Shekulli thotë se “Leka Meksi do bëjë fushatë për PD-në”; por lajmi është i pavërtetë | Gazeta Tema
 

Shekulli thotë se “Leka Meksi do bëjë fushatë për PD-në”; por lajmi është i pavërtetë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

meksiShekulli i sotëm kish një lajm (në faqen 5) me titull “Meksi, fushatë për PD-në në Tiranë”. Meksi? Meksi Aleksandër? Ish kryeministri i Shqipërisë në periudhën 1992-1997? Po, për këtë është fjala. Në shkrim thuhet se Meksit i kanë bërë dhe kërkesën që të kandidojë për PD-në (nga dëshira për të krijuar idenë se PD-ja është bashkë e tëra si në vitin e largët 1992), por ish kryeministri nuk ka pranuar kandidimin; lihet të kuptohet se i ledhatuar nga kjo vëmendje ka pranuar, megjithatë, të japë kontributin e vet në funksion të fitores së partisë “së vet”. Shkurt, ka pranuar të marrë pjesë në fushatë. “Dhe nëse PD-ja fiton zgjedhjet, Meksi do të jetë një nga këshilltarët kryesorë të Berishës”, thuhet në fund të këtij lajmi.

Është një lajm që mund të besohet? Pse jo? Edhe rikthimi i Selamit ishte i pabesueshëm. Edhe lëvizja e Shehit po ashtu. E megjithatë, ky lajm është i pavërtetë. Burime të sigurta të respublica-s na thonë se “nuk ka pasur asnjë kontakt mes Meksit dhe PD-së”, dhe se “nuk ka pasur asnjë ofertë bashkëpunimi të PD-së për Meksin”.

http://respublica.al/artikuj/2013/05/04/shekulli-thote-se-leka-meksi-do-beje-fushate-per-pd-ne-por-lajmi-eshte-i

14 Pergjigje per Shekulli thotë se “Leka Meksi do bëjë fushatë për PD-në”; por lajmi është i pavërtetë

  1. eljo  --  4 Maj, 2013 në 12:22 pm

    trego qe je ndryshe nga Eduard Selami dhe behu burre, bjeri berishes!

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  4 Maj, 2013 në 12:55 pm

      shum e sakte, derisa i rezistuan per kaq kohe raprezaljeve te berishes, nuk kane perse te felliqen tani qe ai eshte ne prag shkaterimi.

      historia do te beje diferencat me vone.

      Përgjigjjuni

    • dorjeta  --  4 Maj, 2013 në 1:00 pm

      Sado partia demokratike te duket e bashkuar, dhe te mbaje prane vetes te djathtet historike, asgje nuk e mbulon dhe i ben te harrohen DESHTIMET e kesaj qeverie dhe nuk mund te shmange fitoren plebishitare te se majtes ne zgjedhjet e 23 qershorit.

      Përgjigjjuni

    • pd-isti  --  4 Maj, 2013 në 2:06 pm

      Psh. si ti bjere, me shume apo me pak se Edi Rama? Po e shtroj ne kete forme duke pasur parasysh qe Rama praktikisht nuk po i bie fare, megjithese thote qe eshte kryetar i PS-se…

      Përgjigjjuni

  2. Patrioti USA.  --  4 Maj, 2013 në 2:30 pm

    Esht e pabesushme qe nje personalitet si Aleksander Meksi te bjer viktim e SALI kriminelit. Ku esht kultura dhe karakteri i Meksit me ate te shpellarit. E pabesushme.

    Përgjigjjuni

    • pd-isti  --  4 Maj, 2013 në 2:50 pm

      Lajmin e ka botuar Shekulli, dmth Koco, dmth ideatori i marreveshjes Rama-Meta. Tani, ia vlen ta besosh?

      Përgjigjjuni

  3. DETARI@  --  4 Maj, 2013 në 2:41 pm

    Meksi ,,,leshi dhe te gjithe qente e PDse nuk e shpetojne dot paudhesine qe kane pjellur nder keto vite qeverisje me zor !

    Përgjigjjuni

    • pd-isti  --  4 Maj, 2013 në 2:51 pm

      Meksi e la qeverisjen ne 1997. Ke ndermend ta mbash edhe per nja 20 vite te tjera fajtor? Nuk ke bythe t’i biesh Sales, Metes apo Rames, dhe shan Meksin? Trap!

      Përgjigjjuni

    • Argita_B  --  4 Maj, 2013 në 11:44 pm

      Detari,
      Meksi ben pjese ne familjet intelektuale shqiptare. Vodhi si çdo qeveritar, po jo ne ate shkalle sa ti shkaktoje fatkeqesi vendit te tij. Meksi e ka te pamundur te ripunoje me Berishen, Berisha ne kohen qe ishte president vendoste dhe per emerimin e rojeve te tij, pra e spiunonte ne çdo levizje.

      Përgjigjjuni

  4. AQIFI  --  4 Maj, 2013 në 3:45 pm

    nuk ka ngelur gje tani tjeter veçse te çuditemi edhe nga Leka Meksi….!!

    Përgjigjjuni

  5. Gjergj  --  4 Maj, 2013 në 4:16 pm

    E hengri nje here Meksi ate kokerr ulliri me Saliun, nuk e besoj se do ta beje me. Eshte nje nga njerezit me patriote e me integritet te Shqiperise.

    Përgjigjjuni

  6. avokati  --  4 Maj, 2013 në 6:14 pm

    Meksi eshte nje figure shume e respektuar, qe ka ditur te ruaje dinjitetin e tij dhe te qendroje larg paburrerise se politikaneve shqiptare. Lajmi nuk eshte aspak i vertete, por nje shpifje per te hequr vemendjen nga gjera te tjera. Familja Meksi (te gjithe pestaret) ka qene gjithmone “rebele” e padrejtesive apo varesise ndaj pushtetit. Respekte qe nuk jane tunduar kurre apo te kene shitur veten per perfitime personale. Te mos njollosim edhe ato pak figura qe meritojne vertet respekt ne politiken e mjerueshme shqiptare…

    Përgjigjjuni

  7. banija01  --  4 Maj, 2013 në 7:03 pm

    Me sa shihet do perseritet 96-97-a,bile me e eger se tani ka dhe “MOCIONISTET” me vete Saliu.

    “Te gjithe ,grusht bashkuar rreth partise dhe sekretarit te Pare te PD-es”.

    Prandaj opozita ta mare seriozisht dhe ti lere euforite.

    Përgjigjjuni

  8. Georges  --  5 Maj, 2013 në 7:45 am

    Leka Meksi i ka mbyll hesapet ben mire te haje ato pare qe mblodhi kur ishte Kryeminister! S’ doli keq joooooo!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>