ritmet e “Makarenës” së famshme, deri tek “Gangnam Style”.

Sapo zbardhi mblodhëm çadrat dhe u nisëm për t’iu ngjitur Munellës. Nuk ishte shumë e vështirë në fakt, pasi për fatin e keq të tij, kishte një rrugë makine, që mund të ngjitëshe me lehtësi. Por, nuk zgjodhëm rrugën e lehtë. Vendosëm të ngjiteshim përmes një shpati të thikët të malit, të mbushur më shumë me shkurre se me pemë.

Ngjitja në mal do të na shfaqte një pamje dramatike. Dora e njeriut nuk kishte lënë pemë në këmbë. Një masakër e frikshme, e ngjashme me një apokalips. Tani po e kuptoja se si kishin arritur të blinin nga një apo dy shtëpi në Tiranë këta fshatarë miqësorë me ne, por jo me pyllin, që nuk merreshin me asnjë veprimtari bujqësore apo blegtorale.

Për 20 vite me radhë, në këtë mal është prerë çdo pemë e mundshme, duke shkatërruar kështu krejt ekosistemin. Në të nuk gjendet asnjë kafshë pylli apo shpend. Të vetmet gjallesa që hasëm rrugës dhe në mal ishin disa nepërka dhe gjarpërinj, që nxitimthi fshiheshin, dhe një buf që këndonte trishtueshëm, ndoshta gjendjen e këtij mali. Asnjë tingull gjallese tjetër. Madje as cicërimat e zogjve. Asgjë. Vetëm heshtje trishtuese.

I vetmi ngushëllim ishin disa livadhe mahnitëse për syrin, dhe dy-tre ujëvara jo shumë të mëdha, në të cilat çuditërisht gjetëm disa turistë. Ishte një ekspeditë me kosovarë, të cilët kishin vendosur të ngjiteshin deri në majën e malit.

“Vallë nuk iu bën përshtypje kjo masakër mjedisore që kanë bërë? Po shteti përse nuk ka ndërhyrë gjithë këto kohë”, pyeta jo pa irritim udhëheqësin e grupit tonë, Petritin, që është larguar nga Dom Gjoni shumë vite më parë.

“Ka qenë e vetmja mundësi që ata të jetojnë dhe fitojnë”, mu kthye me qetësi ai, ndërsa duke psherëtirë, mungesën e ndërhyrjes së shtetit e justifikoi me pragmatizëm, me faktin se Munella është shumë larg për t’u shtrirë dora e ligjit.

Kthimi për në fshat, përveçse i trishtueshëm dhe i ngarkuar emocionalisht nga pamja e masakrës së kryer, ishte i bezdisshëm edhe prej tatëpjetës së pafundme që duhej të përshkronim, por dhe lodhjes që bënte punën e vet, dhe vapës. Gjithë entuziasmi i fillimit të udhëtimit ishte zhdukur dhe tashmë ç’prisnim që të mbërrinim në fshat, për t’u kthyer në Tiranë.

Duke u kthyer në Tiranë, rrugës për në Kamëz rivura re mobilieritë e shumta që shtriheshin njëra pas tjetrës. Shumë prej pemëve të prera barbarisht në Munellë, me siguri që kishin përfunduar aty. Këtë fat duhet të kenë pasur apo do të kenë edhe pemët e shumë pyjeve të tjerë. Ndërkohë, ne nuk na ngelët gjë tjetër veçse mllefi dhe irritimi. Ndenja që do të na shoqërojnë deri në sensibilizimin e mundshëm të shtetit dhe vetë shoqërisë. Me shpresën që deri atëherë të mos jetë shumë vonë.

 

29 komente në “FOTO REPORTAZH/ Një masakër nën sytë e të gjithëve”

  1. besniku says:

    Keto pamje nuk jane asgje ne krahasim me ato qe po pergatit Sali Berisha.
    Ketu, tek – tuk ka ndonj egjethe te gjelber, por mbas 23 qershorit do te shihni vetem tym edhe zjarr dhe njerez te vrare neper trotuaret e rrugeve te Shqiperise. Me vjen keq se shtypi eshte duke e nenvleresuar nje fakt te tille. Sali Berisha iken vetem duke lene mbrapa tym dhe kufoma. Kjo eshte e vetmja kenaqesi e ti dhe keshtu ia kerkojne qe te lere Shqiperine, nese. Ai nuk largohet kurre me vota dhe me zgjedhje te lira, te ndershme dhe te fshehta. I ka marre te gjitha masat per te vjedhur perseri.

