3 gra kandidate për deputete të PD kthehen në vendin e krimit ! | Gazeta Tema
 

3 gra kandidate për deputete të PD kthehen në vendin e krimit !

Postuar në: Opinion |

Anila Cobani
cobani
Sot në kronikat e lajmeve u fanepsën tre femra spitullaqe,që i bënin sfondin elektoral kryetarit të tyre në moshë të thyer, Sali Berishës, në një inaugurim. Deri këtu s’ka asgjë për t’u shënuar,se këto mitingjet me gërshërë dhe ruleta shiritash në dorë janë bërë të zakonshme në fushatën e tyre ! Pa iu ndarë atyre kombinimeve me blunë,e patjetër dy gishtat,e shoqëruan idhullin e tyre ne altarin e krimit,duke mos harruar gjithashtu,se këto zonja janë të punësuara me kohë të plotë në administratën shtetërore! Dhe ç’është më skandalozja,pasi braktisin atë që ato paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’iu shërbyer,tunden e shkunden podiumeve ngritur brutalisht aty ku qytetarët presin shërbimet.
Rasti që po marr në konsideratë është ai që Kryeministri i vendit inauguroi në ambientet e Policisë Bashkiake të qytetit të Tiranës !
Pikërisht në këtë vend,para 2 vitesh,pas zgjedhjeve të 8 Majit 2011,ndodhi një ngjarje e shëmtuar që u ndoq nëpërmjet medieve nga opinioni publik. Florenc Hoxha,xhandari i Sali Berishës, një kriminel i njohur zgjedhjesh,përdori forcën për të na nxjerrë nga ambientet e institucionit ku ne punonim,mua dhe kolegen time Eva Dura. Proceset gjyqësore vazhdojnë në një kalvar sot e kësaj dite,dhe krimineli Florenc Hoxha bredh i lirë rrugëve të qytetit të Tiranës duke dëshmuar çdo ditë e më shumë moralin e kësaj qeverie,filozofinë dhe mentalitetin anadollak të njerëzve që e përfaqësojnë atë.
Duke lënë Florencin, i kthehem ngjarjes së ditës së sotme,ku tre femra,zonja spitullaqe,kandidate për deputete në listën e Partisë Demokratike për Tiranën,u kthyen pikërisht aty në vendin e krimit,dhe njëra prej tyre,nënkryetarja e kësaj Bashkie, Jorida Tabaku,duke shkelur të gjitha rregullat dhe ligjet për funksionimin e pushtetit lokal, nxori gjithë administratën e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Tiranë,si dhe efektivët e policisë bashkiake në rresht,për të dëgjuar broçkullat e kryeministrit. E ndërkohë,duke pritur nën diellin përvëlues,taksapaguesit e qytetit të Tiranës,psherëtinin nën hijen e hundës së kryeministrit.Jorida Tabaku është pikërisht personazhi që ende nuk ka kthyer përgjigje për atë deklaratë të shëmtuar që ka bërë ditën e ngjarjes duke na akuzuar ne për dhunimin e institucionit,por nga të gjitha faktet dhe rezultatet e Prokurorisë,doli që ishte një gënjeshtër e sajuar në kuzhinën e këtyre spitullaqeve,që s’bëjnë as përpjekjen më të vogël jo më për të qenë përfaqësuese të kauzës sonë për të drejtat dhe barazinë e grave,por bëhen masha të drejtpërdrejta dhe pjesëmarrëse në dhunën kundër tyre.Dhe ç’është më keq akoma,të një dhune të padëgjuar në Europë dhe në Botë,fiks brenda institucioneve shtetërore.Nuk ka dyshim që këto femra të mikluara nga politika më agresive e përfaqësuar nga kryekomandantja e tyre,Jozefina,nuk shohin as ku shkojnë,as ku vënë këmbën.Mjafton që lideri t’i vërë në rresht pas kurrizit antiplumb,dhe ato si manekina blu,s’bëjnë gjë tjetër veçse duartrokasin përmbi vendin e krimit.
Një këshillë e kisha sot për to…janë pak,shumë pak ditë,nga 23 Qershori,dhe ato kanë pak…fare pak ditë për t’i dhënë dinjitet vetes dhe familjeve të tyre.Veshjet e tyre blu le t’i mbajnë,dhe mirë bëjnë,sepse i bien më shumë në sy liderit,por të kujdesen mos të bien në sy me sjelljet e tyre denigruese dhe pa moral para qytetarëve të Tiranës,të cilët shohin dhe gjykojnë.Të cilët shohin dhe vendosin ! 23 Qershori do të jetë Rilindje dhe për to.Për të mos ia u hequr shijet e veshjeve blu,po për t’iu hequr errësirën që iu kaplon mendjen,për të vënë këmbën në podiumet e ngritura mbi vendet e krimit.

19 Pergjigje per 3 gra kandidate për deputete të PD kthehen në vendin e krimit !

  1. VERONIKA  --  14 Maj, 2013 në 10:06 pm

    BRRRRRRRRRRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!
    ‘Mjafton qe lideri {?} ti vendosi pas kurrizit antiplumb dhe ato si manekina blu…ne fakt jane kamikaze blu ,jane kamikazet e dinjitetit, vlerave ….BRAVOOOOOOOOOOOO ZONJE !

    Përgjigjjuni

    • juliusx  --  15 Maj, 2013 në 9:01 am

      @VERONIKA,
      kurse ti qenke kamikaze ne masakrimin e gjuhes shqipe! Pffff…na mbyti injoranca!

      Përgjigjjuni

      • Kinezi  --  15 Maj, 2013 në 10:01 am

        @juliosx,

        Kulmi i njorances je ti bashke me Berishianet e tjere te ndyre! Veronika e shkruajti mire per ato qe dine te lexojne, per ato qe kane me shume se 5 vite shkolle, me duket se ti nuk i ke asnjeren, as di te lexosh, as nuk i ke 5 vite shkolle!

        Përgjigjjuni

    • MIRI  --  15 Maj, 2013 në 10:09 am

      Nje shkrim shume i bukur Znj. Anila Cobani, ke deshkruar gjithecka ne kete shkrim, ke deshkruar realitetin si perdoren njerezit qe punojne neper administrata ne mitingje, si jane te detyruar te dalin! Kjo qe ben Partia Demokratike eshte nje krim qe duhet denuar, eshte nje krim qe mund te bej vetem nje parti diktatoriale sic eshte Partia Demokratike me ne krye diktatorin Sali Ram Berisha!

      Përgjigjjuni

  2. wwwwww  --  14 Maj, 2013 në 11:39 pm

    VERONIKA (FATOS NANO) “Hm”

    Përgjigjjuni

  3. Rez Gorica  --  14 Maj, 2013 në 11:43 pm

    Po rri moj budallaqe, akoma me politike ti.Shiko hallet dhe kalamajte. je bere gazi i botes.

    Përgjigjjuni

    • fl  --  15 Maj, 2013 në 12:02 am

      Nuk eshte Rilindja e plote po nuk u clirua Bashkia Tiranes nga kthetrat e paaftesise se palluqes Basha

      Përgjigjjuni

  4. Cen Cibuku  --  15 Maj, 2013 në 9:53 am

    Anila. Mos e rruj fare.

    Mbas 23 qershorit politiken e kuadrit e ke ti ne dore.

    Prandaj evidento me kujdes gjith lapangjozat dhe lapangjozet ke sektoret qe ti i njef mire, dhe behu gati me i qit prej zhelesh nga zyrat qe kan kap.

    Përgjigjjuni

  5. Rezi2  --  15 Maj, 2013 në 10:02 am

    Rezi Veronika keni te drejte, te vjen per te vjelle kur flet edhe kjo, denigruesja e gjinise femerore, kete eshte turp ta kesh ne lagje e jo me ne parti e ne fis…

    Përgjigjjuni

  6. bruna  --  15 Maj, 2013 në 10:33 am

    Te degjosh komente nga z. Anila, te vjen ndot, pasi eshte personi qe sa kohe ka punuar ne degen e tatimeve ska lene mangut , u be me shtepi duke ju kerkuar pjesen firmave per cdo shmangje nga tatimet, me shkolla private femijeve pa pagesa apo te reduktuara etj ska lene mangut rast pa lene . Eshte e tmereshme. Mos kesh te besh me te.
    Dhe te flasa kjo zonje per moral te pakten kete te mos e beje. Por ajo spyet e ben per ndonje qoshkepo pregatitet per kariken e radhesa.
    Ne rats se po bejme rotacion per te ardh ne karike te tille personazhe … turp , njesoj.

    Përgjigjjuni

  7. ekonomisti  --  15 Maj, 2013 në 1:58 pm

    ekonomisti

    sa per zj anila mos flisni shume se ajo nuk ka nevoje per pjese nga firmat e ndertimit apo nga subjektet qe ajo ka pas ne tatime pasi ajo eshte pronare dhe bashkepronare ne disa prona ne tirane madje jo vetem qe nuk ka nevoje per shtepi po mund tju jape dhe ju nese jeni te pastrehe perfitimet nga tatimet nila nuk besoj se i ka pas prioritet te punes se saj per kete eshte me mire te flasin vete subjektet e jo me ndonje person anonim qe vjell vrrer nga inati nilen e karakterizon zemergjeresia dhe miresia po kur ja beje borzh mjere ata se nila nuk te fal kur i bie ne qafe kjo eshte nila dhe kete duhet ta dine mire te gjithe ata qe vjellin vrrer eshte e mrekullueshme

    Përgjigjjuni

  8. Gjergj  --  15 Maj, 2013 në 2:10 pm

    Ja plehrat e Berishes filluan te shajne e te shpifin per zj Cobani. Duroni deri me 23 qeshor pastaj e keni hak te beni komente te tilla.

    Përgjigjjuni

  9. albana  --  15 Maj, 2013 në 3:13 pm

    Anila te komplimentoj per shkrimin dhe kurajon qytetare dhe intelektuale qe ke per te demaskuar gjithcka te padrejte. Mos u dekurajo nga disa shkrime te mesiperme te disa njereve te vegjel dhe cinik qe me mediokritetin e tyre mundohen te hedhin fjale negative mbi figuren tuaj te paster morele dhe te integruar me se miri. Njerezit qe te njohin e dine shume mire se vjen nga nje familje qytetare me tradita dhe shume e respektuar dhe nuk ka qene e nevojshme te kryesh asnje veprim te permendur ne fjelet e mesiperme per te siguruar mireqenien e familjes tende ,sepse bashkeshorti juaj eshte nga nje dere e Vjeter Tiranase qe ka trasheguar prona e pasuri nga paraardhesit e vet .Jemi perkrah teje dhe te gjithe progresisteve qe do ta ndryshojne njehere e mire fytyren e Shqiperise.

    Përgjigjjuni

  10. ARUSHA  --  15 Maj, 2013 në 3:36 pm

    BASHKOHEMI ME ANILEN DHE KETO FEMRA JANE SHRIGA ME RROBA BLU SI PARTIA E TYRE SHTRIGANE!

    Përgjigjjuni

  11. Carola  --  15 Maj, 2013 në 8:09 pm

    Përgëzime znj.Anilë për shkrimin…mendoj dhe besoj se është një nga gratë më të përkushtuara në fushatën e PS ! E kemi vërejtur si lagje punën e saj të palodhur me grupin rinor te PS,duke trokitur dyer më dyer për të shpërndarë mesazhin e Rilindjes….Suksese dhe fitore më 23 Qershor,Partia Socialiste.

    Përgjigjjuni

  12. Eridima  --  15 Maj, 2013 në 10:25 pm

    Znj anila eshte nje socialiste e vertete dhe e zjarrte per ps.eshte nje familje qe ne jemi krenare qe e kemi ne komunitetin tone..edhe bashkeshorti saj eshte nga njerzit e rralle qe njohim.prandaj,e perkrahim ne kurajon civile qe ajo ka per te shporrur Berishen si nje e keqe e madhe e kombit.veglat e berishes hedhin balte mbi kedo,por balta me 23 qwrshor do tu zere frymen

    Përgjigjjuni

  13. neutral  --  15 Maj, 2013 në 10:46 pm

    Besoj se e keni lexuar qe nuk jam me asnje nga keto plehrat qe duan te drejtojne Shqiperine. Nuk jam berishist, por jam i djathte dhe Rama as qe me hyn ne sy, sepse socialistet, me sakte doktrinen e tyre nuk e duroj dot. As Anilen nuk e njoh nga afer dhe nuk kam asnje interes qe ta njoh, por njoh nje pjese te mire te familjes se saj, xhaxhallaret dhe kusherinjte e pare te saj. Nese Anila do te kete trasheguar nje te dhjeten e cilesive qe kjo familje ka, i bie te jete, te pakten 100 here me e mire se sa ato qe thuhen per te ne disa komente te shemtuara qe behen ketu. E them “te shemtuara”, sepse askush nga ata qe ka perdorur argumente te tilla nuk eshte bere, te pakten aq burre, sa te trajtoje fenomenin dhe jo anen personale te asaj ngjarjeje qe na la pa goje te gjitheve: “Nje grua qe terhiqet zvarre neper korridoret e Bashkise”. Nuk besoj se ka turp me te madh, pak rendesi ka nese esht ebere kunder Aniles, apo i ketyre te virtytshmeve qe flasin ketu, ne kete Forum, kunder Mesiles, Rajmondes, Çiljetes, apo edhe vete Jozefines. Nje grua u dhunua publiisht ne zyrat e shtetit dhe fajtori nuk denohet. E di qe nuk eshte demokratike, por, mbi te gjitha, kjo nuk eshte as shqiptare, te pakten me aq sa di une per zakonet e ketij populli…

    Përgjigjjuni

  14. Basha i Gjetajve  --  15 Maj, 2013 në 10:55 pm

    Florenc Hoxha eshte kriminel mbi kriminelët, hajdut mbi hajdutet, i poshtër mbi te poshtrit, bandit mbi banditët, hajvan mbi hajvanët, gomar mbi gomerët. Nuk po gjej epitet tjetër për ta përshkruar ketë palo kafshe, një kokër idjoti, mashtruesi, gënjeshtari, dallkauku, mizori, te cilin do ta krahasoja me Zhelko Raznjatoviçin (Arkanin) e Slobodan Milosheviçit për sjelljet ndaj shqiptarëve hallexhinj ne funksionin që ai ka ushtruar dhe ushtron sot. Me qiri ta kerkosh dhe nuk e gjen dot nje njeri të tille. E mallkuar do te jete per jete te jeteve ajo që e ka sjelle ne jetë ketë egërsirë me fytyre njeriu. Thefsh kokën me poshtërsitë që vazhdon te bësh akoma.
    Po ti Zhelefine pse nuk e kap per zhelesh kete palo palaço, apo te ka sherbyer edhe ty. Ne ferr, ne rrethin e nente të Dante Aligierit do te perfundoni të dy per te këqiat që i keni bërë ketij populli të shkretë që nuk po gjen as din e as iman nga kjo Qeveri gangësterësh, hajdutësh dhe huliganësh me në krye Saliçoviçin serb.

    Përgjigjjuni

  15. kliti  --  16 Maj, 2013 në 1:33 pm

    o Anila Qobani ti je krenaria e gruas shqiptare dhe PS ka pas fatin e mire qe te ka ne rradhet e saj, me kontributin qe jep ti per partin socialiste.. por me fal per fjalorin por jan ca kurva qe shesin nderin per te arritur ne karrier ..por nuk e kuptojne se kov pusi do perfundojne. rrespekte per ty se je vertete nje zonje e nderuar..

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>