Pollo dhe Fevziu - dy deformime te narracionit mediatik

16 Maj 2013, 10:21Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Vitet ’70-’80 zotërohen nga përhapja e teorisë mbi narrativitetin e Gérad Genétte. I frymëzuat nga formalistët rusë si Propp, Genétte e shtriu teorinë e narrativitetit në tekstet historike, në ato të fiksionit dhe në media.

Këtu nuk është rasti që të shtjellojmë më tej teoritë e tij. Mjaft të mbajmë në vështrim se mediat mbështeten mbi rrëfimin që do të thotë se ka një thënës dhe një bashkëthënës, se duhet bërë dallimi mes autorit dhe rrëfimtarit e kështu me radhë.

Pra, sa herë që ne lexojmë një gjë të shkruar nga të gjitha llojet e shtypit të shkruar apo atij online, apo sa herë që shohim e dëgjojmë në radio apo TV dikë që na flet, duhet të mendojmë se kemi të bëjmë me një rrëfim që është ndërtuar mbi bazë të disa konvencioneve të pranuara nga shoqëria dhe që studiuesit janë në gjendje t’i interpretojnë.

Përballja e lexuesit me këtë rrëfim është e tipit polemiko-kontraktore. Le ta ilustrojmë me dy shembuj këtë që sapo shkrova.

Para disa ditësh, Genc Pollo, në një intervistë me një gazetare të gazetës “Mapo” deklaroi “…Harrohet se janë 200 mijë maturantë që votojnë për herë të parë dhe që i shoh masivisht të prirur nga Partia Demokratike…” (Mapo, 11.05.2013).

Ndërsa Blendi Fevziu, në intervistën e gjatë me Koço Kokëdhimën, ditën e enjte, 9.05.2013, në një moment kur i ftuari po i tregonte skuadrën e kandidatëve të Vlorës dhe përmendi edhe një përfaqësues të Partisë së të Drejtave të Njeriut, Fevziu  i tha bashkëbiseduesit se ti ke thënë që Greqia ka një plan 200-vjeçar për greqizimin e Jugut dhe tani bashkëpunon me një parti greke.  Ndërhyrja e të ftuarit ishte korrekte dhe e shmangu gafën e rëndë të moderatorit.

Po çfarë ka ndodhur në këto dy raste?

Genc Pollo ka qenë edhe ministër Arsimi dhe ai e di shumë mirë se maturantët e Shqipërisë janë jo më shumë se 40 deri në 45 mijë.

Po pse ai thotë se 200 mijë maturantët  e Shqipërisë janë të prirur… etj. Vërtet nuk e di numrin e saktë?

Po të jetë kështu, ne duhet të alarmohemi që paskemi pasur një ministër Arsimi që nuk di as numrin e maturantëve. Nëse ai e di dhe e deformon me bindje këtë numër, pra bën një figurë të tillë që t’i përshtatet politikanit mashtrues e gënjeshtar që gënjen në kohë fushate, atëherë duhet të mendojmë se bindja e verbër dhe propaganda janë tipar i politikanëve të tipit si Pollo.  Thamë pak më lart se në rrëfimin mediatik ka një autor dhe një rrëfimtar. Pra brenda Pollos janë dy personazhe. Autori Pollo, ai që së bashku me PD-në kanë zgjedhur që të paraqitin shifra të gënjeshtra për të mobilizuar elektoratin e djathtë që të votojë dhe personazhi apo rrëfimtari Pollo, i cili me anë të këtij mashtrimi jep dy mesazhe.

E para i nxit dhe u jep shpresë militantëve të tij se ne jemi shumë dhe nuk është e vërtetë që nuk na voton njeri dhe e dyta e huton publikun me shifra që ai nuk mund t’i verifikojë.

E çuditshme në këtë rast ishte heshtja e opozitës. Moderatori Fevziu dhe të gjithë moderatorët e tjerë kur drejtojnë një emision veshin rrobat dhe bëjnë makijazhin e rolit që duhet të luajnë.

Në këtë rast roli i tyre, meqenëse është publik dhe meqenëse u drejtohet të gjithëve, duhet të jetë i kontrolluar dhe të përmbajë mesazhe që janë konform ligjeve dhe Kushtetutës së një vendi. Moderatorit apo gazetarit nuk i lejohet që të japë mesazhe të kundërta.

Mirëpo Fevziu, publikisht, akuzoi Partinë e Dules se është një parti greke që bashkë me Greqinë kanë 200 vjet që duan të bëjnë greqizimin e jugut.

Edhe Dulja që inatoset shpejt nuk reagoi, ndërsa instancat që e kanë detyrë me ligj të monitorojnë përmbajtjen e mesazheve mediatike nuk folën.

Unë ndërkaq iu riktheva Umberto Ekos dhe kujtova një shkrim të tijin për Mike Bongiornon dhe për fenomenin e everyman-it që po përhapej me shpejtësi nga televizioni.

Eko thotë: “Tani nuk është supermeni i kinemasë, por everyman-i, njeriu tipik i televizionit. Ai ka të gjitha virtytet morale dhe intelektuale në shkallën më të ulët të evolucionit. Ai shitet për aq sa vlen dhe nuk ka turp që të deklarohet injorant. Autoritar me të përunjurit ai sot është bërë një star dhe një idhull duke qenë një shembull i gjallë dhe triumfues i mediokritetit”. (U.Eco, L’oeuvre ouverte, publié en italien, 1962. Ed. du Seuil, 1965, trad. Ch. Roux de Béziuex.)

26 komente në “Pollo dhe Fevziu – dy deformime te narracionit mediatik”

  1. Elma says:

    ai me shume se genc pollo, me duket genc palla

    1. Tili says:

      nuk ka pare historia servil me te madh se blend fevziu..

    2. Ana says:

      Servilat e Saliut,shiten lart e poshte per te zgjuar!Po as populli as njeri nuk i beson.Pollo eshte komplet i padukshem ne kete mes,nje injorant qe nuk ja vjen te harxhosh me teper fjale,ndersa tek fevziu do doja te ndaloja.Kjo per faktin pasi dashur padashur,merite e tij apo jo,ai eshte drejtues i nje emisioni mjaft te ndjekur dhe beria nga ana e tij te “gafave” te tilla,ne dukje gafa por ne vetvete te qellimshme,nuk bejne gje tjeter vecse behen faktor i fushates te mashtrimeve te PD.Kjo eshte per te ardhur keq,grada e fundit e moderatorit/gazetarit

  2. Argita says:

    Pullashi e di se po I vjen fundi,dhe mashtron veten e. tije se populli nuk mashtrohet me Fevzo fshesa eshte servili me I ndyre I te gjitha koherave

  3. Beta says:

    Genc POllo eshte nje politikane i paafte dhe qe eshte thjeshte ne qeveri jo si merit e tij por vetem nga sherbimet qe ben ne favor te Berishes,Njeri Servil dhe pa dinjitet ,i prirur per te qene nje sherbetor i denje i Saliut,ne kete forme e mban postin e tij ai

  4. Nada says:

    Fevziu eshte shembulli me i keq i gazetarit ne vendin tone ,Ai vetem gazetari nuk ben ,por thjesht servilizem ne menyre te tepruar dhe propagante ne favor te genjeshtres ,

  5. Meri says:

    Askush nuk mund te thote qe Fevziu eshte gazetare Profesioniste,ai vetem i tille nuk mund te quhet,Ka treguar qe esht ei paafte te beje punen e gazetaris se mirfillte por thjesht nje vegel ne duart e Saliut dhe e shitur

  6. Evi says:

    Servila qe te dy ,vetem ne servilizim jane profesioniste keta se teresisht te paafte dhe injorante.Keta te dy duhen peshtyre qe tallen menjerezit ne kete menyre

  7. Landi says:

    Mjere ky vend se cfare qeveritaresh ka ,dhe gazetar lepires te ketij pushteti ,PO ky Fevzo jam e sigurte qe me te nderruar sistemet do e dredhi prap se keshtu esht emesuar ai te jete njelepires i pejetshem dhe ta dredhi sa ti vije momenti

  8. Besarti says:

    Umberto Ecco e paska shkrujt fiks per Fevziun qe krekoset,megjithse i shemtut, me rroba firma…haha dhe fton ca firma te tjera…haha ca baxhella.Ndonjeher e kam pas degju,po tashme s behet fjal me degju ato plehrat qe fton ai dhe menyren qe ai drejton emisionin,ai nuk esht moderator por perfaqeson PD ose Klanin me te shthurur qe ekziston.Le ta bej emisionin per bathorexhinjt dhe grigjen/tufen e mostrave dhe budalleve.

  9. Anja says:

    Sherbetore te devotshem te Saliut jane qe te dy,ata thjeshte bejne detyren per te cilen paguhen ,Gneci te tregoje genjestra dhe perralla si udheheqsi i tij ,dhe Fevzo ti thure levdata dhe ti serviloset

  10. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Fevziu duke vene ne sherbim te PD-se mediokritetin e vet eshte duke punuar per renien e e Berishes nga kali.
    Mos i beni asnje verejtje! Lereni vetem ta beje si ta mendoje kete muaj! Emisionet e tij nuk kane te paguar.

  11. REI says:

    Bravo Profesor shkrim shume i mire.

  12. Rei says:

    Profesor sot paske zgjedhur te shkruash per dy sherbetoret e devotshem te Kryeministrit ne ikje..

  13. karafili roze says:

    hahaha POLLO ka mare mesime nga ati i tij shpirteror SALIIIIIIII qe zakonisht gjerat i shumezon me 10 ose 100 mashtrim mediatik turp ti vi popullit te mjere qe genjehet me keto mashtrime ordinere te ketyre psikopateve te pushtetit qe po u vjen fundi me 23 qershor keto fosile do te zhduken nga skena politike shqiptare me rrenje RILINDJE

  14. Ilir Yzeiri ne keto qe thote mbron indirect Koço Kokedhimen, ne fakt jo ate, por mbron te nesermen e tij nese PS-ja vjen ne pushtet dhe Koço Kokëdhima ka mundësi të shpërblejë Ilir Yzeirin me ndonjë post. Thërret në ndihmë teorinë e narravitetit të Gérad Genétte për të goditur Pollon dhe Fevziun. Ne fakt duke dështuar dhimbshëm në karrierën e tij si pedagog e studjues i letërsisë, ai përfundoi në një çirak te Koço Kokëdhima, si biçim zëdhënësi i tij. Kur paratë e Koços, që ishin në të shumtën e herës para publike sosën, Iliri mbeti si peshku në zall. Tani pret se çfarë do të sjellë 23 qershori. E mirë kuptojmë.

    1. skelari migrues says:

      o Marko, mire per Ilirin na sqarove, per motivet dhe aftesite e tij…

      Nje pyetje, po ti pse e more mundimin qe te besh kete “kompliment”? U ka hequr edhe ate pak tru qe mund te kishit, ajo diktatura komuniste. Jeni katandisur si gore qe smerren hic me temen qe diskutohet, po me autorin…beni figure shume te keqe…fatkeqesisht po shoh se ky fenomen i ulet do vazhdoje edhe pasi perfaqesuesi juaj i shquar (S.Berisha) te kepuse qafen.

    2. MEMEDHETARI says:

      Nuk e di se ne cilin grazhd te Berishes kullot ti Marko Gjidede qe perpiqesh te hedhesh qymyr mbi profesor Ilir Yzeirin…
      Poshtersia juaj nuk njeh kufi…
      Ti nuk na thua asgje per Pollon dhe Fevzon se nuk i mbron dot,argumenteve te profesorit nuk ke fuqi t`u kundervihesh…
      Dhe cfare ben?:Hap thesin e qymyrit dhe e shperndan ne ere…
      Cdo shqiptar e di mire sot se ndryshimi i sistemit,tranzicioni 22 vjecar dhe plani i Sali Berishes per te shkaterruar Shqiperine e per te mbajtur perjetesisht Pushtetin beri qe shume kuadro te zote te mbeteshin pa pune,te cilet duke mospranuar teseren e PD-se u detyruan te bejne cdo lloj pune qe gjenin apo te emigronin jashte shtetit …
      Te te bej nje liste te personaliteteve qe iken nga Shqiperia per kete aresye,nuk e vlen sepse ti Marko,per horizontin qe ke do t`i quash qe te gjithe “te deshtuar”…
      Sidoqofte vazhdo ripertypjen deri me 23 Qershor ne ate stalle ku te ka emeruar Saliu…
      Je me fat qe ndryshimi po ndodh tani ne maj-qershor kur bari harliset dhe mund te ngopesh edhe jashte grazhdit…

  15. realiteti shqiptar says:

    fevzoja me nxit te vjellet kur del ne TV-ion, s’ka me palaco njeri.I ka gati librat kunder sales sate bjere nga froni.

  16. zana says:

    Sikur te kthehej pak vite me pare , mund t’i kujtoj artikullshkruesit se sa shume i lepihej Blendit per ta marre ne emision. Apo sot i eshte kthyer mendja, sepse se ka enderr te marre nje post nga Kocoja, dhe duhet sharre. Kjo eshte e vetmja rruge per te arritur synimet e tij. NUk eshte aspak etike per nje te ashtuquajtur profesor…

  17. Lumi Ju mori says:

    Zoterinj komentues mos u kapni me gazetarin qe po thote te verteten.TE shprehesh se POLLO genjen kur shifrat flasin mendoj se ke respektuar
    publikun.E njejta gje mund te thuhet dhe per rastin FEVZIU, ku nje parti shqiptare akuzohet per qeverine e nje vendi tjeter .Mashtrime te tilla jane turpe per njerez qe i perkasin “ELITES” sone.

  18. ILIRET says:

    Opozita meret me gjera te medha. Populli nuk ka kapacitet ti kuptoje. Ku ka nge opozita te meret me gafat apo qellimkeqen e qeverise dhe ta diskreditoje ate…
    Po per taksen progresive kush do flasin. E dini cfare fiton fshatari nga heqja e takses te sheshte. Leshte…. Pse? Edi Rama nuk e di se fshataret nuk marin rroge dhe nuk u plas bytha per taksen e sheshte apo ate maja maja….

  19. Qarri says:

    Z. Yzeiri,

    mos harxho kohen dhe energjite me dy palaco si genc (eufizmi i penisit qe eshte krijuar per keta lloj robsh) dhe blend = sumlepirsa te neveritshem. Ai i pari peshtyu mbi varkarin dhe pastaj filloj lepirjen frenetike – te promovosh vlerat antidemokratike te nje ish-komuniti fanatik sot, do te thote qe ske asnje vlere e integritet. Kurse blend koqja mbahet per historian i madh – koqe kandari plagjiaturit i famshem. Leri trapat – bejne gabim ata qe shkojne tek ky i fundit – 2K e beri ate gabim.

  20. Desaret says:

    Shumë mirë!Genc Pollo është një amalgamë politike, gjithë imoralitet politik dhe kjo që ka bërë patjetër e shton numrin e prostituimit si gey i vërtet pasiv,pa dashur aspak te fyej gey aktiv,ku në PD ka jo pak!Ndërsa Fevziu mjafton termilogjia e shumëpuikuar këto javë në Shqipëri,pas zgjimit të Remzi Lanit,që e ceku paksa këtë fenomen me klientelizëm, por nuk e shtjelloi thellë nga arsyeja e tij intelektuale,mjerisht tek drejtuesi shpirtëror i PD, Mehmet Elezi!
    Klientelizmi i Fevziut ka arsye jo intelektuale,talenti, e principesh morale gazetareske,por arsye pikërisht klienteliste, indoktrinuar moralisht nga perversiteti i tij natyral, si cope mishi me dy sy dhe pa qime ne kokën pa tru….Të tjerat jane thenë persosur!

  21. martin says:

    Sa i “pameshirshem” je Ilir.Sa i “keq” je me te keqinjte.I forte je Ilir.

  22. sadedini says:

    Blendi Fevziu eshte nje rac spiunesh te peshtire. E thote hapun ne 800 faqe liber K.Myftari dhe ky bastard i medias nuk ka mendere ta kundershtoj por ben hojna ne tv-Klanin e legenave mediatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje