Ftohja e gjatë e Doktorit me Fevzon e ka shqetësuar seriozisht Sandrin. Frika e tij e madhe është se ka shumë letra të pambyllura, dhe sidomos ka frikën se Doktori do ta shtyjë në qeveri deri në shtator, dhe mund t’i hap telashe. Ideja se Doktori është prishur me Fevziun për arsye politike, i duket shumë e rrezikshme Sandrit. Për këtë thirri Bejten me shpresë që të gjenin një arsye tjetër për publikun.
-Ça të gjejmë, i tha Bejtja. Me Doktorin prishesh vetëm po i ngacmove fëmijët. Fevzo la të shanin Argitën në emision, e hëngri dhe ai, dhe Alibej që nuk reagoi si duhet. Kaq është puna. Ai Bushat legeni e ka fajin se e futi këtë sherr.
-Lere mo atë se ai është k…, tha Sandri, po si t’ia bëjmë mos të merret vesh kjo. Të paktën themi është prishur për Zenin.
-Po ça të themi për Zenin vëlla, vetëm po t’i themi që Zeni është xheloz për të dashurën e re dhe i ka kapë ndonjë SMS të Fevzos.
-Jo se tmerrohet Fevzo nga këto gjëra, tha Sandri, por pak më të butë.
-Ore, Fevzo u dërgon SMS se i duhen për CV, tha Bejtja, por ne themi që ai ia ka kapë SMS, është bërë xheloz dhe i ka hapë luftë tek Doktori.
-Jo, jo, nuk shkon kjo, tha Sandri, se tropojanët të vrasin për çështje nderi. Fevzo na duhet i gjallë. Pastaj merret vesh kjo historia e të dashurës së re, fushatë është dhe xhindoset më keq Doktori.
-Ça të thotë vëllai. Për aq sa e njoh unë Fevzon, e vetmja luftë që mund të bëjë në jetë për ndonjë femër është. Luftë tjetër s’të bën ai. S’e ha njeri që Fevzo i sulmon vajzën a djalin, që i ka gjujtë dashnoren, hajt mo, hahet.
-A ti je k…! Unë jam në hall, dua një arsye më të butë, ti i hedh benzinë zjarrit. Gjemë diçka më të butë, p.sh që Fevziu ishte veshë një ditë më mirë se Zeni në një pritje dhe atij i ka ngelë qejfi.
-Po kush i ha këto mo burrë, ku shef Zeni se ça ke veshë. Ai t’i ngul sytë tek xhepat ose çanta po ke me vete, ça pune ka ai me xhaketën a kravatën?
-Po mirë mo burrë, shpikim noj gjë tjetër, për shembull që Zeni është i pakënaqur me pjesën tek Gjiri i Lalzit.
-Le mo burrë se s’i ha njeri këto, se nuk i ngeli Zenit të ndajë pjesët dhe Fevzo të kënaqet a mërzitet. Fevzo merr ça ndan Zeni.
-Po mirë, si t’ia bëjmë për shembull që të themi se Doktori është mërzitë që Fevzo shan Lulin në tavolina për xhaminë tek toka e Fevzos tek parlamenti?
-Nuk i ha njeri këto Sandro, i tha Bejtja. E vetmja zgjidhje është ta marr unë Doktorin në intervistë tek Klani, t’ia bëjmë respektin tamam dhe të themi është çështje personale mes Doktorit dhe Fevzos, jo mes Doktorit dhe Klanit. Pastaj pas 24 qershorit hiqe qafe Fevzon se e bëj këtë punë.
-Po, po, mirë e ke ti, po po fitoi Rama ku të të çoj unë ty pastaj? Hajt mba Fevzon, bile është gati të pranojë që i ka bë SMS dhe të dashurës atij.
-Atëherë nuk e di vëllajo. Zgjidh e merr, ose Fevzo si kurvar, ose si b…q… Mu mos më ngatërro në këto punë.
Une akam fare dyshim qe fareziu eshte beqir
fevzo na duhet i gjalle… ha ha ha
Rrofsh Davidi! Fevzo na duhet i gjalle!!!!!?????? hahahahahah!!!
“Zgjidh e merr, ose Fevzo si kurvar, ose si b…q… Mu mos më ngatërro në këto punë”….ha ha ha i madh je Mero…Ngado ta vertisesh Fevzo m..t del
HA HA HA HA O TEMA TE PAPARE.
shikoni kur te kthejanen Klasni ne 23 qershor ora 9 pm .