      1. Gjergj says:

        Votoni Berishen!!!

    1. the afganistan saleh ezbullah xhihadist berisha says:

      JA SHIKOJEN KU E KA KATANDISUR SHQIPERINE KAFSHA INJORANTE E TROPOJES SI NE AFGANISTAN IRAK E LIBAN….. KY ESHTE FUNDERRINA berisha me prejardhje islamike shihni pamjet dhe sdo koment.

    2. Epirioti says:

      Mu…t Populli Mu…t edhe Qevetia me gjith Politikbersit. Po shkojne te gjith per Leshin e Jozit

  2. Horri i Bulevardit says:

    Fytyra e qeverise Berisha.

    1. Devolliu says:

      Kjo është “e bukra e dheut” e Salih Kriominelit.

  3. Hoxh efendiu says:

    Dikur thonin
    Pirdh o prift ne prill
    Tash
    Pirdh o prift ne pyll

  4. alban4eva says:

    ky eshte Albanistani i S-halè shpellarit o njerez..!! ky eshte Albanistani ne vend te dyte pas Gjermanise dhe i katerti ne bote. nuk besoj te kete vend te dyte ne vote qe te ndodhin kafsheri te tilla. por edhe po te ndodhin, per ngjarje te tilla permbysen qeveri te tera..!!

    ky eshte Albanistani qe na ofron kafsha e ndyre S-halè, pervec nje mije e nje te zezave, varferi, vrasje, injorance, etj etj, ja edhe masakra natyrore e Shqiperise..!!
    o popull, nese nuk iken S-halè haleja, S-halè shurra, ky vend heret a vone do kthehet ne nje varreze te madhe..

    nuk jetohet me ne Shqiperi, jo vetem per aresyet ekonomike apo shoqerore, por edhe per shkaqe natyrore,, jane prere me mijera hektare pyje, eshte betonizuar pjesa me e madhe e qendrave urbane, gjelberimi eshte gjithnje e me i rralle.

    nuk mbushemi dot me me fryme. misioni i kafshes S-halè eshte te shkaterroje kete vend me cdo mjet dhe menyre dhe nuk eshte pjelle e hamendesive kjo qe po them, jane faktet uleritese qe shohim cdo dite..!!

    duhet qeruar kanceri i Shqiperise, S-halè serbi, pike!! nuk ka rruge tjeter. dhe jo vetem kaq, por populli duhet ti beje te qarte qeverise qe do te vije ne pushtet, qe jo vetem te filloje te punoje dhe ta rregulloje kete vend 360 grade, por as te mos u shkoje ndermend te bejne 1/100 e atyre qe i ka bere S-halè shurra ketij vendi!!!

    se mbase i genjen mendja keta te tjerat qe do vijne ne pushtet, mbase mendojne te bejne me pak psilliqe sa c’ka bere S-haleja, me jusitifikimin qe , S-halè ariu beri nje mije e nje, kurse ne vetem nje mije po bejme..!!
    sepse shqiptari nuk eshte serioz dhe i qendrueshem, ka karakter te lekundur, i ze syte pushteti dhe paraja..!!
    qeveria e re qe do vije, duhet te jete gjithmone ne PROVE, dhe jo si bejne militantet ketu, qe ngrejne ne qiell “idhujt” e tyre te politikes..!!

    une e ngre ne qiell nje politikan vetem dhe vetem atehere kur ai ka bere per mua si popull gjithcka, biles edhe jashte mundesive. sepse perderisa ben punen e tij si politikan i paguar nga ne populli, nuk quhet qe po na ben nder, por qe po ben punen per te cilen paguhet..

    dhe jo si militantet injorante dhe kafshe te S-halè varkarit, qe kur ben 2 km rruge fshati S-halè dhia, ata e konsiderojne se perendi. ketyre hordhive barbare shpellare nuk kemi cfare tu bejme, ti leme te ngordhin ne erresiren dhe injorancen e tyre..

    kurse njerezit qe kane nje fije llogjike dhe qe kane qendrim kritik ndaj cdo personi dhe fenomeni, per te miren e tyre, duhet te zhvishen nga idealizmat boshe dhe personifikimet si perendi te politikaneve..

    politikanet nuk jane gje tjeter vecse punetore me pagese dhe ashtu duhen pare, jo si perendi. une populli jam “padroni”, ti politikani je “punetori”, une te paguaj ty politikan, dhe te paguaj mire fare biles, qe ti te punosh per mua te me sherbesh dhe te me udheheqesh mua. nuk eshte shaka, keshtu eshte ne realitet dhe keshtu duhen pare te gjithe politikanet, nga i pari te i fundit..

    por nese e shikon politikanin si perendi, si Herkul, si Nene Tereza, si Mesia, si Jezu Krishti, ose po e pe si ujk, si ari, apo si luan, dhe ti si popull e konsideron veten dele, normale qe ata ashtu do sillen me popullin dele ata.. do ta shqyejne..!!!

    shqiptaret duhet ti vene gishtin kokes, te reflektojne gjate, perse jane ne kete gjendje, dhe duhet te ndryshojne mentalitet. duhet te ndryshojne menyre te menduari, te vepruari dhe qendrimet e tyre ne lidhje me politikanet..

    perderisa vazhdojne ta mbajne mbyllur trurin e tyre dhe te vazhdojne te jetojne ne erresiren qe i ka mbuluar, ashtu do ngelen gjithe jeten.. sepse do ike nje S-halè dhe do vije nje S-halè tjeter.. sipas vendit behet edhe kuvendi, sipas kokes vihet edhe qylafi! cilido qe te vije ne pushtet, kur shef qe ka te beje me dele, do veproje si ujk..!! s’ka rruge tjeter!!

  5. fieraku4u says:

    MERESEVINI NE ALBANISTAN, KU CDO NJERI MUND TE BEJE SI TE DOJE.

    KY NUK ESHTE I VETMI VEND KU JAN PRERE PYJET SHEKULLORE, PO KUDO NE SHQIPERI KA MASAKRRA TE TILLA MJEDISORE.

    SHKO NGA SARANDA E DERI NE TROPOJE VETEM MASAKRRA MJEDISORE TE TILLA DO TE GJENI, SI NE PYJE, UJE, LIVADHE, ETJ….

    KUR KE NJE POPULL JO MIRE EDUKUAR EDHE SHKOLLUAR, KU 60% JAN ANALFABET, EDHE 70% JETOJN NE VARFERI, SIGURISHT QE KETO GJERA DO NDODHIN.

    EHHH SA E BUKUR KA QENE SHQIPERI PARA SHUME VITESH, ATO PYJET E BUKUR SHEKULLOR, QE TE MBUSHNI MUSHKRITE PLOT ME AJER TE PASTER…

  6. misionari says:

    Globin tokesor do ta shkaterrojne vete njerezit. Kjo eshte fatale.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Shikoni sot Fiks-Fare, ku drejtoret dhe mesuesit militante te PD-se, detyrojne nxenesit te antarsohen ne PD.
    Edhe ne kohen e Enverit, nuk ka bere vaki kjo dhune kaq e ndyre, te antarsohesh me zorr ne parti.
    Nxenes qe jeni te dytyruar te zbatoni urdherat e partise se punes demokratike salhanes, mbas 23-qershorit, duhet te denonconi emrat e ketyre muterve drejtore dhe mesues, keta qener dhe plehra duhet te shkojne ne burg, jo te japin mesim.
    Kohe e ndyre, ashtu sic na solli e ndyra Sheqere, pjellen e saj te ndyre.

  8. kel ukaj says:

    Cfare ka ky zoteri! Cfare kane komentuesit! Keshtu eshte e bukur shqiperia! Keshtu e kane koken shqiptaret, krepa-krepa. Tash nuk kemi edhe turp se na njeh gjithe bota qe jemi kriminele. Bravo Domgjonasve! Filloni e hani njeni tjetrin.

  9. aron says:

    Po ku i besohet PD-se.jane cuditur ne lagjen time te djathtet qe i dhane me deshire voten lulit{le cfare vodhi).Rrugica fshihej cdo dite me Edin tani eshte zaptuar bulevardi ,dhe aty pihet kafja 100 lekshe ,ku KUTERBON era e qelbur e tubacionit te care prej nje viti nga UKT dhe asgje,jane bere pishman .He… vote me me thone po,po i them une bjer dhe nje here,ai vra ju voto apo u preket interesi personal se nuk hap dot dritaren?????

  10. fane mirdite says:

    ky eshte fani i mirdites vendi i zotit krenar qe kam lindur ne kete vend te bekuar. MIRDITOR lind dhe nuk behesh KURRE keto foto jan per ju se ahu nuk rritet ne at zone kjo eshte per fushat nga qe domgjonsit jan socialista dhe fatos nano ka qene disa herepor rrugen e kombit se beri kurre dhe tani mos pritni votat e mirdites tirana si ka rrespektuar kurre mirditoret ase enveri ase ky sistem por rrugen e beri i madhi SALI BERISHA PERPARA

    1. fieraku4u says:

      TI JE NJE COPE IDIOTI….PO NUK KE FAJI, SE TE JAN VESHUR SYTE, NGA BUDALLALLEKU TEPERT.

      1. fane mirdite says:

        O KALLAMISHTE PO TI VETEM TE SHPERNDASH DROGE DIN O KERRAB E VARFER QE TE ARRISH TE BEHESH SI UNE TE DUHEN 500 VJETE U MUNDUA LAVERI TE BENTE ROBE PO PRAP ME KALLAMISHTE NGELE SI PUNA E BERATESVE QE JU RREGULLUAN SHTEPI DHE PRAPE NGRITEN QADER NE MES TE SHTEPIS SHTEPIN DY KATESHE E KAM PASE QE NE KOHE TE LAVERIT O LAVIRE MBYLLE GOJEN DO KESHE MUNDESI TE FLASESH ME MIRDITOR PAS 500 VJETSH USHTE DEBIL ..

  11. Mark Doda says:

    Jeten e tyre kane shkaterruar .
    Vjen dita dhe natyra merr hake mbi njerzit .
    Ata qe mendojn se natyra ska shpirt gabojne .

  12. he he he says:

    O fane mirdita ku qenka vend i bekuar ajo mirdita jote pse vini jetoni ne qytet ju … pse shpernguleni nga mirdita dhe shkoni ne tirane apo durres … pse zbritet ne qytet juve andej nga veriu …rrini pra jetoni ne veri se jane vende perrallore … !!!! he he he ik o mirditor shko puno edhe ushqe kalamajt ..po leri llogjet …

    1. fane mirdite says:

      DO KISHA DESHIR TE TAKOJA TA BEJA HE HE HE HAJDE KETU MORE LAMASH UNE NUK E KAME BA SHTEPIN TE TOKA E BABES TAT MOR DEBIL SIPAS TEJE UNE NUK BLEJ DOT SHTEPI NE VLORE APO VLONJATET HYRJET QE KAN BER NUK I KANE PER TE SHITUR TI DO JESH NGA TEPELENA KESHTU JU THEMI NE NGA FANI KETYRE TE ZGJUARVE E KAN BERE KALANE PER TE HEDHUR MBETURINAT TI BASHKE ME AGRON LLAKEN JENI SHUM NJEREZOR SHIKONI NGA JENI DHE FUTENI NDONJE GJIRO ANDEJ NGA KALAJA .

  13. Mark Gjonaj says:

    Pyelli do t’i furnizoje banoret e vet te perhershem! Po tani kujt do t’ja leme fajin, Enverit?! Ata nuk e dine se jane duke ngrene mushkerite e tyre, duke shkurtuar jeten e tyre dhe te pasardheseve! Ja pra qe eshte ligji dhe kontrolli e zbatimi i tij! Po te isha kryetari i Bashkise se Mirdites, dergoi grupin e inxhinjerave revizion te pergjithshem dhe menjehere materialin denoncues ne prokurori. Gjykata duhet te nxjerre gjithe vleften e shpenzimeve dhe t’u vihet ne ngarkim, kudo qe jane dhe kane bere shtepia. Keshtu e kane kuptuar demokracine, anarshi, vjedhje, demtime, shkatrrime dhe trajtim malle pa zot; se ne te vertete i zoti sillet vete keshtu me pasurite re vendit! Faleminderit Bledar Lumani dhe gazetes tema qe i kushton kete alarme shkrimore!

  14. mireli says:

    KUR shikoj keto mrekulli natyrore qe jane shendrruar ne nje kasapane mjedisore ndihem shume keq.NJELLOJ sikur eshte zhvilluar ndonje beteje si vaterloja me NAPOLON BONOPARTIN.Cfare populli paskemi qene!
    Jo,ne e paskemi merituar dikttaturen por jo ate te ENVER HOXHES,POR TE
    PINOCETIT.
    Varferi ,skamje dhune, kriminalitet njelloj si ne KANDAHAR,pavarsisht se jetojme ne zemer te EVROPES JEMI POPULL INJORANT DHE PA KULTURE.
    SHtet gangesteresh e mafioze.
    Ku je FATMIR MEDIU,E SHIKON ZOTNIA JUAJ MASKARADEN MJEDISORE NE MIRDITE,JE MINISTER PER KETE MJEDIS TE SHKATERRUAR.Ishe ne MIRDITE PARA DISA DITESH,PSE SHKOVE,APO PER TE LYPUR VOTA.Meritoje nje dru te mire o zoti MEDIU.
    PRANDAJ DUHET RROTACIONI,TE DREJTOJNE ATA QE E MERITOJNE DHE DALIN NGA VOTA E POPULLIT.

  15. Nabukodonosor says:

    KAFSHE!!!!!!

  16. mirel says:

    Keto pamje jane te trishtuara.
    Shikon sesi nje mal i bukur kthehet ne nje varreze.
    Duken si jete njerezish te shuara.
    Keto peme gjigante, te larta dhe madheshtore.
    Sa vjet krenari lufte me eren, te vena perfund nga mendje te mbrapshta jo te denja as per hijen e tyre.
    Keto permendore te skalitura me aq mjeshteri nga nena natyre, te rrezuara nga brejtes te neveritshem.

  17. Petrit says:

    NATYRA ESHTE OMBRELLA..Nen mbrojtjen e seciles,njerzimi,dhe tere krijesat-qe mbijetojne ne kete planet,munden ti mbijetojne,fatkeqesive-qe i kane paraprir njerzimit…Ai person,qe i kundervehet…Catise,se Botes…pra natyres…Ata nuk jane njerez por perbindesha.Qe nuk jane ne gjendje,te perballen me problemet e jetes..por goxojne,ti vene kazmen nje planeti per te ndertuar nje mikro- cati koteci…..

  18. bled arlumani says:

    E di qe ka pak rendesi por fshati quhet Domgjon,jo Dom Gjon. Sikur ne Shqiperi ti ishte dhene perparesi ndertimit te rrugeve turistet do te dyndeshin me shume drejt natyres dhe keta fshatare do ta kuptonin qe te ardhmen e kishin ne truallin e tyre e jo ne zhgarravinen arkitekturore qe quhet Tirane.

  19. martin says:

    ky popull mori pak edukate nga komunistet,sado diktature kishte ligje shume me moderne se sot per ambientin dhe faunen ,gjuetine dhe detin.ndryshimi eshte i madh mes “diktatures” se HOXHES dhe “demokracise” se sali serbit.shqiperia dhe shqiptaret ishin te varfer po me vend te bukur dhe te paster dje,sot jane te varfer dhe me nje vend hale dhe plehra pa pyje pa det dhe pa te ardhme.fatkeqesisht neo-otomanet e sali serbit jane disa majmune te dhjamur qe nuk kane plan apo dicka te mire per kete popull dhe kete shtet.ky shtet dhe ky popull ne vitet 60,70,80 deri ne 91 ishte nje park nga me te bukurit ne evrope me tarraca,agrume,portokalle,ullinj,vreshta,pisha,liqene dhe lumenj te paster.sot fale zvarranikut sali qen serbi dhe shtetit te degjeneruar gjithcka u prish.per femijet shqiptare qe do te lindin neser do te mbeten,halet e berishes qe derdhen ne det,dhe pallatet e shemtuara prej betoni,dhe rruget e ngushta gjoja autostarda si ne irak.kush i voton do te gjej nje shqiperi me gjakpirese dhe me te shitur e te prishur neser.

  20. Kto foto te trishtushme ,jane nji metafor i vet jetes Shqipetare.
    Kjo eshte koncpeti Demokraci i ktij populli ,
    kto fot jane jeta e shqiptarve ,
    jane shoqeria shqiptare ,
    jane “njerezia shqiptare” ,
    jane e sotmja dhe e ardhmja ,
    jane nji tregues i qart ,se per cfar eshte i afte ky popull,
    jane vet portretizimi shqiptarit .
    (shqiptari si nji arme shfarrosese e natyres njerezore)

  21. aron says:

    SJAM DAKOTR ME M.DODAJN SEPSE FAJTOR BEHEN TE GJITHE DUKE VENE SHENJEN E =,por jo ,fitues eshte pronari ,po keshtu edhe me lumenjte minierat etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje