Keti Bazhdari qetëson mbështetësit e saj: Do të jem me PS-në, por fatkeqësisht jo në parlament! | Gazeta Tema
 

Keti Bazhdari qetëson mbështetësit e saj: Do të jem me PS-në, por fatkeqësisht jo në parlament!

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

keti-bizhdariKeti Bazhdari, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë në PS, dhe biznesmene e suksesshme në Shkodër, ka qetësuar mbështetësit e saj përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, pas mosshfaqjes së saj në listën e kandidimit në Shkodër.

Keti shkruan: “Ju falënderoj pamasë për vlerësimin tuaj dhe ndjej përgjegjësi në zhgënjimin tuaj, ndoshta për faj të sqarimeve të pathëna nga ana ime; por një gjë e kam të sigurtë që do të jem gjithmonë në mbrojtje të kauzës së drejtë, të njerëzve në nevojë, të qytetarëve që kërkojnë një ambient social kulturor dinjitoz që t’i rrethojë, të fëmijëve që duan shkolla të dijes, jo të presionit, të rinisë që do orientim, jo dhunim, të shtresave në nevojë që nuk shohin shpresë për shkak të rrethanave të tyre të pafat dhe kërkojnë një shtet mbështetës në hallet e tyre, të lirisë në zgjedhje, në të shprehur dhe të vepruar larg indoktrinimit dhe stilit imponues me metoda e mjete meskine apo të dhunës, të respektimit të aftësive dhe hapësirave që secili prej nesh disponon, të shtetit të së drejtës larg korrupsionit në drejtësi dhe zbatim.

E kam shumë të qartë që këto gjera nuk mbërrihen lehte. Ka nevojë për shume guxim, përkushtim e punë, dhe parlamenti do të ishte një fushëbetejë e mirë për ta bërë zërin tim të dëgjueshëm dhe vullnetin tim të përkthyeshëm në rezultat, por gjërat nuk mbarojnë këtu. Këtu vetëm sa vazhdojnë.

E bazuar në dëshirën e mirë për të besuar te vullneti i familjes tonë socialiste dhe me forcën e kurajës që nuk më ka munguar kurrë, do të punoj çdo ditë, së bashku me shumë energji dhe vullnete të tjera, që shteti shqiptar të ngrihet mbi një infrastrukturë, e cila bën të mundur përmirësimin natyral të ditpërditshëm të tij dhe hap rrugën e ndryshimeve të qenësishme në Shqipëri, në Shqipërinë e kontinentit evropian, por që sot, fatkeqësisht, ndodhet tepër larg këtij mentaliteti.

Mendoj dhe besoj se kjo rrugë nis që me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit”.

Bazhdari vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Babai i saj është arrestuar në vitin 1956 si mbështetës i Revolucionit Hungarez të Imre Nagit. Ajo drejton sot një nga ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të tekstilit në Shkodër, që shet dhe në tregun italian.

Bazhdari ishte një nga emrat prioritarë të PS në Shkodër, por duket se kontradiktat e saj me deputetët afër kryetarit Rama e shmangën nga lista.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

38 Pergjigje per Keti Bazhdari qetëson mbështetësit e saj: Do të jem me PS-në, por fatkeqësisht jo në parlament!

  1. Gjon  --  7 Maj, 2013 në 7:06 pm

    Ani moj Keti, ftyra jote i duhet Shkodres, se e ka myt Xhozefina me Trashaner & co….

    Përgjigjjuni

  2. Ermal  --  7 Maj, 2013 në 7:13 pm

    MOS U MERZIT KETI TA FUTI BRRYLIN RAMA NORMAL CA PRISJE TI DEBILE

    Përgjigjjuni

    • i perndjekuri  --  7 Maj, 2013 në 7:24 pm

      Ti je kokrra e legenit dhe provokatorit Si ka mundesi qe i fut hundet per gjithcka,flet me koopetence per gjithken dhe mandej edhe ofendon te tjeret..Nuk awsht ndonje merite e madhe me ofendu tu ndenje para monitorit te nje PC..Zonjusha Bazhdari ka ba zgjedhjen e saj te cilen edhe une nuk e aprovoj,por kjo nuk do te thote qe ajo te beje ate qe me pelqen mu ose ty !

      Përgjigjjuni

      • Vlora  --  7 Maj, 2013 në 8:24 pm

        Var veten Ket

        Përgjigjjuni

  3. Alb  --  7 Maj, 2013 në 7:14 pm

    po pse te vjellim?

    Përgjigjjuni

  4. al  --  7 Maj, 2013 në 7:16 pm

    mos kandidimi i keti bazhdarit ne shkoder eshte turp per ps dhe ramen. sot njerezit kerkojne modelin njeri te mire, te ndershem njerezor dhe jo konjukturat e momentit.persona si keti dhe auron tare, vec nder do ti benin ps. te largohen ish komunistat nga deputetet e ps. sot me shume se kurre ka nevoje per njerez te vertete demokrat dhe jo sahanlepires. megjithate kjo eshte plage e madhe per politiken shqiptare. njerezit e mendeshem dhe te ndershem jane jashte politikes.prandaj shqiperia eshte jo e gateshme per ne europe.

    Përgjigjjuni

    • lani  --  8 Maj, 2013 në 7:52 am

      PS mbetet PPSH.Didet qe ata nuk i duan te perndjekurit, si i tha Rama atehere ?- Shkoni tek partia juaj.
      Politika ka parimet e saja, nuk ka cfare kerkojne rrymat e djathta tek e majta se pastaj nuk ka me sens,ngaterrohen gjerat dhe behen thjesht Pazar( interesa biznesi) sic po behet tek ne ne Shqiperi

      Përgjigjjuni

  5. albrecht  --  7 Maj, 2013 në 7:23 pm

    Jo te gjithe do te jene ne lista. Reagimi i znj. Keti Bazhdari ne FB eshte me shume se qytetar. Te majtet duhen te jene krenar qe ne gjirin e tyre kane nje Politikane te talentuar si Keti. Kontributi i saj vazhdon ne PS. Jo ti biesh me sopate si Arben Malaj, “sjam ne lista Rama eshte Neodiktator”. Nuk shkon per nje anetar te vjeter te PS.
    Suksese Keti Bazhdarit.

    Përgjigjjuni

  6. Mesuesi i vjeter  --  7 Maj, 2013 në 7:23 pm

    Kemi thene e paskerkemi patur te drejte, se ne gjirin e Partise Socialiste qenkerkan afruar personalitete ,me ter kuptimin e fjales,si zonja ne fjale,KETI BAZHDARI. Fjalet e saj,ashtu si te Arben Isarajt ja vlen qe t’i lexosh e te mesosh. Sigurisht e nderuara Bazhdari,ne hartimin e listave edhe mund te jet bere ndonje gabim,por nuk eshte vetem deputetlleku qe te tregon vlerat.Ka dhe fushate tjera.
    Kush punon per popullin,vjen momenti qe populli e ngre vet ne qiell,e nuk ka nevoji ti thot njeri. QOFSH E VAZHDIMISHT E MDERUAR.PUNONI QE DHE SHKODRA TE GJEJ RRUGEN E DUHUR!

    Përgjigjjuni

    • lani  --  8 Maj, 2013 në 7:57 am

      “Kush punon per popullin,vjen momenti qe populli e ngre vet ne qiell,e nuk ka nevoji ti thot njeri”.

      Keto parime vlejne atje ku vertet ka njerez te paster dhe jo tek ne mesues, a e pate se sa u vleresuat ju qe punuat me ndershmeri tek Enver Hoxha ?-Ju la pa buke. Edhe sot po keshtu eshte, politika=biznes=interes monetar.

      Përgjigjjuni

  7. Luli  --  7 Maj, 2013 në 7:29 pm

    Tema thuaj drejt mos e fshehni. E ka heq Tom Doshi se ai nuk duron dot qyetaret e Shkdores se i thone malsor. keti eshte e vetmja qe ja ka thy hundet ne SHkoder atij

    Përgjigjjuni

  8. belshi  --  7 Maj, 2013 në 7:29 pm

    Bazhdari eshte projektu per ministre sikurse dhe ledi shamku qe eshte ne fund te listes ne tr apo ilir gjoni qe seshte fare ne lista.

    Përgjigjjuni

    • lani  --  8 Maj, 2013 në 8:00 am

      Akoma me Ilir Gjonin ju ? Vendosni me mire Xhelilin , te jatin se ai eshte usta i vjeter i PPSH dhe na kthen prap ne ate kohen e Dulles. late nam me keta femijet e diktatoreve, kur do ta pastroni kete parti qe dhe njerezit te besojne qe nuk eshte me PPSH.

      Përgjigjjuni

  9. doleci  --  7 Maj, 2013 në 7:30 pm

    Keti,ti tashme je bere nje person publik. S’ka rendesi tek kush foltore do te mbrosh kauzen qe perfaqeson por ajo kush ti do te jesh ne cdo foltore. Je shume e re per ti ngjare Kacit te zi qe u be edhe me i zi. Po do isha dakort te merziteshe ne rastin epare qe PS do te zhgenjeje.

    Përgjigjjuni

  10. Sume Gruda  --  7 Maj, 2013 në 7:30 pm

    Keti Bazhdari vajza e nje patrioti simbas shkrimit te “Anonimit”
    Dritan se mbrojti te ish te burgosurit “te perndjekurit politike”.
    Edi Rama dhe Partia Socialiste beri me shume duke i derguar te djegurit
    ne flake te “Benzines” i dergoje jashta Shqiperise per tu shpetuar
    jeten nga djegeja zjarri.
    Dritan duhet te kerkojsh falje me gjithese nuk njifesh por je anonim
    se kundershtuar BRSS nuk ishte e lehte ne situaten me Mehmet Shehun dhe dhomin tjeter qe perbenin qeverine.
    Keti duhet lavdruar se shpetoj jete njerzish ku nje nder ta u “Shpalle hero i kombit!
    Berisha ishte ay qe i shkaktoje te gjitha keto dhimbje Shqiperise.
    Ti ndoshta je nje katil!

    Përgjigjjuni

  11. adi  --  7 Maj, 2013 në 7:36 pm

    Vare veten Ket!!!

    Përgjigjjuni

  12. arsyeja  --  7 Maj, 2013 në 7:50 pm

    Keti,respektet e mia…si femen,biznesmene,katolike e devoteshme,politikane e sukseseshme….prita shume qe ne shkoder,ne krye te listes se Partise Socialiste te ishit Ju,Namik Kopliku e me rradhe shkodrane te tjere me integritet qytetare dhe kontribues ne Partine Socialiste….Me vjen keq…!!ne listen e Partise Socialiste,perjashto Mimozen dhe Namikun ne vendin e katert,te tjeret jane njerez kot,pa integritet,hajna,si lloji i Dianes apo te tjere…
    Partia Socialiste ne shkoder nuk mund te marre me shume se dy mandate…me vjen keq…Edi Rama gaboi perseri…..

    Përgjigjjuni

  13. Horri i Bulevardit  --  7 Maj, 2013 në 7:58 pm

    Zonja e nderuar Keti Bazhdari Do te jete Nje nga zyrtaret kryesore per
    ceshtjet e integrimit TE ish te burgosurve politike.
    Keshtu more salhane mos u beni merak per zonjen Bazhdari, sezonja Si ajo
    jane nderi i PS -se.

    Përgjigjjuni

    • eljo  --  7 Maj, 2013 në 8:14 pm

      ja zuri vendin pashai i K2-it

      lidhje te vjetra me ramen hahahahahha

      Përgjigjjuni

      • Horri i Bulevardit  --  7 Maj, 2013 në 10:05 pm

        Vendin e kesaj zonje te nderuar, nuk e ze asnje, kush do me i bukri te jete, se kjo zonje do te jete ne majat e qeverise, shqiptare ku do te jape kontributin e saj per te kthyer faqen e historise se ish te perndjekurve politike, qe kurre su rehabilituan.
        Qeveria e re e Rilindjes, do ti jape jo vetem kesaj zonje, por te gjithe atyre qe u ndeshkuan nga rregjimi i Berishes sekretar, vetedijen se jane ata qe duhet ta marrin te ardhmen e tyre ne dore dhe kjo zonje do ti perfaqesoje sic e meritojne.

        Përgjigjjuni

    • lani  --  8 Maj, 2013 në 8:04 am

      Komunistet nuk i duan te perndjekurit. Si i tha Edi ? – Shkoni tek partia juaj. Kjo urrejtje i ka rrenjet te vjetra. kete Ketin e mbajne vetem per interes.

      Përgjigjjuni

  14. luis  --  7 Maj, 2013 në 7:59 pm

    Kjo eshte nje femer e shkelqyer dhe nderi i Shkodres dhe vertet habitem se pse emri i saj nuk figuron ne listat e deputeteve por megjithate mbase i eshte rezervuar nje vend per ministre sepse fundja nje bisnesewomen si kjo do jepte me shume ne kete sektor se sa qe i duhet mbase te behet llapazane aty ne parlament gje qe nuk eshte ne karakterin e saj te mrekullueshem.

    Përgjigjjuni

  15. Alb  --  7 Maj, 2013 në 8:16 pm

    Keta po presin se mos fiton PS-ja. Po po mos fitoi, e di si do i sulen Rames keta? Ore zvarre do e terheqin ate. Ka tall lo….t me shume njerez per te shpetu paq Rama nga ky muhabet.

    Te vesh kusheriren tende, te vesh Kocon ne liste, e te kujtosh se populli i ha keto perralla duhet me qene shume i verber.

    Përgjigjjuni

    • Alb  --  8 Maj, 2013 në 12:11 am

      O ti qytetar perse me mer kodin tim nuk mun dt ekesh nje tendin?
      Ju lutem mos e perdor me kodin Alb sepse kjo nuk eshte e folura ime dhe i c’orienton ata qe me ndjekin

      Përgjigjjuni

  16. eri  --  7 Maj, 2013 në 8:16 pm

    Edi rama e ka fitoren e sigurte,,,, ja po nuk besuat pyesni
    gelal dosen. hahahhaa

    Përgjigjjuni

  17. eri  --  7 Maj, 2013 në 8:18 pm

    me keq do te me vinte po te mos ishte ne liste
    ERJONI se e kam edhe bashkeqytetar, po ju mbush mendja
    shale-gjatit me ne fund

    Përgjigjjuni

  18. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor  --  7 Maj, 2013 në 8:23 pm

    Zonja Keti largoju nga partia e moçalorve nga partia e koleres se kuqe

    Përgjigjjuni

  19. guri shabani  --  7 Maj, 2013 në 8:42 pm

    Te lumt Keti .Fryma e fitores duhet te egzistoj se te tjerat rregullohen.Zoti Ypi shkruante dje pa pike pergjegjsie dhe une mendoj se duhet ti japesh nje pergjigje te merituar duke e denoncuar ne gjykate per nxitje krimi.
    Te uroj suksese.

    Përgjigjjuni

  20. MEMEDHETARI  --  7 Maj, 2013 në 9:28 pm

    T`u lumte Keti!!!!
    Te kam ndjekur me vemendje dhe nuk ndjehem i zhgenjyer…
    Mbarojne votimet por Shqiperia nuk mbaron kurre…
    Edhe pa qene deputete ka plot detyra te rendesishme per njerez te ndershem…
    Une te imagjinoj dhe deshiroj qe ne vitet qe vijne te te shoh Presidente te Republikes se Shqiperise…

    Përgjigjjuni

  21. Niko Maloku  --  7 Maj, 2013 në 10:10 pm

    Respekt per Keti Bazhdarin dhe nje verejtje per Ramen: Zoteri! Mos bej lojera te shumta sepse pastaj do te perfundosh atje ku nuk duhet. Individe te tille duhet t’i respektosh deri ne fund. Nese nuk ” u gjet ” nje vend ne parlament, kjo zonje duhet ngarkuar me pergjegjesi administrative menjehere pas 23 qershorit ( nese fitoni ).Nuk kam asnje interes personal ( pasi, s’e njoh fare ) por dij se ka reputacion te mire dhe te tille njerez i duhen vendit.

    Përgjigjjuni

  22. Kojshia  --  7 Maj, 2013 në 10:16 pm

    Z. Keti ! Vendi juaj nuk eshte majtas. Babai juaj, z.Ndreke eshte i persekutuar. Ka marre dy kistet e lekeve , si i persekutuar.Ju u zgjodhet kryetare e PS se Shkodres me votim. U shkarkuat nga z.Rama pa asnje motiv.Duhet ta parashikosh,qe nuk do te jesh: as deputete,as ministre etj. “AS majtas , as djathtas”;ishte nje genjeshter… Ai largoi te majtet e vertete,me shume kontribute si :z. Malaj ,Islamin,Dogjanin,I. Gjonin,Kadelin , Xhafaj,Kryetaren e FRESH etj,etj.

    Përgjigjjuni

    • lani  --  8 Maj, 2013 në 8:10 am

      Ajo zonje nuk duhet te jete me ne politike, ka tradhetuar interesat e klases qe perfaqeson.Politika ka parime e principe qe po nuk u ruajten behesh “palaco politik” e “pelivan” pa taban, thjesht interesaxhi qe kalon ne krahun ku te intereson per pare.

      Përgjigjjuni

  23. Gjergji  --  7 Maj, 2013 në 10:33 pm

    Keti eshte zonje grua dhe patriote. Eshte futur ne politike jo per para ;por per ideal dhe kjo do ta zhgenjeje nje dite. Por bota keshtu shkon kudo. Keti eshte nje vlere e rralle e PS ne Shkoder dhe ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni

  24. shkodrani  --  7 Maj, 2013 në 10:58 pm

    Keti nuk me vjen keq qe nuk te kandidune per deputete mbasi jo te gjithe duhen te bahen deputete dhe kjo deputetomania na ka lodhe me te vertete.
    Me vjen keq per 3 gjana.
    1.Rama u detyru me shmange nji vajze qytetare,katolike te persekutume dhe biznesmene te suksesshme sepse Tom Doshit nuk i pelqeka kjo vajze dhe Edi Rama i ndryshimit con ne parlament deputete te tille.Me mendu qe 100 vjet para kishim Luigj Gurakuqin e Gjergj Fishten.Nga Hile Mosi te Tom Doshi pate thane Berisha dhe cdo qytetar shkodran qe simpatizon Ramen uli kryte ate dite dhe e ule sa here permendet ajo batute.
    Normal qe Tom Doshi ka frige nga shembuj te tille qe kane kurajo dhe nuk i tremben halabakeve sic i trembet fatkeqesisht Edi Rama
    2.Kauza e te persekutumve ishte thjesht nji tollumbace e rradhes per Ramen sa per te marre pak kredo ne opinion sepse ajo greve heroike qe ato zhvillune e tronditi opinionin nderkombetar dhjetra here ma shume se grevat qesharake te urise qe ai organizoj,e mbeshtetesja morale edhe materiale e atyne martireve dhe familjeve te tyne ishte pikerisht Keti
    3.Shpresoj qe Rama mos ta kete komplet demagogji perfaqesimin gjinor se nuk duhet te kandidoje femra pa puls e kontribut qe dijne te cojne vetem doren po vajza te suksesshme si Keti.
    Kam degju qe vetem tatimet e Jozefines i kane vu nje gjobe 100 milion leke dhe kjo vajze nuk asht intimidu aspak po ka ece para edhe ma fort.
    Urime zoti Rama me Tom Doshrat,Armando Prengrat,Ben Ndokat e te gjithe halabaket qe ke mbledhe rrotull e qe te bajne me u ndi i sigurte ne fobine tande ndaj te forteve.Nuk ja ka pa hajrin kerkush asaj rrace po vajzave te forta si puna e Ketit.

    Përgjigjjuni

  25. SKENDER BEU I VJETER  --  8 Maj, 2013 në 1:08 am

    KETI MOS U MERZIT SE DO JESH PREFEKTJA E RE E SHKODRES DHE LESHES.

    Përgjigjjuni

  26. ben  --  8 Maj, 2013 në 7:37 am

    “Keti Bazhdari, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë në PS,”

    Po cfare prisje nga komunistet e bllokut moj e “perndjekur” tradhetare, qe te conin ty ne parlament? Te perndjekurit nuk kane pune me xhelatin e tyre PS. Ti qofsh se si rri tek PS. Ja fundi yt.

    Përgjigjjuni

  27. Zeni  --  8 Maj, 2013 në 12:37 pm

    Keti Bazhdari eshte per t’u vleresuar vendimi yt i denje per nje politikane.Ju kujtoj Keti se shembulli yt duhet te ndiqet edhe nga burrat.Parlamenti shqiptar eshte kthyer ne nje treg mallrash,ku secili qysh para votimeve ben pazarin sesa do te fitoje dhe perpiqet me te gjitha menyrat te denja dhe te ulta qe te fuse kembet per te marre nje page te majme,vetem duke lexuar shtypin dhe duke luajtur ne celular dhe duke ngritur kartonin pa u lodhur fare.Ne te kane zene vend matrapazet dhe dembelet me te medhenj te vendit qe e kane treguar me vepra.Ne zgjedhjet e disa viteve me pare ishte vetem kryetari i Partise Ambjentaliste,Lufter Xhuveli qe kalonte sipas interesit te tij here majtas dhe here djathtas sipas interesit te tij per cka u kritikua nga te gjitha palet te djathte dhe te majte sepse ishte kthyer ne nje matrapaz. Akti i tij i pashembullt per ate kohe mori emrin “Fenomeni Xhuveli”. Shembullin e tij e ndoqi ne zgjedhjet e vitit 2009 edhe kryetari i LSI-se,Ilir Meta i cili tradhtoi votuesit e tij dhe u bashkua me Berishen,kurse sot eshte bashkuar po per interes te tij me Ramen.Ne keto zgjedhje te rendesishme parlamentare ku populli me voten e tij duhet te mobilizohet i teri per te hequr qafe bishen Berisha qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet,Shqiperia eshte me e percare se kurre.Qysh para zgjedhjeve ende pa u hartuar listat perfundimtare nga te dyja anet,por me shume nga e majta dolen renegatet dhe te pacipet,si Kastriot Islami,Arben Malaj dhe dy ish-deputete te tjere socialiste emrat e te cileve nuk po i permend se mos gaboj ,por qe te gjithe e dine se kush jane ,te cilet kaluan ne anen e kundershtarit vetem per te zene vend ne parlamentin e ardhshem per te mos humbur rrogen e majme dhe privilegjet e deputetit.Qe te gjithe keta renegate me gjuhen e popullit quhen tradhtare te idealit te tyre .Ata ngjajne me ata qe gjate luftes u bashkuan me pushtuesit dhe bashkunuan me ta ne dem te interesave te popullit dhe te atdheut.Te njejten gje po bejne sot edhe ish-deputetet e perjetshem qe interesohen vetem per vete por jo per popullin,sepse interesat e popullit asnje here nuk i kane marre parasyshe.Sot po lexoj lajmin per qendrimin tuaj burreror ,zonja Keti Bazhdari,qe u jep nje mesim te mire “burrave” shqiptare se grate jane me te zgjuara, me besnike dhe parimore se burat shqiptare,se ato mendojne per popullin dhe jo per vete.Te lumte,ky eshte nje mesim i mire per te gjithe servilet e sahanlepiresit .Te gjithe te zgjedhurit duhet ta dine se qenia deputet nuk eshte nje privilegj ,por nje detyre qe duhet ta kryesh me pergjegjesi. Te gjithe duhet ta dine se ne parlament nuk duhet te zene vend te njejtet njerez,edhe ketu si ne cdo sektor tjeter duhet rotacion,ku te gjithe te kene mundesi te provojne forcat duke punuar jo duke lexuar shtypin dhe duke luajtur ne celular.Te lumte zonja Keti ua kalove burrave.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>